Pasqyra e lendes
Ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė. Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare Interpretimet e ngjarjeve Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997 Thelbi i revoltave popullore Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj Klasė politike me mentalitet primitiv Prognozė politike 1998 Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ? Naiviteti politik dhe interesat kombėtare |
Pse
ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore Nė dėshtimin e Lėvizjes
popullore shqiptare pėr dinjitet kombėtar, njė rol tė rėndėsishėm, nė
mos mė tė rėndėsishmin, luajti politika e kancelarive euroamerikane. Nė kėtė politikė, nuk mund tė
mos vėmė re dy momente tė rėndėsishme : Sa kohė qė kjo revoltė
popullore, ishte paqėsore apo dhe nė fazėn e parė tė armatosjes sė saj,
ajo kishte pėrkrahjen e njė pjesė tė mirė prej politikės sė kėtyre
kancelarive. Ajo shėrbente qėllimeve tė tyre pėr tė eleminuar nga pushteti
Berishėn dhe partinė e tij. Por kur nga njohja qė i bėnė thellėsisė sė kėsaj
lėvizjeje, analistėt e shumtė evropianė tė cilėt vėzhguan nga afėr kėtė
revoltė, kur u pa qartė se kjo lėvizje filloi tė organizohej dhe tė
krijonte organizmat e saj, kur fshehur pas parave tė humbura shqiptarėt
filluan tė kėrkonin dinjitetin kombėtar, atėhere dhe qėndrimi i kancelarive
europiane ndryshoi. Ajo i mori tė gjitha masat qė Lėvizja tė shuhej. Partitė
politike shqiptare, nuk bėnė gjė tjetėr veēse shėrbyen si zėdhenės dhe
zbatues tė kėsaj politike. Eshtė e nevojshme tė
evidentohet dhe njė fakt tjetėr tragjik, qė e bėn tė qartė cinizmin e
fuqive tė mėdha ndaj fateve tė popujve tė vegjėl. Nėqoftėse nuk do tė ishte
krijuar qrveria e pajtimit kombėtar, pas disa ditėsh, pushteti shqiptar tė
cilit nuk i kishte mbetur asgjė, do tė shėmbej dhe nė pushtet do tė vinin
forcat kryengritėse. Ky veprim do tė nxirrte jashte loje jo vetėm partinė qė
ishte nė pushtet por dhe partitė e tjera tė opozitės. Pra praktikisht
pluralizmi nė Shqipėri qė deri nė atė kohė kishte qėnė vetėm juridik,
do tė pushonte sė qėni dhe i tillė. Sė pari :
Kancelaritė euroamerikane kishin mė se katėr vjet qė me ndihmėn e klasės
politike shqiptare, kishin arritur qė pėrgjithėsisht nė Kosovė, tė ruanin
statukuonė. Njė qeveri e formuar nga forcat kryengritėse, do tė ndihmonte
dhe pėrkrahte ato forca nė Kosovė qė konsiderohen radikale duke e
destabilizuar teresisht rajonin e Ballkanit. Sė dyti :
Precedenti i rrėzimit me dhunė tė
pushtetit, nėqoftėse do tė miratohej nga kancelaritė evropiane, do tė pėrhapej
nė tė gjitha vėndet ish-komuniste tė Evropės Lindore, veēanėrisht nė
Rusi. Por efekti domino ,
do tė kishte pasoja tė paparashikueshme pėr tė gjithė Evropėn Sė treti :
Lejimi i formimit tė njė qeverie tė krijuar me rrugė tė armatosur, do tė
thoshte diskreditim total i politikės dhe propagandės euroamerikane nė
drejtim tė Shqipėrisė. Pėr njeriun mė tė thjeshtė nė Shqipėri ka qėnė
e njohur mbėshtetja totale qė i kishin dhėnė kėto kancelari pushtetit tė mėparshėm
nė Shqipėri. Sė katėrti : Lejimi dhe pėrkrahja e njė qeverie tė ardhur nė pushtet me
rrugė tė armatosur, do tė thoshte qė jo vetėm teorikisht por dhe
praktikisht, tė merrte fund dhe tė dėshtonte propaganda mbi rendin e ri botėror,
mbi zgjidhjen e kontradiktave qė lindin nė vėnde tė ndryshme, me anė tė
formave demokratike dhe tė zgjedhjeve tė lira etj. Prandaj : Pėr tė mos
ardhur nė pushtet forcat patriotike shqiptare, pėr tė shpėtuar ēfarė mund
tė shpėtohej nga flamuri i ējerrė i demokracisė shqiptare, pėr tė shpėtuar
nga diskreditimi i plotė i vehtvetes, kancelaritė euroamerikane dhe klasa
politike shqiptare bėnė njė kompromis tė madh. Thelbi i kompromisit ishte :
Pėrballė ish-pushtetit, thelbi i garantit euroamerikan qė pėrbėn dhe
thelbin e kompromisit ishte : Ju,
dėshtuat nė politikėn tuaj, sepse njė popull i tėrė ėshtė ngritur nė
kryengritje kundėr jush. Por ne do tju shpėtojmė nėqoftėse ju do ta lini
vullnetarisht pushtetin dhe do tė marrim masa qė ta rimerrni
vehten. Ndėrsa pėrballė ish-opozitės, thelbi i kompromisit ishte :
Ne do tju ndihmojme te vini ne
pushtet me rrugė demokratike , do tju konsiderojmė si parti e
rinovuar do tju mbėshtesim, ndersa ju do te na ndihmoni ta shuajme plotesisht
kete levizje. Sot ju duhet tė dilni si shprehėsit e saj dhe nesėr duhet ta
neutralizoni atė. Ndėrsa pėrsa i pėrket kryengritėsve, ata qė nė luftė
ishin forcė e vetme, nė bisedime nuk u pranuan as si palė e tretė.
Pasojat e kompromisit Cilat ishin dhe cilat do te jene pasojat e ketij
kompromisi dhe si do te reflektohen ato ne jeten politike dhe sociale te vendit.
Njė analizė konkrete dhe e detajuar e pyetjes sė mėsipėrme do tė na
ndihmojė tė kuptojmė mė mirė cinizmin e politikės sė fuqive tė mėdha,
kur rrezikon tė cėnohen interesat e tyre. Pasoja e parė e kėtij kompromisi midis ish opozitės
shqiptare dhe politikės euroamerikane, ishte krijimi i qeverisė sė pajtimit
kombėtar. Pra konflikti real qė ekzistonte nė Shqipėri midis popullit nė
terėsi dhe pushtetit tė tij tė korruptuar, nė mėnyrė shumė makiavelike u
shndrrua nė konflikt brėnda vetė popullit. Pėrdorimi i termit pajtim
nė nivel qeverie presupozon ekzistencėn e perēarjes nė shkallė kombėtare.
Njėkohėsisht duke i dhėnė termit pajtim njė konotacion me pėrmasa kombėtare,
kjo presupozonte qė pėr hir tė pajtimit kėrkohej dhe heqja dorė nga revolta
popullore. Pasoja e dytė e kompromisit qė u bė midis politikės
euroamerikane dhe partive politike shqiptare, ishte tragjike dhe shumė e
dhimbshme. Pas krijmit tė qeverisė sė ashtuquajtur tė pajtimit kombėtar dhe
deri nė ditėn e zgjedhjeve nė datėn 29 qershor, nė Shqipėri pati disa
mijra tė vrarė dhe tė plagosur nė kuadrin e njė kaosi dhe anrkie totale. Qėllimi
kryesor qė ju vu qeverisė sė pajtimit kombėtar nuk ishte vendosja e rendit
dhe qetėsisė, por vetėm bėrja e zgjedhjeve, pavarsisht nga ēmimi me tė cilėn
do tė arriheshin kėto. Dhe ēmimi
i tyre ishte tepėr i lartė, me mijra tė vrarė. Nėqoftėse ēėshtja e
pushtetit nė Shqipėri do tė ishte zgjidhur gjatė marsit, Shqipėrisė do
ti kurseheshin me mijra tė vrarė dhe tė plagosur. Por duheshin bėrė
zgjedhjet qė tė shpėtonte nderi i kancelarive europiane. Dhe pėr tė shpėtuar
kėtė nder ja vlente tė sakrifikoheshin shqiptarėt ! ! Pasoja e tretė e kėtij kompromisi ishte dhe fyerja e madhe kombėtare qė ju bė Shqipėrisė
duke ftuar forcat shumėkombėshe pėr tė siguruar ekzistencėn formale tė
shtetit shqiptar. Pėr herė tė parė forcat shumėkombėshe kanė ardhur nė
Shqipėri nė vitin 1913, kur dėshtoi qeveria e Ismail Qemalit. Pas 85 vjetėsh,
ato u ftuan pėr herė tė dytė tė vinė nė Shqipėri. Dhe pėr kėtė
qeveria qė u quajt padrejtėsisht qeveri i pajtimit kombėtar, do tė hyjė nė
histori si qeveria qė tre ditė
pas krijimit i vuri vėndit tė saj njollėn e turpit kombėtar, pranoi
zyrtarisht se nuk ishte e zonja tė qeveriste. Ngelet pėr tė sqaruar njė
problem tjetėr i madh. Ai parashtrohet nė formė pyetse : Kompromisi qė
u bė nė Shqipėri nė 9 Mars 1997, ishte njė kompromis i detyrueshėm, njė
kompromis i dėshirueshėm, njė kompromis i domosdoshėm apo njė kompromis i pėrgjakshėm ?
Njė retrospektive
drejt ditėve tė para tė Marsit 1997 dhe analiza e veprimtarive tė
politikės dhe diplomacisė evropiane nė drejtim tė Shqipėrisė, nė atė
periudhė, do tė na ndihmojė tė pėrgjigjemi pjesės sė parė tė pyetjes. Kompromis i detyrueshėm Tashme dihet nga tė gjithė se
ditėt e para tė marsit 1997, nė Shqipėri erdhi nė mėnyrė urgjente
ministri i jashtėm hollandez Van der Mirlo. Por nuk erdhi si ministėr i vėndit
tė tij, por si kryetar i organizmit mė tė fuqishėm ekzekutiv tė Evropės,
Bashkimit Evropian. Detyra e tij ishte qė me ēdo kusht ti jepte rrugė krizės
shqiptare. Thelbi i misionit tė tij, nuk ishte pėrkrahja e kėsaj apo asaj
force politike, por shuarja nė mėnyrė demokratike , e revoltės
popullore shqiptare qė po merrte hov duke gjetur format e organizmit siē ishin
komitetet e shpėtimit publik. Kjo ishte detyra kryesore e misionit tė trojkės
europiane. Nė funksion tė saj do tė ishin kombinacionet e ardhėshme
politike. Dhe ato pėrfunduan me krijimin e qeverisė sė pajtimit kombėtar .
Pra kompromisi ishte i detyrueshėm. Partitė politike shqiptare tė tė gjitha
ngjyrave, nuk i pyeti njeri donin apo nuk donin tė bėnin kompromis. Ato u
detyruan ta bėnin atė Kompromis i dėshirueshėm Cila ishte pozita e partive
politike shqiptare nė kėtė periudhė. Pozita e partisė qė ishte nė pushtet
dhe e aleatėve tė saj nė momentin e vizitės sė tė tė dėrguarve tė Evropės
ishte tepėr e rėndė dhe e pashpresė. Urrejtja e popullit ndaj saj ishte
kolosale dhe asaj nuk i kishte mbetur gjė tjetėr nė dorė me pėrjashtim tė
disa besnikėve tė paguar me para. Pėr kėtė grup partish kompromisi i ofruar
ishte i dėshirueshėm, sepse do ta shpėtonte nga hakmarrja popullore por dhe
se i jepte mundėsi pėr tė marrė sadopak vehten nga diskreditimi qė kishte pėsuar.
Ndėrsa partitė e opozitės ishin nė njė pozitė mė tė mirė. Pas tulatjes
sė parė ato e kishin marrė vehten dhe ishin vėnė nė krye tė protestave
paqėsore popullore veēanėrisht partia socialiste. Megjithatė armatosja e
popullit nė jug pėr tu mbrojtur nga ndėshikim i dhunės sė pushtetit, kėto
parti dhe veēanėrisht udhėheqjet e tyre i trėmbi sė tepėrmi. Udhėheqjet e
kėtyre partive ishin dhe janė udhėheqje tė protestave paqėsore dhe me leje
nga policia, tė fitores me zgjedhje dhe me komisione zgjedhjesh, ndėrsa
revolta popullore po u ofronte dhe kishte hedhur idenė dhe praktikėn e njė
zgjidhjeje tjetėr tė marrjes sė pushtetit nėpėrmjet rrugės sė armatosur.
Njė zgjidhje e tillė ishte e papranueshme pėr udhėheqjet e kėtyre partive.
Por nga ana tjetėr ato ishin para dilemės se ēfarė qėndrimi do tė duhej tė
mbanin, nėqoftėse kryengritėsit do tė mbrinin nė Tiranė. Tė pranonin
pjesmarrjen nė pushtet bashkė me ta, kjo binte nė kundėrshtim me bindjet dhe
praktikat e tyre, por ta refuzonin kėtė, kjo do tė thoshte tė akuzoheshin si
bashkėpuntorė me ish-pushtetin dhe tė eleminoheshin nga skena politike. Nė
kėto kushte pėr ish-opozitėn dhe
veēanėrisht partinė socialiste kompromisi ishte i dėshirueshėm. Kompromis i domosdoshėm Kompromisi i realizuar nė datėn 9 Mars 1997, nga partitė
politike shqiptare nėn kujdestarinė e politikės euroamerikane, ishte veē tė
tjerash dhe njė kompromis i domosdoshėm. Pėrse ai ishte i tillė ? Pėrse nė
kushtet konkrete nė tė cilat ndodhej jeta politike dhe sociale e shqipėrisė
nė Mars 1997, kompromisi i arritur ishte i domosdoshėm ? Janė disa
faktorė reale qė e bėjnė atė tė tillė. Faktori i parė : Politika euroamerikane e pėrkrahu
kryengritjen popullore shqiptare sa kohė qė ajo ishte brėnda kornizave dhe
suazave tė lejuara prej saj. Kur e pa se kjo Lėvizje i nisur si njė protestė
paqėsore u shndrrua nė njė kryengritje tė armatosur me pėrmasa gjithnjė nė
rritje, kur e pa se pas humbjes sė parave dhe kėrkesės pėr kthimin e tyre, Lėvizja
popullore u shndrrua nė njė Lėvizje tė fuqishme patriotike qė kishte nė
thelb kthimin e dinjitetit kombėtar, atėhere politika euroamerikane ju kundėrvu
seriozisht kėsaj lėvizjeje, pėr tė mos e lejuar njė gjė tė tillė. Kjo
politike arriti ta shuajė kėtė lėvizje me ndihmėn e klasės politike
shqiptare, qysh nė 9 Mars 1997. Por ajo pėrsėri do ta shuante atė edhe nėqoftėse
Lėvizja Popullore Shqiptare do tė kishte arritur tė vėndoste dhe tė
krijonte njė qeveri tė dalė nga gjiri i saj. Njė bllokadė politike e
konkretizuar me mosnjohjen e kėsaj qeverie, njė bllokadė ekonomike e shoqėruar
me prerjen e tė gjitha ndihmave veēanėrisht atyre ushqimore, tė realizuara
nga kancelaritė euroamerikane, do tė shkaktonin shuarjen e kėsaj Lėvizjeje
pas disa kohėsh veēse nė kushte akoma mė tragjike. Faktori i dytė : Kundėr thelbit tė kėsaj lėvizjeje
me pėrjashtime tė rralla, ishin tė gjitha partitė politike shqiptare, e
gjithė klasa politike shqiptare. Nė kurorėzimin e kėsaj lėvizjeje, klasa
politike shqiptare e shikonte vehten tė pėrjashtuar, nga skena politike. Nga
ana tjetėr nė masa dhe shtresa tė ndryshme njerėzish kishte iluzione nga mė
tė ndryshmet pėr njė pjesė tė kėsaj klase politike, tė cilėt vazhdonin
akoma tė shikoheshin si bartės tė patriotizmit dhe dinjitetit kombėtar. Faktori i
tretė Pėrbėn njė fakt real se Lėvizja
Popullore Shqiptare, pėr mjaft kohė ishte e paorganizuar. Tė vetmet forma tė
organizimit tė saj qė ishin komitetet e shpėtimit publik, filluan tė
krijoheshin me vonesė dhe jo nė tė gjitha zonat ato kishin efektivitetin dhe
nivelin e duhur. Nga ana tjetėr, mungesa e organizmit dhe mungesa e njė
platforme tė qartė politike si dhe mungesa e njė udhėheqjeje reale e dalė
nga gjiri i kėsaj lėvizjeje dhe jo udhėheqja e presupozuar nga ky apo ai
drejtues i kėsaj apo asaj partie politike, pėrbėnin njė rrezik potencial pėr
kėtė lėvizje pėr tė kaluar nė anarki nė tė ardhmen. Faktorėt e mėsipėrm janė tė mjaftueshėm pėr ta bėrė
bindės pohimin se kompromisi i 9 Marsit ishte dhe i domosdoshėm. Kompromis i pėrgjakur Tragjikisht, kompromisi i 9 Marsit 1997, hyri nė jetėn
reale tė shqiptarėve dhe do tė hyjė nė historinė reale tė Shqipėrisė si
njė nga kompromiset mė tė pėrgjakshme. Disa shifra konkrete janė tė plota
dhe tė mjaftueshme. Pas kompromisit tė 9 marsit e deri nė ditėn e 29
Qershorit, pra ditėn e zgjedhjeve, nė Shqipėri janė vrarė me mijra njerėz.
Nė kushtet kur qeveria qė u quajt e pajtimit kombėtar, nuk e ushtronte
pushtetin e saj ve4se nė Tiranė, vėshtirė se mund tė jepet shifra e saktė
e tė vrarėve, tė masakruarve dhe tė terrorizuarve. Por njė gjė mund tė
jepet shumė e saktė. Kompromisi i arritur nė 9 mars 1997, popullit shqiptar i
kushtoi shumė jetė njerėzish. Eshtė pikėrisht ky kompromis i pėrgjakshėm,
qė shumė shtresa njerėzish i kanė shtyre dhe vazhdojnė ti shtynė drejt
pyetjes : Po sikur kompromisi i 9 Marsit tė mos ishte pranuar nga Lėvizja
Popullore Shqiptare, a do tė ishte kaq i pėrgjakshėm realiteti shqiptar ?
Po sikur forcat kryengritėse tė kishin arritur tė vinin nė Tiranė dhe tė
krijonin qeverinė e tyre, a do tė kishte patur kaq shumė tė vrarė ? Mbi bazėn e pėrvojė sė kompromisit tė 9 Marsit dhe
nisur nga fakti se shoqėria shqiptare dhe pėr shumė kohė do tė ketė
nevojė pėr kompromise tė tjera, natyrshėm shtrohen pyetje: Kompromiset nė
Shqipėri do tė arrihen atėhere kur populli tė jetė masivisht i pakėnaqur
nga pushteti i tij apo atėhere kur duhen qė pakėnaqėsia tė mos jetė
masive? Kompromiset do tė arrihen gjithmonė vetėm me ndėrmjetėsimin e tė
huajve apo politikanėt shqiptarė do tė mėsojnė tė bėjnė dhe vetė
kompromise ? Dhe e fundit ; kompromiset e ardhėshme do tė shoqėrohen
me mijra tė vrarė si ai i 9 Marsit, apo do tė jenė kompromise qė do tė bėhen
pėr tė kursyer jetėt e njerėzve, do tė jenė kompromise nė emėr tė jetės
kundėr vdekjes apo kompromise nė emėr tė pushtetit pa llogaritur numurin e
viktimave ? Gjithsesi pyetjet rrinė dhe do tė rrinė pėr shumė
kohė pezull nė sfondin e politikės dhe shoqėrisė shqiptare. Ndėrsa
historia do tė bėhet vetėm mbi gjykimin e atyre qė kanė ngjarė dhe ashtu
siē kanė ngjarė dhe jo mbi bazėn e atyre qė mund tė ndodhnin kėshtu apo
ashtu. Kush e bėn historinė Kryengritja e Marsit 1997, do tė
hyjė denjėsisht nė historinė e popullit shqiptar. Sot ajo ka hyrė nė
eposin popullor tė shqiptarėve. Ndėrsa nė historinė zyrtare tė tanishme,
aktualisht ajo ėshtė e cunguar, e banalizuar dhe degjeneruar. Versioni i
politikės zyrtare shqiptare aktualisht flet pėr trazira, pėr pakėnaqėsi, pėr
turbullira, pėr vit tė mbrapsht etj. Por askush brėnda politikės zyrtare nuk
flet pėr kryengritje popullore, pėr lėvizje idealiste pėr dinjitet kombėtar.
Nė historinė e shqiptarėve kjo dukuri nuk ėshtė gjė e re. Ajo e ka shoqėruar
shoqėrinė shqiptare, qysh se filloi tė shkruhej historia e tij. Ngjarjet
e rėndėsishme historike nė jetėn e popullit shqiptar, nė pėrshkrimet
e tyre tė para, nuk janė shkruar ashtu siē kanė ndodhur, ashtu siē kanė qėnė
nė realitetin dhe thelbin e tyre, por ashtu siē u ka interesuar pushtetarėve
dhe qeveritarėve. Nga kjo dukuri nuk po shpėtojnė dot as qeveritarėt e pas
29 Qeshorit 1997. Termat trazira, turbullira, protesta nė vėnd
tė termave kryengritje, lėvizje pėr dinjitet kombėtar , nuk
janė rastėsira, nuk janė lapsuse tė dikujt, por njė mentalitet i llogaritur
me kujdes. Pasojat e termave trazira dhe turbullira apo vit
i mbrapsht , janė shumė herė mė tė lehta pėr tu pėrballuar, se sa
pasojat e termave kryengritje apo lėvizje pėr dinjitet kombėtar .
Duke e konsideruar njė ngjarje historike me termat e mėsipėrm duke i bėrė
me anė tė lloj lloj shkrimesh tė besuashme kėto terma, historia dhe politika
zyrtare shqiptare, predikon tė kundėrtėn e tyre, si qetėsinė nė vėnd
tė trazirės , qartėsinė nė vėnd tė turbullirės , vitin
e mbarė nė vėnd tė vitit tė mbrapsht etj. Megjithatė analiza e ngjarjes sė
madhe historike tė marsit 1997, nuk ezaurohet me mentalitetin e historisė dhe
politikės zyrtare shqiptare. Deri tani kjo ngjarje e madhe historike po pėrdoret
nga politika zyrtare nė interes tė pushtetit. Nesėr ajo do tė pėrdoret nė
interes tė popullit dhe historisė sė tij. Reperkusionet e levizjes popullore
nė jetėn politike dhe sociale tė Shqipėrisė Megjithė,deshtimin
e saj, kryengritja popullore shqiptare, ka lėnė dhe do tė lėrė akoma mė
shumė gjurmė nė tė ardhmen e Shqipėrisė. Mėsimin mė tė madh e mori
klasa politike shqiptare e tė gjitha ngjyrave politike, veēanėrisht ajo qė
ka pushtetin politik. Legjitimiteti i njė pushteti nuk duket tek sasia, tek
numuri i votave dhe sasia e deputetėve, por nė praktikėn reale dhe nė
sjelljen reale tė tij nė mardhėniet me popullin. Pushteti qė u vendos nė
Shqipėri nė 22 Mars 1992, pėr nga sasia e votave dhe numuri i deputetėve,
mori mė shumė se dy tė tretėn. Nė
26 maj 1996, ky pushtet mori gati 100% tė votave dhe deputetėve. Lidėrshipėt
e kėtij pushteti, kishin pesė vjet qė jepnin leksione mbi legjitimitetin e
pushtetit tė tyre, tė cilin ata e mbėshtetnin vetėm nė shifra votash dhe
numurime deputetėsh. Por kryengritja popullore nė Mars 1997, tregoi se ky
pushtet ishte ilegjitim.Legjitimiteti i tij ishte fallco. Ai mbahej nė kėmbė
nga pėrkrahja ndėrkombėtare e jashtme dhe nga dhuna e ushtruar brėnda vėndit.
Partitė politike shqiptare tė periudhės sė pluralizmit morėn mėsimin
mė tė madh se si duhet tė qeverisin dhe tė drejtojnė nė kushtet e njė
shoqėrie pluraliste. Nė periudhėn 1992-1996, ka patur me dhjetra rezoluta dhe
raporte tė institucioneve tė ndryshme ndėrkombėtare, lidhur me shkeljen e tė
drejtave tė njeriut nė Shqipėri. Por qeverisė shqiptare, dolumente tė tilla
nga njė vesh i hynin dhe nga tjetri i dilnin. Asnjė seminar, asnjė rezolutė,
asnjė rekomandim e OSBE-sė, e Kėshillit tė Evropės, e Bashkimit evropian, e
parlamentit evropian, e instituteve amerikane demokratike e republikane, nuk ka
patur pėr partitė politike shqiptare vlerat qė pati Lėvizja Popullore
Shqiptare pėr dinjitet kombėtar. Njė mėsim tė madh mori dhe shtresa e shkencėtarėve shqiptarė veēanėrisht
tė fushės sė historisė. Pėrballė baltės qė historianėt shqiptarė hodhėn
mbi tė kaluarėn e tyre, kjo Lėvizje me thelbin e saj u tregoi atyre se ēfarė
duhet marrė dhe ēfarė duhet hedhur poshtė nga historia e kaluar. Kryengritja
popullore u tregoi kėtyre historianėve dhe politikanėve se populli nuk mund tė
lejojė qė fshehur pas gjyqit kundėr diktaturės, realisht ti bėhet gjyqi racės
siē u veprua nė mjaft raste nė periudhėn 1992-1996. Dinjiteti kombėtar nuk
e prek njė shoqėri demokratike, nė tė kundėrtėn i jep kėsaj shoqėrie pėrmbajtje
dhe fizionimi konkrete, duke dalluar njė vėnd nga njė tjetėr. Banori apo
qytetari nuk ka nevojė pėr dinjitet kombėtar, ndėrsa populli, atė e ka tė
nevojshėm dhe tė domosdoshėm. Politika e dyerve tė hapura dhe qarkullimi i
lirė i njerėzve dhe vlerave, nuk ėshtė premisė pėr mohimin e dinjitetit
kombėtar, por premisė pėr kultivimin e tij nė kushte dhe kohė tė reja. . Nė vėnd tė epilogut Janė dy elementė tė rėndėsishėm
tė cilat nga historiografia, politologjia shqiptare e sė nesėrmes, aq sa do tė
jenė burim studimi, po aq do tė jenė burim dinjiteti dhe krenarie kombėtare.
E para: Kjo lėvizje idealiste do tė jetė njė faqe e nderuar nė historinė e
popullit shqiptar. Opozita shqiptare, deri nė pranverėn e vitit 1997, kishte bėrė
me dhjetra dhe qindra kėrkesa pėr qeveri koalicioni dhe zgjedhje tė
parakohshme, por askush nuk merrej seriozisht me tė, as ish-pushteti shqiptar
dhe as kancelaritė euroamerikane. Kėto kėrkesa i bėri realitet vetėm kjo lėvizje
popullore idealiste dhe kombėtare, pavarsisht se frytet e saj i shijuan
politikanėt shqiptare tė partive politike tė opozitės. Megallomaninė e
ish-pushtetit shqiptar pėr zgjedhjet nė vitin 2000 dhe gjoja vizionin e kėtyre
viteve, e theu kjo lėvizje idealiste. Nė kushtet e njė diktature kozmopolite
qė gėzonte mbėshtetjen e kancelarive tė fuqishme europiane, kjo nuk ėshtė
pak. Pėrkundrazi ėshtė njė fitore shumė e madhe. Si ēdo lėvizje idealiste
qė nuk lufton pėr pushtet dhe lavdi, Lėvizja shqiptare e pranverės 1997, i
dha dhe njėherė mundėsi politikanėve shqiptare tė ndėrtojnė njė shoqėri
ku parėsore tė jetė dinjiteti kombėtar. Nėqoftėse klasa politike
shqiptare, nuk do ta ndėrtojė kėtė shoqėri, pėr kėtė faji nuk do tė jetė
i kėsaj lėvizjeje. Ajo nuk ka pėrse tė
turpėrohet. E turperuar ėshtė dhe do tė jetė klasa politike shqiptare, qė
nuk dijti ti dalė zot vėndit, kur ai kishte nevojė mė shumė se kurrė pėr
tė. © Copyright |