Pasqyra e lendes



Ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė.

Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare

Interpretimet e ngjarjeve

Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare

Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997

Thelbi i revoltave popullore

Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare

Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore

Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj

Klasė politike me mentalitet primitiv

Prognozė politike 1998

Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ?

Naiviteti politik dhe interesat kombėtare
  

Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare 

Propaganda e ish-pushtetit dhe njė pjesė e propagandės ndėrkombėtare i mėshon tezės se drejtuesit e qeverisė sė pas 29 Qershorit 1997 dhe partitė e tyre pėrkatėse, kanė qėnė frymėzueset dhe drejtueset e kryengritjes shqiptare. Pa hyrė nė arsyet qė serviren pėr njė pohim tė tillė, analiza e realitetit tė shpėrthimit tė kryengritjes shqiptare si dhe analiza e programeve dhe veprimtarisė konkrete tė kėtyre partive e hedh poshtė pohimin e propagandės sė ish-pushtetit shqiptar. Partia socialiste dhe partitė e tjera aleate tė saj, as objektivisht, por as dhe praktikisht nuk mund tė ishin frymėzueset dhe drejtueset e kryengritjes shqiptare.

Sė pari : Partia socialiste dhe aleatėt e saj, nuk janė gjė tjetėr veēse parti tė lindura dhe rritura nė kushtet e njė klime pluraliste, ku parėsore nė luftėn politike pėr tė fituar pushtetin janė dialogu dhe zgjedhjet parlamentare. Tė gjitha kėto parti e kanė tė pėrjashtuar nga programet e tyre marrjen e pushtetit me rrugė tė armatosur. Synimi i tyre qysh nga lindja nė vitet 1991 e mė vonė ka qėnė rregullimi i “ kozmetikės ” sė tyre pėr tu pranuar nė gjirin e partive homologe nė Evropėn perėndimore.

Sė dyti : Qėllimi i partisė socialiste dhe aleatėve tė saj tė koalicionit qeveritar, ėshtė diametralisht i kundėrt me qėllmin e kryengritjes. Nėqoftėse thelbi i luftės politike tė ish-opozitės ėshtė lufta pėr pushtet, thelbi i kryengritjes popullore isht dinjiteti kombėtar. Kryengritja  popullore glorifikoi “ Shėn Njeriun ” e pėrdhosur gjatė viteve, ish-opozita glorifikoi “ ShėnPushtetin ”.

Sė treti : Kryengritja popullore shpėrtheu jashtė skemave dhe kombinacioneve politike tė klasės politike shqiptare dhe politikės amerikane, prandaj dhe u shtyp nė mėnyrė “ demokratike ” prej tyre. Ndėrsa ish-opozita ishte pjesė e kėtyre kombinacioneve politike.

Sė katėrti : Kryengrtija popullore shqiptare ishte pasoja e njė qeverisjeje tė keqe, pasoja e njė pushteti qė ndėrsa ishte legjitim me votat qė mori nė 1992-shin, u shndrrua ilegjitim me qėndrimin qė mbajti ndaj popullit tė cilit i pėrkiste. Ndėrsa klasa politike e ish-opozitės si e tėrė klasa politike shqiptare, ishte pasoja e artificialitetit dhe kombinacioneve politike tė vitit 1991.

Sė pesti : Analiza e veprimtarisė sė ish-opozitės gjatė viteve 1992-1996, qėndrimet e saj politike dhe sociale ndaj  dėshmojnė pėr paaftėsinė e saj pėr tė marrė pushtetin me vota tė lira, jo mė pėr tė marrė pushtetin me anė tė kryengritjes. Parashtrimi i mėposhtėm do tė sjellė fakte dhe dukuri nė favor tė tezės sė mėsipėrme :

Retrospektivė

Nė politikė fiton ai qė bėn mė pak gabime

Nėndor  1996

Kriza politike shqiptare, aq e pėrfolur brėnda dhe jashtė vėndit, qė zuri fill pas 26 Majit, me zgjedhjet e 20 tetorit duket se shėnoi fundin e saj. Partia demokratike i fitoi zgjedhjet lokale. Fitoren e saj dhe humbjen e tyre e pranoi dhe opozita dhe nė veēanti Partia socialiste. Me kėtė fitore partia demokratike ja doli mbanė tė rregullojė imazhin e saj tė krijuar nė botė pas zgjedhjeve tė pėrfolura tė 26 Majit. Natyrshėm qė pas kėsaj do ketė komente, analiza, opinione dhe gjykime tė ndryshme. Brėnda kėtij kuadri janė dhe opinionet e mėposhtme tė cilat dhe pėr shkak tė largėsisė janė tė ftohta dhe frut i analizės sė fakteve dhe ndodhive tė luftės politike nė Shqipėri nė mes partive tė ndryshme politike, jashtė ndjenjave dhe paragjykimeve partiake.

Pse humbi opozita dhe nė veēanti partia socialiste, pse fitoi partia demokratike, cilėt ishin faktorėt e brėndshėm dhe faktorėt e jashtėm. Kush pėrgatiti mė mirė humbjen, kush diti qė humbjen ta kthejė nė fitore dhe kush nuk e ruajti dot fitoren dhe nė fund ēfarė mund tė thuhet pėr tė ardhmen e luftės politike nė Shqipėri

 

Kuptimi naiv dhe kuptimi real mbi demokracinė

Pa dyshim se fjala demokraci, ka qėnė fjala mė e lakuar gjatė periudhės sė pluralizmit nė Shqipėri. Por analiza reale dhe e ftohtė e luftės politike nė Shqipėri, na evidenton nė kėtė ēėshtje tė madhe dy qėndrime diametralisht tė kundėrta: Kuptimin naiv dhe kuptimin real mbi demokracinė. Tė parin mė shumė e kemi ndeshur nė radhet e opozitės dhe tė njė pjese intelekualėsh, ndėrsa tė dytin e ndeshim mė shumė nė radhėt e Partisė Demokratike. Le ta bėjmė mė konkret pohimin tonė: Me qindra intelektualė nė fillimet e pluralizmit u rreshtuan nė ndihmė tė Partisė Demokratike. Me shkrimet e tyre, me qėndrimin e tyre ata dhanė njė ndihmesė tė madhe pėr marrjen e pushtetit nga partia demokratike. Mė vonė ishin pikėrisht kėta qė filluan tė thonė se “ kjo nuk ėshtė demokraci ” Kjo ėshtė luftė pėr pushtet ”. Ishte njė kuptim naiv pėr demokracinė. Tė luftosh pėr pushtet, ky ėshtė qėllimi kryesor i fjalės demokraci nė ēdo vėnd tė botės. Tė njėjtin kuptim naiv pėr demokracinė e ndeshim tek opozita dhe veēanėrisht tek veprimtaria e partisė socialiste. Mjaftojnė dy shėmbuj pėr ta ilustruar pohimin tonė. Shėmbulli i parė ėshtė arrestimi i Fatos Nanos. Nano u bė shumė i rrezikshėm pėr pushtetin me mitingjet e tij anė e mbanė Shqipėrisė, prandaj ai duhej eleminuar nga skena politike. Nė pamundėsi pėr tu eleminuar pėr bindje politike se tashmė ekzistonte pluralizmi, ai u eleminua pėr shpėrdorim tė pozitės zyrtare gjatė kohės qė kishte qėnė. Shumė antarė dhe simpatizantė tė Partisė socialiste nė atė kohė dhe mė vonė u shprehėn “ Sa tė poshtėr, pse demokraci ėshtė kjo? ”. Kėtij kuptimi tejet naiv, mund t’i japim vetėm njė pėrgjigje: “ Po more zotėrinj, kjo ėshtė vėrtet demokraci. Pse ēfarė prisnit ju qė ta linim Nanon tė ngrinte Shqipėrinė nė kėmbė dhe t’i thoshnim Hajde shoku Nano merre pushtetin. Naivė  tė shkretė. Ne duam ta ruajmė pushtetin se pėr atė luftuam. Ju po ti jini tė zotė, na e merrni, po mos prisni se do tju a japim ”.

Shėmbulli dytė ėshtė periudha pas referendumit pėr projekt kushtetutėn. Partia socialiste dhe partitė e tjera me “ Jo ”-nė e elektoratit tė tyre, i shkaktuan njė humbje tė rėndė Partisė Demokratike. Por vetėm kaq. Pas kėsaj partia socialiste ra nė gjumė me mendimin naiv se “ tani u pa kush ka mė shumė elektorat. Kjo tani ėshtė e qartė dhe pėr botėn dhe pėr pushtetin. Tani jemi nė demokraci dhe neve na takon pushteti ” Dhe vetėm kaq e asgjė tjetėr. Ndėrsa partia demokratike filloi tė marrė masa si tja hidhte kundėrshtarit, si tja shvleftėsonte fitore, si ta ruante pushtetin. Dhe vimė kėshtu tek shėmbulli i tretė i naivitetit fatal pėr demokracinė nga ana e partisė socialiste. Ligji mbi gjenocidin. Ligji pėr gjenocidin i miratuar nga parlamenti shqiptar ishte veprimi mė i zgjuar politik i Partisė Demokratike pėr tė ruajtur pushtetin, pas dėshtimit me projekt-kushtetutėn. Nė fakt veprimi i kėtij ligji asaj ja dha dhe njėherė pushtetin. Ndėrsa miratimi i kėtij ligji nga partia socialiste ishte shėmbulli mė i plotė i naivitetit politik tė njė partie qė kėrkon tė marrė pushtetin. Atė ditė qė socialistėt ngritėn dorėn pėr tė thėnė se nė Shqipėrinė e kaluar ishte kryer gjenocid,  realisht ata po atė ditė ngritėn dorėn pėr ta lėnė dhe katėr vjet tė tjera pushtetin nė duart e Partisė Demokratike. Pėr kėtė fajin nuk e ka partia demokratike, fajin e kanė vetė socialistėt. Pėrse? Dhe njeriu mė i thjeshtė nė Shqipėri e kuptoi se miratimi i kėtij ligji nuk synonte ish klasėn drejtuese nė Shqipėri, goditjen dhe burgosjen e saj. Ata ishin tė parrezikshėm pėr pushtetin. Pėr tė eleminuar ata nuk kishte nevojė pėr ligj parlamenti, sepse kishte klauzola ligji aktual sa tė duash. Ligji pėr gjenocidin u mendua, u projektua dhe u hartua si armė pėr tė penguar partinė socialiste qė kėrkonte pushtetin, qė pas referendumit e quante vehten fituese. Dhe deputetėt socialistė me naivitet ja ngulėn vehtes sė tyre. Pastaj filluan tė ankoheshin. Por ishte vonė, tepėr vonė. Ankesat e tyre kishin dhe kanė vetėm njė pėrgjigje: “ Pse ankoheni kot shokė socialistė. Ju vetė ishit dakord qė nė Shqipėri ėshtė ushtruar gjenocid. Me qė vetė ishit dakord atėhere duhet tė dini dhe tjetrėn se gjenocidin e kanė ushtruar njerėz konkretė. Se cilėt janė kėta, kėtė e di ligji dhe komisioni i tė shtatėve. Nuk ėshtė faji ynė qė ju ratė vetė me tė dyja kėmbėt brėnda ”

Teoria e NJESHIT  dhe demokracia ėshtė njė problem tjetėr qė e bėn mė tė prekshėm kuptimin naiv dhe real mbi demokracinė. Partia demokratike duke mbajtur vėndin e parė nė pėrdorimin e fjalės demokraci, ruajti dhe zbatoi nė praktikėn e saj atė qė nė literaturėn politike quhet teoria e njėshit. Nė disa raste ajo pėrjashtoi nga udhėheqja apo radhėt e saj tė gjithė elementėt qė nuk ishin dakord me kėtė teori, qė nuk ishin dakord me Berishėn si Njėshi i partisė. Rasti i parė ishin mocionistėt qė mė vonė krijuan partinė e Aleancės demokratike, rasti i dyte ishte Kalakula qė krijoi partinė e djathtė demokratike dhe rasti i tretė ishte shkarkimi i Selamit si kryetar partie qė nuk krijoi asgjė. Veprime tė tilla nga ana e opozitės janė konsideruar si veprime autoritare tė Berishės. Nė kėtė konkluzion opozitėn e ka ēuar kuptimi naiv mbi demokracinė. Kėto nuk janė veprime autoritare, por veprime tė drejta dhe reale. Nė gjithė botėn perėndimore ndodh kėshtu. Nė thelb kėshtu vepron dhe Shiraku, qė pasi fitoi zgjedhjet nuk i dha asnjė post shokėve tė tij qė nuk e kishin pėrkrahur si Baladurit, Leotardit etj, por ua dha postet atyre qė e pėrkrahėn nė fushatėn pėr president si Zhypesė me shokė. Kėshtu veproi para ca kohėsh dhe Kostas Simitisi nė Greqi, pasi vdiq Papandreu. Teoria e njėshit ėshtė teori demokratike. Shikoni O.K.B-nė. Aty ka demokraci pėr tė gjithė shtetet tė flasin dhe tė thonė ēfarė tė duan, pra ka votė. Por kur vjen puna pėr tė marė vendimet, aty ka dhe veto. Veton e kanė pesė shtete, Amerika, Kina, Franca, Anglia dhe Rusia. Njėra nga kėto tė mos dojė tė miratohet njė vendim qė e kanė propozuar 189 shtete, vė veton dhe vendimi nuk miratohet. Megjithse ėshtė kėshtu nuk ka dalė ndonjė nga opozita shqiptare tė thotė qė O.K.B-ja ėshtė ėshtė organizatė autoritare.

Nė tė kundėrtėn e Partisė Demokratike, opozita veproi ndryshe, ajo u perpoq tė drejtonte dhe udhėhiqte pa teorinė e Njėshit, por nė mėnyrė kolegjiale. Pas burgosjes sė Nanos, Partinė socialiste i drejtonin pesė “ njėsha ”, katėr nėnkryetare dhe njė sekretar i pėrgjithshėm. Pėrgjigja e Hajdaragės para dy vjetėsh gjatė njė interviste,  se “ Berisha me burgosjen e Nanos me shumė e ka forcuar partinė socialiste sepse tani jemi katėr Nano qė drejtojmė ”, mė shumė se realitet ishte njė tollumbace propagandistike, pa vlera reale. Mungesa e Njėshit, partinė socialiste e dėmtoi shumė. Pėrpjekjet e Nanos pėr ta riparuar kėtė gabim nė pragun e Kongresit nė muajin gusht, jo vetėm qė ishin tė vonuara, por pėr mė tepėr nga qė nė parti ishin krijuar tani pesė Njėsha, tė cilėt kėrkonin te bėheshin Njėshi real, shkaktuan pėshtjellim nė radhėt e saj duke dėmtuar imazhin nė sytė e elektoratit dhe tė opinionit ndėrkombėtar.

Politika, morali dhe diletantizmi i opozitės

Periudha 1992-1996, dėshmon se opozita shqiptare dhe veēanėrisht Partia socialiste nė veprimtarinė e saj mė shumė ka bėrė moral se sa politikė, mė shumė ka ecur me norma morale se sa me norma politike. Kjo ka qėnė fatale pėr tė. Morali dhe normat morale janė tė vlefshme nė jetėn shoqėrore dhe nė lėndėn e etikės. Ndėrsa kur vjen puna nė veprimtarinė politike dhe luftėn pėr pushtet, ato nuk kanė vlerė, bile janė shumė tė dėmshme.

Le ta argumentojmė mendimin tonė: Qysh nė fillimet e saj, Partia demokratike i kushtoi kujdes rreshtimit nė anėn e saj tė sa mė shumė njerėzve dhe shtresave tė ndryshme njerėzish. Kriteri i saj nuk ishte karakteri i kėtyre shtresave, nuk ishin veset apo virtytet e karakterit tė tyre, por besnikėria ndaj vijės sė partisė. Kėtė kriter ajo e vazhdoi dhe mė vonė duke e sofistikuar nė terminologji, por duke e ruajtur nė thelb. Kjo asaj i dha mundėsi jo vetėm ta ruajė por dhe ta fitojė pėrsėri pushtetin. Kur Ajzenahuerit, kėshilltarėt e tij i thanė se Somoza ishte i dobėt si karakter, ai u pėrgjigj: “ E di se Somoza ėshtė i poshtėr, por megjithatė pėrkraheni se ėshtė i yni ”. Eshtė njė mėsim i madh pėr njė parti politike qė do tė rrijė nė pushtet apo qė kėrkon tė marrė pushtetin. Kėtė mėsim tė madh, Partia demokratike e ka zbatuar shumė mė mirė se opozita. Njerėz me vese tė ndryshme nė karakter, por besnikė ndaj saj, ajo nuk i largoi, por i mbajti pranė, i pėrdori sa ju deshėn dhe kur ju deshėn dhe kur u bėnė tė pavlefshėm i kaloi nė hije, natyrisht duke ju kujtuar se ua dinte veset dhe bėmat e tyre. Nė shtypin e opozitės mjaft herė ėshtė folur dhe shkruar pėr veset e kėtyre njerezve. Diletantizėm politik i opozitės. Ky diletantizėm ka vetėm njė pėrjigje: “ Po mor zotni, mirė thua ti, por filani ėhtė i yni politikisht dhe na duhet. Pushteti nuk ruhet dhe drejtohet me norma morale, por me norma politike. Ju qė kėrkoni tė vini nė pushtet me norma tė moralit mė mirė shkoni nė shkolla dhe jipni lėndėn e moralit dhe tė etikės ”. Ndėrsa opozita dhe veēanėrisht Partia socialiste mė shumė u interesua pėr pastėrtinė morale tė radhėve tė saj se sa pėr besnkėrinė ndaj saj. Nė fillimet e saj, ndikoi nė kėtė qėndrim dhe sulmi i Partisė Demokratike ndaj saj. Por nėqoftėse nė fillim ishte e justifikueshme, mė vonė ky qėndrim i saj nuk ishte gjė tjetėr veēse diletantizėm politik, qė asaj i kushtoi shtrenjtė. Duke pranuar si kriter veset dhe virtytet e karakterit, pėr tė ruajtur gjoja pastėrtinė e radhėve tė saj, Partia socialiste bėri njė gabim fatal. Nė vėnd tė vinte vetullat, ajo nxorri sytė. Nė fushėn e moralit ekzistojnė terma tė tillė si i poshtėr, matrapaz, i pandershėm, hipokrit, servil etj. Por nė fushėn e politikės kėto terma kanė emra tė tjerė si i shkathėt, manovrues, trim, i zhdėrvjellėt, elastik etj. Le tė zbresim nė njė terren akoma mė konkret duke konkretizuar disa dukuri tė luftės politike

Problemi i parė: Problemi i pluralizmit politik. Partia socialiste u pėrpoq te aplikonte pluralizmin politik nė organizmin e saj, ashtu siē thuhet nėper libra dhe traktate politike. Ndėrsa partia demokratike u tregua mė e shkathėt. Pluralizmin ajo e zbatoi vetėm nė funksion tė marrjes sė pushtetit. Pėr Partinė demokratike, pluralizėm qė nuk tė ndihmon tė vish nė pushtet nuk ka vlerė. Prandaj ajo nė funksion tė ruajtjes dhe tė marrjes sė pushtetit ruajti vetėm fjalėn Pluralizėm, duke i bashkangjitur sipas momentit terma tė tille, si pluralizėm krahinor, pluralizėm karakteresh, pluralizėm regjional  etj. Eshtė njė fakt tashmė i njohur nga tė gjithė se nė fillimet e pushtetit kreu i Partisė Demokratike u mbėshtet shumė tek njė masė e madhe komunistėsh nga Veriu tė cilėt i duheshin pėr ruajtjen dhe forcimin e pozitave tė tij. Askush nuk u interesua  apo shqetėsua se pse ndonjėri prej tyre dhe sot nė shtėpinė e tij mban fotografinė e Enver Hoxhės. Rėndėsi kishte ruajtja dhe forcimi i pushtetit. Dhe ky ishte njė veprim shumė i mėnēur politikisht.

Problemi i dytė ėshtė problemi i biografive. Dhe nė kėtė ēėshtje Partia socialiste veproi me norma morali, ndėrsa partia demokratike me norma politike. Partia socialiste ėshtė ndoshta partia qė mė shumė se tė gjitha partitė e tjera niset nga biografia e sė kaluarės. Kjo bėri qė nė funksion tė krijimit tė njė partie tė pastėr, nė funksion tė asaj se mos n a kritikojnė dhe na thonė se “ ju kini njerėz me biografi komuniste apo simpatizantė tė komunizmit ”, ajo largoi nga vetja shtresa tė tėra njerėzish qė e njinin mirė luftėn politike. Por mbajti nė radhėt e saj ish-komuniste tė konvertuar nė socialiste qė njihnin vetėm librat dhe pragun e shtėpive tė tyre, pra qė nė tė kaluarėn “ as e kishin ndezur, as e kishin shuar ”. Ata ishin me biografi tė mirė,sepse nuk ishin ndeshur me njeri, por politikisht ishin diletantė dhe naive. Tė kundėrtėn bėri partia demokratike. Kushdo qė ishte me programin e saj ajo e pranoi pavarsisht nga biografia komuniste, monarkiste apo balliste. Ky ishte njė veprim i zgjuar politik, qė i mbuluar me nevojėn e luftės kundėr komunizmit dhe socializmit i dha asaj pėrparėsi nė luftėn politike dhe mjetet e zhvillmit tė kėsaj lufte.

Vijė e lėkundur politike

Gjatė periudhės 1992-1996, vija politike e opozitės me disa pėrjashtime tė vogla u tregua vijė e lėkundėr pa njė bosht tė qėndrueshėm. Tek partia social demokrate, partia e Aleancės demokratike dhe partia demokratike e sė djathtės, kjo lėkundje e vijės sė tyre politike ėshtė shumė e hapur dhe e qartė. Ato e nisėn vijėn e tyre politike si aleate dhe bashkėpjesmarrėse me Partinė demokratike dhe e perfunduan si kundėrshtare tė saj dhe nė aleancė me Partinė socialiste. Por lėkundjeve nė vijėn politike nuk u shpėtoi as Partia socilaiste. Pėr ta ilustruar mė mirė mendimin tonė po sjellim dy shėmbuj nga praktika e partisė socialiste.

E para qėndrimi i saj ndaj ēėshtjes kombėtare. Nė thelb qėndrimi i partisė socialiste ndaj ēėshtjes kombėtare ėshtė i njėjtė me qėndrimin e Partisė Demokratike. Nė kėtė ēėshtje qė tė dyja janė parti kozmopolite. Por ndėrsa partia demokratike ka qėnė mė e hapur nė kėtė ēėshtje, partia socialiste ėshtė treguar mė e lėkundur. Heqja dorė nga kėrkesat maksimale, hapsirat demokratike mbarė kombėtare, pranimi i autonomisė sė 1974 etj,janė terma qė partia demokratike i ka thėnė hapur dhe me gojėn e liderėve kryesorė tė saj. Ndėrsa partia socialiste megjithse ėshtė dakord me kėto terma, nuk ka bėre prononcime tė hapura. Pėr mė tepėr gazeta e saj Zėri i Popullit nė mjaft raste ka botuar shkrime qė janė nė kundėrshtim me vetė programin e partisė nė ēėshtjen kombėtare. Shkrimet e shumta tė marrė nga organi i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, Zėri i Kosovės, apo shkrime tė ndryshme tė Rexhep Qosjes, kanė gjetur vėnd dhe jehonė nė Zėrin e Popullit. Dihet preteksti se pėr ēfarė arsye janė botuar. Pėr tė thėnė se Berisha dhe partia demokratike nuk e pėrkrahin republikėn e Kosovės, prandaj shqiptarėt e Kosovės nuk duhet ta pėrkrahin atė. Sepse realisht socialistėt nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt nė program me pikpamjet e L.P.K-sė dhe tė Rexhep Qosjes. Por socialistėt  dhe ata qė i botuan kėto shkrime, harruan se  pėr ēfarė arsye i ka pėrdorur Berisha  shkrimet e botuara nė Zėrin e Popullit. I ka pėrdorur pėr t’i thėnė opinionit tė jashtėm se socialistėt janė pėrkrahėsit dhe mbėshtetėsit e forcave radikale nė Kosovė, qė janė kundėr zgjidhjeve qė ofron bashkėsia ndėrkombėtare. Pra dhe nė kėtė rast, arma e pėrdorur  kundėr Berishės dhe Partisė Demokratike u kthye si bumerang nė kurrizin e Partisė socialiste.

Njė problem tjetėr qė shpreh lėkundjen e vijės politike tė Partisė socialiste, ka qėnė qėndrimi ndaj pushtetit nė Shqipėri. Me oshilacione tė ndryshme socialistet herė kanė thėnė se nė Shqipėri ėshtė instaluar diktatura, herė se nė horizont po duken shėnjat e diktaturės, herė se demokracia nė Shqipėri ėshtė vetėm nė letėr, herė se nė Shqipėri mbretėron revanshizmi, megjithse vetė pohojnė nė parlament se nė Shqipėri ka patur genocid etj. Gazetarėve apo njerėzve qė nuk luftojnė pėr pushtet u lejohen oshilacione tė tilla. Por njė partie politike dhe pėr mė tepėr partisė kryesore tė opozitės nuk i lejohen kėto lėkundje, pėrkundrazi e dėmtojnė. Ja pėrse. Nėqoftėse thua se ėshtė instaluar diktatura dhe kėtė e ke tė argumentuar atėhere duhet tė punosh ta pėrgatitėsh elektoratin tėnd tė pėrballojė diktaturėn. Pėrndryshe dėmton vehten. Tė pohosh nėpėr mitingje se nė Shqipėri ėshtė instaluar diktatura dhe tė shkosh nė zgjedhje qetė qetė e pastaj njė ditė mė vonė tė ankohesh se mė rrahėn apo mė kėrcėnuan, kjo tregon lėkundje tė madhe politike dhe ka vetėm njė pėrgjigje: “ Pse ankohesh qė tė rrahėn apo tė dhunuan. Ti vetė ke thėnė qė nė Shqipėri ka diktaturė. A ke thėnė? Po kam thėnė. Atėhere duhet ta dish se diktatura tė rreh dhe tė kėrcėnon, ashtu siē tė burgos. Nėqoftėse e kishe seriozisht propagandėn tėnde, pėrse u fute nė zgjedhje. Tė thuash nga njė anė se ligji pėr zgjedhjet ėshtė antidemokratik dhe nga ana tjetėr pėrsėri thua se dhe mė kėtė ligj ne do t’i fitojmė zgjedhjet pasi kompjuteri i Partisė ka treguar se nga 115 zona, 82 janė tė garantuara, se nė mėngjesin e 27 Majit ne do t’i themi Berishės: Mirėmengjes opozitė, kjo nuk ėshtė logjikė politike serioze, por megallomani diletantėsh politikė ”.

Reformim i Partisė apo parti klubesh

Njė nga paradokset mė tė mėdha  tė partisė socialiste qė do tė mbetet nė historinė e pluralizmit shqiptar, ėshtė koncepti i saj i tė ashtuquajturit reformim i partisė.  Udhėheqja e P.S.-sė ka folur shpesh pėr reformimin, por mė me forcė e paraqiti konceptin e saj pėr reformimin nė pragkongresin e saj. Kush ėshtė njohur me tezat e udheheqėsve socialiste pėr reformimin, kush gjykon me mėndje tė kthjellėt dhe qė ka pak njohuri fillestare nė politike, nuk e ka tė vėshtirė qė ta zbėrthejė thelbin e vėrtetė tė tė ashtuquajturit reformim.  Me konceptet e udheheqjes socialiste i ashtuquajturi reformim nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shndrrim i partisė socialiste nga parti qė lufton pėr pushtet, nga parti popullore nė parti klubesh, e ngjashme me partinė e Aleancės demokratike dhe partinė social-Demokrate. Ja argumentat nė favor tė pohimit tė mėsipėrm:

E para: Nė kuadrin e reformimit, udheheqja e kėsaj partie, hodhi tezėn  e largimit dhe distancimit nga “ enveristėt. ”

E dyta: Mė vonė ajo hodhi tezėn e distancimit dhe tė largimit tė “ ramizistėve ”.

Me mėnyrėn e propagandimit tė kėtyre tezave, ky veprim do tė thoshte se partia socialiste nuk i donte votat e kėtyre shtresave qė ajo i emėrtoi si enveriste dhe ramiziste. Bukur! Po ēfarė mbeti dhe kush mbeti nė partinė socialiste, cila ishte baza e saj? Logjika e thjeshtė formale tė thotė se nuk mbeti kurkush. Me konceptin e saj tė reformimit, udheheqja e kėsaj partie duhet tė presė qė tė rriten ata qė kanė lindur pas 1991-shit, tė bėhen 18 vjeē qė t’i pranojė nė radhėt e saj, pasi vetėm ata nuk do tė jenė as enveristė, as ramizistė. Tė gjithė tjerėt nė Shqipėri janė tė lidhur nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr me enverizmin dhe ramizizmin pasi ato ishin ideologji zyrtare tė Shqipėrisė nė tė kaluarėn. Dhe nė Shqipėri tė gjithė ata qė marrin pjesė nė votime janė produkt i Shqipėrisė sė kaluar, ideologjisė politikės, i shkollės, edukimit dhe kulturės sė saj.

Pra nga reformimi i programit u kaluan nė reformimin e individit.

Lind Pyetja? Pse e bėri kėtė udhėheqja e Partisė socialiste? Nuk ėshtė e aftė? Nuk di tė gjykojė politikisht? Nuk e ka tė qartė se me kėtė veprim pėrfundimisht u shndrrua nė parti klubesh dhe diskutimesh bajate? Apo ishte lufta e karrikeve dhe e posteve ajo qė shpiku kėtė lloj reformimi? Veshtirė t’i pėrgjigjesh me saktėsi kėsaj pyetjeje, por tė gjitha janė nga pak. Por njė jė eshtė shumė e sigurtė. Me konceptin e saj tė reformimit, udheheqja e partisė socialiste e shndrroi partinė nga parti popullore qė lufton pėr pushtet nė parti ideologjike qė merret vetėm me propagandė dhe qė nuk ėshtė e aftė pėr asgjė tjetėr. Pėr ēdo parti politike nė ēdo vėnd pluralist, vota asnjėherė nuk ka patur dhe nuk ka ngjyrė. Ajo nuk ėshtė as shirakiste, as baladuriste as zhospeniste, as koliste as saliste, as enveriste, as ramiziste, as socialiste, as demokratiste. Ajo ėshtė thjeshtė votė, qė preferon kėtė apo atė program si mė tė saktė pėr realizimin e interesave individuale, apo pėrafėrsisht mė tė saktė. Vetėm kaq dhe asgjė tjetėr. Ndėrsa pėr “ teoricienėt ” socialiste na dalka se vota paska ngjyrė politike dhe ideologjike. Me kėtė “ zbulim ” ata me tė vėrtetė meritojnė tė hyjnė nė librin e Ginisit. Dhe njeriu mė i rėndomėt nė Shqipėri i di se reformimi i njė partie qėndron nė programin qė ajo harton dhe nė alternativat qė ajo jep pėr zhvillimin e mėtejshėm tė shoqėrisė.

Dhe cili ishte rezultati i parė i kėtij “ reformimi ”? Shtresat e njerėzve prej qindra mijra vetėsh qėndruan indiferentė nė votimet e 20 Tetorit. Dhe juridikisht partia socialiste u shndrrua me rezultatin qė arriti, nė njė parti klubesh dhe ideologjike.  Megjithatė njė pjesė e udhėheqjes sė saj tani ka me se tė ngushėllohet: “ Tė paktėn tani u reformuam, shpėtuam nga ata enveristė dhe ramizistė dhe ...rroftė reformimi. Do presim sa tė rriten vogėlushat 3-4 vjeēarė dhe pastaj do marrim pushtetin. Vonė do tė jetė, por tė paktėn ata nuk do tė jenė as enveristė as ramizistė. Do jenė safi socialistė!!! ”

 

Dy enigma tė mėdha tė luftės politike

Lufta politike midis pushtetit dhe opozitės, brėnda harkut kohor tė katėr vjetėve, ka dy enigma tė mėdha tė ndodhura fare pranė njėra tjetrės nė distancė kohore, qė i pėrkasin njėra Partisė Demokratike dhe tjetra Partisė socialiste. Megjithse ato i kanė rrezikuar seriozisht pozitat dhe reputacionin e partive pėrkatėse, janė kaluar nė heshtje apo me komente sipėrfaqėsore.Le t’i analizojmė konkretisht

Enigma e parė: 28 Maj 1996. Ngjarja ėshtė e njohur. Opozita vendos tė demostrojė nė sheshin Skėnderbej kundėr dhunės dhe parregullsive nė zgjedhje. Forcat e rendit ndėrhyjnė dhe shpėrndajnė demostruesit nė sytė e vėzhguesve ndėrkombėtare me egėrsi tė madhe. Eshtė veprimi mė i trashė politik i Partisė Demokratike gjatė katėr vjetėve,  veprim qė vetėm rastėsia e shpetoi nga humbja  e pushtetit. Perse? Njė ditė pas zgjedhjeve, megjithė tėrheqjen e opozitės nga zgjedhjet, megjithė konstatimet e bėra nga vėzhguesit e huaj, ata nuk e vinin nė dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve. “ Opozita do tė demostrojė se nuk ėshtė dakord. Po mirė, le tė demostrojė. Po do dalin me qindra mijra njerėz. Po mirė le tė dalin, le tė bėrtasin sa tė duan. Njeriu kur bėrtet lehtėsohet. Do bėrtasin dy orė dhe pastaj do ikin nė shtėpi. “  Dikush mund tė thotė se po tė grumbulloheshin me qindra mijra njerėz nuk dihej se ēfarė do bėhej. Asgjė nuk do bėhej. Nėqoftėse demostruesit do drejtoheshin institucioneve qeveritare, ata do tė akuzoheshin pėr dhunim tė rendit kushtetues dhe do tė harrohej dhuna, manipulimet dhe parregullsitė e zgjedhjeve. Opinioni do tė merrej me opozitėn.  Shėmbulli i Armenisė pas 4 muajsh, kur ndodhi njė situatė analoge si nė Shqipėri e vėrteton kėtė. Njė ditė pas zgjedhjeve, opozita armene duke e akuzuar pushtetin pėr dhunė dhe manipulim nė zgjedhje, duke patur dhe pėrkrahjen e vėzhguesve ndėrkombėtare, doli me rreth 100 mijė vetė dhe demostroi nė rrugėt e Erevanit. Pushteti nuk e pengoi, vetėm e vėzhgonte. Kur krerėt e opozitės, tė irrituar hynė nė godinėn e parlamentit, atėherė Presidenti armen Petrosian i akuzoi pėr tentim pėr grusht shteti dhe i dha urdhėr ushtrisė pėr tė ndėrhyrė. Dhe brėnda njė ditė u harruan dhuna dhe parregullsitė gjatė zgjedhjeve, sepse pas kėsaj ndodhie vėzhguesit e huaj mbėshtetėn Petrosianin dhe u pėrmėnd vetėm tentativa pėr grusht shteti e opozitės.

Ndėrsa pushteti nė Shqipėri me veprimin fatal qė bėri ktheu dhe ata vėzhgues tė lėkundur me opozitėn, duke u dhėnė material gazetarėve tė huaj te mbushin faqet e gazetave pėr muaj tė tėre. Megjithatė ėshtė shumė interesant se Partia Demokratike nė Shqipėri, kėtė veprim e ka kaluar shumė lehtė brėnda vehtes sė saj. Sikur tė ishte njė veprim i thjeshtė, ndėrsa ai ishte njė veprim qė po e pėrsėris vetėm rastėsia bėri qė tė mos humbiste pushteti.

Enigma e dytė: Pragkongresi i Partisė socialiste. Dhe kjo ngjarje dihet nga tė gjithė. Kryetari i partisė, Nano nga burgu dėrgon njė mocion nė tė cilin kėrkon qė udhėheqja e lartė e partisė t’i nėnshtrohej votėbesimit si dhe thellimin e reformimit tė partisė. Nė thelb mocioni i Nanos kishte tė bėnte me zbatimin e katėr kushteve tė vėna nga bashkėsia ndėrkombėtare. Kjo ėshtė shumė e qartė. Amerika dhe fuqitė e mėdha tė Perėndimit e kėrkonin kėtė reformim pėr ta mbėshtetur Partinė socialiste. Nano e kapi dritėn jeshile tė tyre. Por njė gjė ngelet enigmė e madhe; Pse u bė gjithė ajo zhurmė nga njė pjesė e udhėheqjes sė lartė tė partisė, pse u bėnė gjithė ato insinuata. Mocioni vinte nga burgu dhe ishte shkruar me gardianin tek koka. Ishte shumė e natyrshme qė kuptimi i tij real, tė merrej duke lexuar midis rreshtave. Nė fakt ndodhi e kundėrta. Ai u lexua dhe interpretua nė pamje tė parė, sipas interesave meskine dhe karrieriste tė njė pjesė tė udhėheqjes. Dhe e gjithė kjo luftė bėrrylash qė vazhdoi deri nė kongres dhe tė cilėn duhet thėnė se televizioni me mjeshtėri e pasqyroi “ mirė ”, la njė shije tė hidhur, shumė tė hidhur tek elektorati i Partisė socialiste, shije qė pėrgatiti atė indiferencė tė kėtij elektorati nė zgjedhjet e 20 Tetorit. A mund tė spiegohet kjo vetėm me karrierizmin e njė pjese tė udhėheqjes? Vėshtirė pėr ta besuar. Fakti qė idealisti i madh  dhe tribuni popullor Dritėro Agolli, luajti rolin kryesor pėr tė shmangur me tė madhen qė do tė ishte pėrēarja, pra luajti rolin e njė politikani tė urtė dhe largpamės, pėr tė cilėn kongresi atij i dha mė shumė vota se tė gjithė tė tjerėve, pra ky fakt, flet se nuk ishte vetėm karrierizmi, ai qė e krijoi kėtė shije tė hidhur. Pėr opinionin publik kjo ngjarje pėrbėn njė enigmė tė madhe tė luftės politike, njėsoj si ngjarja e 28 Majit pėr partinė demokratike. Megjithatė ėshtė ēėshtje e brėndėshme e Partisė socialiste ta sqarojė apo jo, ashtu siē ėshtė pėrsėri ēėshtje e brėndėshme e Partisė Demokratike ta sqarojė apo jo enigmėn e 28 Majit.

Po mė tej. Perspektiva e luftės politike

Analiza e mėsipėrme ishte shumė e lehtė. Pasi ajo bėhej mbi bazėn e atyre qė kanė ndodhur tė cilat njerėzit i kanė pėrjetuar. Natyrshėm shtrohet pyetja: Po mė tej. Cila do tė jetė perspektiva e luftės politike, cili do tė jetė qėndrimi i pushtetit? Vėshtirė pėr tu parashikuar me saktėsi. Nė pamundėsi tė kėsaj kemi tė drejtė tė bėjmė disa supozime qė mund tė vertetohen ose jo.

Partia demokratike tani qė pėrfundimisht e siguroi pushtetin dhe pėr katėr vjet, mund ta ulė tensionin politik nė drejtim tė opozitės dhe tė jetės politike e sociale nė terėsi. Kjo mund tė shoqėrohet me krijimin e njė klime sociale mė tė qetė, me lirimin e tė burgosurve politikė, veēanėrisht tė Fatos Nanos. Kjo mėnyrė sjelljeje qė natyrisht nuk mund t’i pėlqejė segmenteve revanshiste qė ekzistojnė nė gjirin e saj, do tja rrisė kredibilitetin Partisė Demokratike nė shtresat e popullsisė shqiptare. Por njėkohėsisht do bėje tė pavlefshme dhe propagandėn e opozitės nė sytė e elektoratit tė saj si dhe do pėrmirėsojė imazhin e saj nė gjirin e bashkėsisė ndėrkombėtare. Natyrisht ky ėshtė njė variant. Por ka dhe njė variant tjetėr. Mbi bazėn e rezultateve tė zgjedhjeve tė 20 tetorit,   tė cilat i pranoi dhe opozita, ne gjirin e pushtetit mund tė thellohet instikti i hakmarrjes dhe revanshit. Fakte dhe materiale pėr ta justifikuar ka boll. Tė sharat dhe akuzat e opozitės ndaj pushtetit pas 26 Majit janė tė shumta dhe tė panumurta. Njerzit janė akoma tė nxehtė pėr mė tepėr kur kanė pushtetin nė dorė. Instikti i hakmarrjes mund tė shfaqet nė njė formė arsyetimi tė tillė: “ Hė, ku jini tani ju opozitarėt qė mbushėt botėn me akuza ndaj nesh. Ja pra bėmė dhe zgjedhje tė lira, rezultatin e tė cilave dhe ju e pranuat vetė, e pranoi dhe bota. Tė gjitha i fituam dhe tani ju kemi nė dorė. Duhet t’i hidhni poshtė akuzat qė na kini bėrė, ndryshe e kini keq ”. Kjo mėnyrė tė menduari dhe vepruari po t’i lihet terren i lirė, do ta tensionojė akoma mė shumė klimėn politike dhe sociale nė Shqipėri. Partisė nė pushtet veē nxjerrjes sė dufit tė ēastit dhe pasioneve primitive do t’i sjellė vetėm dėm tė madh, duke favorizuar akoma mė shumė opozitėn si dhe duke e rreshtuar opinionin ndėrkombėtar akoma mė shumė nė anėn e saj. Por dhe ky ėshtė vetėm njė supozim.

Logjika politike e ftohtė tė thotė se pushteti nė Shqipėri, do ndjekė variantin e parė, duke e spostuar krahun revanshist nga pushteti dhe ushtrimi i pushtetit. Nė gjirin e pushtetit aktual, megjithse nė hije, ka njerėz qė mendojnė mė shumė pėr pėrfitimet e pėrspektivės se sa tė politikės sė ditės.

A do ketė qeverisje tė pėrbashkėt midis demokratėve dhe socialistėve

Ēėshtė kjo pyetje paradoksale do thonė menjėherė fanatikėt e tė dy partive. Kurrė, do thonė politikanėt dhe propagandistėt e zjarrtė. Por le t’i lėmė ata tė bėjnė punėn e tyre dhe tja nėnshtrojmė pyetjen e bėrė analizės sė ftohtė politike. Nuk bėhet fjalė pėr sot, as pas pesė muajsh apo njė viti. Bėhet fjalė pėr mė vonė, pėr vitet e fundit tė shekullit. Pyetja ka nė bazė perspektivėn e zhvillimit politik dhe ekonomik tė Shqipėrisė.

Le tė marrim tė parin; perspektivėn e zhvillimit eknomik tė vėndit. Aktualisht, nė fushėn ekonomike lufta nė Shqipėri zhvillohet midis tre grupimeve kapitaliste. Grupimit kapitalist qėØmbėshtetet nga partia demokratike, grupimit kapitalist qė mbėshtetet nga partia socialiste dhe grupimit tradicional kapitalist qė mbėshtetet nga partia republikane, disa parti tė tjera tė djathta dhe shoqata e ish tė shpronėsuarve. Dy grupimet e para e kanė zanafillėn qysh nė kohėn e partisė sė punės, njerėzit qė i pėrbėjnė kėto grupime janė njerėz ish komunistė apo ish simpatizantė tė komunizmit. Ndėrsa grupimi i tretė janė pėrfaqėsuesit e ish klasave tė shpronėsuara dhe tė pėrmbysura nga partia e punės pas viteve 1945-1946. Veēori e kėtij grupimi, pra e grupimit tė tretė, ėshtė se tė njėjtat aspirata me tė ka dhe njė shtresė ish komunistėsh. Nė efektivin prej 180 mijė vetėsh tė partisė sė punės, rreth 18900 komunistė rrithnin nga familje tė pasura tė Shqipėrisė, por qė pasuritė e tyre i kishin falur pas 1946-ės. Grupimi i tretė ka me vehte tė drejtėn historike, por nuk ka pushtetin politik, ėshtė i pėrēarė nė disa parti politike, nuk ka politikanė tė zotė sot pėr sot, prandaj ai dhe manipulohet pėrgjithėsisht lehtė si nga Partia Demokratike, ashtu dhe nga Partia socialiste. Nė kėto kushte grupimi kapitalist qė mbėshtetet nga partia demokratike e ka tė lehtė ta pėrballojė atė, prandaj nuk e ndjen nevojėn e aleancės me grupimin kapitalist qė mbėshtetet nga partia socialiste. Por kjo ėshtė vetėm pėr sot. Nuk kemi tė drejtė tė themi se dhe nesėr do tė jetė kėshtu. Fare mirė mund tė ndodhė dhe do tė ndodhė, qė nesėr grupimi kapitalist qė ka tė drejtėn historike me vehte tė konsolidohet nė njė parti tė vetme, tė nxjerrė nga gjiri i tij politikanė tė zotė. Greva e urisė i shoqatės sė tė shpronėsuarve ishte sinjali i parė. “ Rebelimi ” i Kurt Kolės dhe deklaratat e tij janė shėnja e dytė. Deklaratat e Abaz Ermenjit pas 26 Majit janė shėnja e tretė. Tė tjera do tė ketė nė tė ardhmen. Kjo do tė krijojė njė situatė tė re pėr pushtetin. Pėr ta pėrballuar rrezikun qė i kanoset grupimi kapitalist qė sot ka pushtetin do kėrkojė aleatė. Dhe aleati mė i mundshėm ėshtė grupimi kapitalist qė mbėshtetet nga partia socialiste. Nė kėtė rast interesat e tyre ekonomike do tė puqen, pasi tė dy janė pjella tė Shqipėrisė komuniste. Dhe kur puqen interesat ekonomike, ato politike ėshtė shumė lehtė tė puqen.

Momenti i dytė ėshtė politik. Nėqoftėse vezhgohet me kujdes situata sociale nė Shqipėri nuk mund tė mos vėsh re se nė gjirin e shtresave tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare, ka filluar tė lindė njė shtresė nacionaliste veēanėrisht tek moshat e reja qė kanė disa vite qė kanė parė botėn me sy. Kjo shtresė bashkė me pėrbuzjen qė ka ndeshur ka fituar dhe njė sasi tė hollash tė cilat po i investon nė Shqiperi nė forma tė ndryshme. Tipari i kėsaj shtrese ėshtė se ajo nuk e harron pėrbuzjen qė ja kanė shkaktuar tė huajt. Ajo nuk harron se e vetmja “ vizė ” qė i dhanė tė huajt ishin motoskafėt dhe varkat plastike pėr nė Itali. Por interesi pėr tė fituar disa para e ka bėrė qė ta gėlltisė fyerjen dhe pėrbuzjen, por jo ta harrojė atė. Tipar tjetėr i saj  ėshtė se kjo shtresė jo vetėm qė sot ėshtė qindra mijėshe, por ajo vazhdon tė rritet me shpejtėsi. Tipar tjetėr i saj ėshtė se ajo tek asnjė nga partitė e mėdha politike tė Shqipėrisė, nuk gjen pėrgjigje pėr aspiratat dhe dėshirat e saj. Ajo ėshtė e ftohtė dhe indiferente si ndaj sė majtės, ashtu dhe ndaj sė djathtės. Se ēfarė ngjyrimi politik do tė ketė kjo shtresė, do tė jetė nacional komuniste, do tė jetė nacional socialiste, apo do tė jetė anarkiste, kjo nuk dihet. A   do tė dalė mė vehte  si parti apo grupacion kjo shtresė qindra mijėshe, apo Baleta dhe Kalakula do ta pėrfshijnė nė partitė e tyre dhe kjo nuk dihet. Por njė gjė dihet me siguri. Mbas dy-tre vjetėsh njė shtresė e tillė do ketė dalė plotėsisht nė skenėn politike shqiptare. Nė kėto kushte politike, si partia socialiste ashtu dhe partia demokratike do tė kenė vetėm njė alternativė: Tė vazhdojnė luftėn me njėra tjetrėn duke qėnė njėsoj tė rrezikuara apo tė kėrkojnė aleancėn me njėra tjetrėn. Qė tė dyja ato janė parti me fizionomi politike kozmopolite. Nevoja pėr tė pėrballuar shtresėn nacionaliste nė formėn e nacional komunizmit, tė nacional socializmit apo tė anarkizmit, do t’i bėjė tė harrojnė ashpėrsinė dhe tensionet e luftės politike sė sotme politike dhe tė qeverisin sė bashku.

© Copyright