Pasqyra e lendes
Hyrje Pamja ideologjike e problemit Marrėdhėniet midis vendeve ish-socialiste dhe vendeve tė Evropės Perėndimore e Amerikės Krijimi dhe pėrhapja e partive nacionaliste nė vendet e Evropės Ekzistenca e sferave dhe zonave tė influencės; ndikimi i tyre nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Ekzistenca e NATO-s, shpresė pėr paqe apo mjet totalitarizmi? Integralizmi musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare. Teoria e NJESHIT nė marrėdhėniet ndėrkombėtare Raporti midis tė drejtės dhe forcės nė marredhėniet ndėrshtetėrore. Pėrse Amerika ėshtė NJESHI i marredhėnieve tė sotme ndėrkombėtare? Kozmopolitizmi si burim i totalitarizmit A do te kenė shqiptarėt patriotizėm tė madh? |
Integralizmi
musliman, totalitarizmi dhe marrėdhėniet e sotme ndėrkombėtare.
Nacionalizmi nuk ėshtė njė dukuri vetėm evropiane. Nuk ėshtė njė
dukuri qė mori hov vetėm pas pėrmbysjes sė socializmit. Nė vendet
ish-socialiste, qė, me pėrjashtim tė Shqipėrisė, ndodheshin nėn perandorinė
sovjetike, ai ėshtė shfaqur kėrcėnueshėm nė periudhėn e pas viteve '90-tė.
Ai sot ėshtė njė fenomen botėror, me uljet dhe ngritjet e tij nė periudha
dhe kohė tė ndryshme. Uljet dhe ngritjet e tij janė tė ndryshme nė zona tė
ndryshme tė globit. Sot njė prej kėtyre nacionalizmave mė tė pėrhapur nė
botė me tendencė rritjeje dhe pėrhapjeje tė mėtejshme ėshtė nacionalizmi
arab. Ky nacionalizėm nė literaturėn dhe propagandėn e sotme evropiane dhe
botėrore njihet me emra shumė tė pėrhapur, si "integralizėm
islamik" apo "fondamentalizėm islamik".
Nė veshjen e tij tė jashtme, nė parullat e tij, ky nacionalizėm nė
pamjen e parė tė krijon pėrshtypjen e njė lėvizjeje thjesht fetare. Nė
krijimin e kėsaj pėrshtypjeje kanė ndikuar dy faktorė. Faktori i parė ėshtė
vetė flamuri qė kanė zgjedhur lėvizjet islamike, i cili ėshtė identifikuar
me muslimanizmin, fenė islame, zakonet dhe doket e saj. Dhe faktori i dytė ėshtė
propaganda e fuqishme veēanėrisht nė Evropė, e cila nė njė masė shumė tė
madhe ka ndikuar qė kėto levizje tė shikohen si lėvizje konfesionale.
Propaganda e zhvilluar ndaj lėvizjeve islamike i ka paraqitur ato si zhvillime
regresive, qė kėrkojnė kthimin e vendeve arabe dhjetėra dekada prapa. Njėkohėsisht
nė opinionin e gjerė kėto lėvizje paraqiten si mbulesė pėr veprime
terroriste.
Duhet thėnė se nė Evropė propaganda e zhvilluar ia ka arritur nė pėrgjithėsi
qėllimit. Qendrimi masiv ndaj kėtyre lėvizjeve pėrgjithėsisht ėshtė
negativ. Por kjo nuk i ka penguar lėvizjet islamike tė pėrhapen gati nė tė
gjitha vendet arabe, nė formėn e integralizmit musliman apo tė
fundamentalizmit. Pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik ato kanė filluar tė
marrin hov edhe nė republikat muslimane tė ish-perandorisė sovjetike, qė nuk
janė tė vogla as si territor, as si popullsi. Republika islamike e Iranit bėn
pėrpjekje tė mėdha ta pėrcjellė evolucionin e kėtyre vendeve sipas teorisė
dhe praktikave tė tij. Nė pėrpjekje tė minimizimit tė influencės sė
Iranit, bashkėsia evropiane mbėshtet ambicjen e Turqisė pėr tė shtrirė
influencėn mbi kėto vende ose pranon qeverisjen e tyre nga klasa politike tė
lidhura ngushtė me Rusinė, siē po ndodh nė Kazakistan, Azerbaixhan, Gjeorgji
etj.
Eshtė e rėndėsishme tė sqarojmė se nė momentin aktual tė
zhvillimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare ka dalė problemi se ēfarė i
shqetėson mė shumė vendet e mėdha evropiane dhe Amerikėn: karakteri
regresiv fetar i kėtyre lėvizjeve apo nacionalizmi i tyre, tendenca e kėtyre
lėvizjeve pėr t'u shkėputur nga ndikimi i tė tjerėve, tendenca pėr pavarėsi
tė plotė, apo tendenca e kthimit tė shoqėrive civile tė kėtyre vendeve nė
shoqėri fetare? A ekziston, pra, vėrtet
njė rrezik i kthimit tė shteteve laike nė shtete teokratike? Sqarimi i kėsaj
ēėshtjeje do tė na japė mundėsi tė gjykojmė mė drejt mbi karakterin vėrtet
pėrparimtar tė qendrimit tė bashkėsisė evropiane, nėse jo dhe tė qėllimeve
pragmatiste tė saj.
Propaganda e zhvilluar deri tani tė jep tė kuptosh se bashkėsinė
evropiane mė shumė e shqetėson karakteri regresiv i ekspansionit tė
islamizmit dhe prandaj e ushqen opinionin me njė qendrim negativ ndaj tij. Kjo
propagandė ka tė vėrteta nė ēfarė thotė, por ajo nuk i shkon deri nė
fund problemit, dhe pėr kėtė arsye nuk ėshtė plotėsisht objektive. Njė
analiza mė e thellė e problemit, ballafaqimi i politikės sė vendeve tė mėdha
evropiane dhe botėrore me realitetin konkret tė marrėdhėnieve me vendet
arabe, tė krijon njė pėrfytyrim tjetėr. Propagandėn e bashkėsisė
evropiane e tėrheqin kryesisht ato fakte dhe dukuri qė shquajnė nė gjirin e
kėtyre lėvizjeve pėr mbulesėn fetare, qė natyrisht nė fundshekullin e 20-tė
tingėllon plotėsisht anakronike. Ndėrsa politikėn e bashkėsisė evropiane
shumė pak e shqetėson fryma fetare nga burojnė kėto lėvizje. Politika nuk bėhet
as me priftėrinj, as me hoxhallarė, por vetėm me interesa dhe pėrfitime. Mė
shumė se sa mbulesa fetare, politikėn e bashkėsisė evropiane, tė Amerikės,
Rusisė etj., e shqetėson karakteri nacionalist i tyre, fryma e pavarėsisė qė
i karakterizon ato. Nafta ėshtė mė e fuqishme se sheriati dhe ligjet e tij.
Nė mesin e shteteve
arabe janė shumė prej tyre qė kanė marrėdhėnie tė ngushta me shtetet
evropiane dhe Amerikėn. Shtete tė tilla janė: Egjipti, Kuvaiti, Emiratet
Arabe, Arabia Saudite etj. Ēfarė janė kėto vende pėrsa i pėrket shkallės
sė emancipimit kulturor dhe shoqėror tė tyre? Qoftė Arabia Saudite, qoftė
Sulltanati i Omanit, qoftė Kuvaiti, nuk janė shtete tipike muslimane. Nė kėto
vėnde feja islame ėshtė moral, besim, ligj, drejtėsi dhe projekt diplomacie.
Ligjet e sheriatit janė tė plotfuqishme. Islamizmi qė
zbatohet nga ana e klasės politike nė Arabinė Saudite, pėr shembull, nuk ka
asnjė ndryshim me programin fetar tė lėvizjeve tė ndryshme integraliste apo
fundamentaliste muslimane. Megjithatė, kjo nuk i pengon kėto vende tė jenė
ndėr aleatėt mė tė preferuar tė fuqive tė mėdha. Askush nuk i akuzon ato
pėr tendenca islamizmi dhe fundamentalizmi islamik. Protektoratet nuk preken, nė
tė kundėrtėn, ato mbrohen qoftė dhe me armė. Pėr mė tepėr kur njė prej
tyre, Kuvaiti, u pushtua nga Iraku, fuqitė e mėdha arritėn deri atje sa e
detyruan Irakun tė tėrhiqet me anėn e forcės ushtarake.
Tė njėjtin qendrim ka mbajtur deri dje dhe Bashkimi Sovjetik, qė
pretendonte se udhėhiqej nga njė ideologji shumė e pėrparuar. Nė botėn
arabe njė nga miqtė e tij mė tė ngushtė ishte perandori i Etiopisė Haile
Selasie i parė dhe Etiopia, njė shtet thellėsisht islamik. I tillė ishte dhe
Iraku. Megjithėse qeveria irakiane nė vitet '60-tė bėri njė masakėr tė egėr
mbi komunistėt vendės, ajo pėrsėri ishte aleate dhe mike e Bashkimit
Sovjetik.
Realiteti i djeshėm dhe i sotėm i qėndrimit tė fuqive te mėdha ndaj
vendeve arabe dhe qeverive tė tyre e vė nė pozitė shumė te vėshtirė
propagandėn qė zhvillohet mbi karakterin regresiv tė lėvizjeve islamike. Ai
zbulon arsyen e vėrtetė te qendrimit alarmant ndaj kėtyre lėvizjeve. Frika e
politikės aktuale tė fuqive tė mėdha nuk ėshtė karakteri fetar i kėtyre lėvizjeve,
por karakteri nacionalist i tyre. Ligjet fetare tė sheriatit musliman nuk i
zbaton mė pak mbreti i Arabisė Saudite se presidenti i Iranit Rafsanxhani; nuk
i zbaton mė pak sulltani i Omanit se sa Gedafi i Libisė, nuk i zbaton mė pak
sheiku i Kuvaitit se sa Iraku. Meka, ku shkojnė ēdo vit me qindra e mijėra
njerėz pėr haxhillėk, nuk ndodhet as nė Iran, as nė Libi, por nė tokėn e
aleatit mė tė ngushtė tė vendeve perėndimore, nė Arabinė Saudite.
Nė zbatimin e fesė tė gjithė tė pėrmendurit mė sipėr janė njėsoj.
Megjithatė, disa janė aleatė dhe disa konsiderohen terroristė e
fundamentalistė. Arsyeja tashmė ėshtė e njohur. Tė gjitha shtetet arabe qė
kanė marrėdhėnie miqėsore me fuqitė e mėdha konsiderohen tė avancuar dhe
tė emancipuar. Tė gjithė tė tjerėt, qė nuk e pranojnė varėsinė nga
fuqitė e mėdha, por kėrkojnė tė jenė tė pavarur, konsiderohen si
fundamentaliste dhe terroriste. Eshtė e qartė nga vjen kjo diferencė.
Interesat nuk i prek feja, qoftė ajo muslimane, budiste apo e krishterė.
Interesat i prek nacionalizmi, fryma e pavarėsisė.
Shumica e vendeve arabe kanė nė fuqi qeveri qė nuk janė dakord dhe u
vene kufij lėvizjeve integraliste dhe fondamentaliste. Por fryma e re e paspėrmbysjes
se socializmit dhe pėrfitimet e saj duket se janė shfrytėzuar dhe po shfrytėzohen
mirė nga lėvizjet integraliste. Shumė nga kėto lėvizje po i pėrshtaten
moralit tė ri qė po predikohet, frymės demokratike, rregullave tė lojės
politike dhe pluralizmit. Ato nė disa vende arabe po marrin pjesė nė
zgjedhje, duke bėre njė njė propagandė tė madhe nė popull, pėr tė
arritur tė vinė nė pushtet. Disa prej kėtyre lėvizjeve po shfrytėzojnė me
menēuri, vėshtirėsitė qė kanė qeveritė e vendeve arabe, pakėnaqėsinė e
popullit ndaj tyre dhe pozitėn e varėsisė ndaj fuqive tė mėdha. Aktualisht
nė shumė vende arabe levizjet integraliste ekzistojne si njė kombinim i luftės
ilegale tė armatosur me pjesemarrjen nė konkurrencen legale per pushtet, ne
zgjedhjet qė zhvillohen.
Tipik ėshtė rasti i Turqisė, qė konsiderohet aleatja mė e ngushtė e
fuqive perėndimore. Eshtė i vetmi shtet musliman qė ėshtė anetar i NATO-s.
Nė zgjedhjet e parakohshme tė zhvilluara nė Turqi nė dhjetor 1995 forcė e
parė politike nė zgjedhje doli partia REFAH e Erbekanit, qė ėshtė parti me
thekse tė dukshme fetare dhe nacionaliste. Megjithese nuk e mori dot shumicėn
absolute, ajo i vuri nė vėshtirėsi tė mėdha jo vetėm partitė e tjera nė
Turqi si partinė e Ēilerit apo tė Mesut Jilmazit, por dhe NATO-n, pasi Turqia
ėshtė krahu jugor i saj.
Levizjet integraliste kanė filluar tė gjallėrohen edhe nė
ish-republikat ish-sovjetike tė Azisė Qendrore. Megjithese deri tani ato nuk
kanė arritur tė marrin pushtetin, per shkak te epersise se neokomunisteve,
duket se nė tė ardhmen do te pėrbėjnė njė rrezik tė madh potencial. Eshtė
interesant tė theksohet se asnje prej fuqive perėndimore nuk ėshtė shqetėsuar
dhe nuk ka treguar ndonje rezerve per faktin qė nė shumicėn e kėtyre
republikave nė fuqi janė pėrsėri ata qė kanė qenė deri dje, ish-komunistėt.
Kane heshtur, ndonese realisht nė disa prej tyre ligjet janė larg tė qenit
demokratike. Frika prej marrjes sė pushtetit nga lėvizjet islamike i ka
detyruar fuqitė e mėdha tė mbyllin sytė para realitetit dhe te marrin si te
vertete farsėn e demokracisė qė po vazhdon tė luhet nė kėto vėnde.
Nė mbeshtetje tė kėtyre lėvizjeve, te cilat nganjehere marrin edhe
karakter ekspansiv, ėshtė Irani, i cili, duke pėrfituar dhe nga afersia
gjeografike qė ka me republikat jugore qe dolen nga bashkesia e shteteve
ish-sovjetike, po i nxit dhe pėrkrah kėto lėvizje. Konkurrenti mė i pėrshtatshėm
pėr neutralizimn e Iranit nė kėtė zonė ėshtė Turqia. Por ajo aktualisht
ka dy probleme tė brendshme. Njėri ėshtė problemi kurd, i cili nuk e lė
Turqinė tė hedhė shikimin pėrtej kufijve tė saj. I dyti ėshtė vetė hovi
qė ka marrė lėvizja islamike nė Turqi, duke arritur tė dalė nder forcat e
para politike nė vend.
Duke e ndjerė rrezikun qė paraqesin pėr bashkėsinė evropiane dhe
Amerikėn lėvizjet islamiste, bashkėsia nderkombetare nuk po qendron vetėm nė
fushėn e propagandės. Propaganda bėhet nė Evropė dhe u shėrben vetėm
evropianėve. Nė tė kundėrtėn, ajo ka marrė dhe vazhdon tė marrė masa tė
gjithanshme politike, ekonomike dhe ushtarake, qė lėvizja integraliste tė mos
vijė nė pushtet nė vendet arabe. Shembulli i Iranit ėshtė shumė shqetėsues.
Nė funksion tė kėtij qėllimi ėshtė ofensiva diplomatike dhe politike e
Shteteve tė Bashkuara nė Lindjen e Mesme. Kjo ofensivė ėshtė shumė e
zgjuar. Ajo nuk synon ndryshimin e karakterit te qeverive tė vendeve arabe. Nuk
shtrohet hapur alternativa: shtet islamik apo laik. Bota synon forcimin e miqėsisė
dhe aleancės me keto vende, me qellim qe te ruhet status-quo-ja dhe te shmanget
rreziku qe integralizmi te shnderrohet nga levizje ne institucion politik, ne
faktor nderkombetar. Paqja palestinezo-izraelite, paqja jordanezo-izraelite, pėrpjekjet
pėr paqen siriano-izraelite dhe tuniziano-izraelite etj., janė reflektime tė
politikės amerikane pėr tė zhvleftėsuar karakterin nacionalist tė levizjeve
islamike.
Grindjet nė gjirin e shteteve arabe u japin hov kėtyre lėvizjeve, u
shtojnė influencėn nė popull. Ndėrsa harmonia midis kėtyre shteteve
minimizon karakterin nacionalist tė tyre, pa prekur dhe cėnuar anen fetare Nė
fund tė fundit ajo hyn nė liritė dhe tė drejtat e njeriut. Kjo ėshtė njė
betejė e madhe. Nė njėrėn anė ėshtė nacionalizmi arab i veshur me petkun
fetar, nga ana tjetėr ėshtė kozmopolitizmi euro-amerikan i veshur me petkun
laik.
* * * Keto zhvillime
jane dukuri reale tė botės sė sotme. Emrat moderne qė perdoren sot ne vend
te termave te vjeter nuk e zgjidhin problemin. Ato vetėm mund ta mbulojnė pėrkohėsisht
atė. Ndersa kontradiktat jane reale, ka nje ndryshim te madh me atė qė
predikohet. Kėto dukuri e deshmojne se sa i pranishėm eshte totalitarizmi.
Shpesh nevoja e perballimit te tyre dhe e vete totalitarizmit shpjegohet si njė
domosdoshmėri pėr tė ruajtur kontrollin, rregullin dhe harmoninė e botės. Aktualisht
kjo nuk thuhet hapur nga askush. Vendet e fuqishme dhe tė zhvilluara
kapitaliste nuk kanė interes ta bėjnė njė gjė tė tillė. Nė kėto pozita
kanė rėnė dhe mendimtarėt, analistėt dhe politologėt e kėyre vendeve. Ata
akoma jetojnė me shijen e fitimtarit. Dhe ėshtė pikėrisht kjo pozitė qė
nuk i lejon ata tė arrijnė nė konkluzione tė drejta. Deri tani kishin pohuar
se totalitarizmi ėshtė produkt i sistemit socialist. Mirepo, me pėrmbysjen e
kėtij sistemi, totalitarizmi vazhdon tė ekzistojė akoma veēanėrisht nė
marrėdhėniet ndėrkombėtare. Pranimi i kėtij realiteti konkret do tė thotė
plotėsim dhe saktėsim i tezave tė mėparshme mbi burimet e totalitarizmit dhe
gjetjen e rrugėve pėr eleminimin e tij. Kjo ka krijuar njė vėshtirėsi tė
madhe pėr mendimtarėt e vendeve perėndimore. Tani problemi ėshtė brenda
vetes. Deri dje, sa kohe qe gjendej jashtė vetes, ishte mė kollaj pėr tė
analizuar dhe sugjeruar. Mendimtari e ka mė tė vėshtirė tė bėjė sugjerime
dhe propozime apo analiza tė sakta per zhvillime qe i perjeton edhe
subjektivisht. Prandaj, nė mjaft raste, bėjnė sikur nuk i shikojnė ato, ose,
dhe kur i shikojnė, i shpjegojnė ne frymen e analizes sė te kaluarės apo i
cilesojne si dukuri sporadike. Por harrohet se nė kėto raste vendin e analizės
shkencore e zė propaganda, ndėrsa vendin e shkencėtarit dhe analistit e zė
propagandisti. Ky problem
vazhdon akoma tė jetė larg vemendjes, gati-gati nje tabu, e mbuluar me
euforine e triumfit te demokracisė, edhe nė shumicėn e vendeve
ish-socialiste. Fryma kozmopolite, qė ėshtė mbjellė nė kėto vende,
ekzistenca e shumė partive politike tė pakonsoliduara dhe prapambetja
ekonomike nė raport me Perėndimin, jane kompensuar me ekzagjerimin e lirive
dhe tė drejtave tė individit si banor dhe jo qytetar. Megjithatė, kjo situatė
nuk mund ta fshehė mprehtėsinė e problemit qė shtrohet. Pėrmbysja e
socializmit i dha njė goditje totalitarizmit, por nuk e zhduku atė. Prandaj,
nga sa u parashtrua mė sipėr, kemi tė drejtė tė konkludojmė: Totalitarizmi,
autokratizmi dhe autoritarizmi pėrbėjnė njė tipar tė rėndėsishėm tė
marrėdhėnieve tė sotme ndėrkombėtare. Demokracia nė marrėdhėniet ndėrkombėtare
midis shteteve ėshtė e varur nga interesat strategjike tė fuqive tė mėdha.
Kur kėto interesa cėnohen, vendin e saj e zė totalitarizmi dhe autoritarizmi. © Copyright |