I pari web site i kushtuar njė klubi shqiptar futbolli: Historia e e lavdishme e bardhebluve, emrat e mėdhenj, S.K. Tirana sot.
 

Sezoni 2003-2004

 


-Kampionati i 65-tė: Java e kaluar, rezultatet, renditja, komente.
-Kalendari dhe gjyqtarėt e kėsaj jave.
-Tabela pėrmbledhėse e Kampionatit tė 65-tė.
-Kupa e Shqipėrisė

 
 

 Kush ėshtė Tirana

 


-Emri zyrtar, data e formimit, stema, ngjyrat, uniformat, stadiumi, titujt.
-Lojtarėt mė tė famshėm tė Tiranės nė vite.
-Trajnerėt mė tė famshėm qė kanė drejtuar Tiranėn.
 

 
 

 SK Tirana sot

 


-Skuadra, trajneri, drejtuesit e Klubit, Presidenti aktual. Mėsoni mė shumė.
 

 
 

 Historik

 


-Kur dhe si lindi SK Tirana, cilėt ishin njerėzit qė e themeluan, me ē'emėr, si dhe sa herė e ndryshoi atė.
-Si u trajtua SK Tirana nga regjimi komunist dhe si mbijetoi
 

 
 

 Statistika

 


-Kampionatet Kombėtarė e Kupa e Shqiperisė.
-Kupat e Europės e Kupa Balllkanike.
-Lojtarėt e Tiranės nė Pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė.
 

 
 

 Album Fotografik

 


-Kampionėt e parė, Tirona e famshme e viteve '60-'70, Tirona sot e shumė tė tjera
 

 
 

 Libri i Miqve

 


-Nėnshkruaj edhe ti
-Lexo shėnimet e tė tjerėve
 

 
 

 Falėnderime ...

 


... atyre qė kanė ndihmuar pėr tė krijuar kėto faqe.
 

 

Sporti Shqiptar, 21 dhjetor

"Dėbora" bardheblu mbulon Dinamon

Kampionėt shkėrmoqin 5-1 blutė nė njė ndeshje me shumė episode

Aurel CELIBASHI

Tirana - Dinamo 5-1

Tirana: Egbo 6.5, Dede 7, Dabulla 7.5, Hajdari 7, Lici 7.5, Patushi (Tafaj 57') 7, E.Bulku 7.5, Sina 7.5, Muka (Prenga 75') 7.5, Fortuzi 7.5, Halili (F.Xhafa 65') 7.5. Trajner: M.Josa.
Dinamo: Lika 6, Pisha 6, Gallo 6, E.Xhafa 6, Ahmataj 6.5, Bakalli 6.5, Qosa (Ishka 46')(Xhihani 53') 6, Dhėmbi 6.5, Ziambo 6.5, Tiko 6, Qorri (Poēi 30') 6. Trajner: S.Demollari.

Shėnues: Fortuzi 12' (11-m), Muka 25' (11-m), Dabulla 27', F. Xhafa 68', 72'/Bakalli 60'.
Gjyqtarė: B.Pashaj, L.Ēuko, G.Maloku (Tiranė).
Kartonė tė verdhė: Dhėmbi, Tiko, E.Xhafa, Ziambo, Sina, Dede.
Karton i kuq: Pisha

Minutat e lojės

1'- Sinjalin e parė nė drejtim tė portės e jep Qose me njė gjuajte nga jashtė zone, e cila gjen Egbon nė gatishmėri.
3'- E.Bulku ekzekuton njė goditje dėnimi nga jashtė zone, por topi pėrfundon jashtė.
7'- Muka kroson nga goditje kėndi, por largon topin me kokė Tiko, kroson sėrish Patushi dhe sfera pėrfundon jashtė.
12'- Muka shpėrthen nė kundėrsulm, pason pėr Sinėn nė tė djathtė, i cili kroson pėr nė zonė, por Pisha prek topin me dorė. Pėr vijėrojtėsin ishte penallti ndėrkohė pėr gjyqtarin kryesor goditje dėnimi. Pas konsultimit tė dy gjyqtarėt bien dakord pėr 11-metėrsh nė favor tė Tiranės. Gjuan Fortuzi dhe gol. 1-0 pėr kampionėt.
15'- Qosa kroson nga goditje kėndi dhe Ahmataj pėr pak nuk barazon kur godet fort dhe topi pėrfundon ngjitur me shtyllėn.
20'- Muka shmang bukur Bakallin dhe Gallon, pason pėr Halilin, i cili shpėrdoron njė rast tė pastėr pėr gol kur gjuan keq me kokė.
25'- Muka pason pėr Fortuzin brenda zonės, i cili gjuan dhe topi pėrplaset sėrish nė dorėn e Pishės. Gjyqtari Pashaj nuk heziton tė japė penalltinė e dytė, ndėrkohė qė largon me kartonė tė kuq Pishėn e irrituar. Kėtė herė penalltinė e ekzekuton mė i miri nė fushė, Devi Muka dhe gol. Nė pak minuta bardheblutė kryesojnė 2-0.
27'- Goditje dėnimi nė afėrsi tė zonės. Pas njė skeme me tre pasime Dabulla i ndodhur brenda zonės nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė golin e tretė dhe tė shpėrfytyrimit tė dinamovitėve.
33'- Ahmataj kroson nga e majta pėr nė zonė, por Dede largon topin nė ēastin final.
41'- Shpėrthim tjetėr i Mukės nga mbrojtja nė sulm, nxjerr tė lirė Halilin brenda zonės, ku dibrani me njė top parabėl ēon topin drejt rrjetės, ndėrkohė qė Poēi e largon atė dhe pėr tė gjithė u dha pamja e njė goli mė se tė rregullt, ndėrkohė pėr gjyqtarin nuk ishte. Topi mbetet nė zonė, Lici gjuan me kokė, sfera pėrplaset nė tranversė, nė rrėmujė e sipėr gjuan Fortuzi dhe largon mbrojtja dinamovite e ēoroditur.
45'- Fortuzi pengohet me faull jashtė zone dhe goditje dėnimi. Gjuan vet protagonisti dhe topi pėrplaset nė murin mbrojtės.
47'- Halili kroson nga e djathta, ndėrsa Xhafa largon topin nė momentin final. Halili rimerr sėrish topin, depėrton vet nė zonė, pengohet dhe gjyqtari nuk jep njė penallti tė pastėr, ndoshta i ndikuar nga dy tė parat qė kishte dhėnė.
55'- Lici shpėrthen nga e majta, nxjerr Sinėn tė lirė nė zonė, i cili gjuan fuqishėm jashtė.
60'- Bakalli nga jashtė zone gjuan fort dhe topi pėrfundon nė trekėndėshin e Egbos. Dinamovitėt shkurtojnė diferencėn nė 3-1 dhe kanė shpresa pėr mė shumė.
62'- Sina kroson nga e djathta pėr Halilin nė zonė. Sulmuesi gjuan me kokė dhe Lika bėn mrekullinė duke e pritur topin nė dy kohė.
65'- Lici pason pėr Tafajn nė tė majtė, i cili menjėherė kroson pėr Fortuzin brenda zonės. "Zogu" gjuan keq dhe humbet rastin mė tė pastėr pėr tė shėnuar golin e katėrt dhe tė dytin personal.
67'- Kundėrsulm i kampionėve me protagonist Mukėn, del i lirė nė afėrsi tė zonės, gjuan nė formė parabėl, por fati nuk ėshtė me tė, sepse topi pėrfundon ngjitur me shtyllėn.
68'- Sėrish sulm i Tiranės me Mukėn, pason pėr Fortuzin, i cili pas disa tentativa nxjerr tė lirė Fjodor Xhafėn tė porsafutur nė lojė dhe vlonjati nuk fal, duke shėnuar golin e katėrt.
72'- Sėrish Fjodor Xhafa tregon klasin e tij kur me njė top parabėl gjen tė papėrgatitur portierin Lika dhe gol. Bardheblutė thellojnė golavarazhin nė 5-1.
80'- Tafaj gjuan keq nga jashtė zone, pas krosimit tė Bulkut nga e djathta dhe topi pėrfundon jashtė.
85'- Tiko nuk pėrfiton pėr tė shėnuar gol pas njė rrėmuje nė zonė dhe pret i sigurt Egbo.
88'- Kundėrsulm i Tiranės me Fortuzin qė konkretizohet me njė goditje tė bukur tė Sinės, e cila kalon gjithė pasqyrėn e portės.
90'- Lici pason pėr Tafajn jashtė zone, 32-vjeēari gjuan dhe Lika grushton bukur topin.
92'- Prenga kroson saktė nga goditja e dėnimit, por sulmuesit bardhelbu nuk pėrfitojnė pėr ta shtyrė topin drejt rrjetės dhe Lika sėrish largon topin me grushte.

Komenti

Tirana dėrrmon Dinamon 5-1 dhe Josa fiton derbin e dytė nė pak kohė nė krye tė skuadrės. Kampionėt nė fuqi marrin fitoren e 7-tė nė kėtė kampionat dhe udhėheqin tė sigurt klasifikimin, me ndryshimin qė kėtė javė ėshtė afruar Partizani tri pikė pas fitores nė Kavajė. Ashtu siē pritej ka ndodhur dhe tė dyja tifozeritė kanė mbushur shkallėt e stadiumit kombėtar "Qemal Stafa". Tė dy trajnerėt nė kėtė deri tė radhės kishin hedhur nė fushė formacionet e tyre mė tė mira, ku Josa i kishte bashkangjitur Fortuzit dhe Mukės nė sulm Halilin. Gjithashtu, nė kėtė takim riktheheshin nė ekip dy tė skualifikuarit Dabulla dhe Sina, tė cilėt janė pedana kryesore nė sukseset e bardhebluve. Pėr sa u takon dinamovitėve, tekniku Demollari me skemėn e tij klasike 3-4-1-2 pretendonte qė ta zinte nė befasi Tiranėn. Nuk ka ndodhur kėshtu dhe janė kampionėt nė fuqi qė marrin njėri pas tjerit iniciativėn pėr gol. Momente delikate qė vendosėn fatin e takimit kanė qenė dy penalltitė qė janė dhėnė nė favor tė Tiranės pas prekjeve me dorė tė topit nga mbrojtėsi Pisha, i cili mė pas ka dalė me karton tė kuq. Kaq u ka mjaftuar djemve tė Josės pėr tė kontrolluar situatėn dhe pėr ta mbylkur pjesėn e parė 3-0, ku Dabulla konkretizon me gol njė skemė tė bukur nga goditje dėnimi. Pjesa e dytė ka nisur sėrish e vrullshme, ku dinamovitėt hidhen nė sulm sepse nuk kishin ēfarė tė humbisnin dhe gjejnė golin e ngushėllimit me anė tė Bakallit. Ndėrsa i sapofuturi nė fushė, ish-dinamoviti Fjodor Xhafa ka bėrė plur e hi shpresat e bluve pėr njė rezultat pozitiv falė dy golave tė mrekullueshėm. Duhet pėrmendur se ndeshja u pėrshkua nga shumė episode tė dyshimta dhe gjyqtarit Bardhyl Pashaj pothuajse i doli nga kontrolli takimi nė pjesėn mė tė madhe tė lojės. Lojtari mė i mirė nė fushė si gjithmonė ishte vlonjati Devi Muka. Mesfushori i kombėtares gėzon njė formė tė jashtėzakonshme fizike, duke qenė "mushkėria" pėr Tiranėn nė tė gjitha veprimet sulmuese. Kur ka mbetur edhe njė ndeshje nga mbyllja e fazės sė parė, bardheblutė e shohin veten mė tė sigurt drejt luftės pėr titullin kampion pas dy fitorve radhazi nė derbi me tė kuqtė dhe blutė.

Deklaruan pas ndeshjes...

Mirel Josa, trajneri i Tiranės:"Si nė ndeshjen me Partizanin, ashtu dhe sot (dje) me Dinamon kemi zhvilluar njė nga lojėrat tona mė tė bukura qė kur unė jam nė krye tė skuadrės. Hymė nė fushė me egon pėr ta fituar kėtė derbi dhe ia arritėm qėllimit. Nė kėtė ballafaqim preferova tė luaja me dy sulmues tė deklaruar, kjo edhe si rrjedhojė e presionit tė shtypit. Penalltitė e fituara dhe dalja me karton tė kuq e Pishės na i lehtėsuan detyrat tona. Gjithsesi, mund tė them se fitorja ishte e merituar dhe nuk me intereson shumė nėse dalim kampion dimri, sepse rėndėsi ka qė tė kurorėzohesh nė fund. Qė nga ky moment Dinamo ėshtė kapitull i mbyllur dhe duhet tė mendojmė pėr Elbasanin tė mėrkurėn."
Sulejman Demollari, trajner i Dinamos:"Nuk mė takon tė flas pėr gjykimin, por mė vjen mė shumė keq pėr publikun, qė doli i zhgėnjyer nga stadiumi. Penalltitė patėn pjesėn e vet nė kėtė rezultat, duke qenė se pėrballė kishim dhe njė kundėrshtar shumė tė fortė siē ėshtė Tirana."

Tė veēanta

- Tė dyja tifozeritė si rrallė ndonjėherė ishin mbledhur sė bashku nė tribunėn kryesore dhe festuan me fishekzjarrė pėrpara fillimit tė ndeshjes.
- Devi Muka ka lėnė fushėn i dėmtuar nė rrėzė tė kofshėve dhe me shumė mundėsi do tė qėndrojė pushim pėr ndeshjen e sė mėrkurės ndaj Elbasanit. Dita e nesėrme, kur do tė konsultohet me mjekun Gjika, do tė vendosė mė shumė nė lidhje me shkallėn e dėmtimit.
- Nė tribunėn VIP ishin tė dy presidentėt respektivė El Sajed dhe Delijorgji. I pari menjėherė pas pėrfundimit tė ndeshjes ėshtė larguar i gėzuar drejt aeroportit e ka udhėtuar pėr nė vendlindje.
- Gjatė ndeshjes dy parashutistė kanė parakaluar tė gjithė pasqyrėn pėrpara stadiumit dhe mė pas janė ulur nė kodrat e liqenit artificial.
- Nė mbėshtetje tė Tiranės ishin dhe dy deputetė Bamir Topi dhe Dashamir Shehi.
- Pėrveē shumė reklamave anės fushės, binte nė sy ajo e KESH-it, ku dhe drejtori i saj Andis Harasani ishte i pranishėm nė tribunėn VIP.
- Tifozėt e Dinamos pas golit tė pestė janė larguar tė mėrzitur nga stadiumi, ndėrkohė qė ata tė Tiranės kanė gėzuar gjatė nė shkallėt e "Qemal Stafės".


 

Korrieri, 21 dhjetor

Kampionati: Tirana derrmon Dinamon

Kampionet forcuan pozitat ne kryesim, duke fituar 5-1 derbin me blute, ne "Qemal Stafa" per javen e 17-te, fale edhe dy penalltive dhe kartonit te kuq ndaj kapitenit dinamovit, Pisha. Partizani, rikap vendin e dyte, pas 3-2 me Besen ne Kavaje. Teuta, jo me shume se 0-0 ne Vlore, afrohet Vllaznia: 3-1 ne Peqin, ku shkelqen Salihi

Bledar KUKA

TIRANE - Tirana kampione, forcoi me tej pozitat e saj ne kryesim te Grupit A1 te kampionatit kombetar te futbollit, pas javes se 17-te, me nje fitore te madhe 5-1 ndaj Dinamos ne Stadiumin Kombetar "Qemal Stafa". Ne kete fitore ndikuan dy penalltite e dhena ne favor te tiranasve, nga ana e gjyqtarit Pashaj dhe nxjerrja me karton te kuq (2 te verdha) e kapitenit dinamovit, Arian Pisha. Ne takimet e tjera, Partizani arriti nje fitore shume te rendesishme ne Kavaje, ndaj Beses, me rezultatin 3-2, Vllaznia kaperceu "ferrin" e Peqinit, ndaj Shkumbinit 3-1, Lushnja mundi Elbasanin ne Kucove, 2-0, ndersa Flamurtari i Ferkos, nuk shkoi dot me shume se 0-0 ndaj Teutes ne Vlore.

Ne "Qemal Stafa" nuk munguan golat, por as polemikat, ne derbin e 110-te mes Tiranes dhe Dinamos. Bardheblute, me perjashtim te minutave te para, ishin me te qarte taktikisht dhe me te vendosur ne dyluftimet per topin e pare, duke rrezikuar disa here porten e Likes. Ne minuten e 18-te, pas nje aksioni te rrjedhshem te Tiranes, Sina harkon ne zone nga e djathta, Pisha nderpret topin me dore dhe gjyqtari Pashaj jep penallti, per Tiranen dhe karton te verdhe per kapitenin dinamovit. Nga pika e bardhe gjuajti Fortuzi dhe shenoi. 1-0 per ekipin kryesues. Rreth 12 minuta me pas, per Fortuzin u dha nje top ne zone dhe sulmuesi bardheblu pasi i shpetoi pozicionit jashte loje (e mbajti ne loje Gallo), doli perballe Likes. Portieri dinamovit e nderpreu topin, por nuk e zoteroi dot, Fortuzi gjuajti drejt portes dhe Pisha serish e preku topin me dore. Serish Pashaj dha penallti dhe kartonin e dyte te verdhe per dinamovitin qe doli me karton te kuq. Por, ne te dy rastet e penalltive, kryesori Pashaj dhe anesori i tij nuk u moren vesh, duke dhene vendime te kunderta, gje qe shkaktoi jo pak tension e polemika. Edhe kartoni i dyte i verdhe per Pishen u dha shume vone. Penalltine per Tiranen e gjuajti Mukaj qe serish shenoi, 2-0. Vetem 3 minuta me pas, Dabulla shenoi golin e trete fare prane portes, pas nje kombinimi shume te bukur te Tiranes (Mukaj-Sina-Dabulla) nga nje goditje denimi. Edhe ketu pati polemika, sepse Mukaj kishte shkaktuar faull ndaj Ziambos (padhene nga Pashaj), para se te jepej goditja e lire per Tiranen. Ne pjesen e dyte, Dinamo arriti te shenonte nje gol te bukur me ane te Bakallit, por Tirana duke perfituar nga epersia numerike dhe hapja e Dinamos ne prapavije, goditi dy here me ane te Fjodor Xhafes, te futur me ne fund ne loje nga trajneri Josa.

Ne Kavaje, Besa kaloi ne epersi qe ne 10' me kapitenin Ypi (350 ndeshje me ekipin kavajas), me nje gjuajtje prirtaz. Braziliani Rocha barazoi nje minute me pas, me ane te nje gjuajtje nga 25 metra larg dhe Abilio i kaloi miqte ne epersi ne 23'. Serish Ypi barazoi me ane te nje goditje me koke, pas ekzekutimit nga e djathta e nje gjuajtjeje te lire. Por ne pjesen e dyte, Partizani qe ishte me kerkues, shenoi edhe golin e fitores me ane te Muzakes nga 16 metra larg, qe mori nje top te paster prej Dorian Bylykbashit.

Ne Peqin, ne nje atmosfere te acaruar, Vllaznia fitoi nje 3-pikesh shume te vlefshem. Kapiteni Sinani ktheu fillimisht ne gol penalltine e fituar nga Salihi. Kjo ne 30'. Me nisjen e pjeses se dyte, Xhahysa perfitoi nga gabimet e mbrojtesve vendas duke shenuar golin e dyte, por peqinasit shume shpejt shenuan me ane te Roland Dervishit. Nje harkim nga e djathta gjeti koken e sulmuesit, qe nuk gaboi. Shkumbini beri shume presion, pa arritur te shenonte dhe ne minutat e fundit, nje kundersulm i dyshes Sinani-Salihi gjeti te papergatitur mbrojtjen vendase. Salihi shenoi fare lehte per 3-1 perfundimtar.

Ne Vlore, Flamurtari nuk shkoi dot me shume se 0-0 ndaj Teutes, ndonese trajneri i ri Ferko u perpoq te ndryshonte dicka. Durrsaket ishin me te rrezikshem, duke goditur edhe shtyllen dhe portieri Dine shpetoi disa here porten e tij nga goli i miqve.

Josa: Tirana, nje nga ndeshjet me te mira
"Kjo ndaj Dinamos, se bashku me ndeshjen ndaj Partizanit, eshte takimi me i mire qe Tirana ka zhvilluar nen drejtimin tim. Jam i kenaqur sidomos nga mesi i fushes, qe i zbatoi te gjitha detyrat dhe luajti shume sakte dhe fort. Kuptohet, dy penalltite dhe dalja e kapitenit te Dinamos, Pisha, me kartonin e kuq, na e lehtesuan detyren, por une them se penalltite jane pjese e lojes. Provuam te luanim me 3 sulmues, skeme qe e dobeson pak mesin e fushes, por lojtaret qe ishin ne kete repart mbuluan gjithcka mire. Persa i perket synimit per te dale kampione te dimrit, me shume rendesi ka te dalim kampion ne fund te kampionatit".

Demollari: Penalltite na prishen krej lojen
"Kur jepen dy penallti kunder, qe ne minutat e para te lojes, eshte shume e veshtire te reagosh. Kjo ndodh edhe kur luan me nje skuader te dobet, jo me ndaj Tiranes. Une nuk dua te flas per gjyqtarin sepse ka njerez qe merren me kete pune. Le te shikojne ndeshjen dhe te dalin ne perfundimet e tyre. Me pas, dalja e Pishes me karton te kuq na la ne inferioritet numerim dhe gjithcka u be thuajse e pamundur. E kishim menduar krejt ndryshe rrjedhen e kesaj ndeshjeje".


 

Shekulli, 21 dhjetor

Derbi: Tirana shkatėrron Dinamon

Bardheblutė (39 pikė) e ēojnė nė 3 distancėn e pikėve nga ndjekėsi mė i afėrt, Partizani (36 pikė)

Altin MANALLARI

Tirana e mban larg Dinamon pas asaj fitoreje shkatėrruese 5-1 dje nė stadiumin "Qemal Stafa". Kjo ka qenė dhe fitorja nė derbin e dytė pėr Tiranėn nė dy javėt e fundit. Kjo fitore shton edhe bilancin pozitiv tė trajnerit tė bardhebluve Mirel Josa, nė dy pėrballjet me rivalėt kryeqytetas, Partizanin dhe Dinamo. Gjithashtu bardheblutė kanė pėrmirėsuar dhe rekordin e tyre mė kėtė fitore: 7 fitore radhazi nė 7 ndeshjet e fundit. Por, kjo ndeshje nuk ka pasur vetėm vlerat e njė derbi, por gjithashtu ajo ka qenė dhe ndeshja mė e rėndėsishme e kėsaj jave tė kampionatit shqiptar tė futbollit, pasi ishin vėnė ballė pėr ballė dy skuadrat qė kryesonin kampionatin. Pas kėtyre 90 minutave emocionuese, Tirana udhėheq e vetme kampionatin shqiptar pas javės sė 17-tė nė kuotėn e 39 pikėve. Mė kėtė humbje Dinamo ka zbritur nė vendin e tretė nė kuotėn e 34 pikėve, ndėrkohė qė tashmė ėshtė afruar Partizani (36 pikė) pas fitores 3-2 nė Kavajė ndaj Besės. Distanca mes tė kuqve dhe bardhebluve kryesues ėshtė tri pikė. Tė dy trajnerėt nė kėtė derb tė radhės kishin hedhur nė fushė formacionet e tyre mė tė mira, ku Josa i kishte bashkangjitur Fortuzit dhe Mukės nė sulm Halilin. Pėrsa u takon dinamovitėve, tekniku Demollari me skemėn e tij klasike 3-4-1-2 pretendonte qė ta zinte nė befasi Tiranėn. Nuk ka ndodhur kėshtu dhe janė kampionėt nė fuqi qė marrin njėri pas tjetrit iniciativėn pėr gol. Momente delikate qė vendosėn fatin e takimit kanė qenė dy penalltitė qė janė dhėnė nė favor tė Tiranės pas prekjeve me dorė tė topit nga mbrojtėsi Pisha, i cili mė pas ka dalė me karton tė kuq. Kaq u ka mjaftuar djemve tė Josės pėr tė kontrolluar situatėn dhe pėr ta mbyllur pjesėn e parė 3-0, ku Dabulla konkretizon me gol njė skemė tė mrekullueshme nga goditje standarde. Pjesa e dytė ka nisur sėrish e vrullshme, ku dinamovitėt hidhen nė sulm sepse nuk kishin ēfarė tė humbisnin dhe gjejnė golin e ngushėllimit me anė tė Bakallit. Ndėrsa i sapofuturi nė fushė, ish-dinamoviti Fjodor Xhafa ka shuar shpresat e bluve pėr njė rezultat pozitiv falė dy golave tė mrekullueshėm. Duhet pėrmendur se ndeshja u pėrshkua nga shumė episode tė dyshimta dhe gjyqtarit Bardhyl Pashaj pothuajse i doli nga kontrolli takimi nė pjesėn mė tė madhe tė lojės. Kur ka mbetur edhe njė ndeshje nga mbyllja e fazės sė dytė, bardheblutė e shohin veten mė tė sigurt drejt luftės pėr titullin kampion pas dy fitoreve radhazi nė derbi me tė kuqtė dhe blutė. Fitore tė rėndėsishme kanė arritur dje dhe Partizani e Vllaznia, tė dy skuadrat e vetme, tė cilat kanė mundur tė fitojnė nė transfertė. Tė kuqtė kanė fituar 3-2 nė shtėpinė e Besės, ndėrsa kuqeblutė kanė mundur 1-3 Shkumbinin nė Peqin. Lushnja ėshtė rikthyer te fitorja kėtė javė, pasi ka mundur nė shtėpi Elbasanin. Ndėrsa Teuta ėshtė ndalur vetėm te njė barazim pa gola nė Vlorė.


 

Sporti Shqiptar, 20 dhjetor

El Sajed: "Luftė" Dinamos dhe Partizanit!

Presidenti takon futbollistėt njė ditė para derbit dhe shpall haptas synimet ndaj dy kryeqytetasve

Aurel CELIBASHI

Ka qenė ora 13:30, kur presidenti i Tiranės, Metuali El Sajed, ka zbritur nga benzi i tij i zi pėrpara stadiumit "Selman Stėrmasi", ku lojtarėt bardheblu kishin gjysmė ore qė kishin pėrfunduar stėrvitjen e tyre tė fundit para derbit. Arsyeja e ardhjes sė egjiptianit kishte tė bėnte me njė analizė tė detajuar, tė cilin njėshi i klubit kampion nė fuqi e kishte merak ta realizonte njė ditė para derbit me Dinamon. Faktikisht ashtu ka ndodhur dhe tė gjithė futbollistėt, sė bashku me trajnerėt Josa-Zengla-Tafaj, janė grumbulluar nė zyrėn e sekretarit Shkėlqim Muēa.

Analiza fillon me anėt pozitive dhe negative
Sapo ėshtė ulur nė karrige dhe kur tė gjithė e kishin rrethuar, presidenti El Sajed nuk e harron zakonin e tij, kur i ėshtė falur zotit dhe i ka bekuar tė tijtė. Mė pas, egjiptiani ka nisur tė analizojė atė se ēfarė Tirana e tij e zemrės ka dhėnė nė kėtė gjysmė sezoni. Sipas egjiptianit, skuadra ka pasur oshilacione, kur fillimisht e nisi mirė kampionatin me fitore tenistike gjatė kohės qė skuadrėn e drejtonte Sulejman Mema dhe mė pas arriti deri nė atė gjendje, sa nė katėr javėt e fundit tė fazės sė parė tė vuante, duke lėshuar kryesimin dhe duke "humbur" Memėn. Ardhja nė krye e Mirel Josės mė pas, pėr presidentin solli dhe ndryshimin e mentalitetit tė lojtarėve dhe rimarrjen e kreut tė klasifikimit.

"Sulejman Mema mbetet i respektuar"
Pėr presidentin bardheblu, ish-trajneri i Tiranės, Sulejman Mema, mbetet njė figurė e respektueshme, pavarėsisht se ky i fundit tanimė drejton rivalin e pėrjetshėm tė Tiranės, Partizanin. "Siē jemi tė gjithė nė dijeni, Mema e dha vetė dorėheqjen nga skuadra dhe nuk ishim ne qė e pėrzumė. Asokohe unė ndodhesha nė Egjipt dhe mė njoftuan vetėm me telefon. Kėshtu qė kur mbėrrita nė kryeqytet, fola me tė dhe mė pas u detyrova ta pranoja kėrkesėn e tij. Megjithatė, pėr klubin "Tirana", Sulejman Mema mbetet njė njeri i respektuar pėr kontributin qė ka dhėnė pėr fanellėn bardheblu si lojtar, por edhe si trajner. Sa pėr vajtjen e tij te Partizani, nėse e mbajmė veten si profesionistė, kurrsesi nuk duhet ta paragjykojmė."

"E dua Shqipėrinė mė shumė se shqiptarėt"
Duke folur pėr skuadrėn e Tiranės, egjiptiani ka theksuar qė askush nuk ka tė drejtė tė nėpėrkėmbė emrin e kėtij klubit tė madh. Ai shprehet se do tė "godasė" ashtu siē mund ta meritojė ai qė "fut hundėt" nė punėt e skuadrės, duke qenė se ka njė dashuri ta pashtershme, jo vetėm pėr Tiranėn si skuadėr, por edhe pėr Shqipėrinė. "Nuk do tė lejoj askėnd qė tė ndėrhyjė nė punėn dhe planet e skuadrės sė Tiranės. Unė, edhe pse nuk jam shqiptar, e dua Shqipėrinė mė shumė se shqiptarėt dhe do tė bėj ēmos qė kėtė klub ta drejtoj nė majat e futbollit shqiptar dhe atė evropian. Pėr kėtė ekip, nė kėto katėr vjet kam sakrifikuar mė shumė se ēdo njeri tjetėr, pėr tė vetmen arsye sepse e dua kėtė klub."

"Kush flet keq pėr Tiranėn, ka punė me babėn"
I informuar nga njerėzit e tij mė tė afėrt, se nga drejtuesit e klubit "Partizani" ditėt e fundit ka pasur deklarata ngacmuese nė media nė drejtim tė lojtarėve tė Tiranės (ishte presidenti Xhani, i cili te TV ALSAT pati deklaruar se do tė blej tė gjithė lojtarėt dhe stafin bardheblu, me pėrjashtim tė presidentit qė e ka koleg), Metuali El Sajed egėrsisht i ėshtė pėrgjigjur: "Me sa mė kanė informuar kohėt e fundit, drejtuesit e Partizanit kanė bėrė deklarata pėr shtyp se gjoja do tė blejnė ēdo lojtar tė Tiranės. Me kėtė rast, dua t'u kundėrpėrgjigjem, se secili duhet tė mbajė rolin qė i takon dhe tė mos krijoj panik nė skuadrėn time, se ndryshe do tė ketė punė me babėn. Asnjė prej futbollistėve tė Tiranės nuk shitet dhe nuk blihet, sepse janė tė gjithė janė burra tė vėrtetė dhe kanė gjak Tirane, duke e dashur fanellėn qė mbajnė mbi shpatulla. Nuk do tė lejoj asnjeri tė largohet nga ekipi, pėr sa kohė tė jem president. Pėr kėtė tė jeni tė sigurt."

"Ne jemi profesionistė dhe jo lypėsa"
Sipas El Sajedit, tė gjithė lojtarėt e Tiranės janė njerėzit mė tė sinqertė dhe tė ndershėm dhe kėtė duhet ta tregojnė nė kėtė sezon. "Tė gjithė nė skuadėr jemi njė familje dhe dua t'ju falėnderoj tė gjithėve pėr kontributin qė jepni, sepse jeni heronj. Qėllimi ynė i vetėm ėshtė ta ngremė sa mė lart klubin dhe t'u tregojmė tė tjerėve se kush jemi. Ndėrkohė, pėr sa u takon fjalėve tė njerėzve me qėllime dashakeqe, unė do tė mjaftohesha me shprehjen e vjetėr, "qentė le tė lehin, karvani tė ecė pėrpara". Ne jemi profesionistė dhe jo lypės, qė do tė thotė se do tė punojmė akoma mė mirė nga ē'kemi bėrė deri tani, pa i marrė pėr bazė diskutimet boshe tė atyre qė kemi pas."

Egjiptiani kėshillon...
Sikur tė mos mjaftonin kėshillat qė trajneri Josa u kishte dhėnė lojtarėve nė stėrvitje, dje presidenti El Sajed, nga ana e vet, si njė njohės i vjetėr i lojės sė futbollit, u deklaroi futbollistėve: "Kėshilla ime pėr lojėn do tė ishte qė ta godisni portėn nga ēdo pozicion, pasi jam i sigurt qė, nė katėr gjuajtje, njėra do tė jetė gol."

Presidenti "prek" nė sedėr sulmuesit
Analiza e presidentit El Sajed arriti deri aty, sa ai tė fliste njė pėr njė me katėr sulmuesit e Tiranės, Fortuzin, Xhafėn, Halilin dhe Merkoēin, duke u kėrkuar atyre sa mė shumė gola. "Mė vjen ēudi sesi nė ndeshjet e fundit nuk keni shėnuar ju, sulmuesit, por njė gjė tė tillė e kanė bėrė mesfushorėt, si Muka, Bulku dhe Lici. Ju jeni katėr sulmuesit mė tė mirė tė kampionatit shqiptar dhe unė i pres golat prej jush, sepse jeni goleadorė klasi."

"Qan" edhe dy pikėt e lėna ndaj Teutės
Dėshpėrimi i egjiptianit ka qenė i madh pėr barazimin e fundit tė Tiranės ndaj Teutės, sa qė deklaron: "Nuk e mora vesh se ēfarė ndodhi me ju ndaj durrsakėve, me aq sa pashė dhe mora vesh. Teuta ishte nė nivel tė dobėt karshi nesh dhe ju nuk mundėt dot tė rrėmbenit fitoren dhe lėshuat dy pikė tė ēmuara nė rrugėn drejt titullit kampion. Gjynah! Gjynah! Gjynah!"

Nuk harron tė lyejė "rrotėn" para derbit
Edhe pse i mėrzitur pėr dy pikėt e lėna nė Durrės, presidenti bardheblu nuk ka harruar tė firmosė listėn e lojtarėve qė do tė pėrfitojnė shpėrblimin prej 30 mijė lekėsh tė reja pėr fitoren 1-0 ndaj Partizanit. Ndėrkohė, pas stėrvitjes sė djeshme, kampionėt nė fuqi kanė marrė edhe rrogat e prapambetura qė klubi u detyrohej. Secili prej lojtarėve dhe stafi ka mbushur xhepat me njė shumė prej afro 90 mijė lekėsh tė reja.

"Ndaj Dinamos dua 11 luanė"
Nė fund tė deklarimit tė tij tė gjatė, njėshi bardheblu ka folur edhe pėr derbin e sotėm me Dinamon, ku u ka kėrkuar lojtarėve tė tij vetėm fitore. "Ndaj Dinamos dua qė nė fushė tė shoh 11 luanė dhe qė nga minuta e parė deri te e fundit dhe t'i luftoni dinamovitėt me ēdo mėnyrė. Kėrkoj gjithashtu qė tė dėgjoni kėshillat e trajnerit dhe sot tė nxirrni nė pah shpirtin luftarak tiranas. Te secili prej jush kam shumė besim dhe jam i bindur se keni pėr tė nxjerrė njė ndeshje tė madhe, qė tė mė nderoni mua dhe tifozėt qė do tė mbushin shkallėt e stadiumit."

Blic kampionėsh: Port-Said ose Kairo, vendi i fazės pėrgatitore
Kur kanė mbetur edhe dy ndeshje pėr t'u zhvilluar nga mbyllja e fazės sė dytė tė kampionatit, drejtuesit bardheblu po mendojnė si gjithmonė se ku do ta kryejė Tirana fazėn pėrgatitore dimėrore. Duket se edhe kėtė vit kampionėt nė fuqi nuk do ta prishin zakonin e tyre tė stėrvitjes nė vendin e piramidave. Ėshtė pikėrisht presidenti Metuali El Sajed, i cili dje, me "ok"-in e sekretarit tė klubit, Shkėlqim Muēa, deklaroi se faza pėrgatitore do tė kryhet nė Port-Said ose Kairo. Sipas drejtuesve, kėto dy qytete i kanė tė gjitha kushtet qė futbollistėt tė zhvillojnė njė fazė pėrgatitore moderne, sepse edhe kushtet klimaterike janė stimuluese. Pėr sa i takon datės se kur do tė nisen, ēdo gjė do tė zbardhet pas festave tė fundvitit.

Bardheblutė nė stėrvitjen e fundit para derbit
Tirana, dje paradite ka zhvilluar seancėn e fundit stėrvitore nė pragderbin e sotėm nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" ndaj bluve. Nė orėn 11:00, i gjithė stafi dhe lojtarėt kryen njė stėrvitje tė lehtė tė karakterit taktik. Josa u dha djemve detyrat e fundit, megjithėse nuk e pėrcaktoi 11-shin. Ndėrkohė, dje pasdite, nė orėn 18:00, bardheblutė udhėtuan nė drejtim tė Durrėsit, ku kaluan natėn nė hotelin "Tirana Park". Sot, dy orė pėrpara fillimit tė takimit, bardheblutė do tė "zbarkojnė" nė stadium.


 

Sporti Shqiptar, 8 dhjetor

Muka: Goli ndaj Partizanit, basti i fituar

Vlonjati e kishte parandier se do tė shėnonte ndaj tė kuqve dhe shprehet se kryesimi nuk do tė lėshohet

Aurel CELIBASHI

Kishte kohė qe e priste kėtė gol dhe tanimė qė e ka arritur nuk gjen fjalė tė pėrshkruajė kėnaqėsinė qė ka pėrjetuar kur e pa topin nė rrjetė. Devi Muka, autori i golit tė vetėm tė fitores ndaj Partizanit nė derbin e sė shtunės, ishte "kėmba e artė" pėr bardheblutė, sepse shpagoi mė sė miri humbjen 3-1 tė fazės sė parė. Hėpėrhė, ai ėshtė golashėnuesi mė i mirė i kampionatit, me 9 gola tė shėnuar nė 15 javė, dhe njėkohėsisht idhulli i tifozėve tė Tiranės. Madje kėta tė fundit ka arritur t'i "magjepsė" me lojėn e tij, saqė njė fotografi tė madhe mbėshtetėsit ia mbanin nė duar gjatė gjithė lojės. Nė njė deklarim pėr "Sportin shqiptar", mesfushori i natyralizuar si sulmues rrėfen se e kishte parandier pėrpara fillimit tė ndeshjes se do tė shėnonte. "E parandieja qė do tė shėnoja ndaj Partizanit, saqė me tė gjithė qė diskutoja thosha se, nėse mė jepet sikur njė mundėsi e vetme, nuk do ta fal. Faktikisht kėshtu ndodhi dhe, me rastin e parė qė m'u krijua, nuk u mendova dy herė dhe godita nė drejtim tė portės. Nė fillim nuk m'u besua se topi mbėrriti nė rrjetė, pasi pėrballė Nallbanit ishte njė grumbull i madh mbrojtėsish, por oshėtima e tifozerisė mė bindi plotėsisht. Pėr mua, gol ndaj Partizanit ėshtė njė bast imi i fituar qė nga humbja e parė qė kemi pėsuar prej tij, sepse kisha premtuar qė do tė shėnoja qė atėherė. Gjithsesi, sipas njė fjale tė urtė, mė mirė vonė se kurrė, prandaj tani dua ta shijoj sa mė shumė kėtė moment tė bukur qė po pėrjetoj sė bashku me tifozerinė bardheblu,"- thotė numri 10 i kampionėve. Ky tripikėsh i radhės nė 6 ndeshjet e fundit, pėrveēse i ka dhėnė Tiranės kryesimin, ka favorin e shkėputjes prej pesė pikėsh nė renditjen e pėrgjithshme. Nė "erėn" Josa, bardheblutė kanė bėrė kthesėn e madhe, duke treguar supremacinė karshi ēdo skuadre tjetėr. Edhe pse kampionėt nė disa momente u tėrhoqėn mbrapa nė mbrojtje tė rezultatit, me kundėrsulmet e tyre e goditėn mbi 5 herė portėn e Nallbanit. Por "gardiani" i Partizanit konfirmoi se ėshtė njė nga portierėt mė tė zotė tė kampionatit shqiptar. Pėr sa i takon njė pėrmbledhjeje tė gjithė atij 90-minutėshi, Devi Muka shprehet: "Fitorja ndaj tė kuqve ishte e merituar pėr ne nga tė gjitha pikėpamjet dhe askush nuk mund ta vėrė nė dyshim. Kemi qenė superiorė karshi kundėrshtarit, pavarėsisht se nė disa momente u tėrhoqėm nė mbrojtje, duke luajtur me kundėrsulm. Partizani vetėm dy herė e goditi portėn me goditje dėnimi, ndėrkohė qė ne e bėmė njė gjė tė tillė mbi gjashtė herė dhe shėnuam njė gol. Nallbani ishte vėrtet i pakalueshėm. Me kėtė fitore, ne tashmė kemi dhėnė leksionin mė tė mirė se Tirana ėshtė njė "uragan", tė cilin nuk duhet ta ngacmosh, se pėrndryshe tė merr pėrpara,"- bėn tė ditur sulmuesi bardheblu. Nė dy ndeshjet e fundit ndaj Vllaznisė dhe Partizanit, Muka ka luajtur sulmues i dytė, pas Fortuzit, duke lėnė rolin e "regjisorit" nė mesfushė. Edhe pse nė njė rol tė ri, "labi" ėshtė ambientuar mė sė miri dhe e sheh veten si kryegolashėnues. Nė fund tė deklarimit tė tij, 26-vjeēari shprehet se Tirana nuk do ta lėshojė mė kreun dhe ndeshja e radhės me Teutėn duhet fituar medoemos. "Gabimin qė bėmė nė fazėn e parė, qė lėshuam kreun, besoj se nuk do ta pėrsėritim mė nė fazat e tjera. Ndėrkohė, pėr sa i takon takimit tė radhės me Teutėn, qė sot duhet tė marrim tė gjitha masat qė tė rregullojmė ato gabime qė kemi shfaqur dhe mė pas, nė "Niko Dovana", tė shfaqim njė futboll vėrtet tė bukur,"- pėrfundon deklarimin e tij mesfushori virtuoz.


 

Korrieri, 7 dhjetor

Kampionati: Tirana mund Partizanin, arratiset

Kampionet fitojne derbin e madh te kryeqytetit, me gol te Devis Mukajt ne 53', per javen e 15-te dhe largohen 5 pike nga vendi i dyte. Te kuqte goditen shtyllen me Dorian Bylykbashin. Teuta ndalet ne Elbasan, 1-1, Dinamo merr 3-piket ne minuten e fundit me Lushnjen, Vllaznia fiton ne Vlore, ndersa Besa mund Shkumbinin. Vetem 7 gola te shenuar

Bledar KUKA

TIRANE - Tirana fitoi dje ne "Qemal Stafa", derbin e madh te kryeqytetit, duke mundur 1-0 Partizanin ne javen e 15-te te kampionatit kombetar te futbollit. Nje gol i vetem i Devis Mukajt, ne 53' ishte i mjaftueshem per kampionet qe te merrnin revanshin e humbjes ne fazen e pare (1-3) dhe te distancoheshin 5 pike nga vendi i dyte (pikerisht Partizani) ne tabelen e klasifikimit. Madje kjo eshte diferenca me e madhe qe eshte krijuar nga nje kryesues deri tani, ne Grupin A1 te kampionatit. Ne "Ruzhdi Bizhuta", Teuta u ndal ne nje barazim 1-1 nga Elbasani vendas, ne Berat, Dinamo fitoi ndaj Lushnjes, zonje shtepie, 1-0, Vllaznia fitoi ne Vlore, ndaj FlamurtaritBesa mundi Shkumbinin, po 1-0. Ne "Qemal Stafa", ne prani te rreth 12.000 shikuesve, u zhvillua nje ndeshje e ndezur mes dy ekipeve me rivale te kampionatit. Pjesa e pare, me e qete nga nervat, u karakterizua nga loje me sulmuese e Partizanit, por me raste me te pastra te Tiranes, qe u humben perballe Nallbanit nga Ervin Bulku e Lici. Ne te dyja rastet portieri i te kuqve grushtoi. Ne pjesen e dyte, Tirana nisi te luante me fort dhe shenoi me Mukajn, pas ekzekutimit te nje goditje nga kendi, ne krahun e majte te sulmit. Me pas Duro doli nga loja per demtim, por Dorian Bylykbashi thuajse e imitoi ne nje goditje denimi, nga 25 metra larg, por topi i gjuajtur prej tij goditi traversen e Egbos. Serish Partizani rrezikoi me dy goditje denimi dhe me nje kundersulm te shpejte, por qe Abilio e perfundoi keq. Trajneri tiranas Josa freskoi sulmin (Halili per Fortuzin) dhe mesin e fushes (Sokol Bulku per Patushin), ndersa perforcoi edhe mbrojtjen (Pinari per Mukajn). Si rezultat, Tirana u be me e rrezikshme ne kundersulm, duke humbur raste shume te pastra me Halilin e Pinarin. Nervozizmi erdhi duke u rritur derisa gjyqtari Jareci dha dy kartona te kuq: Nje per Dabullen e Tiranes dhe nje per Rocha-n e Partizanit. Gjithcka nisi nga nje faull i Rocha-s ndaj Alban Tafajt, pastaj ky reagoi duke e goditur brazilianin, qe ia ktheu "reston" dhe pasoi me zenken Rocha-Dabulla. Sidoqofte, asgje nuk ndryshoi ne rezultat dhe Tirana fitoi 1-0. Ne "Ruzhdi Bizhuta", Elbasani zhvilloi nje takim shume te mire ndaj Teutes, duke ushtruar vazhdimisht presion dhe duke goditur me shume drejt portes se Shehit. Por pas dy penalltive te realizuara nga Oltion Osmani per vendasit dhe Mancaku per miqte, gjithcka perfundoi ne barazim 1-1. Elbasanasit humben disa mundesi, ndersa durrsaket pretenduan per nje penallti, kur rezultati ishte 1-1, por gjyqtari Janku nuk ishte i atij mendimi. Ne Berat, Dinamo mori 3 pike shume te vlefshme, duke shenuar ne minuten e 91-te me ane te Ligor Tikos. Ne nje fushe jo shume te mire per te luajtur futboll, "vendasit" kerkuan me shume golin, por Dinamo i perballoi mjaft mire. Si pasoje e pervojes dhe e lojtareve me cilesore, skuadra e Demollarit arriti te shenoje pikerisht ne fund. Ne Vlore, Vllaznia ishte e vendosur per te fituar dhe realizoi ne pjesen e pare nje gol shume te bukur me autor Martinin. Ky depertoi ne zone dhe mposhti portierin Dine me nje gjuajtje nga 15 metra, paksa diagonal. Serjani gezoi vendasit me barazimin pas 6-minutash, por talenti i ri, Hamdi Salihi ishte vendimtar per skuadren e Dervish Haxhiosmanovicit. Ne Kavaje, Besa arriti nje fitore shume te veshtire ndaj Shkumbinit, madje thuajse humbi gjithcka, kur nuk realizoi penalltine e dhene ne pjesen e dyte, por sulmuesi Kapllani nderhyri shpejt dhe shenoi golin e vetem te takimit. Kjo ishte fitorja e pare ne fushen e rikonstruktuar te Kavajes, nga ana e ekipit vendas.

Thane pas ndeshjes

Josa: Tirana, nje fitore e shpirtit
"Jam shume i kenaqur nga shpirti i gares qe skuadra tregoi ne kete ndeshje shume t eveshtire. Ne e dinim se do te luhej futboll shume i forte. Ne pjesen e pare jam i kenaqur me lojen e ekipit, ndersa ne pjesen e dyte pas shenimit te golit, nuk me pelqeu nje terheqje prapa me shume sesa duhej e ekipit. Mendoj se e merituam fitoren. Ishim ne qe gjuajtem me shume drejt portes se Nallbanit, ndonese edhe Partizani pati rastet e tij. Nuk mund te behen parashikime per titullin kampion, sepse kampionati eshte shume i gjate".

Tomori: Nuk jam i kenaqur me gjyqtarin Janku
"Ishte nje ndeshje shume e forte, ku skuadra jone beri disa gabime te vogla, te cilat na kushtuan humbjen. Me pelqeu reagimi i ekipit pas golit te pesuar, por nuk realizuam rastet qe patem. U perpoqem te fitonim. Kam pretendimet e mia ndaj gjykimit te Jarecit, i cili duhej te na kishte dhene nje penallti".


 

Kėrko nė kėto faqe ose nė Web 

 

 

  Kėrko nė kėto faqe         Kėrko nė Web

 

Sponsorizoni edhe ju ....

 

    ... SK Tirana Online

 

Shkėmbim banner-i ....

 

    ... me kėto faqe. Mėsoni mė shumė

 

www.sktirana.com

krijoi dhe mirėmban:Erlet SHEHI

Sqarim

Asnjė e drejtė e rezervuar @ SK Tirana Online 1998-2001