Pasqyra e lendes
Hyrje Pamja ideologjike e problemit Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi? Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare. Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore. Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare? Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh? |
Marrėdhėniet
midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės
Periudha e dashurisė dhe pėrdėllimit tė vendeve perėndimore ndaj
popujve dhe vendeve ish-socialiste zgjati shumė pak. Tani ekstazėn e ka zėvendėsuar
ftohtėsia, llogaria, interesi i ndėrsjelltė, dhe mė tej ironia, pėrbuzja
dhe injorimi. Fejto e ka nuhatur njė gjė tė tillė, prandaj konstaton me tė
drejtė se "mahnitja e opinionit publik perėndimor pėrpara
"revolucionit tė kadifejtė", mund tė krahasohet me euforinė
europiane tė viteve 1789: u pėrshėndetėn Leh Valesa dhe Vaclav Haveli si Shėn
Gjergjė modernė qė triumfuan mbi "dragoin" komunist. Por shumė
shpejt po ata qė qanin nga gėzimi nė vjeshtėn e vitit 1989, nisėn tė
ironizonin disa muaj mė vonė "elektriēistin e vogėl tė Gdanskut"
ose "mbretin filozof" tė Pragės, duke i treguar si tė paaftė tė
kryenin funksionet e tyre tė shefit tė shtetit" (Fejto, Fundi i
demokracive popullore, faqe 399).
Nė vendet perėndimore qarkullojnė lloj-lloj librash dhe transmetohen
gjithfarė emisionesh televizive, tė cilat, nė vend qė ta pasqyrojnė me vėrtetėsi
realitetin e vendeve ish-socialiste, fyejnė dhe nėnēmojnė traditat dhe
kulturėn e tyre. Nga ana tjetėr, vendin e "ēeqeve tė bardha", me tė
cilat u joshėn masat nė kėto vende, e kanė zėnė llogaritė e ftohta tė
zotėrve tė parave dhe ēeqeve, apo e kanė zėvėndėsuar ndihmat humanitare
dhe bamirėse. Nė marrėdhėniet ndėrshtetėrore nuk mund tė mos vihet re njė
dukuri qė ka tė bėjė me pozitėn nėnshtruese qė u imponohet vendeve
ish-socialiste. Ata po pranohen nė atė qė quhet "shtėpi evropiane"
dhe botėrore, po jo atje ku duan apo ku e kanė vendin realisht, po atje ku u
thonė. Ndarja dhe rregulli qė u predikohej kėtyre vendeve nga Bashkimi
Sovjetik nė mėnyrė komuniste ekziston akoma, veēse me njė emėr tė ri: si
ndarje demokratike. © Copyright |