Pasqyra e lendes



Ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė.

Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare

Interpretimet e ngjarjeve

Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare

Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997

Thelbi i revoltave popullore

Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare

Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore

Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj

Klasė politike me mentalitet primitiv

Prognozė politike 1998

Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ?

Naiviteti politik dhe interesat kombėtare
  

Thelbi i revoltave popullore

Revolta popullore qė shpėrtheu nė Shqipėri, prapa interpretimeve dhe kualifikimeve tė pushtetit shqiptar, tė opozitės shqiptare dhe tė propagandės euroamerikane, prapa parullave qė u hodhėn dhe manipulimeve qė u bėnė nga forca te ndryshme politike pėr elektorat, e zhveshur nga preteksti pėr tė cilin shpėrtheu, ka thelbin e saj real. Pėrkrahja qė ju dha asaj nga zona tė ndryshme tė vėndit, pjesmarrja nė Vlorė e pėrfaqėsuesve tė Shkodrės, Lezhės, Mirditės apo Matit, i jep asaj domethėnie shumė mė tė gjėrė dhe mė tė thellė se dhe pėrmbajtja mė e gjerė e dhėnė nga politika dhe propaganda pozitive shqiptare apo e huaj.

 

Lėvizje pėr dinjitet kombėtar

  Analiza dhe studimi i morisė sė shkrimeve, deklaratave dhe intervistave, tė dhjetra dhe qindra interpretimeve tė dhėna nga shqiptarė dhe tė huaj, analiza e thelbit tė lėvizjes popullore jashtė skemave dhe preferencave partiake apo luftės pėr pushtet dhe pėr zona influence, nė mėnyrė tė natyrshme tė nxjerr nė njė konkluzion tė rėndėsishėm nė formė pyetjeje: Cili ėshtė thelbi i kėtyre revoltave apo i kėtij “ revolucioni tė vonuar demokratik ” siē e quan Rexhep Qosja, apo i kėsaj “ kryengritje popullore ” siē e quan Dritėro Agolli. Revoltat popullore nė Shqipėri, rastėsisht filluan nė Jug, rastėsisht nisėn me shėmbjen e fondacioneve piramidale. Por domosdoshmėrisht ato u pėrhapėn nė tė tėrė Shqipėrinė, domosdoshmėrisht ato do tė fillonin njė ditė. Shėmbja e fondacioneve piramidale nuk ishe shkaku i saj, nė tė kundėrtėn ishte preteksti i saj. Ngjarjet nė Shqipėri nuk patėn nė thelbin e tyre luftėn pėr pushtet, nuk patėn nė thelbin e tyre kthimin e parave tė humbura, nuk patėn nė thelbin e tyre programin e asnjė partie politike shqiptare tė majtė apo tė djathtė. Pėrse? Sepse nė thelbin e tyre ato ishin njė Lėvizje e fuqishme pė dinjitet kombėtar, nė thelbin e tyre ato ishin patriotike kombėtare. Thelbi i tyre nuk ėshtė gjė tjetėr veēse lufta e atdhetarizmit shqiptar qė po rilind me kozmopolitizmin e partive politike shqiptare. Per ta kuptuar me mire pohimin e mesiperm, eshte e domosdoshme permbledhja e asaj qe u quajt demokraci ne Shqiperi ne vitet 1992  1997. Elementet e kesaj demokracie, te cilat populli shqiptar i vuajti ne kurrizin e tij jane :

Demokracia e poshtėrimit. Asnjėherė populli shqiptar gjatė gjithė historisė sė tij nuk ka qėnė mė i poshtėruar nga propaganda e tė huajve, se sa gjatė periudhės 1992-1997. Me dhjetra filma, libra, reportazhe, komente fyese e denigruese jane pėrhapur nė Europė, ndėrsa klasa politike shqiptare, kėtė qėndrim shovinist dhe racist e paraqiste si shprehje tė lirisė sė individit.

Demokracia e pėrdhunimit tė historisė. Asnjėherė popullit shqiptar nuk i ėshtė pėrdhunuar historia kombėtare mė shumė se sa nė periudhėn 1992-1997, kur nga politika zyrtare shqiptare,  periudha historike 1945-1991, u quajt dhe u konsiderua as mė shumė dhe as mė pak si njė histori e humbur. Gjatė kėsaj periudhe populli shqiptar u bė objekt pėrbuzjeje dhe racizmi i mjaft krijimeve kulturore dhe artistike tė tė huajve. Filma tė tillė si “ Lamerika ”, “ Ata vinin nga malet me borė ”, romane si “ Kameleoni ”, dhjetra emisione televizive qė fillonin dhe mbaronin me nga njė xhami, nuk ishin gjė tjetėr veēse njė shovinizėm i kulluar “ demokratik ”, i bekuar nga politika zyrtare e shtetit shqiptar. Nėn maskėn e luftės kundėr komunizmit, klasa politike shqiptare nė fakt i bėri gjyqin dhe pėrdhunoi racėn shqiptare.

Demokracia e shkatėrrimit tė shtetit. Klasa politike shqiptare, qė pretendonte se do ta shkatėrronte komunizmin nė Shqipėri, nė fakt realizoi njė gjė tjetėr shumė makabre. Ajo arriti tė shkatėrronte vetė shtetin shqiptar. Nė ngjarjet e pranverės 1997, gjatė kryengritjes  popullore, praktikisht shteti shqiptar pushoi se ekzistuari dhe Shqipėria u rikthye realisht nė vitin 1913, kur pėr tė mbajtur gjallė shtetin njė vjeēar shqiptar, nė Shqipėri u vendosėn forcat shumė kombėshe.

Demokracia e pabesisė. Klasa e sotme politike shqiptare ėshtė e vetmja klasė politike nė gjithė historinė e shtetit shqiptar, qė nė themel tė veprimtarisė se saj nuk vuri asnjė ligj juridik apo kod moral, por vetėm pabesinė.

Demokracia e parave tė pista. Nė marrdhėniet me popullin qė i pėrkiste, klasa politike shqiptare e periudhės 1992-1997, bėri njė krim tė pashėmbullt. Nė vėnd tė ndėrtonte ekonominė reale tė tregut dhe kapitalizmin e punės sė ndershme, ajo punoi me tė gjitha forcat pėr tė ndėrtuar “ njeriun e zi ”, qė jeton si parazit, pa punuar vetėm me pėrqindjet e fajdeve tė fondacioneve tė piramidale. Duke i hequr popullit shqiptar tė drejtėn pėr tė punuar, kjo klasė politike, realisht projektoi vdekjen e popullit qė i pėrkiste.

Demokracia e hajdutėve dhe mashtruesve. Eshtė e vetmja periudhe nė historinė e popullit shqiptar, ku hajdutėt dhe mashtruesit nuk jetojnė vetėm nė gjirin e shoqėrisė si ēdo shtresė shoqėrore, por arrijnė tė bėhen sunduesit e shoqėrisė.

Demokracinė e mėsipėrme e provoi nė kurriz gjithė populli shqiptar, pavarėsisht nga bindjet politike dhe pėrkatėsitė partiake. Kjo ishte pikėnisja e asaj lėvizjeje tė fuqishme popullore qė do t’i bashkonte tė gjithė shqiptarėt nė njė front tė pėrbashkėt. Konkluzioni i mėsipėrm rrjedh nė mėnyre logjike nga analiza e disa dukurive tė pavėna nė dukje nga politologjia dhe publicistika shqiptare dhe e huaj deri mė sot. Evidentimi i tyre, e bėn tė plotė dhe tė argumentuar konkluzionin sipas tė cilit ngjarjet nė Shqipėri janė njė Lėvizje e fuqishme kombėtare.

Sė pari: Nė lėvizjen popullore qė shpėrtheu nė Shqipėri, morėn pjesė shtresa popullsie me pikpamje politike tė ndryshme. Pėr herė tė parė nė periudhėn e pluralizmit u gjėndėn tė bashkuar nė njė front tė vetėm, njerėz me pikpamje socialiste, demokratike, monarkiste, social-demokrate, republikaniste etj. Tė gjithė ata u ngritėn realisht mbi programet e partive politike qė u pėrkisnin apo qė pėlqenin. Kjo dukuri u pasqyrua mė vonė edhe nė organizmat udhėheqėse tė lėvizjes popullore qė u quajtėn Komitetet e Shpėtimit Publik. Mjafton tė pėrmėndim vetėm njė fakt; kryetari i Komitetit tė Shpetimit Publik tė qytetit tė Beratit, u caktua njė nga themeluesit e Partisė Demokratike shqiptare nė kėtė qytet.

Eshtė njė fakt i pranuar nga tė gjithė qė njohin historinė e lėvizjeve popullore se bashkimi nė njė lėvizje i shtresave me pikpamje politike dhe ideologjike tė ndryshme, ėshtė elementi i parė dhe qėnėsor i njė Lėvizjeje thellėsisht kombėtare.

Sė dyti: Armatosja e gjithė popullit qė u ngrit nė revoltė, eshtė njė element tjetėr qė flet pėr njė lėvizje atdhetare me karakter thellėsisht kombėtar. Partitė politike nė Shqipėri tė ish-opozitės duke filluar qė nga Partia Socialiste dhe duke mbaruar tek partia e Aleancės Demokratike, janė tė gjitha parti qė kanė nė programet e tyre dialogun dhe rrugėn paqėsore. Ato janė tė paafta tė rrėmbejnė armėt, tė cilave u frikėsohen shumė. Vetėm  njė Lėvizje kombėtare jashtė kornizave tė kozmopolitizmit tė partive politike shqiptare ėshtė nė gjėndje tė armatoset dhe t’i mbrojė kėrkesat e saj me armė.

Sė treti: Kalimi masiv i ushtrisė dhe i policisė nė anėn e popullit tė revoltuar pėrbėn elementin e tretė qė i jep Lėvizjes qė shpėrtheu nė Shqipėri, njė karakter thellėsisht kombėtar. Asnjėherė ushtria dhe policia nuk kalon masivisht nė anėn e kėsaj apo asaj partie politike nė njė vėnd ku ka me dhjetra parti politike. Kur ushtria dhe policia kalon masivisht nė anėn e njė lėvizjeje, kjo do tė thotė se kjo lėvizje ka karakter thellėsisht kombėtar dhe patriotik. Shumė analistė shqiptarė dhe tė huaj e kanė shpjeguar kalimin masiv tė ushtrisė nė anėn e kryengritjes me faktin se midis pjestarėve tė ushtrisė kishte njerėz qė kishin humbur paratė. Disa tė tjerė e kanė shpjeguar me faktin se ushtria dhe policia shqiptare ishin tė papėrgatitura. Janė tė gjitha interpretime ose naive ose qėllimkeqe, qė me dashje apo padashje duan tė mbulojnė shkakun e vėrtetė tė ndodhisė. Ushtria dhe policia, kaluan nė anėn e popullit jo sepse kishin humbur paratė, jo sepse ishin tė papėrgatitur, por sepse e ndienė se  kishin tė bėnin me njė lėvizje qė nuk luftonte pėr pushtet, poste dhe privilegje, por vetėm pėr dinjitet kombėtar. Para ushtrise shqiptare u shtrua dilema : Tė mbronte ata qė e kishin urdheruar por qė ishin te korruptuar, qė patriotizmi  i tyre fillonte e mbaronte tek kolltuku qeveritar, apo tė kalonte nė anėn e tyre  qė ishin te revoltuar, tė varfėruar, por qe patriotizmi i tyre fillonte tek pragu i shtėpisė dhe mbaronte nė cepin mė tė larget te trojeve shqiptare? Dhe ushtria shqiptare nė pėrgjithėsi e zgjidhi dilemėn shumė mire. Ajo kaloi ne anėn e popullit. Me kėtė akt, ushtria dhe policia shqiptare treguan njė akt te madh patriotizmi, treguan se dhe ato kerkojnė dinjitet kombetar. Eshte kjo arsyeja qe ish-pushteti shqiptar, kur pa se shumica e ushtrise nuk ju bind urdherave te tij, u hakmorr ndaj saj nė mėnyre tė egėr dhe  barbare. Me anėn e militantėve te tij, ai e ndėshkoi mos bindjen e ushtrise, duke shkatėrruar ne mėnyrė makabre bazėn materiale dhe logjistike te saj. Analizat qė janė bėrė dhe vazhdojnė tė bėhen nė Shqipėri pėr kėtė ēėshtje madhore, dėshmojnė se shkatėrrimet e ushtrisė ndodhėn masivisht pasi nė Shqipėri ishte krijuar “ »Qeveria e Pajtimit Kombėtar» ”, dhe veēanėrisht nė disa zona tė cilat nuk ishin prekur masivisht nga revolta popullore si nė disa rajone tė veriut dhe disa rajone tė Shqipėrisė sė mesme.

Se katerti: Sistemi i meparshem ne Shqiperi ishte nje sistem nacional -komunist. Partite politike shqiptare te pluralizmit veēanerisht pushteti shqiptar, nga trashegimia e se kaluares, hodhi poshte nacionalizmin dhe mbajti gjalle vetem praktikat me te keqia te organizmit shteteror, si eliminimin e kundershtareve politike, teorine e biografive,  persekutimin e atyre qe flisnin ndryshe, ngritjen ne sistem te korrupsionit duke e shndruar Shqiperine ne nje diktature kozmopolite te tipit latino-amerikan. Levizja kombetare qe ka shperthyer ne mbare Shqiperine, synon te beje te kunderten. Ajo nuk eshte komuniste, siē e etiketon  propaganda e pushtetit shqiptar , as staliniste dhe mafioze siē ka filluar ta etiketojė dhe cilėsojė nje pjese e propagandės perėndimore. Nė tė kundėrtėn, ajo ėshtė idealiste dhe romantike. Synimi i saj ėshtė qė nga e kaluara tė trashėgojė atė qė u hodh poshte gjate periudhes 1992-1996, dinjitetin kombėtar dhe tė hedhė poshtė tė gjitha tė kėqiat e sė kaluarės tė manifestuara  dhe te trupėzuara tek klasa politike shqiptare, veēanėrisht tek pushteti shqiptar. Kėtė e shprehu shumė qartė njė nga drejtuesit e manifestuesve gjatė njė interviste tė dhėnė seksionit shqip tė BBC. Pyetjes se gazetarit se cili ėshtė qėllimi i revoltės popullore, ai ju pėrgjegj: “ Ne luftojmė qė tė fillojmė njė epokė tė re, nė tė cilėn tė rrojmė me dinjitet ”.

Sė pesti: Karakteri idealist dhe  patriotik i Lėvizjes popullore shqiptare, evidentohet qartė nėqoftėse mbajmė parasysh dhe njė element tė rėndėsishėm  tė propagandės zyrtare shqiptare dhe asaj tė huaj. Pėrbėn njė fakt tashmė tė njohur se ish-pushteti shqiptar e njohu shpejt thelbin e revoltave popullore nė Shqipėri. Prandaj ai u trėmb shumė dhe bėri tė gjitha pėrpjekjet pėr ta mbytur nė gjak kėtė lėvizje. Diktatura kozmopolite gjithmonė trėmbet nga Lėvizja kombėtare. Ngjyrė politike kanė partitė e ndryshme, populli nuk ka ngjyrė politike, ai ka vetėm njė ngjyrė, pėrkatėsinė kombėtare. Nė pamundėsi ta mbyste nė gjak kėtė lėvizje, propaganda zyrtare shqiptare ndėrmori fushatėn e diskreditimit tė saj. Emėrtimet qė ajo filloi tė pėrdorė si “ stalinist, trockist, teori leniniste e marrjes sė pushtetit, banditė, kriminelė etj ” tė cilėt sot janė me peshė emocionale negative, synonin t’i hiqnin kėsaj lėvizje mbėshetjen gjithė popullore.

Evolucioni i propagandės euroamerikane

 Ndėrsa nė propagandėn euroamerikane, qėndrimi ndaj lėvizjes popullore shqiptare kaloi nėpėr dy faza. Nė fillim shumica dėrrmuese e mediave perėndimore me anėn e gazetarėve tė dėrguar nė Shqipėri, i mbėshtetėn revoltat popullore nė mėnyrė tė plotė dhe tė tėrėsishme. Nė analizat dhe komentet e tyre, ato flisnin me termin “ popull kryengritės apo popull i armatosur ”. Nė njė nga shkrimet analitikė tė botuar nė fillim tė muajit Mars 1997 ne gazetėn e madhe gjermane “ Die Welt ” midis tė tjerash theksohej se “ Vlora nuk teston vetėm Shqipėrinė, por gjithė Ballkanin ”. Mė vonė, pasi u njohėn me thelbin kombėtar tė Lėvizjes popullore, njė pjesė e kėtyre mediave, veēanėrisht ato proqeveritare nė shkrimet e tyre termin “ popull kryengritės apo popull i armatosur ” e zėvėndėsuan me termat “ rebelė, ish-komunistė, mafiozė, terroristė etj ”. Kushdo qė i ka studjuar apo qė i njeh sadopak lėvizjet kombėtare qė ekzistojnė sot nė botė, e di shumė mirė se ndaj tyre termat “ rebelė, mafiozė apo terroristė ”, janė ndėr mė  tė preferuarit  e propagandės perėndimore.

© Copyright