Pasqyra e lendes



Ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė.

Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare

Interpretimet e ngjarjeve

Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare

Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997

Thelbi i revoltave popullore

Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare

Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore

Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj

Klasė politike me mentalitet primitiv

Prognozė politike 1998

Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ?

Naiviteti politik dhe interesat kombėtare
  

Naiviteti politik dhe interesat kombėtare

Klasa politike shqiptare e periudhės 1992-1998, ėshtė karakterizuar  nga njė naivitet politik nė gjykimin e dukurive dhe ngjarjeve tė ndodhura nė Evropė dhe nė botė. Kulmin e vet ky naivitet e arriti me pėrpunimin dhe zbatimin  e doktrinės sė mbrojtjes pas viteve 1991. Koncepti bazė i klasės politike shqiptare ishte :  “ Shqipėria nuk ka patur armiq ”, “ ajo nuk ka armiq as nė periudhėn e pas viteve 90-ta ”. Mbi bazėn e kėtij koncepti nga ana e klasės politike shqiptare u pėrpunua dhe doktrina e mbrojtjes, politika e jashtme dhe pozicioni i Shqipėrisė nė mardhėniet ndėrkombėtare. Burimi i kėtij naiviteti politik tė klasės politike shqiptare, ėshtė moskuptimi i thelbit tė mardhėnieve tė sotme ndėrkombėtare, mos dallimi thelbėsor midis epokės sė viteve 1945-1990 dhe epokės se pas viteve 1991. Pėr klasėn politike shqiptare pas viteve 1991 ka filluar ndėrtimi i rendit tė ri botėror, kontradiktat midis shteteve tė ndryshme zgjidhen me mjete demokratike, ka mbaruar lufta e ftohtė etj. Nė fakt pas viteve 1991, u pėrmbys sistemi socialist, pushoi sė ekzistuari kampi socialist, propagandohet rendi i ri botėror. Ndėrsa realiteti i viteve 1991-1998 nė mardhėniet ndėrkombėtare, na jep njė tabllo tjetėr nga propaganda qė bėhet dhe krejtėsisht tė ndryeshme nga konceptet e klasės politike shqiptare

Deri ne vitin 1989-ne, Evropa ishte ne fazen e luftes se ftohte, te luftes se blloqeve, dhe agresioneve ushtarake, tė armiqėsive dhe konfrontimeve tė pėrgjakshme. Njė panoramė pa koment e mardhėnieve ndėrkombėtare  nė vitet 1900-1945 e mardhėnieve ndėrkombėtare tė periudhės  1945-1989 dhe tė periudhės 1990-1998, do ta bėjė mė tė lehtė thelbin real tė mardhėnieve ndėrkombėtare dhe naivitetin e politikanėve shqiptare.

Bota nė periudhėn 1900-1945

Dy luftra botėrore.  Bilanci: Reth 70 milion tė vrarė dhe tė masakruar ose pėrafėrsisht rreth 8 milion ēdo vit tė luftės.

Tabloja e dytė u pėrket viteve 1945-1990. Nė kėtė periudhė kohore ekzistojnė dy sisteme, ai kapitalist dhe sistemi socialist. Brėnda kėsaj tabloja kemi me dhjetra luftra dhe konflikte lokale. Shkaku i tyre: Kontradiktat midis dy kampeve, atij kapitalist dhe atij socialist. Pasojat e tyre: Ato i provuan mė shumė nė kurriz vetėm tė vegjlit nė trojet e tė cilėve u bėnė luftrat.  Nė menyrė kronologjike po ja rikujtojmė lexuesit:

Bota nė periudhėn e Luftės sė ftohtė, 1945-1990

Gjatė viteve 1945-1990, nė rajone tė ndryshme tė botės ndodhėn dhe u zhvilluan mbi 130 konflikte ndėrshtetėrore, luftra ēlirimtare dhe luftra civile

1-Konflikte ndėrshtetėrore

Konflikti midis Indisė dhe Pakistanit gjatė viteve 1947-1949,  1965, 1971

Konflikti izraelito-arab gjatė viteve 1948-1949, 1967, 1973

Konflikti nė Kore me pjesmarrjen e rusėve, kinezėve dhe amerikanėve gjatė vitit 1950-1953

Konflikti Vietnam i veriut dhe Amerikės gjatė viteve 1965-1975

Konflikti Midis Iranit dhe Irakut gjatė viteve 1980-1987

Konflikti midis Anglisė dhe Argjentinės pėr Ishujt Malvine nė vitin 1982

Konflikti midis Kinės dhe Vietnamit gjatė vitit 1979

Konflikti midis Guatemalės dhe Hondurasit nė vitin 1954

Konflikti midis Indisė dhe Kinės nė vitin 1959, 1962

Konflikti midis Hollandės dhe Indonezisė nė vitet 1960-1962

Konflikti midis Indonezisė dhe Malajzisė nė vitin 1963

Konflikti midis Algjerisė dhe Marokut nė vitin 1963

Konflikti midis Kinės dhe Bashkimit Sovjetik nė vitin  1969

Konflikte midis Greqisė dhe Turqisė nė vitin 1974

Konflikti midis Salvadorit dhe Hondurasit nė vitin 1969

Konflikti midis Sirisė dhe Libanit nė vitin 1976

Konflikti midis Somalisė dhe Etiopisė nė vitin 1977-1978

Konflikti midis Vietnamit dhe Kamboxhias nė vitin 1978

Konflikti midis Jemenit tė veriut dhe Jemenit tė Jugut 1979

 

2-Intervencione tė armatosura

Intervencioni  anglo-francez nė Suez nė vitin 1956

Intervencioni sovjeitik nė Hungari nė vitin 1956

Intervencioni amerikan nė Liban nė vitin 1958

Intervencioni francez nė Mauritani nė vitin 1961

Intervencioni amerikan nė Kubė 1961

Intervencioni francez nė Bizerta nė vitin 1961

Intervencioni belg nė Zaire nė 1961 dhe 1964

Intervencioni francez nė Gabon 1964

Intervencioni britanik nė Uganda, Kenia dhe Tanzani nė vitin 1964

Intervencioni amerikan nė republikėn Domenikane nė vitin 1965

Intervencioni sovjetik nė Ēekosllovaki nė vitin 1968

Intervencioni amerikan nė Kamboxha nė vitin 1970

Intervencioni kuban nė Etiopi nė vitin 1977

Intervencioni francez dhe maroken nė Zaire nė vitin 1977

Intervencioni francez nė Ēad 1968-1980

Intervencioni sud-afrikan nė Angola

Intervencioni libian nė Ēad 1980

Intervencioni amerikan nė Grenada 1983

Intervencioni sovjetik nė Afganistan 1979

Intervencioni amerikan nė Panama 1986

Intervencioni i Irakut kundėr Kuvaitit nė vitin 1989

 

3-Lėvizje nacional-ēlirimtare pėr pavarsi

Lėvizja sioniste nė Palestinė kundėr Anglisė nė vitet 1945-1947

Lėvizja ēlirimtare nė Vietnam kundėr Francės nė vitet 1946-1954

Lėvizja ēlirimtare nė Vietnam kundėr amerikanėve nė vitet 1965-1975

Lėvizja ēlirimtare nė Laos kundėr Francės nė vitet 1946-1954

Lėvizja ēlirimtare nė Indonezi kundėr Hollandės nė vitet 1946-1949

Lėvizja ēlirimtare nė Malajzi nė vitet 1948-1957

Lėvizja ēlirimtare nė Kenia kundėr Anglisė nė vitet 1952-1954

Lėvizja ēlirimtare nė Algjeri kundėr Francės nė vitet 1954-1962

Lėvizja ēlirimtare nė Angola kundėr Portugalisė nė vitet 1961-1974

Lėvizja ēlirimtare nė Jemenin e Jugut kundėr Anglisė nė vitet 1963-1967

Lėvizja ēlirimtare palestineze kundėr Izraelit nė vitet 1965-1991

Lėvizja ēlirimtare nė Mozambik kundėr Portugalisė nė vitet 1964-1974

Lėvizja ēlirimtare nė Zimbabve kundėr sundimit tė tė bardhėve nė vitet 1972-1979

Lėvizja ēlirimtare nė Saharanė perėndimore kundėr Marokut nė vitet 1975

Lėvizja ēlirimtare nė Afganistan kundėr sovjetikėve nė vitet 1979-1986

 

4-Luftra civile pėr ndryshimin e regjimit

Luftė civile nė Greqi nė vitet 1947-1949

Luftė civile nė Kinė nė vitet 1945-1949

Luftė civile nė Filipine nė vitet 1949-1952

Luftė civile nė Kuba nė vitet 1956-1959

Luftė civile nė Vietnamin e Jugut nė vitet 1957-1964 dhe 1973-1975

Luftė civile nė Indonezi nė vitet 1947-1958

Luftė civile nė Zaire nė vitet 1960-1965

Luftė civile nė Laos nė vitet 1960-1975

Luftė civile nė Kamerun nė vitet 1960-1966

Luftė civile nė Guatemala nė vitet 1961-1968 dhe 1980-1990

Luftė civile nė Venezuela nė vitet 1962-1967

Luftė civile nė Jemenin e Veriut nė vitet 1962-1967

Luftė civile nė Qipro nė vitet 1963-1964

Luftė civile nė Kamboxhia nė vitet 1965-1975

Luftė civile nė Nikaragua nė vitet 1972-1979

Luftė civile nė Kili pas vitit 1973

Luftė civile nė Argjentinė nė vitet 1973-1977

Luftė civile nė Irlandėn e veriut 1968 e deri sot

Luftė civile nė Liban nė vitet 1975-1982

Luftė civile nė Brazil nė vitet 1967-1970

Luftė civile nė Iran nė vitet 1978-1979

Luftė civile nė Uruguai nė vitet 1965-1973

Luftė civile nė Bolivi nė vitet 1967-1979

Luftė civile nė Ēad nė vitet 1968-1982

 

Bilanci: Nė kėto konflikte tė armatosura qė janė zhvilluar gjatė periudhės 1945-1990, janė vrarė rreth 17’5 milion njerėz ose 400 mijė  njerėz ēdo vit.

 

Fillimi i tablosė sė tretė. Fundshekulli i 20-tė dhe pėrgatitjet pėr fillimin e shekullit tė ri. Socializmi ėshtė pėrmbysur; aktualisht ekziston vetėm njė sistem, ai kapitalist. Predikohet rendi i ri botėror. Por luftrat ende nuk kanė pėrfunduar. Ato vazhdojnė nė pika tė ndryshme tė globit tokėsor. Pėrsėri nė mėnyrė kronologjike po ja rikujtojmė lexuesit:

Bota nė vitet 1990-1996

1-Konflikte ndėrshtetėrore

Konflikti Serbi-Kroaci 1991-1993

Konflikti Serbi-Bosnjė Hercegovinė-Kroaci 1992-1995

Konflikti Rusi-Ēeēeni 1993-1996

 

2-Luftra civile pėr ndryshimin e regjimit

Luftė civile nė Afganistan 1991-1996

Luftė civile nė Ruanda 1992-1994

Luftė civile nė Burundi 1994-1996

Luftė civile nė Irlandėn e Veriut

Luftė civile nė Birmani 1992-1994

Luuftė civile nė Kamboxhia 1991-1995

Luftė civile nė Taxhikistan 1992-1996

Luftė civile nė Sri-Lanka

Luftė civile nė Algjeri 1992-1996

 

3-Lėvizje Ēlirimtare pėr tė drejta kombėtare

Lėvizja ēlirimtare e popllit shqiptar nė Kosovė kundėr Serbisė

Lėvizja ēlirimtare e baskėve kundėr Spanjės

Lėvizja ēlirimtare e kurdėve kundėr Turqisė

 

4-Intervencione tė armatosura

Intervencioni i Amerikės, Francės dhe Anglisė kundėr Irakut pėr Ēlirimin e Kuvaitit 1990

Intervencion i forcave tė O.K.B-sė nė Somali nė vitet 1992-1994

Intervencion i forcave tė O.K.B-sė nė Bosnjė 1992-1995

Intervencion i forcave tė Natos nė Bosnjė pėr ti dhėnė fund luftės 1995-1996

Intervencion i Amerikės nė Haiti nė vitin 1995

Bilanci i viktimave nė periudhėn 1990-1996: Rreth 2 milion tė vrarė dhe tė masakruar ose mesatarisht 400 mijė pėr ēdo vit

Tablloja e mėsipėrme ėshtė e qartė. Dhjetrat dhe qindrat e konflikteve tė armatosura veēanėrisht nė periudhėn 1945-1989, dėshmojnė pėr armiqėsinė qė ekzistonte nė botė nė kėtė periudhė. Milionat e tė vrarėve nuk janė dėshmi e paqes, por dėshmi e armiqėsisė. Por kjo tabllo flet dhe pėr njė dukuri tjetėr. Dhe periudha 1991 e nė vazhdim qė trumbetohet si periudhe e paqes dhe miqėsisė, vazhdon tė jetė e mbushur me konflikte dhe armiqėsi. Dhjetrat e konflikteve dhe qindra mijra tė vrarėt  e dėshmojnė mė sė miri pohimin e mėsipėrm. Socializmi u pėrmbys, por luftrat dhe konfliktet mbetėn.

Pėr tė parė mė konkretisht qė thelbi i mardhėnieve ndėrkombėtare, me pėrjashtim tė ndryshimit tė sistemit socialist, ka mbetur po ai qė ka qėnė, shėmbulli i Afganistanit, ėshtė me domethėnie tė plotė dhe nuk ka nevojė pėr koment.

Afganistani jashtė ideologjive

Afganistani gjatė luftės sė ftohtė :

-1973, Grusht shteti kundėr mbretit Zaher. Nipi i tij, princi Daut merr pushtetin nė 17 korrik 1973.

-1978, Grusht shteti komunist. Princi Daut vritet dhe nė 27 prill 1978 pushtetin e merr Muhamet Taraki.

-1979, trupat sovjetike pushtojnė Afganistanin. Pushtetin e merr nė 27 dhjetor 1979 Babrak Karmali.

-1988, Mihail Gorbaēovi njofton nė datėn 8 shkurt se trupat sovjetike do tė tėrhiqen nga Afganistani.

Afganistani pas luftės sė ftohtė :

-1992, Pėrmbyset regjimi komunist. Pas aleancės sė lidhur me njė nga shefat e vjetėr tė milicisė komuniste, Abdul Dostum, shefi i luftės Massud marshon drejt Kabulit. Presidenti Naxhibullah, jep dorėheqjen. Fillon lufta midis fraksioneve tė ndryshme tė rezistencės antisovjetike.

-1994, krijohet aleanca midis Hekmatjarit dhe Dostumit qė provojnė nė 1 janar 1994 tė pėrmbysin qeverinė e presidentit Rabani dhe shefit tė tij uishtarak Massud. Nė Kabul zhvillohen luftime tė pėrgjakshme.

-1994, krijohet lidhja e studentėve islamikė talibanė e cila arrin sukseset e para duke vėnė nėn kontroll qytetin e rėndėsishėm tė Kandaharit.

-1996, talibanėt arrijnė tė marrin Kabulin nė muajin shtator 1996 dhe  vendosin pushtetin e tyre tė bazuar vetėm mbi sheriatin

-1997, pas shumė pėrpjekjesh pėr tė marrė kryeqytetin e Afganistanit verior, Mazar-el-Sharif, talibanėt thyhen nga ushtria uzbeke e Dostumit. Lufta aktualisht zhvillohet midis “ aleancės sė veriut ” dhe talibanėve

 

 

Lėvizja ilegale me qėllim legal dhe lėvizja legale me qėllim ilegal

 

Nė lėvizjet e popujve tė ndryshėm pėr liri dhe pavarėsi kombėtare, janė shfaqur nė skenėn politike dhe kombėtare, dy lloj lėvizjesh. Njėra prej tyre ka dėshiruar tė mbetet ilegale nė format kryesore tė veprimit dhe organizimit tė saj, ndėrsa tjetra ka dėshiruar dhe vepruar legalisht nė format e veprimit tė saj. Njė dukuri e tillė ka shoqėruar dhe veprimtarinė e popullit shqiptar nė ish-Jugosllavi historikisht dhe deri nė ditėt tona. Sot nė lėvizjen legale hyjnė dhe janė tė inkuadruara dhjetėra parti politike nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi, me kryetarėt e tyre dhe programet e tyre politike, mė e rėndėsishmja prej tė cilave ėshtė Lidhja Demokratike e Kosovės. Ndėrsa nė lėvizjen ilegale hyjnė dhe marrin pjesė disa organizata tė veēanta ndėr mė tė rėndėsishmet e tė cilave ėshtė Lėvizja Popullore e Kosovės. Dhe brėnda forcave tė shqiptarėve pavarėsisht nga nuancat e parėndėsishme midis partive tė ndryshme politike, thelbi i mėdyshjeve, diskutimeve, opinioneve politike, i ndarjeve dhe rreshtimit tė shqiptarėve, ėshtė sjellė dhe vazhdon tė sillet rreth njė problemi kryesor: Cilėn rrugė duhet tė ndjekim pėr arritjen e pavarėsisė: Legale apo ilegale?

Nėqoftėse do tė bėjmė njė bilanc tė gjėndjes aktuale, del se shumica e shtresave tė popullsisė shqiptare ėshtė pėr vijen legale tė arritjes sė pavarėsisė kombėtare. Fakti qė Lidhja Demokratike e Kosovės dhe garniturat e saj me emėrtime tė ndryshme partishė, kanė me vete masėn mė tė madhe tė njerėzve, flet nė pamje tė parė nė favor tė tyre. Pėr rrugėn ilegale tė arritjes sė pavarėsisė, janė njė pakicė e popullsisė. Fakti qė Lėvizja Popullore e Kosovės dhe organizatat e tjera ilegale kanė me vete njė pakicė njerėzish nė raport me popullsinė, flet nė pamje tė parė nė disfavor tė tyre.

Nė ndihmė dhe mbėshtetje tė lėvizjes legale pėr arritjen e pavarėsisė, janė disa ngjarje tė rėndėsishme tė viteve 1990-1992. Gjatė kėsaj periudhe shqiptarėt nė mėnyrė legale arritėn tė krijojnė parti politike, gjatė kėsaj periudhe ata filluan tė kritikojnė nė shtyp dhe fjalime pushtuesin e tyre duke mos patur frikė qė nga njė kritikė mund tė futesh nė burg siē ndodhte nė tė kaluarėn. Gjatė kėsaj periudhe ata arritėn qė tė bėjnė referendumin popullor dhe tė shpallin Republikėn e Kosovės. Tė gjitha kėto akte nė pamje tė parė shumė tė rėndėsishme pėr arritjen e pavarėsisė i kanė shtuar shumė radhėt e lėvizjes legale pėr pavarėsi.

Megjithatė kjo ėshtė ana e jashtme e problemit qė po analizojmė. Po tė depėrtojmė mė nė thellėsi dhe po t'ja nėnshtrojmė analizės, po ta matim me qėllimin qė kanė tė dy kėto lėvizje, raporti do tė na kthehet kokėposhtė; lėvizja ilegale del mė e fuqishme nė qėllimin e saj, ndėrsa lėvizja legale del shumė mė e dobėt. Le ta bėjmė kėtė analizė pa paragjykime:

 

Lėvizja legale qėllimin e ka ilegal

Menjėherė shumė anėtarė dhe simpatizantė tė lėvizjes legale do tė protestojnė duke thėnė: «Nuk ėshtė e vėrtetė, qėllimi ynė ėshtė shumė legal, ne luftojmė pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės me mjete paqėsore, ne kemi shpallur kushtetutėn, kemi shpallur Republikėn e Kosovės etj». Njerėz tė tillė kanė tė drejtė vetėm kur bėjnė propagandė, ndėrsa kur futemi nė analizė mė tė thellė ata mbeten pa argumente.

Pėrse? Lidhja Demokratike e Kosovės qė ėshtė pėrfaqėsuesja kryesore e lėvizjes legale, kėrkon ta arrijė qėllimin e saj, pra pavarėsinė e Kosovės, me ndihmėn e fuqive tė mėdha evropiane dhe si rezultat i bisedimeve me Sėrbinė dhe nė dialog me tė. Kėtu fillon ilegaliteti i qėllimit tė saj. Qysh nga ky moment, kjo lėvizje legale del me qėllim ilegal. Le ta argumentojmė: shikoni shtypin e kėsaj lėvizjeje: pas ēdo takimi tė tė mėdhenjve, gazetarėt dhe politikanėt fillojnė dhe bėjnė supozime: «Ēfarė u tha pėr ne, si foli filani, kush na mbėshteti, kush ishte kundėr, ai qė ishte kundėr ishte kundėr vėrtet apo kjo ishte rastėsi, si duhet kuptuar kjo thėnie apo ajo thėnie etj., etj». Kush i ka lexuar shkrimet e Shkėlzen Maliqit apo Jusuf Buxhovit, e ndjen menjėherė pozitėn e vėshtirė tė autorėve tė shkrimeve, ata vetėm supozojnė nė shkrimet e tyre. Dhe nuk kanė faj pėr kėtė. Kur nuk di asgjė, je i detyruar tė bėsh lloj-lloj supozimesh. Kush ka dėgjuar dhe lexuar konferencat e ndryshme tė shtypit dhe intervistat e politikanėve nė Kosovė, e ndjen menjėherė pozitėn e vėshtirė tė tyre. Ata duke mos ditur gjė se ēfarė thuhet realisht nė takimet e tė mėdhenjve, vetėm supozojnė dhe merren me pandehma. Kėto pandehma dhe supozime tė tyre janė reale, sepse ata nuk e dinė se ēfarė u tha pėr pavarėsinė e Kosovės nė kėtė apo atė mbledhje. Pra fshehtėsia ekziston, ajo duket hapur, ilegaliteti i qėllimit ekziston, atė nuk e mbulon dot. Duke e ndjerė ilegalitetin e qėllimit tė tyre, ata pėrpiqen me anė tė propagandės, me anė tė ndonjė thėnie, tė qetėsojnė opinionin, ta bėjnė legal se ēfarė u tha dhe ēfarė u diskutua. Por kjo ėshtė pak dhe ka vlerė vetėm pėr njė kohė tė shkurtér dhe vetėm pėr njerėzit qė kanė dėshirė tė mashtrohen.

Element tjetėr qė e bėn ilegal qėllimin e lėvizjes legale tė pėrfaqėsuar nga Lidhja Demokratike, ėshtė fakti, se realizimi i pavarėsisė kėrkohet tė bėhet me pazarllėqe politike. Pazarllėqet politike githmonė kanė nė thelbin e tyre lėshimet e ndryshme. Vetė fjala «pazar» nė terminologjinė popullore e ka kėtė kuptim. Megjithatė sikur tė kishte mundėsi qė kėto pazarllėqe t'i realizonte udhėheqja e lėvizjes legale, do tė ishte gjysma e sė keqes. Por kėto pazarllėqe politike bėhen midis tė mėdhenjve, ata duhet tė kėnaqen tė gjithė qė tė bien dakord. Por interesat e tyre nuk janė tė githa tė njėjta pėrballė qėllimit tė shqiptarėve. Tė tjera janė interesat e Amerikės, tė tjera tė Gjermanisė, tė tjera tė Rusisė, Francės dhe kėshtu me radhė. Se ēfarė pazarllėqesh bėjnė ato me njėri-tjetrin shqiptarėt nuk e dinė. Kjo ėshtė e fshehtė, ėshtė ilegale. Se ēfarė u tha pėr qėllinżin e lėvizjes legale qė ėshtė pavarėsia e Kosovės nė Dejton, kjo ėshtė ilegale, se ēfarė u tha nė takimet midis 16-shes sė Unionit Evropian, pėrsėri kjo ėshtė e fshehtė, ėshtė ilegale. Shqiptarėt dhe udhėheqja e tyre, nuk ftohen atje ku ndizet zjarri. Ata janė tė detyruar tė rrinė larg, kanė tė drejtė tė shikojnė vetėm tymin dhe mbi kėtė bazė tė orientohen.

Lėvizja legale e shqiptarėve ka vetėm njė ritual: pret me gjak tė ngrirė se ēfarė do tė thotė Klintoni, Koli, Jelcini, apo Shiraku nėpėrmjet emisarėve tė tyre pėr qėllimin e tyre qė ėshtė pavarėsia e Kosovės dhe e dyta vazhdon tė pėrsėrisė tė njėjtin sllogan pėr tė krijuar tek pasuesit dhe simpatizantėt e saj imazhin e kundėrt se «ne aty jemi, kėrkesat tona i kanė parasysh, nuk heqim dorė nga pavarėsia» etj. Ilegaliteti i qėllimit tė lėvizjes legale, del mė lakuriq, nė qoftė se do tė krahasojmė qėllimin qė i vuri ajo vehtes nė vitin 1990 dhe qėllimin qė i ka vėnė sot. Nė 1990, lėvizja legale i vuri vehtes si qėllim pavarėsinė e Kosovės. Gjatė viteve nė vazhdim deri nė ditėt tona, u pa qartė se «pavarėsia e Kosovės», nuk ishte qėllimi i vėrtetė i kėsaj lėvizjeje, ai ishte vetėm fasada, qėllimi i vėrtetė ishte ilegal, i fshehur nga tymi i propagandės shurdhuese dhe zhargoni politik. Vitet 1995-1996 e nxorėn atė nga ilegaliteti, e bėnė legal. Insistimi i Berishės qė shqiptarėt nė Kosovė tė pranojnė njė autonomi, sugjerimi i amerikanėve qė shqiptarėt tė heqin dorė nga republika, kėrkesat e Rugovės pėr njė protektorat civil etj. janė qėllimi i vėrtetė i lėvizjes legale. Por sot ai nuk mund tė qėndrojė mė i fshehur dhe ilegal. E detyruar nga fuqitė e mėdha lėvizja legale tani po e nxjerr hapur qėllimin e saj, po e nxjerr atė nga ilegaliteti dhe njerėzit po e marrin vesh tė vėrtetėn. Vrapimi drejt bisedimeve pa kushte me Serbinė pavarėsisht rezultateve ėshtė treguesi mė i mirė i kėsaj.

 

Lėvizja legale nuk ka histori,

ajo pėrdor historinė e lėvizjes ilegale

Harku i pesė viteve tė lėvizjes legale nė trojet shqiptare jep dhe njė dėshmi shumė interesante, tė pavėnė nė dukje nga propaganda aktuale. Cila ėshtė kjo dukuri? Dihet se ēdo lėvizje politike dhe kombėtare, qė tė qėndrojė dhe tė ketė simpati nė popull, ėshtė e nevojshme dhe e domosdoshme tė ketė jo vetėm njė program joshės aktual, por dhe njė histori, njė tė kaluar tė pėlqyeshme dhe tė pranueshme nga populli. Para kėtij problemi tė madh u ndodh nė fillimet e saj nė fillim tė viteve 90-ta edhe Lėvizja legale e Kosovės e pėrfaqėsuar nga Lidhja Demokratike e Kosovės. Pas pesė vjetėsh na duhet tė pohojmė se Lėvizja legale e zgjidhi me sukses kėtė dilemė. Zyrtarisht sot ajo paraqitet me njė histori tė pėlqyeshme dhe tė pranueshme nga populli. Cila ėshtė kjo histori e djeshme e lėvizjes sė sotme legale. Kėtu fillon njė nga paradokset mė tė ēuditshme tė skenės politike shqiptare. Lėvizja e sotme legale nė Kosovė, zyrtarisht pėrpiqet tė bėjė tė sajėn historinė e djeshme tė lėvizjes ilegale. Ajo kritikon dhe kundėrshton sot lėvizjen ilegale, megjithatė ėshtė e detyruar tė mbėshtetet tek historia e kėsaj lėvizjeje. Pse ndodh njė gjė e tillė? Sepse lėvizja legale nuk ka histori kombėtare, nuk ka tė kaluar. Prandaj ajo sot pėrpiqet tė marrė dhe tė konsiderojė si tė sajėn historinė e lėvizjes ilegale, qoftė dhe formalisht. Sot lėvizja legale, partitė e ndryshme politike, janė te detyruara tė flasin para popullit, por dhe para tė huajve, janė tė detyruara tė shkruajnė dhe botojnė shkrime pėr Jusuf Gėrvallėn, Kadri Zekėn, Gjon Serreqin, Marie Shllakun, Kadri Halimin, Metush Krasniqin, Zija Shemsiun, Afrim Zhitinė etj., qė tė gjithė pėrfaqėsues tė lėvizjes ilegale nė Kosovė. Pra lėvizja e sotme legale, nuk e pranon lėvizjen e sotme ilegale, por ka dėshirė tė jetė pronare e historisė sė kėsaj lėvizjeje. Pėrse ndodh njė gjė e tillė kur realisht lėvizja legale e shqiptarėve nuk ėshtė dakord me idetė dhe rrugėt e lėvizjes ilegale, kur ėshtė kundėrshtarja mė e madhe e kėsaj lėvizjeje? Siē duket ka disa arsye.

E para: Tė vdekurit nuk flasin. Ata nuk kanė mundėsi t'i kundėrvihen hipokrizisė sepse janė vrarė. Kėshtu qė pėr lėvizjen e sotme legale historia e tyre pėrbėn njė rast tė mirė pėr tė mbushur boshllėkun e madh tė lėvizjes legale nė ēėshtjen kombėtare. Tė shkruash historinė e atyre qė vepruan nė kushte tė vėshtira ilegale, ėshtė njėqind herė mė komode se sa tė veprosh dhe vetė si ata. Fjalimi apo artikulli, nuk kėrkojnė privacione, pėr mė tepėr kur shoqėrohen dhe me honorare dhe emėr tė mirė nė popull.

E dyta: Lėvizja legale si e tillė ka njė histori tė papranueshme pėr popullin. Cila ėshtė kjo histori qė zyrtarisht kėrkon ta fshehė lėvizja legale? Historia e vėrtetė reale e saj nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse historia e lėvizjes legale nė vitet 1945-1989, e pėrfaqėsuar nga historia e klasės politike shqiptare gjatė kėsaj periudhe. Ta pranojė hapur se kjo ėshtė e shkuara e saj, kjo pėr lėvizjen e sotme legale dhe politikanėt e saj do tė thotė tė humbasė simpatinė nė popull. Prandaj ajo ka zgjedhur njė rrugė mė tė zgjuar. Nė thelbin e saj tė sotėm, ajo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse vazhdim i lėvizjes legale tė viteve 1945-1990, ndėrsa nė dukje, pėr tė fituar simpati nė popull, ajo i ka marrė lėvizjes ilegale historinė e saj, tė shkuarėn e saj. Kėshtu ajo sot paraqitet si njė lėvizje me mjete paqėsore dhe legale, qė pėrpiqet tė pėrvehtėsojė dhe pronėsojė historinė e lėvizjes ilegale. Lėvizjes sė sotme legale nė Kosovė, mė shumė se sa Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Emin Krasniqi, Gani Syla, Berat Luzha etj, u duhet historia e tyre e djeshme, veprimtaria e djeshme ilegale e tyre. Kėsaj ajo ia ka arritur me sukses.

 

Lėvizja ilegale qėllimin e ka legal

Sot nė trojet shqiptare, ekziston dhe lėvizja ilegale. Lėvizja Popullore e Kosovės ėshtė pėrfaqėsuesja kryesore e kėsaj rryme. Megjithė vėshtirėsitė dhe mangėsitė, ajo ėshtė e pranishme nė skenėn politike shqiptare. Nė raportin e forcave, lėvizja ilegale, ėshtė nė disfavor nė krahasim me lėvizjen legale. Ndėrsa nė raportin e qėllimit, lėvizja ilegale ka njė avantazh shumė tė madh. Nė qoftė se qėllimi i lėvizjes legale ėshtė ilegal, qėllimi i lėvizjes ilegale ėshtė legal. Nė qoftė se pėr lėvizjen legale, liria dhe pavarėsia nuk pėrbėn veēse maskėn pėr tė fituar simpatinė e popullit, pėr lėvizjen ilegale liria dhe pavarėsia e Kosovės, pėrbėn thelbin e saj tė programit dhe veprimtarisė, qė pėr tu realizuar kėrkon sakrificat dhe privacionet e lėvizjes ilegale dhe vendosmėrinė e shtresave tė tjera tė popullsisė.

Legaliteti i qėllimit tė Lėvizjes ilegale, nuk ėshtė njė dėshirė apo pohim subjektiv e propagandistik. Kėtė pohim e mbėshtesin disa faktorė shumė tė rėndėsishėm, qė vėshtirė se mund t'i kontestojė dikush. Cilėt janė kėta faktorė?

E para: Nė funksion tė realizimit tė qėllimit tė saj, lėvizja ilegale qysh nga viti 1945 deri nė ditėt tona i ka dhėnė historisė qindra dhe dhjetėra dėshmorė, me qindra dhe mijra vite burg. Dihet nga tė giithė se dhėnia e jetės dhe privimi i jetės personale ėshtė treguesi mė i lartė i vėrtetėsisė sė qėllimit tė njė lėvizjeje. Askush nuk mund tė dyshojė nė legalitetin e qėllimit tė lėvizjes ilegale. As dje, por as edhe sot. Pohimet e sotme se tani kanė ndryshuar kushtet, se lėvizja ilegale nuk ka tė ardhme, se ajo ka kėtė apo atė ngjyrė politike, nė variantin mė tė mirė nuk janė gjė tjetėr veēse shprehje e filisteizmit dhe pafuqisė sė atyre qė i predikojnė. Ndėrsa nė variantin mė tė keq, ato nuk janė gjė tjetėr veēse refleks i psikologjisė sė matrapazėve politikė dhe kozmopolitė qė nuk mund ta mendojnė kurrė jetėn e tyre jashtė tutelės sė Serbisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi.

E dyta: Legaliteti i lėvizjes ilegale bėhet mė i dukshėm edhe nga fakti se ajo qėllimin e saj e mbėshtet mė shumė tek faktori i brendshėm dhe ndihma e faktorit tė jashtėm. Parimi i saj se po nuk u pėrpoqe vetė, nuk tė ndihmon njeri, mė shumė se njė parim ideologiik, siē trumbetohet nėpėr disa gazeta, ėshtė njė parim i njohur dhe pranuar nga historia e njerėzimit deri nė ditėt tona.

E treta: Legaliteti i qėllimit tė lėvizjes ilegale, del mė qartė dhe nė raportet dhe marrėdhėniet e saj me lėvizjen legale tė pėrfaqėsuar nga Lidhja Demokratike e Kosovės. Duke e kuptuar nevojėn e ekzistencės dhe tė njė lėvizjeje legale, Lėvizja Popullore e Kosovės, si pėrfaqėsuesja kryesore e lėvizjes ilegale, nė qėndrimin ndaj saj zgjodhi njė rrugė shumė tė zgjuar dhe kombėtare. Ajo preferoi tė jetė oponencė e lėvizjes legale dhe jo opozitė e saj. Ky pozicion i lėvizjes ilegale ėshtė sa politikisht i zgjuar, aq dhe kombėtarisht i nevojshėm. Oponenca ndaj lėvizjes legale, i la lėvizjes ilegale rrugė tė hapur pėr tė mbetur deri nė fund kundėrshtare e pushtuesit. Ky qėndrim i pjekur tregon qartė legalitetin dhe vėrtetėsinė e qėllimit tė lėvizjes ilegale. Qoftė nė programin e saj, qoftė nė veprimtarinė praktike, lėvizja ilegale e pėrfaqėsuar nga Lėvizja Popullore e Kosovės, ka treguar dhe vazhdon tė tregojė se ajo nuk lufton pėr pushtet, por pėr shtetin shqiptar tė Kosovės. Nga historia e lėvizjeve politike dhe ēlirimtare tė tė gjitha vėndeve, dihet mirė se njerėzit qė nuk luftojnė pėr pushtet, janė njerėzit mė tė zhveshur nga vese tė tilla si karrierizmi, hipokrizia, dyfytyrėsia, mashtrimi politik, lypsarllėku etj. Nė tė gjitha kėto raste, qėllimi i njė lėvizjeje tė tillė ėshtė shumė legal dhe i qartė, i zhveshur nga prapaskenat dhe matrapazllėqet politike, qė nė fjalorin e sotėm politik, quhen elasticitet, dialog, bisedime, kompromise etj.

Elementėt e mėsipėrm, janė ata faktorė qė lėvizjen ilegale e fuqizojnė dhe forcojnė, qė i sigurojnė asaj drejtėsinė e qėndrimeve dhe tė ardhmen, pavarėsisht nga pozita e sotme e disfavorshme e saj. Njė trajtim mė shkencor, mė analitik, njė oponencė mė e ngrohtė dhe mė e kulturuar ndaj problemeve tė sotme tė ēėshtjes shqiptare dhe klasės politike shqiptare tė pluralizmit, nga ana e kėsaj lėvizjeje, do tė ketė rrjedhime tė shpejta nė zgjerimin e influencės dhe rritjen e peshės sė saj nė spektrin e forcave qė aspirojnė pėr lirinė dhe pavarėsinė reale tė Kosovės.

 

 

Politikė qė vret njerėz

Ngjarjet nė Kosovė, kanė ditė qė janė objekti kryesor i politikės dhe propagandės. Informacione, komente, fjalime, mbledhje parlamenti, mitingje partish dhe koalicionesh partish kanė qėnė tė pranishme nė jetėn politike dhe sociale shqiptare. Por ngjarjet e Kosovės, kane nevojė dhe pėr njė analizė tė ftohtė e tė thelluar. Masakra serbe nė Kosovė, ishte rastėsi apo rezultat i njė pėrgatitjeje tė gjatė ? Cila ėshtė pėrgjegjėsia e klasės politike shqiptare nė Tiranė dhe Prishtinė ? A ėshtė ajo indirekt bashkėpėrgjegjėse e kėsaj masakre. Kjo klasė politike i kishte thėnė popullit se  bashkėsia ndėrkombėtare nuk e lejon Milosheviēin tė kalojė vijėn e kuqe. Tashmė  kjo “ vijė ” u shndrrua nė lumė gjaku grash dhe fėmijėsh tė pafajshėm. Kjo klasė politike i kishte thėnė popullit se shteti shqiptar do tė reagonte ndaj masakrės dhe gjenocidit. Por masakra ndodhi dhe “ shteti amė ” nuk ekzistonte, pasi ai ishte shkatėrruar nga klasa politike shqiptare. 

Politikė pa bosht

Politika shqiptare e periudhės 1992-1997, nė drejtim tė realizimit tė ēėshtjes kombėtare, ka qėnė njė politike pa bosht, ka qėnė njė amalgamė zgjidhjesh, pozicionesh, qėndrimesh, asnjėherė nė unison me njėra tjetrėn. Me pėrjashtim tė slloganit “ ne kemi shpallur pavarsinė ”, ēdo veprim tjetėr nuk i ėshtė pėrgjigjur realitetit politik dhe social nė Kosovė. Disa tregues konkretė janė tė mjaftueshėm :

Teoria e bindjeve politike.

 Nė Kosovė dhjetra parti politike predikojnė se luftojnė pėr Kosovėn. Secila prej tyre ngul kėmbė se bindjet politike tė saj janė mė tė mirat. E njėjta gjė propagandohet dhe nė Shqipėri. Shumica e veprimtarisė sė politikanėve shqiptarė nė Prishtinė dhe Tiranė me shumė ėshtė marrė me vėrtetėsinė e tezės sė partisė se sa tė rrugėzgjidhjeve tė tezave tė realitetit. Koncepti i tyre rrėzohet shumė kollaj po tė shtrohet pyetja: Nė konferencėn e Berlinit cilat bindje politike i coptuan trojet shqiptare. Nė konferencėn e Londrės, nė konferencėn e Versajės apo dhe mė vonė dhe nė atė tė Jaltės, kush ishte primare: bindjet politike apo interesat e fuqive evropiane pėr tregje dhe zona influence? Para klasės politike shqiptare qėndron njė pyetje e madhe: Kur tė tjerėt pėr tė na coptuar, nuk janė nisur nga bindjet politike, por nga interesat, pėrse ne pėr tu bashkuar nisemi nga bindjet politike?

Luftė pėr shtet apo luftė pėr pushtet.

Deri tani megjithse nė propagandė, ėshtė theksuar se veprimtaria e tė gjitha forcave politike tė Kosovės ėshtė orientuar drejt luftės pėr pavarsinė e saj, nė praktike ėshtė vepruar nė tė kundėrtėn. Veprimtaria e tyre, tregon se ato parėsore kanė patur luftėn pėr pushtetin fiktiv nė pushtetin sėrb se sa luftėn pėr shtetin real tė Kosovės. Nė luftėn pėr tė fituar njė shtet pėrdoren tė gjitha format e luftės, ndėrsa nė luftėn pėr pushtet pėrdoren vetėm format paqėsore tė luftės. Pėrcaktimi i klasės politike shqiptare pėr njė rezistencė paqėsore pasive ėshte domethėnia mė e qartė se nė veprimtarinė tyre lufta pėr shtetin e Kosovės ėshtė vetėm njė reklamė propagandistike, ndėrsa lufta pėr pushtet brėnda shtetit serb ėshtė thelbi i veprimtarisė sė tyre.

 

Teoria e mohimit

Vija politike e politikanėve dhe partive politike nė Kosovė, ka qėnė nė shumicėn e saj, njė vijė politike mohuese. Ato tė gjitha dhe me dhjetra herė kanė thėnė dhe vazhdojnė tė thonė "se ne nuk mund tė jetojmė dot nėn pushtetin serb". Kjo pėrbėn tiparin themelor tė vijės sė tyre politike. Por mungon themelorja nė kėtė vijė: Si do tė dilet nga kjo situatė, si do tė realizohet pavarsia e Kosovės. Nė kėtė drejtim vija politike e politikanėve shqiptarė ėshtė tepėr e zbehtė dhe pėrmblidhet vetėm nė njė frazė, qė tashme ėshtė bėrė bajate: "Ne kemi shpallur pavarsinė ”.

Kėtij difekti themelor nuk i shpėtoi as grupimi  i Adem Demaēit, qė doli nė skenėn politike shqiptare nė fillim tė 1997-ės  Thelbin e vijės sė tij politike, Demaēi e ka pėrmbledhur nė shprehjen "As luftė, as Kapitullim".  "As.., as", pra mohim. Populli ka nevojė pikėrisht pėr atė qė do tė bėhet, pėr rrugėt nėpėr tė cilat do tė eci drejt realizimit tė pavarsisė dhe jo pėr ato qė nuk duhet tė ecė.

Propaganda dhe politika

Nė praktikėn e klasės politike tė Prishtinės dhe Tiranės  mė shumė ėshtė bėrė dhe vazhdon tė bėhet propagandė se sa politike. Dukuria e parė ėshtė zbukurimi i realitetit tė ēėshtjes sė Kosovės, fshehja e gjėndjes reale, krijimi i njė gjėndjeje euforike etj. Ja njė shėmbull konkret: Qysh nė Maj 1993 nė Deklaratėn e pesė shteteve tė grupit tė Kontaktit, ku bėnte pjesė dhe Amerika u deklarua se ato nuk e njohin pavarsinė e Kosovės. Kėtė tė vėrtetė tė hidhur, politikanėt shqiptarė ja mbajtėn tė fshehur popullit, duke predikuar tė kundėrtėn, qė gjoja Amerika po i mbėshtet.  Pas 5 vjetėsh kur grupi i kontaktit i kėrkon Milosheviēit qė t’i japė Kosovės vetėm njė autonomi, kjo ishte njė zhgėnjim i madh pėr popullin shqiptar qė ishte ushqyer pėr shumė vite nga politikanėt e tij me idenė false se Amerika po na mbėshtet. Tė luash me njė histori nuk ėshtė dinjitoze, tė luash me njė gazetė nuk ėshtė profesionalizėm, tė luash me njė parti nuk ėshtė serioze, por tė luash me ndjenjat e njė populli, kjo ėshtė mė tepėr, ėshtė aventurė, ėshtė hipokrizi

 

Kosova si kapital politik

Nga klasa politike nė Tiranė ēėshtja e Kosovės ėshtė pėrdorur si kapital politik nė funksion tė marrjes dhe tė mbajtjes sė pushtetit nė Shqipėri. Por asnjėherė nuk ėshtė pėrdorur si njė nga problemet mė tė mėdha tė kombit shqiptar. Blloku i politikanėve qė nė 1992-shin dolėn nė opozitė me Partinė e Punės, hodhėn tezėn e bashkimit tė Shqipėrisė mė Kosovėn. Por pasi erdhėn nė pushtet u pa se kjo ishte vetėm njė mashtrim politik. Kronika historike e bėn mė tė qartė :

Sė pari : Partia demokratike dhe aleatėt e saj

1-Nė opozitė 1991

Krijohet nė fillimet e vitit 1991 nė Tiranė dhe Prishtinė klasa politike e pluralizmit. Qėndrimi i saj ndaj ēėshtjes kombėtare ėshtė i njėjtė : “ Kosovėn e kanė shitur komunistėt, kur ne ta pėrmbysim komunizmin, atėhere do ta zgjidhim dhe problemin e Kosovės ”.

-Partia demokratike nė fushatėn e saj elektorale premton bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, klasa politike nė Prishtinė rreshtohet krah saj.

2-Nė pushtet 1992-1997

-Gusht 1992, mblidhet nė Londėr konferenca pėr Jugosllavinė dhe Kosova trajtohet si minoritet. Tekstin e deklaratės e miraton dhe qeveria shqiptare me anė tė ministrit tė jashtėm tė saj

-1994, presidenti gjerman Hercog premton nė parlamentin shqiptar autonominė e Kosovės dhe duartrokitet nga deputetet e parlamentit qė para 3 vjetėsh kishte aprovuar njė rezolutė ku njihte pavarsinė e Kosovės.

-1994klasa politike shqiptare nė Prishtinė qė kishte bėrė referendumin pėr pavarsinė e Kosovės, bėn thirrje pėr miratimin e kushtetutės sė Shqipėrisė ku Kosova trajtohet si pakicė kombėtare.

1994-1995, qeveria shqiptare u bėn thirrje klasės politike shqiptare nė Prishtinė tė heqin dorė nga kėrkesat maksimaliste.

 

3-Pėrseri nė opozitė 1997-1998

-Njihet dhe pėrkrahet veprimtaria e Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės

-Konsiderohet veprimtari antiokombėtare takimi midis Nanos dhe Milosheviēit

Sė dyti : Partia Socialiste dhe aleatėt e saj

1-Nė opozitė 1992-1997

1993-1996, ish opozita shqiptare dhe gazeta e saj  “ Zėri i Popullit ” akuzojnė qeverinė se pėrdor Kosovėn pėr kapital politik. Nė shtypin e opozitės zėnė vėnd tė dukshėm shkrimet e krahut radikal nė Kosovės veēanėrisht tė gazetės “ Zėri i Kosovės ” dhe Rexhep Qosjes

-1994-1996, Partia socialiste dhe aleatėt e saj akuzojnė pushtetin shqiptar se po e shet Kosovėn

-Dhjetor 1996-janar 1997, Partia socialiste dhe aleatėt e saj akuzojnė pushtetin shqiptar se kėrkon tė ndezė luftėn nė Kosovė pėr tė mbajtur pushtetin

2-Nė pushtet 1997-1998

-Pushteti i pas 29 Qershorit zhvillon bisedime me Millosheviēin nė Kretė.

-Nga “ Zėri i Popullit ” hiqen artikujt e krahut radikal nė Kosovė, me pėrjashtim tė atyre qė sulmojnė Berishėn. Partia socialiste shkėput  lidhjet me Lėvizjen Popullore tė Kosovės.

 

Shovinizmi serb, nga nacional-komunizmi tek nacional-socializmi

Nacional-komunisti Milosheviē qysh nga mitingu i madh nė Gazi Mestan ku shpalosi idenė e Serbisė sė madhe e deri mė sot ka qėnė konstant ndaj ēėshtjes sė Kosovės.  Sipas tij “ Kosova ėshtė ēėshtje e Jugosllavisė dhe do marrė aq sa do ti japė ajo ”. Nė Kosovė lejohen parti politike, lejohen me dhjetra gazeta lejohen konferenca shtypi qė zbatojnė ligjet serbe. Por nuk lejohet askush qė shkel seriozisht platformėn serbe mbi Kosovėn. Tė gjithė ata qė kanė shkelur kėtė platformė janė arrestuar dhe burgosur. Dhjetra dhe qindra antarė dhe simpatizantė tė organizatave ilegale janė dėnuar me burgime tė rėnda nė periudhėn 1992-1997. Nacional-socialistėt Drashkoviē dhe Gjingjiē kundėrshtarė pėr pushtet tė Milosheviēit, kanė tė njėjtėn platformė pėr Kosovėn. Dhe pėr ata, “ Kosova ėshtė ēėshtje e brėndėshme e  Jugosllavisė ”. Maksimumi i statusit tė Kosovės, pėr ata ėshtė krahina autonome. Pėr Drashkoviēin “ Kosova ėshtė Jeruzalemi serb ”. Pėr Gjingjiēin “ Kosova e ka tepėr dhe autonominė ”.

Epoka e re dhe zonat e influencės

Klasa politike shqiptare nė Tiranė dhe Prishtinė u tregua plotėsisht e paaftė pėr tė kuptuar thelbin e ndryshimeve pas viteve 1991, veēanėrisht nė mardhėniet ndėrkombėtare. Pėrmbysja e socializmit, u shoqėrua me njė luftė tė ashpėr tė fuqive tė mėdha pėr rikrijimin e zonave tė reja tė influencės nė Shqipėri dhe shtetet e reja qė u krijuan nga shpėrbėrja e Jugosllavisė. Pėrkundėr deklaratės sė Bejkerit pėr ruajtjen e unitetit tė Jugosllavisė nė qershor tė vitit 1991, Gjermania veproi ndryshe. Ish-ministri i jashtėm Gensher, njohu pavarsinė e Kroacisė dhe Sllovenisė e pas kėsaj dha dorėheqjen. Me kėtė akt, pėr kėdo ishte e qartė se Sllovenia dhe Kroacia do tė bėnin pjesė nė influencėn e bllokut austro-gjerman.  Me fillimin e luftės nė Bosnjė dhe platformės sė Izetbegoviēit pėr ekzistencėn e kombit musliman, fuqitė e mėdha heshurazi pėrkrahin pėrpjekjet sėrbe dhe kroate pėr spastrimin etnik tė Bosnjės nga boshnjakėt. Nė funksion tė kėsaj, ato pranuan dhe poshtėrimin qė u bėri ushtria sėrbe duke u lidhur ushtarėt e O.K.B-sė pranė depove dhe objekteve tė tyre strategjike. Pėrballė kėsaj situate Izetbegoviēi kėrkon ndihmė nė vėndet arabe. Janė tė njohura  pėrpjekjet e Iranit pėr tė shtrirė influencėn nė Bosnjė. Ndėrhyrjet e fuqive tė mėdha realizojnė konferencėn e Dejtonit, dhe e detyrojnė Izetbegoviēin tė shkėputet nga Irani. Pasojė e kėsaj ishte shkarkimi i zėvėndės ministrit tė mbrojtjes me prirje islamike dhe caktimi i Haris Silaxhiēit me prirje perėndimore si kryeministėr. Amerika merr nė mbrojtje shtetin e porsa formuar tė Maqedonisė. Nė 1995 nė Shqipėri nėn kujdestarinė e ish ministrit amerikan tė mbrojtjes Perry, zhvillohet mbledhja e ministrave tė mbrojtjes tė Greqisė, Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Bullgarisė. Pėr kėdo ishte e qartė se kėto shtete pėrbėnin zonėn e influencės amerikane, i quajtur figurativisht “ jastėku ” amerikan i Ballkanit. Ndėrsa Jugosllavia me Serbinė, Malin e Zi dhe Kosovėn ruajti lidhjet e vjetra tradicionale me Rusinė dhe Francėn. Nė atė periudhė Perry, kėtė e shprehu hapur duke theksuar nė Tiranė se Rusia ėshtė mikja dhe partneri ynė i ngushtė. Ndėrsa klasa politike shqiptare nė Tiranė dhe Prishtinė, vazhdonte me slloganin e njohur se “ ne kemi mbėshtetjen e miqve tanė nė ēėshtjen e Kosovės ”

Pėrfitimet politike

Nėn maskėn e luftės kundėr terrorizmit u masakruan njerėz tė pafajshėm. Pyetja shtrohet : Kush do pėrfitojė nga kėto ngjarje ?

Sė pari : Do tė pėrfitojė Milosheviēi dhe klani i tij shovinist. Kėrkesa e bashkėsisė ndėrkombėtare drejtuar atij pėr tė rivendosur qetėsinė, do tė thotė qė dhe dialogu qė mund tė fillojė nesėr, tė jetė dialog pas provės sė forcės. Milosheviēi arriti ta bindė bashkėsinė  ndėrkombėtare se nė Kosovė veprojnė “ terroristėt ” shqiptarė. Deklarata e Amerikės ku denohej Ushtria ēlirimtare e Kosovės, ėshtė fitore e Milosheviēit.

Sė dyti : Do tė pėrfitojnė politikanėt shqiptarė nė Prishtinė dhe Tiranė. Dhe ata do tė fillojnė tė mburren dhe do tė thonė se “ pėrpjekjet tona e bindėn bashkėsinė ndėrkombėtare ta detyronte Milosheviēin tė pushonte masakrėn dhe tė fillonte bisedimet me politikanėt shqiptarė ”, “ ne shmangčėm luftėn, shmangėm pastrimin etnik ”. Masakra do tė shėrbejė dhe pėr politikanėt shqiptarė tė ngjyrave dhe klaneve tė ndryshme tė forcojnė pozitat e tyre. Pas mbledhjes sė grupit tė Kontaktit dhe deklaratės sė tij, politikanėt shqiptarė shpejtuan tė nxjerrin nė pah aftėsitė e tyre.

Nė vėnd tė pėrfundimit

Shovinizmi serb gjykoi se ishte momenti qė popullit shqiptar nė Kosovė e nė mbarė kombin shqiptar t’i jepte njė mėsim. Por nuk e realizoi dot, prandaj bėri njė masakėr. Pėr herė tė parė kombi shqiptar u ngrit masivisht nė mbrojtje tė dinjitetit tė tij kombėtar. U ngrit nė Kosovė ku pėrballė kishte njė makinė tė egėr shtetėrore. U ngrit nė Shqipėri ku pėrballė kishte njė varfėri totale, njė luftė tė egėr politike, njė shtet qė mė shumė ekziston nė letėr se nė realitet. Mėsimin e morėn politikanėt shqiptarė, tė cilėn ua dha populli shqiptar. Thelbi i kėtij mėsimi ėshtė : Politika e rezistencės pasive nuk ėshtė shėnjė e qytetėrimit evropian, por dukuri e vetnėnshtrimit dhe fyerjes kombėtare. Politika  e “ nacionalizmit si kapital politik ”, nuk ėshtė shėnjė e atdhedashurisė, por dukuri i mashtrimit politik. Politika e “ integrimit ”, “ e hapsirave demokratike ”, e “ kompromiseve ”, e “ qarkullimit tė lirė tė njerėzve ”, nuk ėshtė premisė pėr mohimin e dinjitetit kombėtar, por premisė pėr kultivimin e tij nė kushte dhe kohė tė reja.

Kush e udhėheq politikėn shqiptare 

Nė periudhėn 1991-1997, nė Shqipėri u krijua dhe po vazhdon tė konsolidohet klasa politike shqiptare e periudhės sė pluralizmit.

Brėnda kėsaj periudhe, ajo i shfaqi tėrėsisht  tiparet e saj themelore. Cilat janė kėto tipare dhe si janė pasqyruar ato nė jetėn ekonomike dhe shoqėrore tė vėndit ?

Politikanė me mentalitet primitiv

Nga tė gjitha shtresat e popullsisė shqiptare politikanėt shqiptarė  pėrbėjnė shtresėn mė nostalgjike ndaj mėndėsive dhe praktikave tė sė kaluarės. Paradoksi ėshtė se ata duke qėnė drejtues partish apo funksionarė shteti pėrpiqen ta fshehin mentalitetin e tyre primitiv. Por dukuritė e mėposhtme do ta bėjnė mė tė plotė pohimin e mėsipėrm.

Sė pari : Propaganda e mjaft politikanėve shqiptarė dhe praktikat e tyre nė mardhėniet ndėrkombėtare tė kujton gjuhėn dhe praktikat e sė kaluarės komuniste tė Shqipėrisė. Ja disa shėmbuj:

Nė 30 korrik 1993, tre orė e gjysėm para se tė arrestohej, Nano deklaron nė konferencėn e partisė socialiste pėr Tiranėn se ambasadori amerikan Raierson ka ardhur nė Shqipėri me thikė nė gojė pėr tė vėnė shqiptarėt kundėr shqiptarėve.

Po kėshtu nė prag tė vizitės sė Berishės nė Amerikė dhe tė zhvillimit tė manovrave shqiptaro-amerikane, opozita shqiptare kėrkon nė parlament mocion mosbesimi kundėr Zhulalit, qė nė fakt ishte mocion mosbesimi kundėr Amerikės.

Lidhur me deklaratėn e presidentit tė fondacionit Konrad Adenauer, partia socialiste reagon duke thėnė mes tė tjersh se e hedhim poshtė me neveri kėtė deklaratė duke e konsideruar si pėrzierje nė punėt  e brėndėshme tė vėndit.

Partia demokratike dhe pushteti i saj papritur dhe pakujtuar arrestojnė pesė minoritarė grekė duke i akuzuar publikisht pėr spiunazh.

Partia demokratike pas 26 Majit 1996, kritikave tė opinionit ndėrkombėtar fillon tju kundėrvihet duke theksuar se Shqipėria ėshtė njė shtet “ sovran ” dhe nuk merr mendime nga tė tjerėt, apo duke akuzuar vėzhguesit gjermanė dhe danezė si bashkėpuntorė tė Sigurimit tė shtetit.

Ish-pushteti shqiptar refuzon tė presė disa zyrtare tė lartė amerikanė si Timothe Wirth apo Eliot Engel me arsye dhe pretekste tė ndryshme.

Partia demokratike nuk pranon deklaratat e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė marrė pjesė nė parlament dhe pėr tė hequr dorė nga politika e rrugės.

Ka dhe shumė tė tjera, por dhe kaq mjaftojnė pėr tė nėnvizuar se gjuha dhe veprimet e mėsipėrme nuk janė  gjė tjetėr veēse reminishencė e sė kaluarės. Njerėzve ajo u kujton propagandėn e Partisė sė Punės dhe fjalimet e udhėheqsve tė saj.

Sė dyti : Njė nga elementet mė negativė nė veprimtarinė e klasės politike shqiptare, ėshtė mentaliteti i etiketimeve. Gjatė periudhės 1991-1997, opinioni shqiptar ėshtė ushqyer me etiketime nga mė tė ndryshmet ndaj kundėrshtarėve politike dhe ndaj atyre qė kanė folur ndryshe nga pushtetari. Pa mundur ti pėrmėndim tė gjitha sepse do tė na duhej njė libėr i tėrė, le tė pėrmėndim vetėm disa prej tyre. “ Enverist, mega hajdut, sllavokomunist, pro sėrb, progrek, stalinist, mafia e kuqe, etj etj ”. Autorė dhe aktorė tė etiketimeve tė mėsipėrme janė politikanėt shqiptarė. Kushdo e kupton qartė se kemi tė bėjmė me njė mentalitet primitiv  tė trashėguar nga e kaluara. Nė tė kaluarėn nė gojėn e shtetarėve pėrdoreshin etiketime me peshė emocionale nė popull pėr tu bėrė mė i besueshėm  faji i kundėrshtarit. Termat “ agjent i imperializmit, agjent i UDB-sė, poliagjent, agjent i sovjetikėve etj ”, janė nga termat mė tė pėrdorura nė tė kaluarėn.

Ndėrsa nė periudhėn 1991-1997, nga klasa politike shqiptare nė luftėn politike me kundėrshtarėt, u pėrdorėn dhe vazhdojnė tė pėrdoren dy lloj etiketimesh. Pėr konsum tė brėndshėm etiketimet “ i shitur tek sėrbėt dhe tek grekėt ”, ndėrsa pėr konsum tė jashtėm “ stalinist, enverist, komunist ortodoks, sekretari i partisė, mjeku i Enverit etj ”.

Sė treti :Komisioni Mezini-Bezhani. Si nė kohėn kur u krijua nga pushteti i Partisė Demokratike dhe sot qė po mbahet nga pushteti i partisė socialiste, ky komision trumbetohet dhe propagandohet si njė ndėr levat kryesore tė ndėrtimit tė shtetit ligjor. Kush ėshtė komisioni famėkeq i tė shtatėve ? Ata qė e njohin tė kaluarėn  nė Shqipėri, por dhe jashtė saj, e njohin mirė funksionin e Zyrės sė Pėrgjithshme qė ekzistonte nė Kinė e cila ishte mbi tė gjithė organizmat, njohin mirė komisionin e vėrtetimit tė bindjeve politike nė Amerikė nė vitet 1952, njohin mirė komisionin e kontroll revizionit tė partisė sė punės, ashtu siē njohin mirė dhe vertetimin biografik qė bėhej nga organet e sigurimit tė shtetit. Vetėm emri ka ndryshuar, ndėrsa thelbi ėshtė njė i vetėm ; mjet frikėsimi dhe eleminimi i kundėrshtarėve

Sė katėrti : politikanė-prokurorėt e pluralizmit. Pėrbėn njė realitet se mjaft politikanė shqiptarė ndėrsa flisnin dhe flasin pėr ndėrtimin e shtetit tė sė drejtės, ndaj kundėrshtarėve tė tyre janė shndrruar nė prokurorė. Pėrpara se gjykata tė dėnonte Fatos Nanon, atij i ishte bėrė pretenca nga Berisha, Selami, Blerimi etj si “ hajdut dhe kriminel ”. Pėrpara se tani drejtėsia shqiptare tė thotė fjalėn e saj pėr ngjarjet e Marsit 1997, politikanėt-prokurorė Nano, Dokle, Majko etj, ja kanė bėrė pretencėn duke thėnė “ se ne nuk do ta futim nė burg Berishėn ”.

.Klasė politike e pėrēarė

Klasa politike shqiptare ėshtė klasa mė e pėrēarė nė krahasim me klasat politike tė vėndeve tė tjera europiane.

Pėr propagandėn e sė majtės, pėrēarjet e ndryshme tė ndodhura janė parė  si produkt i veprimtarisė sė P.D-sė  dhe  Berishės  Pėr propagandėn e sė djathtės pėrēarjet e ndryshme janė  konsideruar si produkt i veprimit tė forcave neokomuniste etj. Po cili ėshtė realiteti, cilat janė shkaqet ?

Tablloja  reale tė pėrēarjeve tė ndodhura nė Shqipėri nė harkun kohor tė periudhės 1992-1997 ėshtė :

Pėrēahet Partia demokratike nga gjiri i sė cilės njė pjesė shkėputen dhe aderojnė nė partinė e Aleancės demokratike.

Vazhdon tė pėrēahet Partia demokratike. Nga gjiri i saj shkėpten elementė qė rigrupohen nė partinė e Djathtė demokratike.

Pėrēahet Partia Social-Demokrate, nga gjiri i sė cilės shkėputen njė pjesė dhe krijojnė Partinė e Bashkimit Social-demokrat shqiptar.

Pėrēahet Partia e djathtė Demokratike, duke u shkėputur nga gjiri i saj elementė qė krijojnė pas disa kohėsh partinė e Rimėkėmbjes Kombėtare.

Fillon pėrēarja nė Partinė Socialiste nė formė elementėsh tė veēantė por pa mundur tė krijojnė dot ndonjė parti politike. Nė vėnd tė kėsaj preferohet lufta e klaneve dhe karrikeve

Pėrēahet Partia e Legalitetit duke krijuar  dy parti bija tė legalitetit

Perēahet Lidhja e gazetarėve tė Shqipėrisė duke krijuar dy lidhje gazetarėsh

Pėrēahet Shoqata e tė pėrndjekurve politike, duke krijuar pėrsėri dy shoqata

Pėrēahet organizata e veteranėve tė Luftės Nacional-Ēlirimtare duke krijuar dy organizata veteranėsh

Pėrēahet Lidhja e Shkrimtarėve tė Shqipėrisė duke krijuar dy lidhje Shkrimtarėsh, njėra prej tė cilave merr ndajshtimin “ antikomuniste ”.

Pėrēahet partia demokratike duke krijuar  njė parti tjetėr tė quajtur Lėvizja pėr demokraci.

Ku qėndrojnė shkaqet e pėrēarjeve ? Sė pari : Nė psikologjinė e bajraktarizmit. Bashkė me pluralizmin nė Shqipėri nuk munguan tė shfaqeshin nė skenėn politike tė veshur me mantelin e demokracisė edhe “ bajraktarėt dhe tė parėt e fiseve ”, tė cilėt nė mungesė tė bajraqeve dhe fiseve reale, kėrkuan ta lozin kėtė rol nėpėr partitė dhe shoqatat ku bėnin pjesė. Por nė pamundėsi tė realizimit tė kėsaj sepse hapsira ishte shumė e kufizuar, pasi shteti ka vetėm njė president, vetėm njė kryeministėr, vetėm disa ministra, ndėrsa partitė vetėm njė kryetar, vetėm disa nėnkryetarė, atėhere zgjidhja mė e mirė ishte krijimi i partive tė reja. Pra nuk ka rėndėsi programi i njėjtė, nuk rėndėsi se sa elektorat ke, nuk ka rėndėsi se ē’thonė tė tjerėt. “ Rėndėsi ka qė dhe unė jam i pari fisit “ demokratik ” qė tani quhet partizė, i pari i bajrakut “ demokratik ” qė tani quhet shoqatėzė ”

Sė dyti : Psikologjia e karierizmit. Ky ėshtė elementi i dytė qėnėsor qė spiegon pėrēarjet e shumta tė skenės politike shqiptare, ashtu siē ėshtė dhe elementi qė ėshtė fshehur mė shumė nė fushėn e propagandės partiake. Nėqoftėse ndokush do kėrkojė qė realisht dhe nė mėnyrė konkrete tė analizojė ēdo pėrēarje qė ka ndodhur nė Shqipėri, ka pėr tė arritur nė konkluzionin se shumica derrmuese e tyre kanė nė themel vetėm karierizmin dhe asgjė tjetėr.. Duke qėnė veti e karakterit tė njeriut, ai nuk ka as ngjyrė politike. Karrierizmi nuk ėshtė as i majtė e as i djathtė. Ai ėshtė vetėm karierizėm.

Kur kanė qėnė tė bashkuar politikanėt shqiptarė 

Klasa politike shqiptare nė periudhėn 1992-1998, ka qėnė e bashkuar vetėm nė tre raste pėr tre probleme “ madhore ”. E para : Tė gjithė politikanėt shqiptarė, tė majtė dhe tė djathtė, pranuan zyrtarisht nė parlamentin shqiptar se populli shqiptar ka bėrė gjenocid, se ai ėshtė njė popull gjenocidist. E dyta : Tė gjithė politikanėt shqiptarė tė djathtė apo tė majtė, pranuan qė populli shqiptar ishte njė popull i pėrēarė dhe prandaj kishte nevojė pėr njė qeveri tė “ pajtimit kombėtar ”. E treta : Tė gjithė politikanėt shqiptarė, tė djathtė apo tė majtė ishin dakord dhe tė njė mendimi se nė Shqipėri duhej tė ftoheshin forcat shumėkombėshe, pėr tė administruar Shqipėrinė pasi ata ishin tė paaftė tė qeverisnin.

Vullneti i elektoratit dhe kombinacionet politike tė qeverisjes

Analiza e pėrvojės sė viteve 1991-1997, dėshmon se klasa politike shqiptare ka ardhur nė pushtet jo si rezultat i vullnetit tė popullit por si rezultat i kombinacioneve politike tė prapaskenės. Nė vitin 1992, populli shqiptar i pakėnaqur masivisht nga pushteti i partisė sė punės, kėrkoi ndryshimin e kėtij pushteti, kėrkoi njė jetė tjetėr mė tė mirė se e para. Pra e shprehur me gjuhėn e politikės, kjo do tė thoshte se njė popull qė e kishte provuar pėr 45 vjet tė majtėn, donte tė provonte pushtetin e sė djathtės. Por qeveria e krijuar pas 1992-shit, e pėrbėrė nga njė shtresė ish-komunistėsh tė konvertuar nė antikomunistė brėnda natės, me tepėr se shprehje e vullnetit dhe aspiratave tė popullit ishte pjellė e kombinacioneve politike. Si e tillė ajo punoi pėr tė realizuar vetėm interesat e shtresės qė e mbėshteti duke krijuar njė pakėnaqėsi masive nė popull. Ndėrsa nė vitin 1997 kemi tė njėjtėn tabllo, por nė krah tė kundėrt. Pėrsėri populli i pakėnaqur nga pushteti u ngrit masivisht nė kryengritje tė armatosur pėr ta rrėzuar kėtė pushtet. Por pėrsėri qeveria e krijuar nuk ėshtė pasqyrim i aspiratave dhe vullnetit tė popullit kryengritės, por pjellė e kombinacioneve politike. Kjo mospėrputhje midis vullnetit tė elektoratit dhe qeverive tė krijuara, ėshtė pasqyruar nė veprimtarinė e pushtetit tė periudhės 1992-1998 duke na dhėnė paradokse nga mė tė ēuditshmet. Po tė nisemi nga emėrtimet e partive politike shqiptare nė tė majta apo tė djathta do tė na duhet tė pohojmė se pushteti i “ djathtė ” qė u vendos pas marsit tė 1992-shit, nė fushėn ekonomike ndoqi njė politikė tė majtė, ndėrsa nė fushėn politike njė politikė tė djathtė, shpesh herė me nuanca tė ekstremit tė djathtė. Ndėrsa pushteti i  “ majtė ” i vendosur pas 29 qershorit 1997 nė fushėn ekonomike po ndjek njė politikė tė djathtė, ndėrsa nė fushėn politike njė politikė amalgamė, as tė majtė as tė djathtė, por tė bashkėjetesės me tė gjithė e me ēdo gjė. Ky lloj pushteti nuk mund tė mos pasqyrohej dhe nė ndėrtimin e administratės shtetėrore. Nė periudhėn 1992-1997, nė administratė nuk zuri vėnd shtresa e djathtė realisht, por me qindra antarė dhe simpatizantė tė komunizmit tė cilėt u bėnė “ tė djathtė ” nė janar-mars 1992. Nė njė mėnyrė mė tė sofistikuar, fshehur pas termit “ meritokraci ”, e njėjta dukuri po vihet re dhe nė ndėrtimin e administratės qė po krijon pushteti i “ majtė ” i pas 29 qershorit. Nė kėtė administratė nuk janė terhequr njerėz realisht tė majtė politikisht dhe tė aftė intelektualisht, por njė shtresė e tėrė e cila u bė e “ majtė ” nė muajt maj-qershor 1997.

Rezultatet e klasės politike shqiptare

Periudha 1992-1997 shėnoi si rezultante tė veprimtarisė sė klasės politike shqiptare, veēanėrisht tė asaj qė ishte nė pushtet, shpėrbėrjen e shtetit shqiptar nė shkurt-mars 1997. Pavarsisht nga justifikimet, pavarsisht nga predikimet mbi “ armiqtė e brėndshėm dhe agjenturat e jashtme ”, shpėrbėrja e shtetit shqiptar ishte pasojė e paaftėsisė totale tė klasės politike shqiptare qė ishte nė pushtet. Domethėnia e kėsaj periudhe ėshtė : Tė luftosh me tė gjitha forcat tė mbash pushtetin, duke shkatėrruar qoftė dhe shtetin.

Pas 29 qershorit klasa politike shqiptare qė ėshtė nė pushtet mori pėrsipėr ringritjen e shtetit shqiptar. Pas 8 muajsh qeverisje, jemi nė gjėndje tė themi se deri tani shteti mė shumė ekziston nė fushėn e propagandės, tė programit tė qeverisė, se sa nė fushėn e realitetit. Pavarsisht nga propaganda, pavarsisht nga justifikimet mbi rolin destruktiv tė opozitės, mbi veprimin e “ agjenturave tė huaja ”, pėrgjegjėsia bie mbi klasėn politike qė ėshtė nė pushtet. Ngjarjet e Shkodrės, veēanėrisht e fundit kur 30 veta pėr 24 orė bėnė ligjin nė qytet ndėrsa policia u “ zhduk ”, treguan se shteti ėshtė akoma larg tė jetė shtet. Nė kushtet kur ke fituar 70% tė votave, kur ke njė pėrkrahje ndėrkombėtare totale, tė mposhtesh nga 30 vetė, tė mos kesh arritur tė krijosh njė administratė efikase, por tė vazhdosh tė mbash fjalime e tė bėsh propagandė megjithse je pushtetar, kjo ėshtė paaftėsi shtetndėrtuese.   Domethėnia  e periudhės korrik 1997-shkurt 1998 ėshtė se qeveritarėve aktualė mė shumė u intereson komoditeti i   pushtetit, se sa ndėrtimi real i shtetit.

Nė vėnd tė pėrfundimit

Brėnda  klasės politike shqiptare,ka politikanė tė aftė dhe tė pėrkushtuar, por shumica dėrrmuese e kėsaj klase brėnda harkut kohor 1992-1998, tregoi se ėshtė e paaftė tė mbajė shtetin, por dhe tė ndėrtojė shtetin. Si e tillė kjo klasė politike nė shumicėn e saj, duhet tė shmanget nga skena politike. Kjo ėshtė nevoja e parė pėr fillimin e ndėrtimit tė shtetit ligjor nė Shqipėri. Pėr kėtė ka dy rrugė : Rruga e parė dėshtoi sepse kryengritja e marsit tė vitit tė kaluar u shtyp nė mėnyrė “ demokratike ”, nga kjo klasė politike me ndihmėn e politikės euroamerikane. Ngelet rruga e dytė, akuzat pėr korrupsion, paaftėsi dhe shpėrdorim postesh. Kjo rrugė u provua duke dhėnė sukses nė Italinė e viteve 1993. Proēesi i famshėm i “ Duarve tė pastra ” nxorri jashtė skenės politike shumicėn e klasės politike italiane qė kishte drejtuar Italinė pėr vite me radhė si Andreotin, Kraksin, Martelin, De Mikelisin etj. Nė kushtet e Shqipėrisė sė viteve 1992-1998, ėshtė shumė e lehtė tė fillosh dhe tė zbatosh proēesin e “ Duarve tė pastra ” ndaj klasės politike shqiptare. Korrupsioni i tyre ėshtė aq i madh dhe aq brutal, njė pjesė e tyre janė aq tė paaftė, njė pjesė tjetėr kanė shpėrdoruar aq shumė postet saqė vetėm fantazma e “ Di Pietros ”, do tė mjaftojė qė  tė lėnė vetė skenėn politike.

Janė tre faktorė tė rėndėsishėm, para tė cilėve qėndron pėrgjegjėsia e fillimit tė proēesit “ Duart e pastra ”. I pari ėshtė populli shqiptar, qė vazhdon tė terrorizohet shpirtėrisht dhe trupėrisht duke e dhėnė votėn sa nga e djathta tek e majta pa arritur asgjė deri tani. I dyti janė ajo pjesė  e klasės politike, e aftė mėndėrisht, e moderuar politikisht dhe e pėrgatitur organizativisht pėr ndėrtimin e shtetit shqiptar si parakusht i shtetit ligjor. Ata nuk kanė pse tė rrinė indiferentė dhe tė mėnjanuar. I treti ėshtė politika euroamerikane. Nė ngjarjet e marsit 1997, propaganda e kėsaj politike mbi demokracinė dhe rendin e ri botėror mori njė goditje tė Ørendė nė Shqipėri. Eshtė momenti qė kjo politikė tė mos diskreditohet pėrfundimisht.

© Copyright