Doktrina Klinton dhe shekulli i 21-te

 

 

Udhėtar, rrugė nuk ka, rrugėt janė bėrė duke ecur

Nga njė proverb spanjoll

 

.....Nė shekullin e ri si do tė pėrcaktohet patriotizmi; si njė besim nė njė endėrr tė lartė apo frikė dhe urrejtje ndaj ėndrrės sė tė tjerėve?
….Ne e shohim tė ardhmen me shpresė por dhe me njė pyetje pa pėrgjigje: Nė mijėvjeēarin e ri, a do tė ndahen kombet shkatėrrimit nė masė, apo do tė detyrohemi tu mėsojmė nipėrve si tu mbijetojnė sulmeve nukleare kimike apo biologjike? A do tė sjellė globalizmi njė prosperitet tė pėrbashkėt apo do ta bėjė dėshpėrimin e botės akoma mė tė pashpresė? Me kėtė shqetėsim unė ofroj 3 zgjidhje pėr mijėvjeēarin e ri…

Bill Klinton (Nga fjala nė OKB, shtator 1999)



"Doktrina Klinton" dhe pėrmbysja e komunizmit

"Na lini tė zgjidhim tamam nė fillimin e kėtij mijėvjeēari tė ri sjelljen e njė etape tė re, nė tė cilėn dėshira jonė pėr tė krijuar, do ta mbysė kapacitetin tonė tė shkatėrrimit. Nėqoftėse ne do ta bėjmė kėtė pėrmes OKB-sė dhe udhėheqėsve largėpamės, mė nė fund njerėzimi do tė jetojė duke merituar kėtė emėrtim: njeri"

Bill Klinton

 

Hyrje

Ky libėr, mendimet dhe deduksionet e shfaqura nėpėr faqet e tij, ėshtė njė sprovė pėr tė realizuar dhe analizuar thelbin e mardhėnieve ndėrkombėtare, pas viteve 90-tė. Pa mohuar kontributin, pėrpjekjet dhe pėrgjegjshmėrinė e shumė politikanėve tė shquar tė kėsaj periudhe, autori bėn njė pėrpjekje serioze pėr tė evidentuar thelbin e kėsaj politike ndėrkombėtare. Epokat e reja kėrkojnė edhe njė mendim tė ri politik si nė politikėn e brėndėshme ashtu edhe nė politikėn e e jashtme. Ndryshimet epokale kėrkojnė jo vetėm konturet e njė politike tė re, tė njė kodi tė ri politik nė mardhėniet ndėrkombėtare, por akoma mė shumė. Kėrkojnė para sė gjithash ndryshimin e mentalitetit nė gjirin e klasave politike tė vėndeve qė drejtojnė mardheniet ndėrkombėtare. Nė historinė e mendimit politik botėror, njihen njė sėrė doktrinash tė cilat kanė marrė emrin e autorėve qė kanė formuluar parimet themelore tė tyre. Tė tilla janė "Doktrina Monro", "Doktrina Truman", "Doktrina Brezhnjev", "Doktrina Regan", etj. Doktrinat e mesiperme, ne kohen e formulimit dhe aplikimit te tyre, siē ka treguar historia i kane sherbyer he kane qene referenca jo per gjithe boten, por vetem per nje pjese te saj.
Mendimi dhe qėndrimi i autorit nė trajtesėn e mėposhtme finalizohet me konkluzionin se thelbi i mardhenieve ndėrkombėtare pas viteve 90-tė, lidhet para sė gjithash me kontributin e Presidentit Amerikan Bill Klinton. Duke e emėrtuar qysh nė fillim kėtė kontribut si "Doktrina Klinton", autori bėn pėrpjekje pėr tė analizuar fillesėn e saj, domosdoshmėrine e pėrpunimit tė kėsaj doktrine, dallimin cilesor te saj nga doktrinat e meparshme si dhe jetėgjatėsinė e saj.


Situata politike e brėndshme dhe e jashtme, kur Klinton erdhi nė pushtet


Bill Klinton erdhi nė pushtet nė krye tė Amerikės, si president i saj nė Nėndorin e vitit 1992. Ishte koha kur sistemi komunist ishte pėrmbysur, kur Muri i Berlinit kishte rėnė dhe kur kishte filluar tė predikohej rendi i ri botėror nė propagandėn dhe politikėn ndėrkombėtare. Por nuk kishte rėnė mentaliteti dhe psikologjia e kultivuar gjatė 50 vjetėve tė Luftės sė Ftohtė. Nė mėnyrė tė natyrshme para viteve '90-tė psikologjia dhe mentaliteti i klasės politike amerikane ishte i drejtuar nė thelb nė ruajtjen dhe konsolidimin e asaj qė ishte arritur dhe nė pėrpjekjet pėr eleminimin e komunizmit, neutralizimin e Bashkimit Sovjetik si rivali kryesor i saj. Njėkohėsisht, njė numer vendesh qė ndodheshin nėn sferėn e ndikimit socialist, ishin jashtė vėmendjes sė Amerikės. Pėr mė tepėr dhe ndaj tyre qendrimi i saj ishte i ftohtė dhe nė disa raste armiqėsor. Periudha e pas viteve 90-tė krijoi njė situatė tė re dhe pėr klasėn politike amerikane. Duhet thėnė qė nė terėsi klasa politike amerikane nuk ishte e pėrgatitur psikologjikisht, politikisht dhe organizativisht, pėr ta pėrballuar rolin qė do tė kishte paskėtaj nė sferėn e marredhėnieve ndėrkombėtare. Prandaj qysh nga viti 1990 deri nė vitin 1992, nė mardhėniet ndėrkombėtare ekzistonte njė ēoroditje totale lidhur me pėrballimin dhe zgjidhjen e dhjetra problemeve ndėrkombėtare. Pohimi se nė fillim klasa politike amerikane nuk ishte e pėrgatitur psikologjikisht dhe politikisht pėr ta pėrballuar situatėn e re tė krijuar nuk ishte rastėsi. Pėr disa arsye objektive.

Sė pari: Qysh mė pėrpara Amerika ka bėrė dhe bėn pjesė nė disa organizma qė deri dje quheshin tė kampit kapitalist. Nė kėto organizma, ajo nė mėnyrė tė natyrshme ka pasur njė rol themelor. Ka qenė ne mėnyrė figurative lidershipi i kėtyre organizmave, ka ndėrtuar dhe vazhdon tė ndėrtojė marredhenie tė shumellojshme me mjaft nga kėto vende. Pėrfshirja e mjaft shteteve tė tjera ish-socialiste nė kampin kapitalist, krijoi njė situatė tė re. Nga njėra anė kėrkohej qė sa mė parė kėto shtete tė ndėrtonin strukturat kapitaliste, ndėrsa nga ana tjetėr ndihmat pėr kėto shtete, ishin shumė tė pakta. Nga ana tjetėr, futja e shteteve tė ndryshme ish-socialiste nė kampin kapitalist ka krijuar probleme tė shumta midis shteteve tė ndryshme. Nė tė gjitha kėto raste ėshtė kėrkuar qendrimi i Amerikės nė zgjidhjen e kėtyre konflikteve. Miqėsia dhe ngazėllimi psikologjik i fazės sė parė pas pėrmbysjes sė komunizmit, kaloi shpejt. Vėndin e tij e zunė llogaritė dhe interesat politike tė cilat janė shumė herė mė tė qėndrueshme se emocionet e ēastit.

Sė dyti: Ekzistenca e lobeve tė ndryshme nė Amerikė dhe ndikimi i tyre nė politikėn amerikane. Eshtė njė fakt i njohur dhe i ditur nga tė gjithė se kombi amerikan, ėshtė komb i ri, qė ėshtė formuar nė shumicėn e tij nga evropianė tė emigruar nga vėnde tė ndryshme tė Evropės. Me gjithė kohėn e madhe qė ka kaluar dhe nderrimin e gjeneratave, shumė prej tyre nuk e kanė harruar origjinėn e vjetėr kombėtare dhe kanė krijuar dhe lobe tė ndryshme nė Amerikė mbi bazėn e kėtyre origjinave kombėtare. Pėr nga vendi qė zėnė nė administratėn shtetėrore dhe nė fushėn e pasurisė, varet dhe ndikimi i kėtyre lobeve nė politikėn e jashtme tė Amerikės, nė raport me shtete dhe vende tė ndryshėm dhe konfliktet midis tyre. Ndėr mė tė fuqishmet nga kėto lobe janė lobi hebraik, grek, irlandez, serb etj. Nė vitet e para tė krizės ballkanike Amerika mbėshteti Serbinė, me gjithse Serbia hapur luftonte pėr krijimin e Serbisė sė madhe. Nė kėtė mbėshtetje kishte influencėn e tij dhe lobi serb nė Amerikė. Serbo-amerikani, Milan Paniē, qė u bė pėr disa kohė kryeministėr i Jugosllavisė ishte njė nga njerezit me tė pasur nė Kaliforni dhe pjesetar i lobit serb nė Amerikė.

Sė treti: Politika pragmatiste ka qėnė boshti i politikės sė jashtme amerikane. Filozofia e pragmatizmit jo vetėm qė ka lindur nė Amerikė, por ajo ka gjetur aplikimin e saj mė tė saktė dhe mė tė plotė nė politikėn e jashtme amerikane. Duhet thėnė se deri nė vitet 1992, pragmatizmi amerikan si filozofi dhe si politikė ka qėnė "i pashpirt".

 

 


Teoria e ruajtjes sė ekuilibrit


Pėr gati 50 vjet politika perėndimore dhe lindore ka qėnė e ndėrtuar mbi bazėn e asaj qė quhej real-politikė, ose politika e ruajtjes sė ekuilibrit tė botės. Njė nga politikanėt mė tė mėdhenj tė gjysmės sė dytė tė kėtij shekulli, Henri Kizinger, e pohon fare lakuriq kėtė tė vėrtetė, nė takimin me ministrin e jashtėm ēekosllovak Jiri Haēek, pak kohė para pushtimit tė Ēekosllovakisė. Haēeku, nė takimin me Kizingerin, kėrkoi mbėshtetjen euro-amerikane pėr shkėputjen nga Bashkimi Sovjetik. Ja pėrgjigjja e Kizingerit: "Sigurisht, ajo qė po bėni ju ėshtė e mirė, por, nėse hyni nė konflikt me miqtė tuaj sovjetikė, mė vjen keq t'ju them se askush nė Perėndim nuk do t'ju ndihmonte, pasi kjo ka tė bėjė me ekuilibrin e forcave".
Pohimi i Kizingerit megjithse cinik nė thelbin e tij, ishte plotėsisht real dhe i justifikuar. Amerika nuk mund tė fillonte luftėn e tretė botėrore me Bashkimin Sovjetik pėr hir tė Cekosllovakisė.

 


E drejta e forcės dhe e drejta reale


Nė kohėn qė Klinton u zgjodh President i Amerikės, megjithse veēanėrisht Evropa ishte bėrė njė sistem, nė psikologjine dhe logjikėn politike, vazhdonte tė ekzistonte mentaliteti se e drejta e popujve, ishte e tillė kur mbėshtetej nga forca ushtarake dhe ekonomike. Disa shembuj dhe dukuri nga e kaluara janė tė mjaftueshme pėr tė saktėsuar dhe argumentuar tezėn e mėsipėrme. Si u nda Evropa e pas luftės sė dytė botėrore? Te gjithė e dinė se nė Teheran, Jaltė apo Potsdam, Evropa u nda jo mbi kriterin e sė drejtės sė ēdo kombi apo shteti, por mbi bazėn e forcės sė tre tė mėdhenjve, Amerikės, Rusisė dhe Anglisė. Forca pas luftės ishte nė kėto tre fuqi. Aty ishte dhe e drejta. Prandaj pėr 50 vjet shtetet e ndryshme tė Evropės mbetėn ashtu siē u ndanė gjatė luftės sė dytė botėrore. Pėr 50 vjet e drejta e mjaft kombeve dhe shteteve mbeti njė e drejtė nė letėr, fiktive, e mjaftueshme vetėm nė dokumenteet e organizmave ndėrkombėtare dhe fjalimet e politikanėve tė shteteve tė fuqishme. Nė 1956, Hungaria kishte tė drejtė tė vendoste pėr fatin e saj si shtet dhe si komb, por, meqė nuk kishte forcė, e drejta reale u takoi tankeve dhe ushtrisė sovjetike. Bota pranoi tė drejtėn e forcės dhe jo tė drejtėn reale. Nė 1968 Ēekosllavakia kishte tė drejtė tė dilte nga Traktati i Varshavės, por pėrsėri, meqė nuk pati forcė, e drejta i takoi ushtrisė sė Traktatit tė Varshavės dhe teorisė sė sovranitetit tė kufizuar tė Brezhnjevit. Nė 1956 Egjipti kishte te drejtė tė vendoste sovranitetin mbi kanalin e Suezit, por duke mos patur forcė tė pėrballonte ushtrinė anglo-franceze u detyrua tė pranonte forcėn e tyre dhe konceptin e tyre mbi tė drejtėn. Nė 1981 populli shqiptar nė Kosovė kishte tė drejtė tė kėrkonte statusin e republikės, por duke mos patur forcė, u detyrua tė pranonte me anė tė dhunės, aq tė drejtė sa i dhanė tanket dhe ushtria jugosllave.


Shembujt e mėsipėrm flasin qartė se nė tė kaluarėn e drejta kur ka qenė pa forcė, ėshtė zėvendėsuar me tė drejtėn e forcės. Tė drejtėn nuk e ka pėrcaktuar analiza dhe dialogu i problemit, por atė e ka pėrcaktuar sasia e tankeve dhe teritorit apo aleancat ushtarake. Mbi kėtė bazė kemi tė drejtė tė themi se definicionet mbi tė drejtėn ne programet e organizmave nderkombėtare, nuk kanė qėnė gjė tjetėr veēse njė mashtrim i madh mbi popujt dhe shtetet e ndryshėm. Megjithatė, do tė pranojmė pėr njė ēast se nė kushtet e ekzistencės sė dy blloqeve dhe tė dy sistemeve plotėsisht tė kundėrta, pėr tė ruajtur ekuilibrin botėror nė marredhėniet ndėrkombėtare, ka qenė e domosdoshme tė pėrdorej forca pėr tė vendosur tė drejtėn e forcės. Duke pranuar njė pohim tė tillė si tė vėrtetė, pas vitit 1991 problemi filloi tė shtrohet: Po paskėtaj si do tė veprohej?


Mentaliteti i klasave politike tė Evropės Perėndimore


Megjithese zyrtarisht ekzistonte vetėm njė sistem, ai kapitalist, dhe shumė gjėra kishin ndryshuar nė raportet dhe marredhėniet ndėrkombėtare, pėrsėri mentaliteti nė psikologjinė e njerėzve, klasave politike dhe shteteve tė ndryshėm, kishte mbetur nė njė masė tė konsiderueshme po ai i pari. Qoftė nė shtetet klasike kapitaliste, qoftė nė shtetet qė po ndėrtojnė kapitalizmin, pėr 50 vjet me anė tė njė propagande shumė tė fuqishme ishte rrėnjosur mentaliteti i armiqėsisė, ftohtėsisė dhe pėrbuzjes ndaj njeri-tjetrit. Konfrontimet, acarimet, lumi i librave dhe mijėrat e artikujve dhe emisioneve tė ndėrsjellta kundėr njėri-tjetrit, pėrbėnin thelbin e psikologjisė sė njerėzve nė tė dy blloqet. Ndryshimet nė psikologji dhe mentalitet, nuk bėhen aq shpejt sa ndryshimet e qeverive, partive apo tė ministrave etj. Ato duan kohė tė rinovohen. Shpejtėsia apo ngadalėsia e tyre, varet nga predispozicioni dhe vendosmėria e organizmave ndėrkombėtare pėr tė zgjidhur me drejtėsi problemet dhe konfliktet qė lindin nė marredhėniet ndėrshtetėrore. Eshtė pikėrisht reminishenca e mentalitetit tė vjetėr qė vazhdonte tė peshonte mbi klasat politike tė vendeve tė ndryshme, njė nder shkaqet kryesore tė krijimit tė ftohtėsive nė marredhėniet ndėrkombėtare, apo tė mosbesimit ndaj njeri-tjetrit. Demokracia, aq sa kultivon lirinė e mendimit dhe tė shprehjes, aq sa krijon marredhėnie tė reja midis njerėzve, po aq krijon dhe marredhėnie tė reja dhe midis shteteve. Por nė kėtė ēeshtje fuqitė perėndimore evropiane duke kėrkuar demokratizimin e marredhėnieve brenda shteteve ish-socialiste, harruan qė kėtė kėrkesė t'ia kėrkojnė dhe vetes sė tyre pėr demokratizimin e marredhėnieve ndėrkombėtare. Politikanė tė ndryshėm brėnda shteteve kapitaliste tė Evropės Perėndimore, nė vitet 1991-1992, megjithė ndonjė deklaratė, vazhdonin t’i shikonin klasat politike qė lindėn nė shtetet ish-socialiste me pėrbuzje dhe herė herė me armiqėsi. Kjo nuk ishte gjė tjetėr veēse shprehje e mentalitetit tė tyre 50 vjeēar.


Mentaliteti i klasave politike nė vėndet ish-socialiste


Edhe nė vendet ish-socialiste problemi ishte pak a shume i njėjtė. Klasat politike qė drejtonin jetėn politike dhe ekonomike tė kėtyre vėndeve nė vitet 1991-1992, me ndonje perjashtim, ishin ose vazhdim drejtevizor i klasės politike komuniste, ose rrjedhim i saj. Ndėrsa nė disa vėnde, veēanėrisht nė shtetet qė u krijuan pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik edhe sot vazhdon tė qėndrojė nė pushtet kjo klasė politike. Ajo ishte e formuar me njerėz tė lindur, tė rritur dhe edukuar nė psikologjinė dhe mentalitetin 50-vjeēar tė socializmit. Ndonese nė njė kahje tjetėr, problemi ėshtė i njėjtė. Sipas mentalitetit te trasheguar dhe kultivuar pėr 50 vjet, i cili nuk mund te ekzorcohet si nje enderr e keqe, kapitalizmi shikohej si produkt i tė gjitha tė kėqijave dhe vendet kapitaliste si armike.
Nuk duhet lene jashtė vėmėndjes edhe fakti se njerėzit, si subjekte politike, ishin po ata, si nė vendet kapitaliste klasike, dhe nė vendet ish-socialiste qė filluan tė ndėrtojnė kapitalizmin.



Dalja jashtė kontrollit e arsenaleve ushtarake


Shumė nga vėndet e ish-kampit socialist, veēanėrisht disa nga shtetet qė dolėn nga shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik, megjithė veshtirėsitė tepėr tė mėdha tė tranzicionit, duheshin trajtuar me shumė kujdes, pėr shkak tė arsenaleve tė fuqishme ushtarake qė dispononin. Vėrtet socializmi u pėrmbys, vėrtet qėveritė filluan tė konsideroheshin demokratike dhe filloi tė aplikohej ekonomia e tregut, por tė gjitha arsenalet ushtarake, gati tė gjitha armėt e fabrikuara nė kohėn e Luftės sė Ftohtė, mė destinacion pėr t'u pėrdorur per shfarosjen e nje kampi nga tjetri, ekzistonin akoma nė magazinat dhe depot e shteteve tė ndryshme. Madje rrezikshmeria e tyre ishte shumefishuar. Nėqoftėse deri dje ato ishin nėn kontrollin e rreptė tė shteteve komuniste, pas pėrmysjes sė sistemit, nėn petkun e marredhėnieve demokratike dhe nen pushtetin e etjes pėr fitim, veēanėrisht nė ish-shtetet socialiste, ato kishin filluar tė shiten nė masė, duke rėnė nė mjaft raste nė duar tė organizatave apo sekteve terroriste, qė mund t'i pėrdornin pa ndonjė shkak tė rendit politik, duke shkaktuar tragjedi tė vėrteta njerėzore. Mjaftojnė njė shembull per te perforcuar mbeshtetjen e kėsaj teze. Rasti i sektit te vetevrasesve te rinj, "kakimadze-ve" te koheve moderne te Japonise, qė shkaktoi tragjedinė e njohur nė metronė e Tokios, e dėshmon qarte rrezikun e perhapjes se armeve ne duar gjithefareshe. Udhėheqja e kėtij sekti, siē doli nga hetimet e policisė japoneze, kishte marredhėnie tregėtare me Rusinė pėr blerjen e teknologjisė sė sofistikuar ushtarake, tė cilen Rusia e kishte me bollėk.

 


Pluralizėm brėnda shteteve, monizėm nė mardhėnie ndėrkombėtare


Nėntitulli i mėsipėrm pėrbėn ndoshta dukurinė mė esenciale tė mardhėnieve politike tė pas viteve 90-tė. Deri nė fillim tė viteve 90-tė kishim njė tabllo tė tillė: Nė mardhėniet ndėrkombėtare ekzistonte pluralizmi politik i cili pėrfaqėsohej nga blloku kapitalist, blloku komunist dhe ai i vendeve tė paangazhuara. Brėnda acarimeve dhe zbutjeve ky pluralizėm politik nė mardhėniet ndėrkombėtare, determinoi edhe hartimin edhe pėrpunimin e doktrinave tė cilat atė e mbajtėn gjallė pėr gati gjysėm shekulli. Ndėrsa nė dhjetra shtete tė Evropėr Lindore dhe tė Amerikės Latine ekzistonte sistemi monist i formėsuar nė partinė- shtet dhe i mbajtur nė kombė ose nėpėrmjet totalitarizmit ose nėpėrmjet dikataturave. Pas viteve 90-tė, gati nė tė gjitha shtetet, veēanėrisht nė ato ish-socialiste u vendos pluralizmi politik i cili nė disa prej kėtyre shteteve ekziston vetėm nė formėn e pluralizmit juridik, ndėrsa nė disa tė tjera vazhdon tė jetė akoma nė fazėn e tranzicionit. Ndėrsa nė mardhėniet ndėrkombėtare problemi u shfaq krejtėsisht ndryshe. Pluralizmi politik qė ekzistonte nė mardhėniet ndėrkombėtare deri nė vtin 1991, u eleminua dhe nė skenė, ridoli monizmi i formėsuar nė ekzistencėn e ekonomisė sė tregut gati nė tė gjitha vėndet e botės. Pra realisht, bota pas dollive tė fitores mbi komunizmin, u gjėnd e ēoroditur. "Mirė fituam, po ēfarė do tė bėjmė tani me fitoren, sepse tani u bėmė njėsoj tė gjithė, armiq nuk ka mė, perandoria e tė keqes u zhduk".

 

Fillesa e "Doktrinės Klinton"


Brėnda kėsaj tablloje tė shkurtėr politike dhe sociale tė botės tė vitit 1991-1992, brėnda ndryshimit tė sistemit komunist dhe ekzistencės sė mentaliteteve tė sė kaluarės si nė vėndet e Evropės Perėndimore ashtu dhe nė vėndet ish-socialiste qė filluan tė ndėrtonin kapitalizmin, me qėllim qė bota tė mos kridhej nė kaos dhe anarshi, i takoi presidentit amerikan Klinton hartimi dhe pėrpunimi i njė doktrine qė do tė udhėhiqte botėn dhe mardhėniet ndėrkombėtare nė fundin e shekullit tė 20-tė dhe fillimin e shekullit tė 21-tė.
Pra pas pėrmbysjes sė sistemit komunist nė fillimet e viteve 90-tė, pas "dollive" tė fitores, pėr analistėt, politologėt, pėr politikėn botėrore, lindi njė problem i mprehtė nė formėn e pyetjes:
-Si do udhėhiqet bota tashmė e tutje,
-si do tė ndėrtohen mardhėniet ndėrkombėtare,
-si do tė ndėrtohen mardhėniet brėnda vetė shteteve tė ndryshme, -si do tė ndėrtohen dhe konceptohen nocionet " e majta dhe e djathta" etj -Ka ndėrruar vetėm fasada, apo ėshtė e nevojshme tė ndėrrohet e transformohet dhe vetė thelbi i mardhėnieve ndėrkombėtare? Mprehtėsia e pėrgjigjes sė kėtyre pyetjeve, u bė mė imperative edhe pėr njė dukuri tjetėr shumė tė rėndėsishme qė u vu re nė mardhėniet ndėrkombėtare pas viteve 90-tė .



Klinton dhe roli i Amerikės nė mardhėniet ndėrkombėtare


"Pa fqinjė, pra, pa armiq, shteti amerikan u ka shpėtuar vargonjve tė diplomacisė dhe tė luftės, ai ka konservuar frymėn e pionierėve, nė tė njėjtėn mėnyrė si atė tė te ardhurve tė parė, tė puritanėve. Popujt ndiejnė gjithmonė origjinėn e tyre. Rrethanat qė kanė shoqėruar lindjen dhe qė i kanė shėrbyer zhvillimit tė tyre, influencojnė mbi gjithė karrierėn e tyre"

Tokėvil Aleksis, (Demokracia nė Amerikė, vell.I, f.635)



Roli i Klintonit nė pėrpunimin dhe zbatimin e doktrinės qė mė vonė mori emrin e tij, ėshtė i lidhur ngushtė me emrin dhe rolin e Amerikės nė mardhėniet ndėrkombėtare. Pėr gati 50 vjet Amerika dhe bashkimi Sovjetik, ishin dy superfuqitė kryesore tė botės dhe lidėrte kryesore tė tė dy blloqeve. Pas pėrmbysjes sė komunizmit dhe shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik, Amerika ngeli e vetme. Edhe nė raport me aleatėt e saj mė tė fuqishėm brėnda bllokut kapitalist, ajo kishte dhe ka disa pėrparėsi qė tė tjerėt nuk i kanė. Kjo nuk ėshtė rastėsi. Janė disa faktorė qė ja kanė dhėnė Amerikės kėtė rol nė marredhėniet e sotme ndėrkombėtare.


Sė pari: Fuqia ekonomike teknologjike, shkencore dhe ushtarake, e kanė shnderruar sot Amerikėn nė superfuqinė e vetme nė botė. Deri nė vitin 1990 nė botė ekzistonin dy shtete, tė cilet, pėrkatėsisht, nė kampet qė bėnin pjesė, ishin nė kuptimin figurativ NJESHI i tyre. Kėto ishin Amerika dhe Bashkimi Sovjetik. Me pėrmbysjen e socializmit jo vetėm qė u shpėrbė kampi socialist, por u shpėrbė dhe Bashkimi Sovjetik, nga gjiri i tė cilit dolėn shumė shtete, mė i fuqishmi prej tė cilave mbeti Rusia. Edhe sot Rusia nė fushėn ushtarake ėshtė njė superfuqi, por ėshtė e dobėt ekonomikisht dhe po kalon vėshtirėsi tė mėdha tė stabilizimit politik dhe shoqėror. Ekzistenca e dhjetėra partive politike nė Rusi, si dhe ekzistenca nė formė tė mprehtė e problemeve etnike siē ėshtė rasti i Ceēenisė, pasqyron nė mėnyrė tė qartė kėtė mungesė tė stabilizimit tė saj politik dhe shoqėror. Mbi kėtė bazė Amerika mbeti vetėm si superfuqi botėrore.


Sė dyti: Amerika ėshtė njė komb dhe shtet i ri nė krahasim me shtetet e tjera tė Evropės. Ajo u krijua si e tillė nga vetė evropianėt me emigrimet e tyre gjatė shekujve tė fundit. Pėr mė tepėr, ajo u krijua jo nga njė komb i vetėm, por nga disa kombe evropiane, tė cilat, me vajtjen nė Amerikė, u transformuan nė amerikanė.


Sė treti: Nė ndryshim nga shumė vende dhe shtete tė ndryshme tė evropės, qofshin dhe tė fuqishme, si Franca, Gjermania, Anglia, Italia, Japonia, apo Kina, Amerika, si gjeografikisht, ashtu dhe historikisht, ėshtė mė e privilegjuar. Pėr ēfarė arsye? Amerika nuk kufizohet nga vende dhe shtete qė kanė qenė apo janė armiq tė saj, nga vende qė kanė qenė apo janė nė konflikt me tė. Tė dy vendet qė kufizohen me tė, Kanadaja dhe Meksika, jo vetėm qė janė mė tė pazhvilluara nga ajo, por kanė interes tė mbajnė marredhėnie tė mira me tė. Eshtė njė pozicion i privilegjuar i saj nė raport me tė tjerėt. Kina ka pasur me shumicė probleme me Japoninė, ka bėrė dhe luftė me tė nė tė kaluarėn. Japonia ka arritur ta pushtojė Kinėn mė 1934-ėn. Nga ana tjetėr, Japonia ka pasur dhe ka fėrkime me Rusinė. Ne mes te sherrit eshte jo vetem kujtimi i luftes ruso-japoneze te vitit 1904, por akoma dhe sot ekziston ēėshtja e ishujve Kurile. Po kėshtu, Kina ka pasur probleme dhe fėrkime tė mprehta me Bashkimin Sovjetik, veēanėrisht pėr probleme teritoriale, duke arritur nė vitet '60-tė dhe nė konflikt tė armatosur midis tyre. Nė tė njėjtėn mėnyrė Gjermania ka patur shumė probleme me Francėn, apo Franca me Gjermaninė, deri nė konflikte tė armatosura. Ēėshtja e Alsas-Lorenės pėr dekada tė tėra ka qenė pika kryesore e konfliktit midis tyre. Po kėshtu, Gjermania, nga ana e saj, ka qenė pėr shumė kohė nė armiqėsi me Rusinė, tė paktėn qysh nga lufta e parė botėrore.


Pėrmendėm vetėm disa probleme qė kanė qenė burim konfliktesh midis fuqive tė mėdha tė botės. Tė gjitha kėto probleme tė shteteve tė fuqishme tė Evropės dhe tė Azisė nė momente tė caktuara janė thelluar aq shumė sa kanė ēuar nė konflikte te pėrgjakshme, siē ka qenė lufta e parė dhe lufta e dytė botėrore. Nė tė kundėrtėn, Amerika nuk vuan nga plagė tė tilla. Pėr mė tepėr qe pėrreth saj ka sunduar nje paqe e gjate. Prandaj historikisht dhe gjeografikisht pozicioni i saj ėshtė i privilegjuar. Kėtė dukuri e ka vėnė re mirė Tukėvili, i cili, megjithese francez, shkruan nė librin e tij "Demokracia nė Amerikė" se "pa fqinjė, pra, pa armiq, shteti amerikan u ka shpėtuar vargonjve tė diplomacisė dhe tė luftės, ai ka konservuar frymėn e pionierėve, nė tė njėjtėn mėnyrė si atė tė te ardhurve tė parė, tė puritanėve. Popujt ndiejnė gjithmonė origjinėn e tyre. Rrethanat qė kanė shoqėruar lindjen dhe qė i kanė shėrbyer zhvillimit tė tyre, influencojnė mbi gjithė karrierėn e tyre" (Tokėvil, Demokracia nė Amerikė, vėll.I, faqe 635)




Ideologjia si maskė perandoria si realitet


Njė nga problemet mė tė rėndėsishme me tė cilat u ndesh, qysh nė fillim, Bill Klinton, ishte depėrtimi pas fasadės sė dhjetra dhe qindra studimeve tė cilat, kontradiktatat dhe konfliktet e periudhės qė tashmė njihet me emėrtimin "Lufta e Ftohtė" i shikonin mė shumė si produkt tė ideologjisė, qė ne rastin konkret ishte komunizmi. Por pas vitit 1990-tė, pra pas pėrmbysjes sė komunizmit, ideologjia ra, ndėrsa pėrseri ekzistojnė tė njėjtat shtete si mė pėrpara. E megjithatė mbetėn shumė konflikte veēanėrisht nė ish perandoritė ruse dhe jugosllave. Por, nėqoftėse mė pėrpara i ndante ideologjia dhe organizimi politik, tani kėto barriera janė zhdukur, ideologjia ėshtė e njejte dhe organizimi politik i njėjtė. Duhet thėnė se vertet ajo qė Regani e quante "perandori e sė keqes", pra, komunizmi, u zhduk. Por ai nuk u pėrmbys me dhunė, pėr eleminimin e tij nuk u pėrdorėn armėt. Siē thotė Jaēek Kuroni, "ne nuk e pėrmbysėm komunizmin, por ai u shemb nė kokat tona". Si konkluzion duhet pohuar se, pėrderisa ekzistenca e komunizmit ishte shkaku i ftohjes dhe acarimit tė marredhėnieve ndėrkombėtare, logjikisht me pėrmbysjen e komunizmit marredhėniet ndėrkombėtare duhet tė jenė plotėsisht harmonike, plotėsisht vėllazėrore dhe plotėsisht shoqėrore, pa asnjė diskordancė dhe veēanėrisht pa asnjė shėnjė armiqėsie. Logjika e kėtij arsyetimi pėrgjithėsisht qėndron edhe nė konkluzionet teorike tė analistėve tė shumtė tė sistemit socialist, por dhe nė vetė realitetin e sendeve dhe fenomeneve, te veshtruara si nocione politike. Pėr 50 vjet bota ishte ndarė nė dy blloqe qe luftonin kundėr njeri-tjetrit, pėr shkak tė ideologjive te kundėrta. Pa dashur te kundershtojme kete fakt, le tė na lejohet te bėjmė njė kundėrarsyetim nė formėn e pyetjes: Kush i ka ftohur dhe acaruar marredhėniet ndėrkombėtare historikisht ? Vetėm komunizmi si ideologji, vetėm ekzistenca edy sistemeve? Pėrgjigjja e kėsaj pyetjeje nuk ka per qėllim vetem historizmin, mbrojtje e ndonje ideologjie. Nė tė kundėrtėn, qėllimi i saj ėshtė thjesht lehtesia metodologjike pėr njė analizė tė plotė tė dukurive dhe fenomeneve ndėrkombėtare, si njė pikėnisje pėr njė profilaksi tė plotė nė tė ardhmen tė dukurive dhe konflikteve ndėrkombėtare. Pėrgjigja e pyetjes sė mėsipėrme ėshtė e lidhur me pėrgjigjet e disa pyetjeve tė mėtejme: Lufta e parė botėrore filloi si luftė midis dy sistemeve politike apo si luftė brenda njė sistemi; si luftė e frymezuar nga ideologjia komuniste apo si luftė shtetesh kapitaliste ideologjikisht pa ndryshime, por me diferenca te dukshme ekonomike? Historia shpjegon qartė se kjo luftė nisi si konflikt brenda bllokut kapitalist dhe kishte per qėllim rindarjen e zonave tė influencės qė ekzistonin deri atėhere. Ne kohen e atentatit ne Sarajeve dhe per tre vjet me radhe qe vazhduan me lufte socializmi nuk ekzistonte. Bashkimi Sovjetik u formua vertet nepermjet revolucionit, por ai qe produkt i krizes se botes kapitaliste tashme te zhytur ne lufte. Ndersa lufta e dytė botėrore, ndonese u zhvillua si luftė midis dy sistemeve, pati karakterin e njė kasaphane globale te nje lloji te vecante. Ajo shpėrtheu dhe u permbyll si konflikt midis antifashistėve, te cilet ekzistonin si nė sistemin kapitalist ashtu dhe nė atė socialist, dhe fashistėve, qė duke e pasur qendrėn nė disa shtete kapitaliste donin tė sundonin gjithė botėn. Historia pohon se aleanca e famshme anglo-sovjeto-amerikane ishte aleancė shtetesh me ideologji antagoniste, kundėr fashizmit italo-gjerman, qė ishte varianti mė i vrazhde i ideologjise kapitaliste. Brėnda kėsaj ēoroditjeje, brėnda frikės pėr tė ardhmen, brėnda hamėndjeve apo prognozave politike, brėnda ekzistencės sė njė mentaliteti tė kohės sė Luftės sė Ftohtė gati nė tė gjitha klasat politike, me idenė e udhėheqjes sė botės dhe krijimit tė njė mentaliteti tė ri, filloi tė konturohej njė doktrinė qė tashmė ka marrė emrin "Doktrina Klinton". Nė fillimet e saj, disa prej burra shteteve qė trashegonin nė mentalitetin e tyre si pėrvojėn e luftės sė dytė botėrore ashtu edhe atė tė Luftės sė Ftohtė, reaguan me skepticizėm dhe me dyshim ndaj presidentit tė ri tė Amerikės, qė jo vetėm nuk trashėgonte mentalitetin e luftės sė ftohtė, por pėrgjithėsisht as atė tė Luftės sė ftohtė, qė kur kishte qėnė student kishte marrė pjesė aktivisht nė demonstratat e studentėve kundėr luftės nė Vietnam etj. Pėr mė tepėr qė ishte zgjedhur President duke qėnė guvernator i njerit prej shteteve mė tė varfėr tė Amerikės, tė Arkansasit. (Fjala "varfėri", nė rastin konkret ka kuptim relativ. Krahasimi bėhet duke patru parasysh nivelin e shteteve tė tjera tė Amerikės). Megjithatė, udhėheqės tė tillė se Kohl, Miteran, Shirak, Mejxher, Jelcin, Jan Xe Min etj, pak nga pak filluan ta pranonin se idetė e Klintonit do tė ishin idetė e sė ardhmes sė mardhėnieve ndėrkombėtare. Pra pėrgjithėsisht bota, mardhėniet ndėrkombėtare, por edhe politikat brėnda shteteve tė ndryshme filluan pak nga pak ta njohin dhe t’i pėrshtaten elementėve thelbėsorė tė kėsaj doktrine. "Doktrina Klinton" ėshtė ndjerė edhe nė Shqipėri, por deri tani nė mėnyrė spontane, apo nė formė sporadike. Pėrgjithėsisht politika shqiptare qoftė pėr mungesė tė pėrvojės, apo qoftė pėr interesa tė ēastit pushtetore, ka qėndruar nė sipėrfaqe tė kėsaj doktrine, pa u pėrpjekur tė njohė thelbin e saj. Por inkuadrimi i Shqipėrisė brėnda Paktit tė Stabilitetit tė Ballkanit dhe realizimi me sukses i kėrkesave tė kėtij pakti, nuk e pranon mė spontanitetin nė politikėn shqiptare. Nė tė kundėrtėn kėrkon si parakusht tė suksesit, njohjen e elementėve bazė tė kėsaj doktrine dhe marrjen parasysh tė saj nė hartimin e politikave tė brėndėshme tė partive politike shqiptare dhe nė mardhėniet ndėrkombėtare nga ana e qeverive shqiptare.



Politikė sociale nė funksion tė shtresave tė paprivilegjuara
ose Pragmatizėm me "shpirt"


Nėqoftėse do t’i bėhej qeverisė shqiptare njė sugjerim i tillė qė tė miratonte nė Parlament njė ligj i cili tė vendoste sanksione deri dhe penale, ndaj atyre prindėrve qė heqin fėmijėt nga shkolla, apriori do tė merrje pėrgjigjen: "Kjo ėshtė pikpamje enveriste". Megjithatė para mė shumė se njė viti, nė Dhomėn e Komuneve nė Angli, me kėrkesėn e kryeministrit Toni Bler, u aprovua njė ligj i tillė, i cili vendoste sanksione me gjoba deri nė ndjekje penale ndaj atyre prindėrve qė nuk lėnė fėmijėt tė shkojnė nė shkollė. Nėqoftėse, do tė shtrosh problemin se nė Shqipėri ka ardhur koha qė prioriteti i politikės dhe programit tė qeverisė tė orientohet nga politika sociale, nga pėrkrahja e shtresave tė paprivilegjuara, do tė dėgjosh shprehjen se kjo do tė thotė rikthim nė kohėn e shkuar. Megjithatė, nė raportin vjetor para Kongresit amerikan, vitin e kaluar, duke bėrė bilancin e qeverisjes sė tij, Presidenti amerikan, Klinton, veē tė tjerave deklaroi se gjatė 8 viteve tė drejtimit tė tij, nė Amerikė ishin hapur 20 milion vėnde pune, pra ishin punėsuar 20 milion veta. Cila ėshtė domethėnia e shifrave tė dhėna mė lart? Ajo ėshtė e thjeshtė pėr ēdo analist dhe politikan serioz. Pėrpara se tė flasėsh pėr koncepte " e majta apo e djathta", pėrpara se tė tjerėsh leksione pa fund mbi "shmangien" nga e majta apo nga e djathta, njerėzve duhet tu sigurosh punė, duhet tu sigurosh mirėqėnie. Bill Klinton ėshtė i pari President amerikan, qė pragmatizmit, filozofisė politike tė Amerikės, i shtoi "shpirtin", i dha "ndjenjėn". Nė fjalimin qė mbajti nė sesionin e Asmablesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, kėtė, ai e cilėsoi: "fytyrė njerėzore" e ekonomisė. Koordinimi i politikave ekonomike kalojne pikesepari nga percaktimi i asaj qe ekonomistet e quajne "policy mix". Kjo do te thote nga nje ane, nje politike buxhetore rigoroze e cila kufizon borxhin publik dhe qe lejon rritjen e shpenzimeve te investimeve me shpejt se shpenzimet e funksionimit. Kjo do te thote nga ana tjeter, nje politike monetare neqoftese jo akomodante, te pakten e favorshme per rritjen. Klinton arriti ta realizojė njė gjė tė tillė me anėn e marrėveshjes me ekonomistin e shquar Alean Greenspen. ( Alen Greenspan eshte qysh nga viti 1987 presidenti i "Rezerves federale" te Amerikes, domethene i bankes qendrore amerikane).

Ky veprim i tij qė pėrbėn njė revolucion nė politikėn e brėndshme amerikane, nuk ėshtė thjesht njė problem iluminizmi, nuk ėshtė thjesht njė problem bamirėsie. Nė tė kundėrtėn ėshtė njė platformė politike me synime shumė afatgjata jo vetėm pėr tė ardhmen e politikės amerikane, por dhe pėr tė ardhmen e politikės botėrore. Eshtė kjo arsyeja qė ai konsiderohet sot presidenti mė popullor i Amerikės gjatė shekullit tė 20-tė, duke ja kaluar dhe Franklin Delano Ruzveltit, apo Ronald Reganit.

Qeveritarėt dhe politikanėt nuk janė pėr tė bėrė leksione teorike, as thjesht pėr tė bėrė mitingje, por janė pėr tė hartuar platforma konkrete qė populli tė shikojė nė praktikė mirėqėnien materiale dhe shpirtėrore. Populli shqiptar ka tė drejtė tė pyesė: Sa kohė do tė presim tė kalojė "tranzicioni" dhe tė shijojmė mirėqėnien ekonomike tė ekonomisė sė tregut? Le tė ecim mė tej: Nė fjalimin qė mbajti nė sesionin e OKB-sė, Klinton hodhi njė sėrė idesh revolucionuese qė i kapėrcenin kufijtė e Amerikės. Ai foli pėr nevojėn e zhdukjes sė varfėrisė nė gjithė botėn duke e pėrcaktuar kėtė si njė ndėr prioritetet e politikės amerikane nė tė ardhmen. Ja konkluzioni i tij: "Lernani tė zgjidhim luftėn kundėr varfėrisė dhe pėr njė mirėqėnie tė pėrbashkėt sepse kėshtu asnjė pjesė e njerėzimit nuk do tė ngelej mbrapa nė ekonominė globale". Ndėrsa politikanėt shqiptarė, tė cilėt i pėrkasin njė vėndi tė varfėr, vazhdojnė tė merren akoma me luftė partish, me propagandė, me programe amalgamė etj. Kur lexon fjalimin e Klintonit, veēanėrisht kur pėrqėndrohesh tek fjala "Lernani", nė mėnyrė instiktive tė shkon mėndja se ai me kėtė fjalė u drejtohet edhe politikanėve shqiptare tė majtė apo tė djathtė.


Tė drejtat e njeriut dhe koncepti mbi "sovranitetin apo pavarsinė"


Pas ngjarjeve nė Kosovė, pas bombardimeve tė NATO-s, nė politologjinė dhe mardhėniet ndėrkombėtare, u shfaqėn dhe vazhdojnė tė shfaqen analiza dhe gjykime shpesh herė kontradiktore. Politologjia dhe politika shqiptare e mbėshteti ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė. Dhe kjo ndodhi sepse u ndihmua njė pjesė e kombit shqiptar. Por nė rastin konkret kapja e problemit ėshtė mė e lehtė. Megjithatė veprimi i ndėrrmarrė nga NATO me inisiativėn direkte tė Amerikės ėshtė shumė herė mė i thellė dhe ai pėrbėn njė ndėr elementėt e rinj tė mardhėnieve ndėrkombėtare gjatė dekadės sė fundit. NATO e udhėhequr dhe drejtuar nga Amerika, "dhunoi" sovranitetin e njė vėndi siē ishte Jugosllavia. Dhe kėtė e bėri hapur e pa asnjė paragjykim. Nė themel tė kėtij "dhunimi" ishte mbrojtja e lirive dhe tė drejtave njerėzore tė popullit shqiptar nė Kosovė. Klinton kėtė e quajti njė "luftė humanitare". Cila ėshtė domethėnia e veprimit tė NATO-s nė Kosovė, nėn drejtimin e Amerikės? Pėr politikanė dhe analistė seriozė ajo ėshtė: "Ne do tė ndėrhyjmė kudo, ku do tė shkelen liritė dhe tė drejtat njerėzore". Mjafton tė kujtojmė se Jugosllavia jo mė larg se njė dekadė ishte njė ndėr vėndet mė tė preferuara tė Amerikės me njė lob tė fuqishėm prosėrb nė Amerikė dhe me ish politikanė tė shquar tė Amerikės tė njohur pėr ndjenjat e tyre prosėrbe si Igėllberger, Skroufort apo Kizinger. Ndėrsa shqiptarėt, veēanėrisht shqiptarėt e Kosovės, deri para pak vitesh ishin pothuajse tė harruar nga politika dhe diplomacia ndėrkombėtare. Veē harresės politike, mbi ata rėndonte nė propagandėn euro-amerikane emėrtimi pėrbuzės "muslimanė".
Pra ajo ėshtė njė sinjal, njė paralajmėrim pėr tė gjithė politikanėt, kudo nė botė, duke pėrfshirė edhe politikanėt shqiptarė. Nga ana tjetėr, ky veprim ėshtė njė paralajmėrim ndaj koncepteve dhe praktikave nacionaliste dhe shoviniste nė ēdo vėnd tė botės, duke pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė. Reagimi i menjėhershėm ndaj njė shprehjeje tė Berishės nė Kongresin e Partisė Demokratike, mbi krijimin e konfederatės mbarė shqiptare, ishte dhe mbetet shprehja mė konkrete e vendosmėrisė sė politikės euro-amerikane pėr tė vendosur tė drejtat e njeriut mbi "sovranitetin" e ēdo vėndi.
Presidenti amerikan Klinton jo vetėm e mbron nderhyrjen e NATO-s nė Kosovė por e ka thelluar me tej domethėnien e kėtij veprimi. Ai nėnvizon se: "Kush ėshtė roli i OKB-sė, nė fatkeqsi dhe dėbime masive? Eshtė shumė i madh. Bile nė Kosovė, aksionet e NATO-s, ndoqėn njė konsensus tė qartė i shprehur shpesh nė Kėshillin e Sigurimit qė nxorri pėrfundimin se krimet e kryera nga forcat sėrbe ishin tė papranueshme dhe se Komunitetit Ndėrkombėtar i interesonte marrja fund e tyre. A mund tė rrinim duarkryq para kėtij brutaliteti? …Duke vepruar nė kėtė mėnyrė ne ndihmuam nė mbrojtjen e principeve tė OKB-sė dhe i dhamė mundėsi asaj qė tė luante rolin qėndror nė tė ardhmen e Kosovės. Nė botėn e vėrtetė, principet shpesh ndeshen dhe duhen bėrė zgjidhje tė ashpra. Rezultati me Kosovėn ėshtė shpresėdhėnės"


"Rroftė vdekja" apo paqe me anė tė forcės ne emer te jetes


Etapa 1990-1999, ėshtė njė etapė cilėsisht e re nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, ėshtė njė etapė qė ende nuk ėshtė arkivuar, qė tė bėhet objekt i historizmit, ajo ėshtė aktuale, ėshtė koha qė jetojmė. Pėr mė tepėr, kjo ėshtė njė etapė e pastudiuar mirė dhe nė thellėsi pėr gati shumicėn e fenomeneve tė saj. Nė mjaft raste kėto dukuri me tepėr shpjegohen mė shumė nga propaganda sesa nga analiza shkencore, mė tepėr nga euforia sesa nga serioziteti, mė tepėr nga njė pikėpamje e ngushtė se nga njė mendim polifonik dhe nga debati shkencor.
Klinton erdhi nė fuqi si President i Amerikės, kur nė Evropė kishte filluar lufta e pėrgjakshme civile nė Bosnjė. Brenda Evropės demokratike ngjarjet e dhimbshme nė Bosnjė nė periudhėn 1992-1995 u zhvilluan nėn parullėn "Rroftė vdekja". Origjina e kėsaj parulle ėshtė viti 1936 nė Spanjė. Gjatė njė ceremonie nė amfiteatrin e universitetit tė Salamankės, gjenerali frankist Milan Astraj, nė mbarim tė fjalimit tė tij u pėrshėndet nga turma falangiste me parullėn: "Viva la muerte", (Rroftė vdekja). Fatkeqėsisht njerėzit pandehėn se nuk ekziston mė kjo parullė, por ata e panė atė tė materializuar nė masakrėn boshnjake. Megjithese kohėt kishin ndryshuar, megjithse kishte ndodhur kalimi nga diktatura nė demokraci, parulla kishte mbetur po ajo e falangave frankiste. Mbasi dėshtuan me radhė OKB-ja, Grupi i Kontaktit etj, nė dramėn boshnjake hyri nė veprim parrulla e Klintonit: "Paqe me anė tė forcės". Ky rol nė momentet ne te cilat ndodhen sot marredhėniet ndėrshtetėrore dhe problematika midis tyre, ėshtė i ngjashėm me rolin e prokurorit qė merr vendimin duke i detyruar tė gjithė palėt nė konflikt tė binden. Kur nuk binden me anė tė dialogut vihet nė veprim forca.


Nė themel tė kėsaj parrulle qėndron marrėveshja e Dejtonit e realizuar nė Amerikė dhe e nėnshkruar nė Paris, qėndron vendimi pėr dislokimin e forcave tė NATO-s nė Bosnjė.


Shumėkush, atėhere veēanėrisht nė Evropė, nuk e vlerėsoi shumė kėtė parrullė qė mė vonė do tė pėrbėnte njė ndėr drejtimet kryesore tė "Doktrinės Klinton" nė mardhėniet ndėrkombėtare. Por ngjarjet e Kosovės do tė tregonin tė kundėrtėn. Doktrina Klinton nė ngjarjet e Kosovės, tregoi se pėr t’i ndalur dorėn gjenocidit, duhen kapėrxyer edhe koncepte tė tilla si "integritet apo sovranitet", duhet kapėrxyer edhe vetė OKB-ja mė rregullat dhe ligjet e saj.

Cili ishte qėndrimi i fuqive tė mėdha evropiane dhe botėrore ndaj ēėshtjes shqiptare? Nė tė kaluarėn, qendrimi i tyre ndaj Kosovės, nė thelb ishte qendrim totalitar. Ashtu siē ēon nė totalitarizėm dhe autoritarizėm dhunimi i sė drejtės sė individit pėr tė qenė i lirė, po ashtu ēon nė totalitarizėm dhunimi i sė drejtės sė njė populli pėr tė qenė i lirė tė vetėvendosė pėr fatin e tij. Nėqoftėse dhunimi i lirisė sė individit e ēon shtetin nė totalitarizėm, dhunimi i lirisė sė njė populli nga disa shtete njėherėsh i ēon kėto shtete nė njė totalitarizėm shumė herė mė tė madh. Popujt pėrbehen nga individėt. Por liria e njė individi apo e njė bashkėsie individėsh jashtė shtetit dhe organeve shtetėrore, nuk do tė thotė liri e njė populli apo e njė kombi, nuk do tė thotė apriori liri reale. Nė rastin e ēėshtjes shqiptare, "Doktrina Klinton" u ngrit mbi mentalitetin e sė kaluarės, mbi miqėsitė tradicionale evropiane dhe politikėn e lobeve amerikane, duke futur njė element tė ri nė politikėn ndėrkombėtare; luftėn humanitare. Nė fjalimin e mbajtur para OKB-sė, qėndrimi i tij ndaj ndėrhyrjes nė Jugosllavi ishte pa asnjė ekuivok: "Krimet e kryera nga forcat sėrbe ishin tė papranueshme dhe se Komunitetit Ndėrkombėtar i interesonte marrja fund e tyre. A mund tė rrinim duarkryq para kėtij brutaliteti?


Reformat: Formulimi i ligjit dhe rregullit apo ndryshimi i njerėzve mbi bazėn e preferencave personale

Njė ndėr pėrparėsitė e "Doktrinės Klinton" gjatė kohės sė drejtimit tė tij, ka qėnė ndėrrmarja e njė sėrė reformash nė shumė sektorė tė jetės politike, sociale dhe ekonomike tė Amerikės. Nė themel tė kėtyre reformave janė me dhjetra dhe qindra ligje tė aprovuara gjatė kohės sė udhėheqjes sė tij nė Amerikė. Ndėrsa politikanėt shqiptarė, megjithse shumica e tyre kanė qėnė nė Amerikė, nuk janė thelluar nė njohjen e thelbit tė kėtyre reformave. Eshtė kjo edhe njė ndėr arsyet qė politikanėt shqiptarė, qysh nga viti 1991 e deri mė sot, reformat i kanė kuptuar dhe vazhdojnė t’i kuptojnė jo si nevoja tė hartimit tė ligjeve dhe rregullave, por si largime numerike tė njerėzve nga administrata. Reformat e deritanishme tė politikanėve shqiptarė janė mbėshtetur dhe vazhdojnė tė mbėshteten mbi nocione ideologjike dhe jo mbi zbatimin e ligjeve dhe rregullave tė ndryshme.


 

 

Doktrina Klinton dhe politika shqiptare


"Ne duhet tė refuzojmė pranimin se nė njė tė ardhme, njė pjesė e njerėzimit tė jetojė nė mirėqėnie tė plotė, ndėrsa pjesa tjetėr nė kufijtė e mbijetesės".

Bill Klinton


Presidenti shqiptar Meidani, qeverinė e re shqiptare tė kryesuar nga Ilir Meta, e pagėzoi si qeveri tė Paktit tė Stabilitetit. Natyrisht qė emėrtimi ėshtė joshės dhe miklues. Por a mjafton vetėm emėrtimi apo ka nevojė tė depėrtohet nė thelbin e Paktit tė Stabilitetit? Nė fjalimin e mbajtur para OKB-sė, Bill Klinton deklaroi se: "Ne duhet tė refuzojmė pranimin se nė njė tė ardhme, njė pjesė e njerėzimit tė jetojė nė mirėqėnie tė plotė, ndėrsa pjesa tjetėr nė kufijtė e mbijetesės". Politika shqiptare ka nevojė ta analizojė kėtė sentencė filozofiko-sociale, jo pėr tė pritur se dikush do ja sjellė mirėqėnien, por pėr tė ndėrtuar programe konkrete qė popullit shqiptar t’i sjellin mirėqėnien. Politika shqiptare aktualisht ndodhet para dy problemeve tė mėdha. Problemi i parė ka tė bėjė me stabilitetin e vetė Shqipėrisė. Pakti i Stabilitetit tė Ballkanit nuk mund tė realizohet pa stabilitetin e ēdo vėndi tė Ballkanit. Nė kėtė ēėshtje qoftė institucioni i Presidencės, qoftė qeveria, qoftė opozita, janė larg kuptimit tė Paktit tė Stabilitetit. Askush nga tė tria kėto institucione tė jetės politike shqiptare nuk ėshtė nė gjėndje tė paraqisė njė platformė reale dhe konkrete, afat shkurtėr, afat mesme dhe afat gjatė se si do tė realizohet stabiliteti i Shqipėrisė. Problemi i dytė ka tė bėjė me pėrmirėsimin e mardhėnieve midis vėndeve tė ndryshme tė Ballkanit me qėllim qė nė vėnd tė konflikteve tė kalohet nė mardhėniet e bashkėjetesės midis popujve ballkanikė. Kjo presupozon hartimin dhe aplikimin e politikės sė dyerve tė hapura, hartimin dhe aplikimin integrimit rajonal dhe euroatlantik. Politika e perspektives do te ishte pikenisja me e mire drejt shndrrimit te Shqiperise nga objekt ne subjekt i marrdhenieve nderkombetare. Pėr shėmbull: Para tre muajsh, ish-ambasadori amerikan Frouik, nė njė konferencė shtypi, pas botimit nga gazeta "Koha Jonė" tė shkrimit me titull "A do jetė Shkupi kryeqytet i konfederatės shqiptaro-maqedone", hodhi idenė e realizimit tė njė takimi katėrpalėsh nė Tiranė midis qeverisė sė Maqedonisė, Shqipėrisė, Malit tė Zi dhe Kosovės. Pas kėsaj ishte e nevojshme qė politika dhe diplomacia shqiptare tė merrej seriozisht me kėtė ide, duke e studjuar atė nė tė gjithė kompleksin e saj. Ajo duhet ta kishte dhe ta ketė tė qartė se ēfarė fshihej pas kėtij propozimi dhe ēfarė hapash duhet tė hidhte politika dhe diplomacia shqiptare, pėr tė ndėrrmarė inisiativa politike dhe diplomatike. Ajo duhet ta kishte dhe ta ketė tė qartė se propozimi i bėrė ishte thjesht njė inisiativė personale e Frouikut, apo njė plan i departamentit amerikan tė shtetit. Veshtirė se ish-ambasadori amerikan ta kishte nga mėndja e tij idenė e "katėrkėndėshit" Shqipėri-Mali i Zi-Maqedoni-Kosovė.

Duke qėnė se ky pakt ka si objekt tė tij tė gjitha vėndet e Ballkanit dhe si rezultat tė tij final do tė ketė investime tė konsiderueshme mjetesh materiale dhe monetare, nė mėnyrė tė natyrshme, tė shkon mėndja se vendet e ndryshme tė ballkanit, do tė pėrpiqen kush e kush tė marrė mė shumė mjete financiare qoftė dhe nė kurriz tė njeri-tjetrit. Kėsisoj pėrpjekjet do tė zhvillohen nė dy drejtime. Drejtimi i parė do tė jetė nė hartimin e projekteve konkrete dhe bindėse pėr donatorėt. Ndėrsa drejtimi i dytė do tė jetė stabiliteti politik, ekonomik dhe social i vėndeve pėrkatėse ndaj donatorėve tė huaj. Brėnda kėsaj logjike do tė ishte normale dhe imperative qė politika shqiptare tė kishte njė studim tė plotė se cilat mund tė ishin rreziqet qė mund t’i vinin Shqipėrisė edhe nga fqinjėt, natyrisht nė mėnyrė "demokratike", duke i mėshuar idesė se "Shqipėria nuk ka stabilitet tė mjaftueshėm politik dhe social, prandaj nuk ja vlen tė investosh shumė atje. Mė mirė mjetet financiare tė investohen nė Maqedoni, Greqi, Mal tė Zi, Slloveni etj" Le tė shpresojmė se politika shqiptare, do tė arrijė mė nė fund ta kuptojė se nė politikė nuk ka "dashuri dhe miqėsi" por interesa.


Pakti i Stabilitetit dhe mentaliteti i "fondacioneve piramidale"

Veshtire se mund te kete njeri ne Shqiperi qe nuk ka degjuar per termin "Pakti i Stabilitetit". Televizioni, gazetat, deklarata politikanesh, plane qeverie, takime nderkombetare ne Rome, Shkup, Selanik, Bruksel, etj etj kane patur si kryefjale kete term. Ne propagande flitet shpesh here edhe per probleme jashte realitetit. Ne politike dhe veprimin konkret kerkohen llogari te sakta. PS-ja dhe qeverisja e saj, ka shansin e madh qe thelbin e paktit te Stabilitetit ta shndrroje ne platformen e saj politike, organizative per te ardhmen e Shqiperise. Por qe ta realizoje kete duhet te modernizohet mentaliteti mbi paktin edhe brenda vete radheve te saj ne administrate apo dhe ne parti.


E para: Nuk ka vetem ne radhet e opozites drejtues, publiciste qe trurin e tyre e kane me prerje ne forme fondacionesh piramidale, qe paktin e konsiderojne si Suden dhe Hombahun si arketar te saj. Njerez te tille ka edhe ne radhet e vete PS-se, ne strukturat drejtuese qeverisese dhe partiake te saj. Keta individe Paktin e Stabilitetit dhe qenien e tyre ne poste drejtuese e konsiderojne nje shans te madh per perfitime personale, si Pakt per "stabilizimin" e pasurise se tyre. Platforma Pro Shqiperise duhet ta ndryshoje kete kahje regresive, duke e shndrruar ne Pakt per stabilizimin e "pasurise" te te gjithe shqiptareve. Por kjo nuk behet me propagande, kjo kerkon veprime konkrete.


E dyta: Fuqite e medha, si Amerika, Gjermania, Franca Italia etj, bene nje pakt midis tyre. Thelbi i tij ishte se ato rane te gjitha ne nje mendje qe rajoni i Ballkanit te Stabilizohet jo vetem brenda secilit vend, por dhe ne mardhenie ndershteterore. Me kete pakt midis njeri tjetrit, ato nga njera ane pranuan terthorazi se ne te kaluaren kishin qene influencat e tyre qe e kishin trazuar kete rajon, ndersa nga ana tjeter si pasoje e veprimit te "Doktrines Klinton", bene nje pakt qe ne kuadrin e mijevjecarit te ri, te mos nxisin me konflikte lokale ne kete rajon.


E treta: Ne mendimin politik te vendeve te fuqishme perendimore qe bene pakt me njera tjetren, te gjitha vendet e rajonit, duke perfshire edhe Shqiperine, jane objekt i mardhenieve nderkombetare. Do te varet tashme nga vete politika shqiptare se a do te shndrrohet ne subjekt i ketyre mardhenieve dhe sa shpejt do ta beje nje gje te tille.


E katerta: Pakti i Stabilitetit te rajonit te Ballkanit eshte koncepti politik i vendeve perendimore i se ardhmes se ketij rajoni. Ndersa ne Shqiperi, ka politikane te pozites dhe opozites qe flasin per paktin me mentalitetin e luftes se ftohte, qe flasin per paktin me mentalitetin konfliktual te votes "anti". Nje platforme politike serioze qe synon drejt se ardhmes i ngjall shpresen qytetarit shqiptar per te nesermen. Nje elektorat i cili kupton se neser ne Mal te Zi, Maqedoni, Kosove, Bullgari, Rumani etj do levize pa radhe ambasadash, pa ryshfete vizash etj, ky qytetar eshte i motivuar te mbeshtese forcen politike qe i hap kete perpspektive.

 


Plani Marshall dhe i Pakti i Stabilitetit


Ne deklarata bombastike politikanesh, ne intervista dhe shkrime te ndryshme ka filluar te vihet shenja e barazimit midis Paktit te Stabilitetit te Ballkanit dhe Planit Marshall te Europes Perendimore pas luftes se dyte boterore. Ne fushen e propagandes apo te kultures politike, krahasimi nuk eshte i demshem. Por ne fushen e politikes dhe te veprimeve konkrete, problemi ndryshon. Koncepti politik dhe veprimi konkret qe barazon Paktin me Planin, eshte i demshem dhe me rreziqe per vete te ardhmen. Cila eshte arsyeja ? Pakti i Stabilitetit per rajonin e Ballkanit pas bombardimeve ne Jugosllavi dhe vendosjes se trupave te NATO-s ne Kosove, nuk eshte i njejte me Planin Marshall per Europen Perendimore te pas Luftes se Dyte Boterore. Europa Perendimore e pas Luftes se Dyte Boterore dhe vendet e saj, kishin nje ekonomi tregu funksionale, nje administrate te stabilizuar mire dhe te qendrueshme dhe ne shumicen e vendeve nje tradite demokratike.


Ndersa ne mjaft prej vendeve te rajonit te Europes Juglindore, Procesi i Paktit te Stabilitetit kerkohet te realizohet ne kushtet e mungeses se nje ekonomie tregu funksionale dhe me pervoje ne kushtet e nje administrate shteterore te pastabilizuar dhe ne disa raste me prirje korruptive si dhe ne kushtet e mungeses se nje tradite demokratike brenda vendeve te rajonit dhe te mardhenieve politike midis tyre te cilat ne te kaluaren e afert kane patur si emerues te perbashket konfliktualitetin.

Per te gjitha keto arsye, do te duhej te kryheshin disa detyra njeheresh. Do te duhej qe krahas reformave per konsolidimin e ekonomise se tregut, te kryeheshin reforma me te plota ne administrate per te konsoliduar administraten shteterore krahas konsolidimit te demokracise dhe pluralizmit politik ne kushtet e mungeses se nje tradite te hershme.


Pra neqoftese Plani Marshall i dha mundesi Europes Perendimore te rivendoste modelin e saj tradicional ne qeverisjen e brendeshme, Pakti i Stabilitetit, qeverive, faktoreve politike dhe popujve te rajonit te Ballkanit, ju jep mundesine te krijojne dhe ndertojne dhe konsolidojne modelet perendimore te demokracise, te bashkepunimit rajonal dhe ekonomise se tregut.


E fundit dhe me kryesorja ne fushen e politikes ; Plani Marshall u hartua dhe u zbatua ne kushtet kur lufta e ftohte sapo kishte filluar ne Europe midis bllokut komunist dhe bllokut kapitalist. Vendet e Europes perendimore ishin te kercenuara nga ideologjia komuniste. Partite komuniste ne disa nga keto vende si ne Itali apo France ishin te fuqishme. Per te mbrojtur keto vende nga ndikimi i ideologjise komuniste, per t`i ndihmuar ato te kaperxenin sa me shpejt veshtiresite ekonomike, per te mos lejuar zgjedhjen e veshtiresive me metoda revolucioniste, Plani Marshall ashtu sic u hartua me shpejtesi, po ashtu u pranua pa asnje rezerve nga vendet e Europes Perendimore.




Ku ndodhet "Doktrina Klinton"?


Tek njė pjesė e politikanėve shqiptarė, ekziston njė moskuptim apo kuptim naiv mbi atė qė quhet mbėshtetje amerikane, apo mbi atė qė quhet "Doktrina Klinton". Pėr disa, kjo doktrinė ėshtė e barazvlefshme me njė vizitė nė Amerikė, pėr disa tė tjerė, kjo politikė ėshtė e barazvlefshme me sasinė e takimeve me pėrfaqėsues amerikanė, pėr dikė tjetėr ėshtė e barazvlefshme me njė fotografi, pėr disa tė tjerė ėshtė e barazvlefshme me sasinė deklaratave apo intervistave nė adresė tė Amerikės etj. Gjykimi ėshtė sa naiv aq dhe dėmprurės pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė.


Doktrina Klinton ndodhet nė idetė qė mbartin dhe shprehin tė ardhmen e njerėzimit


Nėqoftėse do tė bėnim njė rezyme tė veprimtarisė sė politikanėve shqiptarė qysh nga viti 1991 e deri nė fund tė vitit 1999, do tė na duhej tė konkludonim se vetėm njė pakicė e vogėl politikanėsh shqiptarė e kanė kuptuar se ku ndodhet "Doktrina Klinton". Ndėr mė tė spikaturit janė Berisha dhe Nano dhe Meta. Berisha ishte i pari qė hodhi nė takimin me Manfred Vernerin, ish-sekretarin e pėrgjithshėm tė NATO-s, njė ide shumė tė rėndėsishme, idenė e antarsisė sė Shqipėrisė nė "Partneritetin pėr paqe". Ndėrsa Nano e avancoi me tej kėtė ide me formulėn e partneritetit individual sipas formulės 16 plus njė. Po kėshtu Nano nė fundin e vitit 1997, hodhi idenė e krijimit tė njė Ballkani tė Shengenizuar, pra tė krijimit tė kushteve pėr qarkullimin e lirė tė njerėzve, ideve apo kulturave mes vėndeve ballkanike. Meta hodhi idene e integrimit rajonal dhe te fqinjesise se mire si parakusht i integrimit euroatlantik. Po te mbahet parasysh se mjaft vende te Bashkimit Europian para se te lidheshin me njeri-tjetrin, arriten te vendosnin politiken e fqinjesise se mire ne mardheniet dypaleshe. Po keshtu Meta duke pergjithesuar realitetet e reja politike ne rajon dhe vecanerisht ne Kosove, ka hedhur tezen qe ka nevoje per zgjerim dhe perpunim se jo cdo lloj pavarsie eshte e barabarte me demokraci.
Megjithatė, politika shqiptare ka pak ide dhe platforma politike te perpunuara. Ajo nė shumicėn e rasteve ėshtė njė politikė "partizane", agjitative, e cila ka vetėm fasadėn terheqėse ndėrsa ėshtė bosh nė thelbin e saj. Dhe pikėrisht kėtu qėndron njė ndėr arsyet kryesore qė mjaft herė politikanė tė ndryshėm amerikanė ndėrrojnė rrugėn me gjithfarė pretekstesh pėr tė ardhur nė Shqipėri. Pėr shqiptarėt janė tė njohura njė sėrė anullimesh tė vizitave tė politikanėve tė lartė amerikanė nė Tiranė. Nga politika zyrtare janė dhėnė lloj-lloj justifikimesh, por realiteti ėshtė krejt tjetėr. Politika dhe pragmatizmi amerikan kėrkon partnerė seriozė nė Shqipėri dhe jo tollumbace propagandistike se "ne jemi partnerėt kryesorė tė Amerikės nė Ballkan". Politikanėt amerikanė nuk vinė nė Shqipėri pėr pelegrinazh, ata nuk vinė nė Shqipėri pėr tė mbėshtetur kėtė apo atė grupim politik. Politikanėt amerikanė do tė vinė nė Shqipėri, kur politikanėt shqiptarė tė kenė ide dhe platforma konkrete pėr tė ardhmen e Shqipėrisė dhe tė Ballkanit.



"Doktrina Klinton" ndodhet nė Evropė.


Ekziston nė luftėn politike qė zhvillohet nė Shqipėri, njė paradoks i ēuditshėm. Njė nga elementėt kryesorė tė kėsaj lufte midis politikanėve tė ndryshėm apo midis forcave tė ndryshme politike, ėshtė ajo qė konsiderohet "mbėshtetje" e Amerikės. Tek njė pjesė politikanėsh, kjo "mbėshtetje" pėrpiqet tė sigurohet nėpėrmjet takimeve me pėrfaqėsues tė ambasadės amerikane nė Tiranė apo tė diplomacisė amerikane kudo nė botė. Brėnda kėsaj skeme dhe kėtij koncepti, vėndin e ideve apo platformave politike, pėrgjithėsisht e zėnė thashethemnaja politike dhe atakimi i kundėrshtarėve politikė. Ndėrsa tek njė pjesė tjetėr politikanėsh, "mbėshtetja" amerikane, synon tė arrihet nėpėrmjet deklaratave tė tipit se "ne kemi aleat Amerikėn". Dhe pėr tė "bindur" Amerikėn se ėshtė vėrtet kėshtu, kėta lloj politikanėsh, arrijnė deri atje sa tė mbajnė qėndrime indiferente ndaj mardhėnieve me vėndet fqinje apo vėnde tė tjera evropiane. Psikologjia e tyre politike ėshtė: "Kryesore ėshtė tė sigurojmė mbėshtetjen e Amerikės, sepse pastaj tė tjerat zgjidhen kollaj". Mė i dukshėm ky mentalitet u duk gjatė bombardimeve tė NATO-s nė Jugosllavi. Janė tė njohura tashmė sė gjatė kėtyre bombardimeve disa antarė tė NATO-s dhe fqinjė tė Shqipėrisė, mbajtėn pėrgjithėsisht nė politikė dhe diplomaci njė qėndrim tė lėkundur, duke lejuar madje dhe demonstrata tė ndryshme nė vėndet e tyre kundėr kėtyre bombardimeve. Natyrisht se kjo dukuri ishte e njohur pėr Amerikėn, pėr politikėn dhe diplomacinė saj. Ndėrsa politika shqiptare e cila u rreshtua totalisht nė anėn e NATO-s, filloi tė mbajė njė qėndrim tė ftohtė ndaj fqinjėve tė saj, duke u shndrruar pa ja kėrkuar kėrkush nė arbitėr i mardhėnieve midis vėndeve antare tė Natos, mardhėnie qė ishin vendosur qysh para 50 vjetėsh, kur Shqipėria bėnte pjesė nė bllokun komunist. Politikanėt shqiptarė apo baballarėt e tyre, qė deri para dhjetė vjetėsh shanin "imperializmin amerikan si xhandar ndėrkombėtar", tashmė tė shndrruar nė demokratė, socialiste e gjithfarėsh, filluan tė jepnin "leksione proamerikanizmi" atyre qė kanė dekada dhe shekuj miqėsie me Amerikėn dhe politikėn amerikane!! Nuk ėshtė gjė tjetėr veēse infantilizėm politik, por qė pasojat e njė politike tė tillė, i vuan nė kurriz populli shqiptar. Kėta lloj politikanėsh, pėr shkak tė vlerave intelektuale apo interesave financiare nuk po arrijnė tė kuptojnė se "Amerika" ėshtė nė Evropė, se "Doktrina Klinton" ndodhet nė Evropė. I gjithė ai reformim i tė majtės evropiane me pėrfaqėsuesit e tij mė tė spikatur si Toni Bler, Wim Kok, Goran Parson, Masimo D’Alema e Valter Veltroni, Lionel Zhospen, Gerhard Shrėder etj, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse kuptimi dhe zbatimi i "Doktrinės Klinton" nė vėndet evropiane. Po kėshtu i gjithė ai reformim qė ka filluar nė tė djathtėn evropiane duke filluar me Hoze Maria Aznar, Filip Seguin, Alen Medėlen apo Volfgang Shoble etj, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse aplikimi i kėsaj doktrine nė kushtet e vėndeve evropiane. Pra politika amerikane e sintetizuar nė atė qė tashme konsiderohet "Doktrina Klinton", nuk qėndron nė thashethemnajėn politike shqiptare, nuk qėndron dhe nuk ndodhet nė rrugėt e Uashingtonit, as nė afresket e Shtėpisė sė Bardhė. Doktrina Klinton ėshtė nė themel tė Paktit tė Stabilitetit, brėnda tė cilit deri tani Shqipėria ėshtė vetėm objekt. Kuptimi i thelbit tė kėsaj doktrine dhe ndėrtimi i njė politike nė pėrputhje mė tė, do ta shndrrojė Shqipėrinė nga objekt nė subjekt. Politika amerikane ėshtė dhe nė Bruksel nė qėndrėn Bashkimit Europian dhe tė Natos, megjithse Brukseli ndodhet nė Belgjikė dhe jo nė Amerikė. Kushdo e di se komandanti i pėrgjithshėm i Natos ėshtė amerikan, ashtu si kushdo e di se nė Evropė ndodhen me dhjetra baza ushtarake amerikane. Politika amerikane ndodhet nė mesin e grupit tė "Miqve tė Shqipėrisė", nė Vienė, megjithse Viena ndodhet nė Austri dhe jo nė Amerikė. Politika amerikane ėshtė dhe nė Itali ku ndodhet komanda e krahut jugor tė Natos me qėndėr nė Napoli, i cili komandohet nga njė gjeneral amerikan, megjithse Napoli ndodhet nė Itali dhe jo nė Amerikė. Politika amerikane dhe interesi i saj ndaj Shqipėrisė dhe Kosovės ndodhej dhe nė kėshtjellėn e Rambujesė, megjithse Rambujeja ndodhet nė Francė dhe jo nė Amerikė. Ka ardhur koha qė politika shqiptare aq sa ka nevojė tė njohė thelbin e "Doktrinės Klinton", po aq ka nevojė tė heqė dorė nga slloganet propagandistike duke e barazuar thelbin e njė doktrine me fotografi, takime apo deklarata miqėsie ndaj Amerikės.

 

Bibliografi

Programi i Partise Laburiste Angleze

Statuti i Partise Demokrate Amerikane

Xhejms Bejker, Fjala ne parlamentin Shqiptar, qershor 1991

Pier Morua, Diskutim ne Kongresin e 21-te te Internacionales Socialiste

Toni Bler, Diskutim ne Kongresin e 21-te te Internacionales Socialiste

Bill Klinton, Fjala ne OKB, shtator 1993

Jitzhak Rabin, Diskutim ne Kongresin e 20-te te IS,

Weber Max, L`ethique protestante et l`esprit du capitalisme,

Raymond Aron, Les étapes de la pensée sociologique,

Robert Castel, Les metamorphoses de la question sociale,1995

Klinton Bill, Ne luften, ju paqen,

Toni Bler, Libri i rregullave,

Xhovani Sartori, Edhe njehere mbi teorine e demokracise,

Henri Kizinger, Diplomacia,

George Soros, Koha Jone, 25 mars 2000



© Copyright