Pasqyra e lendes



Hyrje

Pamja ideologjike e problemit

Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės

Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės

Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.

Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi?

Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare.

Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare

Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore.

Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare?

Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit

A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh?
  

Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare.

 

 

 

          Nacionalizmi nuk ėshtė njė dukuri vetėm evropiane. Nuk ėshtė njė dukuri qė mori hov vetėm pas pėrmbysjes sė socializmit. Nė vendet ish-socialiste, qė, me pėrjashtim tė Shqipėrisė, ndodheshin nėn perandorinė sovjetike, ai ėshtė shfaqur kėrcėnueshėm nė periudhėn e pas viteve '90-tė. Ai sot ėshtė njė fenomen botėror, me uljet dhe ngritjet e tij nė periudha dhe kohė tė ndryshme. Uljet dhe ngritjet e tij janė tė ndryshme nė zona tė ndryshme tė globit. Sot njė prej kėtyre nacionalizmave mė tė pėrhapur nė botė me tendencė rritjeje dhe pėrhapjeje tė mėtejshme ėshtė nacionalizmi arab. Ky nacionalizėm nė literaturėn dhe propagandėn e sotme evropiane dhe botėrore njihet me emra shumė tė pėrhapur, si "integralizėm islamik" apo "fondamentalizėm islamik".

          Nė veshjen e tij tė jashtme, nė parullat e tij, ky nacionalizėm nė pamjen e parė tė krijon pėrshtypjen e njė lėvizjeje thjesht fetare. Nė krijimin e kėsaj pėrshtypjeje kanė ndikuar dy faktorė. Faktori i parė ėshtė vetė flamuri qė kanė zgjedhur lėvizjet islamike, i cili ėshtė identifikuar me muslimanizmin, fenė islame, zakonet dhe doket e saj. Dhe faktori i dytė ėshtė propaganda e fuqishme veēanėrisht nė Evropė, e cila nė njė masė shumė tė madhe ka ndikuar qė kėto levizje tė shikohen si lėvizje konfesionale. Propaganda e zhvilluar ndaj lėvizjeve islamike i ka paraqitur ato si zhvillime regresive, qė kėrkojnė kthimin e vendeve arabe dhjetėra dekada prapa. Njėkohėsisht nė opinionin e gjerė kėto lėvizje paraqiten si mbulesė pėr veprime terroriste.

          Duhet thėnė se nė Evropė propaganda e zhvilluar ia ka arritur nė pėrgjithėsi qėllimit. Qendrimi masiv ndaj kėtyre lėvizjeve pėrgjithėsisht ėshtė negativ. Por kjo nuk i ka penguar lėvizjet islamike tė pėrhapen gati nė tė gjitha vendet arabe, nė formėn e integralizmit musliman apo tė fundamentalizmit. Pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik ato kanė filluar tė marrin hov edhe nė republikat muslimane tė ish-perandorisė sovjetike, qė nuk janė tė vogla as si territor, as si popullsi. Republika islamike e Iranit bėn pėrpjekje tė mėdha ta pėrcjellė evolucionin e kėtyre vendeve sipas teorisė dhe praktikave tė tij. Nė pėrpjekje tė minimizimit tė influencės sė Iranit, bashkėsia evropiane mbėshtet ambicjen e Turqisė pėr tė shtrirė influencėn mbi kėto vende ose pranon qeverisjen e tyre nga klasa politike tė lidhura ngushtė me Rusinė, siē po ndodh nė Kazakistan, Azerbaixhan, Gjeorgji etj.

          Eshtė e rėndėsishme tė sqarojmė se nė momentin aktual tė zhvillimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare ka dalė problemi se ēfarė i shqetėson mė shumė vendet e mėdha evropiane dhe Amerikėn: karakteri regresiv fetar i kėtyre lėvizjeve apo nacionalizmi i tyre, tendenca e kėtyre lėvizjeve pėr t'u shkėputur nga ndikimi i tė tjerėve, tendenca pėr pavarėsi tė plotė, apo tendenca e kthimit tė shoqėrive civile tė kėtyre vendeve nė shoqėri fetare?  A ekziston, pra, vėrtet njė rrezik i kthimit tė shteteve laike nė shtete teokratike? Sqarimi i kėsaj ēėshtjeje do tė na japė mundėsi tė gjykojmė mė drejt mbi karakterin vėrtet pėrparimtar tė qendrimit tė bashkėsisė evropiane, nėse jo dhe tė qėllimeve pragmatiste tė saj.

          Propaganda e zhvilluar deri tani tė jep tė kuptosh se bashkėsinė evropiane mė shumė e shqetėson karakteri regresiv i ekspansionit tė islamizmit dhe prandaj e ushqen opinionin me njė qendrim negativ ndaj tij. Kjo propagandė ka tė vėrteta nė ēfarė thotė, por ajo nuk i shkon deri nė fund problemit, dhe pėr kėtė arsye nuk ėshtė plotėsisht objektive. Njė analiza mė e thellė e problemit, ballafaqimi i politikės sė vendeve tė mėdha evropiane dhe botėrore me realitetin konkret tė marrėdhėnieve me vendet arabe, tė krijon njė pėrfytyrim tjetėr. Propagandėn e bashkėsisė evropiane e tėrheqin kryesisht ato fakte dhe dukuri qė shquajnė nė gjirin e kėtyre lėvizjeve pėr mbulesėn fetare, qė natyrisht nė fundshekullin e 20-tė tingėllon plotėsisht anakronike. Ndėrsa politikėn e bashkėsisė evropiane shumė pak e shqetėson fryma fetare nga burojnė kėto lėvizje. Politika nuk bėhet as me priftėrinj, as me hoxhallarė, por vetėm me interesa dhe pėrfitime. Mė shumė se sa mbulesa fetare, politikėn e bashkėsisė evropiane, tė Amerikės, Rusisė etj., e shqetėson karakteri nacionalist i tyre, fryma e pavarėsisė qė i karakterizon ato. Nafta ėshtė mė e fuqishme se sheriati dhe ligjet e tij.

          Nė mesin e shteteve arabe janė shumė prej tyre qė kanė marrėdhėnie tė ngushta me shtetet evropiane dhe Amerikėn. Shtete tė tilla janė: Egjipti, Kuvaiti, Emiratet Arabe, Arabia Saudite etj. Ēfarė janė kėto vende pėrsa i pėrket shkallės sė emancipimit kulturor dhe shoqėror tė tyre? Qoftė Arabia Saudite, qoftė Sulltanati i Omanit, qoftė Kuvaiti, nuk janė shtete tipike muslimane. Nė kėto vėnde feja islame ėshtė moral, besim, ligj, drejtėsi dhe projekt diplomacie. Ligjet e sheriatit janė tė plotfuqishme. Islamizmi qė zbatohet nga ana e klasės politike nė Arabinė Saudite, pėr shembull, nuk ka asnjė ndryshim me programin fetar tė lėvizjeve tė ndryshme integraliste apo fundamentaliste muslimane. Megjithatė, kjo nuk i pengon kėto vende tė jenė ndėr aleatėt mė tė preferuar tė fuqive tė mėdha. Askush nuk i akuzon ato pėr tendenca islamizmi dhe fundamentalizmi islamik. Protektoratet nuk preken, nė tė kundėrtėn, ato mbrohen qoftė dhe me armė. Pėr mė tepėr kur njė prej tyre, Kuvaiti, u pushtua nga Iraku, fuqitė e mėdha arritėn deri atje sa e detyruan Irakun tė tėrhiqet me anėn e forcės ushtarake.

          Tė njėjtin qendrim ka mbajtur deri dje dhe Bashkimi Sovjetik, qė pretendonte se udhėhiqej nga njė ideologji shumė e pėrparuar. Nė botėn arabe njė nga miqtė e tij mė tė ngushtė ishte perandori i Etiopisė Haile Selasie i parė dhe Etiopia, njė shtet thellėsisht islamik. I tillė ishte dhe Iraku. Megjithėse qeveria irakiane nė vitet '60-tė bėri njė masakėr tė egėr mbi komunistėt vendės, ajo pėrsėri ishte aleate dhe mike e Bashkimit Sovjetik.

          Realiteti i djeshėm dhe i sotėm i qėndrimit tė fuqive te mėdha ndaj vendeve arabe dhe qeverive tė tyre e vė nė pozitė shumė te vėshtirė propagandėn qė zhvillohet mbi karakterin regresiv tė lėvizjeve islamike. Ai zbulon arsyen e vėrtetė te qendrimit alarmant ndaj kėtyre lėvizjeve. Frika e politikės aktuale tė fuqive tė mėdha nuk ėshtė karakteri fetar i kėtyre lėvizjeve, por karakteri nacionalist i tyre. Ligjet fetare tė sheriatit musliman nuk i zbaton mė pak mbreti i Arabisė Saudite se presidenti i Iranit Rafsanxhani; nuk i zbaton mė pak sulltani i Omanit se sa Gedafi i Libisė, nuk i zbaton mė pak sheiku i Kuvaitit se sa Iraku. Meka, ku shkojnė ēdo vit me qindra e mijėra njerėz pėr haxhillėk, nuk ndodhet as nė Iran, as nė Libi, por nė tokėn e aleatit mė tė ngushtė tė vendeve perėndimore, nė Arabinė Saudite.

          Nė zbatimin e fesė tė gjithė tė pėrmendurit mė sipėr janė njėsoj. Megjithatė, disa janė aleatė dhe disa konsiderohen terroristė e fundamentalistė. Arsyeja tashmė ėshtė e njohur. Tė gjitha shtetet arabe qė kanė marrėdhėnie miqėsore me fuqitė e mėdha konsiderohen tė avancuar dhe tė emancipuar. Tė gjithė tė tjerėt, qė nuk e pranojnė varėsinė nga fuqitė e mėdha, por kėrkojnė tė jenė tė pavarur, konsiderohen si fundamentaliste dhe terroriste. Eshtė e qartė nga vjen kjo diferencė. Interesat nuk i prek feja, qoftė ajo muslimane, budiste apo e krishterė. Interesat i prek nacionalizmi, fryma e pavarėsisė.

          Shumica e vendeve arabe kanė nė fuqi qeveri qė nuk janė dakord dhe u vene kufij lėvizjeve integraliste dhe fondamentaliste. Por fryma e re e paspėrmbysjes se socializmit dhe pėrfitimet e saj duket se janė shfrytėzuar dhe po shfrytėzohen mirė nga lėvizjet integraliste. Shumė nga kėto lėvizje po i pėrshtaten moralit tė ri qė po predikohet, frymės demokratike, rregullave tė lojės politike dhe pluralizmit. Ato nė disa vende arabe po marrin pjesė nė zgjedhje, duke bėre njė njė propagandė tė madhe nė popull, pėr tė arritur tė vinė nė pushtet. Disa prej kėtyre lėvizjeve po shfrytėzojnė me menēuri, vėshtirėsitė qė kanė qeveritė e vendeve arabe, pakėnaqėsinė e popullit ndaj tyre dhe pozitėn e varėsisė ndaj fuqive tė mėdha. Aktualisht nė shumė vende arabe levizjet integraliste ekzistojne si njė kombinim i luftės ilegale tė armatosur me pjesemarrjen nė konkurrencen legale per pushtet, ne zgjedhjet qė zhvillohen.

          Tipik ėshtė rasti i Turqisė, qė konsiderohet aleatja mė e ngushtė e fuqive perėndimore. Eshtė i vetmi shtet musliman qė ėshtė anetar i NATO-s. Nė zgjedhjet e parakohshme tė zhvilluara nė Turqi nė dhjetor 1995 forcė e parė politike nė zgjedhje doli partia REFAH e Erbekanit, qė ėshtė parti me thekse tė dukshme fetare dhe nacionaliste. Megjithese nuk e mori dot shumicėn absolute, ajo i vuri nė vėshtirėsi tė mėdha jo vetėm partitė e tjera nė Turqi si partinė e Ēilerit apo tė Mesut Jilmazit, por dhe NATO-n, pasi Turqia ėshtė krahu jugor i saj.

          Levizjet integraliste kanė filluar tė gjallėrohen edhe nė ish-republikat ish-sovjetike tė Azisė Qendrore. Megjithese deri tani ato nuk kanė arritur tė marrin pushtetin, per shkak te epersise se neokomunisteve, duket se nė tė ardhmen do te pėrbėjnė njė rrezik tė madh potencial. Eshtė interesant tė theksohet se asnje prej fuqive perėndimore nuk ėshtė shqetėsuar dhe nuk ka treguar ndonje rezerve per faktin qė nė shumicėn e kėtyre republikave nė fuqi janė pėrsėri ata qė kanė qenė deri dje, ish-komunistėt. Kane heshtur, ndonese realisht nė disa prej tyre ligjet janė larg tė qenit demokratike. Frika prej marrjes sė pushtetit nga lėvizjet islamike i ka detyruar fuqitė e mėdha tė mbyllin sytė para realitetit dhe te marrin si te vertete farsėn e demokracisė qė po vazhdon tė luhet nė kėto vėnde.

          Nė mbeshtetje tė kėtyre lėvizjeve, te cilat nganjehere marrin edhe karakter ekspansiv, ėshtė Irani, i cili, duke pėrfituar dhe nga afersia gjeografike qė ka me republikat jugore qe dolen nga bashkesia e shteteve ish-sovjetike, po i nxit dhe pėrkrah kėto lėvizje. Konkurrenti mė i pėrshtatshėm pėr neutralizimn e Iranit nė kėtė zonė ėshtė Turqia. Por ajo aktualisht ka dy probleme tė brendshme. Njėri ėshtė problemi kurd, i cili nuk e lė Turqinė tė hedhė shikimin pėrtej kufijve tė saj. I dyti ėshtė vetė hovi qė ka marrė lėvizja islamike nė Turqi, duke arritur tė dalė nder forcat e para politike nė vend.

          Duke e ndjerė rrezikun qė paraqesin pėr bashkėsinė evropiane dhe Amerikėn lėvizjet islamiste, bashkėsia nderkombetare nuk po qendron vetėm nė fushėn e propagandės. Propaganda bėhet nė Evropė dhe u shėrben vetėm evropianėve. Nė tė kundėrtėn, ajo ka marrė dhe vazhdon tė marrė masa tė gjithanshme politike, ekonomike dhe ushtarake, qė lėvizja integraliste tė mos vijė nė pushtet nė vendet arabe. Shembulli i Iranit ėshtė shumė shqetėsues. Nė funksion tė kėtij qėllimi ėshtė ofensiva diplomatike dhe politike e Shteteve tė Bashkuara nė Lindjen e Mesme. Kjo ofensivė ėshtė shumė e zgjuar. Ajo nuk synon ndryshimin e karakterit te qeverive tė vendeve arabe. Nuk shtrohet hapur alternativa: shtet islamik apo laik. Bota synon forcimin e miqėsisė dhe aleancės me keto vende, me qellim qe te ruhet status-quo-ja dhe te shmanget rreziku qe integralizmi te shnderrohet nga levizje ne institucion politik, ne faktor nderkombetar. Paqja palestinezo-izraelite, paqja jordanezo-izraelite, pėrpjekjet pėr paqen siriano-izraelite dhe tuniziano-izraelite etj., janė reflektime tė politikės amerikane pėr tė zhvleftėsuar karakterin nacionalist tė levizjeve islamike.

          Grindjet nė gjirin e shteteve arabe u japin hov kėtyre lėvizjeve, u shtojnė influencėn nė popull. Ndėrsa harmonia midis kėtyre shteteve minimizon karakterin nacionalist tė tyre, pa prekur dhe cėnuar anen fetare Nė fund tė fundit ajo hyn nė liritė dhe tė drejtat e njeriut. Kjo ėshtė njė betejė e madhe. Nė njėrėn anė ėshtė nacionalizmi arab i veshur me petkun fetar, nga ana tjetėr ėshtė kozmopolitizmi euro-amerikan i veshur me petkun laik.

 

 

 

          * * *

 

 

          Keto zhvillime jane dukuri reale tė botės sė sotme. Emrat moderne qė perdoren sot ne vend te termave te vjeter nuk e zgjidhin problemin. Ato vetėm mund ta mbulojnė pėrkohėsisht atė. Ndersa kontradiktat jane reale, ka nje ndryshim te madh me atė qė predikohet. Kėto dukuri e deshmojne se sa i pranishėm eshte totalitarizmi. Shpesh nevoja e perballimit te tyre dhe e vete totalitarizmit shpjegohet si njė domosdoshmėri pėr tė ruajtur kontrollin, rregullin dhe harmoninė e botės. Aktualisht kjo nuk thuhet hapur nga askush. Vendet e fuqishme dhe tė zhvilluara kapitaliste nuk kanė interes ta bėjnė njė gjė tė tillė. Nė kėto pozita kanė rėnė dhe mendimtarėt, analistėt dhe politologėt e kėyre vendeve. Ata akoma jetojnė me shijen e fitimtarit. Dhe ėshtė pikėrisht kjo pozitė qė nuk i lejon ata tė arrijnė nė konkluzione tė drejta. Deri tani kishin pohuar se totalitarizmi ėshtė produkt i sistemit socialist. Mirepo, me pėrmbysjen e kėtij sistemi, totalitarizmi vazhdon tė ekzistojė akoma veēanėrisht nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Pranimi i kėtij realiteti konkret do tė thotė plotėsim dhe saktėsim i tezave tė mėparshme mbi burimet e totalitarizmit dhe gjetjen e rrugėve pėr eleminimin e tij. Kjo ka krijuar njė vėshtirėsi tė madhe pėr mendimtarėt e vendeve perėndimore. Tani problemi ėshtė brenda vetes. Deri dje, sa kohe qe gjendej jashtė vetes, ishte mė kollaj pėr tė analizuar dhe sugjeruar. Mendimtari e ka mė tė vėshtirė tė bėjė sugjerime dhe propozime apo analiza tė sakta per zhvillime qe i perjeton edhe subjektivisht. Prandaj, nė mjaft raste, bėjnė sikur nuk i shikojnė ato, ose, dhe kur i shikojnė, i shpjegojnė ne frymen e analizes sė te kaluarės apo i cilesojne si dukuri sporadike. Por harrohet se nė kėto raste vendin e analizės shkencore e zė propaganda, ndėrsa vendin e shkencėtarit dhe analistit e zė propagandisti.  

          Ky problem vazhdon akoma tė jetė larg vemendjes, gati-gati nje tabu, e mbuluar me euforine e triumfit te demokracisė, edhe nė shumicėn e vendeve ish-socialiste. Fryma kozmopolite, qė ėshtė mbjellė nė kėto vende, ekzistenca e shumė partive politike tė pakonsoliduara dhe prapambetja ekonomike nė raport me Perėndimin, jane kompensuar me ekzagjerimin e lirive dhe tė drejtave tė individit si banor dhe jo qytetar. Megjithatė, kjo situatė nuk mund ta fshehė mprehtėsinė e problemit qė shtrohet. Pėrmbysja e socializmit i dha njė goditje totalitarizmit, por nuk e zhduku atė. Prandaj, nga sa u parashtrua mė sipėr, kemi tė drejtė tė konkludojmė:

          Totalitarizmi, autokratizmi dhe autoritarizmi pėrbėjnė njė tipar tė rėndėsishėm tė marrėdhėnieve tė sotme ndėrkombėtare. Demokracia nė marrėdhėniet ndėrkombėtare midis shteteve ėshtė e varur nga interesat strategjike tė fuqive tė mėdha. Kur kėto interesa cėnohen, vendin e saj e zė totalitarizmi dhe autoritarizmi.

          Dhe tani na duhet tė sqarojmė njė problem tjetėr. A ėshtė i domosdoshėm totalitarizmi nė marrėdhėniet ndėrkombėtare? Rendi i ri botėror, pėr tė cilin po flitet shumė, si do tė arrihet, me marrėdhėnie demokratike? Apo, pėr ta krijuar atė, dhe deri sa tė krijohet, ka nevojė qė totalitarizmi tė ekzistojė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare? Pėr tė sqaruar kėtė pyetje do tė marrim tė analizojmė njė nga dukuritė mė tė spikatura tė totalitarizmit, tė zbuluar me tė drejtė nga analistėt perėndimorė nė veprimtarinė e ish-shteteve socialiste. Kjo ėshtė teoria e NJESHIT.

© Copyright