Pasqyra e lendes



Hyrje

Pamja ideologjike e problemit

Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės

Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės

Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi?

Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare.

Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare

Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore.

Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare?

Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit

A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh?
  

Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės

 

 

          Vitet pas pėrmbysjes sė socializmit si sistem botėror nuk kanė pasur rrjedhime tė rėndėsishmė politike dhe sociale njėsoj nė tė gjitha shtetet e Evropės. Nė disa vende tė Evropės Lindore dhe Qendrore pėrmbysja e socializmit u shoqėrua me lindjen e njė nacionalizmi tė egėr, i cili, nė vend qė ta stabilizonte situatėn e brendshme dhe tė ndikonte pėr mirė nė marrėdhėniet me vende tė tjera, nė tė kundėrtėn, e ka acaruar atė mė tej. Me tė drejtė pėr kėtė situatė G. Soros nė njė parashtresė tė tij thotė se sistemi politik nė kėto vende "ka pėr tendencė tė zbėrthehet nė sisteme tė veēanta, tė mbyllura dhe tė mbėshtetura nė njė ide tjetėr, pikėrisht nė idenė e identitetit kombėtar ose etnik... Ata janė dhe mė tė ligj se komunistėt e vjetėr, tė cilėt nė tė vėrtetė nuk besonin nė dogmėn e tyre".

          Rrjedhim i kėtij nacionalizmi janė mosmarrėveshjet dhe konfliktet shpesh tė mbėrritur deri nė kufijtė e pėrgjakjes, qė i kanė shoqėruar deri tani marrėdhėniet politike ndėrshtetėrore. Nacionalizmi rus, njėsoj si ai serb, kroat apo sllovak, jo vetėm qė nuk arriti ta stabilizojė situatėn pas pėrmbysjes sė socializmit, por, nė tė kundėrtėn, e ka acaruar mė keq atė. Rėnia ekonomike e kėtyre vendeve ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė qė ky nacionalizėm nuk ėshtė shfaqur me tėrė forcėn e tij. Ky element i rėndėsishėm i situatės politike tė disa prej vendeve ish-socialiste nuk ėshtė i rrezikshėm vetėm pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare tė rajonit. Potencialisht agresiviteti i tij ėshtė mė i egėr. Ai ka pasur ndikime edhe nė vendet e Evropės Perėndimore. Situatat politike dhe sociale nė kėto vende janė shoqėruar me zhvillime tė rėndėsishme sociale dhe politike tė papritura. Kėto zhvillime janė pasqyrim i ecurisė normale tė kėtyre vendeve drejt pėrmirėsimit dhe konsolidimit tė rendit qė ato kanė zgjedhur, i harmonizimit tė interesave tė shtetit dhe interesave tė popullit. Por njėkohėsisht kėto zhvillime nė mjaft raste janė diktuar nga ndryshimi i hartės sė botės, veēanėrisht tė Evropės.

          Deri nė vitet 1989 ekzistenca e sistemit socialist problemet politike tė kėtyre vendeve konvergjonin nė njė pikė: tė mbrohemi nga armiku  i kuq. Mbi kėtė bazė jeta sociale dhe politike, evolucioni i saj, gjithmonė e mbante parasysh rrezikun e komunizmit. Nė pėrgjithėsi kėtij konvokimi i nėnshtroheshin tė gjithė. Nė mjaft raste ky rrezik mbulonte dhe probleme tė tjera, qė ishin pasojė e dukurive tė brendshme tė shteteve kapitalistė. Por ndodhi ajo qė nuk pritej. Me njė shpejtėsi marramėndėse, armiku u eleminua. Jo me mjete dhune, siē parashihej, por shumė mė thjesht: ai u konvertua nė sistem kapitalist, u rreshtua nė mėnyrė fare paqėsore nė kampin e armiqve tė tij tė djeshėm. Evropa pas kėsaj u ndodh nė njė situatė tė re, tė panjohur mė parė. Kontinenti plak, qė kishte shpėrthyer dy luftėra botėrore, me njė vetėdije tė mbushur me armiq tė shumtė; Evropa qė nė funksion tė pėrballimit tė tyre kishte ndėrtuar njė industri nga mė tė fuqishmet ushtarake, politike dhe propagandistike, nė mėnyrė tė beftė e pa veten e tė rrethuar vetėm me miq. Ndodhi ajo qė kishte parashikuar nė vitin 1986 njė nga kėshilltarėt kryesorė tė Gorbaēovit, i cili pohoi nė atė kohė se "ne do tė bėjmė atė qė nuk e ka bėrė kush, do ta privojmė Perėndimin nga ekzistenca e armikut: do tė bėhemi si ata".

          Kjo situatė e re ėshtė ai faktor shtesė, pėr tė mos thėnė faktori kryesor, qė ka filluar tė ndikojė me forcė e nė mėnyrė tė hapur nė evolucionin e sotėm (ndoshta dhe tė ardhshėm) social dhe politik tė Perėndimit. Kėto zhvillime tė lejojnė tė pėrafrohesh nė disa konkluzione mbi perspektivėn e vetė ecurisė sė metejshme tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Le tė analizojmė disa prej tyre. 

          Nė mjaft vende tė Evropės Perėndimore dėshtimi i socializmit ka filluar tė shoqėrohet me lindjen dhe fuqizimin e partive tė ekstremit tė djathtė, ose siē quhen ndryshe, tė partive nacionaliste. Kėto parti emrat natyrisht i kanė bashkėkohorė dhe nė pėrputhje me legjislacionin e botės moderne. Por thelbi i tyre mbetet ai i traditės. Disa tė dhėna tė pjesshme janė tė mjaftueshme pėr tė treguar rritjen e kėtij krahu nė politikė. Nė Francė partia e ekstremit tė djathtė e Lė Penit, Fronti Nacional, ka arritur njė sėrė suksesesh dhe ėshtė bėrė partia e tretė, me 15 pėr qind tė votave. Nė Austri Partia e Jozef Hajderit, qė ėshtė parti e ekstremit tė djathtė, nė zgjedhjet e fundit arriti tė marrė rreth 26 pėr qind tė votave. Nė Itali Partia e Finit Aleanca Nacionale, trashėgimtare nominale e partisė sė Musolinit, ėshtė njė nga forcat kryesore politike. Nė Gjermani partitė e ekstremit tė djathtė akoma janė tė dobėta dhe tė pafuqishme nė jetėn politike, si rezultat i stabilitetit ekonomik dhe politikės sė zgjuar qė ndiqet nga formacionet kryesore tė vendit. Por, me gjithė seriozitetin politik tė emėrtesės aktuale, grupimet politike nė Gjermani pėrsėri janė tė shqetėsuara nga prirjet e zhvillimit tė ekstremit tė djathtė. Tregues interesant pėr kėtė ishte shqetėsimi qė lindi nė skenėn politike gjermane gjatė zgjedhjeve tė vitit 1993 nė landin e Esenit, ku partia republikane, qė ėshtė parti e ekstremit tė djathtė, arriti tė marrė rreth 12 pėr qind tė votave nė zgjedhje. Tė shqetėsuara nga kjo, qoftė partia kristian-demokrate e Kolit, qoftė ajo Social-demokrate e Lafontenit, apo dhe Partia Liberale, diskutuan me alarm mbi ecurinė e mėtejshme tė zhvillimeve politike. Duke ditur se ne Gjermani qeveritė gjithmonė janė krijuar nga koalicioni midis njėrės prej partive tė mėdha me partinė e vogėl liberale, si dhe duke ditur se partia liberale e Kinkelit ėshtė duke e humbur elektoratin, me tė drejtė ekzistonte frika se mos kėtė rol nė tė ardhmen mund ta luajė partia republikane.

          Aktualisht asnjėra prej kėtyre partive nuk ėshtė nė pushtet, megjithatė, ato po vijnė gjithmonė duke u fuqizuar. Ekziston, sigurisht dhe kundėr-arsyetimi se zhvillimet e Evropės apo Amerikės do ta frenojnė ekspansionin e kėtyre partive, se Bashkimi Evropian do t'i hapė vend kozmopolitizmit, pėrkundėr nacionalizmit. Megjithėse logjik, ky kundėr-arsyetim siē duket nuk do t'i qendrojė kohės. Janė disa arsye qė  paralajmėrojnė njė prirje tė kundėrt.

          Sė pari: ka dekada tė tėra qė nė Evopėn Perėndimore dhe Amerikė ėshtė predikuar kozmopolitizmi. Veēanėrisht pas lėvizjeve tė fuqishme tė vitit 1968, qė tronditėn sistemet politike tė vendeve perėndimore, kozmopolitizmi mori njė pėrhapje tė gjerė. Ai u bė kodi i mėnyrės sė (bashkė)jetesės sė shtresave dhe racave shumėburimėshe njerėzore. Plotėsimi i kėnaqėsive personale, liria individuale dhe qarkullimi i lirė nė ēdo kėnd tė botės, ky ishte kodi moral dhe qytetar i miliona dhe miliona njerėzve nė Evropėn Perėndimore. Depolitizimi dhe neveria ndaj nocioneve tė tilla, si atdhe, nacionalizėm, pavarėsi, pėrbėnin kodin politik tė njeriut kozmopolit dhe kozmopolitizmit si rrymė mendimi e mėnyrė jetese. Faktori psikologjik qė njeriu gjithmonė ėshtė i prirur ndaj asaj qė nuk e ka, nė mėnyrė tė natyrshme kozmopolitizmin e bėri filozofi sunduese. Por qysh nga vitet 1968 kanė kaluar afėr tre dekada. Kategori tė tėra njerėzish tani janė velur me njė mėnyrė tė tillė jetese. Akualisht nė rend tė ditės nė shtete tė ndryshme tė Evropės po dalin ndjenjat nacionale dhe janė pikėrisht kėto shtresa qė jo vetėm i mbajnė gjallė, por dhe i propagandojnė ato. Pėrsėri kemi tė bėjmė me ndjenjėn psikologjike tė njeriut qė kėrkon atė qė i mungon. Ky ėshtė njė fenomen dhe dukuri objektive.

          Ideologjitė, pėr vetė karakterin universal dhe mbinacional, nė momente tė caktuara i lėshojnė vendin njėra-tjetrės, duke u tėrhequr pėr t'u rinovuar dhe pėr tė dalė pas disa kohėsh nė skenėn politike mė fasadė dhe kostum tė ri. Ky fenomen ka ndodhur dhe ndodh me tė gjitha ideologjitė. Pėr shembull, shumė parti tė sė djathtės sot nė Evropė kanė emra joshės dhe pretendues, si parti popullore, parti demokratike etj. Po kėshtu, shumė parti ish-komuniste janė ripagėzuar si parti socialiste, socialdemokrate, nacionaliste etj., duke qenė krejt nė pėrshtatje me moralin politik bashkėkohes. Por tė gjithė e kuptojnė se emrat nuk thonė gjithēka. Ato mė sė pari janė modė. Moda ndryshon sipas kohės dhe vendit, por moda nuk e shpreh thelbin e problemit.

          Sė dyti: nė kėto vende, edhe mė parė, por mė shumė pas dėshtimit tė socializmit, ka njė vėrshim tė madh tė emigrantėve nga vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore, tė cilėt duan tė sigurojnė mjete jetese. Nė shumicėn e tyre kėta njerėz i ka ēuar nė Perėndim pėrpjekja pėr tė siguruar jetesėn. Shkrimtari i madh gjerman Stafan Haim pohon me tė drejtė se situata politike dhe ekonomike do tė detyrojė miliona tė largohen nga shtėpitė e tyre. Do tė ketė njė marshim tė paparė dhe askush nuk do tė jetė nė gjėndje t'i pėrmbajė nė kufij. Edhe sikur tė ndėrtosh njė mur tjetėr, duke qenė tė pakontrolluar ata do ta kapėrcejnė. Kjo tashmė ėshtė njė realitet.

          Kjo dukuri ka tė paktėn dy rrjedhime qė shkojnė nė favor tė partive nacionaliste. Kjo masė njerėzish ėshtė e kėnaqur dhe me pak tė ardhura. Ajo gjithmonė krahasimin e bėn me vendin nga ka ardhur. Prandaj dhe padronėt janė mė tė interesuar tė marrin nė punė prej kėsaj mase njerėzish qė kėnaqen me pak, sesa vendėsit qė kėrkojnė mbi bazėn e standartit real. Ky fenomen nė mėnyrė tė natyrshme po i ftoh dhe do t'i ftohė akoma mė shumė lidhjet e punonjėsve tė vendeve tė fuqishme kapitaliste me kėtė masė njerėzish tė ardhur nga Lindja.

          Rrjedhimi i dytė ka tė bėjė me problemet qė ka krijuar dhe vazhdojnė tė krijohen nė disa vėnde nga migracionet. Duke qenė nė pėrgjithėsi tė pakontrolluar, mjaft prej tyre kanė krijuar probleme tė mprehta nė metropole, duke i dhėnė shkas urrejtjes ndaj tyre dhe duke krijuar terren tė pėrshtatshėm pėr fuqizimin e partive tė ekstremit tė djathtė, tė cilat dalin si flamurtare tė mbrojtjes sė vlerave kombėtare, tė pastėrtisė sė racės etj.

          Sė treti: nė epokėn e luftės sė ftohtė pakėnaqėsitė qė lindnin nė shtresa tė ndryshme njerėzish qeveritė e vendeve tė Evropės Perėndimore arrinin t'i shuanin duke pėrdorur me mjaft efikasitet "gogolin komunist". Qindra e qindra libra dhe emisione televizive qė e paraqisnin komunizmin si gogol, nė njė masė tė madhe bėnin efektin e tyre tek masa e gjerė e kėtyre vendeve. Pėrballė "tė kėqijave tė tmerrshme" tė komunizmit ato detyroheshin tė pranonin ē'u jepnin qeveritė e tyre edhe kur nuk ishin dakord me to. Por tani "ky gogol" nuk ekziston mė. Pakėnaqėsitė vazhdojnė tė ekzistojnė, ato duket se do tė shtohen mė shumė. Greva e zhvilluar nė Francė nė nėntor-dhjetor 1995 ėshtė njė dėshmive tė pakėnaqėsisė. Punėtorėt dhe manifestuesit e Alzas-Lorenės, midis parullave tė tyre, kishin dhe thirrjen: "Chirak, la prochain bombe nucleaire, c'est nous" (Shirak, bomba e ardhshme bėrthamore jemi ne).

          Nė mungesė tė rrezikut komunist do tė duhet shpikur njė rrezik tjetėr pėr tė neutralizuar kėto pakėnaqėsi. Pra, ose do tė duhet qė qeveritė e kėtyre vendeve tė shkojnė mė shumė nga e djathta, duke pėrvetėsuar pjesė tė programit tė partive tė kėtij ekstremi, ose do tė duhet tė kalojnė nė koalicione me kėto parti pėr tė zbutur pakėnaqėsitė e masave. Nė ēdo rast dhe sido qė tė ndodhė, kjo do tė sjellė pėr pasojė acarimin dhe ftohjen e marrėdhėnieve midis qeverive dhe popullit, si dhe do t'i japė mė shumė hov e fuqizimit tė nacionalizmit. Ngjarjet e zhvilluara nė Francė nė nėndor-dhjetor 1995 e treguan kėtė prirje. Qeveria konservatore e Zhypesė, me miratimin e presidentit Shirak, aporovoi atė qė u quajt "paketa e reformave Zhype". Nė thelbin e saj kjo reformė synonte qė tė shkurtonte buxhetin aktual social tė francezėve nė funksion tė perspektivės sė zhvillimit dhe forcimit tė Francės. Pakėnaqėsia e punonjėsve francezė u shpreh me grevat e fuqishme qė zgjatėn 25 ditė. Megjithatė, qeveria nuk e tėrhoqi planin e saj. Siē u shpreh Zhype nė asamblenė franceze, arsyeja kryesore ishte se ky plan synonte tė ruante dhe tė forconte dhe mė shumė pavarėsinė dhe sovranitetin e Francės. Dhe pėr hir tė kėsaj ishte e nevojshme tė bėheshin pėrkohėsisht dhe sakrifica. Nė kėtė ēėshtje, tė gjitha partitė e sė djathtės dhe tė ekstremit tė djathtė patėn mendim tė pėrbashkėt. Ato tė gjitha e mbėshtetėn planin Zhype dhe qeverinė e tij. 

          E njėjta dukuri mund tė ndodhė dhe me partitė e krahut tė majtė, tė qendrės sė majtė dhe tė ekstremit tė majtė. Pėrēarjet dhe marrėdhėniet e ftohta qė ekzistojnė sot midis tyre, pėrballė konsolidimit dhe aleancave tė sė djathtės me ekstremin e djathtė, do t'i ēojnė kėto parti drejt kėrkimit tė rrugėve pėr sheshimin e mosmarrėveshjeve midis tyre. Ishte shumė sinjifikative pėr kėtė platforma e pėrpunuar nga udhėheqja e partisė social-demokrate gjermane, pas ndėrrimit tė kreut tė saj. Udhėheqėsi i ri i kėsaj partie Oskar Lafonten disa ditė pas zgjedhjes sė tij hodhi idenė e veprimit pėr njė koalicion tė mundshėm me ish-partinė komuniste tė Gjermanisė Lindore, tė quajtur mė vonė partia e socializmit demokratik. Nėqoftėse vitet 1995-1996 kėto dukuri i kanė tė kufizuara, nė tė ardhmen ato nė mėnyrė graduale do tė zotėrojnė skenėn politike tė vendeve evropiane dhe pėr pasojė skenėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Janė pikėrisht kėto fenomene dhe dukuri qė nė tė ardhmen do ta ftohin dhe ashpėrsojnė dhe mė shumė jetėn sociale dhe politike tė kėtyre vendeve.

          Sė katėrti: nė disa vende tė Evropės Qendrore dhe Lindore pėrmbysja e socializmit u pėrmbyll me veēori specifike nė spektrin politik tė tyre. Nė disa vende erdhi nė pushtet njė klasė politike kozmopolite dhe lypsare. Ndėrsa nė disa tė tjerė erdhi nė pushtet njė klasė politike nacionaliste. Kėshtu ndodhi nė Sllovaki, nė Serbi, Kroaci, Ukrainė etj. Kėto parti me vėshtirėsi u binden rregullave dhe lojės sė marrėdhėnieve tė reja ndėrkombėtare. Ato, qysh tani, megjithėse janė akoma prapa nivelit ekonomik tė vendeve tė Unionit Evropian, nuk duan ta pranojnė pozitėn nėnshtruese, duke u pėrpjekur qė me aq sa munden tė ndjekin njė politikė vetėm nė favor tė vendeve tė tyre.

© Copyright