Pasqyra e lendes



Ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė.

Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare

Interpretimet e ngjarjeve

Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare

Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997

Thelbi i revoltave popullore

Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare

Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore

Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj

Klasė politike me mentalitet primitiv

Prognozė politike 1998

Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ?

Naiviteti politik dhe interesat kombėtare
  

Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj

Nė periudhėn 1991-1997, nė Shqipėri u krijua dhe po vazhdon tė konsolidohet klasa politike shqiptare e periudhės sė pluralizmit. Nėn shėmbullin e vėndeve tė konsoliduara kapitaliste, kjo klasė ėshtė e ndarė nė parti tė majta, tė djathta apo tė qėndrės. Qysh nė fillimet e saj dhe deri mė sot, politikanėt shqiptarė, nė varėsi tė partisė qė aderojnė, kanė marrė dhe vazhdojnė tė marrin pėrsipėr zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik dhe social tė Shqipėrisė. Pas gjashtė vjetėsh pėrvoje politike nė kuadrin e njė pluralizmi ligjor, bėhet e lehtė analiza dhe studimi i dukurive mė esenciale tė kėsaj klase politike. Pėr mė tepėr kjo analizė ndihmohet dhe nga fakti se thelbi i pluralizmit shqiptar tė periudhės 1991-1997 nuk ėshtė pluralizmi politik, por pluralizmi i karaktereve njerėzorė. Analiza dhe evidentimi i dukurive mė esenciale tė kėsaj klase politike, do tė sqarojė mė mirė dilemėn, dyshimet, pandehmat dhe enigmėn qė shtrohet para popullit nė terėsi dhe para shtresave tė ndryshme tė popullsisė nė veēanti lidhur me raportin e saj me popullin nė tėrėsi. Para se tė evidentojmė tiparet themelore tė klasės politike shqiptare, lypset njė bilanc i shkurtėr dhe konkret i veprimtarisė sė saj nė periudhėn 1991-1997.

Klasa politike shqiptare nė fillimet e pluralizmit i premtoi popullit shqiptar se do ta ēonte vėndin drejt ekonomisė sė tregut dhe inisiativės sė lirė. Pas 6 vjetėsh veprimtari, ajo realisht e ēoi vėndin nė ekonominė e hajdutėve dhe nė pėrdhunimin e lirė tė vlerave njerėzore. Ajo i premtoi popullit shqiptar se do tė ndėrtonte njė shtet demokratik mbi bazėn e parametrave bashkėkohorė evropiane. Pas 6 vjetėsh veprimtari politike, kjo klasė politike e shkatėroi pėrfundimisht shtetin shqiptar duke e kthyer vėndin 85 vjet pas, nė fillimet e ndėrtimit tė shtetit shqiptar. Klasa politike shqiptare nė fillimet e saj i premtoi popullit shqiptar se ajo vėrtet do tė bėnte luftė politike midis partive tė ndryshme, por nė ēėshtjet themelore tė kombit, ajo do tė kishte njė mendim dhe njė qėndrim tė pėrbashkėt. Pas 6 vjetėsh veprimtari politike dhe shtetėrore, evidentohet njė fakt sa tragjik aq dhe domethėnės ; klasa politike shqiptare pėr 6 vjet rrjesht zhvilloi njė luftė tė egėr pėr pushtet, tė pa principtė dhe pa asnjė lloj mbėshtetjeje teorike. Pėr problemet themelore tė zhvillimit tė vėndit ajo pėr 6 vjet rrjesht nuk pati njė mendim tė njėjtė. Por ajo pati mendim tė pėrbashkėt nė disa probleme tė tjera themelore tė kombit dhe popullit shqiptar. E para : Tė gjithė politikanėt shqiptarė, tė majtė dhe tė djathtė, pranuan zyrtarisht nė parlamentin shqiptar se populli shqiptar ka bėrė gjenocid, se ai ėshtė njė popull gjenocidist. E dyta : Tė gjithė politikanėt shqiptarė tė djathtė dhe tė majtė, ishin dakord qė tė njihej shteti fantazmė i Maqedonisė, pa kėrkuar asnjė kompensim pėr shqiptarėt qė banojnė nė Maqedoni. E treta : Tė gjithė politikanėt shqiptarė tė djathtė apo tė majtė, pranuan qė populli shqiptar ishte njė popull i pėrēarė dhe prandaj kishte nevojė pėr njė qeveri tė pajtimit kombėtar. E katėrta : Tė gjithė politikanėt shqiptarė, tė djathtė apo tė majtė ishin dakord dhe tė njė mendimi se nė Shqipėri duhej tė ftoheshin forcat shumėkombėshe, pėr tė administruar Shqipėrinė. Janė vetėm kėto katėr probleme qė politikanėt shqiptarė kanė qėnė nė njė mendje. Pėr ēdo problem tjetėr ata kanė qėnė dhe janė kundėr njeri tjetrit.

Klasa politike shqiptare nė fillimet e saj i premtoi popullit shqiptar se ajo do tė jetė e gjithė popullit, pavarsisht nga ngjyrat e partive tė ndryshme politike. Por veprimtaria politike foli ndryshe. E filluar me gjuhė propagande se Skrapari do tė rrethohet me tela me gjėmba nė vitin 1992, kaloi nė gjuhė reale nė fillimin e vitit 1997 duke shpallur gjėndjen e jashtėzakonshme nė shqipėri dhe duke dėrguar policinė dhe ushtrinė pėr tė vrarė dhe masakruar popullin shqiptar.

Ky ėshtė bilanci i veprimtarisė sė klasės politike shqiptare nė periudhėn 1991-1997. Megjithatė kjo klasė politike akoma ėshtė nė skenėn politike shqiptare, ėshtė nė atė qė quhet opozitė, ėshtė dhe nė pushtet. Politika dhe diplomacia euroamerikane nuk i lanė kryengritėsit shqiptarė ta nxirrnin atė nga loja politike qysh gjatė muajit mars 1997.

Kjo klasė politike ka tiparet e saj esenciale tė cilat shfaqen nė veprimtarinė politike dhe praktike tė pushtetit dhe tė opozitės. Cilat janė kėto tipare :

 

Nė Shqipėri nuk ka pluralizėm politik, por pluralizėm karakteresh

Pyetje:Zoti Danaj, pas pese vjetesh larg atdheut, jeni kthyer ne Shqiperi. Si ta kuptojme kete kethim po te kujtojme qe para pese vjetesh jeni larguar per motive politike?

Pergjigje: Shume e thjeshte per ta kuptuar, sepse motivi politik tani mbaroj.

Pyetje: Ne kohen e ndrimit te madh, te permbysjes te sistemit komunist ju keni bere disa analiza dhe prognoza te cilat bene jehone te madhe ne opinion dhe qe koha gjate ketyre pese vjeteve i vertetoi plotesisht. Po tani ēfare prognozash politike keni bere?

Pergjigje: Per kete ēeshtje Naim, do te perpiqem ta shuaj kurjozitetin tend se afermi me nje cikel shkrimesh mbi te ardhmen e zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale ne Shqiperi.

Pyetje: Si i gjykoni evolucionin qe ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhe ne Partine Demokratike?

Pergjigje: Eshte e vertete se nga gjiri i Partise demokratike gjate kesaj periudhe dolen shume parti dhe shume kundershtare te saj si po vazhdojne dhe tani te dalin. Per mua kjo eshte nje gje shume e njohur. Por kur me pyesni per perferencat e mija dua te te them se ato jane nga gjiri i atyre shtresave ne gjirin e kesaj partie te cilat dhe ne vitin 1991 e deri me sot aspirojne per demokraci, qe nuk u inkriminuan dhe nuk vodhen, por qe dhe sot preferojne te jene ne gjirin e kesaj partie. Ndersa per njerez te cilet veēanerisht kete vit moren flamurin e gjoja te persekutuarve, pasi e shperdoruan ne menyre skandaloze postet qe kane patur me perpara, si njeri ndjej vetem neveri dhe asgje tjeter.

Pyetje: Po per Berishen

Pergjigje: Ne vitin 1992, me shkrimet qe kam botuar Berishes ja kam thene shume hapur se ku do ta ēonte politika qe ndiqte. Sot nuk dua te shtoj asgje tjeter ne adrese te tij me perjashtim te atyre qe kam thene para 6 vjetesh. Ajo qe dua te shtoj eshte se kjo qe ndodhi ne Shqiperi, pra shperberja e shtetit shqiptar, eshte shume me e thelle se sa propaganda qe behet, duke ja atribuar vetem Berishes. Nė propagande mund te thuash si te duash, por ne politike eshte ndryshe. E ne fushen e politikes problemi eshte me i thelle, eshte brenda Shqiperise por eshte dhe jashte saj, eshte tek nje njeri por eshte dhe tek nje shtrese. Ty besoj se te kujtohet se qysh ne 1992, une e kam argumentuar se Shqiperia do te shkaterrohej, ashtu siē po deklaroj dhe tani se Shqiperia do te behet. Si spiegohet qe deri ne 26 Maj me qindra politikane dhe shtetare te huaj, qeverine shqiptare e quanin qeverine me demokratike ne te gjitha vendet e Evropes lindore, kur nuk ishte e tille, si spiegohet qe deri atehere Berisha konsiderohej nga keto qarqe si nje demokrat i madh. Si spiegohet qe disa dite para shperthimit te ngjarjeve ne Shqiperi, Bashkimi evropian i kerkonte qeverise se athershme shqiptare te thellonte vetem reformat ekonomike, si spiegohet qe sherbimet sekrete te huaja te cilat kane qene te pranishme ne Shqiperi, u kujtuan te jepnin te dhena gazetave perendimore vetem ne fundin e 1996-es dhe fillimin e 1997-es. Prandaj problemi i kesaj qe ndodhi ne Shqiperi eshte shume me i thelle se propaganda qe behet ne shtypin dhe politologjine shqiptare. Klasa politike shqiptare e ka per detyre te depertoje ne thelbin e kesaj qe ndodhi dhe te nxjerre mesime qe te mos ndodhe me. Ajo e ka per detyre qe te mesoje qe te beje politike dhe te mos beje krushqi.

Pyetje: Ne krahasim me zhvillimet politike te vitit 1992 aktualisht kemi te njejten pamje por te permbysur, PS ka aritur te siguroje maxhorancen absolute ne parlament. Sipas jush kjo eshte nje shenje e mire apo keqe per demokracine shqiptare?

Pergjigje: Problemi nuk eshte kaq i thjeshte dhe kaq matematik. Se kush ka shumicen ne parlament, kjo eshte nje ēeshtje qe e vendos elektorati shqiptar i cili gjykoi qe ne 92-shin t’ja jepte shumicen absolute Partise Demokratike ndersa ne 1997 vendosi tja jape shumicen Partise Socialiste. Problemi duhet shtruar me hapur; ata qe qeverisin si e perdorin kete shumice absolute, ne te mire te Shqiperise apo ne te keqe te saj; e justifikojne apo e shperdorojne, e konsiderojne ate vlere te tyre apo vlere te popullit, e konsiderojne ate si pergjegjesi absolute apo si pronesi vetjake. Pyetja  fsheh edhe nje nentekst qe gjoja sikur asnje parti te mos kish shumicen absolute do te ishte me mire per demokracine shqipetare. Megjithate le te mos meremi me “sikure” dhe le te mos e fyejme elektoratin shqipetar qe na kaloka njehere masivisht djathtas dhe njehere masivisht majtas siē kam lexuar ne disa shkrime.

Pyetje: Sipas jush kur kane kaluar vetem dy  tre muaj nga ndryshimi i raporteve politike sa ka aritur PS ta administroje pushtetin dhe te justifikoje besimin e zgjedhesve?

Pergjigje: Ka disa gjera qe duhen sqaruar si p.sh.  fjala administrim. Me konceptin tim une gjykoj se PS ka filluar ta administroje pushtetin, duke pohuar njekohesisht se ka shume akoma per te bere. Po nqs me fjalen administrim do te kuptojme se sa ajo ka bere spastrimin rrenjesor te administrates, shihet se nje gje e tille nuk eshte bere, por me kete rast shpreh dhe gjykimin tim se as nuk duhet bere. Ne duhet te mesohemi te bashkejetojme me njeritjetrin dhe PS ka shansin e madh qe te hyje ne histori si partia qe e drejtoi pushtetin duke bashkejetuar me te gjitha ngjyrat e spektrit politik shqiptar. E dyta nqs ne fjalen besim ti kupton dhenien apo ndarjen e posteve une perseri gjykoj se njerezit nuk kane pse te presin qe te gjithe te marin poste dhe pergjegjesira. Fitorja me e madhe eshte liria reale per te gjithe dhe jo posti per te gjite.

Pyetje: Si e gjykoni ju skemen e re te qeverisjes, faktin qe PS eshte treguar shume doreleshuar, eshte kjo nje ndarje pergjegjesish apo nje ndarje shperblimesh?

Pergjigje: E gjykoj si nje nga veprimet me te menēura te politikes shqiptare per te cilen Shqiperia nuk ka nevoje vetem sot por edhe per shume kohe ne te ardhmen. Ti e di me mire nga une, por une nuk e gjykoj se ketu eshte fjala per shperblim pasi nuk kemi te bejme me nje shpikje apo me ndonje konkurs ku juria ne fund shperndan ēmimet apo shperblimet. Kemi te bejme me pergjegjesine e madhe historike te rindertimit te shtetit shqipetar. Dhe ne kete kuader sa me shume pergjegjesi te marrin te gjithe ngjyrat e spektrit shqiptar aq me shpejt do te ringrihet shteti shqiptar. E me qe jemi tek kjo pyetje une mendoj se ndarja e pergjegjesive duhet zgjeruar akoma. Psh. A ka njerez te tjere brenda PS apo jashte saj qe mund dhe dine te mbajne pergjegjesi panvaresisht nga preferencat e ketij apo atij pushtetari, panvaresisht nga etiketimet e kesaj apo asaj force partiake. Duke pohuar se te tille ka mjaft athere do te deshiroja qe edhe keta te merrnin pergjegjesi per rindertimin e shtetit.

Duke ju kethyer dhe njehere pohimit te mesiperm se ky eshte nje nder veprimet me te menēura te politikes shqipetare, une mendoj edhe jam i bindur se do te behet keshtu qe ne nje te ardhme edhe Partia Demokratike do te marre pjese ne koalicionin qeverises ne Shqiperi

Qysh sot disa prej drejtueseve dhe themelueseve te PD-se si Ceka, Pashko, Imami, Zogaj, jane ne qeveri                                                                                

Pyetje: Ngjarjet e bujshme te pranveres se vitit 97 ne Shqiperi jane etiketuar ne disa versione si psh disa i quajne revolucioni i vonuar Demokratik. Disa te tjere si kryengritje e armatosur, revolucion bollshevik, rebelim komunist revolte popullore, kryengritje antiberish, lufte civile etj. Ju si i konsideroni ato qe ndodhen?

Pergjigje: Unė mendoj se etiketimet ndaj kryengritjes popullore qė nė thelbin e saj kishte dinjitetin kombėtar, nuk janė vetėm tė djeshme por jane dhe tė sotme, kur koalicioni qeveritar me nė krye partinė socialiste eshte ne pushtet, sepse dhe sot disa i konsiderojne si hapje deposh , si lufte bandash ndersa disa i banalizojne deri ne nivele te tilla te qellonte apo te mos qellonte ushtari, se e ka ligji apo jo, e te tjera banalitete dhe vulgaritete qe i gjen me shumice si ne shtypin e majte ashtu dhe ne ate te djathte si ne diskutime politikanesh ashtu dhe ne debate televizive.

Ndersa sa per mendimin tim, po te them se eshte e veshtire ta permbledhesh nje ngjarje kaq te madhe qe tronditi gjithe kancelerite evropiane ne kater pese rreshta. Se shpejti une do te botoj nje liber per kete ngjarje titulli i te cilit eshte “Popull i tradhetuar”. Ndersa per etiketuesit , analistet dhe klasen politike shqiptare, do te doja qe ne ndonje debat tjeter televiziv, apo diskutime ne parlament, tu jepnin pergjigje disa pyetjeve: Si spiegohet qe deri ne 13 Mars kur populli ishte ne sheshe dhe ne llogore numuri i te vrareve, eshte vetem 27 veta, ndersa kur populli u terhoq dhe politika qe u quajt e pajtimit kombetar hyri ne veprim pra pas 13 Marsit, numuri i te vrareve arriti ne disa mijra? Si spiegohet qe per keto ngjarje stacionet televizive boterore kane dhene brenda nje periudhe kohore prej dy muajsh rreth 30 ore trasmetime televizive? Si spiegohet qe analistet me te medhenj evropiane u angazhuan per analizen e ketyre ngjarjeve duke arrritur kulmin me analizen e botuar ne daten 7 Mars 1997 ne gazeten e madhe gjermane Die Welt, me titull “Vlora nuk teston vetem Shqiperine, Vlora teston Evropen”. Si sipegohet qe askush nga politika evropiane keto ngjarje nuk i konsideroi si shqiptaret por ruajti gjithmone termat “popull i armatosur” revolte popullore etj. Perse ka frike klasa politike shqiptare e majte dhe e djathte ti quaje ato me emrin e vertete, cila eshte arsyeja qe sot politika dhe propaganda zyrtare deshiron ti banalizoje dhe vulgarizoje keto ngjarje? Dhe se fundi: Cila eshte arsyeja e vertete e komisionit parlamentar qe u krijua per te hetuar keto ngjarje? Cilin do te hetoje ky komision, perse kjo etje kaq e madhe per ta mbyllur kete ngjarje me hetimet e nje komisioni. Si spiegohet qe per here te pare shqiptare me bindje te ndryshme politike u gjenden bashke ne ngjarjet e mars-prillit 1997? Si spiegohet qe ushtria nuk pranoi te luftoje kunder popullit por u bashkua me te dhe si quhen ato levizje kur ushtria bashkohet me popullin? Politika dhe politologjia shqiptare e ka per detyre tu jape pergjigje ketyre pyetjeve dhe jo ta banalizoje kete ngjarje kaq te madhe thelbi i te ciles eshte dinjiteti kombetar me hapje apo mos hapje deposh me dhenie apo mos dhenie parash, me banda grabitesish etj. qe jane fyese per popullin dhe fyerje per dinjitetin e vendit.

Pyetje: Ju keni shkruar nje liber me titull “ 50 vjet histori e pahumbur” Ne kete kontekst si e gjykoni shprehjen e Nanos per “ te ndryshuar 555 vjet mentalitet primitiv” apo deshires se politikaneve shqiptare  per ti anashkaluar analizes se historise?

Pergjigje: Dua te te bej fillimisht nje korigjim qė e gjykoj tė nevojshėm. Nuk e gjykoj si shprehje te Nanos, por si nje teze te rendesishme te kryeministrit shqiptar, qė ka marrė mbi vete ingritjen e shtetit shqiptar. E meqe eshte keshtu gjate kesaj periudhe qe jam ne Shqiperi kam degjuar dhe teza te tjera mbi populizmin, mbi filozofine e re te perfshirjes, mbi pragmatizmin etj. Por kam vene re dy gjera si nga propaganda e pushtetit ashtu dhe nga ana e opozites. E para eshte se teza te tilla teper te rendesishme po kalohen  ne heshtje, sikur ti thote nje njeri ne rruge dhe jo nje kryeminister. E dyta neper biseda te ngushta duket hapur nje paragjykim sipas te cilit “Nano hodhi poshte historine etj. Me e rendesishmja dhe me e pakuptueshmja eshte heshtja e propagandes zyrtare  se pushtetit ndaj ketyre tezave. Nuk kam pare asnje shkrim asnje zberthim deri tani, apo asnje debat televiziv qe te kene ne thelb keto teza. Prandaj dhe degjuesi i thjeshte kur degjon keto teza thote me vehte: “More po per ke e ka fjalen kryeministri cilin mentalitet duhet te hedhim poshte si primitiv, mentalitetin e 365 gjeneraleve dhe pashllareve shqiptare qe per hir te kenaqesive te tyre vetjake pranuan ti sherbenin Turqise duke mos bere Shqiperine, mentalitetin e Abdyl Frasherit, Sul Vokshit etj qe bene Lidhjen e Prizrenit per te bere shqiperine, mentalitetin e brezit antifashist te luftes Nacional-ēlirimtare, te cilet luftuan dhe vazhduan te besonin per nje bote te re, per mentalitetin e pushtetareve shqiptare per te qendruar ne pushtet. Per ke e ka valle” Ja keshtu mendon dhe gjykon njeriu i thjeshte pa paragjykime por patriot. Dhe kjo ndodh edhe per nje gje tjeter. Pushteti aktual nuk ka propagande, nuk ka analiste, nuk ka politikologe, deri tani ka vetem emra keshilltaresh, zedhenes anonime, te cilet dhe kur dalin ne televizor jane me te pakuptueshem se ministrat apo kryeministri, ose shndrrohen ne shefa marketingu duke i bere reklame pushtetareve. Eshte kjo arsyeja qe e gjykoj te domosdoshme organizimin e nje propagande reale dhe konkrete qe te depertoje tek populli, duke shmangur abuzimet dhe spekullimet e sotme. Sot kjo mund te duket e parendesishme, neser ka per tu bere shqetesuese.

Pyetje: Kryetari i PS dhe kryeministri Fatos Nano Duke ju referuar programit te PS fillimisht e ka percaktuar PS si parti e te papriviligjuarve Pastaj si parti e majte, ne kongresin e dyte e ēvendosi programin ne drejtimin socialdemokrat dhe pas shpalljes se programit te qeverise ka dale me tezen “pushteti i majte qeverisje e djathe”; Si e gjykoni ju kete metamorfoze?

Pergjigje: Ka dy gjykime per situaten aktuale politike ekonomike e sociale qe po kalon Shqiperia. Gjykimi i pare eshte gjykimi akademik, gjykimi i bere ne kushte te qeta i cili ne arsyetimin dhe spjegimin e ngjarjeve dhe dukurive operon me teza te tilla, e majta, e djathta,qendra e majte ,qendra e djathte etj. Gjykimi i dyte eshte gjykimi konkret i cili merr per baze situaten reale te  Shqiperise, problemet ekonomike dhe sociale qe ka Shqiperia. Ē fare kerkon populli sot? Ai kerkon rendin dhe qetesine ndersa ti vazhdon me diskutime e majta apo e djathta. Ai kerkon funksionimin e shtetit shqipetar ne te gjitha hallkat dhe qelizat e tij ndersa ti i thua kujdes se po shkon majtas, kujdes se po shkon djathtas. Ai kerkon te ngjalle shpresen per te ardhmen e tij ndersa ti vazhdon me diskutime akademike dhe jep alarmin se gjoja po vihen re devijime ne rrugen e partise. Po e thjeshtezoj akoma me shume problemin: Parlamenti e hoqi juridikisht gjendjen e jashtezakoneshme por realisht gjendja e jashtezakoneshme vazhdon dhe do te vazhdoje edhe per njefare kohe ne Shqiperi. Per te perballuar kete gjendje te jashtezakoneshme nuk kane vlere diskutimet akademike per qendren e majte apo te djathte por kane vlere pyetjet: A eshte e afte intelektualisht dhe shpirterisht qeverija Shqipetare ta ktheje vendin ne gjendjen e normalitetit? A eshte e afte administrata qe po krijon kjo qeveri intelektualisht dhe shpirterisht te perballoje gjendjen e jashtezakoneshme? Per kete ja vlen te diskutosh, ja vlen te besh edhe kritika konkrete. Jeta ka nje fytyre ajo eshte jete dhe nuk eshte as e majte as e djathte. Por edhe vdekja ka nje fytyre. Sot Shqiperise i duhen njerez qe luftojne me perkushtim per jeten kunder vdekjes. Ata qe do te vine neser le te gjykojne se ēfare ishin keta njerez te majte apo te djathte te qendres se majte apo te qendres se djathte. Keto gjashte vjet jeta na mesoi nje gje te madhe; nuk eshte veshtire te jesh socialist, demokratist, komunist, monarkist etj.. Veshtire eshte te jesh shqiptar.

Pyetje: Pas kesaj pyetje a nuk ju duket se spektri i politikes shqiptare, me sakte te majtet shqipetare po mbahen peng i partive te majta qe shikojne djathtas? Si mund te zgjidhet ky rebus tipik shqipetar?

Pergjigja: Do ta trajtoja pak mė gjėrė pyetjen e bėrė, ajo lidhet me natyrėn dhe thelbin e vėrtetė tė pluralizmit shqiptar qė juridikisht nė Shqipėri u vendos nė dhjetor 1990.  Gjykimi im eshte ky: Ne Shqiperi keto gjashte vjet nuk ka pasur pluralizem politik, por ka pasur vetem pluralizem karakteresh. Edhe per shume kohe plurakizmi i karaktereve do te vazhdoje ti jape tonin jetes politike ekonomike e shoqerore te vendit. Pluralizmi politik per te cilin flitet shume neper gazeta dhe ne televizion nuk eshte gje tjeter veēse nje maske nje fasade per te fshehur karakteret njerezore. Mjafton vetem nje vezhgim i thjeshte i programeve te partive politike te majta apo te djathta per te pare qe ato nuk kane asgje te ndryshme me njera tjetren me perjashtim te propagandes dhe te luftes per pushtet.

Pyetje: Domethene ju jeni anti te gjitha partive politike

Pergjigje: Nuk eshte e vertete, une nuk jam anti asgjeje jam vetem pro shqiptar. Dhe ajo qe i deshiroj vendit tim eshte e drejta e tij per te kontestuar, ne mardheniet nderkombetare sepse neqofte se une nuk kontestoj atehere une nuk jam aleat por protektorat. Ne funksion te saj kane qene, jane dhe do te jene marredheniet e mija me kedo parti qe ju e quani te majte, te djathte, te qendres se majte apo te qendres se djathte.

Pyetje: Si spjegohet qe ndersa shkruani “50 vjet histori e pahumbur” dhe tragjiket e Europes shkruani  edhe nje liber mbi totalitarizmin ku i kushtoni nje kapitull Amerikes. Mos ka ndonje kontradite ne kete mes?

Pergjigje: Unė mendoj se nuk ka asnje kontradikte. Gjykimi im ėshtė se  kjo ka te beje me konceptin per idealpolitiken dhe per realpoliteken. Mbi bazen e konceptit te realpolitikes eshte e qarte se Amerika eshte njeshi i botes qe ne menyre demokratike ben ligjin ne politiken boterore, ne ato qe politikanet ne shqiperi i quajne “qendra te vendosjes” prandaj kam pasqyruar ne liber vetem kete realitet qe ekziston sot ne bote. Por di dhe nje gje tjeter se interesat jetike te Amerikes pleksen me interesat jetike te shqiptareve. Dhe ju e dini  mire se ne politike nuk ka miqesi te perjetshme por ka vetem interesa te perjetshme.

Pyetje: Me sa di une, kur ke qene ne Universitet, ke patur profesor Rexhep Meidanin. Cili eshte mendimi yt per politikanin Meidani

Pergjigje: Eshte e vertete qe e kam patur profesor. E me qe me pyete, fare shkurt po te jap kete pergjigje: Profesor Rexhepi, pasi jepte disa leksione bente kolokium. Ne kolokiumun e pare une nuk shkova, dhe profesori me vuri noten 0, ne kolokiumin e dyte shkova dhe dorezova fleten e bardhe, me vuri noten 2, ne kolokiumin e trete dorezova fleten vetem me pyetjet, dhe mora noten 4. Ne provimin e qershorit e mesova permendesh fiziken, por ai megjithe insistimin tim nuk pranoi te me vinte me shume se 7-te. Kur i kerkova perse e bente kete, mu pergjigj: Sepse nuk i ke marre kolokiumet dhe do ta harrosh shpejt lenden e fizikes. Nuk kam se ēfare te them tjeter vetem ta uroj politikanin Meidani qe dhe ne lenden e politikes qe ushtron tani, te vleresoje me shume ata qe i kane kaluar kolokiumet e politikes shqiptare qe nga viti 1991 dhe jo ata qe kaluan vetem provimin e politikes ne qershor 1997. Ky eshte urimi i pare, ndersa i dyti eshte: Rexhep Meidani eshte shkencetar i shquar ne lemin e fizikes. Do ta uroja qe dinjiteti i shkencetarit te mos kapet asnjehere rob i interesave te pushtetarit.

© Copyright