Ushtria
çlirimtare e Kosoves
(Nje permbledhje mbi historine e lavdishme,
te shkruar me gjak nga bijte e Kosoves.)
Gjate luftes midis ish republikave te Jugosllavise
mbi 5.000 shqipetare luftuan sebashku me luftetaret Kroate dhe
Myslymane te Bosnjes. Kur politika e rezistences paqesore deshtoi,
disa shqipetare iu kthyen armeve. Pozita e Rrugoves filloi te
lekundej pas Nentorit 1995 kur çeshtja Kosovare u la
jashte programit ne bisedimet e paqes ne Dayton. Brezi i ri
i Kosovareve filloi te pyese veten, perse duhet te vazhdonin
akoma nje politike paqesore, kur Serbet e Bosnjes nepermjet
gjuhes se armeve dhe barbarizmave arriten te sigurojne nje "gati-shtet"
ne brendesi te Bosnjes.
Ushtria çlirimtare e Kosoves (uçk) u shfaq per
here te pare ne 1992 ne Maqedoni. Ne 1995,fillimet e luftes
se armatosur ndaj sebeve u duken kur, u.ç.k.-ja ndermori
sulme megjithese te izoluara kunder policise. uçk-ja
u shfaq per here te pare publikisht ne qershor 1996, duke marre
persiper nje numer aksionesh sabotimi ndaj piliceve dhe policise
ne Kosove. Pas ketyre ngjarjeve autoritetet Serbe e quajten
ate "organizate terroriste". Qe nga 1997 uçk-ja
vazhdoi te ndermarre sulme ndaj oficereve te policise.Eshte
per tu theksuar se ata nuk sulmonin strukturat ushtarake te
ushtrise Jugosllave por vetem ngrinin kurthe ndaj patrullave
policore serbe ose ndeshkonin shqipetaret qe bashkepunonin me
kete te fundit.
Ushtria çlirimtare e Kosoves nuk ishte nje organizate
e bashkuar ushtarake e cila t'i bindej nje autoriteti civil
apo partie politike, por funksiononte si levizje guerrilase
me luftetare te armatosur lehte. Sidoqofte pjesetaret e saj
ishin te pregatitur dhe u bindeshin urdhrave te eproreve me
nje disipline te perkryer. Fuqia e uçk-se u rrit nga
500 anetare aktive ne fillim te 1998 deri ne ne disa mijra ne
fund te luftes (disa dokumente na sugjerojne shifra qe luhaten
nga 15.000 deri ne 20.000 guerrilas te armatosur). Uçk-ja
nuk perbente nje levizje ,te madhe te vetme rezistence. Fuqia
kryesore e saj qendronte ne disa grupe mjaft te pregatitura(disa
qindra komando), dhe pjesa tjeter e anetareve aktive te shperndare
neper krahinat e ndryshme. Aksionet ishin te shpejta dhe ndermerreshin
nga grupe te vogla prej 5-6 luftetaresh.
Shume anetare te uçk-se kishin nje pregatitje profesionale,
kjo pasi shume prej tyre ishin ex-pjesetare te ushtrise jugosllave.
Uçk-ja punonte gjithashtu, mjaft mire edhe ne fshehtesi.
Disa lider te saj madje kane qene anetare te UDB(sherbimeve
sekrete Jugosllave).
Sipas pretendimeve serbe ushtria çlirimtare
e Kosoves perfshinte rreth 1.000 mercenare nga Shqiperia, Bosnja,Kroacia,
Arabia Saudite, Yemen dhe Afganistani. Midis tyre edhe disa
instruktore Angleze dhe Gjerman. Megjithate pjesa derrmuese
e tyre perbehej nga Shqipetare ish-ushtarake te policise,ushtrise
dhe Sigurimit te Shtetit. Gjithmone duke iu referuar zyrtareve
Serbe, qendrat e para te pregatitjes se uçk-se ndodhen
ne Labinot(afer Tiranes), Tropoje, dhe Kukes, pikerisht qendrat
me te rendesishme ushtarake te Shqiperise verilindore.
Fillimish uçk-ja drejtonte sulme te tipit godit-dhe-largohu,
kunder forcave speciale Serbe,duke vepruar sidomos ne provinca.
Ne menyre karakteristike, grupe guerrile hapnin zjarr kunder
patrullave te policise,duke i terhequr ata neper pyje ku ishin
ngritur prita.Fillimisht ndertesat,automjetet dhe personeli
i larte i policise speciale nuk goditeshin.Por pas masakres
ne Drenice ne muajin Mars 1998(ku ra dhe Komandant Adem Jashari),
aksionet e uçk-se u rriten ne menyre eksponenciale. Ne
Prill dhe Maj 1998 u ndermoren sulme ndaj strukturave te policise
ushtarake qe bashkepunonte me forcat speciale.Ne Maj-Qershor
u kryen aksione ne nje shkalle me te gjere, u moren fshatra
ne kryqezime te rendesishme, me qellim qe te krijoheshin ne
pjesen perendimore te Kosoves(midis Pejes dhe Gjakoves) territoret
e para te çliruara, dhe te nderpriteshin keshtu nderlidhjet
midis forcave lokale dhe atyre qendrore te ushtrise Serbe,qe
ndodheshin ne pjesen lindore te Kosoves. Ushtria Jugosllave
iu pergjigj ketyre aksionev e me bombardime te artilerise se
rende duke djegur e shkatterruar fshtra te tere. Sulme te tjera
te uçk-se u bene ne rruget kryesore, ndaj stacioneve
te policise e sidomos ne pikat me te dobeta te saj, aty ku ishin
me te izoluar dhe kishin nevoje per mbeshtetje dhe ndihme te
perditshme.
Deri ne mars '98 uçk-ja perdorte arme te lehta, por me
tej forcat e saj u armatosen me pushke te kalibrave te medhenj,
anti-tanke, pushke smbrapsese, hedhese rraketash dhe mortaja.Ne
srtategjine e saj uçk kishte edhe sulmet ndaj depove
pikerish per rrembin e armeve. Pjesa me e madhe e armeve sidoqofte
thuhet se ka prejardhje nga Kina dhe Singapori.
Mendohet qe uçk te kete pasur 2 qendra komandimi: Nje
jashte Kosoves dhe tjetra ne Prishtine. Kjo e fundit e pajisur
me nje baze logjistike mjaft te zhvilluar. Gjithashtu edhe sherbimet
e inteligjences(pra spiunazhi) ishin te organizuara mjaft mire
brenda saj.
Si Rrugova edhe uçk-ja kane insistuar per nje Kosove
te pavarur.Ushtria çlirimtare e Kosoves ka profetizuar
si objektiv afatgjate te saj, bashkimin e trevave shqipetare
te Maqedonise,Shqiperise dhe Kosoves ne nje SHQIPERI TE MADHE.
Megjithate, deri vone, pjesa derrmuese e Kosovareve kishin bindjen
qe Kosoves duhej t'i jepej statusi i Republikes se trete ne
Jugosllavi si nje hap te pare per arritjen e pavaresise.Kjo
hipoteze ishte mjaft terheqese edhe per komunitetin internacional
pasi ne kete menyre nuk do te kishte ndryshime te kufijve. Por
Serbia e hodhi poshte kete koncept duke argumentuar se Kosova
mbetet çeshtje e brendshme e Serbise.Keshtu rreth mesit
te '98 Vizioni i kosovareve mbi kete koncept kishte ndryshuar
katerciperisht.Tashme vetem protektorati nderkombetar shihej
si rruge e ndermjetme per aritjen e pavaresise.
Perveç se u shkaktoi humbje forcave sebe, uçk-ja
i dha pretekstin Millosheviçit per te ndermare nje sulm
masiv dhe per te kryer masakrat e mijra Kosovareve. Ne fund
te shkurtit 1998 pati nje seri te paprecedente perplasjesh mes
policise dhe uçk-se. Si rjedhoje e ketyre sulmeve brenda
disa muajsh u dogjen fshatra dhe u masakruan pleq,gra e femije.
Forcat ushtarake dhe paramilitaret linin prapa vetem toke te
djegur. Pati edhe protesta neper qytete qe u shuajten me dhune
duke lene edhe ketu te vrare e te plagosur. Si rezultat i ketij
represioni mijra Kosovare u shperngulen nga shtepite e tyre,
shume prej tyre u strehuan ne familje te tjera qe u hapnin dyert
e shtepive, te tjere u strehuan neper pyje dhe vetem nje pjese
e vogel kaluan kufijte.
Keshtu si rezultat i shperthimit te luftes ne shkalle te gjere,
ne vere te 1998 rezultonin rreth 300.000 te shperngulur. Ne
Korrik Millosheviçi e rriti nivelin e dhunes ndaj shqipetareve.
Ne kete periudhe numerohen me qindra te vrare.Fale embargos
Serbe qe filloi ne janar te 1998 ekonomia lokale u shkaterrua.
Vetem ne Tetor u arrit nje mareveshje per pushim zjarri, me
insistimin e faktorit internacinal dhe per aresye te krizes
humanitare qe po perjetohej. Gjendja do te perkeqesohej me shume
me ardhjen e dimrit. Nje Mision Verifikimi u nis drejt Kosoves
nen drejtimin e Organizates per Sigurine dhe Bashkepunimin Europian(OSCE).
Sidoqofte situata vazhdoi te ishte e tensinuar dhe u perkeqesua
edhe me tepr ne Janar te 1999. Nje konference paqe, u mbajt,
ne Rambouillet (Paris) ne 19 Mars me qellim arritjen e nje marreveshje;
Marreveshje qe u refuzua nga pala Serbe. Ne oren 19:00 te 24
Marsit filluan bombardimet e Natos mbi Republiken Federative
te Jugosllavise.
Stimat e Millosheviçit sipas se cilave Uçk-ja
mund te spastrohej brenda 5-7 diteve, rezultuan te gabuara.
Ne maj 1999 uçk i kishte shtuar rradhet e saj me disa
mijera luftetare. Mbeshtetesit e armatosur te saj i kishin kaluar
te 20.000 njesite. Ndersa njesite serbe shkaterroheshin ose
detyroheshin te strehoeshin nga bombardimet e NATO-s, UCK-ja
po perjetonte nje ringjalleje te aktivitetit te saj. Mijerat
e Shqipetareve te Kosoves, te debuar nga shtepite e tyre gjeten
strehim pikerisht ne zonat e kontrolluara prej UCK-se. Keshtu
UCk-ja po sterviste rekrute nga rrefugjtet e shumte, pjesa derrmuese
e te cileve nga kampet humanitare te Kukesit.
Siç permendem me pare ata kishin edhe nje baze jashte
Kosoves e cila vazhdonte ti furnizonte me arme e materiale logjistike.
Nje pjese tjeter e armatimit fitohej gjate betejave .Megjithese
nuk kontrollonte territore shume te gjera, uçk-ja bente
sulme blic, atentate, sulme ndaj autokollonave duke çorjentuar
dhe shkaktuar humbje ne rradhete ushtrise(VJ) dhe forcave speciale(MUP).
Sipas dokumentacionit amerikan UCK-ja u rrit shume ne numer
sidomos gjate 2 muajve te pare te bombardimit te NATOs. Sipas
te njejatve stima ne kete periudhe uçk u permiresua shume,
cilesia e rekruteve u rrit, gjithashtua edhe cilesia e armatimeve.
Rritja ne numer dhe ne cilesi u pasua nga sukseset e uçk-se
ne beteje. Tashme ata ishin ne gjendje tu merrnin forcave te
VJ dhe MUP armatime te renda dhe territore te rendesishme(megjithate
vazhdoi te blinte armatime edhe ne tregjet boterore). Ajo dha
ndihmen kryesor ne terren per te smbrapsur forcat serbe...
Artikulli
i bere nga "GENTI"