Pasqyra e lendes
Hyrje Pamja ideologjike e problemit Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi? Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare. Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore. Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare? Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh? |
A
do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh?
Njė vėshtrim i shkurtėr mbi qėndrimin e opinionit perėndimir ndaj
Shqipėrisė ėshtė i mjaftueshėm pėr ta bėrė bindės konkluzionin qė nėnvizuam
mė lart. Nė periudhėn 1991-1995, kineastė, shkrimtarė dhe gazetarė perėndimorė,
kanė shkruar dhe folur mjaft pėr Shqipėrinė. Vetėm njė vėzhgim i sipėrfaqshėm
i kėtyre shkrimeve e krijimeve tė perforcon idenė e plotė tė qėndrimit
real ndaj kombit shqiptar. Brenda kėsaj periudhe u xhirua dhe u shfaq filmi
"Lamerika". Televizioni franko-gjerman Arte shfaqi njė cikėl filmash
prej 5-orėsh. Nė Francė u botuan dy romane
me te njejtin konotacion,"Kameleoni" dhe nje tjeter. Nė Greqi u
xhirua dhe u shfaq filmi "Ata vinin nga malet me borė" etj. Dhe
brenda ne Shqiperi, me kujdesin e pushtetit, u prodhua filmi vetepercmues
"Kolonel Bunker", i cili pritet te dale se shpejti ne kinema. Cila ėshtė pėrmbajtja
e kėtyre krijimeve? Tė gjitha kėto vepra janė pėrshkruar nga ngjyra tė
zeza, antihistorike, pėrbuzėse dhe raciste. Asnjė fije humanizmi, pa lere
realizmin, nuk ka nė kėto krijime. As pretekstet per nxitjen e kėtyre krijimeve nuk qėndrojnė.
Disa autorė, tė huaj apo shqiptarė, janė shprehur se me krijimet e tyre kanė
dashur t'i bėjnė gjyqin diktaturės sė Enver Hoxhės. Por ky ka qenė dhe ėshtė
vetėm njė pretekst shumė banal dhe i neveritshėm. Fshehur prapa gjyqit tė
diktaturės, ata nė fakt i kanė bėrė gjyqin racės shqiptare, duke e
paraqitur atė primitive, barbare dhe tė egėr. Nė shtetet ku janė shfaqur
apo botuar ato janė pritur me sukses, si sensacione. Kjo ėshtė e kuptueshme.
Opinioni perėndimor ėshtė i etur pėr sensacione dhe spektakle letrare,
televizive dhe filmike. Ndėrsa kurrkush prej klasės politike shqiptare nuk ka
reaguar ndaj tyre, pėr t'i konsideruar si fyerje kombėtare me pėrmbajtje
shoviniste dhe antinjerėzore ndaj njė populli dhe njė kombi.
Disa personalitete shoqėrorė, duke i kritikuar disa prej kėtyre
krijimeve, nė vend qė t'i shkojnė deri nė fund problemit dhe tė ngrenė zėrin
e tyre pėr kėtė fyerje kombėtare, mė shumė kanė shprehur habinė se pėrse
nė tė kaluarėn komuniste Shqipėria ėshtė sharė dhe fyer shumė pak. Njerėz
tė tillė harrojnė tė pohojnė se diktaturė nuk do tė thote doemos mungesė
dinjiteti dhe sovraniteti, sidomos kur eshte fjala per ata kombetare, por mbase
eshte e kundėrta. Pikepamja se kėto
krijime hyjnė nė atė qė quhet liri individi, nė rastin konkret nuk qėndron.
Liria pėr tė pėrēmuar dhe fyer njė popull, pėr tė shtrembėruar dhe
falsifikuar historinė e njė populli, nuk ėshtė liri, por totalitarizėm,
shovinizėm dhe racizėm. Megjithatė, tregjet e Evropės i gjen plot me krijime
tė tilla.
Nė disa raste ato propagandohen dhe
predikohen nga disa lypsarė politikė shqiptarė si njė realitet qė e
paska lėnė diktatura, prandaj shqiptarėt duhet tė mėsojnė tė durojnė. Pėrballė
predikimeve tė kėtyre lypsarėve ėshtė sinjifikativ fakti se filmi
"Lamerika", qė deri nė nėndor 1995, u shfaq nė dhjetera shtete tė
Evropės, nė Shqipėri deri nė kėtė periudhė nuk guxoi tė shfaqej, nė
asnjė kinema. Regjizori Xhani D'Amelio, qė shėtiti gjithė botėn pėr tė
prezantuar filmin e tij, nė Shqipėri nuk shkoi. Ky fakt rastėsisht i ka shpėtuar
propagandės dhe mediave tė huaja dhe shqiptare. Megjithatė, ai flet shumė
dhe brenda heshtjes sė tij. Ky fakt flet qartė dhe shumė pėr tė sotmen, por
mė shumė pėr tė ardhmen. Konkluzioni i kėtij realiteti dhe
kėshtu ėshtė shumė domethėnės, prandaj ka nevojė tė thuhet hapur
dhe me forcė. Atij qė ka tė drejtė, por qė i mungon forca e armėve, e
parasė, e tereitorit, duhet tė pėrdorė forcėn e fjalės. Fjala sot nuk
zgjidh gjė, por, megjithatė, ajo mban gjallė tė drejtėn, pėr t'ua lėnė tė
plotė dhe tė freskėt gjeneratave qė do te vinė.
Shkrimtarėt francezė apo amerikanė qė sot shkruajnė perversitete mbi
kombin shqiptar, regjizorėt gjermanė qė sot i paraqesin nė televizor
shqiptarėt si njerėz tė egėr, kineastėt italianė dhe grekė qė prodhojnė
filma duke i paraqitur shqiptarėt si njė komb barbar dhe pa ndjenja njerėzore,
tė ndihmuar nga shtresa kozmopolite shqiptare qė u bėn jehonė kėtyre
fyerjeve kombėtare pėr interesa pushtetore apo personale, tė gjitha kėto nuk
bėjnė gjė tjetėr veēse shpejtojnė rilindjen e patriotizmit shqiptar, nuk bėjnė
gjė tjetėr veēse pėrgatisin platformėn e ardhjes nė pushtet tė klasės
patriote shqiptare. Qe sot duken simptomat dhe spontaneiteti i kėsaj klase. Nė
tė vetmen shfaqje zyrtare tė filmit "Lamerika" nė Tiranė,
megjithese me njė publik tė zgjedhur dhe tė kontrolluar, u dėgjuan thirrje
kritike ndaj regjizorit tė filmit.
Me tė drejtė shtrohet pyetja: Pse nuk ka sot patriotizėm tek shqiptarėt,
me se ėshtė zėvėndėsuar ai? Nė pamjen e parė nacionalizmi i sotėm tek
shqiptarėt kėrkon tė paraqitet si pėrkrahės dhe shprehės i nacionalizmit
te vertete. Por nė fakt ai nuk ėshtė i tillė. Tiparet e tij sot janė: Nga
njėra anė nacionalizmi i sotėm ėshtė nacionalizėm politik dhe ideologjik.
Thelbi i kėtij nacionalizmi qė shfaqet sot ėshtė lufta dhe debati teorik se
cila ngjyrė politike dhe ideologjike ėshtė bartėse e nacionalizmi, cilat
shtresa tė popullsisė janė bartėse tė nacionalizmit. Nga ana tjetėr ėshtė
nacionalizmi i programeve partiake. Parti tė ndryshme me thelb tė
nacionalizmit kuptojnė nocionin e tyre mbi atdhedashurine, ndersa patriotizmin
tradicional e quajnė tė ezauruar. Disa te tjera kerkojne vetem dicka abuzive,
qe lidhet me venien e emrit tė partisė, qė tė tingėllojė nacionaliste, ose
pėrfshirjen e ndonje angazhimi kombetar nė programet partiake.
Njė veēori tjetėr e nacionalizmit tė sotėm ėshtė karakteri paqėsor
dhe kozmopolit i tij. Vetėm tek shqiptarėt mund tė gjesh shpikje tė tilla qė,
ndėrsa e quan veten nacionalist, kėrkon dhe i mbėshtet shpresat tek tė huajt
pėr t'ia zgjidhur problemet qė ka.
Dhe veēoria e fundit e
nacionalizmit tė sotėm tė shqiptarėve ėshtė se ai ėshtė nacionalizėm
gojor, vetėm pėr nė gazetė, pėr nė konferencė shtypi apo intervistė dhe
kaq. Por ky nuk ėshtė nacionalizėm. Nacionalizmi i sotėm
i shqiptarėve ėshtė karikatura e nacionalizmit real. Kjo ėshtė e
kuptueshme. Nė njė vend qė klasa politike e tij ka si mėnyrė jetese kozmopolitizmin, nuk ka vend dhe terren nacionalizmi, ata pėrjashtojnė
njeri-tjetrin,janė tė kundėrtat e njėri-tjetrit. Veē kozmopolitizmit, sot
atė e pengojnė emėrtimet e shumta, qe kane shpikur shume patriotizma, qe
ndahen nga njeri-tjetri nga percaktime te tilla, si "enverist, zogist,
ballist, demokratikas, socialist etj", qė me shumė mjeshtėri i pėrhap
klasa politike kozmopolite shqiptare. E sotmja nė kombin shqiptar i takon
kozmopolitizmit, ndėrsa e nesėrmja do t'i takojė nacionalizmit, i cili do tė
jetė sa i drejtė, po aq dhe i domosdoshėm. Fillimi i shekullit tė ardhshėm
klasėn e re politike shqiptare do
ta nxjerrė nė skenė fare hapur dhe shumė tė organizuar. Kėtė nuk mund ta
pengojė kurrkush, as partitė politike shqiptare, as komuniteti evropian, as
kozmopolitizmi. Nė tė kundėrtėn, me qendrimin e tanishėm ata vetė po e pėrgatisin,
po e ndihmojnė dhe po e pėrshpejtojnė rilindjen e tij dhe tė klasės
politike qė do te jetė realizuesja e tij nė praktikė. Le
ta zgjerojmė kėtė ide, pėr ta bėrė mė tė qartė dhe mė tė saktė
pohimin e mėsipėrm. Cilėt janė ata faktorė qė po e pėrgatisin sot dhe do
ta pėrgatisin mė shumė nesėr klasėn e re nacionaliste shqiptare. Zhgėnjimi
i shqiptarėve.
Eshtė njė fakt i njohur se nė fillimet e viteve '90-tė shqiptarėt
besuan shumė nė gjithė atė propagandė qė u bė mbi ata, qė nga Saranda
deri nė Presheve. Atyre iu tha se, me pėrmbysjen e komunizmit, Shqipėria do
te lulėzojė: politikisht, ekonomikisht; se njerzit e saj do te punojnė nė
vende tė ndryshme tė Evropės; se ata do te jenė tė lirė tė qarkullojnė
ku tė duan pa vėshtirėsi. Dhe shqiptarėt nė Shqipėri e besuan plotėsisht
njė propagandė tė tillė dhe bėnė ashtu siē tha Evropa. Shqiptarėve nė
Kosovė iu bė po e njėjta propagandė intensive, po me njė pakete tjetėr
premtimesh. Atyre iu rekomandua tė bėnin njė rezistencė paqėsore ndaj
pushtimit serb, tė mos rezistonin me mjete dhune, pasi komuniteti ndėrkombėtar
dhe epoka demokratike nuk do t'i linte pa shpėrblyer.
Mbi ata u eksperimentua
se deri kur mund tė durojė njeriu. Dhe shqiptarėt nė Kosovė tė gjitha i
duruan. Duruan aq shumė sa pėr dekada tė tėra nuk kishin duruar. Thėne nė
mėnyrė figurative, ata e lanė fatin e tyre nė besė tė fuqive tė mėdha
demokratike. Nė emėr tė besės ata bėnė ēdo gjė qė thanė fuqitė e mėdha
tė Evropės dhe botės. Nė njė kohė qė duhet tė vepronin me politikė dhe
llogari, shqiptarėt vepruan me kanun. Por harruan njė gjė. Bashkėsia
ndėrkombėtare nuk e njeh kanunin, institucionin e besės, ajo njeh llogaritė dhe interesat e ndėrsjellta,
aleancat e vjetra dhe tė reja. Prandaj, mbi kėtė bazė, po u jep dhe do t'u
japė shqiptarėve aq sa i dalin asaj llogaritė, aq sa nuk preken interesat e tė
tjerėve. Eshtė pikėrisht ky qėndrim i bashkėsise evropiane dhe botėrore qė
nė fundin e viteve 95-sė ka filluar tė shoqėrohet me njė zhgėnjim tė madh
ndaj atyre tek tė cilėt lanė nė dorė fatin e tyre. Por institucioni i besės
tek shqiptaret historikisht nuk e ka perjashtuar edhe aktin e besėprerjes. Shqiptari
e di se ka bese dhe pabesi. Ai nuk eshte aq naiv sa te mendoje se te gjithe jane
te beses, sidomos ne kete kohe te lirise se mendimit dhe te fjales, ne kete kohe
te shperdorimit te zotimeve. Shqiptaret priten shume nga zgjedhja e presidentit
demokrat Klinton. Ata u pergatiten shume edhe per "sukseset" qe do te
garantoje zgjedhja e Bob Dolit. Mirepo tani ata nuk mund te mos zhgenjehen kur
shohin se shpresa e tyre ne SHBA u shemb ende pa iu ngritur lart kandidatura. Revolta e tė
zhgėnjyerit ėshtė shumė e madhe, ėshtė shumė e egėr. Bashkėsia ndėrkombėtare
akoma nuk e ka njohur kėtė. Miliona njerėz qė vepruan ashtu siē u tha bashkėsia
ndėkombėtare, qė pėrmbysėn komunizmin nė Shqipėri dhe e pritėn Xhejms
Bejkerin si perėndi, tani shikojnė se kjo nuk ishte veēse njė mashtrim i
madh. Miliona njerėz qė kishin provuar pėr dekada dhunėn dhe shtypjen
titiste, pranuan kėshillat e bashkėsisė boterore pėr tė qėndruar urtė dhe
duruan dhe ato qė nuk durohen. Por tani e shikojnė se ky ėshtė njė mashtrim
kolosal, njė shaka tragjike mbi kurrizin e tyre. Mijera njerėz, tė cilet nė
fillimet e viteve '90-tė i mbanin sytė nga deti, se andej do t'u vinte mbarėsia,
tani veshtrojne andej me ankth, sepse deti pėr ta ėshtė kthyer nė kob e zi.
Nga deti atyre u vinė mandatat e djemve dhe vajzave qė kėrkojnė Eldoradon,
natėn, me varka plastike - e vetmja vizė qė u dhanė tė huajt shqiptarėve.
Brenda katėr vjetėve shpresa u shua, vendin e saj tani e kanė zėnė kėngėt
rrėnqethėse: "Vjen mandata, s'ka kėmbanė/ Nuk ka qyqe pėr tė qarė/
Det'i egėr, det me valė/ Ē'haber mė prure pėr djalė".
Njė komb i mashtruar dhe i
zhgėnjyer. Por varfėria dhe pėrēarja, sot nuk lejojnė qė zhgėnjimi i tyre
tė shfaqet me tėrė forcėn, prandaj ai ėshtė spontan dhe i corganizuar, ėshtė
individual. Januz Bugajski, ekspert i studimeve strategjike amerikane, nuk gabon
kur thotė se ne parashikojmė se nė Shqipėri do te lindė njė nacionalizėm
shumė i egėr. Kjo ėshtė e vėrtetė. E ardhmja nė kombin shqiptar i takon
patriotizmit. Qysh tani po flitet me termat e pragluftes, po permendet
"neoshqiptarizma", e cila u zhvillua jo pa nje ndikim te ideologjise
hitleriane mbi racen e paster ariane. Pėrbuzja
dhe pėrēmimi
Vitet 1990-1995, kanė qėnė njėkohėsisht dhe vitet kur shqiptarėt
kanė ndjerė nė kurriz shume pėrbuzje dhe pėrēmim nga tė huajt. Kėtė nuk
e mbulojnė dot vizitat e politikanėve dhe shtetarėve nė vėnde tė ndryshme,
as fjalėt e bukura tė rregulluara nga komentatorėt e televizionit shqiptar.
Atė qė njeriu e pėrjeton nė kurriz, nuk ka nevojė t'ia mbushė mendjen
dikush pėr tė kundėrtėn. Ata qindra e mijėra shqiptarė qė punojnė nė
Greqi, kėtė pėrbuzje dhe pėrēmim e shikojnė pėrditė jo vetėm kur
kthehen nga policia tė rrahur dhe masakruar, por dhe kur punojnė tė
pambrojtur nga asnjė ligj. Shqiptarėt janė tė vetmit qė, megjithese nė
Greqi janė me qindra e mijėra, nuk i mbron asnjė ligj. Qindra dhe mijėra
azilantė te tjere shqiptare nga Kosova, qė dhuna serbe i hodhi nė Perėndim,
e ndiejnė nė kurrizin e tyre pėrbuzjen dhe pėrēmmin teksa e ngrysin jetėn
kampeve si endacakė dhe jetimė, apo bėhen pre e drogės dhe veseve tė tjera.
Qindra e mijėra shqiptarė nė Kosovė qė pėrbuzen dhe pėrēmohen ēdo ditė
nga policėt serbe janė njė dėshmi tjeter e mjerimit tė sotėm shpirtėror tė
shqiptarėve. Pėrbuzja ndaj tyre ėshtė e gjithanshme dhe nė ēdo segment tė
jetės. Ajo nuk kursen as klasėn politike tė shqiptarėve.
Kur detyrohesh tė rrish gatitu, megjithese je deputet apo kryetar
partie, qofte edhe para njė polici serb; kur detyrohesh tė presėsh dhe t'i bėsh
ndere njė nėpunėsi tė thjeshtė ambasade, duke mbushur faqet e shtypit pėr
kėtė vizitė; kur detyrohesh tė justifikosh politikanėt e huaj qė nuk tė pėrfillin,
pėr tė mos e kuptuar populli, nuk ka pozitė mė tė ulėt dhe mė pėrbuzėse
pėr politikanin. Kur e ndien se emri shqiptar nė marredhėniet dhe raportet
me tė huajt tė vė nė pozitė tė pabarabartė dhe inferiore, kur emisionet
televizive pėr shqiptarėt gjithmonė fillojnė me njė xhami dhe mbarojnė me
disa pleq tė rreckosur, atėhere e kupton se je i rrethuar nga pėrbuzja dhe pėrēmimi
i tė tjerėve. Kėte realitet shqiptarėt sot e ndiejnė me tėrė forcėn e
tyre. Askush, me pak pėrjashtime, nuk pajtohet me kėtė pėrbuzje dhe pėrēmim.
por sot mospajtimi ėshtė brenda njeriut, brenda vetes, brenda ndėrgjegjes.
Ajo sot ėshtė vetėm njė ofshamė. Por ofshama e sė sotmes, megjithatė, ėshtė
paralajmėrim i gjėmimit tė sė nesėrmes. Shovinizmi
Shqiptarėt sot u janė nėnshtruar dy lloj shovinizmash, shovinizmit
fetar dhe shovinizmit politik. Shovinizmin politik e ndjejnė mė shumė
shqiptarėt qė jetojnė jashtė shtetit shqiptar. Kur shqiptarėt nė Kosovė i
nėnshtrohen njė shtypje tė egėr, kur ata realisht nuk kanė asnjė tė drejtė
politike, kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shovinizėm. Kur ata shikojnė se
si hiqen monumentet e heronjve tė tyre, nė tokėn e tyre, dhe vendosen figurat
historike te pushtuesit, ky nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shovinizėm politik.
Kur ata degjojnė parullat makabre "Vdekje shqiptarėve" dhe askush
nga shteti "demokratik" maqedonas nuk shqetėsohet, ky nuk ėshtė gjė
tjetėr veēse shovinizėm shtetėror. Ndėrsa, kur mbi shqiptarėt qė duan
dritėn e kulturės dhe diturisė dhe hapin universitetin bien plumbat dhe
shkopinjtė, pėrsėri "tė shtetit demokratik", kjo ėshtė mė tepėr
se shovinizėm, ėshtė inkuizicionizėm.
Shovinizmit politik, tė serbėve, maqedonėve dhe malazezeve, u shtohet
dhe shovinizmi fetar. Por me njė ndryshim. Ky shovinizėm prek dhe atakon gjithė
hapesirėn e kombit shqiptar. Pėrēues dhe pėrhapės tė kėtij shovinizmi janė
mediat dhe stacionet televizive tė Evropės. Shqetėsimi i tyre kryesor kur
flasin pėr shqiptarėt nuk janė problemet qė ata kanė si gjithė popujt e
tjerė, nuk ėshtė lashtėsia dhe kultura e tyre materiale dhe shpirtėrore,
por pėrqindja e religjioneve fetare. Prandaj, nė shumicėn e rasteve, artikujt
apo emisionet fillojnė me tė dhėnėn: shqiptarėt janė njė popull ku
shumica ėshtė muslimane. Dhe pas kėtij "zbulimi", flitet pėr
kulturėn, traditat, lashtėsinė. Ky shovinizėm fetar qė ushtrohet mbi
shqiptarėt e quan normale dhe civilizuese nderrimin e fesė nga muslimanė nė
tė krishterė, nderrimin e emrave nga muslimanė nė tė krishterė, qė
ndodhin sot nė Shqipėri, pėr arsye ekonomike, pėr tė gjetur dhe siguruar njė
punė nė Greqi, qė tė mbajnė gjallė me bukė familjen. Por dhe kjo ėshtė
barbarizėm dhe jo civilizim. Tė pėrdorėsh kėrcėnimin e urisė si mjet pėr
tė ndryshuar fenė apo emrin, ėshtė pėrsėri me tepėr se shovinizėm, ėshtė
inkuizicionizėm.
Faktorėt e mėsipėrm janė ai bazament mbi tė cilin nesėr do tė
ngrihet patriotizmi i shqiptarėve. Ai do tė jetė i drejtė dhe plotėsisht i
justifikueshėm. Patriotizmi qė zhgėnjimin e sotėm do ta kthejė nė realizėm,
patriotizmi qė pėrbuzjen dhe pėrēmimin e sotėm do ta kthejė nė dinjitet,
patriotizmi qė shovinizmin e sotėm do ta kthejė nė marredhėnie
partneriteti, pra, ky lloj patriotizmi nuk ėshtė nacionalizėm, por ėshtė
demokraci reale. Shqiptarėt, qė sot janė vetėm bashkėkohės tė Evropės,
nesėr do tė jenė dhe bashkėkohės historikė tė saj. Bibliografi: Aron, R. Etapat e
mendimit sociologjik Sartori, Xh. Edhe njėherė
mbi teorinė e demokracisė, vėll.1 Sartori, Xh. Edhe njėherė
mbi teorinė e demokracisė, vėll.2 Lėfor,
K. Demokracia dhe totalitarizmi Tinder, G. Mendimi
politik Peroshe,
G. Historia e Kroacisė dhe kombeve sllavė tė jugut Parto,
G. Bota qė erdhi prej tė ftohtit Qosja,
R. Ēėshtja shqiptare: historia dhe politika Qosja,
R. Strategjia e bashkimit shqiptar Vinca,
A. Popull i pandalur Plutarku Jetėt paralele Fejto, F.
Fundi
i demokracive popullore Fonten,
A. Historia e luftės sė ftohtė,
vėll.1 Fonten,
A. Historia e luftės sė ftohtė, vėll. 2 Republika
(Ljubljanė), viti 1995, dhjetor Zėri
i Kosovės, shkurt 1995 Paul, G. Jeta dhe vdekja
e Jugosllavisė Soros, G. Nacionalizmi
lindor
© Copyright |