Rando Devole

 

Home

Curriculum

Pubblicazioni

Studi

Traduzioni

Articoli

Links

                 

Mesazhi bindės nė proēesin komunikativ

HYRJE

Rėndėsia e proēesit tė bindjes, ose e mėnyrės se si mendimet e qėndrimet e njerėzve ndryshojnė, ndihet mė shumė kur proēese tė tilla kanė tė bėjnė me jetėn e pėrditshme tė shoqėrisė. Nė fakt proēesi i bindjes ėshtė i pranishėm nė tė gjitha kontekstet shoqėrore: nė jetėn personale, nė politikė, nė media, nė ekonomi, e gjithkund pėrballemi me marrėdhėnie ndėrpersonale. Hapėsira e gjerė nė tė cilėn lėviz kjo temė bėn qė nė trajtimin e saj tė pėrfshihen mjaft disiplina apo degė tė tyre. Bindja prek zona tė ndryshme studimi duke filluar nga shkencat e komunikimit, sociologjia, psikologjia, gjuhėsia, semiotika, e deri tek filozofia.

Kėshtu studimi i bindjes ose paraqitja e tyre kėrkon nė rradhė tė parė pėrcaktimin e pikėvėshtrimit tė problemit dhe tė segmentit tė proēesit qė do t’i nėnshtrohet studimit. Por para sė gjithash duhet patur parasysh kontesti ndėrpersonal nė tė cilin merr jetė proēesi i bindjes. Kjo ishte arsyeja qėndrore e shtjellimit tė kapitullit tė parė tė studimit tonė. Nė kėtė kapitull trajtohen komunikimi, elementet dhe funksionet e tij. Jepet e shtjellohet gjithashtu struktura e proēesit tė komunikimit, me qėllim qė tė marrė formė korniza e njėkohėsisht baza e proēesit tė bindjes, duke ndihmuar kėshtu nė inkuadrimin shkencor tė problemit tė bindjes.

Pėr dimensionin historik tė bindjes shėrben kapitulli i dytė, ku shpjegohen konceptet kryesore tė retorikės sė antikitetit si art i bindjes. Ky kapitull nuk mbush vetėm njė farė vakuumi pararendės tė shtrirjes kohore tė bindjes si temė, duke i dhėnė dimensionin e tretė kontestit-kornizė, por e ndihmon studimin tė paraqitet mė i plotė para trajtimit detajor tė kėtij proēesi.

Proēesi bindjes merret nė shqyrtim gjerėsisht nė kapitullin e tretė, i cili mban peshėn kryesore tė temės. Kapitulli nė fjalė, duke u bazuar tek ai i pari, e ndan dhe e studion bindjen sipas skemės sė njohur tė komunikimit (dhėnėsi, mesazhi, marrėsi). Arsyet gjenden nė lehtėsinė qė krijohet nga pikėpamja studimore me njė grupim tė tillė, sidomos nė dritėn e mungesės sė studimeve tė plota pėr kėtė ēėshtje nė vendin tonė. Kjo ndarje strukturore e ndihmon gjithashtu studimin ta mbajė dukurinė e bindjes kryesisht nėn vėshtrimin e shkencave tė komunikimit, siē mbetet qėllimi i tij, pa rrėshqitur pėrfundimisht drejt pikėvėshtrimeve tė tjera. Kjo nuk do tė thotė se nuk janė prekur fusha tė tjera - ēka ėshtė e pamundur pėr arsyet qė theksuam mė sipėr -, por nėnkupton mbizotėrimin e njė kėndvėshtrimi bazė.

Renditja strukturore ėshtė shoqėruar me renditjen e studimeve mė tė fundit e mė tė rėndėsishme nė kėtė fushė. Janė shtuar edhe shembuj nga realiteti shqiptar, gjė qė mund ta ndihmojė ndjeshėm kuptueshmerinė e studimit e t’i japė atij njė dimension mė tė njohur, rezultat i tė cilit mund tė jetė mėnjanimi i pjesshėm i shterpėsisė sė teorisė, tė paktėn nga pikėpamja stilistikore.

Kapitulli i katėrt pėrmban njė studim konkret tė bindjes, ose mė mirė tė disa segmenteve tė saj, nė gazetat shqiptare. Janė marrė nė shqyrtim dy gazetat qėndrore shqiptare: Rilindja Demokratike dhe Zėri i Popullit. Sė pari, sepse kėto organe pėrfaqėsojnė dy forcat politike kryesore tė skenės shqiptare. Sė dyti, sepse ne nuk kemi nevojė qė tė zbulojmė tendencat partiake tė organeve qė studiojmė pasi ato janė tė vetėdeklaruara.

Gazetat janė analizuar nė periudhėn 16 prill 1996 deri mė 26 maj 1996, ditėn e zgjedhjeve elektorale. Studimi i gazetave RD dhe ZP gjatė fushatės elektorale ėshtė i qėllimshėm. Pikėrisht nė kėtė periudhė gazetat partiake bėjnė ē’ėshtė e mundur pėr tė bindur elektoratin qė tė votojė nė favor tė partisė qė mbėshtesin. Ato i shfrytėzojnė nė maksimum mjetet e bindjes, ndėrkohė qė pėr ne lehtėsohet kapja dhe evidentimi i tyre pėr efekt studimi.

Kapitulli i katėrt fillon me disa shėnime tė domosdoshme pėr karakteristikat e bindjes nė media. Ky proēes ndryshon nga bindja ndėrpersonale pėr disa arsye, tė cilat, siē do tė shihet mė pas, janė tė nevojshme pėr kuptimin e studimit konkret. Nė rradhė tė parė duhet nėnvizuar se mediat hyjnė nė grupimin e parė e tė dytė tė skemės sė komunikimit. Ato janė dhėnės tė mesazheve, por edhe pėrbajtės tė tyre. Si rrjedhim mund tė analizohen elementė qė kanė tė bėjnė me dhėnėsin e mesazhit (besueshmėria, etj.) dhe elemente qė lidhen me pėrbėrjen e mesazhit (paraqitja, valencat, etj.), ndėrsa do tė mbeten jashtė studimit, pėr arsye objektive, pėrbėrėsit e marrėsit tė mesazhit, nė rastin tonė lexuesit tė gazetės.

Interesi pragmatik e i gjithgjendshėm i bindjes mund tė mėtojė nė punimin e mėposhtėm zgjidhje prej recete, tė cilat gjithsesi nuk mungojnė, porse aty mbizotėron vėshtrimi e trajtimi shkencor i kėtij proēesi.

Romė shkurt 1997