Pasqyra e lendes



Hyrje

Pamja ideologjike e problemit

Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės

Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės

Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi?

Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare.

Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare

Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore.

Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare?

Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit

A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh?
  

Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi?

 

 

          Nė literaturėn e sotme ka filluar tė propagandohet shumė roli i NATO-s. Ajo po paraqitet si mbrojtėse e lirisė dhe sovranitetit tė popujve tė Evropės. Meqenėse tė gjithė janė dakord dhe pohojnė se rreziku mė i madh, ose, siē e quante Regani, "perandoria e sė keqes", pra, komunizmi u zhduk, askush nuk mundet tė japė njė shpjegim pse duhet ky garant. Shumė prej vendeve ish-socialiste po bėjnė lutje pas lutjesh dhe lėshime pas lėshimesh qė tė hyjnė nė kėtė organizėm. Madje kjo organizatė ushtarake po trajtohet si mbrojtėse e demokracisė, qoftė dhe me dhunė. Pra, ajo po merr nė propagandė rolin e pėllumbit tė paqes me anė tė raketave.

          A ėshtė NATO shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi? Njerėzit tashme e dinė mirė qėllimin e krijimit tė NATO-s dhe Traktatit tė Varshavės. Ato u krijuan pėr tė mbrojtur me forcėn e armėve sistemet ekonomike e politike qė u pėrkisnin. Pra, qė tė dy traktatet u krijuan si institucione dhune. Me dėshtimin e socializmit Traktatati i Varshavės u shpėrbė. Tė gjitha shtetet ish-socialiste duan tė futen tani nė Paktin e Atllantikut Verior. Kjo dėshirė kaq e madhe pėr t'u futur nė njė ombrellė pėr t'u mbrojtur tregon se ato kanė frikė. Eshtė e natyrshme, kur njeriu ka frikė, kėrkon mjete dhe rrugė pėr t'u mbrojtur. Kjo vlen dhe pėr shtetet. Por, nga ana tjetėr, shtrohet problemi se nga kush kanė frikė, pasi tani nuk ekziston mė sistemi socialist, si dhe pyetjen tjetėr, nėse vėrtet pandehin klasat politike tė vendeve tė vogla qė fuqitė e mėdha tė Evropės Perėndimore do tė prishin marrėdhėniet me Rusinė apo qoftė dhe me Kinėn pėr hir tė tyre. Kėtė nuk e besojnė as ata qė e propagandojnė. Rusia, nga e cila kanė frikė vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore, aktualisht ėshtė edhe vetė njė vend kapitalist. Mund tė thuhet se, me gjithė pėrmbysjen dhe likuidimin e sistemit socialist (pėr shumė vende pjesėtare tė kėtij sistemi ekzistonte realisht frika nga hegjemonizmi sovjetik), ndryshimi nė marrėdhėniet ndėrkombėtare ėshtė fare i vogėl. Sistemi u likuidua, por frika mbeti. Pra, nuk ėshtė mė nė fuqi socializmi, por ekziston akoma totalitarizmi.

          Le tė vazhdojmė arsyetimin me njė krahasim tjetėr: NATO dhe KSBE-ja: cili ėshtė roli i njėrės dhe cili i tjetrės. Vetėm po tė krahasojmė kėto dy organizma me njeri-tjetrin, mund ta bėjmė mė tė qartė problemin dhe thelbin e tij. NATO, dihet nga tė gjithė se ėshtė institucion qė mbėshtetet mbi detyrimin e bindjes me ēdo mjet, duke pėrfshirė dhe atė tė forcės dhe dhunės. KSBE-ja nga ana tjetėr ėshtė njė institucion demokratik, qė mbėshtetet mbi detyrimin pėr t'u bindur me anė tė konsensusit, marrėveshjes, dialogut demokratik. Propaganda qė i ėshtė bėrė dhe vazhdon t'i bėhet KSBE-sė ka qenė marrramendėse. Kjo propagandė zė fill qysh nga Konferenca e Helsinkit e vitit 1974. Veēanėrisht pas pėrmbysjes sė socializmit ajo ėshtė konsideruar si shtėpia e pėrbashkėt evropiane, nė tė cilėn mbretėron dhe duhet tė mbretėrojė harmonia dhe demokracia e kulluar. Shumė shtete ish-socialiste hyrjen nė tė e kanė konsideruar dhe vazhdojnė ta konsiderojnė si njė fitore tė madhe tė demokracisė. Megjithatė janė tė paktė ata qė nė realitet, kanė besim tė rrinė nėn hijen e kėsaj ēatie. Ajo ėshtė aq e dobėt, saqė nuk mund tė mbrojė njeri. Pėr shtetet qė kanė probleme tė mprehta apo qė janė tė vogla dhe tė pazhvilluara, ēatia e kėsaj shtėpie ėshtė njė iluzion mbulimi. Tė qėndrosh nėn kėtė ēati pėr t'u mbrojtur nga rreziqet do tė thotė, nė mėnyrė figurative, tė pranosh tė tė zėrė dhe breshri, dhe shiu e bora.

          Rasti mė flagrant i kėtij cedimi tė KSBE-sė nga roli i vet ėshtė ēėshtja boshnjake. Kur bie fjala pėr kėtė ēėshtje nė prapaskenė tė gjithė politikanėt dhe analistėt seriozė e pranojnė se kjo organizatė demokratike ka dėshtuar. Ajo ėshtė vetėm pėr kortezi, vetėm pėr vajtje e ardhje politikanėsh dhe shtetarėsh, pėr tė thėnė se janė marrėdhėniet demokratike ato qė pėrbėjnė thelbin e marrėdhėnieve tė sotme ndėrkombėtare. Por praktikisht ajo ende ėshtė krejtėsisht e paaftė tė zgjidhė konflikte tė mprehta. KSBE-ja kishte vėzhguesit e saj nė Kosovė. Kėta vėzhgues njė ditė tė bukur Serbia i ktheu mbrapsht. Ndėrsa KSBE-ja nuk ishte nė gjendje ta detyronte Serbinė t'i pranonte vėzhguesit e saj. Le tė pėrmendim njė rast, qė ėshtė mė flagrant. Samiti i KSBE-sė nė dhjetor tė vitit 1994 u mblodh pėr tė diskutuar dhe vendosur lidhur me ngjarjet nė Bosnjė. Rezultati pėrfundimtar qe njė dėshtim i plotė. Vetėm mosmarrėveshje, disa prej tyre shumė tė egra. Nuk u arrit tė aprovohej qoftė dhe formalisht njė rezolutė. Tė paktėn OKB-ja ėshtė mė ndryshe, ajo ua ka marrė dorėn rezolutave. Pra, samiti dėshtoi, por nuk dėshtoi vetėm njė samit. Shumė mė tepėr, dėshtoi dhe u diskreditua njė organizėm qė quhet demokratik, nė njė kohė historike qė quhet demokratike

          Pse ka dėshtuar KSBE-ja nė misionin e saj si krijuese e moralit tė bashkėjetesės, tė njeriut tė lirė tė botės, tė "shėn Njeriut", siē thuhet? Cila ėshtė arsyeja, pėrse kėrkohet qė rolin qė ka njė institucion demokratik ta luajė njė institucion ushtarak, pėrse kėrkohet nė njė kohė demokratike mburoja e institucioneve militare, qė mga vetė funksioni i tyre janė organizma tė dhunės? Lordi Kerrington, qė ka qenė pėr disa kohė sekretar i pėrgjithshėm i NATO-s, e jep shumė qartė pse-nė e njė dukurie tė tillė. Ja pohimi i tij pėr kėtė ēėshtje kaq tė madhe:

          Tė pėlqen apo jo, frika i bėn njerėzit t'i hidhen njėri-tjetrit nė krahė. Sapo ajo zhduket, zhduket dhe nevoja e bashkėpunimit tė ngushtė.

          Vetėm njė gjė nuk e ka thėnė Kerringtoni, qė frika ėshtė thelbi i totalitarizmit. Kėmbėngulja pėr tė ruajtur dhe forcuar NATO-n ndoshta ka shkaqe mė tė thella sesa paraqiten. Nė radhė tė parė vetė anėtarėt e NATO-s siē duket kanė frikė tė jetojnė tė ndarė nga njėri-tjetri, ata nuk i kanė besė njėri-tjetrit po tė jenė veē e veē, ashtu siē nuk kanė besė dhe nga fuqitė e tjera tė mėdha, si Rusia, Kina apo arabėt. Prandaj domosdoshmėria e NATO-s i vė shtetet e saj anėtare para detyrimit tė ndihmės ndaj njeri-tjetrit. Nė radhė tė dytė drejtuesit dhe krijuesit e NATO-s e kanė tė qartė se bota dhe Evropa janė larg tė qenit nė harmoni dhe paqe. Historia atyre u ka mėsuar njė gjė tė madhe: paqja gjithmonė ka nevojė pėr forcėn. Bindja dhe marrėveshja ndėrkombėtare kanė nevojė pėr frikėn. Prandaj NATO-ja do tė forcohet dhe pėrsoset akoma mė shumė nė tė ardhmen.

© Copyright