Pasqyra e lendes



Hyrje

Pamja ideologjike e problemit

Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės

Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės

Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi?

Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare.

Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare

Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore.

Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare?

Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit

A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh?
  

Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

 

 

          Periudha pas pėrmbysjes sė socializmit nė marrėdhėniet ndėrkombėtare nė pamje tė parė ka krijuar idenė e krijimit tė disa raporteve tė reja, tė panjohura nė tė kaluarėn. Kėshtu, po u jepet pėrparėsi organizmave ndėrkombėtarė, qoftė nė nivelin evropian, qoftė nė nivelin botėror. Organizma tė tillė, si Organizata e Kombeve tė Bashkuara, Unioni Evropian, Kėshilli i Evropės, Organizata e Sigurimit dhe Bashkėpunimit Evropian etj., nė propagandėn e sotme paraqiten si pararendėset e krijimit tė strukturave tė reja tė ardhshme komunitare evropiane dhe botėrore. Tani po flitet pėr triumfin e federalizmit dhe pėr epėrsinė e bashkėjetesės sė rajoneve shumėkombėshe. Qė ka nė kėtė prirje njė evolucion me kahje pozitive nė krahasim me tė kaluarėn, kjo ėshtė e vėrtetė. Por e vėrteta, veēanėrisht kur ėshtė e pjesshme, nuk mund ta mbulojė dot gjithė realitetin e marrėdhėnieve nderkombėtare. Me gjithė dukuritė pozitive sot nė realitetin e kėtyre marrėdhėnieve , vazhdon tė ekzistojė akoma teoria e zonave tė influencės. Kjo teori ka qenė e vjetėr. Ajo mori pėrhapje tė gjerė dhe konkrete nė Luftėn e Parė Botėrore dhe veēanėrisht pas Luftės sė Dytė Botėrore. Le ta konkretizojmė problemin.

          Njė nga armėt mė tė fuqishme tė propagandės sė Perėndimit kundėr socializmit ishte fakti i pakundėrshtueshėm se Bashkim Sovjetik, nėn maskėn e internacionalizmit proletar, ishte shnėdrruar nė njė perandori qė dhunonte lirinė dhe pavarėsinė e popujve tė ndryshėm tė Lindjes. Nė mėnyrė tė natyrshme shumė popuj tė kėtyre vendeve shembjen e socializmin duke e konsideruar kėtė akt mė shumė si mjet dhe mundėsi pėr tė fituar lirinė dhe pavarėsinė kombėtare. Por a ndodhi vėrtet kėshtu? T'u referohemi fakteve. Sot nė Evropė realisht nuk kemi eleminim tė sferave tė zonave tė influencės, siē propagandohet, por njė rirregullim tė raporteve tė interesave midis fuqive tė mėdha. E veēanta ka tė bėjė me faktin qė nėse nė tė kaluarėn zonat e influencės realizoheshin me luftė midis fuqive tė mėdha, nė kohėn e sotme ato po  realizohen nė rrugė paqėsore. Nė rastin e konfliktit tė armatosur, fuqitė e mėdha rrinė nė rolin e arbitrit, ndonėse luftėn e bėjnė me shtytjen e tyre shtetet qė ato kanė nėn influencė.

          Ballkani i viteve 1990-1995 ėshtė prova e qartė e vėrtetėsisė sė kėtij konkluzioni. Por le tė vijojmė mė tej. Jugosllavia, sa kohė qė ishte shtet federativ, mė tepėr se nėn influencėn e njėrit apo tjetrit grupim, ishte e pėrkėdhelura e Perėndimit. Shpėrbėrja e saj dhe lindja e shteteve tė rinj nxori nė skenė, veē tė tjerash, teorinė e zonave tė influencės. Ishte nė fillim Gjermania qė pėrkrahu dhe mbrojti pavarėsinė e Sllovenisė dhe Kroacisė. Marka gjermane, nė vend tė ushtrive perandorake, e ripushtoi kėtė zonė tė vjetėr influence tė bllokut austro-gjerman. Franca, Rusia dhe Anglia mbrojtėn dhe pėrkrahėn federatėn serbo-malazeze, pikėrisht zonėn e vjetėr tė influencės sė kėtyre shteteve. Ndėrsa njė shtet i ri qė u krijua, Maqedonia, u fut qė nė fillim nėn influencėn amerikane. Sesa i vėrtetė ėshtė ky fakt, kėtė e tregon mė sė miri lufta qė u zhvillua nė Bosnjė e Hercegovinė. Pėr tre vjet rresht, Rusia, Franca dhe Anglia, nė formė tė hapur apo tė fshehur, mbrojtėn dhe justifikuan qendrimin e Serbisė. Blloku austro-gjerman mbrojti dhe pėrkrahu interesat e Kroacisė. Ndėrsa nė rolin e arbitrit qendruan Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilave u duhej tė krijonin hapėsirėn e tyre tė ndikimit politik, por dhe tė arrinin pajtimin e interesave tė aleatėve tė tyre, pėr t'i dhėnė njė zgjidhje masakrės sė Bosnjės, e cila, me pėrmasat e saj tragjike, rrezikoi shumė rėndė predikimet e tyre pėr klimėn e re tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare pas pėrmbysjes sė sociaaizmit.

          Njė provė tjetėr nė favor tė kėtij pėrfundimi ėshtė pėrkrahja e sulmit kroat pėr rifitimin e Krajinės. Jehona e ofensivės kroate nė shtypin dhe televizionin gjerman e austriak ishte e pakrahasueshme me jehonėn qė iu bė kėsaj ngjarjeje nga shtypi dhe televizioni i Francės, Anglisė dhe Rusisė.

          Ekzistencėn e zonave tė influencės dhe tė rirregullimit tė kėtyre zonave mund ta shikojmė qartė po tė studiojmė realitetin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Evropėn Lindore dhe Qendrore. Nė kėto vende, deri dje nėn influencėn sovjetike, sot shihet njė ndėrthurje tjetėr interesash. Nė kėtė rirregullim siē duket mė tė fituar do tė jenė gjermanėt. Disa nga vendet e Evropės Qendrore nė tė kaluarėn kanė qenė pjesė e perandorisė sė Habsburgėve, si, pėr shembull, Ēekia, Sllovakia, Hungaria etj. Austria sot nuk e luan dot rolin e fuqisė sė madhe. Kėtė rol ka filluar ta luajė shumė mirė Gjermania. Rikthimi i ekuacioneve tė dikurshme gjeopolitike po ndodh dhe me shtetet baltike: Lituaninė, Letoninė, Estoninė.

© Copyright