Pasqyra e lendes



Hyrje

Pamja ideologjike e problemit

Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės

Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės

Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi?

Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare.

Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare

Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore.

Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare?

Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit

A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh?
  

Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės 

 

 

          Periudha e dashurisė dhe pėrdėllimit tė vendeve perėndimore ndaj popujve dhe vendeve ish-socialiste zgjati shumė pak. Tani ekstazėn e ka zėvendėsuar ftohtėsia, llogaria, interesi i ndėrsjelltė, dhe mė tej ironia, pėrbuzja dhe injorimi. Fejto e ka nuhatur njė gjė tė tillė, prandaj konstaton me tė drejtė se "mahnitja e opinionit publik perėndimor pėrpara "revolucionit tė kadifejtė", mund tė krahasohet me euforinė europiane tė viteve 1789: u pėrshėndetėn Leh Valesa dhe Vaclav Haveli si Shėn Gjergjė modernė qė triumfuan mbi "dragoin" komunist. Por shumė shpejt po ata qė qanin nga gėzimi nė vjeshtėn e vitit 1989, nisėn tė ironizonin disa muaj mė vonė "elektriēistin e vogėl tė Gdanskut" ose "mbretin filozof" tė Pragės, duke i treguar si tė paaftė tė kryenin funksionet e tyre tė shefit tė shtetit" (Fejto, Fundi i demokracive popullore, faqe 399).

          Nė vendet perėndimore qarkullojnė lloj-lloj librash dhe transmetohen gjithfarė emisionesh televizive, tė cilat, nė vend qė ta pasqyrojnė me vėrtetėsi realitetin e vendeve ish-socialiste, fyejnė dhe nėnēmojnė traditat dhe kulturėn e tyre. Nga ana tjetėr, vendin e "ēeqeve tė bardha", me tė cilat u joshėn masat nė kėto vende, e kanė zėnė llogaritė e ftohta tė zotėrve tė parave dhe ēeqeve, apo e kanė zėvėndėsuar ndihmat humanitare dhe bamirėse. Nė marrėdhėniet ndėrshtetėrore nuk mund tė mos vihet re njė dukuri qė ka tė bėjė me pozitėn nėnshtruese qė u imponohet vendeve ish-socialiste. Ata po pranohen nė atė qė quhet "shtėpi evropiane" dhe botėrore, po jo atje ku duan apo ku e kanė vendin realisht, po atje ku u thonė. Ndarja dhe rregulli qė u predikohej kėtyre vendeve nga Bashkimi Sovjetik nė mėnyrė komuniste ekziston akoma, veēse me njė emėr tė ri: si ndarje demokratike.

          Thelbi i problemit nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar vetėm kostumi me tė cilin ėshtė veshur ai. Me miliona qytetarė tė kėtyre vendeve, aktualisht me banim tė pėrkohshėm nė Evropėn Perėndimore, e ndeshin pėrditė kėtė qendrim pėrbuzės. Realiteti i mėsipėrm nuk shfaqet hapur, por ai ekziston. Nė vendet ish-socialiste kėtė realitet e mban akoma tė ndrydhur klasa politike qė ėshtė nė kėto vende, e cila u formua me ndihmėn e Perėndimit, si dhe niveli i prapambetur ekonomik qė ekziston atje. Por kėto janė pengesa qė nuk do tė vazhdojnė gjatė. Klasa politike e kėtyre vendeve njė ditė do dalė nga skena, ndėrsa niveli ekonomik do tė ngrihet. Nė kėto vende sė afėrmi do tė dalė nė skenėn politike njė klasė nacionaliste e fortė dhe agresive. Gjendja reale e pozitės sė sotme tė kėtyre vendeve dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare tė tyre do tė pėrcaktojnė dhe rrugėn e ardhjes nė pushtet tė klasės sė re politike. Ajo do tė vijė nė pushtet duke u mbėshtetur pikėrisht mbi kozmopolitizmin dhe pozitėn lypsare tė klasės sė sotme politike, nga njėra anė, dhe, nga ana tjetėr, duke u mbėshtetur mbi moralin e sotėm politik fyes dhe pėrbuzės, qė ėshtė i bollshėm nė literaturėn, media-t dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare perėndimore.

© Copyright