Pasqyra e lendes



Ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė.

Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare

Interpretimet e ngjarjeve

Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare

Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997

Thelbi i revoltave popullore

Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare

Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore

Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj

Klasė politike me mentalitet primitiv

Prognozė politike 1998

Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ?

Naiviteti politik dhe interesat kombėtare
  

Interpretimet e ngjarjeve

Ngjarjet e pranverės 1997 ne Shqipėri, u bėnė objekt interpretimi i shumllojshėm nga shqiptarė dhe tė huaj. Tipari i pėrbashkėt i kėtyre interpretimeve janė interesat e atyre qė i kanė bėre dhe jo analiza objektive e ngjarjeve. Nė interpretimet e kėtyre ngjarjeve duhen dalluar tre faza kryesore : Faza e parė qė nis me fillimin e ngjarjeve deri nė krijimin e qeverisė sė pajtimit kombėtar. Faza e dytė qė nis me qeverinė e pajtimit kombėtar dhe mbaron me zgjedhjet e 29 qeshorit. Dhe faza e tretė qė nis pas zgjedhjeve tė 29 qershorit dhe nė vazhdim.  Mė konkretisht interpretimet e ngjarjeve qė ndodhėn nė Shqipėri na japin njė tabllo tė tillė :

a-Interpretimi i ish-pushtetit shqiptar

Nė interpretimet e tij, ish-pushteti shqiptar kaloi nėpėr disa faza. Filimisht ai nuk u thellua shumė nė pėrmbajtjen dhe thelbin e revoltave, por i trajtoi ato si pakėnaqėsi popullore ndaj mbylljes sė skemave piramidale. Nisur nga kjo logjikė pėr interesa pragmatiste ai e spostoi qėndrėn e zėmėrimit popullor sa mė larg Tiranės, duke mbyllur fondacionet qė qėndrėn e tyre e kishin nė Vlorė, Berat dhe Lushnjė dhe duke ruajtur Vefėn e cila ndodhej nė Tiranė. Llogaria e pushtetit ishte : “ Sa mė larg kryeqytetit, sa mė larg syve tė opinionit ndėrkombėtar, sa mė larg udheheqjes sė opozitės, aq mė mirė do tė jetė pėr t’i fashitur kėto revolta dhe kėtė pakėnaqėsi popullore, aq mė e lehtė do tė jetė pėr t’i neutralizuar ato ”. Siē do ta tregonin mė vonė ngjarjet dhe zhvillimi i tyre, ky ishte gabimi i parė fatal i ish-pushtetit shqiptar. Publicistja e njohur zvicerane Veronikė Paskie, nė njė nga shkrimet e saj tė botuar nė gazetėn 24 Orė nė Zvicėr qysh nė fillim tė muajit shkurt 1997, nėnvizon se spostimi i qėndrės sė zėmėtimit nė Jug dhe veēanėrisht nė Vlorė qė historikisht ka qėnė qėndra e patriotizmit, do t’i kushtojė shumė shtrenjtė Berishės.

Nė fillimet e revoltave, ish-pushteti shqiptar ndoqi metodėn e kulaēit dhe tė kėrbaēit. Nė propagandėn e shtetarėve shqiptarė, predikohej se populli ka tė drejtė tė demonstrojė. Veēanėrisht pas ngjarjeve tė dhunshme nė Berat dhe Lushnjė, lidėrshipi shqiptar i pranonte manifestimet paqėsore  nėpėr fjalimet dhe konferencat e tij tė shtypit. Ndėrsa nga ana tjetėr policia sekrete filloi arrestimet dhe frikėsimet e tė gjithė atyre qė dyshoheshin se kishin organizuar protestat. Precipitimi i ngjarjeve, veēanėrisht nė qytetin e Vlorės, shėnoi dhe evoluimin e gjuhės dhe propagandės zyrtare. Demostratat nė Vlorė treguan se nuk i besonte mė kush propagandėn dhe deklaratat e pushtetarėve. Nė kėto demonstrata, as mė shumė dhe as mė pak kėrkohej denimi i atyre qė i kishin prerė nė besė. Pas kėtij momenti propaganda zyrtare filloi tė fliste me gjuhėn e forcės kundėr atyre qė demonstronin duke kėrkuar paratė e tyre. Propaganda zyrtare filloi tė bėjė pėrpjekjet e para duke dezinformuar opinionin e brėndshėm dhe tė jashtėm. Nė shkrime gazetash dhe komentesh televizive, filluan tė bėheshin aluzione dhe lidhje midis demonstruesve shqiptare dhe atyre serbė. Propaganda zyrtare filloi tė luajė me kartėn e patriotizmit. Por ky ishte njė patriotizėm falso me njė kartė tė ējerrė, prandaj nuk pati sukses dhe asnjė peshė emocionale nė popull. Pėrpjekjeve tė pushtetit pėr t’i shtypur me forcat e policisė sekrete manifestimet paqėsore, populli nė Vlorė ju pėrgjigj me rrėmbimin e armėve. Pas kėsaj qeveria shqiptare vuri nė pėrdorim armėn e saj tė fundit, ajo shpalli gjėndjen e jashtėzakonshme duke mobilizuar ushtrinė dhe forcat speciale, per tė shtypur revoltat. Ndėrsa nė fushėn e propagandės, popullin e armatosur filloi ta quajė “ banditė tė lidhur me disa agjensi zbulimi qė duan tė pėrmbysin me dhunė rendin kushtetues ”. Por as kjo armė e propagandės dhe e interpretimit tė ngjarjeve, nuk pati sukses. Pas Vlorės, brėnda njė jave, populli u ngrit dhe u armatos gati nė 14 qytete tė Shqipėrisė sė jugut dhe Shqipėrisė sė mesme, ndėrsa ēdo rajon i Shqipėrisė ishte gati nė shpėrthim. Pėrballe kėsaj situate, propaganda zyrtare pėr tė shpėtuar ēfarė mund tė shpėtonte, e ndihmuar dhe nga disa segmente tė politikės dhe propagandės nė Kosovė, pėrdori gurin e fundit; hodhi nė eter tezėn makabre se revoltat e jugut kishin synim pėrēarjen e Shqipėrisė dhe aneksimin e Jugut Greqisė. Me kėtė lloj propagande qė pėrsėri nuk pati sukses populli e pa qartė se deri ku shkon lakmia e luftės pėr pushtet, deri nė coptimin e vėndit.

Parantezė

“ Revolucioni leninist ” dhe kryengritja shqiptare

Nga ish-pushteti shqiptar dhe propaganda e tij, teza mbi kryengritjen shqiptare si “ revolucion leninist ”, ėshtė teza mė e pėrhapur dhe mė trajtuar. Mbas krijimit tė qeverisė sė pajtimit kombėtar, kur ish-pushteti shqiptar filloi ta marrė vehten, nė propagandėn e tij, nė librat dhe pamfletet e shkruara, kryengritja popullore shqiptare, klasifikohet si “ rebelim komunist, si revolucion leninist ”. Njė klasifikim i tillė ka patur dhe ka disa synime. Sė pari :  me njė klasifikim tė tillė, synohet qė kryengritja popullore shqiptare tė paraqitet si njė lėvizje klasore dhe ideologjike, si njė tentativė pėr kthimin prapa tė historisė e ngjashme me lėvizjen e Haxhi Qamilit nė vitet 1913. Sė dyti : njė klasifikim i tillė synon t’i heqė kryengritjes shqiptare mbėshtetjen brėnda dhe jashtė vėndit. Sė treti : Duke njohur negacionin qė ka nė qarqe tė ndryshme brėnda, por mė shumė jashtė Shqipėrisė teoria leniniste e revolucionit, u synua dhe vazhdon tė synohet diskreditimi i thelbit tė kryengritjes popullore shqiptare.

Sė katėrti : Legalizmi i kryengritjes shqiptare si revolucion leninist, pra si marrje e pushtetit me dhunė, presupozon dhe lėnien hapur tė rrugės pėr tu rikthyer nė pushtet me anė tė dhunės.

Por me gjithė synimet e qarta, propaganda dhe analiza e ish-pushtetit nuk i qėndron tė vėrtetės historike. Janė disa arsye dhe argumente qė e dėshmojnė kėtė. Sė pari : Nuk ka asnjė dyshim se revolta e armatosur e marsit 1997 ishte njė kryengritje popullore. Por jo ēdo kryengritje popullore ėshtė e barabartė me njė revolucion leninist. Pohimi se kryengritja shqiptare ishte revolucion leninist shpreh ose paditurinė dhe nivelin e ulėt intelektual tė predikuesve tė kėsaj teze, ose urrejtjen ndaj popullit dhe aspiratave tė tij. Shoqėria njerėzore qysh nga krijimi i saj dhe deri nė daljen e teorisė marksiste njeh me dhjetra dhe qindra revolucione dhe kryengritje popullore bashkė me interpretimet e tyre pėrkatėse teorike. Kryengritja e Spartakut nė skllavopronari kundėr Romės, kryengritjet e fshatarėve kundėr feudalizmit qė nga Zhakeria e Jan Husi deri tek lufta fshatare nė Gjermani , qė nga Robin Hudi e deri tek kryengritja e Parisit e 1948-ės etj, tė gjitha kėto nuk kanė qėnė gjė tjetėr veēse protesta tė popujve kundėr tiranisė dhe mjerimit ekonomik dhe shpirtėror.

Sė dyti : Nė pushtet nė Shqipėri nuk erdhėn drejtuesit dhe udhėheqėsit e kryengritjes, por ish-opozita shqiptare qė u mbėshtet nga diplomacia euroamerikane si e keqja mė e vogėl.

Sė treti : Pretendimi pėr pėrsėritjen e ngjarjve historike nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė aventurizėm politik, qė kur i lė fushė tė lirė shndrrohet vetėm nė terrorizėm.

Njohja e historisė botėrore dhe analiza e ngjarjeve historike tė ndodhura nė Shqipėri nė harkun kohor 1991-1997, dėshmojnė qartė vėrtetėsisnė e pohimit tė mėsipėrm. Nė 1991-1992, populli shqiptar u ngrit nė demostrata dhe manifestime jo se i tha ky apo ai lider i Partisė Demokratike, por sepse ishte masivisht i pakėnaqur nga pushteti i mėparshėm. Partia demokratike vetėm sa e shfrytėzoi kėtė pakėnaqėsi. Populli shqiptar nė shkurt-marsin e vitit 1997, u ngrit nė demostrata, manifestime dhe deri nė kryengritje, nga pakėnaqėsia masive ndaj pushtetit tė atėhershėm. Partia socialiste dhe partitė e tjera tė ish-opozitės vetėm sa e shfrytėzuan kėtė pakėnaqėsi pėr tė ardhur nė pushtet duke u mbėshtetur dhe nga faktori ndėrkombėtar, i cili ndėrsa e dėshironte rrėzimin e Berishės, nuk e dėshironte ardhjen nė pushtet tė forcave kryengritėse. Kėto janė ngjarje historike qė nė themel tė tyre kanė shkaqe mė tė thella se sa lufta e politikanėve pėr pushtet. Tė pėrpiqesh t’i pėrsėritėsh kėto ngjarje historike pėr tė ardhur nė pushtet, do tė thotė tė biesh nė aventurizėm. Ēdo ngjarje historike e pėrsėritur sipas dėshirave tė politikanit, nuk ka qėnė gje tjetėr veēse karikaturė e vetė ngjarjes reale historike.

b-Interpretimi i opozitės

Ashtu si pushteti, dhe opozita nė fillim nuk ishte nė gjėndje t’i parashikonte ngjarjet qė do tė ndodhnin dhe gjėrėsinė e tyre. Ajo u gjėnd e papėrgatitur kur ato shpėrthyen. Prandaj nė fillim opozita operoi me parullat e manifestuesve. Mitingu i zhvilluar ne 26 janar 1997 ne Tirane ku thelbi i parullave ishin parullat e popullit dhe jo te opozites politike shqiptare, verteton qarte pohimin e mesiperm mbi spontanitetin e veprimeve tė opozites nė fillimet e revoltės popullore. Me kalimin e kohės opozita shqiptare e grumbulluar nė Forumin pėr demokraci, hartoi kėrkesat politike qė rrithnin nga protestat popullore. Ne interpretimin e opozitės shqiptare, duke marrė parasysh nuancat e partive politike qė bėnin pjesė nė opozitė dhe interesat e shtimit tė elektoratit, ngjarjet nė Shqipėri u interpretuan si refleks i zėmėrimit popullor ndaj qeverisė, si dėshtim i vijės politike dhe ekonomike tė saj. Ndėrsa protestuesit u cilėsuan si popull i zhgėnjyer dhe i mashtruar nga pushteti. Kėtė qėndrim e mbajtėn jo vetėm partitė politike shqiptare tė bllokut tė majtė tė pėrfaqėsuar nga partia socialiste, por dhe shumė parti tė bllokut tė djathtė, veēanėrisht nga e djathta e bashkuar. Nė anėn e popullit tė revoltuar kaloi dhe shoqata e tė pėrndjekurve politike e kryesuar nga Kurt Kola.  Nė momentin e rrėmbimit tė armėve nga ana e popullit pėr tu mbrojtur nga egėrsia e pushtetit, opozita shqiptare nė fillim i hutua dhe hezitoi nė qėndrimin e saj. Eshtė kjo arsyeja qė ato nxituan ta nėnshkruajnė atė qė u quajt marrėveshja e 9 Marsit, duke marrė pjesė nė qeverinė e koalicionit. Pas kėtij momenti, opozita shqiptare, tashme bashkėpjesmarrėse nė qeveri, fillon interpretimin e ngjarjeve sipas interesave tė partive tė ndryshme politike, me synim kryesor kush e kush tė fitonte mė shumė elektorat.

© Copyright