I pari web site i kushtuar njė klubi shqiptar futbolli: Historia e e lavdishme e bardhebluve, emrat e mėdhenj, S.K. Tirana sot.
 

Sezoni 2003-2004

 


-Kampionati i 65-tė: Java e kaluar, rezultatet, renditja, komente.
-Kalendari dhe gjyqtarėt e kėsaj jave.
-Tabela pėrmbledhėse e Kampionatit tė 65-tė.
-Kupa e Shqipėrisė

 
 

 Kush ėshtė Tirana

 


-Emri zyrtar, data e formimit, stema, ngjyrat, uniformat, stadiumi, titujt.
-Lojtarėt mė tė famshėm tė Tiranės nė vite.
-Trajnerėt mė tė famshėm qė kanė drejtuar Tiranėn.
 

 
 

 SK Tirana sot

 


-Skuadra, trajneri, drejtuesit e Klubit, Presidenti aktual. Mėsoni mė shumė.
 

 
 

 Historik

 


-Kur dhe si lindi SK Tirana, cilėt ishin njerėzit qė e themeluan, me ē'emėr, si dhe sa herė e ndryshoi atė.
-Si u trajtua SK Tirana nga regjimi komunist dhe si mbijetoi
 

 
 

 Statistika

 


-Kampionatet Kombėtarė e Kupa e Shqiperisė.
-Kupat e Europės e Kupa Balllkanike.
-Lojtarėt e Tiranės nė Pėrfaqėsuesen e Shqipėrisė.
 

 
 

 Album Fotografik

 


-Kampionėt e parė, Tirona e famshme e viteve '60-'70, Tirona sot e shumė tė tjera
 

 
 

 Libri i Miqve

 


-Nėnshkruaj edhe ti
-Lexo shėnimet e tė tjerėve
 

 
 

 Falėnderime ...

 


... atyre qė kanė ndihmuar pėr tė krijuar kėto faqe.
 

 

Shkrimtar, pėrkthyes, humorist, regjizor, pedagog, dekan, diplomat. Personazh me njė peshė jo tė vogėl nė jetėn publike shqiptare tė tre dekadave tė fundit, ambasadori Pėllumb KULLA shpjegon ekskluzivisht pėr "SK Tirana Online" raportin e Tiranės me pushtetin komunist dhe, brenda kėtij kėndvėshtrimi interesant, raportin e tij personal me disa nga "valutat e Tironės".

Tirana kishte fituar ankandin e konvencionit antikomunist

Nga Pėllumb KULLA

Kjo faqe e bukur interneti mė mbėrtheu nė mes tė kujtimeve. Dėshmitar i njė pjese tė madhe tė historisė sė saj (1950-90), unė dua tė theksoj se Tirana ishte mė shumė se njė skuadėr futbolli, fitoret e saj ishin mė shumė se fitore futbolli, futbollistėt ishin mė shumė se sportistė dhe tifozėt e saj ishin shumė mė tepėr se aq. Nė njė diktaturė tė tmerrshme, ku cdo gjė tjetėrsohej, me Tiranėn lidhej liria, ekzistenca e saj ishte shpresė dhe fitoret e saj ishin gjėmime.
Rrallė klub nė botė, si Tirana, ka bartur nė pjesėn mė tė gjatė tė historisė sė tij njė konflikt ekstrasportiv me konotacione politike aq tė ashpra, pėr mė tepėr nėn njė regjim diktatorial aq tė egėr dhe aq absurd. E kjo edhe pėr "meritė" tė ngarkesės qė vetė kundėrshtarėt e saj i jepnin. Gjeneralėt e pėrdhjamur ishin mijėpėrqind tė sigurtė se asnjė luftė me NATO-n e me Traktatin e Varshavės nuk i kėrcėnonte. Kėshtu konflikti me Tiranėn u bė drithėrimi i vetėm i tyre. Mė kanė thėnė se Petrit Dumja nė tryezėn e tij tė punės nė vend tė programit tė manovrave dhe dislokimit tė trupave, mbante nėn xham vetėm kalendarin e kampionatit kombėtar tė futbollit! Pasioni i tyre i ēmendur bėri qė fusha e futbollit tė merrte mbingarkesa emocionale tė pėrmasave tė pallogaritshme. Falė ēmendurise sė Dumes dhe gjeneralėve tė tė dy ndėrtesave pėrballė, njerėzve tė privuar nga e drejta e fjalės sė lirė, nga e drejta e manifestimeve iu ofrua njė mundėsi tė kenė njė alibi pėr tė fshehur ashkun dhe urrejtjen e vėrtetė, atė mė tė madhen, atė mė kryesoren ... Luftat, kryengritjet dhe periudhat e pėrgjakura nė historinė botėrore zenė pak vend nė krahasim me periudhėn konfliktuale para dhe pas tyre. Konvencioni i pranuar qartė nga tė dy palėt e bėn mė pasionant konfliktin. Mjafton tė thuash se "ekipi i Tiranės duhet poshtėruar se kėshtu bėhet mė mirė puna e Partisė" ose "njė fitore e Tiranės ngarkon me pėrgjegjėsi tė rėndė politike tė tėrė strukturat e klubit dhe Ministrinė", pa dashur, pėr tė zezėn tėnde, qindramijė vetave u ke falur nje hapėsire jetike pasionesh. Pra konfliktit ti ia ke percaktuar konvencionet. Mė lejoni tė bėj njė krahasim me njė ngjarje madhore tė mėvonshme se si pranohen nga palėt dhe respektohen konvencionet. Mė 20 shkurt '91 nė sheshin e madh tė kryeqytetit u rrėzuan nja 10-15 ton bronx i pafajshėm, por qė kishin mallkimin se disa artistė i kishin dhėnė formėn, fytyrėn e pėrqasjet e diktatorit. Qė nga casti i ngjitjes atje nė piedestal ato tonelata bronxi nuk ishin mė tė pafajshme. Konvencioni qe pranuar. Gjithė kanalet televizive tė botės e dhane si lajm tė parė atė vullkan urrejtje qė u zbraz mbi njė statujė shtatė metra e gjatė. Tė gjithė e pėrshkruan atė ditė kur pa asnjė pikė gjak pėrreth, u shfry hakmarrja mbi murtajėn, mbi antikombėtarin, vrasėsin e mijėra njerėzve tė shquar tė kombit, klerikėve, patriotėve, shokėve tė tij tė idealit, rrėnuesin e ekonomisė kombėtare, brejtėsin e virtyteve tė bukura tė edukuara qė nė lashtėsinė shqiptare. Qindra mijė njerėz nė tėrė Shqipėrinė e jashtė saj, shfrenė, brohoritėn, kėnduan, u ēorrėn. Ditė me rradhė me dhjetėra mijė njerėz rropateshin tė bashkėbisedonin tė ngjirrur, tė lodhur e me njė dritė tė ngrohtė nė sy. Ata ishin brezi i vuajtur, i shtypur e i munduar qė kishin shijuar atė ditė Bastijėn e tyre, Sulmin mbi Pallatin e Dimrit, ngjarje qė vijnė ndoshta njėherė nė mijėra vjet. E bėra kėtė digresion tė gjatė pėr tė dhėnė njė ide se me deklarimin e konvencioneve konfliktuale sa qindra e qindra 20 shkurta iu paradhane tifozave tiranas dhe tė gjithė dashamirėsve tė shumtė nė Shqipėri. Edhe ekipe tė tjerė e mundnin Partizanin dhe Dinamon nė Shqipėri, por asnjėherė ato humbje nuk pėrvėlonin aq egėrsisht sa humbjet me Tiranėn e cila e kish fituar tashmė ankandin e konvencionit antikomunist. Fitoret e Tiranės ishin triumfe tė vėrtetė. Ia vlen qė faqet e historikut tė Tiranės nė internet tė zgjerohen edhe me kujtimet e personazheve dhe peripecitė e tyre: dėrgimi i Gėzim Kasmit nė Skrapar, lufta kundėr Fatmir Frashėrit, Ali Memės... Ia vlen qė njė specialist tė tregojė se si u pėrgatitėn kėta breza tė artė futbollistėsh dhe sa e ndihmoi moralin dhe vullnetin pėr t'u pėrsosur konflikti i famshėm konvencional. Paradoksalisht, unė e kapa vonė madhėshtinė e kėtij konflikti dhe i ardhur nė Tiranė nga Korca e ndjeja veten tė lirė tė zgjidhja kė do tė simpatizoja nga 5 klubet e kryeqytetit dhe zgjodha Dinamon. Kjo zgjedhje u bė shkak qė tė gjallėronte debatet dhe kuptimin mė tė mirė tė situatės konvencionale qė pėrshkrova mė lart. Se sa pėr dijeninė tuaj shoqėria ime ishte e tėra e pėrbėrė nga "valuta tė Tiranės": Binok Hatibi, Skėnder Sallaku, Ahmet Starova, Robert Ndrenika, Kujtim Spahivogli. I ndjeri Rahmi Myzyri, kushuri i babait tim, vojtur disa vite ne burg, e ndiqte Tiranėn sikur nga fitoret e saj do tė varej e ardhmja e vendit. Ai e krahasonte Gėzim Kasmin pėr lojėn e tij burrėrore dhe mjeshtėrinė e lartė, me Raf Vallone-n nė kinematografi... Ne e qeshnim tė ndjerin Kujtim Spahivogli kur bėnte konkurset e studentėve pėr aktorė duke thėnė se ata kandidatė qė nuk kishin talent pėr aktorė, por kishin fizik tė mirė, Kujtimi me njė pusullė ia dėrgonte Lym Allės t'i shihte se mos bėnin pėr portierė tė Tiranės!.... Nga bota e futbollit tė luajtur unė kam patur pėr njė kohė tė gjatė, (edhe sot!), tre miq me vlera: Frashėrin, Kasmin dhe njė tiranas tjetėr tė veēantė, Zihni Gjinalin, i cili ėshtė njė pus filosofie dhe tėrė atė periudhė e ka parė nga njė pikėvėshtrim tjetėr. Tregimet e tij, falė dhe aftėsive treguese tė Gjinalit, janė mahnitėse...


 

Kėrko nė kėto faqe ose nė Web 

 

 

  Kėrko nė kėto faqe         Kėrko nė Web

 

Sponsorizoni edhe ju ...

 

    ... SK Tirana Online

 

Shkėmbim banner-i ...

 

    ... me kėto faqe. Mėsoni mė shumė

 

www.sktirana.net

krijoi dhe mirėmban:Erlet SHEHI

Sqarim

Asnjė e drejtė e rezervuar @ SK Tirana Online 1998-2001