Rando Devole

 

Home

Curriculum

Pubblicazioni

Studi

Traduzioni

Articoli

Links

                 

FJALĖ (JO DHE AQ) TĖ URTA

 Zgjodhi dhe i pėrktheu
RANDO DEVOLE                                                                       

Redaktor
VISAR ZHITI

                                "Ju lutem,mos i merrni seriozisht,
                                  janė vetėm tė vėrteta"
   R.D.

COPĖZA MENĒURIE KUNDĖR COPĖZIMIT TĖ MENĒURISĖ

(1001 porosira sėprapthi)

Diktaturat i pėlqejnė shumė kėshillat, aq sa t'i japin me dhunė e frushullimė si kamzhikėt e xhelatit mbi shpinėn e lakuriqtė tė viktimės prej dite.

Dhe vėrtet, nė njė kohė tė padrejtė, pasojat e kėshillave u ngjajnė vragave tė njė masakre tė ftohur apo brirėve tė zbukuruar tė djallit. (Prandaj dhe paradoksalisht "zėri" u bė hokatar: ... gjysmė i dehur e gjysmė fshehurazi mėrmėriti se kėshilla ka dy veta tė domosdoshėm qė s'duhet ta zbatojnė, sė pari ai qė e thotė e sė dyti, sidomos ai qė e dėgjon). Dhe kėshtu u shpik antikėshilla si rebelim, si dėshirė pėr ndreqje, si prishje e njė monotonie zvetėnuese, apo thjeshtė si njė aspirinė pėr dhimbjet e mendimit.

Fuqia e saj u madhua, nga parodia kaloi nė antiroman e antikomedi me emrat e mėdhenj tė Xhoisit, Eliotit, Joneskut dhe me ēmitizimet kafkiane, me kubizmin e Pikasos, me muzikėn konkrete e deri tek e folura "kundra" nė rrugė.

Sepse shoqėria qė ka nevojė pėr kėshilla ėshtė nė krizė, pėr tė mos thėnė ėshtė tejet e mbrapshtė, ku shpallen pafund slloganet ēikatriēe tė diktatorėve qė e (ē)edukojnė popullin jo vetėm si tė punojė, si tė vishet, si tė buzėqeshė, por dhe si tė vdesė - heroikisht pėr asgjėnė e politizuar. (Dhe s'ka mjaftuar kjo, por janė marrė nė ndihmė dhe idiotėsitė e diktatorėve sllavo-aziatikė pėr tė bėrė sa mė shpejt vetėtimthi wash brain e gjindjes). Ēdo vit tė ishte '84 oruelliane plot me "Pallatet e ėndrrave" tė Kadaresė tonė.

Kėshtu kritika dhe mosaprovimi deri nė desidencė, qoftė dhe me veten, ėshtė emancipim, prosperitet, ekologji e mendjes. Pėrndryshe, nė njė ēmendinė, ai qė fillon tė dyshojė nė ēmendurinė e vet, ka filluar shėrimin.

Bota boton shpesh libra me senteca cinike ku marrėzia e skajshme hyn nė kufijtė e menēurisė sė zgjedhur. Tallja ėshtė e trishtueshme, prej realitetit natyrisht, realitetit tė fjalėve, tė rėnduara me disiplinėn ushtarake tė ideve. Nė to ka dhe hare lolosh, shtirje pėr tė mos ngjarė i menēur, kur ajo, menēuria, pėrbėn rrezik, tė paktėn tė keqkuptimeve, ka dhelpėri, hetim, pėrvojė, etje pėr qortim (tė parėt tanė me kėtė fjalė kuptonin korrigjimin), ka sarkazėm, humor tė zi, absurd dhe dashuri patjetėr.

Te ne janė botuar kėshilla qė, vėrtet, kanė ndihmuar nė krijimin e moralit dhe ndėrgjegjes kolektive, dhe tani, tė kundruara nga larg, kanė hijerėndėsinė e tempujve me emrat e gdhendura nė ar tė rilindasve, me tė cilėt diktatura abuzoi sė tepėrmi.

Pėr herė tė parė pėrgatit pėr botim sentencat cinike sociologu i ri Rando Devole. I mblodhi ato nga disa botime tė suksesshme qė i kanė qėmtuar "thėniet" nga autorėt anonimė deri te mė tė shquarit. Tė pėrkthyera me njė shqipe korrekte e tė zhdėrvjellėt, ashtu sė bashku, nė njė antologji tė menēurisė e tė pėrvojės, tė sfidės, por dhe tė humorit, ato sjellin vezullime tė ēuditshme, qė ashtu tė pakta, tė duket sikur mund t'i rrotullosh ndėr duar si gurė tė ēmuar e tė pėrftosh pėrthyerje nga mė befasueset tė dritės sė realitetit. Ndonjėherė u ngjajnė suzhetėve tė tregimit, skedave tė akteve, kanė detajin e poezisė, ritmin, tė papriturėn anekdodike, tragjizmin, politikė, qėndrim filozofik, tuafllėk, moral, estetikė, etikė, tė bėjnė tė qeshėsh me zė, kanė kritikė tė problemeve familjare e mė gjerė, sociologji, delir, prekin sisteme, socializmin e pathemeltė dhe demokracinė e keqpėrdorur, u intereson toleranca, shkrimtari, kombi, vdekja, lindja, etj. etj. Saqė ke qejf t'i kesh me vete si libėr xhepi pėr t'i shfletuar mėrmėritshėm nė udhėtimet e tua.

Ndonjėherė tė duket se pikėrisht kėto sentenca kanė gjetur "thembrėn e Akilit" dhe aq janė, tė vogla sa thembra, gjurmė tė jetės, pa u marrė me hollėsi tė tjera. (Sepse Akili ėshtė i tėri thembėr tani).

Nėse njė klasik i shkencės tha se pėrjashtimet forcojnė ligjet, mua mė pėlqen tė shtoj se ligjet forcojnė pėrjashtimet.

Gjithė kėto sentenca pėrjashtimesh kėtu, cinike, tė renditura sipas njė alfabeti ngjarjesh kaotike, qė dhe nė mos qofshin njėmijė e njė, kanė joshjen antimisterioze, aspak prej pėrrallash tė natės, por ftohtėsinė e esėllt e tė shkurtėr tė agut, dritėn ikanake tė ēastit shekullor diogjenik. I ngjajnė njė mozaiku, brejtur nėn ujrat e pėrvojės, me deformime e turbullira, dhe, si tė tilla, pėrbėjnė njė ndihmė pėr tė mos qenė naiv permanent, por tė guxosh tė mendosh ndryshe, nė mėnyrė pluraliste (qė Faik Konica e pranonte edhe brenda njė koke), tė japin ngazėllimin e gjetjeve, tė cilat mė parė s'do tė mund tė botoheshin dot si tė dėmshme, sepse ēstandartizojnė. U ngjajnė fjalėkryqeve ku tė josh jo ecuria e gjetjes, por ajo ēka gjen, pėsimi, ndoshta i papėsuar ose e anasjellta.

Sidoqoftė pranimi i kėtij libri ėshtė si njė lloj testi i lirisė sė mendimit tė atij qė i lexon...

VISAR ZHITI                                                          Romė, fundshekulli

 

Ja disa shembuj:

AFORIZMA
- Aforizma nuk pėrputhet kurrė me tė vėrtetėn: o ėshtė gjysėm e vėrtetė, o ėshtė njė e vėrtetė e gjysėm. Karl Kraus

ABORTI
- Kur e dashura ime mbeti shtatzėnė, i ati nė fillim ishte kundėr abortit. Pastaj mė pa dhe patėm tė njėjtin mendim. Dario Vergassola

- Abortist nuk lind, por bėhesh, nėse tė lejojnė tė lindėsh. Guido Clericetti

AGONIA
- Agonia: aperitivi qė pararend vdekjen. Roberto Gervaso

AKSIDENTI
- Frenk Sinatra pėsoi njė aksident tė tmerrshėm. Po bėnte njė shėtitje kur e pėrplasi njė motoskaf. Dean Martin

AKTORI
- Aktori ėshtė njė tip qė nėse nuk flet pėr tė, nuk tė dėgjon. Marlon Brando
- Aktori: i vetmi hipokrit i sinqertė. William Hazlitt
- Aktorėt e sotėm zotėrojnė tė gjithė shkallėn ė ndjenjave: nga A-ja te B-ja. Dorothy Parker

AKTORJA
- Gjėja mė e rėndėsishme pėr njė aktore ėshtė se duhet tė dijė tė qeshė e tė qajė. Unė, nėse duhet tė qaj, mendoj pėr jetėn time seksuale; nėse duhet tė qesh mendoj pėr tė njėjtėn gjė. Glenda Jackson

- Punoj nė fushėn e spektaklit qė prej 10 vjetėsh dhe kam fituar aq popullaritet sa mund tė punoj fare kollaj si agjent sekret. Pierfrancesco Poggi

- Kur njė aktore, pėr vite me radhe, nuk dėshiron tė tregojė emrin e babait tė djalit tė saj, do tė thotė se nuk e di se cili ėshtė. Antonio Amurri

AJRI I KONDICIONUAR
- Ajėr i kondicionuar: impiant modern qė tė lejon tė marrėsh njė plevit jo vetėm nė dimėr. Anonim

ALTRUISTI
- Altruist ėshtė njė tip qė i ka bėrė keq llogaritė e veta. Roberto Gervaso

AMERIKA
- Jesse Jackson do tė ishte njė president i shkėlqyer i SHBA, vetem nė qoftė se nuk do tė ngulte aq shumė kėmbė pėr tė qenė zezak me ēdo kusht. Anonim

- Amerika ėshtė njė gabim; njė gabim gjigand, megjithatė ėshtė njė gabim. Sigmund Freud

- Fitoret e vetme tė mėdha tė Shteteve tė Bashkuara pas luftės sė dytė botėrore kanė qenė Coca Cola dhe blu xhinset. Horst Krüger

- Amerika ėshtė njė vend i madh, por i bėrė nga njerėz tė vegjėl. Roberto Gervaso

- Merita e Kristofor Kolombit nuk qėndron aq nė faktin se zbuloi Amerikėn, sa nė faktin se mė pas ndenji atje. Alberto Moravia

- Asnjėherė nuk kam kuptuar se pėrse Kristofor Kolombi u bė i famshėm vetėm se zbuloi Amerikėn. Amerika ėshtė aq e madhe sa nuk kishte si t'i dilte huq. Jacques Tati

ANGLIA
- Njė anglez edhe pse vetėm, formon nė mėnyrė tė rregullt rradhėn me njė person. George Mikes

- Ai qė e ka provuar ndonjėherė kafen angleze e kupton mė sė miri pėrse ata parapėlqejnė ēajin. Pierre Daninos

- Nė Angli ėshtė kollaj tė dallosh dimrin nga vera: gjatė verės shiu sikur s'ėshtė i ftohtė. Colin Wilson

- Ajo qė anglezėt e quajnė dashuri mjafton vetėm sa pėr tė ruajtur racėn. Anonim

- Anglezėt tė shtrėngojnė dorėn vetėm nė rrethana tragjike, si nė funerale ose nė dasma. Anonim

- Ēdo anglez ėshtė njė ishull nė njė ishull. Pierre Daninos

- Burri im ėshtė anglez. Tipik anglez. Ėshtė shumė i rezervuar. Nė fakt vetėm pasi u martuam, mėsova se donte tė fejohej me mua. Kit Hollerbach

- Unė e di pėrse dielli nuk perendon kurrė nė Perandorinė britanike: Zoti nuk i beson njė anglezi nė errėsirė. Duncan Spaeth

- Gjatė dimrit xhirova njė film nė Angli. Bėnte aq ftohtė, sa pėr pak u martova. Shelley Winters

E ARDHMJA
- E ardhmja mė intereson shumė, meqėnėse mė duhet tė kaloj pjesėn tjetėr tė jetės sime. Charles F. Kettering

- As e ardhmja s’ėshtė mė si njė herė e njė kohė. Hermann Josef Abs

ARGĖTIMI
- Argėtimi ėshtė si tė siguruarit e jetės: sa mė plak tė jesh, aq mė i shtrenjtė bėhesh. Ken Hubbard

- Pėr gratė argėtimet e pafajshme nuk ekzistojnė; nėse puna ėshtė e pafajshme, ato nuk ndjejnė asnjė lloj kėnaqėsie. Moritz Gottlieb Saphir

ARMIQTĖ
- Ideale do tė ishte tė lindje pas vdekjes sė armiqve tė tu. Stanislaw Jerzy Lec

- Duhet tė kujdesemi pėr armiqtė tanė, sepse vetėm ata na janė besnikė. Fritz Benscher

- Duajini armiqtė tuaj. Nė kėtė mėnyrė mund t’i dėmtoni reputacionin. Stanislaw Jerzy Lec

- Armiku i vėrtetė nuk tė lė kurrė. Stanislaw Jerzy Lec

- Kur armiku i fėrkon duart nga kėnaqėsia, ėshtė ēasti mė i mirė, se ti i ke tė lira. Stanislaw Jerzy Lec

- Bibla na mėson t’i duam armiqtė njėlloj si miqtė, ndoshta se janė njėlloj. Vittorio De Sica

- Fali armiqtė e tu, por mos harro kurrė emrat e tyre. John Kennedy

- Nuk i bėj keq as njė mize. Edhe pėr faktin se janė tė tjerė armiqtė e mi. Roberto Gervaso

ARSYEJA
- Sa e sa herė arsyeja e ka gabim! Wilhelm Muhs

ARTI
- Arti modern quhet kėshtu, sepse nuk ka asnjė mundėsi tė bėhet antik. Nikita Krushov

- Jeta e imiton artin mė tepėr se sa arti e imiton jetėn. Oscar Wilde

ARTISTI
- Jam i mendimit se artistėt duhen paguar tė paktėn sa hidraulikėt. William Burroughs

- Unė besoj se artisti nuk duhet tė shitet pėrveēse pėr para. Beppe Grillo

- Artisti diletant imiton, ai profesionist vjedh. Lionel Triling

ASGJĖJA
- Tė mos bėsh asgjė ėshtė gjėja mė e vėshtirė nė botė. Oscar Wilde

ASKETI
- Asketi: karakter i dobėt qė i dorėzohet tundimit pėr tė hequr dorė nga njė kėnaqėsi. Ambrose Bierce

- Asketėt janė njerėz qė mund tė heqin dorė nga gjithshka pėrveē nga heqja dorė. Ralph Boller

AVOKATI
- Avokati ėshtė njė xhentėllmen qė ju shpėton pasuritė nga armiqtė tuaj, duke i mbajtur pėr vete.Henry Peter Brougham

BALETI
- Kur shkon nė njė shfaqje baleti, sheh vajza qė kėrcejnė nė majė tė gishtėrinjve. Po pėrse nuk marrin vajza pak mė tė gjata xhanėm? Greg Ray

BANJO
- Ėshtė e rrezikshme tė bėsh banjo para se tė kalojnė tre orė nga ngrėnia e kėrpudhave helmuese. Cavanna

BANJO DIELLI
- Nuk mė pėlqen tė bėj banjo dielli. E kam lėkurėn shumė tė bardhė. Me sa duket mė kanė transplantuar lėkurėn e njė tė vdekuri. Herėn e fundit qė shkova nė plazh e u shvesha, njė doktor insistoi gjatė pėr tė mė bėrė njė autopsi. Matteo Molinari

BASKETBOLLI
- Do tė mė pėlqente tė hidhja poshtė idenė se basketbolli nuk ėshtė ēėshtje pėr jetė a vdekje. Pėrkundrazi, mendoj se ėshtė diēka shumė mė e rėndėsishme. Lee Rose

BASHKĖBISEDIMI
- E keqja e bashkėbisedimit ėshtė se duhet tė dish edhe tė dėgjosh. Roberto Gervaso

- Bashkėbisedimi: monolog nė prani tė tė tjerėve. Anonim

- Po qe se artit tė bisedimit do t’i jepnim rėndėsinė e duhur, rritja demografike do tė ishte mė e vogėl. Stanislaw Jerzy Lec

- Bashkėbisedimi: konkurrencė zėrash ku ai qė po merr frymė quhet dėgjues. Anonim

- Arti i bashkėbisedimit ėshtė t’i fshehėsh bashkėbiseduesit mjerimin e tij. Marina Cvetaeva

- Bashkėbisedimi midis Adamit dhe Evės ishte i vėshtirė, sepse nuk dinin kė tė merrnin nėpėr gojė. Anonim

- Nė bisedat gjatė njė feste askush nuk jep ndihmesė mė tė madhe se ata qė mungojnė. Audrey Hepburn

- Tė bisedosh ėshtė arti i tė folurit pa u menduar. Victor de Kowa

BASHKĖJETESA
- Asgjė nuk ndan mė tepėr dy persona se sa bashkėjetesa. Marie von Ebner-Eschenbach

- Ja maksimumi i bashkėjetesės: banesa tė ndara e vizita tė ndėrsjella. Oliver Hassencamp

- Dikur njerėzit ishin mė afėr me njėri tjetrin. Ndryshe nuk bėhej: armėt e zjarrit e kishin largėsinė e gjuajtjes tė kufizuar. Stanislaw Jerzy Lec

- Qė dy persona tė jetojnė sė bashku ėshtė njė nga mrekullitė mė tė mėdhaja; nė fakt nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve kjo nuk ndodh, sepse fshihet nga fakti se nuk lihen dot. Ludwig Marcuse

BELBĖZIMI
- Njė tip vuante tmerrėsisht nga belbėzimi: nė gojėn e tij edhe fjala mė e thjeshtė bėhej telenovelė. Medail

BEQARI
- Beqari preferon tė dojė diēka qė nuk ka, nė vend qė tė ketė diēka qė nuk don. Anonim

- Beqari: burrė qė ka humbur rastin tė bėjė tė palumtur njė grua. Garland J. Pollard

- Nuk martohem sepse nuk mė pėlqen tė kem njerėz tė huaj nė shtėpi. Alberto Sordi

- Zoti e di pėrse i mbron priftėrinjtė e vet nga martesa. Anonim

- Beqaria nuk trashėgohet. Arthur Bloch

- Jam kundėr privilegjeve tė klerit; kėrkoj heqjen e beqarisė. Markus M. Ronner

- Beqari: burrė qė ka nxjerrė mėsime nga pėrvoja e tė tjerėve. Peter Ustinov

- Beqari ėshtė njė njeri qė nuk bėn kurrė tė njėjtin gabim njė herė. Ed Winn

- Beqare: grua qė ka thėnė jo njė herė mė tepėr. Inge Meysel

- Beqarėt janė egoistė tė tmerrshėm: e duan tė gjithė pėr vete ngrohtėsinė e shtratit. Wilhelm Mühs

BESIMI
- Ne i besojmė vetėm asaj qė shohim. Pra, qė nga shpikja e televizorit, besojmė nė gjithshka. Dieter Hilde Brandt

- Mėnyra mė e sigurtė pėr tė fituar besimin e tė rinjve ėshtė tė mos jesh babai i tyre.  Henry de Montherlant

- Tė mendosh ėshtė sforcim, tė besosh njė luks. Ludwing Marcuse

BESNIKĖRIA
- Kulmi i besnikėrise: nė krahėt e njė gruaje tjetėr tė mendosh pėr tėnden. Roberto Gervaso

- Besnikėria ėshtė shpikje e egoizmit pėr tė tėrhequr besimin. Le Rochefoucauld

- Besnikėria ėshtė mbi tė gjitha mungesė fantazie. Roberto Gervaso

BIGAMIA
- Kush dėshiron njė Evė joshėse e nė tė njėjtėn kohė njė amvise tė mirė vėshtire se do tė mund ta mėnjanojė bigaminė. Charles Baudelaire

- Sipas meje nuk ėshtė e nevojshme qė tė rritet ndėshkimi pėr bigaminė. Njė burrė bigam ka dy vjehrra: ndėshkimi mė duket se mjafton. Sir Winston Churcill

- Bigamia: perversion me shije pėr tė cilin urtėsia e ardhshme do tė na japė njė ndėshkim me emrin trigami. Ambroce Bierce

- Bigamia: tentativė pėr zvogėlimin e sė keqes duke e dyfishuar. Helmar Nahr

- Bigam ėshtė ai qė, sipas gjasės, kryen nga dy herė edhe gabime tė tjera. Peter Sellers

- Bigamia: njė grua mė tepėr. Monogamia: e njėjta gjė. Oscar Wilde

  yellowgoto1.gif (4388 bytes)