|
Njė nga aktorėt mė tė suksesshėm tė humorit nė Shqipėri, por edhe balerin e akrobat nė fillimet e tij artistike, tiranas denbabaden e tifoz i Tiranės, Skėnder Sallaku vjen nė "SK Tirana Online" me stilin e tij karakteristik, aq tė njohur pė ēdo shqiptar.
Unė, Hysen Hakani dhe oficeri tifoz i Partizanit
Nga Skėnder SALLAKU
Pershendetje te gjithe dashamiresve te SK Tiranes, njekohesisht pergezime atyre qe krijuan kete website. Por natyrisht qe pershendetja te me zere vend do t'ju tregoj nje ndodhi gazmore qe lidhet me nje ndeshje futbolli.
Luante Tirana me Partizanin. Kishte gati 10 vjet qe nga skuadra e Partizanit ishte larguar i madhi Loro Borici. Ne ndeshje une kisha shkuar me Hysen Hakanin, i cili e kishte per zakon te tallej dhe te ngacmonte te tjeret, aq me teper tifozat e Partizanit. Kishim bileta ne tribune. Here pas here Hyseni therriste: "Jepi Loro! Forca Loro!".
Njerezit perreth filluan ta shikojne si te habitur. Aq i perseritur qe ky
veprim, sa qe nje oficer qe ndodhej aty prane (sigurisht tifoz i Partizanit), u kthye i nxehur nga Hyseni
dhe i tha:
- Ore ku e shikon Loron ti?
- Ja mo - i pergjigjet Hyseni,- nuk e shikon ate te gjatin? Jepi Loro! Forca
Loro!
Oficeri u nxeh edhe me shume pasi vemendja e spektatoreve ishte shkeputur
tashme nga ndeshja, ata po ndiqnin me kuriozitet dialogun. Ai shume serioz
ngre zerin edhe me shume edhe i thote:
- E shikon kete ketu ti - duke treguar me dore nga shoku i tij ne krah, nje
zeshkan trupmadh, pak i frikshem ne pamje, - ky ketu te mer gjak ne
vetull!!!!
- UUUUUU - u degjua zeri i spektatoreve.
Ja kthen Hyseni:
- Po kete ketu e shikon ti - duke bere me dore nga une,- ky ketu te heq lesh
ne sqetull.
Ne tribune u degjuan duartrokitje dhe te qeshura qe rralle here ishin
degjuar. ..
| |