Pasqyra e lendes



Ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė.

Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare

Interpretimet e ngjarjeve

Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare

Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997

Thelbi i revoltave popullore

Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare

Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore

Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj

Klasė politike me mentalitet primitiv

Prognozė politike 1998

Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ?

Naiviteti politik dhe interesat kombėtare
  

Klasė politike me mentalitet primitiv

Propaganda e klasės politike shqiptare, Øsynon t’i mbushė mėndjen opinionit shqiptar dhe atij ndėrkombėtar, se tashmė Shqipėria udhėhiqet dhe drejtohet nga politikanė bashkėkohorė dhe modernė, tė cilėt dallohen pėr njė mentalitet i pėrparuar. Pavarsisht se nė luftėn politike mes partive tė ndyrshme, ata luftojnė me mjete dhe forma tė dala kohe, secili veē e veē kėrkon tė ketė primatin e tė tė qėnurit modern dhe bashkėkohor. Megjithatė depėrtimi nė thelbin e veprimtarisė sė tyre, tė grupacioneve nė veēanti dhe tė tė gjithė klasės politike shqiptare nė terėsi, nuk mund tė mos evidentojė konkluzionin se klasa politike shqiptare, megjithse jeton dhe vepron nė njė shoqėri juridike pluraliste, megjithse i atribuon vehtes merita tė mėdha, ajo vazhdon tė vuajė nga njė mentalitet primitiv. Pasojat e kėtij mentaliteti, i ka vuajtur dhe vazhdon t’i vuajė nė kurriz populli shqiptar. Megjithse politikanėt shqiptarė kanė vite qė nėpėrmjet deklaratave dhe intervistave televizive predikojnė se 50 vjetėt e kaluar tė Shqipėrisė janė njė histori i humbur, se duhet hedhur poshtė 555 vjet mentalitet primitiv, ata janė aktualisht nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, bartėsit mė besnikė tė mentalitetit qė i ka kaluar koha. Analiza e mėposhtme tė jep mundėsinė pėr ta konkretizuar mė tej konkluzionin e mėsipėrm.

Kushdo e ka tė qartė se fjala   “ primitiv ”, parakupton njė mentalitet qė i kaluar koha, qė dėmton ndėrtimin e njė shoqėrie moderne, qė materializohet me reperkusione politike, ekonomike dhe shoqėrore nė gjirin e shoqėrisė shqiptare. 

Ku shfaqet mentaliteti primitiv tek klasa politike shqiptare ?

Mentaliteti i etiketimeve

Njė nga elementet mė negativė qė bėn pjesė nė atė qė duhet konsideruar si mentalitet qė i ka kaluar koha, por qė fatkeqsisht reminishencat e tij vazhdojnė tė ndihen akoma nė veprimtarinė e klasės politike shqiptare, ėshtė mentaliteti i etiketimeve. Gjatė periudhės 1991-1997, opinioni shqiptar ėshtė ushqyer me etiketime nga mė tė ndryshmet ndaj kundėrshtarėve politike dhe ndaj atyre qė kanė folur ndryshe nga pushtetari. Pa mundur ti pėrmėndim tė gjitha sepse do tė na duhej njė libėr i tėrė, le tė pėrmėndim vetėm disa prej tyre. “ Enverist, mega hajdut, sllavokomunist, pro sėrb, progrek, stalinist, mafia e kuqe, etj etj ”. vetėm me njė thirrje tė kujtesės sė tij dhe opinioni shqiptar menjėherė do tė pėrfytyrojė klasėn e tij politike dhe intervistat e politikanėve dhe shtetarėve tė tij, tė cilėt kanė qėnė dhe vazhdojnė tė jenė autorėt e etiketimeve tė mėsipėrme. Nėqoftėse do tė terheqim njė paralele me tė kaluarėn, kushdo e kupton qartė se kemi tė bėjmė me njė mentalitet primitiv tė politikanėve shqiptarė tė tarshėguar nga e kaluara. Nėqoftėse nė tė kaluarėn nė gojėn e shtetarėve gjėndeshin ndaj kundėrshtarėve politike etiketime me peshė emocionale nė popull pėr tu bėrė mė i besueshėm diskutimi i shtetarit dhe mė i besueshėm faji i kundėrshtarit, me pėrjashtim tė ndryshimit tė ngjyrimit politik, e njėjta gjė vazhdoi dhe dhe periudhėn e pluralizmit. Termat “ agjent i imperializmit, agjent i UDB-sė, poliagjent, agjent i sovjetikėve etj ”, janė nga termat mė tė pėrdorura nė tė kaluarėn, pasi ato kishin mė shumė peshė emocionale nė popull

Ndėrsa nė periudhėn 1991-1997, nga klasa politike shqiptare nė luftėn politike me kundėrshtarėt, u pėrdorėn dy lloj etiketimesh. Pėr konsum tė brėndshėm etiketimet “ i shitur tek sėrbėt dhe tek grekėt ”, ndėrsa pėr konsum tė jashtėm “ stalinist, enverist, komunist ortodoks sekretari i partisė, mjeku i Enverit etj ”. Llogaria bėhej shumė saktė. Popullit i thuhej se nuk mund tė pėrkrahen dhe mbėshteten elementė tė tillė, qė gjoja janė shitur tek serbi dhe tek greku. Majėn e tij mė tė lartė ky mentalitet e arriti nė komunikatėn televizive tė fund vitit 1993, ku njė sėrė politikanėsh shqiptarė u akuzuan nėpėrmjet valėve televizive si tė shitur, kuislingė dhe puthadorė tė beogradit dhe tė Athinės. Ndėrsa opinionit tė jashtėm i paraqitej realiteti ndryshe pėr t’i hequr mbėshtetjen ndėrkombėtare, kėsaj apo asaj force politike. Periudha 1991-1996, ėshtė njė dėshmitare e saktė e atyre energjive tė mėdha qė janė harxhuar nga forca tė ndryshme politike, pėr tė hequr etiketimet pėrballė faktorit ndėrkombėtar. Veprimtaria mė e madhe e kėtyre forcave politike nė mardhėniet me jashtė, nuk kanė qėnė problemet e mbarėvejtjes sė Shqipėrisė, por gjetja e rrugėve pėr tė hequr etiketimet e vėna. Ndėrsa pas 29 Qershorit 1997, ka rėnė pėrdorimi i termave “ i shitur, apo agjent i sėrbit dhe grekut ”, ndėrsa vazhdon nė fjalorin e shtetarėve shqiptarė dhe tė politikanėve tė opozitės etiketimi “  nostalgjikėt e diktaturės, stalinistėt etj ”.

Mjaftojnė dy shėmbuj tė thjeshtė pėr tė parė se sa thellė ėshtė rrėnjosur ky mentalitet primitiv nė veprimtarinė e klasės politike shqiptare. Shėmbulli i parė ka tė bėjė me mbylljen e Kongresit tė Partisė Demokratike nė tetor 1997. Nė fjalimin e tij tė mbylljes, Sali Berisha i etiketoi kundėrshtarėt e tij si “ diktaturė kozmopolite ”. Ndėrsa salla e brohoriti  me etiketimin “ poshtė komunizmi ”. Kushdo e di se diktatura kozmopolite eshtė e kundėrta e komunizmit. Shėmbulli i dytė ka tė bėje me aprovimin e ligjit mbi ngritjen e taksave nga ana e parlamentit shqiptar. Partia demokratike votoi kundėr kėtij ligji. Ndėrsa kryeministri shqiptar i sė majtės, votėn kundėr tė Partisė Demokratike, e konsideroi si njė qėndrim majtist. Absurditet qė ka nė themel mentalitetin primitiv.

Teoria e biografive

Pėr kėdo eshtė e qartė se teoria e biografive qė kishte njė pėrhapje tė gjėrė nė mentalitetin e klasės politike shqiptare tė periudhės sė socializmit, pėrbėn njė mentalitet qė i ka kaluar koha, pra primitiv. Megjithatė, kėtė mentalitet e ndeshim dhe sot nė tė gjithė veprimtarinė e klasės politike shqiptare dhe tė propagandės sė saj tė shkruar e tė folur. Njė paralelizėm i thjeshtė do tė i bėjė mė tė qartė tabllonė : Nė kohėn e socializmit pasi drejtuesit e partisė dhe tė pushtetit tė athershėm bėnin ndonjė zbėrthim, nė fund kėrkonin dhe mendimin e masės. Kur dikush qė nuk ishte dakord, bėnte vėrejtje tė argumentuara, drejtuesi i partisė, nė pamundėsi ta kundėrshtonte, kalonte nė “ sulm ” : “ Dėgjo ti, tė njohim ne ty, ke lakra nė kokė ti, prandaj flet kėshtu. ” dhe e neutralizonin me anė tė biografisė. Kalojmė nė kohėn e tanishme. Eshtė po i njėjti mentalitet vetėm me njė ndryshim tė vogėl. Nė tė kaluarėn biografinė ta bėnte vetėm njė parti, ndėrsa sot biografinė ta bėjnė tė gjitha partitė. Provo tė bėsh ndonjė shkrim dhe tė atakosh klasėn politike shqiptare me argumente dhe menjėherė tė nesėrmen nėpėr faqe gazetash apo intervistash televizive, do tė gjesh biografinė : “ Dėgjo ti, tė njohim ne ty, ti kėrkon tė kthesh diktaturėn komuniste, je nostalgjik, je stalinist, ti flet si nė kohėn e Hoxhės etj ” Dhe e neutralizojnė pėr shkak tė biografisė.

Pėrhapsit e habereve

Mentaliteti primitiv, si nė tė kaluarėn dhe sot ka gjetur strehe nė njė fushė tė tillė siē ėshtė politika e kuadrit. Njė vėzhgim i thjeshtė e bėn mė tė prekshėm kėtė mentalitet.  Nė kėtė fushė mentaliteti primitiv, nuk shfaqet me artikuj, diskutime apo intervista televizive, por me pėshpėritje, pėrpunime dhe pėrhapje opinionesh. Realizuesit janė njė grup njerėzish tė afėrm me pushtetarėt e lartė. Ky mentalitet ekzistonte dje, vazhdon tė ekzistojė dhe sot. Paralelja e mėposhtme do tė na i bėje mė tė prekshėm. Kur diskutohej pėr ndonjė kuadėr nė kohėn e socializmit, pėr ta ngritur nė pėrgjegjėsi, nė pamundėsi pėr t’i gjetur ndonjė gjė nė biografi, viheshin nė pėrdorim qehallarėt e pushtetarėve : “ Mirė e ke ti, filani ėshtė i mirė, por ki parasysh se ka njė porosi nga lart pėr ta parė me kujdes kėtė ēėshtje. Vetė shoku Enver e tha kėtė. E kupton tani si ėshtė puna ” E kishte thėnė apo se kishte thėnė shoku Enver, kjo nuk merrej vesh kurrė. Merrej vesh vetėm se ai njeri spostohej. Tė njėjtin mentalitet primitiv e hasim masivisht dhe nė kohėn kur nė Shqipėri drejtonte Berisha, por dhe  aktualisht kur drejton qeveria e koalicionit. Dhe sot kur diskutohet pėr disa njerėz anėtarė tė partive tė koalicionit, dėgjon shpesh herė nė mėnyrė “ konfidenciale ” nga “ pėrhapėsit e habereve ”. “ Mirė e ke ti se filani dhe filani janė shokė tė mirė dhe tė aftė, por duhet tė dish njė gjė se kur ishte Nanua nė Uashington , Olbrajti i tha qė tė bėjė kujdes nė emėrimet  e disa kuadrove, prandaj e kupton se ka ca vėshtirėsi ”. E ka thėnė apo nuk e ka thėnė Olbrajti kjo nuk merret vesh kurrė. Merret vesh vetėm njė gjė, qė njė pjesė njerėzish spostohen.

Mentaliteti i agallėkut

Kushdo qė e njeh sado pak historinė e vjetėr dhe tė re tė Shqipėrisė, e di mirė se nė Shqipėri ka ekzistuar mentaliteti i njė shtrese njerėzish, tė cilėt postet dhe funksionet qė kanė patur i kanė pėrdorur pėr komoditet, pėr interesa pėrsonale, ose siē thotė populli pėr agallėk. Pėr kėtė lloj shtrese parėsore ishte komoditeti i tyre vetjak. Mentaliteti i tyre fillonte dhe mbaronte brėnda katėr mureve tė shtėpisė, ndėrsa posti apo funksioni kishte vlerė vetėm nė funksion tė plotėsimit tė kėrkesave dhe nevojave vetjake.

Fatkeqėsisht ky mentalitet agallėku vazhdon tė ekzistojė dhe sot tek njė pjesė e mirė e klasės politike shqiptare dhe tek njė pjesė e administratės shtetėrore. Le ta ilustrojmė me njė shėmbull aktual : Parlamenti shqiptar ligjėrisht e ka hequr gjėndjen e jashtėzakonshme. Por realisht gjėndja e jashtėzakonshme vazhdon tė ekzistojė nė Shqipėri dhe do tė ekzistojė dhe pėr disa kohė. Tė ringresh dhe tė rindėrtosh njė shtet nga e para, nė kushtet e njė papunsie galopante dhe tė njė varfėrie masive, kjo do tė thotė tė punosh nė kushtet e gjėndjes sė jashtėzakonshme. Pėrballimi i gjėndjes sė jashtėzakonshme, nga administrata shtetėrore, kėrkon angazhim tė jashtėzakonshėm, ashtu siē kėrkon profesionalizėm, kėrkon dhe idealizėm, ashtu siē kėrkon tolerancė politike kėrkon dhe ndjenjė patriotike. Por cili ėshtė realiteti ? Njė vėzhgim i thjeshtė, tė ēon nė pohimin se njė pjesė e mirė e kėsaj administrate shtetėrore preferon komoditetin e posteve, angazhimin normal, pra mentalitetin e agallėkut, tė shprehur nė fjalėt : “ Tani fituam, tani duhet tė gėzojmė pushtetin ”.

Mercenarizmi

Ka ekzistuar dhe vazhdon tė ekzistojė nė Shqipėri, njė shtresė njerėzish, qė jashtė njė karakteri tė qėndrueshėm, jashtė bindjeve politike tė konsoliduara, nė shkėmbim tė posteve apo parave, ka preferuar tu shėrbejė tė gjitha pushteteve. Me e theksuar kjo shtresė ka qėnė nė kohėn kur Shqipėria ka qėnė e pushtuar nga perandoria turke. Ndėrsa nė periudhėn e historisė se re, kjo shtresė filloi tė kristalizohej pas viteve 70-tė, tė konsolidohej nė fazėn e parė tė pluralizmit deri nė ditėt tona. Problemi nuk qėndron tek kjo shtresė nė vetvehte. Problemi qėndron tek preferenca e njė pjese tė mirė tė klasės politike shqiptare pėr tu mbėshtetur tek kjo shtresė, e cila, nga klasa politike kushdo qoftė ajo, nuk kėrkon as dinjitet, as ndershmėri dhe drejtėsi sociale, as zbatim ligjesh, por vetėm poste dhe para nė shkėmbim tė shėrbimeve tė tyre. Pushteti i Partisė Demokratike nė fillimet e tij preferoi tė mbėshtetej tek shtresa mercenare  e pushtetit tė partisė sė punės e cila gjoja duke kuptuar gabimet dhe fajet e partisė sė punės ishte gati t’i shėrbente pushtetit tė ri. Nė shėrbim tė kėsaj, kjo shtresė u la e lirė tė pasurohej.  Por dhe pushteti i koalicionit aktual, nė njė pjesė tė mirė tė tij, nuk bėn gjė tjetėr veēse mbėshtetet tek shtresa mercenare e Partisė Demokratike e cila pėrsėri gjoja duke kuptuar gabimet e Partisė Demokratike ėshtė gati ti shėrbejė pushtetit tė ri. Natyrisht qė nė propagandė problemi nuk del hapur, por fshihet pas termash tė tilla si filozofia e pėrfshirjes, e tolerancės etj.Por djallėzia dhe finesa e propagandės, nuk mund ta fshehė dot realitetin.  Fasada nuk mund tė mbulojė mentalitetin primitiv tė njė pjese tė klasės politike shqiptare dhe afeksionin e saj ndaj mercenarizmit.

.

Tutorėt dhe protektorati

Njė rishikim i shpejtė i historisė 555 vjeēare tė popullit shqiptar, tė evidenton se nė epoka tė ndryshme historike, klasa politike shqiptare apo njė pjesė e konsiderueshme e saj, ka pranuar nė jetėn politike dhe sociale tė vėndit rolin e tutorit, qė nė faza tė caktuara historike ka qėnė njė apo disa fuqi tė mėdha evropiane. Nė shkėmbim tė kėsaj, pėr njė periudhė tė caktuar kohe, kjo klasė politike ka arritur tė ketė primatin nė jetėn politike tė vėndit. Ndėrsa vėndi tė cilit ata i pėrkisnin, nuk ka qėnė veēse njė protektorat veēanėrisht nė mardhėniet ndėrkombėtare. Zėri i kėsaj klase politike nė mardhėniet ndėrkombėtare nuk ka qėnė gjė tjetėr veēse zėri i tutorit tė tyre. I sjellė nė kohėt moderne, njė metalitet i tillė nuk ėshtė ve4se njė mentalitet primitiv tė cilit i ka kaluar koha. Pėrderisa predikohet rendi i ri botėror, atėhere ēdo vėnd nė mardhėniet ndėrkombėtare nuk duhet tė jetė protektorat, por aleat, qė duhet tė ketė zėrin e tij dhe jo zėrin e tutorėve tė tij. Por natyrshėm shtrohet pyetja : A ekziston ky mentalitet i sė kaluarės nė praktikėn e klasės politike shqiptare ? Pėrsėri njė vėzhgim i shpejtė i praktikės sė klasės politike shqiptare, tė ēon nė konkluzionin se raportet reale tė sotme tė kjlasės politike shqiptare nė mardhėniet ndėrkombėtare, nuk janė njė tjetėr veēse mardhėniet e tutorėve me protektoratin, tė veshura me frazeologjinė marramendėse mbi rendin e ri botėror, mbi integrimin e kulturave dhe tė vlerave etj. Zėri real i politikanėve shqiptarė, nuk ėshtė zėri reale dhe nevojat reale tė Shqipėrisė, por zėri i tutorėve tė klasės politike shqiptare. Vetėm dy shėmbuj janė tė mjaftueshėm pėr pohimin e mėsipėrm : I pari : Problemi kombėtar shqiptar nė Kosovė dhe Maqedoni. Asnjėherė politikanėt shqiptarė tė pluralizmit, tė djeshmit dhe tė sotmit, nuk kanė folur pėr kėtė ēėshtje me zėrin  e tyre, por gjithmonė me zėrin e tutorėve tė tyre. Ata nuk kanė qėnė gjė tjetėr veēse altoparlantė tė tutorėve tė tyre. Predikimet e djeshme mbi Shqipėrinė si faktor stabiliteti, mbi hapsirat demokratike, mbi heqjen dorė nga kėrkesat maksimaliste etj, ashtu dhe predikimet e sotme mbi nevojėn e integrimeve ballkanike, mbi komunitetet etnike, mbi filozofine e re politike etj, kanė tė ndryshme propagandėn dhe terminologjinė. Ndėrsa kanė tė pėrbashkėt se ato nuk janė shprehje dhe pasyqrin i gjėndjes reale tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, por pasqyrim i konceptit tė tutorėve ndėrkombėtare, pėr tė cilėt nė ēėshtjen shqiptare mė shumė rėndėsi ka banori se populli, mė shumė rėndėsi ka qytetari se shqiptari. I dyti : Ka tė bėjė me thelbin e zhvillimit ekonomik tė Shqipėrisė. Dhe nė kėtė ēėshtje madhore politikanėt shqiptarė tė pluralizmit, nuk janė gjė tjetėr veēse altoparlantė tė tutorėve tė tyre. Pėrbėn njė fakt tė njohur se shkatėrrimi i Shqipėrisė u realizua nėn maskėn e luftės kundėr komunizmit. Ndėrsa pėr zhvillimin e saj nė kushtet e ekonomisė sė tregut, politikanėve shqiptarė ju caktua detyra e zhvillimit tė njė ekonomie qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse ekonomia e njė protektorati. Dje ish-opozita kritikonte pushtetin e athershėm se po e kthen Shqipėrinė nė njė republikė bananesh, por edhe vija ekonomike e pushtetarėve tė sotėm nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shndrrimi i Shqipėrisė nė njė republikė ullinjsh dhe portokallesh. Kushdo e kupton se me pėrjashtim tė ndryshimit tė emrave “ banane ” dhe “ ullinj e portokalle ”, ēdo gjė tjetėr ėshtė e pėrbashkėt nė vijėn ekonomike tė pushtetit tė djeshėm me kėtė tė sotėm ; Qė tė dy pushtetet si i Berishės dhe i Nanos, nė thelbin e vijės sė tyre ekonomike nuk bėjnė gjė tjetėr veēse realizojnė porositė e tutorėve. Aftėsia  dhe krahasimi midis tyre nuk qėndron se kush nga ata po lufton dhe pėrcakton njė vijė ekonomike qė ta shndrrojė Shqipėrinė nė aleat, por se kush nga ata realizon mė mirė vijėn ekonomike qė tutorėt e huaj i kanė caktuar Shqipėrisė. Berisha dėshtoi dhe prandaj tutorėt e shmangėn. Tani nė provė para tutorėve ėshtė Nano dhe kabineti i tij.

Mentaliteti i parashtruar mė lart, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse mentalitet primitiv, anadollak qė ekziston akoma nė mėndėsitė dhe praktikat e politikanėve shqiptarė.

Populizmi , lėvizjet popullore dhe politika e rrugės

Ka disa kohė qė nė gjuhėn e politikanėve shqiptarė, kanė zėnė vėnd njė sėrė tezash mbi populizmin, duke e trajtuar atė tė rrezikshėm dhe primitiv veēanėrisht pėr Ballkanin dhe vėndet ballkanike. Eshtė arritur deri aty sa tė bėhen dhe dallime midis populizmit pozitiv europian dhe populizmit primitiv ballkanik.

Teza tė tilla veēanėrisht kur dalin nga goja e politikanėve mė tė lartė tė Shqipėrisė, prezupozojnė nevojėn e analizės sė tyre, pėr tė shmangur keqkuptimet, pėr tė shmangur abuzimet, pėr tė shmangur manipulimet pėr interesa partiake dhe pushtetore.

Populizmi dhe lėvizjet popullore

As mė shumė dhe as mė pak, pohimet bėhen pėr tė hedhur poshtė ēdo lėvizje populiste nė Shqipėri, si demode dhe jashtė kohės. Mos pranimi dhe mos pėrdorimi i termit “ Lėvizje popullore ”, pėr tė shkėputur ēdo lidhje me terimnologjinė marksiste, i jep termit “ populizėm ”, njė pėrmbajtje tė gjėrė. Qė ka nė praktikėn e luftės politike nė Shqipėri elementė tė populizmit primitiv, kjo ėshtė mė sė e vėrtetė : Por pėrgjithėsimi deri nė absurditet me pohimin “ tė hedhim poshtė populizmin ”, ėshtė historikisht i padrejtė, politikisht i gabuar dhe teorikisht jo shkencor. Pėr ilustrim, pa u larguar shumė nė kohė, do tė evidentojmė dy shėmbuj. I pari ka tė bėjė me demostratat e studentėve nė dhjetor 1990, qu u kurorėzuan me themelimin e Partisė Demokratike. Eshtė e vėshtirė qė tė gjėndet dikush nga klasa politike shqiptare dhe ta konsiderojė populizėm primitiv. Shėmbulli i dytė janė revoltat popullore dhe kryengritja e armatosur e marsit 1997, si rezultat i tė cilit erdhi nė pushtet koalicioni i sotėm qeveritar. Pėrsėri ėshtė e veshtirė qė tė gjėndet dikush nga klasa politike shqiptare veēanėrisht nga ajo qė ėshtė nė pushtet qė ta konsiderojė kėtė Lėvizje si populizėm primitiv. Atėherė kė quajnė populizėm primitiv politikanėt shqiptarė ?

Servilizmi politik dhe e vėrteta historike

Momenti i dytė i rėndėsishėm ėshtė pohimi pėr populizmin evropian qė ėshtė i mirė dhe pėr populizmin ballkanik qė ėshtė primitiv. A kemi tė bėjmė me njė pohim real apo kemi tė bėjmė me njė servilizėm politik, tė cilin kėto vitet e fundit po e ndeshim shumė nė terminologjinė e politikanėve shqiptarė ? Njė vėshtrim i shpejtė i historisė sė Evropės  dėshmon pėr tė kundėrtėn e tezave tė politikanėve shqiptarė. Formėn mė tė shėmtuar tė populizmit, mė primitive tė tij e ndeshin nė Evropėn Perėndimore dhe jo nė Ballkan. Fashizmi italian dhe nazizmi gjerman janė shėmbujt mė tipikė tė populizmit primitiv. Dhe forma mė konkrete e kėtij populizmi ishte politika e rrugės. Gebelsi nė librin e tij “ Jeta ime nė Mynih ” e pohon shumė qartė filozofinė primitive populiste tė partisė sė tij kur thoshte se “ Kush ka nė dorė rrugėn, ka nė dorė pushtetin ”.  Mbi kėtė bazė tė pohosh se populizmi evropian ėshtė i mirė, ndėrsa ai ballkanik ėshtė primitiv dhe duhet hedhur poshtė, e pakta kjo do tė thotė servilizėm politik.

Pohimi i mėsipėrm i shtetarėve shqiptarė, i vė ata nė njė pozitė tė palakmuar dhe nė luftėn politike me opozitėn veēanėrisht partinė demokratike. Dihet se Partia demokratike qysh nė shtator 1991, nė Kongresin e saj tė parė, e pėrcaktoi politikėn e rrugės si kredon e saj politike. Pėrpjekjet e Preē Zogajt nė kėtė kongres nė favor tė dialogut nuk patėn sukses. Kredua politike e Partisė Demokratike siē shihet nuk ėshtė ballkanike por njė pėrvojė evropiane, bile pėrvojė e dy nga vėndet mė tė fuqishme tė evropės, Gjermanisė dhe Italisė. Pėr analogji pohimi se populizmi evropian ėshtė i mirė, do tė thotė se dhe populizmi i P.D-sė, si kopjim i kėtij populizmi ėshtė i mirė. Atėhere cili lloj populizmi nė Shqipėri ėshtė primitiv qė duhet hedhur poshtė ?

© Copyright