Pasqyra e lendes
Hyrje Pamja ideologjike e problemit Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi? Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare. Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore. Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare? Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh? |
Raporti
midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore. Gjithė
politika e jashtme ka qenė, gjer nė epokėn tonė, politika e fuqisė, forcės,
sado tė ndryshme qė tė kenė qėnė modalitetet e bashkimeve dhe marredhėniet
midis kėtyre bashkimeve.
Maks Veber Le tė vimė
tani tek njė ēėshtje tjetėr: a ėshtė i domosdoshėm roli i NJESHIT nė
marredhėniet ndėrkombėtare tė periudhės sė pas pėrmbysjes sė
socializmit? Nga njera ane, mendimtarė dhe politologė tė ndryshėm teorinė e
NJESHIT e konsiderojnė njė ndėr tiparet themelore tė totalitarizmit. Nga njė
anė tjeter, koha e sotme karakterizohet si periudhė e ndėrtimit tė rendit tė
ri demokratik. Mos kemi tė bėjmė me njė kontradiksion? Apo pėr ndėrtimin e
rendit tė ri botėror dhe vendosjen e marredhėnive demokratike ndėrshtetėrore,
roli i NJESHIT, pra, totalitarizmi, ėshtė i domosdoshėm? Para se tė
kalojmė nė analizėn mė konkrete tė problemit tė shtruar, le t'i referohemi
njė mendimi tė Aleksis Tukėvillit, njėrit prej mendimtarėve mė tė mėdhenj
tė botės. Ja pohimi i tij: "Bashkėkohėsit e mi dhe unė, ne ecim pėrditė
e mė shumė nė rrugė aq tė ndryshme, nganjėherė aq tė kundėrta, qė ne
nuk mund pothuajse kurrė tė takohemi nė tė njėjtat sentimente dhe nė tė
njėjtat probleme." (Aleksis Tukėvil, cituar nga J.P.Majer, faqe 33) Ja
dhe pohimi i njė politologu dhe sociologu tė madh, Raimond Aron: Ai thotė:
"Brenda kombeve, ashtu si midis kombeve, marredhėniet shoqėrore pėrbėjnė
njė element konflikti qė varion sipas rastit, konkurrencės, rivalitetit, luftės.
Shkaqet e konflikteve janė tė shumta dhe nganjėherė nderi i fituesit ėshtė
vetėm rikompensimi. Njė botė pa konflikte ėshtė plotėsisht e
pamundur." (Aron, Etapat e sociologjisė, faqe 651) Ja dhe
konkluzioni i njerit prej antimarksisteve mė tė mėdhenj, por njėkohėsisht
dhe njerit prej mendimtarėve tė mėdhenj, Maks Veber, nė formėn e dialogut tė
tij me Ludendorfin, ministėr gjerman i luftės nė pėrfundimin e luftės sė
parė botėrore: "Veber:
Besoni ju se unė do te marr njė ndyrėsi, qė ne e kemi tani pėr demokraci? Ludendorf: Nėqoftėse
ju flisni kėshtu, ne do tė mundemi ndoshta tė biem dakord. Veber: Po ndyrėsia
e parė nuk ishte jo mė monarki.
Ludendorf: Ēfarė prisni
ju nga demokracia?
Veber: Nė demokraci,
populli zgjedh njė shef (Führer), tek i cili ai vė besimin e tij. Pastaj ky qė
ėshtė zgjedhur thotė: Tani mbylleni gojėn dhe binduni.Populli dhe partitė
nuk kanė mė tė drejtė veēse tė binden. Ludendorf: Njė
demokraci e tillė do tė mė pelqente" (Mariane
Veber: Max Weber, ein Lebensfild, faqe 664-665. Cituar
nga Aron nė Etapat e mendimit sociologjik, faqe 581) Vleresimi i Tukėvilit
ėshtė se njerezit ecin nė rrugė aq tė ndryshme, sa nuk mund tė takohen
kurrė. Ndėrsa Aroni pohon se botė pa konflikte nuk mund tė ketė kurrė. Veberi
ėshtė mė i hapur. Ai kėrkon qė tė gjithė t'i binden vetem njė njeriu. Nėqoftėse
apriori do t'i marrim kėto tre pohime
si tė vėrteta universale, atėhere nė mėnyrė tė natyrshme mund tė
konkludojmė se dhe nė periudhėn e sotme bota do tė ketė konflikte si ai i
Bosnjės. Kėto konflikte nuk mund tė zgjidhen nė mėnyrė demokratike. Bosnja
e vėrtetoi qartė njė gjė tė tillė. Prandaj pėr tė vendosur, edhe nė
periudhėn e tanishme tė ekzistencės sė njė sistemi, njė lloj harmonie dhe
rregulli nė marredhėniet ndėrkombėtare, ėshtė plotėsisht i nevojshėm dhe domosdoshėm roli i NJESHIT.
Qysh me krijimin e tyre, shtetet e ndryshme kanė hyrė nė marredhėnie
me njeri-tjetrin. Kėto marredhėnie kanė qėnė dje, janė dhe sot tė
shumanshme, politike, protokollare, ekonomike, ushtarake, kulturore, sportive,
shkencore etj. Marredhėnie tė tilla, ashtu siē kanė qenė ura afrimi dhe
bashkėjetese midis shteteve dhe popujve, shpesh kanė pėrbėrė dhe bazėn e
problemeve qė kanė lindur nė kohė dhe etapa tė ndryshme midis shteteve, tė
cilat janė zgjidhur herė me mjete paqėsore dhe herė me mjete dhune. Brenda kėtij
kuadri marredhėniesh dhe problemesh qė kanė shoqėruar shtetet e ndryshme dhe
evolucionit tė tij, u krijua dhe ajo qė quhet teoria dhe praktika e marredhėnieve
ndėrkombėtare, e cila ka evoluar nga koha nė kohė, deri sa ka ardhur e plotė
dhe tėrėsore nė ditėt tona.
Brenda marredhėnieve ndėrkombėtare ka pasur dhe ka mjaft probleme
dukuri dhe fenomene. Por njė ndėr mė kryesorėt ka qėnė dhe ėshtė
teoria e sė drejtės sė popujve dhe shteteve dhe forcės sė tyre nė
marredhėniet ndėrkombėtare. Kjo teori i ka shoqėruar marredhėniet ndėrshtetėrore
qysh nga pikėnisja e tyre, mė lindjen dhe zhvillimin e kapitalizmmit, lindjen
dhe zhvillimin e socializmit e deri
nė ditėt tona. Nė kohė dhe etapa tė ndryshme ajo ka pėsuar ndryshime dhe
ka evoluar, por asnjėherė nuk ka pushuar sė qeni prezent nė mardhėniet ndėrkombėtare.
Lidhur mė tė dhe pėr tė maskuar realitetin real tė saj, janė hartuar me
dhjetera vepra dhe traktate teorike nga mendimtarė dhe sociologė te ndryshėm.
Si e tillė teoria e forcės dhe sė drejtės ėshtė e pranishme dhe nė
periudhėn e pas viteve '90-tė nė marredhėniet midis shteteve tė ndryshme.
Pavaresisht nga ēfarė thuhet dhe propagandohet, pas krijimit tė njė sistemi
tė vetėm, pas vendosjes sė mardhėnieve demokratike nė praktikėn ndėrkombėtare,
pėrsėri raporti midis sė drejtės
dhe forcės vazhdon tė peshojė mbi kėto mardhėnie.
Para se tė analizojmė se nė ēfarė raporti janė sot e drejta dhe
forca, le tė bėjmė njė vėshtrim tė shkurtėr rreth kėtij problemi nė tė
kaluarėn e afėrt tė shteteve dhe marredhėnieve midis tyre. Cila ka qenė
teoria dhe praktika e tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet e mėparshme ndėrkombėtare?
Do tė marrim dhe analizojmė dy anė, dokumenteet dhe teorinė
dhe nga ana tjetėr praktikėn dhe realitetin e marredhėnieve ndėrkombėtare.
Kjo do tė na ndihmojė pėr ta bėrė mė tė qartė problemin dhe pėr ta ēmanipuluar
atė. Nė dokumentet e organizmave ndėrkombėtare, veēanėrisht duke filluar
qysh nga viti 1922, kur u krijua pėr herė tė parė Lidhja e Kombeve, gjithmonė
ėshtė theksuar se ēdo shtet ka te drejtėn dhe sovranitetin e tij pėr tė
qenė i lirė dhe i pavarur, jo vetėm brenda vendit tė tij, por dhe nė
marredhėniet ndėrkombėtare, ka tė drejtė tė thotė dhe tė shprehė
mendimin e tij pėr probleme tė ndryshme pavaresisht nga zhvillimi
ekonomiko-shoqėrore dhe madhėsia e territorit. Ndėrsa
praktika e marredhėnieve ndėrkombėtare nė tė kaluarėn ka treguar tė kundėrtėn.
Nė tė kaluarėn thelbi i tė drejtės dhe forcės ka qenė: Njė shtet apo
komb, megjithese ka patur tė drejtė, megjithatė, kur nuk ka patur forcė pėr
ta fituar tė drejtėn apo pėr ta ruajtur atė, atėhere e drejta e tij ka
mbetur nė letėr. Domethėnė, nė mėnyrė mė konkrete, tė drejtė pa forcė
nuk ka. Eshtė forca politike, ekonomike dhe ushtarake ajo qė ka materializuar
tė drejtėn. Kjo eshte edhe ne rregullin
zyrtar te funksionimit te bashkesise nderkombetare. Mund te pohohet ne menyre te
argumentuar fakti se totalitarizem nuk ka vetem ne jeten e brendshme politike te
nje shteti, por edhe ne marredheniet midis tyre, sidomos ne marredheniet midis
te pasurve dhe te varferve, midis metropoleve dhe marginave, midis te medhenjve
dhe te vegjelve, midis peseshes se perhershme te Keshillit te Sigurimit dhe
gjithe te tjereve. Sa kohe ka veto per pese dhe vote per 150, totalitarizmi
eshte me status juridik.
Me i drejtpeshuar do te ishte parashtrimi ne forme alternative i rolit te SHBA: garant i paqes apo i interesave te veta. Por me ngjan se teperohet pak kur pohohet se Evropa me KSBE-ne dhe NATO-n ka deshtuar. Interesant eshte trajtimi i raporteve te vendeve ish-komuniste me traktatin e NATO-s. Zbulohet mire paradoksi se kujt i duhet garanti kur nuk ka me armiq. Se paku te marrim vesh se nga vjen rreziku, ne mos na vjen nga alien-et! Disa shembuj
dhe dukuri nga e kaluara janė tė mjaftueshme pėr tė saktėsuar dhe
argumentuar tezėn e mėsipėrme. Si u nda Evropa e pas luftės sė dytė botėrore?
Te gjithė e dinė se nė Teheran, Jaltė apo Potsdam, Evropa u nda jo mbi
kriterin e sė drejtės sė ēdo kombi apo shteti, por mbi bazėn e forcės sė
tre tė mėdhenjve, Amerikės, Rusisė dhe Anglisė. Forca pas luftės ishte nė
kėto tre fuqi. Aty ishte dhe e drejta. Prandaj pėr 50 vjet shtetet e ndryshme
tė Evropės mbetėn ashtu siē u ndanė gjatė luftės sė dytė botėrore. Pėr
50 vjet e drejta e mjaft kombeve dhe shteteve mbeti njė e drejtė nė letėr,
fiktive, e mjaftueshme vetėm nė dokumenteet e organizmave ndėrkombėtare dhe
fjalimet e politikanėve tė shteteve tė fuqishme. Nė 1956, Hungaria kishte tė
drejtė tė vendoste pėr fatin e saj si shtet dhe si komb, por, meqė nuk
kishte forcė, e drejta reale u takoi tankeve dhe ushtrisė sovjetike. Bota
pranoi tė drejtėn e forcės dhe jo tė drejtėn reale. Nė 1968 Ēekosllavakia
kishte tė drejtė tė dilte nga Traktati i Varshavės, por pėrsėri, meqė nuk
pati forcė, e drejta i takoi ushtrisė sė Traktatit tė Varshavės dhe teorisė
sė sovranitetit tė kufizuar tė Brezhnjevit. Nė 1956 Egjipti kishte te drejtė
tė vendoste sovranitetin mbi kanalin e Suezit, por duke mos patur forcė tė pėrballonte
ushtrinė anglo-franceze u detyrua tė pranonte forcėn e tyre dhe konceptin e
tyre mbi tė drejtėn. Nė 1973, populli kilian kishte tė drejtė tė zgjidhte
formėn e tij tė qeverisjes dhe politikėn e jashtme qė do tė ndiqte duke
patur nė krye Salvador Alenden, por duke mos patur forcė pėr ta mbrojtur kėtė
tė drejtė, u detyrua tė pranojė atė tė drejtė qė i dhanė amerikanėt,
diktaturėn gjakatare tė Pinoēetit. Nė 1981 populli shqiptar nė Kosovė
kishte tė drejtė tė kėrkonte statusin e republikės, por duke mos patur forcė,
u detyrua tė pranonte me anė tė dhunės, aq tė drejtė sa i dhanė tanket
dhe ushtria jugosllave. Ēfarė tregojnė
shembujt e mėsipėrm? Ato flasin qartė se nė tė kaluarėn e drejta kur ka
qenė pa forcė, ėshtė zėvendėsuar me tė drejtėn e forcės. Tė drejtėn
nuk e ka pėrcaktuar analiza dhe dialogu i problemit, por atė e ka pėrcaktuar
sasia e tankeve dhe teritorit apo aleancat ushtarake. Mbi kėtė bazė kemi tė
drejtė tė themi se definicionet mbi tė drejtėn ne programet e organizmave
nderkombėtare, nuk kanė qėnė gjė tjetėr veēse njė mashtrim i madh mbi
popujt dhe shtetet e ndryshėm. Megjithatė, do tė pranojmė pėr njė ēast se
nė kushtet e ekzistencės sė dy blloqeve dhe tė dy sistemeve plotėsisht tė
kundėrta, pėr tė ruajtur ekuilibrin botėror nė marredhėniet ndėrkombėtare,
ka qenė e domosdoshme tė pėrdorej forca pėr tė vendosur tė drejtėn e forcės.
Duke pranuar njė pohim tė tillė si tė vėrtetė, na duhet tė shtrojmė
pyetjen dhe tė analizojmė periudhėn e re tė marredhėnieve ndėrkombėtare,
atė tė pas viteve 1990, kur blloqet nuk ekzistojnė mė dhe kur sistemi
komunist nuk ekziston mė. Periudha 1990-1995, ėshtė e mjaftueshme jo vetėm pėr
tė pyetur, por dhe pėr tė analizuar dhe arritur nė konkluzione, qoftė dhe tė
pjesshme. Si qendron problemi sot: E drejta e njė kombi apo shteti
materializohet si e tillė pavaresisht nga forca qė ka ky shtet apo ky komb,
pavaresisht nga zhvillimi i tij ekonomik dhe madhėsia e territorit, apo
veprohet ndryshe. Cili ėshtė ndryshimi i kėtij problemi sot nė raport me tė
kaluarėn? Pėrgjigjja
ndaj kėsaj pyetjeje do tė ēojė nė konkluzionin se periudha e sotme ėshtė
vėrtet e re nė zgjidhjen e problemeve qė lindin nė gjirin e marredhėnieve
ndėrkombėtare apo ajo hiqet si e tillė, dhe nė fakt ka mbetur ajo e para. Po
para se tė analizojmė problemin do tė bėjmė dhe njė sqarim tė rėndėsishėm.
Kur flasim sot pėr realizimin e tė drejtės sė ēdo kombi apo ēdo vendi nė
marredhėniet ndėrkombėtare, nuk kemi parasysh probleme anėsore qė lindin
gjatė proēesit tė kėtyre marredhėnieve, nuk kemi parasysh probleme tė sferės
sportive, kulturore, shkencore etj. Ēėshtja qėndron nė probleme tė qėnėsishme
tė njė kombi apo shteti, probleme qė pėrcaktojnė fizionominė e tij,
probleme qė kanė tė bėjnė me tė drejtėn e konsolidimit dhe bashkimit tė
tij, tė sovranitetit dhe pavaresisė sė tij, dhe tė barazisė nė marredhėniet
ndėrkombėtare pavaresisht nga
fuqia ekonomike dhe madhėsia e territorit. Pėr ta bėrė mė konkrete analizėn
na duhet tė shikojmė qėndrimin e marredhėnieve ndėrkombėtare nė
konfliktet dhe acarimet qė mund tė kenė ndodhur midis shteteve dhe popujve tė
ndryshėm. Gjatė periudhės
1990-1995 marredhėniet ndėrkombėtare janė ndeshur me disa probleme dhe
konflikte tė rėndėsishme qė kanė kėrkuar ndėrhyrjen e tyre pėr t'i
zgjidhur. Nė kėto probleme dhe konflikte, ėshtė pėrzier e drejta dhe forca
bashkė, prandaj ėshtė dashur pėrgjigjja e organizmave ndėrkombėtare se
kush ka tė drejtėn me vete dhe kush ka forcėn me anė tė cilės kėrkon qė
padrejtėsinė ta paraqesė si drejtėsi. Le tė qėndrojmė brenda Evropės.
Gjatė kėsaj periudhe Evropa u ndesh me konfliktin boshnjak, midis boshnjakėve,
serbėve dhe kroatėve, me konfliktin e pashpallur serbo-shqiptar, me konfliktin
ruso-ēeēen dhe konfliktin turko-kurd. Nė tė katėr kėto konflikte kemi njė
tablo tė tillė. Ēeēenėt kėrkojnė tė jenė tė pavarur nga Rusia, por
Rusia nuk ua jep kėtė tė drejtė. Boshnjakėt kėrkonin tė ishin shtet i
pavarur pas shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė dhe kjo ėshtė njė e drejtė e
tyre qėnėsore. Shqiptarėt nė ish-Jugosllavi kėrkojnė tė jenė tė pavarur
nga serbėt dhe kjo ėshtė njė e drejtė e tyre. Kurdėt janė njė popull
prej 24 milionėsh dhe kėrkojnė tė jenė tė pavarur, dhe kjo ėshtė njė e
drejtė e tyre. Kėto tė
drejta tė kėtyre kombeve janė pranuar dhe nga dokumentet e organizmave tė
ndryshme ndėrkombėtare. Ashtu siē janė pranuar nė takime dypalėshe dhe
shumė palėshe dhe nga shumica e shteteve tė fuqishėm tė botės. Kombet e mėsipėrme,
megjithese kanė tė drejtė, nuk e kanė realizuar akoma atė sepse u mungon
forca. Forca ka qenė tek padrejtėsia. Prandaj nė mėnyrė tė natyrshme, ata
kanė kėrkuar ndihmėn dhe pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare, duke
shpresuar dhe qenė tė bindur se periudha e tanishme ėshtė cilėsisht e re
nga ajo e para si dhe duke qėnė tė bindur se ka qėnė ideologjia dhe sistemi
komunist qė nuk i ka lėnė tė realizojnė tė drejtėn e tyre. Pėr ilustrim
le tė kujtojmė se shumė intelektuale dhe politikanė shqiptarė nė Kosovė
gjatė viteve 1989-1990, bėnin presion mbi qeverinė e Shqipėrisė, pėr tė
ndryshuar sistemin. Sipas tyre kishte qėnė komunizmi si ideologji dhe sistem,
shkaku kryesor i ndarjes dhe coptimit tė kombit shqiptar. Prandaj pėr pasojė
me ndryshimin e regjimit nė Shqipėri, do tė realizohej endėrra e shqiptarėve
pėr bashkimin kombėtar. Nė ēfarė mėnyre bashkėsia ndėrkombėtare i
ndihmoi kėto kombe tė fitonin tė drejtėn e tyre tė ligjshme, cili ishte qėndrimi
i saj ndaj tė drejtės sė kėtyre vėndeve dhe ndaj forcės sė vėndeve tė
tjera. Kush fitoi nė konfliktet e periudhės 1990-1995, e drejta apo forca? Nė Bosnjė tė
gjithė e dinė se fitoi forca, bile njė forcė e egėr e denjė pėr t'u
barazuar me egėrsinė hitleriane. Po kėshtu nė Kosovė pėrsėri fitoi forca.
Faktori ndėrkombėtar, tė drejtėn e shqiptarėve pėr pavaresi e reduktoi nė
tė drejta dhe liri njerėzore, brenda kufijve tė ish-Jugosllavisė. Dėshirės
dhe tė drejtės sė ligjshme tė shqiptarėve pėr tė qenė tė pavarur, iu
kundėrvu stabiliteti i Ballkanit dhe hapesirat demokratike. Nė Ēeēeni pėrsėri
fitoi forca e tankeve ruse pėrballė tė drejtės sė popullit ēeēen pėr tė
qenė i pavarur. Nė Kurdistan pėrsėri fitoi forca e ushtrisė dhe dhunės
turke pėrballė tė drejtės sė popullit kurd pėr tė qėnė i pavarur. Nė mėnyrė
tė pėrmbledhur ky ėshtė konkluzioni i pėrfundimit tė kėtyre konflikteve nė
marredhėniet e sotme ndėrkombėtare. Nė arritjen e kėtij konkluzioni,
faktori ndėrkombėtar dhe organizmat e tij tė shumta, patėn rolin kryesor. Pėrballė
tė drejtės dhe nė raport me tė fitoi pėrsėri forca. Eshtė kjo
arsyeja qė popujt, tė cilėt kishin shpresuar se me pėrmbysjen e komunizmit
dhe me vendosjen e demokracisė, do tė fitonte e drejta e tyre, janė mė tė
zhgėnjyer se mė pėrpara. Ata deri tani i kanė provuar tė gjitha, provuan
dhe mardhėniet demokratike, por pėrsėri asgjė. Prandaj atyre tani u ka
mbetur njė gjė, ngushėllimi. Kėta popuj ka patur parasysh Sartori kur
shkruante se demokracia tė zhgėnjen, por nuk tė tradhton (Sartori, Mbi teorinė
e demokracisė, faqe...) Megjithatė, nė praktikėn e marredhėnieve tė sotme
ndėrkombėtare, ky konkluzion nuk shfaqet hapur. Nė tė kundėrtėn. Ai ėshtė
mbuluar dhe justifikuar me domosdonė e forcimit tė marredhėnieve demokratike
dhe konsensusit evropian dhe botėror. Mohimi i sė drejtės sė kėtyre kombeve
nuk paraqitet si refleks i forcės por si sakrificė e konsolidimit tė
demokracisė. Nė ēėshtjen
boshnjake, si tragjedia, ashtu dhe pėrfundimi i arritur, u justifikua me nevojėn
e gjetjes sė konsesusit midis fuqive tė mėdha. Duke qėnė aleat i rusėve,
Francės dhe Anglisė, Serbia arriti tė realizojė pas njė masakre tė pėrgjakshme,
krijimin e republikės sė sėrbėve tė Bosnjės. Nė ēėshtjen shqiptare,
mohimi i tė drejtės sė tyre u justifikua dhe po justifikohet qė pėr hir tė
paqes nė Ballkan dhe nė Evropė, pėr tė mos filluar njė luftė me pėrmasa
evropiane, shqiptarėt duhet tė heqin dorė nga kėrkesat maksimaliste.
(Megjithese republika e Kosovės ėshtė njė kėrkesė minimaliste e
shqiptareve). Pra, nė ēėshtjen shqiptare forca e tė madhit frikėson dhe bėn
kurban tė interesave tė saj tė drejtėn e tė voglit. Nė ēėshtjen e
popullit ēeēen, heshtja dhe mosveprimi i faktorit ndėrkombėtar u justifikua
me nevojėn e mosacarimit tė marredhėnieve me Rusinė, qė ėshtė akoma njė
superfuqi e madhe ushtarake. Ndėrsa nė ēėshtjen kurde, mohimi i tė drejtės
u justifikua me nevojėn e interesave strategjike tė bllokut perėndimor, pėr
tė ruajtur marredhėnie tė mira me Turqinė, e cila ėshtė njė ndėr aleatet
mė tė ngushtė tė tyre nė Lindjen e Mesme. Nė ndihmė tė
kėtij justifikimi teorik ka vepruar dhe propaganda televizive dhe gazetareske,
apo ajo e organizatave ndėrkombėtare. Shumė komente dhe artikuj gazetareskė
e televizivė, me dhjetera rezoluta dhe deklarata tė organizmave ndėrkombėtare
dhe politikanėve tė ndryshėm, kanė marrė nė mbrojtje tė drejtat e kėtyre
popujve dhe kanė dėnuar forcėn. Por vetėm nė teori, nė praktikė forca ka
fituar, megjithese ėshtė mbuluar nga justifikimi demokratik. Eshtė
interesante tė theksojmė se spekulime dhe justifikime tė tilla tė mohimit tė
sė drejtės dhe pėrdorimit tė forcės, nė marredhėniet e sotme ndėrkombėtare
nuk janė tė reja, nė thelbin e tyre. Dhe nė periudhėn e luftės sė ftohtė,
gjithmonė pėrdorimi i forcės mbi tė drejtėn, justifikohej dhe mbulohej me
lloj-lloj pretekstesh dhe arsyetimesh. Le tė kujtojmė se pushtimi i Ēekosllovakisė
nga ushtria sovjetike dhe aleatet e saj u justifikua pėr hir tė zbatimit tė
teorisė sė sovranitetit tė kufizuar tė shpikur nga Brezhnjevi. Apo ndėrhyrja
e ambasadės amerikane nė grushtshtetin e Kilit, u justifikua me arsyetimin e
mospėrhapjes sė ndikimit komunist nė Amerikėn Latine. Ish-drejtori i CIA-s amerikane Rixhard Helms e pohon
qartė kėtė ndėrhyrje. Ja pohimi i tij:
"Qe presidenti
Nikson ai qė donte tė rrėzonte zotin Aljende, jo CIA. Ajo nuk ka funksion
hartimin e politikės. Gjithcka qė kreu CIA u drejtua dhe u mbėshtet nga
qeveria e Shteteve tė Bashkuara"( Gabriel Partos, Bota qė erdhi prej tė
ftohtit, faqe 197) Duhet thėnė
se vepime tė tilla janė konsideruar nga politologė dhe mendimtarė tė ndryshėm
si veprime totalitare nė marredhėniet ndėrkombėtare. Por neqoftėse kjo ėshtė
e vėrtetė pėr ngjarje tė djeshme, duhet tė jetė e tillė dhe sot. Thelbi
ėshtė i njėjtė si sot ashtu dhe dje. Forca fiton dhe mposht tė drejtėn. Ndryshojnė vetėm
justifikimet teorike. Dje, pėr tė ruajtuar unitetin e kampit socialist apo pėr
tė penguar pėrhapjen e ndikimit komunist, ndėrsa sot pėr hir tė interesave
jetike dhe strategjike, pėr tė ruajtur paqen e pėr tė konsoliduar demokracinė
dhe rendin e ri botėror. Dje u shpik sovraniteti i kufizuar, sot po shpiken
hapesirat demokratike.
Tabloja e sotme e marredhėnieve ndėrkombėtare me konfliktet dhe
zgjidhjet e tyre, me gjithė justifikimet qė jepen, vėrteton plotėsisht
pohimin filozofit spanjoll, Miguel del Unamuno, nė pėrgjigjen qė i dha
gjeneralit frankist Milan Astraj, duke i thėnė: "Ju do tė fitoni se keni
me vete forcėn brutale. Mirepo nuk do tė bindni askėnd. pėr kėtė duhet tė
keni atė qė ju mungon, arsyen dhe tė drejtėn, qė nuk janė nė anėn
tuaj"(Cituar nga Agim Vinca, Populli i Pandalur, faqe 217). Maks Weber, i
cituar nga Aron, pohon se "historia nuk evoluon drejt njė qėllimi final
,qė do tė jetė pajtimi i njerėzimit, por u bindet cikleve tė vartėsisė sė
dyanshme" (Aron, Etapat e mendimit sociologjik, faqe 595)
Veprimin e forcės mbi tė
drejtėn edhe sot e pranojnė shumė shtete dhe popuj tė ndryshėm. Nė mėnyrė
tė veēantė disa nga popujt e vendeve ish-socialiste. Tek kėta popuj dhe
klasat e tyre politike, ka njė pėrpjekje tė ethėshme dhe tė vazhdueshme pėr
tu lidhur me kėtė apo atė fuqi tė madhe evropiane dhe botėrore. Njerezit
dhe sot nuk besojnė se e drejta mund tė realizohet dhe materializohet pa ndihmėn
e forcės. Duke mos e pasur vetė kėtė forcė njeriu gjithmonė ėshtė i
prirur ta kėrkojė atė jashte. Sa herė qė nė organizmat e ndryshme ndėrkombėtare
diskutohen probleme tė rėndėsishme politike apo ekonomike, njerėzit, nuk
thonė: "tė presim se ēfarė do te thotė OKB-ja, apo OSBE-ja", por
"ēfarė do te thotė Amerika, Gjermania, Rusia apo Franca". Pra, ēfarė
do tė thotė forca e mė tė madhit dhe mė tė fuqishmit pėr tė drejtėn e kėtij
apo atij populli dhe jo ēfarė do tė thotė ky apo ai organizėm demokratik.
Kjo ėshtė njė psikologji qė nuk mund tė zhduket me parulla dhe me propagandė.
Nė mbėshtjetje tė saj janė zgjidhjet qė jepen nė marredhėniet ndėrkombėtare,
pėr konflikte tė ndryshme qė lindin. Pse ėshtė i domosdoshėm totalitarizmi nė marredhėniet ndėrkombėtare Analiza e
deritanishme e ngjarjeve dhe dukurive tė ndryshme nė gjirin e marredhėnieve
ndėrkombėtare, veēanėrisht nė raportin midis tė drejtės dhe forcės, na
lejojnė tė pėrfundojmė se nė periudhėn pas viteve 90-tė, pėr kėtė ēėshtje
kaq tė rėndėsishme ka pak ndryshim me praktikėn e periudhės sė luftės sė
ftohtė, me periudhėn e ekzistencės sė dy sistemeve apo tė dy blloqeve. Sė
kėndejmi kemi tė drejtė tė pohojmė se nuk ka qenė komunizmi shkaku kryesor
i totalitarizmit nė mardhėniet ndėrkombėtare. Teoria e NJESHIT, e predikuar
nga mendimtarė tė ndryshėm si njė ndėr tiparet themelore tė totalitarizmit
nė vendet ish-socialiste, vazhdon tė ekzistojė nė marredhėniet ndėrkombėtare
dhe pas pėrmbysjes sė komunizmit. Siē duket ajo ėshtė njė domosdoshmėri pėr
ruajtjen e rregullit dhe harmonisė nė marredhėniet ndėrkombėtare sot, por
dhe pėr shumė kohė nė tė ardhmen. A ėshtė i drejtė ky pohim. A mund tė flitet pėr
domosdoshmerinė e ekzistencės sė njė tipari themelor tė totalitarizmit nė
kushtet e marredhėnieve tė reja demokratike. Siē duket duhet dhe mund tė
flitet. Janė disa arsye shumė tė thella qė e bėjnė tė domosdoshme njė gjė
tė tillė. Le t'i analizojmė ato mė konkretisht.
Sė pari: Pėrmbysja e socializmit u shoqėrua me lindjen e elementėve tė
rinj jo vetėm brenda vendeve ish-socialiste, por mė shumė nė arenėn ndėrkombėtare.
Shumė fenomene qė deri dje justifikoheshin me pamundėsinė e zgjidhjes pėr
shkak tė komunizmit, tani dolėn fare hapur. Demokracia, aq sa kultivon lirinė
e mendimit dhe tė shprehjes, aq sa krijon marredhėnie tė reja midis njerėzve,
po aq krijon dhe marredhėnie tė reja dhe midis shteteve. Por nė kėtė ēeshtje
fuqitė perėndimore duke kėrkuar demokratizimin e marredhėnieve brenda
shteteve ish-socialiste, harruan qė kėtė kėrkesė t'ia kėrkojnė dhe vetes
sė tyre pėr demokratizimn e marredhėnieve ndėrkombėtare. Ashtu si dje, edhe
sot, organizmat ndėrkombėtare, kanė vetėm ēelesat e kashtės nė zgjidhjen
e konflikteve tė ndryshme ndėrkombėtare.
Sė dyti: Demokracia i hapi gojėt e shteteve dhe popujve tė ndryshėm.
Ajo kėrkon nė praktikė parimin e barazisė dhe partneritetit, pavaresisht nga
forca ekonomike dhe ushtarake. Nė kėtė ēėshtje fuqitė e mėdha tė botės
dhe Evropės, gjatė periudhės 1990-1995, treguan se akoma nuk janė pergatitur
pėr njė ndryshim te madh. Deri nė vitin 1989, me propagandėn e tyre, vendet
e Evropės Perėndimore u thoshnin vendeve ish-socialiste se nė kampin e tyre
socialist ekziston shtypja nacionale dhe pabarazia ekonomike dhe ushtarake,
ekziston ndarja ndėrkombėtare e punės, qė nuk lejon barazinė reale tė
shteteve. Por kaluan 5 vjet nga kjo
propagandė. Socializmi u pėrmbys, nė vendet e Evropės qėndrore dhe lindore
erdhėn nė fuqi forca jokomuniste, bile dhe partitė ish-komuniste u shnderruan
nė parti social-demokrate tė ngjashme me ato tė Perėndimit. Ironia ėshtė
se benda harkut tė pesė vjetėve qė janė
konvertuar nė shtete kapitaliste, kėto vende po shikojnė dhe vėrejnė
me hidhėrim se dhe nė gjirin e sistemit kapitalist ekzistojnė pėrgjithėsisht
po tė njėjtat rregulla. Nė njė formė mė tė zbutur, natyrisht, po
megjithatė ekzistojnė. Kjo shpjegohet sepse akoma fuqitė e mėdha tė Perėndimit,
vazhdojnė tė vuajnė nga sfera e zonave tė influencės dhe tė ndikimit
politik dhe ekonomik. Shtetet
ish-socialiste kaluan nė sistemin kapitalist, po ky kalim nuk ėshtė i njėjtė
dhe i barabartė pėr tė gjithė. Shtėpia e pėrbashkėt qė predikonte Gorbaēovi
nuk ishte gjė tjetėr veēse shtėpia e kėsaj apo asaj fuqie tė madhe perėndimore.
Nėqoftėse deri dje ato kishin qenė nėn influencėn sovjetike, sot ka
ndryshuar vetėm sfera e influencės, por jo influenca. Sot mund tė flitet pėr
influencė gjermane, amerikane, franceze, ruse etj, por mė pak pėr partneritet
dhe barazi reale nė marredhėniet ndėrkombėtare. Kriza ballkanike e vėrtetoi
qartė njė gjė tė tillė. Gjermania mbėshteti dhe pėrkrahu Slloveninė dhe
Kroacinė pėr tė fituar pavaresinė. Franca, Anglia dhe Rusia, mbeshtetėn dhe
pėrkrahėn Serbinė dhe Malin e Zi. Mbi kėtė bazė fuqitė e mėdha nuk i
presin mirė kėrkesat dhe praktikat e popujve dhe vendeve tė vegjėl qė kėrkojnė
barazi reale nė emėr tė demokracisė. Franca, nė mėnyrė tė vendosur,
hodhi poshtė kandidaturėn e ministrit tė jashtėm danez pėr sekretar tė pėrgjithshėm
tė NATO-s, pėr faktin se Danimarka kishte votuar pro njė rezolute qė dėnonte
vazhdimin e provave bėrthamore. Sė treti:
Megjithese aktualisht sistemi ėshtė i ndryshėm nga mė parė, megjithese
zyrtarisht ekziston vetėm njė sistem, ai kapitalist, dhe shumė gjėra kanė
ndryshuar nė raportet dhe marredhėniet ndėrkombėtare, pėrsėri mentaliteti
nė psikologjinė e njerėzve, klasave politike dhe shteteve tė ndryshėm, ka
mbetur nė njė masė tė konsiderueshme po ai i pari. Qoftė nė shtetet
klasike kapitaliste, qoftė nė shtetet qė po ndėrtojnė kapitalizmin, pėr 50
vjet me anė tė njė propagande shumė tė fuqishme ishte rrėnjosur
mentaliteti i armiqėsisė, ftohtėsisė dhe pėrbuzjes ndaj njeri-tjetrit.
Konfrontimet, acarimet, lumi i librave dhe mijėrat e artikujve dhe emisioneve tė
ndėrsjellta kundėr njėri-tjetrit, pėrbėnin thelbin e psikologjisė sė njerėzve
nė tė dy blloqet. Ndryshimet nė psikologji dhe mentalitet, nuk bėhen aq
shpejt sa ndryshimet e qeverisve, partive apo tė ministrave etj. Ato duan kohė tė rinovohen. Shpejtėsia apo ngadalėsia
e tyre, varet nga predispozicioni dhe vendosmėria e organizmave ndėrkombėtare
pėr tė zgjidhur me drejtėsi problemet dhe konfliktet qė lindin nė marredhėniet
ndėrshtetėrore. Kur shqiptarėt, qė prisnin se me pėrmbysjen e komunizmit
ata do tė unifikoheshin si komb, shikojnė se tani nė ēėshtjen kombėtare
janė me keq se mė pėrpara, ata me tė drejtė do te vazhdojnė tė ruajnė
mentalitetin e vjetėr ndaj fuqive tė mėdha. Eshtė pikėrisht reminishenca e
mentalitetit tė vjetėr qė vazhdon tė peshojė dhe sot mbi klasat politike tė
vendeve tė ndryshme, njė nder shkaqet kryesore tė krijimit tė ftohtėsive nė
marredhėniet ndėrkombėtare, apo tė mosbesimit ndaj njeri-tjetrit.
Sė katėrti: Rigjallėrimi i nacionalizmave tė ndryshme nė mjaft vende
dhe shtete, ka marrė njė hov tė madh nė periudhėn 1990-1995. Aq i madh dhe
i pėrhapur ėshtė ky problem sa qė ėshtė bėrė e vėshtirė tė dallosh nė
shumė raste se ku qendron atdhetarizmi dhe ku shovinizmi, ku padrejtėsia
historike dhe ku falsifikimi historik. Duke e parė me shqetėsim kėtė dukuri,
Lėfor pohon me tė drejtė se "kohėn e totalitarizmit e zėvendėson koha
e copėzimit. Natyrisht synimet kah pavaresia kur u takojnė kombeve tė nėnshtruara
njė fuqie tė huaj, janė legjitime dhe mund tė lidhen me aspirata
demokratike. Pėrkundrazi, ėshtė vdekjeprurės nacionalizmi qė shoqėrohet me
ksenofobi dhe me racizėm e aq mė keq kur ėshtė nė shėrbim tė njė
ekspansioni, qoftė tė shtypjes, qoftė tė zhdukjes sė pakicave" (Lėfor:
Demokracia dhe totalitarizmi, botim shqip, 1993, faqe 26) Kur kėto nacionalizma
nė mėnyrė tė hapur apo tė fshehur kanė dhe pėrkrahjen e klasave politike
qė janė nė pushtet apo tė fuqive tė mėdha evropiane, atėherė ato e ndėrlikojnė
shumė atmosferėn ndėrkombėtare dhe marredhėniet midis shteteve tė
ndryshme. Fshehur pas demokracisė ky nacionalizėm qė ėshtė sa lindor aq dhe
perėndimor, predikon vetėm forcėn kundėr dialogut dhe tė drejtės.
Sė pesti: Nė tė kaluarėn roli i organizmave tė ndryshme ndėrkombėtare
ka qenė plotėsisht formal. Ato nuk kanė qenė asgjė tjetėr veēse mbulesa
ku ligjin e benin mė tė mėdhenjtė. Pas viteve '90-tė, organizmat ndėrkombėtarė
janė shtuar nė sasi, por ato kanė mbetur po ato qė kanė qenė nė cilėsi.
Dhe sot ato nė zgjidhjen e konflikteve tė ndryshme ndėrkombėtare nuk kanė
gjė tjetėr veēse ēelesat e kashtės. Pafuqia dhe formaliteti i tyre sot pėrballė
atmosferės demokratike qė predikohet pėrbėn njė kontradiktė qė ka nevojė
pėr shumė kohė tė kapėrcehet. Kalimi i fuqisė nga disa shtete tė fuqishme
siē ka qenė deri dje nė duart e organizmave ndėrkombėtare nuk ėshtė vetėm
njė problem organizativ. Nė radhė tė parė ai ėshtė koncept i mprehtė
politik dhe psikologjik. © Copyright |