Pasqyra e lendes



Hyrje

Pamja ideologjike e problemit

Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės

Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės

Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi?

Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare.

Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare

Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore.

Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare?

Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit

A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh?
  

A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh?

 

          Njė vėshtrim i shkurtėr mbi qėndrimin e opinionit perėndimir ndaj Shqipėrisė ėshtė i mjaftueshėm pėr ta bėrė bindės konkluzionin qė nėnvizuam mė lart. Nė periudhėn 1991-1995, kineastė, shkrimtarė dhe gazetarė perėndimorė, kanė shkruar dhe folur mjaft pėr Shqipėrinė. Vetėm njė vėzhgim i sipėrfaqshėm i kėtyre shkrimeve e krijimeve tė perforcon idenė e plotė tė qėndrimit real ndaj kombit shqiptar. Brenda kėsaj periudhe u xhirua dhe u shfaq filmi "Lamerika". Televizioni franko-gjerman Arte shfaqi njė cikėl filmash prej 5-orėsh. Nė Francė u botuan dy romane me te njejtin konotacion,"Kameleoni" dhe nje tjeter. Nė Greqi u xhirua dhe u shfaq filmi "Ata vinin nga malet me borė" etj. Dhe brenda ne Shqiperi, me kujdesin e pushtetit, u prodhua filmi vetepercmues "Kolonel Bunker", i cili pritet te dale se shpejti ne kinema.

          Cila ėshtė pėrmbajtja e kėtyre krijimeve? Tė gjitha kėto vepra janė pėrshkruar nga ngjyra tė zeza, antihistorike, pėrbuzėse dhe raciste. Asnjė fije humanizmi, pa lere realizmin, nuk ka nė kėto krijime. As pretekstet per nxitjen e kėtyre krijimeve nuk qėndrojnė. Disa autorė, tė huaj apo shqiptarė, janė shprehur se me krijimet e tyre kanė dashur t'i bėjnė gjyqin diktaturės sė Enver Hoxhės. Por ky ka qenė dhe ėshtė vetėm njė pretekst shumė banal dhe i neveritshėm. Fshehur prapa gjyqit tė diktaturės, ata nė fakt i kanė bėrė gjyqin racės shqiptare, duke e paraqitur atė primitive, barbare dhe tė egėr. Nė shtetet ku janė shfaqur apo botuar ato janė pritur me sukses, si sensacione. Kjo ėshtė e kuptueshme. Opinioni perėndimor ėshtė i etur pėr sensacione dhe spektakle letrare, televizive dhe filmike. Ndėrsa kurrkush prej klasės politike shqiptare nuk ka reaguar ndaj tyre, pėr t'i konsideruar si fyerje kombėtare me pėrmbajtje shoviniste dhe antinjerėzore ndaj njė populli dhe njė kombi.

          Disa personalitete shoqėrorė, duke i kritikuar disa prej kėtyre krijimeve, nė vend qė t'i shkojnė deri nė fund problemit dhe tė ngrenė zėrin e tyre pėr kėtė fyerje kombėtare, mė shumė kanė shprehur habinė se pėrse nė tė kaluarėn komuniste Shqipėria ėshtė sharė dhe fyer shumė pak. Njerėz tė tillė harrojnė tė pohojnė se diktaturė nuk do tė thote doemos mungesė dinjiteti dhe sovraniteti, sidomos kur eshte fjala per ata kombetare, por mbase eshte e  kundėrta. Pikepamja se kėto krijime hyjnė nė atė qė quhet liri individi, nė rastin konkret nuk qėndron. Liria pėr tė pėrēmuar dhe fyer njė popull, pėr tė shtrembėruar dhe falsifikuar historinė e njė populli, nuk ėshtė liri, por totalitarizėm, shovinizėm dhe racizėm. Megjithatė, tregjet e Evropės i gjen plot me krijime tė tilla.

          Nė disa raste ato propagandohen dhe  predikohen nga disa lypsarė politikė shqiptarė si njė realitet qė e paska lėnė diktatura, prandaj shqiptarėt duhet tė mėsojnė tė durojnė. Pėrballė predikimeve tė kėtyre lypsarėve ėshtė sinjifikativ fakti se filmi "Lamerika", qė deri nė nėndor 1995, u shfaq nė dhjetera shtete tė Evropės, nė Shqipėri deri nė kėtė periudhė nuk guxoi tė shfaqej, nė asnjė kinema. Regjizori Xhani D'Amelio, qė shėtiti gjithė botėn pėr tė prezantuar filmin e tij, nė Shqipėri nuk shkoi. Ky fakt rastėsisht i ka shpėtuar propagandės dhe mediave tė huaja dhe shqiptare. Megjithatė, ai flet shumė dhe brenda heshtjes sė tij. Ky fakt flet qartė dhe shumė pėr tė sotmen, por mė shumė pėr tė ardhmen. Konkluzioni i kėtij realiteti dhe  kėshtu ėshtė shumė domethėnės, prandaj ka nevojė tė thuhet hapur dhe me forcė. Atij qė ka tė drejtė, por qė i mungon forca e armėve, e parasė, e tereitorit, duhet tė pėrdorė forcėn e fjalės. Fjala sot nuk zgjidh gjė, por, megjithatė, ajo mban gjallė tė drejtėn, pėr t'ua lėnė tė plotė dhe tė freskėt gjeneratave qė do te vinė.

          Shkrimtarėt francezė apo amerikanė qė sot shkruajnė perversitete mbi kombin shqiptar, regjizorėt gjermanė qė sot i paraqesin nė televizor shqiptarėt si njerėz tė egėr, kineastėt italianė dhe grekė qė prodhojnė filma duke i paraqitur shqiptarėt si njė komb barbar dhe pa ndjenja njerėzore, tė ndihmuar nga shtresa kozmopolite shqiptare qė u bėn jehonė kėtyre fyerjeve kombėtare pėr interesa pushtetore apo personale, tė gjitha kėto nuk bėjnė gjė tjetėr veēse shpejtojnė rilindjen e patriotizmit shqiptar, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse pėrgatisin platformėn e ardhjes nė pushtet tė klasės patriote shqiptare. Qe sot duken simptomat dhe spontaneiteti i kėsaj klase. Nė tė vetmen shfaqje zyrtare tė filmit "Lamerika" nė Tiranė, megjithese me njė publik tė zgjedhur dhe tė kontrolluar, u dėgjuan thirrje kritike ndaj regjizorit tė filmit.

          Me tė drejtė shtrohet pyetja: Pse nuk ka sot patriotizėm tek shqiptarėt, me se ėshtė zėvėndėsuar ai? Nė pamjen e parė nacionalizmi i sotėm tek shqiptarėt kėrkon tė paraqitet si pėrkrahės dhe shprehės i nacionalizmit te vertete. Por nė fakt ai nuk ėshtė i tillė. Tiparet e tij sot janė: Nga njėra anė nacionalizmi i sotėm ėshtė nacionalizėm politik dhe ideologjik. Thelbi i kėtij nacionalizmi qė shfaqet sot ėshtė lufta dhe debati teorik se cila ngjyrė politike dhe ideologjike ėshtė bartėse e nacionalizmi, cilat shtresa tė popullsisė janė bartėse tė nacionalizmit. Nga ana tjetėr ėshtė nacionalizmi i programeve partiake. Parti tė ndryshme me thelb tė nacionalizmit kuptojnė nocionin e tyre mbi atdhedashurine, ndersa patriotizmin tradicional e quajnė tė ezauruar. Disa te tjera kerkojne vetem dicka abuzive, qe lidhet me venien e emrit tė partisė, qė tė tingėllojė nacionaliste, ose pėrfshirjen e ndonje angazhimi kombetar nė programet partiake.

          Njė veēori tjetėr e nacionalizmit tė sotėm ėshtė karakteri paqėsor dhe kozmopolit i tij. Vetėm tek shqiptarėt mund tė gjesh shpikje tė tilla qė, ndėrsa e quan veten nacionalist, kėrkon dhe i mbėshtet shpresat tek tė huajt pėr t'ia zgjidhur problemet qė ka.

          Dhe veēoria e fundit e nacionalizmit tė sotėm tė shqiptarėve ėshtė se ai ėshtė nacionalizėm gojor, vetėm pėr nė gazetė, pėr nė konferencė shtypi apo intervistė dhe kaq. Por ky nuk ėshtė nacionalizėm. Nacionalizmi i sotėm i shqiptarėve ėshtė karikatura e nacionalizmit real. Kjo ėshtė e kuptueshme. Nė njė vend qė klasa politike e tij ka si mėnyrė jetese  kozmopolitizmin, nuk ka vend dhe terren nacionalizmi, ata pėrjashtojnė njeri-tjetrin,janė tė kundėrtat e njėri-tjetrit. Veē kozmopolitizmit, sot atė e pengojnė emėrtimet e shumta, qe kane shpikur shume patriotizma, qe ndahen nga njeri-tjetri nga percaktime te tilla, si "enverist, zogist, ballist, demokratikas, socialist etj", qė me shumė mjeshtėri i pėrhap klasa politike kozmopolite shqiptare. E sotmja nė kombin shqiptar i takon kozmopolitizmit, ndėrsa e nesėrmja do t'i takojė nacionalizmit, i cili do tė jetė sa i drejtė, po aq dhe i domosdoshėm. Fillimi i shekullit tė ardhshėm klasėn e re politike shqiptare  do ta nxjerrė nė skenė fare hapur dhe shumė tė organizuar. Kėtė nuk mund ta pengojė kurrkush, as partitė politike shqiptare, as komuniteti evropian, as kozmopolitizmi. Nė tė kundėrtėn, me qendrimin e tanishėm ata vetė po e pėrgatisin, po e ndihmojnė dhe po e pėrshpejtojnė rilindjen e tij dhe tė klasės politike qė do te jetė realizuesja e tij nė praktikė.

Le ta zgjerojmė kėtė ide, pėr ta bėrė mė tė qartė dhe mė tė saktė pohimin e mėsipėrm. Cilėt janė ata faktorė qė po e pėrgatisin sot dhe do ta pėrgatisin mė shumė nesėr klasėn e re nacionaliste shqiptare.

 

Zhgėnjimi i shqiptarėve.

 

          Eshtė njė fakt i njohur se nė fillimet e viteve '90-tė shqiptarėt besuan shumė nė gjithė atė propagandė qė u bė mbi ata, qė nga Saranda deri nė Presheve. Atyre iu tha se, me pėrmbysjen e komunizmit, Shqipėria do te lulėzojė: politikisht, ekonomikisht; se njerzit e saj do te punojnė nė vende tė ndryshme tė Evropės; se ata do te jenė tė lirė tė qarkullojnė ku tė duan pa vėshtirėsi. Dhe shqiptarėt nė Shqipėri e besuan plotėsisht njė propagandė tė tillė dhe bėnė ashtu siē tha Evropa. Shqiptarėve nė Kosovė iu bė po e njėjta propagandė intensive, po me njė pakete tjetėr premtimesh. Atyre iu rekomandua tė bėnin njė rezistencė paqėsore ndaj pushtimit serb, tė mos rezistonin me mjete dhune, pasi komuniteti ndėrkombėtar dhe epoka demokratike nuk do t'i linte pa shpėrblyer.

          Mbi ata u eksperimentua se deri kur mund tė durojė njeriu. Dhe shqiptarėt nė Kosovė tė gjitha i duruan. Duruan aq shumė sa pėr dekada tė tėra nuk kishin duruar. Thėne nė mėnyrė figurative, ata e lanė fatin e tyre nė besė tė fuqive tė mėdha demokratike. Nė emėr tė besės ata bėnė ēdo gjė qė thanė fuqitė e mėdha tė Evropės dhe botės. Nė njė kohė qė duhet tė vepronin me politikė dhe llogari, shqiptarėt vepruan me kanun. Por harruan njė gjė. Bashkėsia ndėrkombėtare nuk e njeh kanunin, institucionin  e besės, ajo njeh llogaritė dhe interesat e ndėrsjellta, aleancat e vjetra dhe tė reja. Prandaj, mbi kėtė bazė, po u jep dhe do t'u japė shqiptarėve aq sa i dalin asaj llogaritė, aq sa nuk preken interesat e tė tjerėve. Eshtė pikėrisht ky qėndrim i bashkėsise evropiane dhe botėrore qė nė fundin e viteve 95-sė ka filluar tė shoqėrohet me njė zhgėnjim tė madh ndaj atyre tek tė cilėt lanė nė dorė fatin e tyre. Por institucioni i besės tek shqiptaret historikisht nuk e ka perjashtuar edhe aktin e besėprerjes. Shqiptari e di se ka bese dhe pabesi. Ai nuk eshte aq naiv sa te mendoje se te gjithe jane te beses, sidomos ne kete kohe te lirise se mendimit dhe te fjales, ne kete kohe te shperdorimit te zotimeve. Shqiptaret priten shume nga zgjedhja e presidentit demokrat Klinton. Ata u pergatiten shume edhe per "sukseset" qe do te garantoje zgjedhja e Bob Dolit. Mirepo tani ata nuk mund te mos zhgenjehen kur shohin se shpresa e tyre ne SHBA u shemb ende pa iu ngritur lart kandidatura.

          Revolta e tė zhgėnjyerit ėshtė shumė e madhe, ėshtė shumė e egėr. Bashkėsia ndėrkombėtare akoma nuk e ka njohur kėtė. Miliona njerėz qė vepruan ashtu siē u tha bashkėsia ndėkombėtare, qė pėrmbysėn komunizmin nė Shqipėri dhe e pritėn Xhejms Bejkerin si perėndi, tani shikojnė se kjo nuk ishte veēse njė mashtrim i madh. Miliona njerėz qė kishin provuar pėr dekada dhunėn dhe shtypjen titiste, pranuan kėshillat e bashkėsisė boterore pėr tė qėndruar urtė dhe duruan dhe ato qė nuk durohen. Por tani e shikojnė se ky ėshtė njė mashtrim kolosal, njė shaka tragjike mbi kurrizin e tyre. Mijera njerėz, tė cilet nė fillimet e viteve '90-tė i mbanin sytė nga deti, se andej do t'u vinte mbarėsia, tani veshtrojne andej me ankth, sepse deti pėr ta ėshtė kthyer nė kob e zi. Nga deti atyre u vinė mandatat e djemve dhe vajzave qė kėrkojnė Eldoradon, natėn, me varka plastike - e vetmja vizė qė u dhanė tė huajt shqiptarėve. Brenda katėr vjetėve shpresa u shua, vendin e saj tani e kanė zėnė kėngėt rrėnqethėse: "Vjen mandata, s'ka kėmbanė/ Nuk ka qyqe pėr tė qarė/ Det'i egėr, det me valė/ Ē'haber mė prure pėr djalė".

          Njė komb i mashtruar dhe i zhgėnjyer. Por varfėria dhe pėrēarja, sot nuk lejojnė qė zhgėnjimi i tyre tė shfaqet me tėrė forcėn, prandaj ai ėshtė spontan dhe i corganizuar, ėshtė individual. Januz Bugajski, ekspert i studimeve strategjike amerikane, nuk gabon kur thotė se ne parashikojmė se nė Shqipėri do te lindė njė nacionalizėm shumė i egėr. Kjo ėshtė e vėrtetė. E ardhmja nė kombin shqiptar i takon patriotizmit. Qysh tani po flitet me termat e pragluftes, po permendet "neoshqiptarizma", e cila u zhvillua jo pa nje ndikim te ideologjise hitleriane mbi racen e paster ariane.

 

 

Pėrbuzja dhe pėrēmimi

 

          Vitet 1990-1995, kanė qėnė njėkohėsisht dhe vitet kur shqiptarėt kanė ndjerė nė kurriz shume pėrbuzje dhe pėrēmim nga tė huajt. Kėtė nuk e mbulojnė dot vizitat e politikanėve dhe shtetarėve nė vėnde tė ndryshme, as fjalėt e bukura tė rregulluara nga komentatorėt e televizionit shqiptar. Atė qė njeriu e pėrjeton nė kurriz, nuk ka nevojė t'ia mbushė mendjen dikush pėr tė kundėrtėn. Ata qindra e mijėra shqiptarė qė punojnė nė Greqi, kėtė pėrbuzje dhe pėrēmim e shikojnė pėrditė jo vetėm kur kthehen nga policia tė rrahur dhe masakruar, por dhe kur punojnė tė pambrojtur nga asnjė ligj. Shqiptarėt janė tė vetmit qė, megjithese nė Greqi janė me qindra e mijėra, nuk i mbron asnjė ligj. Qindra dhe mijėra azilantė te tjere shqiptare nga Kosova, qė dhuna serbe i hodhi nė Perėndim, e ndiejnė nė kurrizin e tyre pėrbuzjen dhe pėrēmmin teksa e ngrysin jetėn kampeve si endacakė dhe jetimė, apo bėhen pre e drogės dhe veseve tė tjera. Qindra e mijėra shqiptarė nė Kosovė qė pėrbuzen dhe pėrēmohen ēdo ditė nga policėt serbe janė njė dėshmi tjeter e mjerimit tė sotėm shpirtėror tė shqiptarėve. Pėrbuzja ndaj tyre ėshtė e gjithanshme dhe nė ēdo segment tė jetės. Ajo nuk kursen as klasėn politike tė shqiptarėve.

          Kur detyrohesh tė rrish gatitu, megjithese je deputet apo kryetar partie, qofte edhe para njė polici serb; kur detyrohesh tė presėsh dhe t'i bėsh ndere njė nėpunėsi tė thjeshtė ambasade, duke mbushur faqet e shtypit pėr kėtė vizitė; kur detyrohesh tė justifikosh politikanėt e huaj qė nuk tė pėrfillin, pėr tė mos e kuptuar populli, nuk ka pozitė mė tė ulėt dhe mė pėrbuzėse pėr politikanin.  Kur e ndien se emri shqiptar nė marredhėniet dhe raportet me tė huajt tė vė nė pozitė tė pabarabartė dhe inferiore, kur emisionet televizive pėr shqiptarėt gjithmonė fillojnė me njė xhami dhe mbarojnė me disa pleq tė rreckosur, atėhere e kupton se je i rrethuar nga pėrbuzja dhe pėrēmimi i tė tjerėve. Kėte realitet shqiptarėt sot e ndiejnė me tėrė forcėn e tyre. Askush, me pak pėrjashtime, nuk pajtohet me kėtė pėrbuzje dhe pėrēmim. por sot mospajtimi ėshtė brenda njeriut, brenda vetes, brenda ndėrgjegjes. Ajo sot ėshtė vetėm njė ofshamė. Por ofshama e sė sotmes, megjithatė, ėshtė paralajmėrim i gjėmimit tė sė nesėrmes.

 

Shovinizmi

 

          Shqiptarėt sot u janė nėnshtruar dy lloj shovinizmash, shovinizmit fetar dhe shovinizmit politik. Shovinizmin politik e ndjejnė mė shumė shqiptarėt qė jetojnė jashtė shtetit shqiptar. Kur shqiptarėt nė Kosovė i nėnshtrohen njė shtypje tė egėr, kur ata realisht nuk kanė asnjė tė drejtė politike, kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shovinizėm. Kur ata shikojnė se si hiqen monumentet e heronjve tė tyre, nė tokėn e tyre, dhe vendosen figurat historike te pushtuesit, ky nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shovinizėm politik. Kur ata degjojnė parullat makabre "Vdekje shqiptarėve" dhe askush nga shteti "demokratik" maqedonas nuk shqetėsohet, ky nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shovinizėm shtetėror. Ndėrsa, kur mbi shqiptarėt qė duan dritėn e kulturės dhe diturisė dhe hapin universitetin bien plumbat dhe shkopinjtė, pėrsėri "tė shtetit demokratik", kjo ėshtė mė tepėr se shovinizėm, ėshtė inkuizicionizėm.

          Shovinizmit politik, tė serbėve, maqedonėve dhe malazezeve, u shtohet dhe shovinizmi fetar. Por me njė ndryshim. Ky shovinizėm prek dhe atakon gjithė hapesirėn e kombit shqiptar. Pėrēues dhe pėrhapės tė kėtij shovinizmi janė mediat dhe stacionet televizive tė Evropės. Shqetėsimi i tyre kryesor kur flasin pėr shqiptarėt nuk janė problemet qė ata kanė si gjithė popujt e tjerė, nuk ėshtė lashtėsia dhe kultura e tyre materiale dhe shpirtėrore, por pėrqindja e religjioneve fetare. Prandaj, nė shumicėn e rasteve, artikujt apo emisionet fillojnė me tė dhėnėn: shqiptarėt janė njė popull ku shumica ėshtė muslimane. Dhe pas kėtij "zbulimi", flitet pėr kulturėn, traditat, lashtėsinė. Ky shovinizėm fetar qė ushtrohet mbi shqiptarėt e quan normale dhe civilizuese nderrimin e fesė nga muslimanė nė tė krishterė, nderrimin e emrave nga muslimanė nė tė krishterė, qė ndodhin sot nė Shqipėri, pėr arsye ekonomike, pėr tė gjetur dhe siguruar njė punė nė Greqi, qė tė mbajnė gjallė me bukė familjen. Por dhe kjo ėshtė barbarizėm dhe jo civilizim. Tė pėrdorėsh kėrcėnimin e urisė si mjet pėr tė ndryshuar fenė apo emrin, ėshtė pėrsėri me tepėr se shovinizėm, ėshtė inkuizicionizėm.

          Faktorėt e mėsipėrm janė ai bazament mbi tė cilin nesėr do tė ngrihet patriotizmi i shqiptarėve. Ai do tė jetė i drejtė dhe plotėsisht i justifikueshėm. Patriotizmi qė zhgėnjimin e sotėm do ta kthejė nė realizėm, patriotizmi qė pėrbuzjen dhe pėrēmimin e sotėm do ta kthejė nė dinjitet, patriotizmi qė shovinizmin e sotėm do ta kthejė nė marredhėnie partneriteti, pra, ky lloj patriotizmi nuk ėshtė nacionalizėm, por ėshtė demokraci reale. Shqiptarėt, qė sot janė vetėm bashkėkohės tė Evropės, nesėr do tė jenė dhe bashkėkohės historikė tė saj.

 

 

Bibliografi:

 

Aron, R. Etapat e mendimit sociologjik

Sartori, Xh. Edhe njėherė mbi teorinė e demokracisė, vėll.1

Sartori, Xh. Edhe njėherė mbi teorinė e demokracisė, vėll.2

Lėfor, K. Demokracia dhe totalitarizmi

Tinder, G. Mendimi politik

Peroshe, G. Historia e Kroacisė dhe kombeve sllavė tė jugut

Parto, G.  Bota qė erdhi prej tė ftohtit

Qosja, R. Ēėshtja shqiptare: historia dhe politika

Qosja, R. Strategjia e bashkimit shqiptar

Vinca, A. Popull i pandalur

Plutarku Jetėt paralele

Fejto, F.  Fundi i demokracive popullore

Fonten, A.  Historia e luftės sė ftohtė, vėll.1

Fonten, A. Historia e luftės sė ftohtė, vėll. 2

Republika (Ljubljanė), viti 1995, dhjetor

Zėri i Kosovės, shkurt 1995

Paul, G. Jeta dhe vdekja e Jugosllavisė

Soros, G. Nacionalizmi lindor

 

© Copyright