Pasqyra e lendes



Ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė.

Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare

Interpretimet e ngjarjeve

Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare

Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997

Thelbi i revoltave popullore

Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare

Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore

Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj

Klasė politike me mentalitet primitiv

Prognozė politike 1998

Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ?

Naiviteti politik dhe interesat kombėtare
  

Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare

Dėshtimi i skemave piramidale

Ngjarjet nė Shqipėri filluan pas shėmbjes sė skemave piramidale si protesta dhe revolta paqėsore, vazhduan si kryengritje e armatosur dhe perfunduan si anarki dhe kaos. Eshtė njė fakt i njohur se nė kėto skema piramidale tė konsideruara nga klasa politike shqiptare nė pushtet si mrekullia shqiptare, populli humbi rreth 1 miliard dollarė. Nė kushtet ekonomike dhe sociale te  Shqipėrisė kjo ishte njė humbje totale.

Mashtrimi i  pushtetit

Pėrbėn njė realitet tė pakundėrshtueshėm pėr tė gjithė opinioni publik shqiptar dhe tė huaj se firmat piramidale qė pėr mė se dy vjet vepruan nė Shqipėri, kishin pėrkrahjen dhe mbrojtjen e klasės politike shqiptare, veēanėrisht tė asaj qė ishte nė pushtet. Midis pushtetit dhe firmave tė fajdeve ishte vendosur njė marrėveshje nga e cila kishin fitim tė dy palėt. Piramida shtetėrore kishte pėrfitimin sepse ekzistenca e kėtyre firmave, pėrqindjet e larta tė parave qė ato jepnin, ishte mjeti dhe propaganda mė e mirė,  pėr pėrfitime politike dhe pėr ruajtjen e pushtetit. Mardhėnie tė tilla midis pushtetit dhe popullit ishin mė tepėr se komode. Eshtė kjo arsyeja qė shumė qeveritarė shqiptarė deklaronin hapur se kėto lloj mardhėniesh ishin mrekullia shqiptare  e ndėrtimit tė kapitalizmit, se paratė qė merrnin shqiptarėt nga firmat ishin nga paratė mė tė pastra nė botė. Sipas tyre, ky ishte kapitalizmi popullor shqiptar. Nga ana tjetėr dhe pėr bosėt e firmave tė fajdeve, ky qėndrim i pushtetit shqiptar ishte shumė i dobishėm. Nė kompensim tė pėrkrahjes qė i bėnin qeverisė dhe klasės politike shqiptare, nė kompensim tė parave qė derdhnin veēanėrisht pėr fushatat elektorale dhe xhepat e qeveritarėve, ata ishin tė lirė tė vepronin si tė donin. Pushteti shqiptar dhe administrata e tij ishin mbulesa e tyre. Dhe mbulesa e shtetit ėshtė njė koracė shume e fortė.

Brėnda kėsaj tablloje u vendosėn marrdhėniet ekonomike midis pushtetit shqiptar dhe popullit nė vitet 1993-1997.

Parantezė

   Nė ndriēimin mė tė plotė tė enigmės shqiptare lypset evidentuar dhe njė elemnt  i rėndėsishėm i jetės politike dhe sociale nė Shqipėri, pėr periudhėn 1993-997. Mardhėniet midis pushtetit shqiptar dhe popullit gjatė kėsaj periudhe, nuk u vendosėn mbi bazėn e ligjeve qė ka ēdo shoqėri njerezore, pavarsisht nga forma e qeverisjes se saj. Ligje u miratuan  me qindra por ato ishin vetėm fasada. Ato realisht mbeten forma e shoqerise shqiptare, propaganda e saj e jashtme, por jo thelbi i saj. Marrdhėniet reale u ndėrtuan mbi bazėn e kodeve zakonore, veēanėrisht mbi bazėn e institucionit tė besės.

Pushteti shqiptar qė veproi pas vitit 1992 nė Shqipėri nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pushtet i ngritur mbi bazėn e kodeve zakonore tė para 400 vjetėve. Jo vetėm opinioni shqiptar por dhe ai i huaj njeh mirė  argumentimin qė lidėrshipi shqiptar i bėri kanunit tė Lekė Dugagjinit gjatė fushatės pėr hartimin e projektkushtetutės. Thelbi i kėtij argumentim ishte se Kanuni i Lekė Dugagjinit ishte shumė herė mė pėrparimtar se teoria e Karl Marksit. Gati nė tė gjitha fjalimet e tij tė kėsaj periudhe, lidėrshipi shqiptar, fjalinė e fundit e kishte standarte: “ Kam ardhur tė kėrkoj besėn tuaj ”. Pavarsisht nga neveria qė ngjalli ky argumentim nė qarqet politike dhe gazetareske tė huaja, duhet thėnė se nė Shqipėri, alergjia e njerėzve ndaj komunizmit, solli si pasojė qė nė shtresa tė tėra njerezish tė pranohej si i vėrtetė. Pėr mė tepėr, duke qenė i veshur dhe me “ vellon ” e nacionalizmit pasi Leka ishte shqiptar, ndėrsa Marksi ishte gjerman.

   Ndikimin mė tė madh tė institucionit tė besės nė psikologjinė e shqiptarėve e vėrejmė mė dukshėm nė marrdhėniet ekonomike midis shtetit dhe popullit nė Shqiperi. Pėr shumė prej nesh sot ėshtė e habitshme, e pabesueshme se si qindra mijra njerėz depozitonin me mijra dollarė, franga apo marka nė kėto fondacione fajdesh nė shkėmbim tė njė emri nė listė apo tė njė fature tė thjeshtė. Por ēudia dhe pabesueshmėria ”, bėhen tė pavlefshme pėrballė thenies sė njerėzve: “ Kėto fondacione nuk falimentojnė pasi ato i mbron shteti, i mbron presidenti, ata na kanė dhėnė besėn ” Fjala e qeverisė e dhėnė nėpėrmjet deklaratave televizive apo fjalimeve tė ndryshme, pamjet televizive qė tregonin bosėt e firmave piramidale krah pėr krah me qeveritarėt ishin njė konfirmim i “ besės ” sė pushtetit.

Ndėrsa gjatė muajit Janar 1997, ishte qeveria dhe lidėrshipi krysor i pushtetit qė filluan t’i mbyllnin kėto fondacione, qė filluan tė deklaronin se nuk dinin gjė pėr veprimtarinė  e tyre, qė nuk do t’i  kompensonin njerezit qė kishin humbur paratė. Pėr qindra mijėra shqiptarė nga Veriu nė Jug, ky qėndrim i qeverisė dhe lidėrshipit tė saj, nuk ishte gjė tjetėr veēse prerje nė besė. Qeveritarėt shqiptarė vepruan me kanun nė marrdheniet me popullin e tyre, por dhe me kanun do ta merrnin pėrgjigjen. Nė bazė tė kanunit, besėprerja shpaguhet me dėnim kapital.

 

Indiferenca e opozitės

    Gjatė viteve 1992-1996, pėr shkak tė luftės sė egėr pėr pushtet, opozita shqiptare ka qėnė nėn njė represion tė egėr tė pushtetit shqiptar, duke filluar qe nga ndjekjet dhe persekutimet e duke mbaruar tek burgosjet. Ndaj fondacioneve piramidale, opozita teorikisht mbajti njė qėndrim indiferent, ajo dhe teoricienet e saj te fushave te ekonomise apo te prognozave politike, asnjehere nuk reaguan ndaj predikimeve dhe propagandes se pushtetit mbi nevojen e ketyre fondacioneve si thelbi i kapitalizmit popullor shqiptar. Heshtja e teoricienėve tė opozitės ishte ndihmė e madhe pėr pushtetin shqiptar. Ndėrsa praktikisht i mbėshteti ato. Dyzimi i saj pėrbėn njė ndėr shkaqet e zėmėrimit popullor. Vetėm gjatė muajit dhjetor 1996 dhe mė konkretisht nė 24 dhjetor 1996, Departamenti ekonomik i Partisė Socialiste, mori qėndrim kundėr fondacioneve, duke kėrkuar shndėrrimin e tyre nė banka private. Ishte shumė vonė ! Nė kėtė kohė kishin filluar tė flisnin pak nga pak dhe segmente tė veēanta tė pushtetit. Ishte koha kur institucionet e fuqishme ndėrkombėtare si Fondi Monetar, kishin kėrkuar me forcė ndėrhyrjen e qeverisė pėr ndalimin e veprimtarisė sė tyre.

   Pėrse nuk mbajti qėndrim opozita kundėr fondacioneve, dhe veēanėrisht kundėr mashtrimit  sė pushtetit? Pergjigjja e kesaj pyetjeje nuk eshte e thjeshtė, ajo ka te bėjė me seriozitetin e nje force politike qe kerkon te marrre pushtetin dhe ta mbaje ate, ka te beje me largepamesine e kesaj force politike. Nuk e dinte rrezikshmėrinė e tyre opozita apo e mbajti qendrimin e saj pėr qėllime pushtetore.? Indiferenca e opozitės shqiptare nuk ka bazė tjetėr veēse naivitetin politik dhe mungesėn e njė strategjie tė saktė nė luftėn politike. Gjatė periudhės 1992-1996, vija politike e saj ishte njė vijė politike e lėkundur, pa njė bosht tė qartė. Nė qėndrimin ndaj fondacioneve piramidale, kjo lėkundje u shfaq lakuriq. Nuk ėshtė vijė e qartė politike gjykimi se dalja kundėr fondacioneve do tė ndikonte nė zvogėlimin e elektoratit, do te ulte perqindjen ne zgjedhje dhe do tė shkaktonte zėmėrimin e bosėve tė kėtyre fondacioneve. Tė lėsh njė popull tė mashtrohet nga mashtrimi  i pushtetit me pretekstin se do tė me humbasė elektorati, do tė thotė qė pėr qėllime pushtetore indirekt tė jesh pjesmarrės nė mashtrim. Por pėrsėri nuk ėshtė qėndrim i pjekur politik gjykimi se dhe po tė ndodhė gjė pėrgjegjėsinė do ta mbajė qeveria. Tė pėrdorėsh humbjen popullore pėrsėri pėr efekte pushtetore, kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse cinizėm. Nė politikė gjykohet me largpamėsi, politika e ditės ėshtė e vlefshme vetėm brėnda ditės apo brėnda muajit. Zgjedhja e indiferencės zyrtare ndaj pabesisė sė pushtetit, as kundėr, por as dhe pro, ishte njė ndėr faktorėt kryesorė qė opozita shqiptare, u ndodh krejtėsisht e papergatitur kur filluan revoltat popullore. Politikėn gjatė muajit Janar dhe Shkurt 1997 nuk e drejtoi as pushteti dhe as opozita. Nė tė kundėrtėn, e drejtoi zėmėrimi popullor nėpėr rrugėt dhe sheshet e Shqipėrisė. Nė ngjarjet e janar-shkurtit 1997 klasa politike shqiptare mori atė qė meritonte; mashtrimi i pushtetit mori zėmėrimin e egėr popullor, indiferenca e opozitės mori indiferencėn e popullit.

 

Pragmatizmi euroamerikan

Pragmatizmi euroamerikan ishte dhe mbetet njė ndėr shkaqet e jashtme tė ngjarjeve nė Shqipėri. Mardheniet e popullit shqiptar me pushtetin kanė qėnė me kohė tė njohura pėr politikėn euroamerikane. Veprimtaria e dyshimtė e fondacioneve piramidale, po ashtu ka qėnė shumė e njohur nga institucionet ndėrkombėtare monetare dhe shėrbimet sekrete tė kėtyre shteteve. Ka qėnė shumė e njohur situata politike dhe sociale nė Shqipėri nga tė gjitha kancelaritė euro-amerikane. Por tė gjitha kėto dukuri, nuk i penguan kėto kancelari tė deklaronin se Shqipėria ishte njė ndėr vendet mė tė pėrparuara nė fushėn  e demokracisė, kur demokracia ne Shqiperi ishte thjesht nje proklamate dhe jo nje realitet, te deklaronin se pushteti shqiptar ishte nga me demokratiket ne te gjitha vendet e Evropes Lindore, kur ai nuk ishte i tille. Shkaqet janė tė njohura. Pėr politologet dhe analistet serioze,  ato janė dy: Shqipėria u kishte rezistuar kėtyre kancelarive pėr mė se 40 vjet, ajo nuk e kishte pranuar ndarjen ndėrkombėtare tė punės tė predikuar nė fillim nga sovjetikėt e mė vonė nga tė tjerėt. Nė marrdhėniet ndėrkombėtare siē pohonte me tė drejtė Andre Fonteni “ Ajo kėrkon zėrin e saj, tė barabartė me atė tė tre tė mėdhenjve ”  Pas viteve 1990, fshehur pas fjalės demokraci dhe pas gjėndjes sė rėndė ekonomike tė shqiptarėve, kishte ardhur koha e hakmarrjes sė tė madhit ndaj rebelimit tė tė voglit. Realizimi i kėsaj hakmarrjeje nga vetė shqiptarėt ishte mėse komod pėr kancelaritė euroamerikane. Dhe shkaku i dytė ishte stabiliteti i paqes nė Ballkan. Pushteti shqiptar qė u vendos me pėrkrahjen dhe bekimin e kancelarive euroamerikane mori persipėr nė politikėn e jashtme tė bėhej garant i paqes nė Kosovė. Sa kohė qė vazhdonte lufta nė Bosnjė, klasa politike nė Shqipėri, me teoritė e saj tė hapsirave demokratike, tė heqjes dorė nga kėrkesat maksimaliste, arriti qė gjėndjen nė Kosovė ta mbante larg shpėrthimit tė zėmėrimit popullor. Klasa politike shqiptare nė Prishtinė dha njė ndihmesė tė madhe. Ajo nė vėnd tė merrej realisht me fatin e Kosovės pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, mė shumė u kujdes pėr “ shkatėrrimin ” e komunizmit nė Shqipėri. Kjo ishte njė ndihmė e madhe pėr kancelaritė euroamerikane.

   Ndryshimi i qėndrimit euroamerikan filloi pas farsės tragjike tė 26 Majit 1996. Nė fillim Amerika dhe institucionet ndėrkombėtare nisėn akuzat ndaj pushtetit shqiptar. Reagimi euro-amerikan dhe nė kėtė rast ishte pragmatist dhe asgjė tjetėr. Me veprimet dhe qėndrimet e tij pushteti shqiptar  e vuri nė vėshtirėsi tė madhe propagandėn euroamerikane mbi rendin demokratik dhe demokracinė. Kishte vite tė tėra qė kjo propagandė, para popullit shqiptar e kishte paraqitur demokracinė si burimin e tė gjitha tė mirave materiale dhe shpirtėrore. Por nė qoftė se kjo parrullė pati efektet e saj nė fillimet e pluralizmit, me kalimin e kohės ajo u zvetėnua, dhe transformua nė sytė e popullit shqiptar nė tė kundėrtėn e saj. Shumica dėrrmuese e shqiptarėve nė fundin e 1996-ės, pyetjes se “ Kush ėshtė mė i keq se sistemi i kaluar ”, kishin filluar t’i pėrgjigjeshin masivisht : “ Kjo qė po jetojmė sot ”. Prandaj dhe kjo propagandė pėr tė shpėtuar nga diskreditimi predikimet e saj, u kujtua tė mbante qėndrim ndaj atyre qė pėr vite tė tėra i kishte pėrkėdhelur. Propaganda dhe politika euroamerikane nuk denoi manipulimin e farsės shqiptare tė 26 Majit, por u detyrua tė dėnonte brutalitetin dhe vrazhdėsinė  e kėtij manipulimi, egėrsinė e tij.  Nė kėtė moment pushteti shqiptar dhe lidėrshipi i saj, bėnė gabimin e tyre fatal pėr tė ruajtur pushtetin. Ata deshėn tė kundėrshtonin atė qė i kishte sjellė nė pushtet dhe qė i mbante me bukė, duke i propaganduar si kampionė tė demokracisė kur nuk ishin gje tjeter vetem se varremihesit e saj. Ky ishte fundi i kėtij pushteti. Qeveritė kukulla mbahen ne secilin vend te botes nga te huajt vetem per interesa te tyre. Ky konkluzion ėshtė i vlefshėm pėr tė gjitha kohėt dhe pėr tė gjitha sistemet, pėr ideologjitė e djathta dhe pėr ideologjitė e majta. I vetmi ndryshim qėndron tek “ kostumi ” politik. Kur kėta tė huaj zėmėrohen, atėhere ky ėshtė fundi i kėtyre qeverive. Opinionit botėror dhe atij shqiptar filluan t’i bėheshin tė njohura pak nga pak lidhjet reale tė pushtetit shqiptar me fondacionet mafioze, filluan t’i tregoheshin dhe denoncoheshin shkeljet e rėnda ndaj lirive tė individit, deri atje sa nė fillim tė muajit janar 1997, me tė dhėna tė shėrbimeve sekrete perėndimore, pushteti shqiptar nė njė gazetė tė madhe perėndimore, u cilėsua si “ qeveri gangsterėsh ”.

 

Retrospektive

Opozita juridike dhe reale nė Shqipėri

(Zvicėr, Fillimshkurti 1997)

 

 Aktualisht nė pushtet nė Shqipėri eshtė Partia Demokratike. Prej koalicionit me tė janė larguar republikanėt e Sabri Godos dhe Partia e Ballit Kombėtar. Ka mbetur vetėm njė parti shumė e vogėl, e quajtur Bashkimi Social-demokrat si partnere qeveritare. Ndėrsa nė opozitė ndodhen shumė parti. Ato fillojnė nga Partia Socialiste, SocialDemokrate, Aleanca Demokratike dhe mbarojnė tek Partia Demokratike e Djathtė  e  Kalakulės dhe monarkistėt e Durollarit. Spektri i opozitės nė Shqipėri eshtė shumė i gjėrė. Ai pėrfshin nė vetvehte tė majtėn dhe tė djathtėn bashkė. Nė rregullat e lojės sė pluralizmit kjo lloj opozite ku bashkohen tė djathtėt dhe tė majtėt bashkė, pėrbėn njė rast unikal tė panjohur nė lojėn politike qė zhvillohet nė vėndet pluraliste. Megjithatė ky pėrbėn njė problem mė vehte pėr tu trajtuar dhe nuk ėshtė objekt i kėsaj analize. Problemi qė duam tė analizojmė dhe tė trajtojmė ėshtė: Kush ėshtė opozita reale nė Shqipėri pėr pushtetin aktual dhe kush ėshtė opozita juridike?

Opozita juridike nė Shqipėri

Partia Socialiste, SocialDemokrate, Aleanca Demokratike, Partia Demokratike e sė Djathtės, republikanėt, ballistėt  etj, tė grumbulluar nė Forumin pėr demokraci, paraqiten nė opinionin publik tė brėndshėm dhe tė jashtėm si opozita reale e pushtetit aktual shqiptar.

Por a eshtė vėrtetė kėshtu? A pėrbėjnė partitė e mėsipėrme opozitėn reale nė shqipėri pėr pushtetin aktual. Arsyetimi i zhveshur nga propaganda partiake dhe nga mburrjet, arsyetimi i bėrė mbi bazėn e analizės reale tė situatės nė Shqipėri tė nxjerr nė njė konkluzion tjetėr. Partitė e mėsipėrme janė vėrtetė opozitė e pushtetit aktual nė Shqipėri. Por ato nuk janė opozitė reale, janė vetėm opozitė juridike. Konkluzioni i mėsipėrm del nga vetė realiteti shqiptar. Pėr njė pushtet kushdo qoftė ky opozitė reale ėshtė vetėm ajo opozitė qė i rrezikon seriozisht pushtetin. Dhe aktualisht pushteti i Partisė Demokratike nė Shqipėri ėshtė shumė i rrezikuar. Por jo nga partitė e mėsipėrme. Aleanca midis kėtyre partive ishte dhe nė 26 Maj 1996, ishte dhe nė 20 Tetor 1996, por megjithatė pushteti aktual nuk e ndjente vehten tė rrezikuar sa tani. Pėr mė tepėr pushteti shqiptar disa partive qė tani paraqiten si opozitare si republikanėt  dhe ballistėt  nė 26 Maj 1996 u bėri dhe disa tė mira, iu la nė fazėn e balotazhit disa vėnde nė parlament. Ndėrsa politikanėt e tjerė tė opozitės si Kurt Kolėn, Arben Imamin, Skėnder Gjinushin etj i rrahu me kėrbaē dhe kurrkush nuk u shqetėsua as nga opinioni i jashtėm e as nga opinioni i brėndshėm. Partitė e mėsipėrme, pėr pushtetin aktual shqiptar nuk janė tė rrezikshme, sepse ato janė vetėm opozitė juridike. Fuqia e opozitės juridike e shumta eshtė tė bėjė konferenca shtypi, tė bėjė deklarata, tė bėjė artikuj nėpėr gazeta dhe protesta pranė organizmave ndėrkombetare qė pėrfundojnė nė rastin mė fatlum me ndonjė rezolutė dhe asgjė tjetėr.

Opozita reale nė Shqipėri

  Megjithatė pushteti shqiptar ka aktualisht pėrballė edhe njė opozitė tė fuqishme reale. Kėsaj ai i trėmbet shumė. Prandaj ėshtė e para herė brėnda kėtyre pesė vjetėve qė Partisė Demokratike po i rrezikohet seriozisht pushteti. Po cila ėshtė opozita reale e pushtetit aktual shqiptar? Ajo eshtė brėnda dhe jashtė Shqipėrisė.

Populli i mashtruar

Kjo ėshtė opozita reale e brėndėshme. Falimentimi i fondacioneve piramidale dhe varfėrimi i tejskajshėm, e nxorri popullin nė Shqipėri pėr herė tė parė si opozitė reale ndaj pushtetit tė Partisė Demokratike. Kjo ėshtė njė opozitė shumė e rrezikshme. Sepse njė popull i lėnė pa para, i zhgėnjyer dhe i mashtruar, nuk i njeh rregullat e lojės se pluralizmit politik. Ai nuk bėn konferenca shtypi, deklarata dhe protesta. Ngjarjet e ndodhura nė Berat, Lushnjė, Fier, Korēė, Vlorė, Memaliaj etj e provojnė mė sė miri kėtė. Kjo opozitė nuk ka ngjyra politike. Nė tė janė tė gjithė qė nga socialistėt deri tek demokratėt, sepse tė gjithė njė ditė tė bukur mbetėn nė mjerim te plotė, pa para dhe njė pjesė edhe pa shtėpi. Mjerimi dhe zhgėnjimi nuk njeh ngjyra partie. Ai ėshtė i njėjtė dhe ka vetėm njė emėr: Mjerim dhe varfėri. Rrezikshmėria e kėsaj opozite qėndron nė faktin se ajo duke qėnė jashtė ngjyrave partiake, eshtė e vėshtirė tė futet nė kornizat e pambukta tė lojės politike tė pluralizmit politik, ajo nuk kėnaqet me njė kolltuk  qeveritar siē mund tė kėnaqet ndonjė parti, ajo nuk kėnaqet as me ndonjė rezolutė tė Kėshillit tė Evropės apo Parlamentit Europian siē mund tė kėnaqet opozita juridike nė Shqipėri. Pėr opozitėn reale nė Shqipėri kėto nuk mjaftojnė. Kėrkesa e saj eshtė e thjeshtė por ėshtė jetike: “ Ti qeveri mė mashtrove, kur mė the se kėto fondacione janė mrekullia shqiptare, se paratė e tyre janė paratė mė tė pastra dhe unė tė besova. Prandaj gjithė kursimet e mija, tė djemve tė mij nė Itali, Greqi apo Gjermani, i investova nė to, shita shtėpitė dhe paratė e tyre i futa nė kėto fondacione. Ndėrsa njė ditė shpalle falimentimin e tyre dhe mua mė le nė mjerim tė plotė. Prandaj dua paratė e mija sepse mė ke prerė nė besė ”. Pushteti shqiptar qė e ka bėrė shumė tė njohur kanunin e Lekė Dugagjinit e di shumė mirė se cili ėshtė ēmimi i besėprerjes.

Eshtė njė kėrkesė e rrezikshme, qė nuk realizohet me kolltuqe qeveritare, as me premtime politikanėsh, qė nuk qetėsohet me fjalėt e bukura tė Leni Fisherit apo  Zhak Santerit, por eshtė dhe njė kėrkesė qė nuk trėmbet nga policia dhe kėrbaēi. Zhgėnjimi dhe mashtrimi janė mė tė fortė nga shkopi i policit.

Prandaj pushteti aktual shqiptar ėshtė shumė i shqetėsuar dhe i tronditur. Sepse tani ai e di se ndodhet para opozitės reale, e cila deri nė 31 Dhjetor ishte aleate e tij duke i dhėnė dhe fitoren e 20 Tetorit 1996.

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės-opozita reale e jashtme

Edhe kjo ėshtė njė opozitė reale shumė e rrezikshme pėr pushtetin shqiptar. Gjatė kėtyre pesė vjeteve, pushteti shqiptar ka patur nga organizma tė ndryshme ndėrkombėtarė qė nga Kėshilli i Evropės, OSBe-ja, Federata e Helsinikit etj, dhjetra  rezoluta e protesta tė ndryshme. Por nuk ėshtė shqetėsuar shumė. Organizmat e mėsipėrme kanė qėnė opozita juridike e jashtme e pushtetit, fuqia e tė cilave ka qėnė deri nė bėrjen e rezolutave. Ndėrsa pas 26 Majit 1996 e deri tani, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėrbėjnė opozitėn reale tė jashtme tė pushtetit shqiptar. Pushteti shqiptar kėtė e di mirė prandaj dhe ėshtė i shqetėsuar. Pėr atė ėshtė e qartė se nė rastin konkret nuk ka tė bėjė me ndonjė organizėm ndėrkombėtar qė ka nė dorė vetėm ēelsat e kashtės, por ka tė bėjė me NJESHIN e botės nga i cili trėmben dhe i binden edhe fuqi mė tė mėdha dhe mė tė zhvilluara se Shqipėria. Eshtė interesante, por ėshtė shumė reale, se dhe nė rastin e SH.B.A-ve kemi tė bėjmė me njė kalim nga aleati mė i ngushtė i jashtėm nė opozitėn reale me tė egėr tė jashtme. Dhe kjo ndodhi pas 26 Majit tė 1996-ės, kur nga Amerika, pushtetit shqiptar i erdhėn kritika tė ashpra lidhur me zgjedhjet parlamentare. I tronditur dhe i ēoroditur nga katrahura dhe manipulimi kolosal  i 26 Majit, pushteti shqiptar, ndaj kritikave tė Amerikės reagoi njėsoj si ndaj OSBE-sė, duke bėrė gabimin e saj mė fatal. Njėri pas tjetrit disa politikanė amerikanė duke filluar qė nga Timothe Wirthi e duke mbaruar tek Eliot Engell gati sa nuk u shpallėn persona tė padėshirueshėm nga pushteti shqiptar, u shpeshtuan kritikat ndaj vetjakiteteve amerikane nga organet e shtypit proqeveritar. Qė nga ky moment Amerika u shndėrrua nė opozitėn reale tė jashtme tė pushtetit shqiptar.

Po cili ėshtė qėllimi i kėsaj opozite reale tė jashtme? Shtypi dhe politikanėt e partive politike shqiptare, i mėshojnė faktit se Amerika ėshtė e shqetėsuar pėr fatin e demokracisė nė Shqipėri. Gjykim i gabuar ose propagandistik. Amerika u shndrua nė opozitė reale ndaj pushtetit shqiptar, jo pėr faktin  se ėshtė e merakosur pėr fatin e demokracisė nė Shqipėri. Mjafton tė pėrmėndim se para 26 Majit nė Shqipėri janė shkelur me dhjetra herė demokracia dhe tė drejtat e njeriut. Rasti mė flagrant ishte arrestimi i Fatos Nanos dhe dėnimi i tij. Megjithatė, Amerika nuk reagoi ndonjėherė, pėr tė mos thėnė se ishte ambasadori amerikan Raierson nė Korēė ai qė ideoi fushatėn e makartizmit nė Shqipėri, kur deklaroi se pas zgjedhjeve tė 22 Marsit, socialistėve u uronte tė mbeteshin pa punė. Ndėrsa pas 26 Majit pushteti shqiptar dhe lidėrshipi i tij “ u rebeluan ” ndaj Amerikės, u bėne tė “ pa bindur ” dhe filluan tė kėrkojnė aleatė tė tjerė nė Evropė. Dhe pėr ti ndėshkuar “ rebelėt ”, ajo ka dalė nė vėnd tė parė nė kritikat ndaj pushtetit shqiptar, duke ju kėrkuar dhe vėndeve evropiane tė mbajnė qėndrimin e saj. Me kėtė qėndrim, Amerika do qė tju japė dhe njė mėsim dhe partive tė tjera politike nė Shqipėri, i cili mund tė pėrmblidhet nė shprehjen: “ Unė qė ju sjell nė pushtet, unė mund dhe tju heq pėrsėri, kur tregoheni tė pabindur dhe rebelė ”.

Eshtė njė opozitė  e pamėshirshme  nė thelb, po tė kemi parasysh dhe filozofinė e saj, pragmatizmin amerikan. Por qė nė aparencė vepron me maturi dhe shumė diplomaci, me flamurin e mbrojtjes sė demokracisė nė Shqipėri. 

 

Kush do tė fitojė

 Kjo ėshtė tablloja e jetės politike dhe sociale. Por natyrshėm shtrohet pyetja: Kush do tė fitojė? Do tė fitojė opozita juridike apo pėrsėri pushteti aktual do tė dalė fitues? Opozitės juridike nė Shqipėri i duhet tė shndėrrojė nė aleatė tė saj opozitėn reale, popullin e mashtruar dhe Amerikėn. Detyrė e vėshtirė pėrpara partive politike shqiptare tė grumbulluara nė Forumin pėr Demokraci. Atyre u duhet tja mbushin mėndjen popullit se po tė vinė ata nė pushtet, situata do tė ndryshojė. Nė kushtet e zhgėnjimit tė tanishėm kjo detyrė kėrkon mėnēuri tė madhe nga opozita juridike shqiptare. Nė radhė tė parė kėrkon jo vetėm solidarizim, por pėrpunimin e njė alternative mė tė mirė se tė tanishmen. Kjo alternativė pėrmban dy elementė tė rėndėsishėm. E para njė program politik social dhe ekonomik pėr tė kapėrcyer situatėn e tanishme. Pikpamja e shprehur nga disa drejtues tė forumit se ne nuk luftojmė pėr pushtet, prandaj nuk kemi pėrpunuar alternativė, nuk qėndron. Brėnda forumit janė disa parti politike dhe tė gjithė e dinė se ato luftojnė pėr pushtet, qė nė mėnyrė tė natyrshme kėrkon dhe njė alternativė qė ti mbushė mėndjen popullit pėr tu shkuar pas dhe Amerikės pėr tė siguruar  mbėshtetjen e saj. E dyta: Opozitės juridike i duhet dhe lideri i saj. Pushteti aktual e ka njė lider dhe ky ėshtė Berisha. Ndėrsa opozita akoma nuk ka njė lider tė saj. Fatos Nano ėshtė nė burg. Atėhere kush ėshtė lideri i opozitės, Ceka, Mejdani, Kalakula, Gjinushi, Kola? Tė gjithė bashkė nuk mund tė jenė. Lideri ėshtė njė. Opozitės i duhet t’i zgjidhe nė mėnyrė urgjente kėto dy detyra, pėr tu bėrė e besueshme tek opozita reale, populli dhe Amerika.

Por nga ana tjetėr dhe pushteti aktual shqiptar megjithė goditjen qė ka marrė nga opozita reale, veēanėrisht nga populli i zhgėnjyer, nuk po jepet. Ai po pėrdor tė gjitha format pėr tė rezistuar. Por e ka tepėr tė vėshtirė. I duhet tė bindė njė popull tė tėrė, cili kėtė radhė nuk gėnjehet me premtime, por kėrkon paratė e humbura. Por pushteti nuk ka para pėr buxhetin e tij dhe jo ti japė popullit milionat dhe miliardat e dollarėve tė humbura. Por i duhet tė bindė dhe Amerikėn e cila pėrsėri nuk bindet me premtime.

Kush do tė fitojė? Do tė ketė ndonjė fitues nė kėtė luftė tepėr tė vėshtirė politike, apo do tė ketė vetėm humbės?

Akull, kujdes rreshqitje

Edhe kjo mund tė ndodhė. Mund tė ndodhė qė pushteti aktual tė dėshtojė nė pėrpjekjet e tij pėr tė qetėsuar popullin dhe neutralizuar Amerikėn. Kjo ka shumė mundėsi tė ndodhė. Por mund tė ndodhe qė dhe opozita juridike tė mos hartojė dot njė alternativė tė besueshme dhe tė mos e bėjė dot me vehte popullin dhe Amerikėn. Kjo do ta futė vėndin nė njė rrugė pa krye. Nė njė rast tė tillė anarkia dhe kaosi do tė bėjnė ligjin duke i hapur rrugėn destabilizimit tė vėndit. Ky do tė ishte varianti mė tragjik, por nė luftėn politike duhet parashikohen tė gjitha variantet. Prandaj ka nevojė tė hiqet dorė nga slloganet bajate: luftojmė pėr demokracinė etj si kėto. Duke llogaritur dhe variantin mė tragjik, parulla mė e saktė do tė ishte: Luftė pėr ruajtjen e Shqipėrisė. Masat qindra mijėshe tė popullit janė vėrtet tė zhgėnjyer nga pushteti aktual, janė akoma dyshues nga opozita juridike e grumbulluar nė Forumin pėr demokraci, por kanė akoma besim tek politikanėt shqiptarė. Parullat e hedhura gjatė demostratave nė Vlorė, e konfirmojnė mė sė miri njė gjė tė tillė.  

© Copyright