I pari web site i kushtuar njė klubi shqiptar futbolli: Historia e e lavdishme e bardhebluve, emrat e mėdhenj, S.K. Tirana sot.
 

Sezoni 2003-2004

 


-Kampionati i 65-tė: Java e kaluar, rezultatet, renditja, komente.
-Kalendari dhe gjyqtarėt e kėsaj jave.
-Tabela pėrmbledhėse e Kampionatit tė 65-tė.
-Kupa e Shqipėrisė

 
 

 Statistika

 


-Kampionatet Kombėtarė e Kupa e Shqiperisė.
-Kupat e Europės e Kupa Balllkanike.
-Lojtarėt e Tiranės nė Pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė.
 

 
 

 Kush ėshtė Tirana

 


-Emri zyrtar, data e formimit, stema, ngjyrat, uniformat, stadiumi, titujt.
-Lojtarėt mė tė famshėm tė Tiranės nė vite.
-Trajnerėt mė tė famshėm qė kanė drejtuar Tiranėn.
 

 
 

 SK Tirana sot

 


-Skuadra, trajneri, drejtuesit e Klubit, Presidenti aktual. Mėsoni mė shumė.
 

 
 

 Libri i Miqve

 


-Nėnshkruaj edhe ti
-Lexo shėnimet e tė tjerėve
 

 
 

 Album Fotografik

 


-Kampionėt e parė, Tirona e famshme e viteve '60-'70, Tirona sot e shumė tė tjera
 

 
 

 Falėnderime ...

 


... atyre qė kanė ndihmuar pėr tė krijuar kėto faqe.
 

 

9push.gif (1016 bytes)16 gusht 1920, atdhetari P. Nika, sė bashku me zotėrinjtė e nderuar A. Erebara, P. Jakova, A. Hoxha, A. Koja, P. Berisha, A. Zajmi, H. Fortuzi, B. Pazari, L. Berisha, S. Frashėri, H. Alizoti, A. Gjitomi e V. Fekeēi formuan Shoqėrinė Sportive "Agimi". Parėsore nė kėtė shoqėri ishte loja e futbollit, ndaj, qė nė tetorin e po atij viti, skuadra e saj zhvilloi ndeshjen e parė me "Juventusin" e Shkodrės. Nė vitin 1925 u zgjodh Kėshilli Drejtues i Shoqėrisė "Agimi", i pėrbėrė prej zotėrinjve A. Zajmi, S. Stėrmasi, B. Toptani, I. Gjinali e A. Koja. Gjatė kėtij viti u zhvillua edhe takimi i parė ndėrkombėtar me "Cernagorec" tė Cetinės. Me nismėn dhe kėmbėnguljen e zotėrinjve S. Stėrmasi, A. Erebara, A. Zajmi e A. Koja, "Agimi" nė vitin 1927 mori emrin Sportklub Tirana
9push.gif (1016 bytes)Gjatė periudhės 1927-30, S.K. Tirana zhvilloi shumė ndeshje miqėsore brenda vendit. Sipari i kampionateve kombėtarė tė futbollit nė Shqipėri u ngrit mė 6 prill 1930. Nė fund tė kėtij kapionati bardheblutė u renditėn nė kryė tė klasifikimit duke u shpallur kėshtu kampionėt e parė shqiptarė. Tė njėjtin rezultat arriti S.K. Tirana nė 6 prej 7 kampionateve tė paraluftės sė Dytė Botėrore, duke dominuar bindshėm skenėn e futbollit shqiptar. Ai ishte i pari ekip shqiptar qė futi pėr herė tė parė nė drejtim rolin fiks tė trainerit, si dhe i pari ekip shqiptar qė tėrhoqi pranė tij njė trainer tė huaj, hungarezin Samo Singer mė 1934.
9push.gif (1016 bytes)Kampionatet e pasluftės, S.K. Tirana i filloi mirė, duke u renditur i dyti nė atė tė vitit 1945, pas humbjes nė finale prej Vllaznisė sė Shkodrės. Por shpejt ai do tė binte pre e regjimit komunist tė instaluar nė Shqipėri. Nė fillim tė marsit 1946, nė kinema "Nacional" tė Tiranės, direktivat nga lart do t'i ndėrronin emrin nga S.K. Tirana nė "17 Nėntori", pėr t'i mohuar atij traditėn. 10-vjeēari qė pasoi kaloi nė tė njėjtėn atmosferė mbytėse, qė u bė akoma mė e rėnduar me lindjen e dy tė privilegjuarave tė sistemit, nėn shembullin e simotrave tė tyre nė Bashkim Sovjetik e vendet e Europės Lindore: "Partizani" (skuadėr e Ministrisė sė Mbrojtjes) e "Dinamo" (skuadėr e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme). Dhjetėra lojtarė tė talentuar tė Tiranės u "rrėmbyen" nė vite prej kėtyre kuēedrave tė sportit shqiptar. Si pasojė e gjithė kėtyre, gjysma e parė e kėtij dhjetvjeēari (1947-57) u karakterizua nga luhatje tė mėdha nė ecurinė e Tiranės. Diametralisht e kundėrt qe paraqitja nė gjysmėn e dytė tė tij: njė paraqitje e denjė dhe e qėndrueshme, falė stabilizimit tė formacionit.
9push.gif (1016 bytes) Nė vitet 1958-64, Tirana vazhdoi tė pėrfaqėsohej denjėsisht e renditja nė kampionate luhatej rreth vendit tė tretė. Por kėto vite nuk ishin veēse preludi i asaj qė pėrgatitej: rikthimi i Tiranės nė lavdinė e paraluftės, nėn drejtimin e tė paharruarit Lym (Myslym) Alla. Nė kampionatin e 22-tė kombėtar, Tirana shpallet Kampion pas 28 vjet "agjėrimi". Kėtė sukses ajo e pėrsėrit edhe njė vit mė vonė, por gjeneralėve tė Partizanit e xhelatėve tė Dinamos kjo ju duk njė sfidė e hapur: Tirana u pėrjashtua nga kampionati i sezonit 1966-67 ndėrkohė qė kishte siguruar titullin tre javė para pėrfundimit, titull qė nuk mund t'i kalonte askujt tjetėr pėrveēse Dinamos. Megjithė kėto makinacione e padrejtėsi tė papara kundėr saj, Tirana arriti tė shpallej kapione edhe dy vite tė tjerė rresht, duke demostruar njė epėrsi tė plotė mbi tė gjithė kundershtarėt (1968 vetėm 2 humbje, 1969-70 vetėm 1 humbje).
9push.gif (1016 bytes)10-vjeēari 1971-80 u karakterizua nga luhatje tė mėdha nė ecurinė ė Tiranės, me renditje nė kampionat qė shkonin nga vendi i dytė nė atė tė trembėdhjetė e fitoren e dy Kupave tė Republikės. Ndėrrimi i menjėhershėm i njė brezi tė tėrė lojtarėsh mbylli kėshtu njė cikėl tė sukseshėm pėr Tiranėn. Por agjėrimi kėsaj radhe nuk do tė zgjaste shumė. Nė sezonin 1981-82 Tirana rishpallet kampione, duke pėrsėritur kėtė sukses edhe 3 herė tė tjera gjatė 10-vjeēarit 1981-90, krahas fitores sė 3 Kupave te Shqipėrisė. Gjatė kėtyrė viteve Tirana arriti suksese edhe nė Kupat e Europės, dhe lojtarėt e saj pėrbėnin bazėn e pėrfaqėsueses mė tė suksesshme qė Shqipėria ka patur.
9push.gif (1016 bytes)Nė vitet 1991-95 Tirana (qė nė gusht 1991 rimori emrin e saj tė vėrtetė), ashtu si e gjithė shoqėria e sporti shqiptar, pėrjetoi njė periudhė tranzicioni e luhatjesh, tė karakterizuar nga largimi i pothuajse tė gjithė lojtarėvė jashtė vendit. Por Tirana nuk duron tė jetė pėr shumė kohė larg vendeve tė nderit. Kėshtu mė 1995 ajo u rishpall kampion 5 javė para pėrfundimit tė kampionatit e arriti tė grumbullojė plot 12 pikė diferencė nga vendi i dytė. Por tanimė bėhet fjalė jo pėr histori, por pėr tė tashmen qė tė gjithė e njohim. Tirana vazhdon tė dominojė skenėn e futbollit shqiptare e t'u dhurojė emocione e gėzim tifozave tė saj tė pėrjetshėm, atyre qė ndjehen tironas e qė mendojnė se bardheblu nuk ėshtė thjesh njė pasion, por njė fe, nje besim.

 

This page in english

 

Kėrko nė kėto faqe ose nė Web 

 

 

  Kėrko nė kėto faqe         Kėrko nė Web

 

Sponsorizoni edhe ju ...

 

    ... SK Tirana Online

 

Shkėmbim banner-i ...

 

    ... me kėto faqe. Mėsoni mė shumė

 

www.sktirana.net

krijoi dhe mirėmban:Erlet SHEHI

Sqarim

Asnjė e drejtė e rezervuar @ SK Tirana Online 1998-2001