Pasqyra e lendes



Hyrje

Pamja ideologjike e problemit

Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės

Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės

Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi?

Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare.

Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare

Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore.

Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare?

Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit

A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh?
  

Pamja ideologjike e problemit:

 

          Gjatė periudhės 1990-1995 janė shkruar njė sėrė librash, qė kanė pėr objekt tė tyre marrėdhėniet ndėrkombėtare tė kėsaj periudhe apo krahasimet me periudhėn e kaluar. Nė kėto libra janė vėnė nė dukje konfliktet dhe konfrontimet qė kanė ndodhur gjatė kėsaj periudhe relacionet globale. Megjithatė, nuk mund tė mos vėmė nė dukje se kėto libra i pėrshkon njėfarė "objektivizmi" ndaj ngjarjeve dhe nė mjaft raste qendrimi pasiv i autorėve, krahas pėrpjekjeve pėr nxjerrjen e konkluzioneve teorike. Interesante ėshtė se shumica e autorėve tė kėtyre librve vazhdojnė tė vuajnė nga e njėjta sėmundje e vjetėr. Kur pėrpiqen tė analizojnė shkaqet e kėtyre konflikteve, disa prej tyre i bien shkurt, i gjejnė kėto shkaqe jo nė analizėn reale tė fenomeneve, por duke i trajtuar ato si pasoja tė pashmangshme tė sistemit socialist. As qė bėhet fjalė qė tė pėrmendet edhe totalitarizmi nė gjirin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Arsyet qė nė veprėn shkencore tė shumė mendimtarėve perėndimorė apo lindorė mungon ky aspekt i trajtimit tė totalitarizmit, pra, aspekti i totalitarizmit nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, janė tė shumta dhe komplekse. Njė ndėr kėto arsye, pėr tė mos thėnė ajo mė kryesorja, del dhe duket shumė qartė. Kėtė arsye me shumė tė drejtė Sartori e quan ideologjizim i problemit. Por, pėr fat tė keq, as Sartori dhe as mendimtarė tė tjerė nuk janė tė zhveshur nga ideologjizimi.

          Nė veprat e tyre ky ideologjizim nuk del hapur, si rregull ai nuk pėrmendet. Por vetė analiza e dukurive qė ata lėnė jashtė veprės sė tyre tė ēon nė njė konkluzion tė tillė. Klod Lėfor nė kritikėn qė u bėn mendimtarėve tė sė majtės nė Francė e jep shkarazi, pa u thelluar nė analizėn e tij, shkakun e kėsaj dukurie. Ai thotė se "koncepti i ri (i totalitarizmit - shėnimi ynė) u pa si njė koncept i sė djathtės i farkuar nė shėrbim tė njė qėllimi reaksionar; lufta kundėr totalitarizmit u paraqit si njė diversion, qėllimi i tė cilit ishte qė tė lihej nė harresė realiteti i imperializmit perėndimor dhe qė tė ēarmatosej kritika e sistemit kapitalist"(Lėfor, Demokracia dhe totalitarizmi, faqe 91).

          Kritika e Leforit ėshtė e drejtė. Por duhet thėnė njėkohėsisht se sot, nė pozitat e djeshme tė sė majtės, ka rėnė mendimi politik i sė djathtės mbi totalitarizmin. Pėr problemin qė po trajtojmė, mbi bazėn e ballafaqimit tė nocioneve dhe tė praktikės sė marrėdhėnieve ndėrkombėtare tė djeshme dhe tė sotme, do tė mjaftohemi tė themi se:

          Sė pari: totalitarizmi nuk lidhet vetėm me natyrėn e sistemit ekonomiko-shoqėror, ai nuk ėshtė njė bashkėngjitje ekskluzive e sistemit socialist dhe vetėm e tij (edhe sistemi kapitalist nė faza tė ndryshme tė zhvillimit tė tij ka prodhuar totalitarizėm).

          Sė dyti: totalitarizmi nuk ekziston vetėm nė marrėdhėniet brenda njė shteti; ai ekziston dhe shfaqet dhe nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Aktualisht ai sot pėrbėn njė ndėr tiparet kryesore tė kėtyre marrėdhėnieve. Thelbin e totalitarizmit nė marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare mund ta vėrejmė mė konkretisht nė luftėn qė bėhet nga njėra anė midis fuqive tė mėdha pėr tė ruajtur status-quo-nė e krijuar dhe nė pėrpjekje e mjaft popujve dhe shteteve tė vegjėl pėr tė relizuar tė drejtat e tyre demokratike, qė kėrkojnė nė mėnyrė tė natyrshme prishjen e kėsaj gjendjeje.

          Tashmė i kemi pėrmendur disa shembuj pėr tė vėrtetuar ekzistencėn e totalitarizmit nė marrėdhėniet ndėrkombėtare aktuale. Por  ende nuk ėshtė aspekti mė i rėndėsishėm i problemit. Ai prek drejtėpėrdrejt thelbin e rendit tė ri botėror qė predikohet sot me tė madhe. Pėr tė me tė drejtė Gabriel Partos thotė se "rendi i ri botėror ēdo ditė e mė shumė ka filluar t'i ngjajė ērregullimit tė dikurshėm tė botės" (Partos, Bota qė erdhi nga tė ftohtit, faqe 285). Prandaj ēėshtja kėrkon njė analizė mė tė thellė dhe mė tė gjerė. Le tė pėrpiqemi ta bėjmė atė, duke u mbėshtetur nė pėrgjithėsimin dhe analizėn e atyre dukurive qė ekzistojnė sot nė botė dhe qė janė burim i mbajtjes gjallė tė dukurive tė totalitarizmit nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

          Vitet 1990-1995 edhe pėr mendimtarėt dhe analistėt perėndimorė kanė qėnė vitet e dehjes sė pėrgjithshme. Pėrmbysja aq e papritur dhe aq paqėsore e Bashkimit Sovjetik dhe e regjimit tė vendeve tė tjera socialiste i ka hapur rrugėn jehonės marramendėse tė krijimit tė mbretėrisė sė demokracisė nė gjithė botėn. Totalitarizmi vdiq, rroftė demokracia - kjo ėshtė boshti i propagandės dhe shkrimeve tė viteve 1990-1995. Dehja ishte e pėrgjithshme. Por, kur njeriu ėshtė i dehur, ai ėshtė i disponuar t'i shmanget arsyetimit normal dhe pėr kėtė shkak gjykon gabim ose nė mėnyrė spontane. Kėshtu po ndodh dhe me politologė dhe analistė tė shumtė perėndimorė. Ndėrsa e vėrteta ėshtė ndryshe. Me ndryshimin e sistemit nė Evropėn Lindore u pėrmbys socializmi, por nuk u eleminuan totalitarizmi dhe marrėdhėniet totalitare apo autoritare. Periudha e deritanishme e zhvillimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare jep shumė shembuj, shenja apo tė dhėna qė flasin se zhdukja e marrėdhėnieve totalitare dhe autoritare ėshtė larg pėr t'u menduar. Veē shembujve tė mėsipėrm, njė analizė e hollėsishme e mosmarrėveshjeve, konflikteve apo kundėrshtive nė gjirin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, nė mėnyrė tė natyrshme tė ēon evidentimin e disa dukurive:

© Copyright