Pasqyra e lendes



Ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė.

Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare

Interpretimet e ngjarjeve

Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare

Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997

Thelbi i revoltave popullore

Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare

Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore

Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj

Klasė politike me mentalitet primitiv

Prognozė politike 1998

Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ?

Naiviteti politik dhe interesat kombėtare
  

Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997

(Prill 1997)

Revolta popullore qė shpėrtheu nė Shqipėri nė fillim tė muajit Mars 1997, ka vėnė nė lėvizje tė gjithė jetėn politike dhe propagandistike shqiptare qė nga Prishtina deri nė Sarandė. Janė me qindra dhe mijra komente, informacione, analiza, gjykime pėr kėto ngjarje. Rrallė herė jeta politike dhe propagandistike shqiptare ėshtė shfaqur kaq hapur, kaq lakuriq sa kėtė herė.

Por dhe rrallė herė janė shfaqur disa dukuri trishtuese tė jetės politike shqiptare se sa kėtė herė.Kėto dukuri janė tė shumta, por do tė evidentojmė disa prej tyre.

 

Krahinarizmi primitiv nė pluralizėm

  Krahinarizmi pėrbėn njė ndėr tiparet kryesore tė politikės dhe propagandės shqiptare tė kėsaj periudhe. Shumica e politikės dhe propagandės sė Kosovės e ka shfaqur kėtė tipar me hapur se kurrė. Njė analizė e shkrimeve dhe deklaratave tė mjaft politikanėve dhe gazetarėve nga Kosova, gjatė kėsaj periudhe janė rreshtuar pėrkrah Berishės dhe grupit tė tij. Cila ėshtė arsyeja ? Po tė lexosh shkrimet dhe deklaratat e tyre, nuk gjen asnjė arsye politike, ideologjike apo nacionale. E vetmja arsye pėr ata ėshtė fakti se Berisha ėshtė nga veriu, ata qė u revoltuan ndaj tij janė nga jugu. Prandaj Berisha duhet mbrojtur, duhet pėrkrahur, se ai ėshtė nga krahina jonė, tė tjerėt janė nga krahina tė tjera prandaj janė armiq. Kėtė vijė sjelljeje e gjen tek deklaratat, shkrimet, analizat e shumė politikanėve, gazetarėve dhe analistėve politike nė Kosovė

Shkrimet e kėsaj periudhe treguan veēanėrisht nė Kosovė se ndjenja e krahinizmit ėshtė shumė mė e fuqishme se bindjet politike. Fakt i qartė pėr pohimin e mėsipėrm eshtė kundėrvėnia e politikės dhe propagandės sė Kosovės dhe ndaj vijės politike tė Ibrahim Rugovės. Eshtė tashmė e njohur se Rugova ndaj ngjarjeve nė Shqipėri bėri njė veprim tė mėnēur politik. Ai jo vetėm qė u distancua nga Berisha duke kėrkuar krijimin e njė qeverie koalicioni dhe zgjedhje tė parakohshme, por shkoi dhe mė tej duke e ftuar Berishėn tė jepte dorėheqje. Me kėtė veprim Rugova doli hapur si zėdhėnės i qėndrimeve tė Amerikės. Megjithkėtė, mjaft analistė, publicistė dhe politikanė antarė tė partisė sė Rugovės apo aleatė tė tij, dolėn hapur nė mbrojtje tė Berishės dhe ju kundėrvunė Kryetarit tė tyre. Nuk ishin bindjet politike qė sollėn kėtė qėndrim, nuk ishte meraku i Kosovės, por ishte thjesht « kushtrimi i tė parėve », ishte ndjenja e krahinizmit primitiv ajo qė doli lakuriq nė qėndrimin e tyre. Mentaliteti i fisit, i bajrakut, i qehajait apo kajmekamit ėshtė i tillė ; ai nuk e kapėrcen dot kufirin e fisit apo tė bajrakut. Megjithse jeton nė fundin  e shekullit tė 20-tė, megjithse hiqen modernė demokratė e bashkėkohorė, njerėz tė tillė nė thelbin e tyre, jetojnė me mėndėsitė e shekullit tė 19-tė. Tė gjithė ata qė ngrihen kundėr tė parit tė fisit apo tė bajrakut tė tyre, pėr ata janė armiq, tradhėtarė, qė duhen ndėshkuar dhe dėnuar.

Tezat greke si mjet propagande

   Nė shumicėn e propagandės nė Kosovė ndaj ngjarjeve nė Shqipėri dhe veēanėrisht ndaj Kryengritjes, vihet re njė element shumė i « ēuditshėm ». Kjo propagandė i ka sulmuar dhe vazhdojė t’i sulmojė me tėrbim kėtė ngjarje me lloj lloj emėrtimesh nga mė tė neveritshmet. Por ajo qė bie mė shumė nė sy ėshtė fakti se me dashje apo pa dashje kjo nė thelbin e saj nuk ėshtė gjė tjetėr veēse jehonė e tezave greke. Cili ėshtė thelbi i kėsaj propagande ? Ja disa pohime : « Jugun e kanė marrė grekėt. Ata qė janė ngritur kundėr Berishės janė grekė, nė Vlorė luftojnė grekėt, nė Tepelenė pėrsėri janė grekėt. Tė gjithė ata qė janė nga jugu si Fatos Nano, Fatos Lubonja, etj janė grekė » etj, pohime  si kėto. Le tė prekim shkarazi dhe tezat shoviniste greke.Sipas kėtyre tezave nė Shqipėri  jetojnė me shumė se 400 mijė grekė. Pra gati tė gjithė shqiptarėt tė besimit ortodoks sipas shovinizmit grek, janė grekėr. Kjo tezė qindravjeēare greke, qė barazon besimin fetar me kombėsinė, asnjėherė nuk ka zėnė vėnd nė Shqipėri, veēanėrisht tek shqiptarėt e besimit ortodoks. Rilindasit dhe patriotėt e mėdhenj si Naun Veqilharxhi, Thimi Mitko, Jani Vreto, Petro Luarasi, Parashqevi Qiriazi, Thanas Tashko, Koto Hoxhi, Papa Kristo Negovani, Spiro Bellkameni, Mihal Grameno, Themistokli Gėrmenji, etj shqiptarė tė besimit ortodoks, historia e Shqipėrisė i njeh nga figurat mė tė shquara atdhetare tė saj qė i bėnė ballė shovinizmit grek duke dhenė dhe jetėn e tyre pėr rilindjen e Shqipėrisė. Por pati dhe disa si Kristaq dhe Jorgji Zografos apo Spiro Milo,  qė u bėnė mbėshtetėsit dhe pėrhapėsit e tezave shoviniste greke se e gjithė Shqipėria e jugut ėshtė greke, se tė gjithė shqiptarėt e besimit ortodoks janė grekė etj. Historia shqiptare kėta i ka stigmatizuar si tradhėtare dhe shėrbėtore tė shovinizmit grek. Sot pas 80 vjetėsh pėrsėri tezat shoviniste greke i mbrojnė qarqe ultra nacionaliste greke. Por me e ēuditshmja dhe mė e habitshmja eshtė se sot kėto qarqe shoviniste kanė gjetur pėrkrahės tė tyre nė Shqipėri, kanė gjetur « Kristaq dhe Jorgji Zografos ». E veēanta eshtė se kėta pėrkrahės dhe mbėshtetės tė tezave greke, sot janė nga Prishtina. E veēanta tjetėr ėshtė se ata sot nuk quhen « Kristaq apo Jorgji », por quhen Teki, Gani, Abdi, Xhaferr, Rrahman, Adem, Bajram, Mehmet etj

 

Vėllezrit serbė dhe armiqtė shqiptarė

Nė qėndrimin e njė pjesė tė politikės dhe propagandės nga Kosova pėr ngjarjet nė Shqipėri, vihet re dhe njė dukuri tjetėr. Nė propagandėn e tyre, tė gjithė e pranojnė se Kosova ėshtė e pushtuar nga Serbia. Tė gjithė ata nė teori e pranojnė se platforma serbe ndaj Kosovės eshtė e njėjtė  si pėr nacional-komunistėt e tipit tė Milosheviēit ashtu dhe pėr nacional socialistėt e tipit tė Drashkoviēit. Ashtu siē pranojnė nė teori se pa ndihmėn e popullit shqiptar nė Shqipėri, nuk e zgjidhin dot ēėshtjen e tyre, se shqiptarėt e Shqipėrisė janė vėllezėr etj. Por le tė shikojmė praktikėn. Ajo flet ndryshe, bile kthehet kokė poshtė. Nė praktikė armiqtė serbė bėhen « vėllezėr », ndėrsa vėllezėrit shqiptarė bėhen « armiq ». Ja disa fakte : Egėrsia e shkrimeve ndaj ngjarjeve nė Shqipėri dhe veēanėrisht ndaj kryengritjes, ua kalon disa fish shkrimeve qė botohen ndaj dhunės serbe. Nė kohėn e demostratave nė Beograd tė drejtuara nga ēetniku Drashkoviē, politika dhe propaganda nė Kosovė demostruesit i bėri heronj, bile u dėrgoi dhe telegrame urimi. Megjithse tė gjithė e dinin se Drashkoviēi ndryshon nga Milosheviēi vetėm nga kostumi dhe asgjė tjetėr. Ndėrsa pėr revoltėn nė Shqipėri, po tė njėjtėt njerėz, ndaj protestuesve shqiptarė dėrguan vetėm mallkime, vetėm sharje, vetėm kėrcėnime, nxorrėn nga arsenali i tyre sharjet mė tė neveritshme. Njėri prej tyre  dhe ndėr mė tė njohurit, nė njė nga intervistat e tij, serbėt i quajti « vėllezėr », ndėrsa shqiptarėt qė bėnė kryengritje, i quajti armiq dhe kėrkoi qė mbi ta tė ushtrohej dhuna e egėr e shtetit.

 

Pėrse gjithė kjo urrejtje ?

Me tė drejtė lind pyetja : Pėrse gjithė kjo egėrsi ndaj revoltės nė Shqipėri ? Thjesht pėr krahinarizėm ? Siē duket ekziston njė shkak mė i thellė. Revolta nė Shqipėri qė nxorri nė shesh gjithė kalbėsirėn dhe shėmtinė e pushtetit shqiptar, qė nxorri nė shesh gjithė mashtrimin kolosal pesėvjeēar tė fshehur pas fjalės demokraci, i tmerroi politikėn dhe propagandėn nė Kosovė. Mashtrim dhe shėmti nė periudhėn 1991-1997,  nuk kishte patur vetėm nė Shqipėri, por dhe nė Kosovė. Politikės dhe propagandės nė Kosovė, duke parė revoltat dhe kryengritjen e popullit shqiptar, pyetja e parė qė i erdhi nė mėnd, ishte : « Po sikur dhe tek ne nė Kosovė, populli tė ngrihet siē u ngrit nė Shqipėri, ku do tė shkojmė ne, ku do tė shkojnė mashtrimet tona, shėmtia jone. Dhe ne do tė pėsojmė fatin e pushtetit nė Shqipėri bile mė keq, se ne jemi dhe kolaboracioniste me serbėt. Prandaj me ēdo kusht tė parandalojmė kėtė gjė » Analiza e e botuar nė gazetėn gjermane « Die Welte »  e pėrkthyer dhe e botuar nga Jusuf Buxhovi nė Rilindje me titull : « Vlora nuk teston vetėm Shqipėrinė por tėrė Ballkanin », ishte njė kėmbanė e fuqishme alarmi pėr kėtė shtresė. Prandaj njė pjesė e tyre u shkėput nga pushteti shqiptar duke mbajtur qėndrim kritik ndaj tij, ndėrsa mė fanatikėt u hodhėn nė sulm pėr ta paraqitur revoltėn popullore si antishqiptare. Me kėtė spiegohet dhe ai sulm i egėr kundėr Rexhep Qosjes, qė ngjarjet nė Shqipėri i konsideroi me tė drejtė si Revolucion demokratik. Kėtė shtresė e tmerron fjala revolucion, fjala kryengritje, e lė pa gjumė, prandaj dhe ajo ėshtė e pamėshirshme ndaj revolucionit dhe kryengritjes.  Nė pamundėsi ta shuajė atė qysh nė lindje, ajo bėn ēmos qė  tė mos pėrhapet, bėn ēmos qė atė ta diskreditojė, ta paraqesė nė sytė e opinionit ashtu siē nuk ėshtė.

 

 

Interpretimet e tė huajve

a-Interpretimet e shtypit dhe mediave televizive

Nė shumicėn dėrrmuese shtypi  dhe mediat kryesore tė huaja i mbėshtetėn nė fazėn e parė revoltat dhe rebelimin e popullit tė armatosur. Nė kėtė fazė, nė kundėrshtim me propagandėn zyrtare tė Shqiperisė, asnjėherė propaganda euroamerikane, kryengritėsit nuk i quajti banditė apo kriminelė. Termi mė i pėrhapur nė shkrimet dhe komentet e tyre ishte termi “ kryengritje popullore dhe popull i armatosur ”.  Njė tipar tjetėr i kėsaj propagande ėshtė se gjatė periudhės Janar-Prill 1997, u shpeshtuan akuzat e shtypit dhe mediave televizive ndaj pushtetit shqiptar duke e konsideruar atė si pushtet diktatorial. Nė mjaft stacione televizive tė huaja si nė Gjermani, Itali, Zvicėr, Angli etj, filloi tė flitej hapur se demokracia nė Shqipėri ishte njė farsė dhe se atje sundonte pushteti i njė njeriu tė vetėm me prirje tė theksuara diktatoriale.  Nė interpretimin e ngjarjeve nė Shqipėri nuk kanė munguar dhe mjaft shkrime kritike ndaj qeverive evropiano perėndimore pėr indiferencėn dhe pėrkrahjen qė i kishin dhėnė njė pushteti diktatorial.

Nė disa shkrime, kėto ngjarje u interpretuan nga pozita shoviniste dhe raciste ndaj kombit dhe popullit shqiptar. Thelbi i kėtyre interpretimeve ka qėnė gjoja pamundėsia e shqiptarėve pėr tė mbajtur shtetin dhe pėr tu vetėqeverisur. Kritikat ndaj qeverisjes sė keqe, u pėrgjithėsuan dhe trajtuan si kritika ndaj aftėsisė sė popullit shqiptar pėr tė bėrė dhe mbajtur shtet. Nė mėnyrė cinike, ky lloj shtypi la nė harresė periudhėn 1920-1939 dhe 1945-1992, kur pavarsisht nga forma qeverisėse e regjimit, shteti shqiptar ishte konsoliduar si i tillė. Nė ndihmė tė kėtyre interpretimeve ishin dhe thirrjet neveritėse tė klasės politike shqiptare pėr nevojėn e njė force shumėkombėshe.

 

b-Interpretimi i kancelarive euroamerikane

Nė interpretimin e ngjarjeve nė Shqipėri, nė ndryshim  nga mediat e ndryshme, intepretimi i kancelarive euroamerikane, pėrshkohet nga dy veēori:

Veēoria e parė ka tė bėje me vonesėn e reagimit zyrtar tė kancelarive euroamerikane ndaj kėtyre ngjarjeve.

Veēoria e dytė ka tė bėjė me diferencėn e qėndrimit amerikan nga qėndrimi i Unionit europian ndaj kėtyre ngjarjeve veēanėrisht nė fazėn e parė tė zhvillimit tė tyre. Qėndrimi ameikan, konstant  pas zgjedhjeve tė 26 Majit, qysh nė fillim tė ngjarjeve fajėsoi ashpėr qeverinė shqiptare si shkaktaren kryesore tė trazirave nė shqipėri. Pėr daljen nga kriza qeveria amerikane pėrsėriti qėndrimin e saj pėr krijimin e njė qeverie koalicioni dhe zhvillimin e zgjedhjeve tė parakohshme. Sekretarja amerikane e shtetit Madlenė Olbrajt e shprehu hapur kėtė qėndrim gjatė vizitės nė Evropė duke kėrkuar nga evropianėt qė tė kenė njė qėndrim tė njėjtė ndaj qeverisė shqiptare. Por siē tregoi zhvillimi i ngjarjeve, Kėshilli i Ministrave tė Bashkimit europian nuk e pranoi nė fillim rekomandimin amerikan duke e zbutur qėndrimin ndaj qeverisė shqiptare me anė tė njė deklarate tė pėrgjithshme ku kėrkohej thellimi i reformave ekonomike. Kjo diskordance ne qendrimin ndaj ngjarjeve ne Shqiperi ashtu si do ta shikojme me poshte, nuk eshte gje tjeter veēse refleks i kontradiktave midis fuqive te medha dhe luftes se tyre per zona influence.

Ndėrsa nė fazė e dytė tė zhvillimit tė ngjarjeve nė Shqipėri qėndrimi euroamerikan u njehsua dhe kjo nuk ndodhi rastėsisht. Ishin ngjarjet qė precipituan me shpejtėsi nė Shqipėri, ato qė i detyruan kanceleritė evropiane tė ndryshonin qėndrimin e tyre. Nė kėtė fazė ato u rreshtuan nė anėn e popullit kryengritės duke i pranuar kėrkesat e tij.

Pavarsisht nga manovrimet e fundit, duhet thėnė se qėndrimi euroamerikan  dhe politika e tyre ndaj Shqipėrisė dhe qeverisė se saj u diskreditua plotėsisht nga lėvizja popullore nė Shqipėri dhe nga shtypi dhe televizioni i pavarur perėndimor. Konkluzioni i revoltave tė popullit shqiptar ishte se kanceleritė euroamerikane kishin mbrojtur dhe pėrkrahur nė Shqipėri njė qeveri gangsterėsh dhe hajdutėsh dhe jo njė qeveri demokratike.

© Copyright