Ceshtja came

 

(Pretendimet nacionale dhe pasurore shqiptare ne Greqi)/ Nga Miranda
Vickers*/ Nje levizje e vogel, por e zhurmshme, kerkon shpagim per
masakren dhe debimin e banoreve etnike shqiptare, muslimane nga
territori grek gjate periudhes 1912-1945. Qeveria greke nuk pranon te
diskutoje per kete ceshtje, e cila mund te zgjidhej drejtesisht e
lehtesisht, ne favor te Greqise. Nderkohe, ka gjasa qe ajo te
shfrytezohet nga elemente pro dhe antishqiptare ne Ballkan.

 

 

 

 

 

 

 

 

Ceshtja shqiptare e koheve moderne lindi si nje ceshtje e rendesishme evropiane me 1991. Ai ishte viti qe deshmoi permbysjen e shtetit njepartiak dhe fillimin e shperberjes se Jugosllavise. Gjate gjithe viteve '90 Shqiperia luftoi per te perqafuar demokracine dhe per te shmangur percarjet e brendshme politike dhe shoqerore, qe e cuan vendin ne prag te luftes civile. Ne kete menyre, pothuajse nje e katerta e popullsise shqiptare u largua jashte vendit, per t'u shpetuar turbullirave te brendshme, varferise dhe papunesise. Nderkohe, i njejti
dhjetevjecar i gjeti shqiptaret e ish-Jugosllavise te ndiqnin nje
politike paqesore dhe me pas te dhunshme, per t'i shpetuar sundimit
sllav dhe per te arritur vetevendosjen. Historikisht, gjurmet e shkakut
te vertete te revoltave etnike te shqiptareve ne Kosove (1998-1999), ne
Luginen e Presheves (2000) dhe ne ish-Republiken perendimore Federative
Jugosllave te Maqedonise (2001) mund te kerkohen ne perjashtimin e
ketyre shqiptareve nga shteti i porsakrijuar shqiptar me vitin _1912.
Ne nje kohe qe shqiptaret e ish-Jugosllavise kane luftuar per 89 vjet
per t'u perfshire serish ne kufijte e nje shteti te bashkuar shqiptar,
ekziston nje grup prej rreth 200.000 shqiptaresh, te cilet, per ironi,
u gjenden si refugjate brenda Shqiperise. Keta njerez njihen si came.

Camet jane shqiptare etnike, kryesisht muslimane, nga zona e Greqise
veriperendimore, e cila per greket njihet si Threspotia, ndersa per
shqiptaret si Cameria. Rajoni perreth lumit Camis shtrihet, ne veri,
nga Butrinti dhe gryka e lumit Akeron deri ne Liqenin e Prespes, ne
lindje, deri ne malet e Pindit dhe, ne jug, deri ne Preveze dhe gjirin
e Artes. Udhetaret britanike te shekullit te nentembedhjete, sic jane
lord Bajroni dhe shoku i tij John Hobhouse, kane verejtur epersine e
shqipfolesve ne keto zona. Ndersa flitet shume per gjendjen e pakices
greke ne Shqiperi, ka shume pak informacion per pakicen shqiptare qe
mbeti ne Greqi pas krijimit te shtetit shqiptar. Pjesa me e madhe e
ketyre shqiptareve fillimisht kane qene me fe te krishtere ortodokse,
te shnderruar ne muslimane ne vitet e fundit te pushtimit otoman. Sipas
nje faqeje interneti te Bostonit, te cilet shqiptaret e perdorin per te
shkembyer mendime mbi ceshtjet e dites, shqiptaret ne Greqi ndahen ne
dy kategori te vecanta: "shqiptare qe jetojne n- truall shqiptar, por
qe kane mbetur jashte kufijve te padrejta te caktuar nga Konferenca e
Ambasadoreve (Londer, 1913) dhe shqiptare qe jane larguar nga territori
shqiptar gjate diaspores se pare, ne shekujt e 14-te dhe 15-te". Keta
shqiptare lane vendin e tyre gjate betejave kunder pushtuesve turq
otomane dhe shume prej tyre u vendosen ne ishullin Euboea. Te tjeret
shkuan ne Itali.

Konflikti cam lindi si rezultat i pervijimit te kufirit midis Greqise
dhe Shqiperise ne fund te Luftrave Ballkanike. Me 1912 Konferenca e
Ambasadoreve ne Londer ia la Greqise zonen e Camerise, keshtu qe ne
Shqiperi sot ka vetem shtate fshatra came, rreth Konispolit. Ka pasur
tri faza te vecanta te emigrimit te popullsise came nga Greqia veriore.
E para, ishte gjate Luftrave Ballkanike 1912-1914, e dyta pas
nenshkrimit te Konventes turko-greke te Lozanes ne janar 1923 dhe, e
treta, ne fund te Luftes se Dyte Boterore, ne periudhen nga qershori
1944 deri ne mars 1945, kur llogariten te jene vrare 5000 burra, gra
dhe femije. Pjesa tjeter e popullsise muslimane came kaloi kufirin dhe
hyri ne Shqiperi, ku qe atehere ka jetuar ne mergim.

Camet kerkojne njohjen e 4000 cameve te zhdukur si rezultat i ketyre
konflikteve dhe te drejtave pasurore te 150.000 te tjereve. Camet po
ngrene gjithashtu padi kunder Greqise ne gjykatat nderkombetare, me
argumentin se atyre u eshte mohuar pasuria me nje vlere prej rreth 340
milione dollare amerikane, qe me cmimet e sotme te tregut arrin ne gati
2.5 miliarde dollare. Megjithate, greket e konsiderojne ceshtjen came
si nje "ceshtje qe nuk ekziston".

Debimi me force nga Greqia i gjithe popullsise muslimane shqiptare ka
lene te shqiptaret ne pergjithesi, nje ndjenje te keqe per
padrejtesine, qe nuk shqitet. Kjo ka ndikuar pjeserisht ne marredheniet
jo aq te mira midis Shqiperise dhe Greqise. Vitet e fundit ceshtja
konfliktuale came eshte lene ne heshtje dhe asnje nga qeverite
shqiptare te pasluftes, qofshin komuniste, demokratike apo socialiste,
nuk ka marre guximin te perpiqej ta bente ate nje ceshtje kryesore ne
marredheniet me Greqine. Ne maj 2001, ne kulmin e revoltes se
shqiptareve etnike ne ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise, nje
agjenci lajmesh e Beogradit dha nje titull si me poshte: "Ushtria
Clirimtare Kombetare (came) marshon drejt Greqise". Ky dokument ka per
qellim te nxjerre ne pah ceshtjet kryesore historike dhe politike, qe
kane cuar ne te tille tituj alarmues dhe te trajtoje shkallen e
shqetesimeve te cameve, mbeshtetjen e kerkesave te tyre dhe ndryshimet
e bera ne programin e tyre politik, qekurse ata kane mberritur ne
Shqiperi, ne vitin 1945.

Sfondi historik

Emri "Cameria" vjen nga emri antik ilir i lumit Camis, i cili
pershkonte territorin e fisit antik ilir te Thesprotise. Cameria bente
pjese ne Perandorine Romake, para se te pushtohej nga Bizanti dhe ne
shekullin e tetembedhjete u perfshi ne despotatin e Epirit. Ne gjysmen
e dyte te shekullit te katermbedhjete u perfshi ne despotatin e Epirit.
Ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete ajo u perfshi ne
despotatin shqiptar te Artes. Pas pushtimit otoman, ne shekullin e
pesembedhjete, ajo u perfshi fillimisht ne sanxhakun e Delvines dhe me
pas ne ate te Janines. Ne shekujt e shtatembedhjete dhe tetembedhjete
pjesa me e madhe e popullsise shqiptare te Camerise veriore- nga
Konsipoli deri ne lumin Griqi- u shnderrua me force ne popullsi
muslimane, ndersa ajo qe banonte ne jug te Greqise dhe deri ne Gjirin e
Prevezes mbeti popullsi e krishtere ortodokse. Shqiptaret muslimane te
Epirit kane qene vazhdimisht ne grindje me fqinjet e tyre te krishtere
dhe kane favorizuar muslimanet turq, kane perfituar tokat me te mira,
ndersa te krishteret u detyruan te zinin toka me pak pjellore. Rajoni i
Epirit ka pasur historikisht konflikte etnike. Sikunder vinte ne dukje
nje nga vizitoret e fundit te shekullit te nentembedhjete: I gjithe
vendi i toskeve ka qene nen influencen e forte te Greqise dhe ishte e
veshtire te thuhej nese Epiri eshte grek apo Greqia veriperendimore
eshte shqiptare. Ndonese ne te folur perdoret dialekti jugor i shqipes,
greqishtja kuptohet nga te gjithe.

Pas deshtimit te forcave otomane ne Luftrat Ballkanike (1912-1913), e
ardhmja e zonave te banuara nga shqiptaret u diskutua ne Konferencen e
Ambasadoreve, te mbledhur me ngut ne Londer, ne dhjetor 1912-janar
1913, ku ne parim u arrit ne marreveshje per te mbeshtetur krijimin e
Shqiperise si nje entitet i ri politik.

Greqia doli nga Lufterat Ballkanike me nje ndjenje te forte suksesi dhe
me nje vendosmeri per t'u perpjekur te merrte Shqiperine e Jugut.
Theksi nuk vihej territori, qe etnikisht ishte grek, por me teper ne
tokat ku civilizimi helenik mendohej te ishte dominues. Ne tetor 1913
shpertheu kryengritja epiriote, kur vullnetare greke sulmuan Shqiperine
e Jugut, duke terrorizuar banoret e saj dhe duke djegur fshatrat e
tyre. Qellimi i Greqise ishte te krijonte nje Vorio Epir autonom (Epiri
i Veriut), si nje perpjekje per te sabotuar bisedimet nderkombetare, te
cilat zhvilloheshin ne Firence, lidhur me statusin e ardhshem te
rajonit. Se fundi, ne dhjetor te vitit 1913, Fuqite u moren vesh per
kushtet e Protokollit te Firences, sipas te cilit, ne kompensim te
terheqjes se Serbise nga territori shqiptar, Austria pranoi me ne fund
qe krahinat ku sot ndodhet Kosova dhe Maqedonia t'i jepeshin Serbise,
kurse Greqia te merrte rajonin e gjate jugor te Camerise. Keshtu shteti
shqiptar u cungua ne rajonet qendrore, se bashku me qytetin e Shkodres
dhe territorin rreth tij.

Pas vendosjes se Vijes se Firences, disa nga trupat greke filluan te
terhiqen nga Cameria, megjithate bandat terroriste greke vazhduan
veprimtarine e tyre si me pare. Meqenese shumica e cameve ishin
muslimane, ata trajtoheshin njelloj si pakica turke qe jetonte ne
Greqi. Me 23 shkurt 1913, ne fshatin Prroi i Selanit, afer Paramithise,
u vrane 72 vete. Ky ishte fillimi i goditjeve kunder shqiptareve
muslimane, qe kishin per qellim te fusnin frike ne popull dhe t'i
deytronin ata te largoheshin nga shtepite e tyre. Gjate gjithe
dhjetevjecarit tjeter u grabiten ne menyre sistematike pronat e
shqiptareve muslimane dhe shume te rinj u derguan ne mergim te
brendshem, ne ishujt e Egjeut. Mijera hektare toke te shqiptareve
muslimane u shpronesuan pa kompensim, u mor prodhimi i tyre dhe
shqiptareve iu ndalua te mbillnin faren e tyre apo ta shisnin ate, apo
pronen, per te kompensuar shpronesimin. Keshtu qe per shume familje u
be e pamundur te qendronin ne Greqi, ata u detyruan te largoheshin ne
veri, drejt Shqiperise, duke kerkuar toke. Ne perpjekjet per te
zgjidhur problemin cam, qeveria e Athines kerkoi te siguronte miratimin
e Ankarase per te nxitur disa came te emigronin ne Turqi, me shprese se
dhe te tjeter do t'i ndiqnin nga pas. Ne fillim Anaraja nuk deshironte
te lejonte vendosjen e shqiptareve musliman ne token turke, por pas
perpjekjesh diplomatike intensive te Athines, qeveria turke pranoi
vendosjen e 5000 cameve.

Nderkohe, me 1923, pozita e rreth 20000 shqiptareve muslimane, qe
mbeten ne Greqine veriore, debatohej intensivisht ne nje sesion special
te Keshillit te Lidhjes se Kombeve. Konventa qe bente te mundur
shkembimin e popullsive greke dhe turke u nenshkrua ne Konferencen e
Lozanes me 30 janar 1923. Qeveria shqiptare ka insistuar ne ate kohe,
nepermjet telegramesh dhe delegacionesh te derguar ne Lidhjen e
Kombeve, te bente te qarte se autoritetet greke detyronin camet te
largoheshin nga shtepite e tyre dhe te zhvendoseshin ne Turqi dhe se
tokat e tyre ziheshin nga greke qe vinin nga Azia e Vogel. Greket u
kunderviheshin ketyre akuzave me argumentin se termi "shqiptar" mund te
perdorej vetem per ata njerez qe kane lindur ne Shqiperi, duke
perjashtuar keshtu shqiptaret muslimane te lindur ne Greqi, te cilet
barazoheshin me turqit. Ne pergjigje te pretendimeve shqiptare, Lidhja
e Kombeve krijoi nje KomisionMiks, per te shqyrtuar ceshtjet ne
hollesi. Ne mars 1924 Komisioni vendosi qe subjektet greke qe ishin
muslimane dhe me origjine shqiptare dhe vecanerisht ata qe banonin ne
Epir duhet te perjashtoheshin nga shkembimi i detyruar i popullsive
midis Greqise dhe Turqise, por per shqiptaret came problemi kishte te
bente me pretendimet e tyre per te bere pjese ne kombin shqiptar.
Keshilli i Lidhjes diskutoi mbi kete ceshtje gjate sesionit te tij te
trembedhjete (29 gusht-3 tetor): Ne qendrimin shqiptar theksohej se
autoritetet greke nxisin "shqiptaret e Epirit" te ndermerrnin nje
zhvendosje masive, duke i quajtur ata "greke me origjine turke" dhe per
t'i bindur ata te adoptonin nje identitet te dyte ne deklarimet e tyre
publike. Keshilli me ne fund vendosi te caktonte anetare te paanshem ne
Komisionin Miks, me "mandatin" e pergjegjesise per te mbrojtur "pakicen
muslimane me origjine shqiptare", qe banonte ne Greqi. Nderkohe,
qeveria e Athines vendosi ne Cameri imigrande te ardhur nga Azia e
Vogel, per ta populluar ate me te krishtere ortodokse dhe per te bere
presion te metejshem mbi shiqptaret muslimane te mbetur, qe te
emigronin. Gjate gjithe viteve '20 fshatra te tera, si Petrovica dhe
Shendellia, u zbrazen nga banoret e tyre shiqptare. Familje te tera u
larguan per ne Shqiperi, Turqi dhe Amerike.

(vijon ne numrin e neserm)

*Eksperte e njohur per ceshtjet e Ballkanit

Shenim - Duke nisur nga numri i sotem, gazeta "KJ" do te botoje ne tre
numrat e ardhshem nje material te plote mbi ceshtjen came dhe menyren
se si duhet te zgjidhet ajo. Dosja eshte hartuar nga Qendra Kerkimore e
Studimit te Konlikteve ne Londer, ne bashkepunim me Ministrine
britanike te Mbrojtjes. Materialet qe publikohen ekskluzivisht
nga "KJ", kane ngjallur debate te shumta ne Athine, pasi ato flasin
objektivisht pro ceshtjes shqiptare. Autore e raportit eshte e
mirenjohura Miranda Vickers, nje nga ekspertet me te degjuara ne bote
per problemet ballkanike.

Për më tepër klikoni në Rubrikën SHQIPËRIA

Miranda Vickers, material i ruajtur nga Koha Jone (c) 17/12/2002