Pasqyra e lendes



Hyrje

Pamja ideologjike e problemit

Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės

Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės

Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi?

Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare.

Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare

Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore.

Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare?

Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit

A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh?
  

Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore.

          Gjithė politika e jashtme ka qenė, gjer nė epokėn tonė, politika e fuqisė, forcės, sado tė ndryshme qė tė kenė qėnė modalitetet e bashkimeve dhe marredhėniet midis kėtyre bashkimeve.

                                                                              Maks Veber

 

          Le tė vimė tani tek njė ēėshtje tjetėr: a ėshtė i domosdoshėm roli i NJESHIT nė marredhėniet ndėrkombėtare tė periudhės sė pas pėrmbysjes sė socializmit? Nga njera ane, mendimtarė dhe politologė tė ndryshėm teorinė e NJESHIT e konsiderojnė njė ndėr tiparet themelore tė totalitarizmit. Nga njė anė tjeter, koha e sotme karakterizohet si periudhė e ndėrtimit tė rendit tė ri demokratik. Mos kemi tė bėjmė me njė kontradiksion? Apo pėr ndėrtimin e rendit tė ri botėror dhe vendosjen e marredhėnive demokratike ndėrshtetėrore, roli i NJESHIT, pra, totalitarizmi, ėshtė i domosdoshėm?

          Para se tė kalojmė nė analizėn mė konkrete tė problemit tė shtruar, le t'i referohemi njė mendimi tė Aleksis Tukėvillit, njėrit prej mendimtarėve mė tė mėdhenj tė botės. Ja pohimi i tij: "Bashkėkohėsit e mi dhe unė, ne ecim pėrditė e mė shumė nė rrugė aq tė ndryshme, nganjėherė aq tė kundėrta, qė ne nuk mund pothuajse kurrė tė takohemi nė tė njėjtat sentimente dhe nė tė njėjtat probleme." (Aleksis Tukėvil, cituar nga J.P.Majer, faqe 33) Ja dhe pohimi i njė politologu dhe sociologu tė madh, Raimond Aron: Ai thotė: "Brenda kombeve, ashtu si midis kombeve, marredhėniet shoqėrore pėrbėjnė njė element konflikti qė varion sipas rastit, konkurrencės, rivalitetit, luftės. Shkaqet e konflikteve janė tė shumta dhe nganjėherė nderi i fituesit ėshtė vetėm rikompensimi. Njė botė pa konflikte ėshtė plotėsisht e pamundur." (Aron, Etapat e sociologjisė, faqe 651)

          Ja dhe konkluzioni i njerit prej antimarksisteve mė tė mėdhenj, por njėkohėsisht dhe njerit prej mendimtarėve tė mėdhenj, Maks Veber, nė formėn e dialogut tė tij me Ludendorfin, ministėr gjerman i luftės nė pėrfundimin e luftės sė parė botėrore:

          "Veber: Besoni ju se unė do te marr njė ndyrėsi, qė ne e kemi tani pėr demokraci?

          Ludendorf: Nėqoftėse ju flisni kėshtu, ne do tė mundemi ndoshta tė biem dakord.

          Veber: Po ndyrėsia e parė nuk ishte jo mė monarki.

          Ludendorf: Ēfarė prisni ju nga demokracia?

          Veber: Nė demokraci, populli zgjedh njė shef (Führer), tek i cili ai vė besimin e tij. Pastaj ky qė ėshtė zgjedhur thotė: Tani mbylleni gojėn dhe binduni.Populli dhe partitė nuk kanė mė tė drejtė veēse tė binden.

          Ludendorf: Njė demokraci e tillė do tė mė pelqente"

(Mariane Veber: Max Weber, ein Lebensfild, faqe 664-665. Cituar nga Aron nė Etapat e mendimit sociologjik, faqe 581)

          Vleresimi i Tukėvilit ėshtė se njerezit ecin nė rrugė aq tė ndryshme, sa nuk mund tė takohen kurrė. Ndėrsa Aroni pohon se botė pa konflikte nuk mund tė ketė kurrė. Veberi ėshtė mė i hapur. Ai kėrkon qė tė gjithė t'i binden vetem njė njeriu. Nėqoftėse apriori do t'i marrim kėto tre  pohime si tė vėrteta universale, atėhere nė mėnyrė tė natyrshme mund tė konkludojmė se dhe nė periudhėn e sotme bota do tė ketė konflikte si ai i Bosnjės. Kėto konflikte nuk mund tė zgjidhen nė mėnyrė demokratike. Bosnja e vėrtetoi qartė njė gjė tė tillė. Prandaj pėr tė vendosur, edhe nė periudhėn e tanishme tė ekzistencės sė njė sistemi, njė lloj harmonie dhe rregulli nė marredhėniet ndėrkombėtare, ėshtė plotėsisht i nevojshėm dhe  domosdoshėm roli i NJESHIT.

          Qysh me  krijimin e tyre, shtetet e ndryshme kanė hyrė nė marredhėnie me njeri-tjetrin. Kėto marredhėnie kanė qėnė dje, janė dhe sot tė shumanshme, politike, protokollare, ekonomike, ushtarake, kulturore, sportive, shkencore etj. Marredhėnie tė tilla, ashtu siē kanė qenė ura afrimi dhe bashkėjetese midis shteteve dhe popujve, shpesh kanė pėrbėrė dhe bazėn e problemeve qė kanė lindur nė kohė dhe etapa tė ndryshme midis shteteve, tė cilat janė zgjidhur herė me mjete paqėsore dhe herė me mjete dhune. Brenda kėtij kuadri marredhėniesh dhe problemesh qė kanė shoqėruar shtetet e ndryshme dhe evolucionit tė tij, u krijua dhe ajo qė quhet teoria dhe praktika e marredhėnieve ndėrkombėtare, e cila ka evoluar nga koha nė kohė, deri sa ka ardhur e plotė dhe tėrėsore nė ditėt tona.

          Brenda marredhėnieve ndėrkombėtare ka pasur dhe ka mjaft probleme dukuri dhe fenomene. Por njė ndėr mė kryesorėt ka qėnė dhe ėshtė   teoria e sė drejtės sė popujve dhe shteteve dhe forcės sė tyre nė marredhėniet ndėrkombėtare. Kjo teori i ka shoqėruar marredhėniet ndėrshtetėrore qysh nga pikėnisja e tyre, mė lindjen dhe zhvillimin e kapitalizmmit, lindjen dhe zhvillimin e socializmit  e deri nė ditėt tona. Nė kohė dhe etapa tė ndryshme ajo ka pėsuar ndryshime dhe ka evoluar, por asnjėherė nuk ka pushuar sė qeni prezent nė mardhėniet ndėrkombėtare. Lidhur mė tė dhe pėr tė maskuar realitetin real tė saj, janė hartuar me dhjetera vepra dhe traktate teorike nga mendimtarė dhe sociologė te ndryshėm. Si e tillė teoria e forcės dhe sė drejtės ėshtė e pranishme dhe nė periudhėn e pas viteve '90-tė nė marredhėniet midis shteteve tė ndryshme. Pavaresisht nga ēfarė thuhet dhe propagandohet, pas krijimit tė njė sistemi tė vetėm, pas vendosjes sė mardhėnieve demokratike nė praktikėn ndėrkombėtare, pėrsėri  raporti midis sė drejtės dhe forcės vazhdon tė peshojė mbi kėto mardhėnie.

          Para se tė analizojmė se nė ēfarė raporti janė sot e drejta dhe forca, le tė bėjmė njė vėshtrim tė shkurtėr rreth kėtij problemi nė tė kaluarėn e afėrt tė shteteve dhe marredhėnieve midis tyre. Cila ka qenė teoria dhe praktika e tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet e mėparshme ndėrkombėtare? Do tė marrim dhe analizojmė dy anė, dokumenteet dhe teorinė  dhe nga ana tjetėr praktikėn dhe realitetin e marredhėnieve ndėrkombėtare. Kjo do tė na ndihmojė pėr ta bėrė mė tė qartė problemin dhe pėr ta ēmanipuluar atė. Nė dokumentet e organizmave ndėrkombėtare, veēanėrisht duke filluar qysh nga viti 1922, kur u krijua pėr herė tė parė Lidhja e Kombeve, gjithmonė ėshtė theksuar se ēdo shtet ka te drejtėn dhe sovranitetin e tij pėr tė qenė i lirė dhe i pavarur, jo vetėm brenda vendit tė tij, por dhe nė marredhėniet ndėrkombėtare, ka tė drejtė tė thotė dhe tė shprehė mendimin e tij pėr probleme tė ndryshme pavaresisht nga zhvillimi ekonomiko-shoqėrore dhe madhėsia e territorit.

         

          Ndėrsa praktika e marredhėnieve ndėrkombėtare nė tė kaluarėn ka treguar tė kundėrtėn. Nė tė kaluarėn thelbi i tė drejtės dhe forcės ka qenė: Njė shtet apo komb, megjithese ka patur tė drejtė, megjithatė, kur nuk ka patur forcė pėr ta fituar tė drejtėn apo pėr ta ruajtur atė, atėhere e drejta e tij ka mbetur nė letėr. Domethėnė, nė mėnyrė mė konkrete, tė drejtė pa forcė nuk ka. Eshtė forca politike, ekonomike dhe ushtarake ajo qė ka materializuar tė drejtėn. Kjo eshte edhe ne rregullin zyrtar te funksionimit te bashkesise nderkombetare. Mund te pohohet ne menyre te argumentuar fakti se totalitarizem nuk ka vetem ne jeten e brendshme politike te nje shteti, por edhe ne marredheniet midis tyre, sidomos ne marredheniet midis te pasurve dhe te varferve, midis metropoleve dhe marginave, midis te medhenjve dhe te vegjelve, midis peseshes se perhershme te Keshillit te Sigurimit dhe gjithe te tjereve. Sa kohe ka veto per pese dhe vote per 150, totalitarizmi eshte me status juridik.

         

          Me i drejtpeshuar do te ishte parashtrimi ne forme alternative i rolit te SHBA: garant i paqes apo i interesave te veta. Por me ngjan se teperohet pak kur pohohet se Evropa me KSBE-ne dhe NATO-n ka deshtuar. Interesant eshte trajtimi i raporteve te vendeve ish-komuniste me traktatin e NATO-s. Zbulohet mire paradoksi se kujt i duhet garanti kur nuk ka me armiq. Se paku te marrim vesh se nga vjen rreziku, ne mos na vjen nga alien-et!

          Disa shembuj dhe dukuri nga e kaluara janė tė mjaftueshme pėr tė saktėsuar dhe argumentuar tezėn e mėsipėrme. Si u nda Evropa e pas luftės sė dytė botėrore? Te gjithė e dinė se nė Teheran, Jaltė apo Potsdam, Evropa u nda jo mbi kriterin e sė drejtės sė ēdo kombi apo shteti, por mbi bazėn e forcės sė tre tė mėdhenjve, Amerikės, Rusisė dhe Anglisė. Forca pas luftės ishte nė kėto tre fuqi. Aty ishte dhe e drejta. Prandaj pėr 50 vjet shtetet e ndryshme tė Evropės mbetėn ashtu siē u ndanė gjatė luftės sė dytė botėrore. Pėr 50 vjet e drejta e mjaft kombeve dhe shteteve mbeti njė e drejtė nė letėr, fiktive, e mjaftueshme vetėm nė dokumenteet e organizmave ndėrkombėtare dhe fjalimet e politikanėve tė shteteve tė fuqishme. Nė 1956, Hungaria kishte tė drejtė tė vendoste pėr fatin e saj si shtet dhe si komb, por, meqė nuk kishte forcė, e drejta reale u takoi tankeve dhe ushtrisė sovjetike. Bota pranoi tė drejtėn e forcės dhe jo tė drejtėn reale. Nė 1968 Ēekosllavakia kishte tė drejtė tė dilte nga Traktati i Varshavės, por pėrsėri, meqė nuk pati forcė, e drejta i takoi ushtrisė sė Traktatit tė Varshavės dhe teorisė sė sovranitetit tė kufizuar tė Brezhnjevit. Nė 1956 Egjipti kishte te drejtė tė vendoste sovranitetin mbi kanalin e Suezit, por duke mos patur forcė tė pėrballonte ushtrinė anglo-franceze u detyrua tė pranonte forcėn e tyre dhe konceptin e tyre mbi tė drejtėn. Nė 1973, populli kilian kishte tė drejtė tė zgjidhte formėn e tij tė qeverisjes dhe politikėn e jashtme qė do tė ndiqte duke patur nė krye Salvador Alenden, por duke mos patur forcė pėr ta mbrojtur kėtė tė drejtė, u detyrua tė pranojė atė tė drejtė qė i dhanė amerikanėt, diktaturėn gjakatare tė Pinoēetit. Nė 1981 populli shqiptar nė Kosovė kishte tė drejtė tė kėrkonte statusin e republikės, por duke mos patur forcė, u detyrua tė pranonte me anė tė dhunės, aq tė drejtė sa i dhanė tanket dhe ushtria jugosllave. 

          Ēfarė tregojnė shembujt e mėsipėrm? Ato flasin qartė se nė tė kaluarėn e drejta kur ka qenė pa forcė, ėshtė zėvendėsuar me tė drejtėn e forcės. Tė drejtėn nuk e ka pėrcaktuar analiza dhe dialogu i problemit, por atė e ka pėrcaktuar sasia e tankeve dhe teritorit apo aleancat ushtarake. Mbi kėtė bazė kemi tė drejtė tė themi se definicionet mbi tė drejtėn ne programet e organizmave nderkombėtare, nuk kanė qėnė gjė tjetėr veēse njė mashtrim i madh mbi popujt dhe shtetet e ndryshėm. Megjithatė, do tė pranojmė pėr njė ēast se nė kushtet e ekzistencės sė dy blloqeve dhe tė dy sistemeve plotėsisht tė kundėrta, pėr tė ruajtur ekuilibrin botėror nė marredhėniet ndėrkombėtare, ka qenė e domosdoshme tė pėrdorej forca pėr tė vendosur tė drejtėn e forcės. Duke pranuar njė pohim tė tillė si tė vėrtetė, na duhet tė shtrojmė pyetjen dhe tė analizojmė periudhėn e re tė marredhėnieve ndėrkombėtare, atė tė pas viteve 1990, kur blloqet nuk ekzistojnė mė dhe kur sistemi komunist nuk ekziston mė. Periudha 1990-1995, ėshtė e mjaftueshme jo vetėm pėr tė pyetur, por dhe pėr tė analizuar dhe arritur nė konkluzione, qoftė dhe tė pjesshme. Si qendron problemi sot: E drejta e njė kombi apo shteti materializohet si e tillė pavaresisht nga forca qė ka ky shtet apo ky komb, pavaresisht nga zhvillimi i tij ekonomik dhe madhėsia e territorit, apo veprohet ndryshe. Cili ėshtė ndryshimi i kėtij problemi sot nė raport me tė kaluarėn?

          Pėrgjigjja ndaj kėsaj pyetjeje do tė ēojė nė konkluzionin se periudha e sotme ėshtė vėrtet e re nė zgjidhjen e problemeve qė lindin nė gjirin e marredhėnieve ndėrkombėtare apo ajo hiqet si e tillė, dhe nė fakt ka mbetur ajo e para. Po para se tė analizojmė problemin do tė bėjmė dhe njė sqarim tė rėndėsishėm. Kur flasim sot pėr realizimin e tė drejtės sė ēdo kombi apo ēdo vendi nė marredhėniet ndėrkombėtare, nuk kemi parasysh probleme anėsore qė lindin gjatė proēesit tė kėtyre marredhėnieve, nuk kemi parasysh probleme tė sferės sportive, kulturore, shkencore etj. Ēėshtja qėndron nė probleme tė qėnėsishme tė njė kombi apo shteti, probleme qė pėrcaktojnė fizionominė e tij, probleme qė kanė tė bėjnė me tė drejtėn e konsolidimit dhe bashkimit tė tij, tė sovranitetit dhe pavaresisė sė tij, dhe tė barazisė nė marredhėniet ndėrkombėtare  pavaresisht nga fuqia ekonomike dhe madhėsia e territorit. Pėr ta bėrė mė konkrete analizėn na duhet tė shikojmė qėndrimin e marredhėnieve ndėrkombėtare nė konfliktet dhe acarimet qė mund tė kenė ndodhur midis shteteve dhe popujve tė ndryshėm.

          Gjatė periudhės 1990-1995 marredhėniet ndėrkombėtare janė ndeshur me disa probleme dhe konflikte tė rėndėsishme qė kanė kėrkuar ndėrhyrjen e tyre pėr t'i zgjidhur. Nė kėto probleme dhe konflikte, ėshtė pėrzier e drejta dhe forca bashkė, prandaj ėshtė dashur pėrgjigjja e organizmave ndėrkombėtare se kush ka tė drejtėn me vete dhe kush ka forcėn me anė tė cilės kėrkon qė padrejtėsinė ta paraqesė si drejtėsi. Le tė qėndrojmė brenda Evropės. Gjatė kėsaj periudhe Evropa u ndesh me konfliktin boshnjak, midis boshnjakėve, serbėve dhe kroatėve, me konfliktin e pashpallur serbo-shqiptar, me konfliktin ruso-ēeēen dhe konfliktin turko-kurd. Nė tė katėr kėto konflikte kemi njė tablo tė tillė. Ēeēenėt kėrkojnė tė jenė tė pavarur nga Rusia, por Rusia nuk ua jep kėtė tė drejtė. Boshnjakėt kėrkonin tė ishin shtet i pavarur pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė dhe kjo ėshtė njė e drejtė e tyre qėnėsore. Shqiptarėt nė ish-Jugosllavi kėrkojnė tė jenė tė pavarur nga serbėt dhe kjo ėshtė njė e drejtė e tyre. Kurdėt janė njė popull prej 24 milionėsh dhe kėrkojnė tė jenė tė pavarur, dhe kjo ėshtė njė e drejtė e tyre.

          Kėto tė drejta tė kėtyre kombeve janė pranuar dhe nga dokumentet e organizmave tė ndryshme ndėrkombėtare. Ashtu siē janė pranuar nė takime dypalėshe dhe shumė palėshe dhe nga shumica e shteteve tė fuqishėm tė botės. Kombet e mėsipėrme, megjithese kanė tė drejtė, nuk e kanė realizuar akoma atė sepse u mungon forca. Forca ka qenė tek padrejtėsia. Prandaj nė mėnyrė tė natyrshme, ata kanė kėrkuar ndihmėn dhe pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare, duke shpresuar dhe qenė tė bindur se periudha e tanishme ėshtė cilėsisht e re nga ajo e para si dhe duke qėnė tė bindur se ka qėnė ideologjia dhe sistemi komunist qė nuk i ka lėnė tė realizojnė tė drejtėn e tyre. Pėr ilustrim le tė kujtojmė se shumė intelektuale dhe politikanė shqiptarė nė Kosovė gjatė viteve 1989-1990, bėnin presion mbi qeverinė e Shqipėrisė, pėr tė ndryshuar sistemin. Sipas tyre kishte qėnė komunizmi si ideologji dhe sistem, shkaku kryesor i ndarjes dhe coptimit tė kombit shqiptar. Prandaj pėr pasojė me ndryshimin e regjimit nė Shqipėri, do tė realizohej endėrra e shqiptarėve pėr bashkimin kombėtar. Nė ēfarė mėnyre bashkėsia ndėrkombėtare i ndihmoi kėto kombe tė fitonin tė drejtėn e tyre tė ligjshme, cili ishte qėndrimi i saj ndaj tė drejtės sė kėtyre vėndeve dhe ndaj forcės sė vėndeve tė tjera. Kush fitoi nė konfliktet e periudhės 1990-1995, e drejta apo forca?

          Nė Bosnjė tė gjithė e dinė se fitoi forca, bile njė forcė e egėr e denjė pėr t'u barazuar me egėrsinė hitleriane. Po kėshtu nė Kosovė pėrsėri fitoi forca. Faktori ndėrkombėtar, tė drejtėn e shqiptarėve pėr pavaresi e reduktoi nė tė drejta dhe liri njerėzore, brenda kufijve tė ish-Jugosllavisė. Dėshirės dhe tė drejtės sė ligjshme tė shqiptarėve pėr tė qenė tė pavarur, iu kundėrvu stabiliteti i Ballkanit dhe hapesirat demokratike. Nė Ēeēeni pėrsėri fitoi forca e tankeve ruse pėrballė tė drejtės sė popullit ēeēen pėr tė qenė i pavarur. Nė Kurdistan pėrsėri fitoi forca e ushtrisė dhe dhunės turke pėrballė tė drejtės sė popullit kurd pėr tė qėnė i pavarur. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur ky ėshtė konkluzioni i pėrfundimit tė kėtyre konflikteve nė marredhėniet e sotme ndėrkombėtare. Nė arritjen e kėtij konkluzioni, faktori ndėrkombėtar dhe organizmat e tij tė shumta, patėn rolin kryesor. Pėrballė tė drejtės dhe nė raport me tė fitoi pėrsėri forca.

          Eshtė kjo arsyeja qė popujt, tė cilėt kishin shpresuar se me pėrmbysjen e komunizmit dhe me vendosjen e demokracisė, do tė fitonte e drejta e tyre, janė mė tė zhgėnjyer se mė pėrpara. Ata deri tani i kanė provuar tė gjitha, provuan dhe mardhėniet demokratike, por pėrsėri asgjė. Prandaj atyre tani u ka mbetur njė gjė, ngushėllimi. Kėta popuj ka patur parasysh Sartori kur shkruante se demokracia tė zhgėnjen, por nuk tė tradhton (Sartori, Mbi teorinė e demokracisė, faqe...) Megjithatė, nė praktikėn e marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare, ky konkluzion nuk shfaqet hapur. Nė tė kundėrtėn. Ai ėshtė mbuluar dhe justifikuar me domosdonė e forcimit tė marredhėnieve demokratike dhe konsensusit evropian dhe botėror. Mohimi i sė drejtės sė kėtyre kombeve nuk paraqitet si refleks i forcės por si sakrificė e konsolidimit tė demokracisė.

          Nė ēėshtjen boshnjake, si tragjedia, ashtu dhe pėrfundimi i arritur, u justifikua me nevojėn e gjetjes sė konsesusit midis fuqive tė mėdha. Duke qėnė aleat i rusėve, Francės dhe Anglisė, Serbia arriti tė realizojė pas njė masakre tė pėrgjakshme, krijimin e republikės sė sėrbėve tė Bosnjės. Nė ēėshtjen shqiptare, mohimi i tė drejtės sė tyre u justifikua dhe po justifikohet qė pėr hir tė paqes nė Ballkan dhe nė Evropė, pėr tė mos filluar njė luftė me pėrmasa evropiane, shqiptarėt duhet tė heqin dorė nga kėrkesat maksimaliste. (Megjithese republika e Kosovės ėshtė njė kėrkesė minimaliste e shqiptareve). Pra, nė ēėshtjen shqiptare forca e tė madhit frikėson dhe bėn kurban tė interesave tė saj tė drejtėn e tė voglit. Nė ēėshtjen e popullit ēeēen, heshtja dhe mosveprimi i faktorit ndėrkombėtar u justifikua me nevojėn e mosacarimit tė marredhėnieve me Rusinė, qė ėshtė akoma njė superfuqi e madhe ushtarake. Ndėrsa nė ēėshtjen kurde, mohimi i tė drejtės u justifikua me nevojėn e interesave strategjike tė bllokut perėndimor, pėr tė ruajtur marredhėnie tė mira me Turqinė, e cila ėshtė njė ndėr aleatet mė tė ngushtė tė tyre nė Lindjen e Mesme.

          Nė ndihmė tė kėtij justifikimi teorik ka vepruar dhe propaganda televizive dhe gazetareske, apo ajo e organizatave ndėrkombėtare. Shumė komente dhe artikuj gazetareskė e televizivė, me dhjetera rezoluta dhe deklarata tė organizmave ndėrkombėtare dhe politikanėve tė ndryshėm, kanė marrė nė mbrojtje tė drejtat e kėtyre popujve dhe kanė dėnuar forcėn. Por vetėm nė teori, nė praktikė forca ka fituar, megjithese ėshtė mbuluar nga justifikimi demokratik. Eshtė interesante tė theksojmė se spekulime dhe justifikime tė tilla tė mohimit tė sė drejtės dhe pėrdorimit tė forcės, nė marredhėniet e sotme ndėrkombėtare nuk janė tė reja, nė thelbin e tyre. Dhe nė periudhėn e luftės sė ftohtė, gjithmonė pėrdorimi i forcės mbi tė drejtėn, justifikohej dhe mbulohej me lloj-lloj pretekstesh dhe arsyetimesh. Le tė kujtojmė se pushtimi i Ēekosllovakisė nga ushtria sovjetike dhe aleatet e saj u justifikua pėr hir tė zbatimit tė teorisė sė sovranitetit tė kufizuar tė shpikur nga Brezhnjevi. Apo ndėrhyrja e ambasadės amerikane nė grushtshtetin e Kilit, u justifikua me arsyetimin e mospėrhapjes sė ndikimit komunist nė Amerikėn Latine. Ish-drejtori i CIA-s amerikane Rixhard Helms e pohon qartė kėtė ndėrhyrje. Ja pohimi i tij:

          "Qe presidenti Nikson ai qė donte tė rrėzonte zotin Aljende, jo CIA. Ajo nuk ka funksion hartimin e politikės. Gjithcka qė kreu CIA u drejtua dhe u mbėshtet nga qeveria e Shteteve tė Bashkuara"( Gabriel Partos, Bota qė erdhi prej tė ftohtit, faqe 197)

          Duhet thėnė se vepime tė tilla janė konsideruar nga politologė dhe mendimtarė tė ndryshėm si veprime totalitare nė marredhėniet ndėrkombėtare. Por neqoftėse kjo ėshtė e vėrtetė pėr ngjarje tė djeshme, duhet tė jetė e tillė dhe sot. Thelbi ėshtė i njėjtė si sot ashtu dhe dje. Forca fiton dhe mposht tė drejtėn. Ndryshojnė vetėm justifikimet teorike. Dje, pėr tė ruajtuar unitetin e kampit socialist apo pėr tė penguar pėrhapjen e ndikimit komunist, ndėrsa sot pėr hir tė interesave jetike dhe strategjike, pėr tė ruajtur paqen e pėr tė konsoliduar demokracinė dhe rendin e ri botėror. Dje u shpik sovraniteti i kufizuar, sot po shpiken hapesirat demokratike.

          Tabloja e sotme e marredhėnieve ndėrkombėtare me konfliktet dhe zgjidhjet e tyre, me gjithė justifikimet qė jepen, vėrteton plotėsisht pohimin filozofit spanjoll, Miguel del Unamuno, nė pėrgjigjen qė i dha gjeneralit frankist Milan Astraj, duke i thėnė: "Ju do tė fitoni se keni me vete forcėn brutale. Mirepo nuk do tė bindni askėnd. pėr kėtė duhet tė keni atė qė ju mungon, arsyen dhe tė drejtėn, qė nuk janė nė anėn tuaj"(Cituar nga Agim Vinca, Populli i Pandalur, faqe 217). Maks Weber, i cituar nga Aron, pohon se "historia nuk evoluon drejt njė qėllimi final ,qė do tė jetė pajtimi i njerėzimit, por u bindet cikleve tė vartėsisė sė dyanshme" (Aron, Etapat e mendimit sociologjik, faqe 595)

          Veprimin e forcės mbi tė drejtėn edhe sot e pranojnė shumė shtete dhe popuj tė ndryshėm. Nė mėnyrė tė veēantė disa nga popujt e vendeve ish-socialiste. Tek kėta popuj dhe klasat e tyre politike, ka njė pėrpjekje tė ethėshme dhe tė vazhdueshme pėr tu lidhur me kėtė apo atė fuqi tė madhe evropiane dhe botėrore. Njerezit dhe sot nuk besojnė se e drejta mund tė realizohet dhe materializohet pa ndihmėn e forcės. Duke mos e pasur vetė kėtė forcė njeriu gjithmonė ėshtė i prirur ta kėrkojė atė jashte. Sa herė qė nė organizmat e ndryshme ndėrkombėtare diskutohen probleme tė rėndėsishme politike apo ekonomike, njerėzit, nuk thonė: "tė presim se ēfarė do te thotė OKB-ja, apo OSBE-ja", por "ēfarė do te thotė Amerika, Gjermania, Rusia apo Franca". Pra, ēfarė do tė thotė forca e mė tė madhit dhe mė tė fuqishmit pėr tė drejtėn e kėtij apo atij populli dhe jo ēfarė do tė thotė ky apo ai organizėm demokratik. Kjo ėshtė njė psikologji qė nuk mund tė zhduket me parulla dhe me propagandė. Nė mbėshtjetje tė saj janė zgjidhjet qė jepen nė marredhėniet ndėrkombėtare, pėr  konflikte tė ndryshme qė lindin.

 

Pse ėshtė i domosdoshėm totalitarizmi nė marredhėniet ndėrkombėtare

 

          Analiza e deritanishme e ngjarjeve dhe dukurive tė ndryshme nė gjirin e marredhėnieve ndėrkombėtare, veēanėrisht nė raportin midis tė drejtės dhe forcės, na lejojnė tė pėrfundojmė se nė periudhėn pas viteve 90-tė, pėr kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme ka pak ndryshim me praktikėn e periudhės sė luftės sė ftohtė, me periudhėn e ekzistencės sė dy sistemeve apo tė dy blloqeve. Sė kėndejmi kemi tė drejtė tė pohojmė se nuk ka qenė komunizmi shkaku kryesor i totalitarizmit nė mardhėniet ndėrkombėtare. Teoria e NJESHIT, e predikuar nga mendimtarė tė ndryshėm si njė ndėr tiparet themelore tė totalitarizmit nė vendet ish-socialiste, vazhdon tė ekzistojė nė marredhėniet ndėrkombėtare dhe pas pėrmbysjes sė komunizmit. Siē duket ajo ėshtė njė domosdoshmėri pėr ruajtjen e rregullit dhe harmonisė nė marredhėniet ndėrkombėtare sot, por dhe pėr shumė kohė nė tė ardhmen. A ėshtė i drejtė ky pohim. A mund tė flitet pėr domosdoshmerinė e ekzistencės sė njė tipari themelor tė totalitarizmit nė kushtet e marredhėnieve tė reja demokratike. Siē duket duhet dhe mund tė flitet. Janė disa arsye shumė tė thella qė e bėjnė tė domosdoshme njė gjė tė tillė. Le t'i analizojmė ato mė konkretisht.

          Sė pari: Pėrmbysja e socializmit u shoqėrua me lindjen e elementėve tė rinj jo vetėm brenda vendeve ish-socialiste, por mė shumė nė arenėn ndėrkombėtare. Shumė fenomene qė deri dje justifikoheshin me pamundėsinė e zgjidhjes pėr shkak tė komunizmit, tani dolėn fare hapur. Demokracia, aq sa kultivon lirinė e mendimit dhe tė shprehjes, aq sa krijon marredhėnie tė reja midis njerėzve, po aq krijon dhe marredhėnie tė reja dhe midis shteteve. Por nė kėtė ēeshtje fuqitė perėndimore duke kėrkuar demokratizimin e marredhėnieve brenda shteteve ish-socialiste, harruan qė kėtė kėrkesė t'ia kėrkojnė dhe vetes sė tyre pėr demokratizimn e marredhėnieve ndėrkombėtare. Ashtu si dje, edhe sot, organizmat ndėrkombėtare, kanė vetėm ēelesat e kashtės nė zgjidhjen e konflikteve tė ndryshme ndėrkombėtare.

          Sė dyti: Demokracia i hapi gojėt e shteteve dhe popujve tė ndryshėm. Ajo kėrkon nė praktikė parimin e barazisė dhe partneritetit, pavaresisht nga forca ekonomike dhe ushtarake. Nė kėtė ēėshtje fuqitė e mėdha tė botės dhe Evropės, gjatė periudhės 1990-1995, treguan se akoma nuk janė pergatitur pėr njė ndryshim te madh. Deri nė vitin 1989, me propagandėn e tyre, vendet e Evropės Perėndimore u thoshnin vendeve ish-socialiste se nė kampin e tyre socialist ekziston shtypja nacionale dhe pabarazia ekonomike dhe ushtarake, ekziston ndarja ndėrkombėtare e punės, qė nuk lejon barazinė reale tė shteteve. Por kaluan 5 vjet nga kjo propagandė. Socializmi u pėrmbys, nė vendet e Evropės qėndrore dhe lindore erdhėn nė fuqi forca jokomuniste, bile dhe partitė ish-komuniste u shnderruan nė parti social-demokrate tė ngjashme me ato tė Perėndimit. Ironia ėshtė se benda harkut tė pesė vjetėve qė janė  konvertuar nė shtete kapitaliste, kėto vende po shikojnė dhe vėrejnė me hidhėrim se dhe nė gjirin e sistemit kapitalist ekzistojnė pėrgjithėsisht po tė njėjtat rregulla. Nė njė formė mė tė zbutur, natyrisht, po megjithatė ekzistojnė. Kjo shpjegohet sepse akoma fuqitė e mėdha tė Perėndimit, vazhdojnė tė vuajnė nga sfera e zonave tė influencės dhe tė ndikimit politik dhe ekonomik.

          Shtetet ish-socialiste kaluan nė sistemin kapitalist, po ky kalim nuk ėshtė i njėjtė dhe i barabartė pėr tė gjithė. Shtėpia e pėrbashkėt qė predikonte Gorbaēovi nuk ishte gjė tjetėr veēse shtėpia e kėsaj apo asaj fuqie tė madhe perėndimore. Nėqoftėse deri dje ato kishin qenė nėn influencėn sovjetike, sot ka ndryshuar vetėm sfera e influencės, por jo influenca. Sot mund tė flitet pėr influencė gjermane, amerikane, franceze, ruse etj, por mė pak pėr partneritet dhe barazi reale nė marredhėniet ndėrkombėtare. Kriza ballkanike e vėrtetoi qartė njė gjė tė tillė. Gjermania mbėshteti dhe pėrkrahu Slloveninė dhe Kroacinė pėr tė fituar pavaresinė. Franca, Anglia dhe Rusia, mbeshtetėn dhe pėrkrahėn Serbinė dhe Malin e Zi. Mbi kėtė bazė fuqitė e mėdha nuk i presin mirė kėrkesat dhe praktikat e popujve dhe vendeve tė vegjėl qė kėrkojnė barazi reale nė emėr tė demokracisė. Franca, nė mėnyrė tė vendosur, hodhi poshtė kandidaturėn e ministrit tė jashtėm danez pėr sekretar tė pėrgjithshėm tė NATO-s, pėr faktin se Danimarka kishte votuar pro njė rezolute qė dėnonte vazhdimin e provave bėrthamore. 

          Sė treti: Megjithese aktualisht sistemi ėshtė i ndryshėm nga mė parė, megjithese zyrtarisht ekziston vetėm njė sistem, ai kapitalist, dhe shumė gjėra kanė ndryshuar nė raportet dhe marredhėniet ndėrkombėtare, pėrsėri mentaliteti nė psikologjinė e njerėzve, klasave politike dhe shteteve tė ndryshėm, ka mbetur nė njė masė tė konsiderueshme po ai i pari. Qoftė nė shtetet klasike kapitaliste, qoftė nė shtetet qė po ndėrtojnė kapitalizmin, pėr 50 vjet me anė tė njė propagande shumė tė fuqishme ishte rrėnjosur mentaliteti i armiqėsisė, ftohtėsisė dhe pėrbuzjes ndaj njeri-tjetrit. Konfrontimet, acarimet, lumi i librave dhe mijėrat e artikujve dhe emisioneve tė ndėrsjellta kundėr njėri-tjetrit, pėrbėnin thelbin e psikologjisė sė njerėzve nė tė dy blloqet. Ndryshimet nė psikologji dhe mentalitet, nuk bėhen aq shpejt sa ndryshimet e qeverisve, partive apo tė ministrave etj. Ato duan kohė tė rinovohen. Shpejtėsia apo ngadalėsia e tyre, varet nga predispozicioni dhe vendosmėria e organizmave ndėrkombėtare pėr tė zgjidhur me drejtėsi problemet dhe konfliktet qė lindin nė marredhėniet ndėrshtetėrore. Kur shqiptarėt, qė prisnin se me pėrmbysjen e komunizmit ata do tė unifikoheshin si komb, shikojnė se tani nė ēėshtjen kombėtare janė me keq se mė pėrpara, ata me tė drejtė do te vazhdojnė tė ruajnė mentalitetin e vjetėr ndaj fuqive tė mėdha. Eshtė pikėrisht reminishenca e mentalitetit tė vjetėr qė vazhdon tė peshojė dhe sot mbi klasat politike tė vendeve tė ndryshme, njė nder shkaqet kryesore tė krijimit tė ftohtėsive nė marredhėniet ndėrkombėtare, apo tė mosbesimit ndaj njeri-tjetrit.

          Sė katėrti: Rigjallėrimi i nacionalizmave tė ndryshme nė mjaft vende dhe shtete, ka marrė njė hov tė madh nė periudhėn 1990-1995. Aq i madh dhe i pėrhapur ėshtė ky problem sa qė ėshtė bėrė e vėshtirė tė dallosh nė shumė raste se ku qendron atdhetarizmi dhe ku shovinizmi, ku padrejtėsia historike dhe ku falsifikimi historik. Duke e parė me shqetėsim kėtė dukuri, Lėfor pohon me tė drejtė se "kohėn e totalitarizmit e zėvendėson koha e copėzimit. Natyrisht synimet kah pavaresia kur u takojnė kombeve tė nėnshtruara njė fuqie tė huaj, janė legjitime dhe mund tė lidhen me aspirata demokratike. Pėrkundrazi, ėshtė vdekjeprurės nacionalizmi qė shoqėrohet me ksenofobi dhe me racizėm e aq mė keq kur ėshtė nė shėrbim tė njė ekspansioni, qoftė tė shtypjes, qoftė tė zhdukjes sė pakicave" (Lėfor: Demokracia dhe totalitarizmi, botim shqip, 1993, faqe 26) Kur kėto nacionalizma nė mėnyrė tė hapur apo tė fshehur kanė dhe pėrkrahjen e klasave politike qė janė nė pushtet apo tė fuqive tė mėdha evropiane, atėherė ato e ndėrlikojnė shumė atmosferėn ndėrkombėtare dhe marredhėniet midis shteteve tė ndryshme. Fshehur pas demokracisė ky nacionalizėm qė ėshtė sa lindor aq dhe perėndimor, predikon vetėm forcėn kundėr dialogut dhe tė drejtės.

          Sė pesti: Nė tė kaluarėn roli i organizmave tė ndryshme ndėrkombėtare ka qenė plotėsisht formal. Ato nuk kanė qenė asgjė tjetėr veēse mbulesa ku ligjin e benin mė tė mėdhenjtė. Pas viteve '90-tė, organizmat ndėrkombėtarė janė shtuar nė sasi, por ato kanė mbetur po ato qė kanė qenė nė cilėsi. Dhe sot ato nė zgjidhjen e konflikteve tė ndryshme ndėrkombėtare nuk kanė gjė tjetėr veēse ēelesat e kashtės. Pafuqia dhe formaliteti i tyre sot pėrballė atmosferės demokratike qė predikohet pėrbėn njė kontradiktė qė ka nevojė pėr shumė kohė tė kapėrcehet. Kalimi i fuqisė nga disa shtete tė fuqishme siē ka qenė deri dje nė duart e organizmave ndėrkombėtare nuk ėshtė vetėm njė problem organizativ. Nė radhė tė parė ai ėshtė koncept i mprehtė politik dhe psikologjik.

          Dukuritė dhe fenomenet e mėsipėrme vėshtirė se mund tė kapėrcehen me mjete demokratike dhe dialog, me konsensus dhe barazi shtetesh dhe kombesh, veēanėrisht kur ėshtė fjala midis shteteve tė mėdha dhe tė vogla, shteteve tė zhvilluara dhe atyre tė pazhvilluara, apo kur ėshtė fjala pėr probleme qė cėnojnė interesat e fuqve tė mėdha apo tė sferave dhe zonave tė tyre tė influencės.

© Copyright