Pasqyra e lendes



Ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė.

Shkaqet e dukshme tė ngjarjeve shqiptare

Interpretimet e ngjarjeve

Pėrse socialistėt nuk ishin drejtues tė kryengritjes shqiptare

Pse propaganda nė Kosovė ju kundėrvu kryengritjes sė marsit 1997

Thelbi i revoltave popullore

Pjekuria e Lėvizjes Kombėtare

Pse ju kundervu politika euroamerikane levizjes popullore

Klasa politike shqiptare dhe fizionomia e saj

Klasė politike me mentalitet primitiv

Prognozė politike 1998

Shtet ligjor, miqėsor apo shtet ideologjik ?

Naiviteti politik dhe interesat kombėtare
  

Prognozė politike 1998

Ndėrtimi i njė shoqėrie civile demokratike, krijimi i njė mentaliteti bashkėkohor, shtron si imperativ dhe domosdoshmėri realizimin dhe ekzistencėn e njė pluralizmi real politik dhe krijimin e koalicioneve politike reale tė mbėshtetur mbi interesa dhe pėrputhje ekonomike.

Pluralizmi politik nė Shqipėri, i shpallur juridikisht qysh nė dhjetor 1991, i shfaqur realisht pėr mė shumė se pesė vjet si pluralizėm karakteresh, me krijime dhe rikrijime partish, siē duket dhe pėr shumė kohė do tė vazhdojė tė jetė i hallaktur dhe nė gjėndje kaosi. Pėr pasojė nė tė ardhmen opinioni shqiptar do tė ndeshet me spostime forcash politike me ndryshime emėrtimesh tė kėtyre forcave, me krijime tė reja partish, me prishje aleancash dhe krijime aleancash tė reja partiake  etj. Kaosi dhe rrėmuja qė ekziston nė realitetin shqiptar, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pasqyrim i kaosit dhe rrėmujės qė ekziston nė jetėn politike shqiptare. Nė shumicėn e tyre, aleancat, koalicionet dhe grupimet e ndryshme partiake qė janė realizuar nė Shqipėri, nuk kanė gjė tjetėr veēse aleanca, grupime dhe koalicione tė realizuara  mbi baza miqėsie, preferencash vetjake, mbi baza ideologjike dhe mbi baza krahinore e klanore. Por asnjėherė nuk kanė qėnė pasqyrė dhe kėrkesė e vetė realitetit shqiptar. Zgjedhjet e 29 Qershorit 1997 krijuan njė lloj tė ri aleancash dhe grupimesh politike, qė do tė kenė pasoja dhe reperkusione dhe nė jetėn politike dhe sociale tė vėndit. Nė thelbin e saj, ndryshimi midis periudhės 1992-1997 dhe periudhės sė pas 29 qershorit do tė jetė shumė i madh. Nėqoftėse nė periudhėn 1992-1997, lufta politike arriti tė fshehė mirė interesat dhe luftėn e egėr ekonomike, nė periudhėn pas zgjedhjeve tė 29 Qershorit, do tė jenė interesat ekonomike ato qė kanė filluar dhe akoma mė shumė nė tė ardhmen do t’i japin tonin dhe luftės politike.

Koalicioni qeveritar dhe partia socialiste

Aktualisht Shqipėria qeveriset nga njė koalicion qeveritar. Tipar i rėndėsishėm i kėtij koalicioni ėshtė se pavarsisht nga pėrqindjet e fituara nė zgjedhje, portofolet ministeriale janė ndarė duke favorizuar partitė e vogla, pjesmarrėse nė tė. Tipar tjetėr i tij ėshtė programi i hartuar nga qeveria e koalicionit. Megjithse partia socialiste, ka shumicėn dėrrmuese nė zgjedhjet e fundit, programi i qeverisė sė hartuar nga ata, mė shumė ngjason me programin e njė partie tė djathtė se sa me programin e njė partie majtiste. Spekullimet e shumta qė janė bėrė rreth kėsaj ēėshtje nė shtyp, deklarata dhe intervista politikanėsh veēanėrisht nga e majta, kanė marrė njė spiegim qė mė shumė ėshtė manipulativ se sa realitet. Qeveritarėt e lartė tė sė majtės e kanė spieguar hartimin dhe zbatimin e njė programi djathtist, si njė domosdoshmėri tė diktuar nga situata ekonomike dhe sociale e vėndit. Me kėtė spiegim ata kanė tulatur zėrat brėnda partisė sė tyre dhe akuzat pėr devijime nga programi i partisė. Por siē duket problemi ėshtė mė i thellė se sa shfaqet nė spiegimet e qeveritarėve socialistė. Zhvillimet e tanishme politike dhe ekonomike, na japin mundėsinė tė evidentojmė arsyen e vėrtetė tė pėrqafimit nga ana e liderve socialistė tė njė programi ekonomik me prirje tė djathta. E para : Nano dhe pasuesit e tij, pavarsisht se flasin pėr aplikimin e pėrvojės se partisė socialiste franceze, nė fakt ata janė mė tė prirur pėr aplikimin e pėrvojės sė partisė laburiste angleze dhe taktikės sė Masimo D’Alemės i Partisė Demokratike tė sė Majtės, qė pavarsisht se i fitoi zgjedhjet, qeveria italiane hartoi dhe po zbaton njė program tė qėndrės sė djathtė. Nano mė shumė ėshtė idhtar i Toni Blerit se sa i Partive socialiste klasike evropiane. Tashmė ėshtė e qartė se spostimi i programit tė partisė laburiste nga e majta drejt qėndrės sė djathtė, i dha atij njė fitore spektakolare nė zgjedhjet e fundit nė Angli. E dyta : Me hartimin e kėtij programi, Nano dhe pasuesit e tij, me shumė se programi i partisė socialiste, u ka interesuar nxjerrja jashtė loje e Partisė Demokratike dhe nė fushėn e pėrpunimit tė alternativave ekonomike. Me veprimet e deritanishme tė Partisė Demokratike kur pėr rreth 45 ditė u morėn me mitingje dhe demostrata dhe tani sė fundi vetėm me konferenca shtypi, duhet thėnė se Nano, Ceka, Gjinushi, Islami dhe tė tjerėt, ja kanė arritur qėllimit. Programi aktual i qeverisė tė kryesuar nga Fatos Nano, nė fushėn social-ekonomike, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse programi  i Partisė Demokratike. Aktualisht partia demokratike nė fushėn ekonomike ka mbetur pa program.

Shtrohet pyetja : A do tė ketė pasoja kjo manevėr e drejtuesve kryesorė tė partisė socialiste nė gjirin e partisė socialiste dhe cilat do tė jenė kėto nė tė ardhmen e afėrt :

Pėrbėrja aktuale e partisė socialiste

Si rezultat i politikės shpesh herė tė ekstremit tė djathtė qė ndoqi qeveria e mėparshme, rreth partisė socialiste si antarė dhe simpatizantė tė saj u grumbulluan rryma dhe shtresa tė ndryshme qė nė kushte tė qeta, grumbullohen rreth partive tė ndryshme politike. Aktualisht nė kėtė parti gjen socialistė, socialdemokratė, laburistė, anarkistė, komunistė tė tipit bertinoti dhe komunistė tė tipit tė grupeve marksiste leniniste. Pyetja shtrohet : A do tė pranojė tė kalojė djathtas, kjo masė e madhe prej qindra mijra vetėsh ?

Avantazhet e Nanos dhe pasuesve tė tij 

Avantazhi i parė : Nė thelbin e saj, lufta qė bėhet aktualisht brėnda partisė socialiste, nuk ėshtė luftė pėr shkeljen apo devijimin nga programi, por ėshtė luftė dhe pakėnaqėsi pėr ndarjen e posteve dhe karrikeve tė ndryshme. Vetėm njė vėzhgim i thjeshtė i tė dhėnave tė shtypit tė bind pėr kėtė. Shumica dėrrmuese e pakėnaqėsive ka tė bėjė jo me devijime programi, por me mos dhėnie postesh si “ pse socialdemokratėt morėn kaq vėnde, pse aleanca mori aq, pse ne morėm mė pak kur kemi luftuar mė shumė, pse nuk bėhet spastrimi i plotė i administratės se kėshtu do tė hapen mė shumė vėnde etj ”. Duke e njohur thelbin e kėtyre pakėnaqėsive, Nano dhe ekipi i tij e kanė tė lehtė t’i neutralizojnė ato qoftė me joshje me anė tė posteve tė ndryshme, qoftė atakimin qė ka njėfarė peshe emocionale si : “ partia jonė nuk ka pėr mision kryesor angazhimin e gjithė masės sė antarėve tė saj me punė, por rilindjen e Shqipėrisė ”.

Avantazhi i dytė : Ne Shqipėri kėto gjashtė vjet ka patur mė shumė pluralizėm karakteresh se sa pluralizėm politik. Kėtė dukuri Nano dhe pasuesit e tij nė Qeveri e njohin mirė dhe dinė ta shfrytėzojnė mirė nė favor tė tyre

Avantazhi i tretė : Brėnda dhe jashtė Shqipėrisė, Nano ka arritur tė krijojė figurėn e njė lideri modern dhe bashkėkohor. Nė gjirin e partisė socialiste, nuk ka akoma ndonjė lider qė tė arrijė tė pėrpunojė dhe tė bindė masėn qindra mijshe tė shkojė pas tij. Pakėnaqėsitė ndaj Nanos brėnda partisė sė tij janė nė formėn e thashethemnajės dhe politikės sė kafeneve, por akoma nuk janė shndrruar nė rivalizm programi dhe alternative sociale dhe ekonomike. Si nė tė gjithė jetėn politike shqiptare dhe brėnda partisė socialiste, ka rivalitete personash dhe grupacionesh, por jo rivalitete programesh dhe alternativash. Tentativa e Servet Pėllumbit me letrėn e tij u dhe sė fundi me diskutimin nė Konferencėn kombėtare tė Partisė Socialiste sfumua shpejt dhe  u ndoq nga pakkush nė gjirin e kėsaj partie

Disavantazhet e  Nanos dhe pasuesve tė tij 

Disavantazhi parė :  Nga masa qindra mijėshe e antarėve dhe simpatizantėve aktuale tė partisė socialiste do tė shkėputen elementėt me bindje komuniste dhe simpatizantėt e tyre. Se sa do tė jetė sasia e tyre kjo do tė varet nga ata qė do tė drejtojnė partinė komuniste qė do tė krijohet dhe nga diversioni qė do tė ushtrohet mbi ta nga drejtuesit aktualė socialistė

Pėrbėn njė fakt tė njohur tashmė se Partia komuniste, do tė legalizohet nė Shqipėri. Vonesat dhe pengesat qė sillen, kanė pėr burim pėrpjekjet pėr njohjen e mirė tė elektoratit tė kėsaj partie dhe synimet e drejtuesve tė saj. Nė mungesė tė veprimtarisė se saj reale, tė programit dhe drejtuesve tė saj, mund tė shtrohen dy hipoteza tė mundshme, realizimi i tė cilave do tė kushtėzojė dhe reperkusionet e ardhėshme nė pėrbėrjen e partisė socialiste dhe tė jetės politike shqiptare nė tėrėsi.

E para : Krijimi i njė partie komuniste, qė nuk merr parasysh kushtet dhe realitetin real tė Shqipėrisė aktuale, i njė partie komuniste qė do tė merret vetėm me problemet e teorisė komuniste, pėr koalicionin e sotėm qeveritar do tė ishte shumė e preferueshme, pasi do tė terhiqte njė elektorat tė kufizuar qė do tė shėrbente vetėm si sfond i pluralizmit tė plotė politik dhe si “ gogol ”, ndaj kundėrshtarėve politikė, veēanėrisht opozitės.

E dyta : Krijimi i njė partie komuniste moderne dhe bashkėkohore, qė merr parasysh realitetin politik, social dhe ekonomik shqiptar, do tė krijonte probleme  tė mėdha nė jetėn politike shqiptare. Njė parti e cila brėnda vėndit merr nė mbrojtje shtresat e paprivilegjuara tė cilat i braktisi partia socialiste dhe qė janė me qindra mijra, ndėrsa nė mardhėniet me jashtė vendos lidhje me partitė komuniste qė janė nė qeveri si nė Francė dhe nė Itali, dhe njeh realitetet e reja politike tė krijuara, pra njė parti e tillė, nuk do tė jetė garniturė e pluralizmit politik dhe as “ gogol ” i tij, por njė forcė serioze qė ka tė drejtė tė synojė pushtetin politik me votėn e lirė tė popullit. Njė parti komuniste e tillė ka tė drejtė tė synojė tė paktėn mbėshtetjen e njė tė tretės sė elektoratit shqiptar. Njė parti komuniste, me njė vizion tė tillė, i ka tė gjitha mundėsitė tė sigurojė dhe pėrkrahjen e fuqive tė mėdha dhe veēanėrisht tė Amerikės. Mjafton vetėm njė fakt pėr ta ilustruar kėtė : Kur Enver Hoxha, pėr 45 vjet fshehur kėrkoi 7 herė rrjesht mardhėnie diplomatike me Amerikėn, duke arritur deri atje sa nė vitin 1982, ti njihte dhe konēesionet e pėrfunduara qysh nga koha e Zogut, do tė ishte normale dhe seriozitet politik, qė nga drejtuesit e partisė komuniste hapur tė kėrkohet miqėsia me Amerikėn.

Disavantazhi i dytė : Masa e tė pakėnaqurve qė nuk kanė pėrfituar dhe qė nuk do tė pėrfitojnė as njė lloj posti dhe vėndi pune do tė shkaktojė njė rrjedhje tjetėr nga elektorati aktual socialist. Dalja e njė lideri tė besueshėm nga gjiri i partisė socialiste, mund ta shndrrojė kėtė shtresė nė kontigjentin mė tė pėrshtatshėm pėr krijimin e njė partie socialiste realisht tė majtė, ose nė pamundėsi tė kėsaj, mund ta spostojė drejt partisė social-demokrate dhe Aleancės demokratike. Pėrderisa lufta aktuale nė gjirin e partisė socialiste bėhet mė shumė pėr vėnde pune dhe poste, kjo shtrese mund tė anojė nga partitė e mėsipėrme nė shkėmbim tė njė posti apo tė njė vėndi pune. Kjo ėshtė mė e mundshme. Megjithė pėrqindjet e vogla qė kanė arritur partitė e mėsipėrme, nė sajė tė realizmit tė njė koalicioni real, drejtuesit e kėtyre partive, kanė arritur tė kėnaqin shumė mė mirė masėn e antarsisė sė tyre, se sa udhėheqja e partisė socialiste. Mbi kėtė realitet janė reale dhe tė mundshėm ekzistenca e koncepteve tė shumė antarė dhe simpatizantė tė partisė socialiste : “ Mė mirė po kaloj nė Aleancėn demokratike apo nė Social-demokraten, sepse ata po i rregullojnė tė gjithė njerėzit e tyre ”

Disavantazhi i tretė : Shtresa tė caktuara nė gjirin e partisė socialiste, nuk janė dakord me atė qė Nano e quan filozofia e pėrfshirjes. Mė tė dukshme janė kėto shtresa nė jug tė Shqipėrisė. Kėrkesa e tyre ėshtė pėr njė qėndrim mė tė ashpėr ndaj shkaktarėve tė vrasjeve dhe masakrave tė muajit mars 1997. Nėqoftėse do tė marrim parasysh dhe konfuzionin e krijuar nga politika zyrtare rreth atij qė quhet “ pajtim kombėtar ”, qė mė shumė se sa njė realitet, ėshtė shndrruar tashmė nė njė cipė pėr pėrfitime politike dhe pushtetore, kemi tė drejtė tė nėnvizojmė se pohimi i mėsipėrm pėrbėn njė ndėr disavantazhet mė tė mėdha tė ekipit tė Nanos.

Disavantazhi i katėrt : Megjithė pėrpjekjet e bėra dhe propagandėn e zhvilluar, ekipi i ri qeveritar, akoma nuk ka arritur tė krijojė njė administratė e cila t’i pėrgjigjet problemeve aktuale qė ka vėndi. Nė mjaft raste kjo administratė dhe njerėzit e saj, ėshtė e paaftė tė kryejė detyrėn qė ka. Prapa termit “ meritokraci ”, nė mjaft raste fshihen njerėz qė tė vetmen aftėsi tė tyre kanė pėrshtatjen, servilizmin, komoditetin dhe prirjen pėr ta pėrdorur administratėn shtetėrore pėr interesat e tyre vetjake. Ndėrsa nė fushėn politike, e vetmja aftėsi e tyre ėshtė sharjet ndaj diktaturės komuniste pėr tė shprehur “ modernizmin e tyre ” dhe isua qė i mbajnė tezave tė qeveritarėve mbi tė ashtuquajturėn filozofi tė re pėr tė shprehur “ besnikėrinė e tyre ”.

Megjithatė, e ardhmja do tė i bėjė mė tė qartė tabllonė. A  do tė dijė ekipi qeveritar socialist tė thellojė avantazhet qė ka dhe tė zbusė disavantazhet, kėtė do ta tregojė mė mirė e ardhmja e afėrt. Deri tani Nano dhe ekipi i tij, kanė arritur t’i kapėrcejnė me mėnēuri dhe taktika tė zgjuara politike pengesat, veēanėrisht brėnda partisė. Tipar i parė dallues i tyre ėshtė tatimi i pulsit brėnda partisė nėpėrmjet frazave me dy e tre kuptime. Teza tė tilla plot ekuivoke si ajo mbi mentalitetin primitiv 555 vjeēar, mbi pragmatizmin, mbi populizmin, mbi integrimin  etj, deri tani u kanė dhėnė atyre avantazhin pėr neutralizmin e kundėrshtarėve tė tyre brėnda partisė. Konferenca e fundit kombėtare e partisė socialiste e dėshmoi njė gjė tė tillė.

Tipar i dytė dallues ėshtė qėndrimi ndaj kundėrshtarėve brėnda partisė. Nė kundėrshtim me praktikat e Berishės qė kundėrshtarėt brėnda partisė i etiketonte armiq dhe pėrēarės, Nano po tregohet shumė herė mė i zgjuar. Ai, kundėrshtarėt e tij tė hershėm dhe tė rinj, jo vetėm qė nuk i etiketon, por i avancon nė poste nga mė tė rėndėsishmet. Emėrimi i disa antimocionistėve si ministra apo veprimi i fundit qė riktheu Ruēin dhe Hajdaragėn nė kryesinė e partisė, dėshmojnė qartė pėr taktikėn e zgjuar tė Nanos.

Partia demokratike dhe aleatėt e saj

Pas humbjes qė pėsoi, si pasojė e politikės sė saj, partia demokratike, duket se akoma nuk e ka marrė vehten dhe vazhdon tė bėjė njė luftė politike, qė nė gjuhėn figurative quhet “ lojė pa top ”. Format konkrete tė kėsaj lufte janė mitingjet, konferencat e shtypit dhe nxitja e grevave tė urisė. Por mungon analiza reale e gjetjes sė shkaqeve qė e ēuan kėtė parti nė gjėndjen qė ėshtė. Kjo ka arsyet e saj. Para Partisė Demokratike qėndrojnė dy pengesa tė mėdha.

E para : Ajo tashme nuk ka program ekonomik dhe social, pasi programin e saj ėshtė duke e zbatuar partia socialiste dhe aleatėt e saj. Mos thellimi nė kėtė pengesė tė madhe, rrezikon qė kjo parti tė mbajė qėndrim majtist nė fushėn ekonomike siē ndodhi me qėndrimin qė mbajti nė parlament kur doli kundėr aprovimit tė rritjes sė taksave dhe qėndrim tė egėr djathtist nė fushėn politike. Megjithė analizėn reale tė pjetėr Arbnorit nė mbledhjen e Kėshillit kombėtar tė partisė, duket se politikanėt e kėsaj partie, akoma nuk kanė arritur tė formulojnė njė program ekonomik tė saktė dhe real, por vazhdojnė ta mbulojnė kėtė me sulme kundėr veprimeve ekonomike tė qeverisė

Pengesa e dytė : Nė krye tė Partisė Demokratike janė disa nga ata qė konsiderohen si shkaktarėt e katastrofės qė ndodhi nė Shqipėri gjatė vitit 1997. Vazhdimi i qėndrimit tė tyre nė krye tė Partisė Demokratike, aq sa ėshtė njė ndihmė e madhe pėr koalicionin aktual qeveritar, aq sa do tė vazhdojė ta rrudhė elektoratin e kėsaj partie, po aq do tė shkaktojė pasoja nė luftėn politike nė Shqipėri, pasi do tė vazhdojė ta mbajė thelbin e kėsaj lufte si “ luftė pa top ”.

Pengesa e tretė : Pėrpjekjet pėr pėrsėritjen e historisė. Ka njė tendencė nė veprimtarinė, synimet dhe planet e drejtuesve kryesore tė Partisė Demokratike, tendenca pėr pėrsėritjen e historisė dhe ngjarjeve historike nė favorin e tyre. Eshtė njė gabim fatal qė vazhdon tė shoqėrojė veprimtarinė e disa drejtuesve tė kėsaj partie. Nė 1991-1992, populli shqiptar u ngrit nė demostrata dhe manifestime jo se i tha ky apo ai lider i Partisė Demokratike, por sepse ishte masivisht i pakėnaqur nga pushteti i mėparshėm. Partia demokratike vetėm sa e shfrytėzoi kėtė pakėnaqėsi. Populli shqiptar nė shkurt-marsin e vitit 1997, u ngrit nė demostrata, manifestime dhe deri nė kryengritje, nga pakėnaqėsia masive ndaj pushtetit tė athershėm. Partia socialiste dhe partitė e tjera tė ish-opozitės vetėm sa e shfrytėzuan kėtė pakėnaqėsi pėr tė ardhur nė pushtet. Kėto janė ngjarje historike qė nė themel tė tyre kanė shkaqe mė tė thella se sa lufta e politikanėve pėr pushtet. Tė pėrpiqesh t’i pėrsėritėsh kėto ngjarje historike pėr tė ardhur nė pushtet, do tė thotė tė biesh nė aventurizėm. Ēdo ngjarje historike e pėrsėritur sipas dėshirave tė politikanit, nuk ka qėnė gje tjetėr veēse karikaturė e vetė ngjarjes reale historike. Psikologjia qė ekziston tek disa drejtues tė Partisė Demokratike e konkretizuar nė pohimin se “ ashtu si na rrėzuat ju me kryngritje tė armatosur, me armė, po ashtu do tju rrėzojmė dhe ne ”, rezulton tė jetė fatale pėr vetė kėta politikanė. Tre janė variantet mė tė mundshme tė evolucionit tė Partisė Demokratike

Varianti i parė : Partia demokratike t’i rikthehet programit tė saj fillestar tė cilin aktualisht po e zbaton koalicioni i sotėm qeveritar. Ky rikthim nė mėnyrė tė natyrshme, do ta afrojė mė tepėr kėtė parti drejt koalicionit tė sotėm qeveritar dhe do tė hapė rrugėn drejt koalicionit tė ardhshėm me ekipin e sotėm qeveritar.

Varianti i dytė : Nėn etjen e luftės pėr pushtet, partia demokratike tė vazhdojė forma t eegra tė luftės politike tė cilat asaj i shkaktuan humbjen e rėndė tė 29 qershorit. Njė vėzhgim i situatės aktuale nė kėtė parti tregon se njė variant i tillė ėshtė i mundshėm. Njė pjesė e konsiderueshme e kėsaj partie, me naivitet dhe me politike inati vazhdon tė ashpėrsojė luftėn politike, duke mos pėrfillur kėrkėnd, bile as bashkėsinė andėrkombėtare. Nė kushtet kur mbizotėron prirja e nėnvleftėsimit tė alternativės sė besueshme ekonomike, dhe ashpėrsimit tė luftės politike jashtė kuadirt tė lejuar tė pluralizmit politik, ekziston mundėsia qė partia demokratike tė kalojė akoma mė djathtas, nė ekstremin e djathtė, duke u shndrruar nė parti nacionale-socialiste.

Varianti i tretė : Pėrvehtėsimi i programit tė sė djathtės tradicionale e cila ėshtė grupuar rreth formacionit politik e djathta e bashkuar.  Pohimet e fundit tė liderve tė Partisė Demokratike nė disa takime dhe konferenca shtypi se ata do tė rishikojnė qėndrimin  ndaj pronarėve, me tepėr se sa pozicion i qartė ekonomik, ėshtė njė pėrpjekje e dėshpėruar pėr tė manipuluar kėdo qė mund tė manipulohet. Pranimi i njė rishikim serioz nė qėndrimin ndaj pronarėve, do tė shkaktojė njė ashpėrsim tė mardhėnieve me koalicionin e djathta e bashkuar, duke patur si rezultante ose shkrirjen e Partisė Demokratike nė tė djathtėn e bashkuar ose shkrirjen e tėdjathtės sė bashkuar brėnda Partisė Demokratike. Ndėrsa nė shtresat e thjeshta tė antarėve tė partisė dhe simpatizantėve tė saj do tė shkaktojė zhgėnjim, duke krijuar kushte komode pėr veprimtarinė e qeverisė. Se do tė ketė mundėsi partia demokratike, t’i eleminojė kėto pengesa, kjo mbetet tė shikohet nė tė ardhmen.

E djathta e bashkuar

Eshtė njė formacion i ri politik, i cili nė gjirin e tij grumbullon njė sėrė parti dhe shoqatash tė cilėt pėrbėjnė atė qė quhet e djathta tradicionale shqiptare si partia  e ballit kombėtar, e legalitetit, shoqata e tė shpronėsuarve etj. Me kėto ėshtė bashkuar dhe partia republikane.

Realisht e djathta e bashkuar pėrbėn tė djathtėn reale nė shqipėri si nė aspektin ekonomik po ashtu dhe nė aspektin politik. Megjithkėtė, i djathta e bashkuar gjatė periudhės 1992-1996, fitoi shumė pak. Nė mungesė tė njė udhėheqėsi apo tė njė grupi udhėheqėsish, gjatė pesėvjetėshit tė kaluar, ky formacion politik, shėrbeu vetėm si njė dekor i pushtetit tė atėhershėm. Por aktualisht, duket se e djathta e bashkuar, e ka gjetur mirė rolin dhe pozicionin e saj nė skenėn politike shqiptare. E nisur fillimisht nga e djathta e bashkuar shkodrane, ky formacion politik, tashmė jo vetėm qė nuk e pranon mė lidėrshipin e Partisė Demokratike, por shtron dhe nevojėn dhe domosdoshmėrinė e distancimit nga kjo parti, duke arritur deri atje sa qė tė mos e konsiderojė mė partine demokratike si parti tė djathtė. Ky evolucion i tanishėm i tė djahtės shkodrane, do tė ketė reperkusione tė rėndėsishme nė jetėn politike dhe sociale shqiptare. Kėto  reperkusione do tė jenė pozitive, prandaj ky evolucion duhet pėrshėndetur dhe inkurajuar. Forcimi dhe konsolidimi i tė djathtės sė bashkuar do tė bėjė qė nė vėnd tė luftės shterpė politike qė po bėhet aktualisht me “ komunistė, neokomunistė, fondamentalistė, etj ”, nesėr luftė politike tė zbresė nė terrenin e saj konkret dhe tė jetė luftė pėr alternativa ekonomike. Megjithatė, kjo nuk ėshtė e lehtė pėr tu realizuar. Nė gjirin e kėtij formacioni politik, vihet re akoma pėrēarje, ēoroditja politike dhe unisoni i mendimit politik dhe ekonomik, vihet re mangėsia e njė lideri politik qė do tė dijė ta shndrrojė kėtė formacion politik nė opozitė tė vėrtetė dhe reale nė Shqipėri. Paradoksi mė i madh ėshtė rreshtimi i udhėheqjes sė partisė sė legalitetit nė njė krah me Partinė demokratike, megjithse baza e kėsaj partie ėshtė kundėr kėsaj aleance. Pėrpjekjet e Kalakulės, tė Godos, Mentor Qukut etj, deri tani kanė dhėnė pak rezultate. Godo ka qėnė ndoshta politikani mė i suksesshėm, por dhe ai shpesh herė ėshtė prirur nga “ Uni ” i tij. Kalakula nė shkurt 1996, me qėndrimin qė mbajti ndaj ligjit elektoral, u tregua mė largpamės se shumė politikanė tė tjerė tė opozitės sė atėhershme, por megjithatė partia qė au drejton nuk e ka peshėn e duhur nė jetėn politike tė kėtij grupimi politik. Sėmundja mė e madhe e kėtij grupimi ėshtė lufta se kush do tė jetė i pari, tendencat karieriste tė njė pjesė prej liderve tė tyre. Nuk duhet harruar veprimtaria diversioniste qė bėn partia demokratike pėr pėrēarjen e tė djathtės sė bashkuar. Deri tani ky formacion politik, mė tepėr inspirohet nga baza, nga degėt e ndryshme nėpėr rrethe, se sa qėndra e tij tė rrezatojė nė jetėn politike shqiptare.

Tablloja e ardhėshme e jetės politike shqiptare

Zhvillimet e ardhshme politike, ekonomike dhe sociale nė shqipėri, do tė krijojnė dhe njė tabllo tjetėr  tė grupacioneve politike dhe aleancave midis tyre. Duan apo nuk duan politikanė tė ndryshėm, aleancat dhe koalicionet e ardhėshme nė shqipėri, do tė kenė nė themel tė tyre jo preferencat e sotme politike, jo bindjet politike dhe ideologjike, por interesat ekonomike. Cila do tė jetė kjo tabllo :

Koalicioni aktual plus partia demokratike ? ! ! 

Nė kushtet e njė luftė gojore tė ashpėr midis koalicionit tė sotėm qeveritar dhe Partisė Demokratike, nė kushtet e akuzave dhe kundėrakuzave ndaj njėra tjetrės, nė kushtet e njė kriminaliteti qė ka marrė nė disa raste format e terrorizmit, shumėkush ka tė drejtė ta konsiderojė tė pamundur njė koalicion midis tyre. E megjithatė kjo pėrbėn njė ndėr alternativat mė tė mundshme tė jetės sė ardhshme politike sociale dhe ekonomike tė vėndit.  Janė disa argumente tė rėndėsishme qė do ta bėjnė realitet nė tė ardhmen kėtė koalicion.

Cilat janė kėto argumente :

E para : Interesat ekonomike. Njė vėzhgim i thelluar i realitetit ekonomik shqiptar, tė ēon nė konkluzionin se aktualisht nė Shqipėri tonin jetės politike dhe sociale, ja jep grupimi ekonomik i krijuar gjatė periudhės 1991-1997. Origjina e kėtij grupimi ekonomik ėshtė realiteti social dhe politik shqiptar i periudhės komuniste. Pavarsisht se i ndarė nė parti tė ndryshme politike si partia demokratike, partia socialiste, partia social-demokrate apo partia e Aleancės demokratike, ky grupim ekonomik i ka ruajtur mardhėniet mes vehtes. Lufta e ashper politike e zhvilluar nė Shqipėri, midis dy partive kryesore, mardhėniet brėnda kėtij grupimi i ka dėmtuar vetėm nė aparencė, por jo nė thelbin e tyre. Nėqoftėse do tė konkretizojmė me tej tabllonė e kėtij grupimi, mund tė themi se i vetmi ndryshim pas 29 Qershorit ėshtė : Nėqoftėse nė periudhėn 1992-1997, tonin jetės ekonomike tė vėndit ja jepte shtresa kapitaliste ngjyrė blu nė aleancė tė hapur dhe tė fshehur me shtresėn kapitaliste ngjyrė rozė, pas pas 29 Qershorit 1997, tonin jetės ekonomike shqiptare po ja jep shtresa kapitaliste ngjyrė rozė veēse nė aleancė tė hapur me shtresėn kapitaliste ngjyrė blu. Nė ndihmė tė argumentit tonė, do tė sjellim emėrimet e njė pjese tė administratės sė qeverisė sė Nanos. Njė vėzhgim i thjeshtė tė ēon nė konkluzionin se njė pjesė e kėtyre emėrimeve, janė nga radha e shtresės sė “ majtė ” e cila nėn pushtetin e Partisė Demokratike u pasurua nėpėrmjet lidhjeve tė dukshme dhe tė padukshme me pushtetin demokratik. Ardhja e kėsaj shtrese nė administratėn aktuale, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse vazhdimi dhe konsolidimi i kėtyre lidhjeve ekonomike.

E dyta : Origjina e njėjtė. Me pėrjashtime tė vogla, partia demokratike dhe partitė e koalicionit qeveritar, kanė origjinė tė njėjtė, ato rrjedhin nga partia e punės dhe simpatizantėt e saj. Njė vėzhgim i thelluar i pėrbėrjes sė kėtyre partive nuk mund tė tė mos ēojė nė konkluzionin se nė shumicėn e tyre, drejtuesit e kėtyre partive, kanė qėnė pjestarė tė shtresės midis bllokut dhe popullit, tė cilėt e kanė shumė tė zhvilluar psikologjinė e kameleonizmit politik.

E treta : Filozofia dhe ideologjia e njėjtė. Njė studim i thelluar i programeve dhe veprimtarisė sė Partisė Demokratike dhe partisė socialiste, i xhveshur nga propaganda dhe frazeologjia, tė ēon nė konkluzionin se megjithė ndryshimet, megjithė dallimet midis shtresave dhe grupacioneve tė ndryshme qė ekzistojnė nė kėto parti, filozofia dhe ideologjia e kėtyre dy partive ėshtė e njėjtė. Filozofia e tyre ėshtė kozmopolitizmi. Tek Berisha, kjo filozofi u pėrpoq tė vishej me njė cipė tė hollė nacionalizmi. Ndėrsa tek Nano, manipulimi ėshtė mė i sofistikuar. Kozmopolitizmi, aktualisht tenton tė vishet dhe tė fshihet pas termit “ filozofia e re ”.

E katėrta : Frika nga kundėrshtarėt e njėjtė. Nė thelb, si partia demokratike, ashtu dhe partia socialiste, kanė kundėrshtarė tė njėjtė. Kėta kundėrshtarė janė ; e djathta e bashkuar sot plus dhe partia komuniste nesėr. Nė thelbin e tyre ekonomik, interesat midis kėtyre dy grupimeve janė tė papajtueshme. Forcimi i tė djathtės sė bashkuar megjithė pėrpjekjet pėr ta pėrēarė atė, janė domethėnia e parė e atij realiteti tė ri politik qė do tė vijė nesėr. Krijimi dhe konsolidimi i partisė komuniste do tė jetė domethėnia e dytė e realitetit politik tė ardhshėm. Pikėrisht pėr tė pėrballuar kėtė rrezik nė rritje, kontradiktat e sotme midis koalicionit qeveritar dhe Partisė Demokratike do tė vinė duke u zbehur, duke ja lėnė vendin marrėveshjes midis tyre. Nė ndihmė tė tyre do tė jenė dhe mjaft nga faktorėt e sotėm ndėrkombėtare. Natyrisht qė pėr ta gėlltitur mė mirė opinioni publik do tė gjėnden dhe termat e pėrshtatshėm pėr manipulimin e tij si pėr shėmbull, frika nga rreziku komunist apo frika nga rikthimi i pronarėve tė mėdhenj tė tokave.

Kur shtrohet ēėshtja e pjesmarrjes sė Partisė Demokratike nė koalicionin aktual qeveritar, shumė njerėz, e hedhin poshtė apriori kėtė hipotezė duke gjykuar se “ Nuk mund tė bėhet kurrė koalicion me ata qė shkatėrruan Shqiperinė dhe shtetin shqiptar ”. Revolta e tyre ėshtė emocionalisht e drejtė, por ajo ėshtė e pabazuar politikisht. Janė disa arsye qė e mbėshtetin pohimin tonė :

E para : Nė tragjedinė shqiptare Berisha dhe grupi i tij, kanė pėrgjegjėsine e tyre, por problemi ėshtė mė i thellė dhe kompleks se sa pohimet emocionale dhe pragmatiste “ Berisha shkatėrroi Shqipėrinė ”. Nė mesazhin e tij drejtuar partisė socialiste me rastin e konferencės kombėtare, Nano, e quajti Berishėn njė fenomen shqiptar, duke hapur dhe teorikisht, rrugėn e bashkėpunimit dhe koalicionit tė nesėrm me partinė e tij.

E dyta : Kompromisi i 9 Marsit 1997. Domethėnia e kėtij kompromisi dhe reperkusionet e tij nė jetėn e ardhėshme politike shqiptare, kanė mbetur akoma pa u studjuar siē duhet nga politologjia dhe analistika politike shqiptare. Si kompromis politik ai ishte njė kompromis i dėshirueshėm, nga shumica dėrrmuese e klasės politike shqiptare nga e djathta deri tek e majta. Pjella e tij ishte e famshmja “ Qeveri i pajtimit kombėtar ”. Qėllimi i kėsaj qeverie ishte i dyfishtė. Nga njėra anė, ata qė e emėrtuan nė kėtė mėnyrė qeverinė, kėtė nuk e bėnė rastėsisht, por me njė prapavijė shumė tė qartė politike. Domethėnia e saj ishte : “ Juve shqiptarėt jeni tė pėrēarė, tek ju ka pėrēarje veri jug, prandaj juve keni nevojė tė pajtoheni ”. Me shumė makiavelizėm, konflikti qeveri-popull u trasformua nė konflikt brėnda popullit. Pohimet e herėpasherėshme tė qeveritarėve aktuale pėr nevojėn e pajtimit kombėtar, nuk janė gjė tjetėr veēse sheshimi i trasesė pėr hedhjen e bazave tė koalicionit tė nesėrm me Partinė demokratik. Nga ana tjetėr para partive tė ish opozitės u shtrua detyra e manipulimit tė kėsaj kryengritjeje duke dalė si shprehėse tė dėshirave dhe aspiratave tė tyre. Ashtu si Partisė Demokratike ju vu si detyre neutralizmi i ēdo tentative pėr ndonjė revoltė tė mundshme nė Kosovė, po kėshtu dhe koalicionit qeveritar i ėshtė vėnė si detyre neutralizmi dhe harrimi i kryengritjes reale qė shpėrtheu nė shqipėrinė e Jugut.

Opozita reale :E djathta e bashkuar plus partia komuniste 

Evolucioni i jetės politike shqiptare ne tė ardhmen e afėrt, do tė ravijėzojė dhe do tė nxjerrė mė nė pah opozitėn reale nė Shqipėri. Pėrbėrėsit kryesorė tė kėsaj opozite do tė jenė dy formacione politike, qė aktualisht janė pa ndonjė ndikim tė madh nė jetėn politike shqiptare. Kėto formacione janė dy : E djathta e bashkuar dhe partia komuniste. Mė tepėr se bindje apo dėshirė, pohimi i mėsipėrm ėshtė rrjedhim logjik i analizės sė ftohtė politike tė jetės sė vėndit :

E para : Tė dy kėto grupacione, si e djathta e bashkuar ashtu dhe komunistėt, janė grupacionet dhe shtresat mė tė humbura deri tani nga tė gjitha shtresat e tjera tė realitetit shqiptar. E djathta e bashkuar nė fillimet e pluralizmit u mbėshtet tek partia demokratike pėr tė realizuar interesat e saj. Nė mungesė tė njė udhėheqėsi dhe drejtuesi tė zgjuar, pėr shumė kohė ajo e la vehten tė pėrdorej pėr dhe nė interes tė Partisė Demokratike. Dhe duhet thėnė se drejtuesit e Partisė Demokratike e pėrdorėn mirė kėtė shtresė nė interes tė tyre. Kjo shtresė dha ndihmesėn kryesore pėr krijimin e reputacionit antikomunist tė drejtuesve komuniste tė Partisė Demokratike.  Duke shfrytėzuar etjen e njė pjese tė kėsaj shtrese pėr rehabilitim politik dhe nxjerrje dufi, pushteti i Partisė Demokratike ju la atyre fushė tė lirė veprimi pėr tė ēvarrosur dhe varrosur cilin tė donin, u shpėrndau pa kursim dekorata me emra tė bujshėm si Martir dhe pishtar idemokracisė. Por vetėm kaq. Ndėrsa kur kjo shtresė filloi tė kėrkojė realizmin e interesave tė saj ekonomike, atėhere muaji i mjaltit mbaroi dhe ata panė forcėn e pushtetit demokratik. Mjafton tė kujtojmė reagimin e egėr tė pushtetit ndaj grevės sė urisė sė ish-tė pėrndjekurve politikė dhe ish tė shpronėsuarve, pėr tė konkretizuar qėndrimin real tė Partisė Demokratike ndaj tyre. Pavarsisht se cili mund tė jetė qėndrimi dhe opinioni i shtresave tė tjera ndaj programit ekonomik tė sė djathtės tradicionale shqiptare, duhet thėnė se deri tani kjo shtresė nuk ka fituar asgjė nga programi i saj

Nė tė njėjtat pozita ėshtė dhe partia komuniste e cila u nxorr jashtė ligjit nga parlamenti shqiptar nė korrik 1992. Pjesmarrėsit e kėsaj shtrese, nė mungesė tė partisė sė tyre, shtuan radhėt e partisė socialiste, udhėheqjes sė sė cilės i interesoi pėr qėllime pushtetore kjo shtresė. Dhe duhet thėnė se nė luftėn politike tė zhvilluar nė periudhėn 1992-1997, pjesmarrėsit e kėsaj shtrese mbajtėn peshė shumė tė rėndėsishme nė ndihmė tė partisė socialiste. Ndėrsa nė ngjarjet e shkurt-marsit 1997, kjo shtresė mbajti peshėn kryesore dhe ishte faktori kryesor qė i shkaktoi humbjen Berishės dhe faktori kryesor qė i dha fitoren partisė socialiste. Megjithatė dhe kjo shtresė nuk fitoi gjė. Luftėn dhe kontributin e tyre, udhėheqja e partisė socialiste e pranoi deri sa erdhi nė pushtet, ndėrsa tani pėrpiqet ta mbajė atė sa mė larg. Pėrsėritjet e shpeshta tė udhėheqjes socialiste pėr tė mos afruar “ militantėt ” nė administratėn shtetėrore, kanė vetėm njė synim : “ Tė mos afrohet asnjė komunist ” nė administratėn shtetėrore. E vetmja gjė qė ka fituar kjo shtresė deri tani ishte “ kėrcėnimi ” i Majkos nė parlament, kur me njė ton tė prerė dhe nga pozita force u diktoi atyre se si duhet tė silleshin dhe tė vepronin.

Lind pyetja : Si mund tė bashkohen dhe tė bėjnė koalicion dy shtresa me programme tė kundėrta ? Eshtė plotėsisht e mundshme dhe e realizueshme. Nuk shtrohet problemi i unifikimit tė kuptimit mbi jetėn. Shtrohet problemi i interesave qė kanė kėto shtresa. Dhe nėqoftėse kompromiset lidhur me kuptimin mbi botėn janė tė pamundshme, kompromiset pėr realizmin e interesave janė plotėsisht tė realizueshme. Pėr drejtuesit e kėtyre dy shtresave duhet kuptuar mirė njė realitet i deritanishėm : E para :Sa kohė ato do tė veprojnė nė luftėn politike tė pėrēara dhe me inate vetjake e interesa tė ēastit, aq kohė ato ose do tė mbeten figurantė dhe garniturė e spektrit politik shqiptar ose do tė pėrdorėn si “ mish pėr top ” nga partia socialiste dhe partia demokratike.

E dyta : E vetmja “ fitore ” e kėtyre dy grupimeve, gjatė periudhės 1992-1998, ka qėnė vetėm vetėm ngushėllimi shpirtėror. Mjafton vetėm njė shėmbull i thjeshtė : Berisha menjėherė sa erdhi nė pushtet, pėr tė kėnaqur pjestarėt qė sot pėrbėjnė tė djathtėn e bashkuar, anulloi ditėn e ēlirimit nga 29 nendor nė 28 Nėndor. Ndėrsa sa erdhi Nano nė pushtet, ai pėr tė kėnaqur shtresėn komuniste brėnda partisė sė tij, bėri veprimin e kundėrt, riktheu pėrsėri 29 nėndorin si ditė e ēlirmit. Ky veprim i Partisė Demokratike dhe i partisė socialiste, ka kėtė domethėnie : “ Ne po ju lėmė historinė dhe tė drejtėn historike, ndėrsa ju do tė na lini pasurinė dhe tė drejtėn e pronėsisė mbi tė ”. Deri tani, si partia demokratike, ashtu dhe partia socialiste, e kanė realizuar mė sė miri njė gjė tė tillė.

Klasa politike shqiptare nė periudhėn 1992-1996, koalicionet i ka ndėrtuar mbi bazėn e preferencave vetjake, klanore, krahinore apo shoqėrore. Pasoja e tyre ka qėnė rrėmuja dhe anarshia totale e shtetit dhe shoqėrisė shqiptare. Ka ardhur koha qė koalicionet tė ndėrtohen mbi bazėn e interesave ekonomikė socialė dhe moralė tė shtresave tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare. Forcimi dhe konsolidimi i tyre dhe hedhja e bazave pėr njė koalicion tė mundshėm, do t’i japė pluralizmit politik shqiptar normalitetin e tij, nė vėnd tė kaosit dhe anarshisė sė sotme.

© Copyright