Pasqyra e lendes



Hyrje

Pamja ideologjike e problemit

Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės

Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės

Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi?

Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare.

Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare

Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore.

Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare?

Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit

A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh?
  

  Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare

 

          Kombet janė angazhuar nė njė garė tė pėrhershme, herė nė dukje paqėsore, herė nė mėnyrė tė hapur, egėrsisht...Kjo garė ėshtė pa kufij, pa afat, ashtu siē ėshtė pa mėshirė.

                                                                 Raimond Aron

 

 

          Nė kritikėn qė i bėjnė totalitarizmit mendimtarė tė shumtė kanė zbėrthyer, veē tė tjerash, dhe mekanizmin e veprimit tė tij nė ish-vendet ish-socialiste. Fryt i kėsaj analize dhe pėrgjithėsimi nė veprat e Aronit, Sartorit, Lėforit, Brzezhinskit etj. ėshtė dhe ajo qė quhet teoria e NJESHIT: njė parti, njė byro politike, njė prijės. Sipas tyre, fjala dhe gjykimi i njėshit ishte e detyrueshme pėr t'u zbatuar nga tė gjithė, pavarėsisht se ekzistonin nė kėto vende dhe organizma tė tjera, si asambletė popullore, presidiumet e tyre etj. Me tė drejtė ata vėnė nė dukje nė veprat e tyre se organizmat e tjerė kanė qenė vetėm pėr tė zbukurur dekorin e organizmit politik tė ish-shteteve socialiste, qė veten e tyre e quanin demokraci popullore. Megjithatė, socializmi u pėrmbys. Por shtrohet pyetja: sundimi i NJESHIT, qė pėrbėnte njė nga tiparet kryesore tė organizimit dhe veprimit tė shoqėrisė dhe tė shtetit nė kėto vende, a u zhduk bashkė me sistemin, apo vazhdon tė ekzistojė akoma? Nėqoftėse se ekziston akoma, cila ėshtė sfera e veprimit: nė marrėdhėniet brendashtetėrore apo marrėdhėniet ndėrshtetėrore?

          Pėr problemin qė kemi marrė nė shqyrtim na interesojnė mė shumė marrėdhėniet ndėrshtetėrore. Prandaj pėr t'iu pėrgjigjur pyetjes sė shtruar do tė analizojmė dhe marrim nė shqyrtim mė shumė kėto marrėdhėnie, veēanėrisht nė vitet 1990-1995. Pėrse kemi zgjedhur kėtė perudhė pėr objekt analize dhe shqyrtimi? Pėrcaktimi si objekt shqyrtimi i njė periudhe kohore nuk ka ndonjė qėllim pragmatist. Nė tė kundėrtėn, periudha 1945-1990 ėshtė e mbushur me dukuri dhe fakte tė shumta tė pakrahasueshme me periudhėn e zgjedhur dhe tė vlefshme pėr tė nxjerrė konkluzione. Por analiza dhe shqyrtimi i kėsaj periudhe nuk mund t'i japė pėrgjigje tė plotė dhe tė saktė problemit qė qendron pėrpara nesh, pėr njė arsye shumė tė thjeshtė. Nė kėtė rast konkluzionet rreth problemit qė analizojmė, pavarėsisht nga rrjedhimet e tyre, jo vetėm qė do tė qėndrojnė nė kuadrin e historizmit, por dhe do tė bashkoheshin nė mėnyrė tė natyrshme nė pohimin se "ashtu ishte koha".

          Nė tė kundėrtėn, etapa 1990-1995, ėshtė njė etapė cilėsisht e re nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, ėshtė njė etapė qė ende nuk ėshtė arkivuar, qė tė bėhet objekt i historizmit, ajo ėshtė aktuale, ėshtė koha qė jetojmė Pėr mė tepėr, kjo ėshtė njė etapė e pastudiuar mirė dhe nė thellėsi pėr gati shumicėn e fenomeneve tė saj. Nė mjaft raste kėto dukuri me tepėr shpjegohen mė shumė nga propaganda sesa nga analiza shkencore, mė tepėr nga euforia sesa nga serioziteti, mė tepėr nga njė pikėpamje e ngushtė se nga njė mendim polifonik dhe nga debati shkencor. Nė situatėn e veēantė tė kėsaj periudhe kjo duket se ėshtė e natyrshme.

          Me tė drejtė Fejto nė librin e tij "Fundi i demokracive popullore" ngjarjet e viteve 1989-1990 nė vendet ish-socialiste i quan njė "revolucion pa revolucionarė" Nė fund tė fundit ato ishin njė fitore e madhe e kapitalizmit mbi socializmin. Dhe nė cdo rast fitimtarėt nuk gjykohen; ata vetė i pushton euforia dhe e nėnvleftėsojnė analizėn e dukurive dhe fenomeneve qė shoqėrojnė periudhėn e pasfitores. Le tė kthehemi nė analizėn konkrete tė problemit. Cilat janė tiparet e kėtyre marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė kėtė periudhė?. Dihet se pėrmbysja e socializmit u shoqėrua me probleme nga mė tė ndryshmet, politike, shoqerore, ekonomike, etike etj. Kėto probleme ishin dhe janė tė pranishme jo vetėm nė ish-vendet socialiste, por gati nė mbarė botėn. Nė vendet ish-socialiste ato ishin dhe janė mė shumė probleme brenda vetes, brenda shoqėrisė qė filloi tė lėvizė drejt njė mendimi tjetėr, drejt njė zgjedhjeje tjetėr, drejt njė kontrate sociale tė re, tė ndėrtuar mbi shenjtėrinė e pronės private, mbi institucionin e trashėgimit (testamentit), lavdinė e kapitalit dhe tregun e lirė tė punės. Ndėrsa pėr vendet kapitaliste kėto probleme ishin dhe janė mė shumė nė marrėdhėniet ndėrshtetėrore, por jo pa rėndėsi dhe brenda vetė atyre. Tė gjitha kėto ndryshime i ka ndjekur nga pas dhe vazhdon t'i ndjekė nė mėnyrė tė ethshme njė propagandė e fuqishme dhe e shumanshme. Makina e pėrbindshme e shtypit nė kėto vite e ka nėnvizuar me forcė "demokratizmin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare", si njė nga arritjet mė tė mėdha tė njerėzimit nė prag tė mijėvjecarit tė ri.

          Sot ėshtė koncept mbizotėrues se nė Evropė e kudo nė botė, pėrvec ndonjė Iraku apo, tek e shumta, Serbie, nuk ka mė vende nė armiqėsi dhe nė konflikte. Prej kėtij koncepti ka rrjedhė hartimi i doktrinave tė reja ushtarake si "doktrina mbrojtėse" nga shumica e ish-vendeve socialiste. Nė kėto doktrina nėnvizohet se nga kėto shtete asnjė vend nuk konsiderohet armik. Sipas kėsaj doktrine sot nė botė ekzistojnė vetėm mosmarrėveshje dhe fėrkime qė mund tė zgjidhen nė rrugė dhe mėnyrė demokratike, por gjithsesi nuk ekzistojnė ferkime armiqėsore.

          Po kėshtu, njė vend i rėndėsishėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare po u jepet organizmave tė shumtė ndėrkombėtarė, duke filluar qė nga Orgnizata e Kombeve tė Bashkuara, Kėshilli i Europės, Unioni Europian, pėr tė mbaruar me Organizatėn e Sigurimit dhe Bashkėpunimit Evropian. Propaganda e gjatė kėtyre viteve kėto organizma dhe tė tjera si kėto po i paraqet si forume ekskluzive pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve qė ekzistojnė nė marrėdhėniet ndėrshtetėrore. Tanimė nė kėto organizma e jashtė tyre nuk ekziston mė konfrontimi idologjik i periudhės sė luftės sė ftohtė, kur bota ishte ndarė nė dy blloqe. Tani ka vetėm njė bllok, blloku kapitalist.Njė dukuri i tillė vihet re mė shumė nė propagandėn e shumė vendeve ish-socialiste, e cila pranimin nė kėtė apo atė organizėm ndėrkombėtar e paraqet si njė ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme, ashtu siē paraqet tė tillė ndonjė rezolutė apo deklaratė tė forumeve tė kėtyre organizatave ndaj atij apo kėtij vėndi. Tė njėjtėn frymė ushqen dhe propaganda e shteteve tė fuqishme ndaj kėtyre organizatave nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

          Njė tipar tjetėr i propagandės sė periudhės 1990-1995 ėshtė konkluzioni se demokratizimi i marrėdhėnieve ndėrkombėtare eleminoi pėrbuzjen, pėrēmimin dhe nėnvleftėsimin e shteteve dhe popujve tė vegjėl, veēanėrisht tė atyre qė ishin nėn ndikimin e ish-BRSS-sė. Prandaj vizitat e personaliteteve tė ndryshėm politikė perėndimorė, fjalėt e mira tė disa personaliteteve tė fuqive tė mėdha ndaj vendeve tė tjerė, pėr shembull, pranimi nė Kėshillin e Europės e tė tjera si kėto, paraqiten si njė ndėr faktorėt kryesorė tė partneritetit, barazisė, mbrojtjes dhe progresit tė kėtyre shteteve.

          Sa janė reale kėto tipare tė propaganduara me zhurmė dhe bujė tė madhe gjatė periudhės 1990-1995? Qė nė krye duhet pohuar se propaganda ėshtė tjetėr gjė dhe realiteti nė shumė raste ėshtė tjetėr gjė. Nė tėrėsi qėllim kryesor i propagandės nė ēdo vend, i madh apo i vogėl qoftė, ėshtė zbukurimi i realitetit. Bile nė shumė raste qėllimi i propagandės rezulton fshehja me menēuri e realitetit. Kjo ėshtė e vėrtetė jo vetėm nė propagandėn brenda njė vendi, pėr problemet e brendshme tė tij, por aq mė shumė nė atė pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare, e cila qėllimin utilitar e ka thelbin kryesor tė saj. Pėr mė tepėr qė sot, si fitimtarėt, ashtu dhe tė mundurit, janė aleatė dhe pjestarė tė njė blloku tė vetėm. Nė mėnyrėn mė tė plotė dhe mė tė qartė thelbin e propagandės sė sotme na e jep Fransua Fejto nė librin e tij, Fundi i Demokracive Popullore. Duke trajtuar propagandėn lidhur me ngjarjet nė Rumani, ai nėnvizon se: "Gropat e kufomave tė Timishoarės, po gjithashtu gjithė ekzagjerimet e fakteve fantaziste mbi numurin e "martirėve", tė revolucionit rumun me total mė se 100000 mijė persona kanė hyrė nė histori si njė rast i jashtėzakonshėm i manipulimit tė informacionit si njė grackė, kurth, nė tė cilin mediat perėndimore gjithmonė nė kėrkim tė njė scoop-i ranė nga injoranca apo nga mėndjelehtėsia" (Fejto, Fundi i Demokracive Popullore, faqe 321).

          Marrėdhėniet ndėrkombėtare tė periudhės 1990-1995 vėrtet ndryshojnė nga marrėdhėniet ndėrkombėtare tė periudhės sė luftės sė ftohtė, kur pėrballė njeri-tjetrit qėndronin dy blloqe armiqėsorė, tė armatosur deri nė dhėmbė. Tė dy kėta blloqe, tė udhėhequr dhe kryesuar nga Amerika dhe ish-Bashkimi Sovjetik, luftonin pėr supremaci dhe zona influence, luftonin pėr dobėsimin e njėri-tjetrit, me tė gjitha mjetet, pa pėrjashtuar kėtu mjetet e dhunės sė armatosur. Nė mėnyrė tė natyrshme edhe marrėdhėniet ndėrkombėtare do ta pasqyronin kėtė luftė tė tyre dhe nė mjaft raste do tė ishin tė acaruara, duke qėnė gjithmonė tė shoqėruara me konflikte lokale, me vatra lokale lufte, prapa sė cilave direkt apo indirekt kanė qendruar dy superfuqitė. Por kjo dukuri i pėrket sė kaluarės. Aktualisht kemi vetėm njė bllok, veēanėrisht nė Evropė. Armiqtė tani janė bėrė miq, megjithese njerėzit janė po ata qė deri nė vitin 1990 bėnin plane lufte kundėr njeri-tjetrit dhe pėr tė vrarė njeri-tjetrin. Dhe kjo ėshtė njė veēori e rėndėsishme e marredhėnieve ndėrkombėtare, njė premisė pėr marredhėnie ndėrkombėtare demokratike dhe njerėzore. Por ajo eshte dhe njė reminishencė pėr tė pėrseritur nė formė tė zbutur marredhėniet e vjetra ndėrkombėtare. Mirepo kjo veēori dhe premisė njėkohėsisht duhet pare se ēfarė vlere reale ka, ėshtė vetėm nė sipėrfaqen e marredhėnieve ndėrkombėtare apo prek dhe thelbin e tyre, ėshtė e shtrirė pėr tė gjitha fushat qė prekin relacionet ndėrshtetėrore apo ekziston vetėm pėr aspekte anėsore tė tyre.

          Kjo analize nė mėnyrė tė natyrshme tė ēon nė pohimin e faktit te thjeshte se pėrseri ekzistojnė tė njėjtat shtete si mė pėrpara. Por, nėqoftėse mė pėrpara i ndante ideologjia dhe organizimi politik, tani kėto barriera janė zhdukur, ideologjia ėshtė e njejte dhe organizimi politik i njėjtė. Duhet thėnė se vertet ajo qė Regani e quante "perandori e sė keqes", pra, komunizmi, u zhduk. Por ai nuk u pėrmbys me dhunė, pėr eleminimin e tij nuk u pėrdorėn armėt. Siē thotė Jaēek Kuroni, "ne nuk e pėrmbysėm komunizmin, por ai u shemb nė kokat tona". Si konkluzion duhet pohuar se, pėrderisa ekzistenca e komunizmit ishte shkaku i ftohjes dhe acarimit tė marredhėnieve ndėrkombėtare, logjikisht me pėrmbysjen e komunizmit marredhėniet ndėrkombėtare duhet tė jenė plotėsisht harmonike, plotėsisht vėllazėrore dhe plotėsisht shoqėrore, pa asnjė diskordancė dhe veēanėrisht pa asnjė shėnjė armiqėsie. Logjika e kėtij arsyetimi pėrgjithėsisht qėndron edhe nė konkluzionet teorike tė analistėve tė shumtė tė sistemit socialist, por dhe nė vetė realitetin e sendeve dhe fenomeneve, te veshtruara si nocione politike.

          Pėr 50 vjet bota ishte ndarė nė dy blloqe qe luftonin kundėr njeri-tjetrit, pėr shkak tė ideologjive te kundėrta. Pa dashur te kundershtojme kete fakt, le tė na lejohet te bėjmė njė kundėrarsyetim nė formėn e pyetjes: Kush i ka ftohur dhe acaruar marredhėniet ndėrkombėtare historikisht ? Vetėm komunizmi? Pėrgjigjja e kėsaj pyetjeje nuk ka per qėllim vetem historizmin, mbrojtje e ndonje ideologjie. Nė tė kundėrtėn, qėllimi i saj ėshtė thjesht lehtesia metodologjike pėr njė analizė tė plotė tė dukurive dhe fenomeneve ndėrkombėtare, si njė pikėnisje pėr njė profilaksi tė plotė nė tė ardhmen tė dukurive dhe konflikteve ndėrkombėtare. Pėrgjigja e pyetjes sė mėsipėrme ėshtė e lidhur me pėrgjigjet e disa pyetjeve tė mėtejme: Lufta e parė botėrore filloi si luftė midis dy sistemeve politike apo si luftė brenda njė sistemi; si luftė e frymezuar nga ideologjia komuniste apo si luftė shtetesh kapitaliste ideologjikisht pa ndryshime, por me diferenca te dukshme ekonomike?

          Historia shpjegon qartė se kjo luftė nisi si konflikt brenda bllokut kapitalist dhe kishte per qėllim rindarjen e zonave tė influencės qė ekzistonin deri atėhere. Ne kohen e atentatit ne Sarajeve dhe per tre vjet me radhe qe vazhduan me lufte socializmi nuk ekzistonte. Bashkimi Sovjetik u formua vertet nepermjet revolucionit, por ai qe produkt i krizes se botes kapitaliste tashme te zhytur ne lufte. Ndersa lufta e dytė botėrore, ndonese u zhvillua si luftė midis dy sistemeve, pati karakterin e njė kasaphane globale te nje lloji te vecante. Ajo shpretheu dhe u permbyll si konflikt midis antifashistėve, te cilet ekzistonin si nė sistemin kapitalist ashtu dhe nė atė socialist, dhe fashistėve, qė duke e pasur qendrėn nė disa shtete kapitaliste donin tė sundonin gjithė botėn. Historia pohon se aleanca e famshme anglo-sovjeto-amerikane ishte aleancė shtetesh me ideologji antagoniste, kundėr fashizmit italo-gjerman, qė ishte varianti mė i vrazhde i ideologjise kapitaliste.

          Shumė dukuri dhe fenomene tė marredhėnieve ndėrkombėtare tė sė kaluarės e mbėshtesin kunderarsyetimin qe nisem. Ne vijim do tė merremi gjėrėsisht me tė. Vėrtet momenti aktual, veēanėrisht ai i vendeve evropiane, dėshmon pėr triumfin e njė sistemi te vetem, tė sistemit kapitalist. Por kjo ėshtė vetėm cfare duket ne sipėrfaqe dhe qė trumbetohet nga propaganda. Marredheniet nderkombetare ndertohen prej shteteve, te cilet jane po ata qe ekzistonin nė kohėn e luftės sė ftohtė dhe tė konfrontimit ideologjik, politik dhe ushtarak, me perjashtim te disa shteteve te rinj qė dolėn nga shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisė. Klasat politike tė shteteve te sotme kapitaliste, qe predikojnė marredhėnie demokratike dhe partneritet, janė po ato qė deri nė vitet 1990 ndaj vendeve ish-socialiste flisnin me njė gjuhė tjetėr, i konsideroin ato si vende armike. Me kete mendesi eshte krijuar dhe rrėnjosur edukata dhe psikologjia e kėsaj klase. Ky mentalitet nuk eshte njėvjeēar apo disavjeēar. Ai u farkėtua pėr gati 50 vjet, nėpėrmjet njė lufte tė egėr politike, ekonomike dhe ushtarake, me pak detante dhe shume acarime, duke arritur nė periudha tė caktuara nė pragun kritik te shpėrthimit tė luftės bėrthamore. Eshtė kjo arsyeja qė ai ka nje peshe te dukshme edhe mbi mentalitetin e ri tė periudhės midis viteve 1990-1995.

          Edhe nė vendet ish-socialiste problemi ėshtė pak a shume i njėjtė. Klasat politike qė drejtojnė jetėn politike dhe ekonomike tė kėtyre vėndeve, me ndonje perjashtim, janė ose vazhdim drejtevizor i klasės politike komuniste, ose rrjedhim i saj. Ajo eshte e formuar me njerėz tė lindur, tė rritur dhe edukuar nė psikologjinė dhe mentalitetin 50-vjeēar tė socializmit. Ndonese nė njė kahje tjetėr, problemi ėshtė i njėjtė. Sipas mentalitetit te trasheguar, i cili nuk mund te ekzorcohet si nje enderr e keqe, kapitalizmi shikohej si produkt i tė gjitha tė kėqijave dhe vendet kapitaliste si armike. Nuk duhet lene jashte vemendjes edhe fakti se njerėzit, si subjekte politike, janė po ata, si nė vendet kapitaliste klasike, dhe nė vendet ish-socialiste qė po ndėrtojnė tani kapitalizmin. Por ajo qė ka me shumė rėndėsi eshte se tė gjitha arsenalet ushtarake, gati tė gjitha armėt e fabrikuara deri dje, mė destinacion pėr t'u pėrdorur per shfarosjen e nje kampi nga tjetri, ekzistojnė akoma nė magazinat dhe depot  e shteteve tė ndryshme. Madje rrezikshmeria e tyre eshte shumefishuar. Nėqoftėse deri dje ato ishin nėn kontrollin e rreptė tė shtetit, sot, nėn petkun e marredhėnieve demokratike dhe nen pushtetin e etjes pėr fitim, veēanėrisht nė ish-shtetet socialiste, ato kanė filluar tė shiten nė masė, duke rėnė nė mjaft raste nė duar tė organizatave apo sekteve terroriste, qė mund t'i pėrdorin pa ndonjė shkak tė rendit politik, duke shkaktuar tragjedi tė vėrteta njerėzore. Mjaftojnė dy shembuj per te perforcuar mbeshtetjen e kėsaj teze. Rasti i sektit te vetevrasesve te rinj, "kakimadze-ve" te koheve moderne te Japonise, qė shkaktoi tragjedinė e njohur nė metronė e Tokios, e dėshmon qarte rrezikun e perhapjes se armeve ne duar gjithefareshe. Udhėheqja e kėtij sekti, siē doli nga hetimet e policisė japoneze, kishte marredhėnie tregėtare me Rusinė pėr blerjen e teknologjisė sė sofistikuar ushtarake, tė cilen Rusia e ka me bollėk. Analogjik ėshtė dhe skandali i bisedimeve midis Iranit dhe Rusisė. Nė pėrgatitjet e tij pėr tė prodhuar armėt bėrthamore, Irani ishte i gatshėm tė blente nga Rusia tė gjitha pajisjet e duhura teknologjike. Deri nė fund tė viti 1995 kėtė e pengoi ndėrhyrja personale e presidentit tė Amerikės Bill Klinton.

          Keto dukuri nuk mund tė mos ndikojnė nė marredhėniet aktuale ndėrkombėtare, te cilat, nė njė formė apo nė njė tjetėr, reflektojne te njejtin thelb dis'harmonie dhe konfliktesh.

          Propaganda dhe publicistika e sotme po flet me nje eufori tė papare pėr ato qė quhen tashme mardhėnieve vėllazėrore dhe shoqėrore midis shteteve, veēanėrisht midis shteteve tė vogla e tė mėdha, midis shteteve tė pasura dhe shteteve nė zhvillim e per te tjera slogane roze si kėto. Nuk mungon qe kjo propagandė tė sjellė nė favor tė tezave te veta dhe dukuri, fenomene tė "ringjalljes demokratike".

          Gjatė periudhės 1990-1995 stacionet televizive evropiane u kane bere jehonė tė madhe ndihmave humanitare qė njerezit, shoqatat apo organizata tė tjera, deri dhe shtetet e Perėndimit, kanė dhėnė dhe vazhdojnė tė japin pėr disa nga vendet ish-socialiste. Brenda kėsaj propagande ose ne kuader te saj nuk ėshtė kujtuar kush tė thotė se zhvillimi ekonomik i njė vendi nuk bėhet me ndihma humanitare, me asistence ushqimore, por me kredi dhe investime tė rėndėsishme. Askush nuk ėshtė kujtuar, madje, tė thotė se nė mjaft raste realiteti i disa vendeve ėshtė paraqitur shumė i zi dhe pėrbuzės, duke kaluar nga kritika e sistemit nė fyerjen dhe pėrēmimin kombėtar. Per me teper, shtypi perendimor nuk eshte thelluar te shohe ne varferine e vendeve ish-socialiste jo vetem nje plage te sistemit, por edhe nje shprehje te padrejtesive te pergjithshme mbi te cilat funksionon bota e sotme dhe ajo e djeshme, bota e dikurshme dhe ajo qe eshte ne ndertim e siper.

          Vizitat e ndėrsjellta dhe takimet shumė tė shpeshta tė presidentėve, kryeministrave apo ministrave tė shteteve tė ndryshme dhe shkėlqimi i veēante qė u jepet atyre nė mjetet e medias krijojnė tek masat e popujve idenė e njė ndryshimi vėrtet themelor nė marredhėniet ndėrkombėtare. Deri nė vitet 1989 ishin tė rralla takimet qė mbaronin me buzėqeshje. Ndėrsa nė vitit 1990-1995 pothuaj ēdo takim mbaron me tė qeshura dhe shtėrngime duarsh. Opinioni ndėrkombėtar nė tetor 1995 u mor pėr shumė ditė me tė qeshurėn e pambarim tė Klintonit nė takimin me Jelcinin, duke i dhėnė asaj njė pėrmbajtje qe ndoshta nuk e kishte aspak. Deri nė vitin 1989 nė bllokun perėndimor fushatat elektorale pėrgjithėsisht bėheshin zyrtare(ne vendet ish-socialiste dihet se ato zhvilloheshin sipas njė rituali tė caktuar dhe tepėr tė rreptė). Ndėrsa nė periudhėn prej vitit 1990 e mė vonė, jo vetėm nė bllokun perėndimor, por dhe nė atė lindor, kandidatėt pėr deputete apo pėr presidente gjatė fushtės elektorale mbajnė fjalime, por dhe u bien veglave muzikore, siē bėri Klintoni ne prag te marrjes se detyres. Nė vendet ish-socialiste po ndiqet e njėjta praktikė. Borgjezi i ri polak, ish-komunisti Kvashnjevski, gjatė fushatės elektorale, jo vetėm qė mbajti fjalime, por kėrceu dhe rock para rinisė se vendit. Ndėrsa nė ceremoninė e parakalimit tė ushtrisė ruse me rastin e largimit nga Gjermania Lindore, Jelcini filloi tė kėndonte "Kalinkėn", deri sa iu ngjir zėri.

          Forma tė tilla kanė pėr synim tė krijojnė pėrfytyrimin e njė tipi tė ri udhėheqėsi, ashtu siē ėshtė e re epoka e pas pėrmbysjes sė socializmit. Megjithatė duhet nėnvizuar se opinioni ndėrkombėtar nuk po ndeshet pėr herė tė parė me njė dukuri tė tillė. Gjithmonė ka pasur scoop-e politikanėsh. Fundi i viteve '50-tė dhe fillimi i viteve '60-tė nxori nė skenėn politike tė komunizmit njė model udhėheqėsi si Nikita Hrushovi. Dhe ai nė kohėn e tij pėr tė krijuar tipin e njė lloji tė ri politikani nė botėn komuniste filloi tė praktikonte metoda dhe sjellje tė panjohura mė parė nga bota. E tillė ishte nxjerrja e kėpucės nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, gjoja pėr tė shprehur zemėrimin e tij. Koha tregoi se veprime tė tilla bėnin pjesė nė tė famshmet zbulime tė propagandės sė atėhershme sovjetike, pėr tė fshehur thelbin real, shnderrimin total tė Bashkimit Sovjetik nė njė superfuqi botėrore. Pra, nuk ka ndonje dallim me rėndėsi "kėpuca" e Nikita Hrushovit nga "saksofoni" i Bill Klintonit, nga "kėnga" e Boris Jelcinit apo "rock-u" i Kvashnjevskit. Ato si sende janė tė ndryshėm. I njėjtė ėshtė thelbi i tyre.

          Sot po projektohet dhe flitet shumė pėr rendin e ri botėror, apo pėr Evropėn e bashkuar. Unioni Evropian, qė paraqet bėrthamėn e Evropės sė Bashkuar, ka kaluar dhe po kalon nė veprime konkrete, siē ishte ai nė fundin e vitit 1995, pėr krijimin e monedhės europiane si monedhe aktive, jo simbolike, sic ishte deri atehere. Por nė shtete dhe vėnde tė ndryshme tė Evropės pėrmbysja e socializmit ka krijuar mjaft probleme tė mprehta ekonomike, politike dhe nacionale, ka thelluar diferencat ekonomike ne rajon, si dhe njefare mosdurimi te njeri-tjetrit. Edhe gjermanet kane filluar te ankohen nga bashkimi Ka, nė tėrėsinė e kėtyre problemeve, qėndrime tė drejta dhe normale tė vendeve dhe shteteve tė ndryshėm, ashtu siē ka dhe qendrime ekspansioniste apo shovinizem nga disa shtete tė tjerė. Nė mėnyrė tė natyrshme kėto probleme janė pasqyruar dhe vazhdojnė tė pasqyrohen dhe nė marredhėniet ndėrshtetėrore, duke i ndėrlikuar ato. Bashkėsia ndėrkombėtare, e ndeshur me probleme tė tilla, ka ndėrhyrė nė mjaft raste pėr t'i zgjidhur ato, pėr tė mos i lejuar te acarohen me tej. Brenda kėsaj tabloje tė marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare, brenda problemeve tė ndryshme qė ekzistojnė sot midis shteteve, na lind e drejta pėr tė pyetur:

          Si po zgjidhen nė pėrgjithėsi mosmarreveshjet ndėrshtetėrore sot, si po zgjidhen problemet e ndryshme konkrete qė kanė shtetet me njeri-tjetrin apo problemet qė kanė brenda vetes? Po zgjidhen nė mėnyrė demokratike apo pėr zgjidhjen e tyre ka nevojė pėr teorinė e NJESHIT, qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse dukuri e paster e totalitarizmit? Lidhur me kete problem, ka nevojė tė evidentojme se nė cilat sfera tė marredhėnieve ndėrshtetėrore sot veprojnė marredhėniet demokratike dhe nė cilat sfera lind e nevojshme ushtrimi i teorisė sė NJESHIT?

 

Kriza boshnjake, marredhėniet demokratike dhe roli i NJESHIT

 

          Le ta konkretizojmė problemin me njė shembull tė freskėt tė marredhėnieve ndėkombėtare tė periudhės 1990-1995. Shembulli ka tė bėjė me ngjarjet nė Bosnjė. Lufta nė Bosnjė filloi pas njohje sė saj nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara si shtet i pavarur. Nė kėtė periudhė serbėt e Bosnjės, tė ndihmuar fuqimisht nga Serbia, nisėn luftėn kundėr qeverisė boshnjake. Mė vonė nė kėtė luftė kundėr boshnjakėve pėr tė fituar territore hynė dhe kroatėt e Bosnjės, tė ndihmuar nga Kroacia. Tė gjithė stacionet televizive, tė gjitha gazetat, analistėt apo politologė tė ndryshėm, kanė komentuar, shkruar dhe folur se ngjarjet e Bosnjės i kanė komprometuar rėndė marredhėniet ndėrkombėtare tė periudhės pas pėrmbysjes sė socializmit. Megjithatė duhej tė kalonin tre vjet luftė dhe masakra tė pėrgjakshme qė problemi tė fillonte tė hynte nė rrugėn e zgjidhjes.

          Brenda Evropės demokratike ngjarjet e dhimbshme nė Bosnjė nė periudhėn 1992-1995 u zhvilluan nėn parullėn "Rroftė vdekja". Origjina e kėsaj parulle ėshtė viti 1936 nė Spanjė. Gjatė njė ceremonie nė amfitetatrin e universitetit tė Salamankės, gjenerali frankist Milan Astraj, nė mbarim tė fjalimit tė tij u pėrshėndet nga turma falangiste me parullėn: "Viva la muerte", (Rroftė vdekja). Fatkeqėsisht njerėzit pandehėn se nuk ekziston mė kjo parullė, por ata e panė atė tė materializuar nė masakrėn boshnjake. Megjithese kohėt kanė ndryshuar, ka ndodhur kalimi nga diktatura nė demokraci,parulla ka mbetur po ajo e diktaturės.

          Eshtė me interes pėr problemin qė po analizojme tė sqarojmė se me cilėn rrugė po zgjidhet tragjedia e Bosnjės nė marredhėniet ndėrkombėtare? Me anė tė rrugės demokratike apo me anė tė teorisė sė NJESHIT? Problemi boshnjak ishte njė problem ndėrkombėtar. Organizata e Kombeve tė Bashkuara, disa kohė pas shpalljes sė pavaresisė nga qeveria boshnjake e kishte njohur shtetin boshnjak. Nė gjuhėn e marredhėnieve ndėrkombėtare, agresioni kundėrBosnjės ishte nė tė njėjtėn kohė cėnim i parimeve tė OKB-sė dhe marredhėnieve ndėrkombėtare tė reja qė po krijoheshin. Si i tillė, vetė OKB-ja duhej ta zgjidhte kėtė problem. Trupat e OKB-sė nė fakt u dėrguan nė Bosnjė. Por cili ishte misioni i tyre. Shumė ironik. Ato kishin pėr detyre tė ruanin paqen nė njė vend ku bėhej luftė e tmerrshme. Pėr dy vjet qė qėndruan, ato jo vetėm qė nuk e zgjidhėn krizėn, jo vetėm qė nuk luftuan, por pėr mė tepėr e diskredituan organizatėn sė cilės i pėrkisnin. Megjithese anetarė tė kėsaj organizate janė Amerika, Rusia, Franca, Gjermania, Anglia, Kina etj, megjithese tė gjithe ishin dakord pėr zgjidhjen e krizės me anė tė OKB-sė, mė shumė u morėn me fjalė se sa me zgjidhje konkrete.

          Kur u pa se dėshtoi zgjidhja e kėsaj vatre tė rrezikshme nė marredhėniet ndėrkombėtare me njė formė demokratike siē ishte ajo nepermjet kontrollit te OKB-se, u vu pėrsėri nė veprim njė formė e re demokratike pėr zgjidhjen e krizės. U krijua i ashtuquajturi Grupi i Kontaktit me pėrfaqėsues tė Amerikės, Rusisė, Gjermanisė, Francės dhe Anglisė, qė nė esencėn e tij pėrfaqėsonte njė formė demokratike. Por dhe kjo formė demokratike dėshtoi. Anetarėt e Grupit tė Kontaktit nuk u morėn dot vesh me njeri-tjetrin pėr ta zgjidhur krizėn; hapur apo fshehur ata mbronin kėtė apo atė palė nė konflikt. Le tė kujtojmė se antarėt i kėtij grupi bėjnė pjesė nė vendet mė tė fuqishme tė botės, nė gjirin e sė cilės me dhjetera mendimtarė kanė shkruar me mijera faqe mbi raportin midis demokracisė dhe totalitarizmit, me mijera faqe mbi tė kėqijat e totalitarizmit dhe kampet e pėrqėndrimit ne ish-vendet socialiste. Por ēuditėrisht nė periudhėn pas viteve '90-tė, pėr kampet e pėrqėndrimit nė Bosnjė dhe pėr shkaktarėt e vėrtetė te tragjedise se ketij populli nuk thanė asnjė fjalė.

          Pas tre vjetėsh, tė gjithė e pranuan se me anė tė mjeteve demokratike kriza e Bosnjės nuk mund tė zgjidhej. Autorėt e konfliktit nuk ishin tė pėrgatitur pėr njė zgjidhje tė tillė. Por as ata qė u ngarkuan pėr ta zgjidhur, organizmat demokratike, evropiane apo botėrore qofshin, nuk ishin dhe nuk janė tė pėrgatitur pėr zgjidhjen e krizės me mjete demokratike. Po njė gjė duhet nėnvizuar. Tė gjithė kanė pohuar dhe pohojnė se konflikti boshnjak ėshtė konflikti mė i pėrgjakshėm qysh nga pėrfundimi i luftės sė dytė botėrore. Ky konflikt nuk ndodhi nė periudhėn e ekzistencės sė dy blloqeve, por nė periudhėn ekzistencės vetėm tė bllokut kapitalist. Pra, fuqitė e mėdha tė botės u ndodhėn para njė dileme tė madhe. Duhej shpetuar nderi dhe dinjiteti i atyre qė predikuan njė etapė tė re pas pėrmbysjes sė socializmit nė marredhėniet ndėrkombėtare, si dhe duhej ndaluar me ēdo kusht pėrhapja e konfliktit boshnjak ne rajone tė tjera.

          Pikėrisht pas kėtij momenti u vu nė veprim teoria e NJESHIT. Atė qė nuk e zgjidhi demokracia duhej ta zgjidhte dhe e zgjidhi forca, totalitarizmi. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės vendosėn t'i japin fund kėtij konflikti me anė tė forcės. Brenda njė periudhe tė shkurtėr, me anė tė njė udhėtimi maratonomik tė Parry-t dhe Holbrukut nėpėr vendet mė tė mėdha tė Evropės, jo vetėm qė i njohėn kėto vende me planin e tyre, por arritėn tė marrin plotėsisht mendimin dhe aprovimin e tyre. Pėrsėri brėnda njė kohe shumė tė shkurtėr, me tė mirė, por dhe me kėrcėnime, jo vetėm qė arritėn t'i mbledhin nė Dejton palėt ndėrluftuese, por i detyruan tė nėnshkruajnė planin qė ata kishin hartuar. Nuk u mjaftuan vetėm me kaq, por, pėrsėri me anė tė forcės, arritėn tė bindin dhe tė tjerėt qė paqen nė Bosnjė ta ruajnė me forcėn e armėve dhe tė 70 mijė ushtarėve tė armatosur deri nė dhėmbė, tė gatshėm qė tė ndėrhyjnė ndaj kujtdo qė shkel planin e hartuar prej tyre e tė firmosur prej serbėve, kroatėve dhe boshnjakėve.

          Pra, ky konflikt nė marredhėniet ndėrkombėtare tė pas vitit '90-tė nuk u zgjidh me mjete demokratike, po me anė tė forcės. Paqe me dhunė. Konkluzioni i kėsaj ngjarjeje nga mė tė rėndėsishmet e marredhėnieve ndėrkombėtare ėshtė i qartė: Organizma tė tilla si OKB-ja, OSBE-ja, Grupi i Kontaktit, Konferenca e Londrės, si pasqyra tė marredhėnieve demokratike etj janė tė paafte tė zgjidhin mosmarrveshjet kryesore ndėrkombėtare nė situatėn e sotme. Ato e treguan veten plotėsisht tė pafuqishme pėr t'i zgjidhur fėrkimet qė kanė lindur gjatė kėsaj periudhe, jo vetėm nė Bosnjė, por dhe nė pika tė tjera tė botės. Ende e vetmja mundėsi dhe forcė e tyre janė rezolutat, paralajmėrimet. Asgjė tjetėr. Ato nuk kanė mundur tė sjellin nė njė mendje tė gjithė anėtarėt e tyre, jo mė kur bėhet fjalė pėr 150 shtete, por kur bėhet fjalė dhe pėr katėr apo pesė shtete. Pėr mė tepėr, atyre u ka munguar gjėja mė kryesore, forca, forca e armėve, e ushtrisė etj. Dalim kėtu nė njė dukuri tjetėr qė vetėm sa do ta pėrmendim. Periudha 1990-1995, megjithese periudhė me nje bote qe ka njė sistem dhe ideologji sunduese, paska nevoje pėr pėrdorimin e dhunės nė marredhėniet ndėrshtetėrore, duke rėnė nė kundėrshtim mė thelbin e propagandės sė kėsaj periudhe, se tanimė nuk ka mė armiqėsi dhe armiq, por vetėm kontradikta qė zgjidhen me anė bisedimesh. Mbi bazė e realitetit tė marredhėnieve ndėrkombėtare dhe problematikės sė tij gjatė periudhės 1990-1995, si dhe tė rolit tė institucioneve ndėrkombėtare, kemi tė drejtė tė pohojmė dhe tė konkludojmė:

          Thėnė figurativisht, organizatat ndėrkombėtare evropiane dhe botėrore, nuk janė gjė tjetėr veēse dekori demokratik i mardhėnieve ndėrkombėtare. Nė thelb, ngjarjet mė tė rėndėsishme ndėrshtetėrore tė periudhės 1990-1995, janė zgjidhur dhe kanė marrė rrugėn e zgjidhjes, vetėm atėhere kur kanė ndėrhyrė seriozisht Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Domethėnė kur ka ndėrhyrė NJESHI. Nė tė gjitha kėto raste fjalėt dhe vendimet e NJESHIT, me hir apo pahir, kanė qenė tė detyruar t'i pranojnė tė gjitha shtetet e tjera tė mėdha, po tė pafuqishme pėr t'u matur me NJESHIN. Megjithatė, pėr tė ruajtur sadopak imazhin e zgjidhjes demokratike, janė bėrė dhe vazhdojnė tė bėhen manovrime tė ndryshme. Duhet qė njerezit tė besojnė se nė botėn e sotme tė gjitha problemet, sado tė ndėrlikuara qofshin, janė zgjidhur e do tė zgijdhen me konsensus dhe me mjete demokratike. Por ato kanė qėnė dhe janė vetėm pėr propagandė. Le ta ilustrojmė me njė shembull tė afert. Eshtė shumė sinjifikative qė, megjithese ishin ShBA-tė ato qė i detyruan serbėt, kroatėt, boshnjakėt tė nėnshkruanin marrėveshjen e Dejtonit, pėr t'u bėrė qejfin dhe tė tjerėve, ata ishin dakord dhe dhanė pėlqimin e tyre qė ceremonia dhe fishekzjarret e kėsaj marrėveshjeje, pra, ana formale, tė zhvillohej nė Londėr dhe Paris. Nė kėtė mėnyrė pėrpara opinionit botėror krijohej ideja se nė ēėshtjen bosnjake bashkėsia ndėrkombėtare kishte pasur njė mendim tė pėrbashkėt. Ēdo gjė ishte zgjidhur me konsensus.

          Ēfarė ėshtė dhe ēfarė do tė thotė kjo praktikė e freskėt e marredhėnieve ndėrkombėtare, nė thelbin e saj dhe jo nė mėnyrėn sesi u paraqit, cila ėshtė pėrmbajtja e saj reale? Nė thelb njė praktikė e tillė e marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare siē ishte praktika qė u ndoq qė nga marrėveshja reale e Dejtonit deri tek nėnshkrimi formal i Parisit apo Londrės, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė ngjashmėri interesante me tė kaluarėn e vendeve socialiste, qė aq mirė e kanė analizuar Lėfor, Sartor etj. Kushdo qė e njeh zbatimin e teorisė sė NJESHIT nė vendet ish-socialiste, e ka tė qartė se disa praktika te tanishme te zgjidhjes sė konflikteve nė marredhėniet ndėrkombėtare tė kujtojne vendimet e byrove politike nė ish-vendet socialiste, tė cilat formalisht dhe nė mėnyrė ceremoniale, vendoseshin edhe nė presidiumet e kuvendeve popullore apo te parlamenteve te tyre pėr t'u dhėnė ngjyrėn e formave demokratike.

© Copyright