Pasqyra e lendes



ENIGMA E MADHE SHQIPTARE

ME TITIZMIN KUNDER ENVERIZMIT

DEVIZA E TITISTĖVE.: TĖ NĖNSHTROHET SHQIPĖRIA-TĖ ELEMINOHET ENVER HOXHA

ANTIFASHISTI PĖRBALLĖ PUSHTUESIT DHE BASHKĖPUNTORĖVE TĖ TIJ

SHPIKĖSI" I ARMIQĖVE DHE ARMIQTĖ REALĖ
  
"SHPIKĖSI" I ARMIQĖVE DHE ARMIQTĖ REALĖ

 

 

Shqipėri, flamur direku,

Tu mpi syri tek dyfeku

Sa nga sėrbi

Dhe nga greku.

                    

Kenge popullore

 

     Njė nga sulmet kryesore tė propagandės sė sotme ėshtė  se  P.P.Sh-ja dhe Enver Hoxha, per te zgjatur sundimin , per ta mbajtur popullin te nenshtruar, "i shpikėn armiqte". Sipas "analisteve" tane te pluralizmit, ata nuk kane qene reale, por imagjinare, te supozuar. Perben kjo teze, nje nga tragjikomedite me te medha te analisteve te sotem te Shqiperise. Meqe ata thone vetem kaq dhe nuk futen ne hollesira, po i pyesim:   Cilet armiq, shpiku Enver Hoxha?. Kete "patriotet" shqiptare nuk e thone?. Per ke e kane fjalen, per serbin apo per grekun? Mos valle dhe keta i shpiku ai. Mos nuk jane te tille? Vitet 1991-1994, jane te mjaftueshem, per te pare ata qe kane sy se megjithese predikohet  rendi i ri boteror dhe demokracia e pergjitheshme, greket dhe serbet, kane mbetur po ata ne qendrimin ndaj shqipetareve. Perpjekjet e grekeve per te realizuar krahinen autonome te Vorio-Epirit, sot jane me te etheshme se kurre me pare, nderhyrjet e tyre ne punet e brendeshme te Shqiperise per ti diktuar asaj se gjuha greke duhet te mesohet ne gjithe teritorin e Shqiperise, jane me te shpeshta se kurre.  Sot nje pjese qeveritaresh shqiptare, detyrohen ta pranojne me gjysem zeri nje gje te tille. Dje Enver Hoxha dhe shoket e tij i kishin stigmatizuar me kohe si te tilla dhe shovinizmit grek ja kishin vene kufirin tek thana. Shovinistet serbe gjate tre vjeteve, kane treguar se jane dhe mbeten armiq te betuar te shqiptareve. E vetmja bashkejetese e tyre me shqiptaret eshte sipas tyre qe shqiptaret te jene ne rolin e degjuesit dhe jo te barabarte. Represioni policor ne Kosove, vrasjet e shumta qe kane bere ndaj qytetareve shqiptare, deshmojne qarte se kane mbetur po ata te paret. Kane mbetur ne kohen e Rankoviēit, apo me tej akoma ne kohen e Pashiēit, apo me tutje akoma ne kohen e Garashaninit. Ndaj ketyre P.P.Sh-ja, ka mbajtur qendrim te prere, ka pranuar bashkejetese me ata, po ne pozita te barabarta. Ka pranuar mardhenie me ata, po nuk ka hezituar ti demaskoje synimet e tyre ndaj Shqiperise dhe kombit shqiptar. Ku eshte atehere ketu shpikja? Le te marrim sovjetiket. Ata donin ta nenshtronin Shqiperine, donin qe ajo te mos kishte zerin e saj por te fliste per mbrojtjen e interesave te Shqiperise ne gjuhen ruse. Enver Hoxha nuk e pranoi kete, por kerkoi mardhenie vetem mbi bazen e te folurit shqip. Meqe dhe ruset i ka shpikur Enver Hoxha si armiq, cili do te ishte sugjerimi i "analisteve" tane. Tju nenshtroheshin shqiptaret ruseve, qe te mos ishin amiq? Eshte e vertete se ne raste te caktuara, rreziku i Shqiperise u zmadhua. Ajo ne disa momente nuk kishte pse te behej kod i pergjithshem i mardhenieve nderkombetare. Dhe nje kritike e tille eshte e drejte. Por pergjithesimi i saj eshte jashtezakonisht i gabuar. Anglo-amerikanet, P.P.SH-ja gjithmone i ka konsideruar si armiq te Shqiperise . Le ti referohemi historise. Si mund te konsiderohen ndryshe ato shtete te cilat bejne plane dhe thurin komplote per te te permbysur me dhune, kur je ne pushtet.? Ne kete drejtim anglo-amerikanet, kane qene veēanerisht deri ne vitet 1960, ne vijen e pare. Besoj se "analistet", i kane lexuar vete se ēfare thone drejtuesit dhe hartuesit e ketyre planeve dhe sa keq ju vjen atyre qe nuk i realizuan ato plane. Po i servirim lexuesit disa shembuj me pohime te atyre qe kane qene ne dijeni te te gjitha planeve per te rrezuar me dhune dhe me gjak, pushtetin popullor ne Shqiperi. Emrat jane gjithsesi te njohur: Sulcberger-publicist nga me te njohurit e Amerikes, teper i afert me qarqet e larta amerikane. Ne librin e tij "Ne rrjedhen e historise", ai midis te tjerash thote: "Paris 28-Prill 1953. Sonte ne mbremje piva nje gote dhe bisedova me mikun tim te vjeter, Panajot Kanellopullos, minister i mbrojtjes i Greqise. Kur e pyeta se si shkonin mardheniet me Jugosllavine dhe Turqine, ja ēme tha haptazi ai: Ne rast lufte nuk do te kete, ofensive te perbashket greko-jugosllave kunder Shqiperise. Shpresohet se brenda dy deri nente muajve qe vijne, do te arrihet te kryhet nje grusht shteti, me anen e te cilit do te ēlirohet Shqiperia nga Hoxha dhe nga sovjetiket. Neqoftese do te jete e nevojeshme, trupat amerikane do te mbajne qetesine pas grushtit te shtetit." (Sulcberger Dans le tourbillon de l'histoire faqe 698).

Nikolas Bethel-lord anglez, nje antikomunist i terbuar. Ne librin e tij "Tradhetia e madhe"duke folur per planet e anglo-amerikaneve per te permbysur me ane te forces pushtetin ne Shqiperi, midis te tjerash thote: "Te gjitha operacionet ushtarake dhe politike, qofte dhe jo te shkalles se gjere dhe zyrtarisht te miratuar, kane pasur si qellim kryesor dhenien fund te qeverise komuniste ne Shqiperi" (Nikolas Bethel Tradhetia e madhe faqe 44). Frut i kesaj ishin me dhjetra banda qe u derguan ne Shqiperi ne vitet 1949-1953, per te shkaktuar trazira dhe per te vrare e terrorizuar popullin. Ata qe e njohin historine e Shqiperise e dine mire deshtimin e turpshem te ketij plani. Te gjithe e dine se nje veprim i tille perbente dhe perben nje shkelje te rende te normave te se drejtes nderkombetare. Kete e pranon dhe vete Nikolas Betheli. Por, ai perpiqet ta justifikoje kete qendrim  se "Politikanet perendimore e pranojne se kane kryer shkelje te se drejtes nderkombetare me keto veprime. Por thone ata, Enver Hoxha nuk kishte te drejte te pretendonte per mbrojtje te kesaj te drejte. Ai kishte uzurpuar me force pushtetin ne Shqiperi dhe nuk kishte pranuar zgjedhje me te vertete te lira" (Nikolas Bethel Tradhetia e madhe faqe 201). Per lordin anglez pushteti i fituar me lufte te pergjakeshme kunder fashizmit dhe nazizmit, nuk eshte pushtet i ligjshem. Ja dhe pohimi i nje anglezi tjeter, Jon Halliday: "Pikepamja e tij e pergjitheshme (e Enver Hoxhes. Shenimi yne), se fuqite e medha e shikonin Shqiperine si pré, eshte shume e vertete. Jugosllavia donte mirefilli ta aneksonte Shqiperine nga mesi i viteve 40. Anglia dhe SH.B.A-ja, u perpoqen mirefilli ta pushtonin Shqiperine dhe ta permbysnin regjimin e Hoxhes gjate viteve 1949-1953 (sikunder eshte konfirmuar kohet e fundit nga burime perendimore). Duket ka shume te ngjare qe Hrushovi te jete perpjekur mirefilli, t'i vinte brrylin Hoxhes gjate viteve 1960-1961, e ndoshta edhe nga mesi i viteve 1950" (Shqiptari Dinak, faqe 11)

   Deri ne vitin 1989-ne, Evropa ishte ne fazen e luftes se ftohte, te luftes se blloqeve, dhe agresioneve ushtarake, tė armiqėsive dhe konfrontimeve tė pėrgjakshme. Njė panoramė pa koment e botės nė vitet 1900-1945 dhe veēanėrisht e botės nė periudhėn 1945-1989, do ta bėjė mė tė lehtė pėrgjigjen e pyetjes: Udhėheqja shqiptare e periudhės 1945-1989, i shpiku armiqtė apo ata ekzistonin realisht?

Bota nė periudhėn 1900-1945.

Dy luftra botėrore.  Bilanci: Reth 70 milion tė vrarė dhe tė masakruar ose pėrafėrsisht rreth 8 milion ēdo vit tė luftės.

 

Tabloja e dytė u pėrket viteve 1945-1990. Nė kėtė periudhė kohore ekzistojnė dy sisteme, ai kapitalist dhe sistemi socialist. Brėnda kėsaj tabloja kemi me dhjetra luftra dhe konflikte lokale. Shkaku i tyre: Kontradiktat midis dy kampeve, atij kapitalist dhe atij socialist. Pasojat e tyre: Ato i provuan mė shumė nė kurriz vetėm tė vegjlit nė trojet e tė cilėve u bėnė luftrat.  Nė menyrė kronologjike po ja rikujtojmė lexuesit:

 

 

Bota nė periudhėn e Luftės sė ftohtė

 

Gjatė viteve 1945-1990, nė rajone tė ndryshme tė botės ndodhėn dhe u zhvilluan mbi 130 konflikte ndėrshtetėrore, luftra ēlirimtare dhe luftra civile

1-Konflikte ndėrshtetėrore

-Konflikti midis Indisė dhe Pakistanit gjatė viteve 1947-1949,  1965, 1971

-Konflikti izraelito-arab gjatė viteve 1948-1949, 1967, 1973

-Konflikti nė Kore me pjesmarrjen e rusėve, kinezėve dhe amerikanėve gjatė vitit 1950-1953

-Konflikti Vietnam i veriut dhe Amerikės gjatė viteve 1965-1975

-Konflikti Midis Iranit dhe Irakut gjatė viteve 1980-1987

-Konflikti midis Anglisė dhe Argjentinės pėr Ishujt Malvine nė vitin 1982

-Konflikti midis Kinės dhe Vietnamit gjatė vitit 1979

-Konflikti midis Guatemalės dhe Hondurasit nė vitin 1954

-Konflikti midis Indisė dhe Kinės nė vitin 1959, 1962

-Konflikti midis Hollandės dhe Indonezisė nė vitet 1960-1962

-Konflikti midis Indonezisė dhe Malajzisė nė vitin 1963

-Konflikti midis Algjerisė dhe Marokut nė vitin 1963

-Konflikti midis Kinės dhe Bashkimit Sovjetik nė vitin  1969

-Konflikte midis Greqisė dhe Turqisė nė vitin 1974

-Konflikti midis Salvadorit dhe Hondurasit nė vitin 1969

-Konflikti midis Sirisė dhe Libanit nė vitin 1976

-Konflikti midis Somalisė dhe Etiopisė nė vitin 1977-1978

-Konflikti midis Vietnamit dhe Kamboxhias nė vitin 1978

-Konflikti midis Jemenit tė veriut dhe Jemenit tė Jugut 1979

 

2-Intervencione tė armatosura

-Intervencioni  anglo-francez nė Suez nė vitin 1956

-Intervencioni sovjeitik nė Hungari nė vitin 1956

-Intervencioni amerikan nė Liban nė vitin 1958

-Intervencioni francez nė Mauritani nė vitin 1961

-Intervencioni amerikan nė Kubė 1961

-Intervencioni francez nė Bizerta nė vitin 1961

-Intervencioni belg nė Zaire nė 1961 dhe 1964

-Intervencioni francez nė Gabon 1964

-Intervencioni britanik nė Uganda, Kenia dhe Tanzani nė vitin 1964

-Intervencioni amerikan nė republikėn Domenikane nė vitin 1965

-Intervencioni sovjetik nė Ēekosllovaki nė vitin 1968

-Intervencioni amerikan nė Kamboxha nė vitin 1970

-Intervencioni kuban nė Etiopi nė vitin 1977

-Intervencioni francez dhe maroken nė Zaire nė vitin 1977

-Intervencioni francez nė Ēad 1968-1980

-Intervencioni sud-afrikan nė Angola

-Intervencioni libian nė Ēad 1980

-Intervencioni amerikan nė Grenada 1983

-Intervencioni sovjetik nė Afganistan 1979

-Intervencioni amerikan nė Panama 1986

-Intervencioni i Irakut kundėr Kuvaitit nė vitin 1989

 

3-Lėvizje nacional-ēlirimtare pėr pavarsi

- Lėvizja sioniste nė Palestinė kundėr Anglisė nė vitet 1945-1947

-Lėvizja ēlirimtare nė Vietnam kundėr Francės nė vitet 1946-1954

-Lėvizja ēlirimtare nė Vietnam kundėr amerikanėve nė vitet 1965-1975

-Lėvizja ēlirimtare nė Laos kundėr Francės nė vitet 1946-1954

-Lėvizja ēlirimtare nė Indonezi kundėr Hollandės nė vitet 1946-1949

-Lėvizja ēlirimtare nė Malajzi nė vitet 1948-1957

-Lėvizja ēlirimtare nė Kenia kundėr Anglisė nė vitet 1952-1954

-Lėvizja ēlirimtare nė Algjeri kundėr Francės nė vitet 1954-1962

-Lėvizja ēlirimtare nė Angola kundėr Portugalisė nė vitet 1961-1974

-Lėvizja ēlirimtare nė Jemenin e Jugut kundėr Anglisė nė vitet 1963-1967

-Lėvizja ēlirimtare palestineze kundėr Izraelit nė vitet 1965-1991

-Lėvizja ēlirimtare nė Mozambik kundėr Portugalisė nė vitet 1964-1974

-Lėvizja ēlirimtare nė Zimbabve kundėr sundimit tė tė bardhėve nė vitet 1972-1979

-Lėvizja ēlirimtare nė Saharanė perėndimore kundėr Marokut nė vitet 1975

-Lėvizja ēlirimtare nė Afganistan kundėr sovjetikėve nė vitet 1979-1986

 

4-Luftra civile pėr ndryshimin e regjimit

-Luftė civile nė Greqi nė vitet 1947-1949

-Luftė civile nė Kinė nė vitet 1945-1949

-Luftė civile nė Filipine nė vitet 1949-1952

-Luftė civile nė Kuba nė vitet 1956-1959

-Luftė civile nė Vietnamin e Jugut nė vitet 1957-1964 dhe 1973-1975

-Luftė civile nė Indonezi nė vitet 1947-1958

-Luftė civile nė Zaire nė vitet 1960-1965

-Luftė civile nė Laos nė vitet 1960-1975

-Luftė civile nė Kamerun nė vitet 1960-1966

-Luftė civile nė Guatemala nė vitet 1961-1968 dhe 1980-1990

-Luftė civile nė Venezuela nė vitet 1962-1967

-Luftė civile nė Jemenin e Veriut nė vitet 1962-1967

-Luftė civile nė Qipro nė vitet 1963-1964

-Luftė civile nė Kamboxhia nė vitet 1965-1975

-Luftė civile nė Nikaragua nė vitet 1972-1979

-Luftė civile nė Kili pas vitit 1973

-Luftė civile nė Argjentinė nė vitet 1973-1977

-Luftė civile nė Irlandėn e veriut 1968 e deri sot

-Luftė civile nė Liban nė vitet 1975-1982

-Luftė civile nė Brazil nė vitet 1967-1970

-Luftė civile nė Iran nė vitet 1978-1979

-Luftė civile nė Uruguai nė vitet 1965-1973

-Luftė civile nė Bolivi nė vitet 1967-1979

-Luftė civile nė Ēad nė vitet 1968-1982

 

Bilanci: Nė kėto konflikte tė armatosura qė janė zhvilluar gjatė periudhės 1945-1990, janė vrarė rreth 17'5 milion njerėz ose 400 mijė  njerėz ēdo vit.

 

 

Fillimi i tablosė sė tretė. Fundshekulli i 20-tė dhe pėrgatitjet pėr fillimin e shekullit tė ri. Socializmi ėshtė pėrmbysur; aktualisht ekziston vetėm njė sistem, ai kapitalist. Predikohet rendi i ri botėror. Por luftrat ende nuk kanė pėrfunduar. Ato vazhdojnė nė pika tė ndryshme tė globit tokėsor. Pėrsėri nė mėnyrė kronologjike po ja rikujtojmė lexuesit:

Bota nė vitet 1990-1996

 

1-Konflikte ndėrshtetėrore

-Konflikti Serbi-Kroaci 1991-1993

-Konflikti Serbi-Bosnjė hercegovinė 1992-1995

-Konflikti Rusi-Ēeēeni 1993-1996

 

2-Luftra civile pėr ndryshimin e regjimit

-Luftė civile nė Afganistan 1991-1996

-Luftė civile nė Ruanda 1992-1994

-Luftė civile nė Burundi 1994-1996

-Luftė civile nė Irlandėn e Veriut

-Luftė civile nė Birmani 1992-1994

-Luuftė civile nė Kamboxhia 1991-1995

-Luftė civile nė Taxhikistan 1992-1996

-Luftė civile nė Sri-Lanka

-Luftė civile nė Algjeri 1992-1996

 

3-Lėvizje Ēlirimtare pėr tė drejta kombėtare

-Lėvizja ēlirimtare e popllit shqiptar nė Kosovė kundėr Serbisė

-Lėvizja ēlirimtare e baskėve kundėr Spanjės

-Lėvizja ēlirimtare e kurdėve kundėr Turqisė

 

4-Intervencione tė armatosura

-Intervencioni i Amerikės, Francės dhe Anglisė kundėr Irakut pėr Ēlirimin e Kuvaitit 1990

-Intervencion i forcave tė O.K.B-sė nė Somali nė vitet 1992-1994

-Intervencion i forcave tė O.K.B-sė nė Bosnjė 1992-1995

-Intervencion i forcave tė Natos nė Bosnjė pėr ti dhėnė fund luftės 1995-1996

-Intervencion i Amerikės nė Haiti nė vitin 1995

Bilanci i viktimave nė periudhėn 1990-1996: Rreth 2 milion tė vrarė dhe tė masakruar ose mesatarisht 400 mijė pėr ēdo vit

Tablloja e mėsipėrme ėshtė e qartė pėr secilin. Dhjetrat dhe qindrat e konflikteve tė armatosura veēanėrisht nė periudhėn 1945-1989, dėshmojnė pėr armiqėsinė qė ekzistonte nė botė nė kėtė periudhė. Milionat e tė vrarėve nuk janė dėshmi e paqes, por dėshmi e armiqėsisė. Por kjo tabllo flet dhe pėr njė dukuri tjetėr. Dhe periudha 1991 e nė vazhdim qė trumbetohet si periudhe e paqes dhe miqėsisė, vazhdon tė jetė e mbushur me konflikte dhe armiqėsi. Dhjetrat e konflikteve dhe qindra mijra tė vrarėt  e dėshmojnė mė sė miri pohimin e mėsipėrm.

Atėhere nga se rrjedh atehere akuza e bėrė ndaj udhėheqjes shqiptare tė viteve 1945-1989 per shpikjen e armiqve? Ka nje baze me te thelle. Ne radhe te pare eshte frut i mediokritetit dhe diletantizmit te atyre qe shkruajne dhe i thone keto konstatime. Por kjo eshte shume pak dhe jo fort e rendesisheme. Me kryesore ne nxjerrjen e ketij konkluzioni ka te beje me konceptin qe kane sot shume politikane, partiake dhe qeveritare ne Shqiperi lidhur me ate se kush quhet armik ne mardheniet nderkombetare.  Koncepti se kush nderhyn ne punet e brendeshme te shtetit dhe te vendit, kush kerkon te te diktoje qendrimin e tij, kush kerkon te te perdore si mish per top, per interesat e tij, kush kerkon te sillet ne vendin tend si zot shtepie, kush kerkon ti shndrroje qeveritaret ne kukulla qe zbatojne porosite e te tjereve, pra te gjithe keta duhen konsideruar armiq; ky eshte koncepti enverist. Ndersa koncepti se mjafton te kete ēdo qytetar lirine e tij, se mjafton qe secili te kete te mira materiale te bolleshme, se ne proēeset e integrimit evropian dhe boteror, nuk duhet ecur me nostalgji romantike nacionale, etj, eshte koncepti i sotem i politikanėve shqiptarė. Eshte normale se me kete koncept, vertet Enver Hoxha i ka shpikur armiqte. Bile ka shpikur shume pak, duhet te kishte shpikur me teper. Por ata qe kane sy dhe qe duan ta shikojne realitetin siē eshte, e kane te qarte se ku e ka ēuar Shqiperine, ekzistenca e nje koncepti te tille.

 

 

 

LIRIA E KOMBIT DHE LIRIA E INDIVIDIT

 

"Kombi im

Komp tė kam nė grykė

As tė vjell dot

Por as tė gelltit

 

                                                                          Ilirjan Zhupa

 

 

 

"Jini tė lirė tė bėni si tė doni................  Zulluve u  pėlqen Adela— T'es belle. (Ti je e bukur). Pse t`i shterngosh tė gjorėt, tė degjojnė me zor Sinfonine Heroike tė Bethovenit."

                                                                                                                        Faik Konica

 

 

               Ndryshimi i sistemit ne Shqiperi, lufta kunder diktatures komuniste kunder 45 vjeteve te kaluara, hedhja poshte pa asnje kriter shkencor,  e trashegimise se  kaluar,  duke e shpallur ate totalisht heretike ka evidentuar para shqiptareve nje problem te madh dhe qenesor per ata: Lirine e individit dhe lirine e kombit.

 

 

 RETROSPEKTIVE PARA KATER VJETEVE

 

LIRI-DEMOKRACI

 

Ata qė nė sheshe gjėmuan

Nuk janė as nė lista

Ata qė prapa grilave pėrgjuan

U gdhinė ministra

 

                                                                                    Dritėro Agolli

 

   Te ēliruar nga diktatura komuniste, te ēliruar nga Partia e Punės,  te ēliruar nga vija e saj politike, ideologjike dhe kombetare, shqiptaret gjemuan neper sheshet e Shqiperise "Liri-Demokraci". Nuk kishte me nevoje per kode te perbashketa dhe te pranueshme prej te gjitheve, per permbajtjen dhe realitetin e ketyre fjaleve magjike. Te gjithe bertisnin Liri-Demokraci. Dhe i perkedheluri i djeshem bertiste: Liri-Demokraci. Dhe ish-te persekutuarit bertisnin: Liri-Demokraci. Dhe karieristet, pelivanet politike, servilet e te gjitha ngjyrave, bertisnin: Liri-Demokraci. Dhe hajdutet, kriminelet ordinere, batakxhinjte grabitesit, bertisnin: Liri-Demokraci. Dhe prostitutat bertisnin: Liri-Demokraci. Dhe njerezit e thjeshte bertisnin: Liri-Demokraci. Te gjithe nxenes, studente, profesore, punetore, fshatare, ushtare, akademike, politikane, gazetare bertisnin: Liri-Demokraci.

Te gjithe kerkonin lirine dhe demokracine, por shumica nuk e dinin dje, nuk e dine as sot se  ēdo te thote liri-demokraci, ne nje shtet dhe shoqeri njerezore. Askush ne Shqiperi nuk e mori persiper te fliste, te thoshte nje fjale, te sqaronte se ēfare u mungonte shqiptareve nga permbajtja e ketyre fjaleve, dhe ēfare u ishte siguruar, ēfare u duhej dhene dhe ēfare u duhej ruajtur nga liria dhe demokracia e meparshme. Perkundrazi  kesaj, u theksua se ēdo gje duhej filluar nga e para, pasi shqiptaret per asgje nuk kishin  patur liri. Politikanet e rinj qe dolen ne skenen politike shqiptare gjate kesaj  periudhe, me ndihmėn e kėshilltarėve tė huaj, e shfrytezuan kete situate per interesa partiake dhe pushtetore. Momenti ishte shume i pershtatshėm. Njerezit ishin te dehur nga magjia e fjaleve Liri-Demokraci. Dhe me te dehurit mund te sillesh si te duash, mund te fshihesh shume mire pas tyre.

Politikanet e pluralizmit shqiptar, mbollen urrejtjen ndaj diktatures, duke e zevendesuar ate me lirine e diktatures. Eshte e vertete se sot ne Shqiperi nuk ekziston diktatura si organizim shteteror ekziston nje ligj themelor per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut. Por sot ne Shqiperi ekziston dhe eshte e pranishme ditatura si metode veprimi dhe mardheniesh njerezore. Makina shteterore eshte e lire te perdore diktaturen si metode sa here qe te doje, sa here qe njerez te ndryshem e atakojne ate. Partite politike dhe gazetat e tyre jane te lira ta perdorin diktaturen e tyre sa here tju interesoje ndaj atyre qe mendojne e flasin ndryshe. Te gjithe njerezit me mendje te shendoshe  jane dakord se eshte forma me e kulluar e metodes diktatoriale kur pa thene akoma fjalen drejtesia, aktakuzen ta ka bere Partia, gazeta e Partise dhe gazetaret e Partise. Grupe te ndryshme afaristesh jane te lire te perdorin metoden e diktatures ndaj konkurenteve te tyre. Te mos flasim per bandat e Mafies, sepse ajo dihet qe si arme te vetme ka metoden e diktatures. Ata mbollen urrejtjen ndaj diktatorit duke rivendosur lirine e pushtetarit.

Ata hodhen poshte shperdorimet dhe korrupsionin e fshehur, duke i dhene liri korrupsionit ne te gjitha shtresat. Vetem kater vjet te jetes politike dhe sociale ne Shqiperi, jane te mjaftueshem per te pare te gjithe ata qe duan te shohin se ēfare korrupsioni i llahtarshem ka perfshire shoqerine shqiptare ne te gjitha poret e saj. Te dhenat e deritanishme jane vetem maja e ajsbergut te korrupsionit ne Shqiperi. Kushdo eshte i lire te korruptohet, kushdo eshte i lire te korruptoje ke te doje dhe ke te kete mundesi.

Ata hodhen poshte prangat e izolimit te Shqiperise, duke i vene ne emer te lirise, pranga shqiptarizmit Ata hodhen poshte si te demshem internacionalizmin proletar duke i dhene liri, kozmopolitizmit evropian dhe boteror. E huaja sundon sot ne Shqiperi. Nuk ka rendesi, se ēfare eshte ajo, nuk ka rendesi se ēfare perfaqeson, ēfare vlerash ka. Rendesi ka qe eshte e huaj.

Ata mbollen idene e shkaterrimit te komunizmit, duke i dhenė liri shkaterrimit si ndjenjė. Ata i ēliruan shqiptaret nga prangat e ateizmit komunist, duke i dhene liri vargonjeve te perēarjes kombetare. Per ata qe e njohin sadopak dhe jane realiste, e dine fare mire se homogjenizimi i krahinave te ndryshme te Shqiperise, u arrit me nje punė shume te madhe. Por fatkeqesisht ky homogjenizim nuk mund te pranohet sot se ai eshte veper e Partise se Punes dhe Enver Hoxhes. Prandaj rrofte liria-perēarje. Dhe radio-Shkodra trasmeton dhe ua ben te qarte shqiptareve se ata qe nuk jane autoktone shkodrane, duhet te ikin nga Shkodra, sepse sipas radios ne fjale Shkodra nuk eshte Tepelena dhe Skrapari. Prandaj sot ne Shqiperi nuk e duan gjuhen letrare shqipe, por kerkojne dialektet krahinore. Me lirine e sotme te shqiptareve eshte plotesisht i pavlefshem Faik Konica kur thoshte : "Secilido qė ka ca drehem tru, kupton se me madhja nevojė qė kemi sot ne shqiptaret, ėshtė pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt letrare".(Faik Konica, vepra faqe 326).  Prandaj ne Jug te Shqiperise, bregdetasit kerkojne qe te largohen te gjithe te ardhurit. Prandaj sot ne Shqiperi flitet hapur ne kuadrin e lirise se "Boll mė me tosket" apo "Nuk jetohet me malokėt" etj etj.

Ata mbollen idene e prapambetjes se Shqiperise, por i dhane liri prapambetjes si ndjenje dhe koncept. Eshte e vertete se Shqiperia trashegoi nje prapambetje ekonomike nga e kaluara, perballe vendeve te tjera te Evropes. Evidentimi i kesaj dukurie ishte real, siē ishin dhe jane reale masat per kapercimin e saj. Por evidentimi i prapambetjes ne teresi si koncept, nuk eshte kritike ndaj se kaluares, por fyerje kombetare. Ne fushen e kultures se letersise dhe te arsimit per shembull, shqiptaret jo vetem qe nuk jane te prapambetur perballe Evropes, por ne mjaft fusha, jane superiore. Te huajt e kane pohuar dhe vazhdojne ta pohojne nje gje te tille. Ne intervisten dhene gazetes "Rilindja", botimi ne Zvicer, ne date 5-Janar 1994, Ismail Kadareja midis te tjerash thekson se personalitetin e shquar, Bronisllav Geremek, e "Kishte habitur niveli i larte kulturor i pergjithshem i shqiptareve. Ky nivel i larte kulturor, po vihet re kohet e fundit prej gjithe atyre, qe kane mundur te bejne krahasime". Pėr fat te keq keto konstatime i bejne vetem te huajt. Pėr shqiptaret  ēdo gje e se kaluares eshte e keqe, e ndaluar. Kush prek vdes.

Ata hoqen kufizimet ideologjike, ne trajtimin e ngjarjeve dhe figurave historike, dhe bene shume mire me nje gje te tille. Ishte pikenisja per kompletimin e historise. Por i dhane liri trajtimit te tyre sipas qyteteve, fshtrave e krahinave. I dhane liri mohimit ne teresi te kombit shqiptar. Prandaj Buletini katolik shqiptar nė Amerikė me drejtor Gjon Sinishtėn shkruan se Kadareja ėshtė prosėrb. Prandaj "Zėri i Rinisė" nė Tiranė deklaron se do ta mohojmė Dritėro Agollin. Prandaj Kasėm Trebeshina deklaron se jam turk. Prandaj Shkėlzen Maliqi deklaron se kultura, historia dhe origjina ilire ėshtė njė mit, njė gėnjeshtėr. Prandaj Kapllan Resuli deklaron se jam malazes. Prandaj Xhani D'Amelio bėn filmin "Lamerika", ku fyen njė komb tė tėrė shqiptar duke i paraqitur si tė egėr dhe injorantė dhe propaganda zyrtare shqiptare me anė tė drejtuesit tė shoqatės sė arumunėve, Piro Milkanit, deklaron se regjizori italian ka tė drejtė.   Ata mbollen urejtjen ndaj centralizmit shteteror komunist por i dhane liri ndjenjes se pashalleqeve dhe principatave otomane. Studjuesit dhe historianet  kombit shqiptar deri dje me cungime dhe kufizime ideologjike, sot jane te lire ta bejne historine si te duan ata. Kritere shkencore dhe  kombetare per te analizuar dhe  studjuar nuk ka. Kush i kerkon keto, ai eshte kunder lirise dhe demokracise, eshte enverist. Ata u hoqen shqiptareve lirine e detyruar dhe kolektive, por e zevendesuan ate me lirinė e anarkisė, me roberine e lirise. Po roberia e lirise ėshtė mė e rrezikshme se robėria e diktaturės. E dyta ndrydh dhe cungon lirine e individit brenda nje organizimi shteteror te caktuar, ndersa e para shkatėrron shoqėrine dhe organizimin shtetėror, e ēon ate drejt komunitetit primitiv apo pyjeve te pashkelura.  Robėria e lirisė pėr njerėzit ėshtė e  barabartė me lirinė e kafshėve tė pyllit.

 

 

© Copyright