|
Kjo faqe nuk është një faqe
zyrtare e SK Tirana dhe si e tillë nuk përfiton asnjë financim
nga Klubi. Duke qenë megjithatë të bindur se ekzistenca e saj
është një shërbim modest që i bëhet jo vetëm Klubit, por në
radhë të parë Tironës, tifozëve të saj si edhe vetë futbollit
shqiptar, ne dëshirojmë që ajo të mbijetojë dhe të vazhdojë
të pasurohet më tej. Kjo kërkon punë si edhe shpenzime të
vazhdueshme. Na ndihmoni t'i përballojmë ato duke u bërë sponsor
i "SK Tirana On Line". Për vetëm 25$ në muaj (250$ për
1 vit) një reklamë e firmës tuaj me përmasa 468x60 px (shih
djathtas lart) do të shfaqet në krye të këtyre faqeve në
mënyrë periodike. Reklama duhet të jetë një file *.gif dhe të
mos i kalojë 10kb. E nëse dëshironi, reklamën e përgatisim ne
falas, sipas shijeve e me stemën e firmës suaj. Plotësoni pra
formularin e mëposhtëm dhe na i dërgoni menjëherë. Ndihmoni
"SK Tirana On Line" dhe njëkohësisht bëni të njohur
firmën tuaj në internet.
This page in english
|