Pasqyra e lendes



Ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė.

Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare

Interpretimet e ngjarjeve

Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare

Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997

Thelbi i revoltave popullore

Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare

Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore

Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj

Klasė politike me mentalitet primitiv

Prognozė politike 1998

Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ?

Naiviteti politik dhe interesat kombėtare
  

Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ?

(Nga antikomunizmi tek meritokracia, nga 24/1-njėshi tek militantizmi)

Pėr gati 7 vjet politikanėt shqiptarė tė sė djathtės dhe tė sė majtės, nuk lėnė rast pa folur pėr krijimin dhe funksionimin  nė Shqipėri tė shtetit ligjor. “ Shteti i sė drejtės, shteti ligjor, funksionimi i ligjit, kanė qėnė dhe mbeten nga temat mė tė preferuara tė ēdo partie politike, dhe thelbi i luftės politike midis tyre. Po cili ėshtė realiteti ? Nė harkun kohor tė 7 vjetėve, mund tė dallojmė dy periudha, njė eksperiencė tė pėrfunduar dhe njė tė saponisur.

Antikomunizmi, fasada dhe realiteti

Pushteti i periudhės 1992-1997, nė themel tė ndėrtimit tė shtetit ligjor, vuri antikomunizmin. Pėr kėdo, dihet se antikomunizmi, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė nocion ideologjik. E  vetmja  formė ligjore e tij, ishte ligji i famshėm 24/1, i aprovuar nė prill 1992 dhe ligji mbi gjenocidin i aprovuar nė fillimet e vitit 1995. Kriteri i zbatimit tė kėtij ligji dhe i interpretimit tė tij, ishte presidenti, kryeministri, ministri, drejtori etj. Ashtu si fjala e tyre se filani ėshtė “ komunist ” pėrfundonte me heqjen e individit nga puna, po ashtu pėrsėri fjala e tyre se filani ėshtė “ antikomunist ” pėrfundonte me marrjen nė punė dhe ngritjen nė pėrgjegjėsi. Nuk kishte rėndėsi se ēfarė ishte nė realitet individi, rėndėsi kishte se cila ishte etiketa qė i ngjitej atij nga ata qė kishin tė drejtėn e interpretimit tė nocionit “ antikomunizėm ”. Me pėrjashtim tė fasadės, shteti i periudhės 1992-1997 ishte nė thelb njė shtet ideologjiko-miqėsor. Fundi i kėtij shteti “ ligjor ” nė propagandė dhe ideologjiko-miqėsor nė pėrmbajtje, ishte shpėrbėrja e shtetit shqiptar nė pranverėn e vitit 1997.

Meritokracia, fasada dhe realiteti

Pushteti i pėrzier i dalė nga zgjedhjet e 29 Qershorit 1997, synon dhe propagandon tė ndėrtojė nė Shqipėri, shtetin “ ligjor ”, shtetin e sė drejtės. Nė themel tė ndėrtimit  tė kėtij shteti pushtetarėt e rinj, kanė gjetur njė nocion mė tė butė dhe mė joshės nė pamje, “ meritokracinė ”. Por dhe meritokracia nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė nocion ideologjik ashtu si antikomunizmi. I vetmi ndryshim midis tyre, qėndron vetėm nė kohė. Antikomunizmi ėshtė mė i hershėm si nocion, ndėrsa meritokracia ėshtė mė e vonshme. Termi meritokraci lindi nė fundin e viteve 70-tė si nocion ideologjik.

24/1-shi dhe militantizmi

Ashtu si antikomunizmi, dhe meritokracia, ka kufizimet e saj. Aktualisht, barikadė nuk ėshtė mė ligji 24/1, por militantizmi. Nėqoftėse dje tė mbrojtur nga ligji 24/1, pushtetarėt hiqnin kė tė donin dhe merrnin kė tė donin nė punė, nė thelb e njėjta gjė ėshtė dhe sot. Pushtetarėt e rinj marrin nė punė kė tė duan dhe heqin nga puna kė tė duan, tė mbrojtur nga termat ideologjikė “ meritokraci ” dhe “ militantizėm ”. Etaloni i saktėsisė sė kėtyre termave nuk ėshtė ligji, por presidenti, kryeministri, ministri, drejtori etj. Parashtrimi i mėposhtėm do tė na ndihmojė  pėr tė parė mė mirė thelbin e parullės “ meritokraci ”. Eshtė e qartė pėr kėdo se ministrat dhe drejtuesit e qeverisė sė koalicionit kanė pohuar dhe vazhdojnė tė pohojnė se ata nė krye tė ministrive qė drejtojnė janė njerėz politikė. Duke e pranuar pohimin e tyre si tė vėrtetė, natyrshėm lind pyetja : Si ka mundėsi qė njė funksion politik, tė marrė atributet e etalonit tė meritokracisė, si ka mundėsi qė politikanizmi tė shndrrohet nė profesionalizėm ?

Ligji Bezhani : ligj ideologjik

Para disa kohėsh Parlamenti shqiptar, aprovoi njė ligj pėr ruajtjen e pastėrtisė sė administratės, i cili u quajt, ligji Bezhani. Thellimi  nė ligjin qė hartoi ky komision dhe qė aprovoi parlamenti tė ēon natyrshėm nė disa deduksione, qė tregojnė natyrėn e vėrtetė tė shtetit qė po ndėrtohet. Nė ligjin e miratuar, pėrjashtohen nga jeta politike disa kategori njerėzish qė i kanė shėrbyer regjimit komunist. Nė kėto kategori ligji fut bashkėpuntorėt e sigurimit tė shtetit, agjentėt dhe funksionarėt mė tė rėndėsishėm tė partisė sė punės. Domethėnė ; sipas ligjit  neqoftėse ke qėnė bashkėpuntor i sigurimit tė shtetit komunist pėrjashtohesh nga jeta politike, ndėrsa nėqoftėse ke qėnė bashkėpuntor dhe funksionar i ShIK-ut, pavarsisht nga rrahjet qė ke bėrė nuk pėrjashtohesh dhe mund tė punosh dhe tė marrėsh pjesė aktive nė jetėn politike. Domethėnė, pėrjashtohesh nga jeta politike nėqoftėse ke qėnė funksionar i lartė i diktaturės komuniste, por nuk pėrjashtohesh nga jeta politike nėqoftėse ke qėnė funksionar i lartė i pushtetit tė mėparshėm dhe mund tė kesh vjedhur pasurinė kombėtare apo tė kesh dhėnė urdhėr pėr tė shtypur me gjak revoltat popullore . Domethėnė, pėrjashtohesh nga jeta politike pėr shėrbimet qė i ke bėrė regjimit komunist, por nuk pėrjashtohesh nga jeta politike pėr shkatėrrimet qė i ke bėrė shtetit shqiptar.

Deputetėt dhe qeveritarėt qė e mbrojtėn dhe miratuan kėtė ligj, e paraqitėn atė si kontribut nė ndėrtimin e shtetit tė sė drejtės, tė shtetit ligjor, qė do “ tė jetė roje ” e pastėrtisė sė administratės shtetėrore ? ! Por ata harruan t’i japin pėrgjigje pyetjes : Nga kush kėrcėnohet administrata dhe shteti ligjor? Nga hajdutėt ? Jo, se pėr ata nuk ekziston asnjė klauzolė nė ligj. Nga Mafia blu dhe Mafia rozė ? Jo, se as pėr kėtė nuk ekziston asnjė klauzolė . Nga kush tjetėr ? Nga ata qė dogjėn Shqipėrinė dhe nga ata qė bėnė sehir pėr interesa pushtetore se si digjej Shqipėria ? Jo, as pėr kėta nuk ekziston ndonjė klauzolė nė ligj, nė tė kundėrtėn ata i mbron filozofia e pėrfshirjes e qeverisė aktuale.

Pėrse kategoritė e njerėzve pas viteve 91, qė kanė shkelur tė drejtat e njeriut, qė arritėn deri atje sa shpallėn gjėndjen e jashtėzakonshme, qė ftuan ushtritė e huaja tė vinė nė Shqipėri, qė grabitėn pasurinė kombėtare, nuk janė pėrfshirė dhe nuk mund tė pėrfshihen nė kėtė ligj ? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė, por ajo tregon dhe thelbin ideologjik tė ligjit Bezhani. Sepse kėto kategori janė pjesė pėrbėrėse e njė sistemi tjetėr politik. Shumica e tė dėnuarve tė viteve 1992-1998 nė Shqipėri, janė dėnuar pėr atė qė kanė bėrė nė tė kaluarėn dhe jo pėr atė qė bėjnė sot. Po kėshtu dhe ligji tė pėrjashton nga jeta politike jo duke u nisur se ēfarė bėn sot nė sistemin kapitalist, por se ēfarė ke bėrė dje nė sistemin komunist. Nėqoftėse do ta vazhdojmė akoma arsyetimin rreth thelbit tė ligjit, do tė duhej tė evidentonim dhe paradokse tė tilla : Nė ligj thuhet se pėrjashtohen nga jeta politike, agjentėt e zbulimeve tė huaja. A ėshtė vėrtetė kėshtu ? Le tė arsyetojmė : E para ; agjentėt e zbulimeve tė huaja qė kanė vepruar nė Shqipėri, kanė patur si objekt tė tyre pėrmbysjen e regjimit socialist nė Shqipėri. Tani qė ai sistem ėshtė pėrmbysur, si mund tė pėrjashtosh nga jeta politike, ata qė nėn kėrcėnimin e sigurimit tė shtetit, punuan pėr pėrmbysjen e tij ? E dyta : A pėrfshihen nė termin “ agjent ” ish agjentėt e zbulimeve amerikane, gjermane, angleze apo franceze ? Eshtė e qartė qė jo.

Parashtrimi i mėsipėrm tė ēon nė deduksionin se ligji Bezhani, vetėm fasadėn ka si ligj i sė drejtės. Nė thelbin e tij ai ėshtė ligj ideologjik, nė duart e asaj force politike qė ka pushtetin pėr tė shmangur kundėrshtarėt e saj brėnda dhe jashtė vehtes.

Administratė anarkike

Premisa e parė pėr ndėrtimin e njė shteti ligjor ėshtė organizimi i pushtetit dhe administratės sė tij. Si ėshtė organizuar pushteti aktual dhe administrata e tij ? Pasqyron nevojat themelore tė vėndit, apo konceptet e politikanėve qė janė nė pushtet, i nėnshtrohet ajo kritereve rigorozisht shkencore apo karakterizohet nga anarshia dhe spontaniteti?

Le tė bėjmė njė arsyetim : populli shqiptar sot dhe nė perspektive ka nevojė pėr njė pushtet dhe administratė qė atij t’i sigurojė punė, para, drejtėsi dhe rend publik. Realizimi i kėtyre katėr elementėve presupozon kushtin e parė tė ndėrtimit tė njė shteti ligjor demokratik. Ndėrsa nėnvleftėsimi dhe mosrealizimi i tyre shtetin ligjor e shndrron nė njė fiksion-shtet.

Pėr pasojė ėshtė e nevojshme dhe parėsore qė koalicioni qeveritar nė kėto katėr sektorė, tė caktojė njerzit e tij mė tė aftė intelektualisht, mė tė moderuar politikisht dhe mė tė shquar organizativisht. Por realiteti flet ndryshe. Me pėrjashtime tė vogla,  qėndrimi i partive politike qė marrin pjesė nė qeveri, pėr sektorėt me jetikė tė vėndit, ėshtė qėndrim anėsor,nenvleftėsues dhe primitiv. Duke marrė pėr bazė hierarkinė e kėtyre partive kemi tė drejtė tė themi se njerzit mė tė aftė tė koalicionit qeveritar, kanė marrė postet qė janė tė lidhur me politikėn ndėrkombėtare, me daljen nė televizor, me pritjen dhe pėrcjelljen e tė huajve. Lidėrshipi socialist nė njė nga fjalimet e tij pėr organizimin e administratės dhe pushtetit shqiptar e ka vėnė theksin tek aplikimi i pėrvojės sė partisė socialiste franceze. Po e konkretizoj tezėn e tij. Lionel Zhospeni, pasi erdhi nė pushtet, njerzit mė tė aftė tė partisė i caktoi nė ato sektorė qė kishte nevojė shoqėria franceze. Pėr pasojė, numuri dy i partisė socialiste franceze, vajza e tė shumėnjohurit Zhak Delor, Martinė Obri, u emėrua ministre e punės dhe solidaritetit social, miku mė i ngushtė i Zhospenit, Pierre Moskovitē u emėrua ministėr i mardhėnieve me bashkimin europian, etj. Ndėrsa nė Shqipėri, ministria e punės dhe ēėshtjeve sociale, ministria e drejtėsisė apo ministria e shėndetėsisė, vazhdojnė tė trajtohen me mentalitetet  e 30 vjetėve tė shkuara nga udhėheqėsit e koalicionit qeveritar. Pėr pasojė opinioni ndodhet dhe para paradoksesh dhe ironish tragjike si ai i para disa kohėsh kur megjithė gjėndjen e mjeruar tė sistemit shėndetėsor, drejtuesit e ministrisė sė shėndetėsisė, pėrcaktojnė si mė kryesore hartimin e projekt ligjit pėr mospirjen e duhanit ! !

Njė element tjetėr i rėndėsishėm qė dallon njė administratė anarkike nga njė administratė e bazuar nė ligj, ėshtė rregullorja e ēdo ministrie, ēdo drejtorie e cila pėrcakton kompetencat dhe funksionet e secilit punonjės. Por vėshtirė se mund tė gjėndet ndonjė ministri e cila tė ketė rregulloren e saj, veshtirė se mund tė gjėndet ndonjė drejtori ministrie qė tė ketė rregulloren e saj, megjithse nė ēdo ministri ka zyre juridike dhe drejtori personeli. Tė vetmet rregullore qė ekzistojnė janė rregulloret e hartuara para 20 apo 30 vjetėsh. Veprimtari kapitaliste me rregullore komuniste ! !

Preferencat vetjake dhe kriteret shkencore

Anarkia dhe spontaniteti nė ndėrtimin e administratės shqiptare, del mė nė pah kur analizojmė politikėn e ndjekur nga koalicioni qeveritar ndaj shtresės sė kuadrove qė u hoqėn nga puna nė vitin 1992. Njė analizė shkencore e kėsaj shtrese tė ēon nė konkluzionin se : Njė pjesė prej tyre, pavarsisht se u hoqėn nga puna pėr bindje politike, realisht ishin tė paaftė pėr tė qėndruar nė administratė. Njė pjesė tjetėr pasi u hoqėn nga puna u morėn me lloj-lloj tregėtish dhe realisht nuk bėjnė pėr njė administratė tė njė shteti ligjor. Njė pjesė tjetėr pėr tė siguruar mbi jetesėn bėnė punė nga mė tė rėndat, por fatkeqsisht nga ana profesionale e specialitetit, aktualisht janė disa vite pas kohės. Ndėrsa njė pjesė e mirė, jo vetėm qė i rezistuan vėshtirėsive tė jetės, por nuk lanė pas as perfeksionimin e profesionit tė tyre. Njohja e kėtij realiteti nga ana e drejtuesve tė koalicionit qeveritar, do t’i orientonte ata drejt thithjes nė administratėn aktuale tė atyre specialistėve tė cilėt i rezistuan papunėsisė dhe moralisht dhe intelektualisht. Ndėrsa realiteti flet pėr njė anarshi dhe spontanitet nė metodėn e drejtuesve tė qeverisė aktuale. Kriteri themelor nė thithjen e kėsaj shtrese kanė qėnė njohjet dhe preferencat vetjake dhe jo analiza reale e gjėndjes morale dhe profesionale tė kėsaj shtrese. Me kėtė veprim, drejtuesit e koalicionit jo vetėm qė nuk kanė krijuar njė administratė efikase, por i kanė dhėnė mundėsi dhe opozitės tė flasė konkretisht pėr njerėz tė korruptuar moralisht dhe tė paaftė intelektualisht tė cilėt nė mjaft raste kanė marrė poste nė administratėn shqiptare.

Kur nuk njihet realiteti

Koalicioni qeveritar e mbajti komisionin Bezhani, me pretekstin se ai ėshtė “ roje ” e pastėrtisė politike tė administratės.Vazhdimėsia e kėtij komisioni do tė thotė vazhdimėsi e aplikimit tė parullės “ politika nė plan tė parė ” nė kushtet e njė shoqėrie kapitaliste, do tė thotė tė vazhdosh tė mashtrosh njerzit se gjoja vėrtet po ndėrton njė shtet ligjor, ndėrsa nė fakt ndėrton shtetin ideologjik dhe nepotist. Shteti ligjor kėrkon si parakusht tė tij, tė tjera organizma, kėrkon ato organizma qė do tė jenė realisht “ roje ” e pastėrtisė morale, e aftėsisė profesionale dhe organizative. Pranė ēdo ministrie ekzistojnė ato qė quhen drejtori kuadri qė tani i quajnė drejtori personeli. Funksioni i tyre real, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse ai i sė kaluarės, ato janė organizma formale, qė e shumta shėrbejnė pėr tu dhėnė pamje ligjore favoreve qė bėjnė drejtuesit e ministrive. Do tė ishte premisa e parė e ndėrtimit tė njė shteti ligjor shndrrimi i tyre nė organizma qė tė merreshin me pėrzgjedhjen e specialistėve qė do tė punonin nė kėto ministri. Ndėrtimi i njė administrate efikase, kėrkon njohjen e realitetit dhe tė problemeve qė shtron ky realitet. Rreziku mė i madh i ndėrtimit tė shtetit ligjor sot , qė   e pengon ndėrtimin e tij nuk janė pikpamjet politike, nuk ėshtė e kaluara politike e individit  por shndrrimi i postit  nė pronė private, ėshtė e sotmja e tij, karakteri i prishur i njė individi,  niveli i tij profesional dhe aftėsitė e tij organizative . Konceptet “ socialist, demokratist, komunist, zogist, ballist etj, ” ekzistojnė nė propagandėn partiake, por nuk ekzistojnė nė realitetin shqiptar. Nė kėtė realitet ekzistojnė njerėz hallexhinj, pensionistė, arsimtarė, tė papunė, tė pasur nė rrugė tė ndershme dhe tė pasur nė rrugė tė pandershme etj. Megjithatė deri tani pushteti dhe administrata shqiptare ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e materialit tė propagandės dhe jo mbi bazėn e realitetit shqiptar. Prandaj dhe ekziston njė shkėputje e madhe midis pushtetit dhe administratės shtetėrore dhe problemeve reale tė shoqėrisė shqiptare. Deri tani populli po shikon propagandėn partiake mbi shtetin ligjor, por nuk shikon premisat e shtetit ligjor real.

© Copyright