Pasqyra e lendes



ENIGMA E MADHE SHQIPTARE

ME TITIZMIN KUNDER ENVERIZMIT

DEVIZA E TITISTĖVE.: TĖ NĖNSHTROHET SHQIPĖRIA-TĖ ELEMINOHET ENVER HOXHA

ANTIFASHISTI PĖRBALLĖ PUSHTUESIT DHE BASHKĖPUNTORĖVE TĖ TIJ

SHPIKĖSI" I ARMIQĖVE DHE ARMIQTĖ REALĖ
  

ANTIFASHISTI PĖRBALLĖ PUSHTUESIT DHE BASHKĖPUNTORĖVE TĖ TIJ

 

Ēben moj Shqiperi, sėrmaja,

gjithe kodra, gjithe maja

te shoi topi dhe murtaja

                                                                                    kėngė popullore

 

 

Vėndi i shqiponjave ėshtė liruar nga Vermahti gjerman pa ndihmėn e ushtrisė sovjetike, ndėrkohė qė Jugosllavia pati nevojė pėr ushtrinė sovjetike pėr t'i dhėnė fund okupacionit gjerman

                                                                                                                        Thomas Shraiber

 

 

        Akuza e dyte: Enver Hoxha gjate Luftes Nacional-ēlirimtare, tradhetoi, interesat e popullit shqiptar, sepse nuk ndoqi, porosite e Ballit Kombetar, per te bere aleancė me pushtuesit, por ndoqi rrugen e luftes se armatosur per ēlirimin e vendit, nga pushtuesit. Kete rruge , teoricienet e sotem te pluralizmit shqiptar, dhe mbeturinat e bashkepuntoreve te fashisteve, e quajne tradheti kombetare, e quajne sllavo-komunizem.  Keto predikime dhe teorizime, zene fill, me intervistat e disa prej krereve te Ballit Kombetar, duke vazhduar me vone me konkluzionet e disa "analisteve", te cilet nga lartesite e viteve 1990-te, filluan te jepnin leksione strategjie dhe taktike, se si duhej vepruar me 1941-shin.  Ish-kreret e Ballit dhe njekohesisht bashkepunetore te fashizmit, ngrene tezen se komunistet shqiptare, u futen ne lufte kunder fashizmit, vetem kur u futen ruset. Le te pranojme per nje ēast llogjiken e tyre dhe le te ecim sipas kesaj llogjike. Fillimisht do tu shtrojme atyre nje pyetje: Mire qe Enver Hoxha u fut ne lufte kur u futen ruset, po ju pse nuk u futet ne lufte kur u futen anglo-amerikanet?. Ne dhjetor 1941, aviacioni japonez, sulmoi dhe shkaterroi bazen e fuqishme te amerikaneve ne Perl-Harber. Pas kesaj Franklin Delano Ruzvelti  shpalli gjendjen e luftes me bllokun fashist. Amerika me Angline  nuk ishin komuniste. Lufta e dyte boterore nuk ishte lufte komuniste, por lufte antifashiste. Perse kreret e Ballit nuk u futen ne lufte kur dhe aleatet e tyre ne bindje te njejta ideologjike, u futen dhe moren pjese ne te, por shetisnin kafeneve te Tiranes, nenshkruanin mareveshje me italianet siē ishte protokolli Dalmaco-Kelcyra. Bashkepunuan hapur me gjermanet duke marre pjese ne qeverine kuislinge dhe ne lufte te hapur kunder partizaneve. Logjika kombetare te thote se ne ate kohe, kauzen e popullit e tradhetuan ato grupacione politike qe pranuan bashkepunimin me pushtuesin. Te gjithe te tjeret monarkiste, komuniste, apo jo komuniste, qe luftuan kunder pushtuesit ishin dhe mbeten ne sherbim te kauzes se popullit. Megjithate "analistet" e Shqiperise se sotme me forcen qe u jep pushteti, dhe jo historia e argumenti, vazhdojne  sipas avazit te tyre.  Ndersa te huajt antikomuniste dhe antifashiste thone te kunderten. Ne vepren e tij, "Fitorja e Hidhur", Rexh Hiberti midis te tjerash thote per Ballin kombetar dhe per Lėvizjen Nc-Ēl, se "Nacionalistet, humben shanset e tyre, plotesisht sepse nuk e ngriten as gishtin kunder gjermaneve, madje, as ne ēastin e fundit, duke i ruajtur forcat, vetem e vetem per veprime kunder partizaneve. Ky ishte nje gjykim i gabueshem, i trishtueshem dhe vdekjeprures nga ana e tyre....  Enver Hoxha, dhe kolegėt e tij, kishin gjithashtu njė damar tė fortė nacionalist, por ata ose tė paktėn Hoxha, asnjėherė nuk e kishin vėnė nė dyshim, se u duhej tė luftonin me armė nė dorė, pėr ēdo gjė qė kėrkonin. (Rexh HIberti "Fitorja e hidhur" faqe....).  Eshte interesante se ne kete kryqezate, ndaj luftės antifashiste,  jane angazhuar dhe nje pjese politikanesh dhe publicistesh, nga Kosova. Ne shkrimet e tyre, krahas sulmeve ndaj Lėvizjes Nc-Ēl,  ata veē te tjerash evidentojne, figura te ndryshme nacionalistesh shqiptare, ne Kosove apo Maqedoni, te cilet gjate luftes se dyte boterore u perpoqen te lidheshin me gjermanet apo italianet, kunder serbeve dhe maqedoneve, per te fituar lirite dhe te drejtat e tyre kombetare. Pavarsisht nga mungesa e largpamėsisė mbi perfitimet  nga kjo aleance, ne thelbin e saj keto veprime kane qene te inspiruara nga nje qellim fisnik. Por e pallogjikeshme, cinike dhe dashakeqe eshte paralelja qe heqin dhe perpiqen te heqin keta politikane, me Ballin Kombetar ne Shqiperi. Neqoftese eshte i drejte pohimi se aleanca me bllokun fashist u shfrytezua nga nje pjese e nacionalisteve shqiptare ne Kosove per te fituar dhe per tju kundervene shovinizmit serbo-malazez, eshte i pasakte historikisht dhe i demshem i njejti pohim dhe per bashkepunimin e Ballit kombetar ne Shqiperi me bllokun fashist. Balli kombetar ne Shqiperi, aleancen me gjermanet dhe italianet, nuk e perdori per te fituar te drejtat kombetare, se ato ju moren popullit shqiptar qysh ne 1939-en. Ne te kunderten e perdori, per te ruajtur pasurine dhe floririn e tyre, per te ruajtur te njejtat raporte sociale dhe ne Shqiperine e pas luftes ashtu siē ishin ne Shqiperine e paraluftes. Ndersa si maske perdoren parullen e "Shqiperise etnike". Te quash sot patriotizem luften per te ruajtur qypat e floririt dhe pasurite, siē bejne disa "analiste" dhe publiciste ish-komuniste apo simpatizante te komunizmit, e pakta do te ishte ta vesh veten ne rolin e sherbetorit qe pret ti hedhin ndonje kocke.  Ne ndihme te tyre sot ne Shqiperi, jane rreshtuar dhe nje pjese e atyre qe luftuan ne luften Nacional- Ēlirimtare, por qe me vone per kundershtimet ndaj vijes politike te ndjekur ne Shqiperi, perfunduan nėper burgje apo internime. Sot njė pjesė prej kėtyre elementėve,  jane vene ne rolin e "prokuroreve" te sė kaluarės dhe te rektifikimit te luftes antifashiste. Neper intervistat qe japin apo shkrimet qe shkruajne, per te fituar besimin e pushtetit te ri, ata pranojne te hedhin balte jo vetem mbi tė kaluarėn dhe Enver Hoxhen por dhe mbi veten e tyre. Me qendrimin qe mbajne sot, elemente te tille te kujtojne Cvajgun qe thoshte se "Talieni dhe Barrasi, tradhetojne jo vetem historine dhe shpirtin e Revolucionit, por dhe veten e tyre. ( Cvajg Jozef Fushe faqe 91) Historia asnjehere nuk behet me "sikure" siē kerkon ta beje sot "regjimenti strategeve te demokracise" shqiptare. Ajo ka ligjet e saj, te cilat duhet te respektohen nga kushdo, pavarsisht nga bindjet politike. Megjithate per pak ēaste ne do te zbatojme vijen e tyre te sjelljes. Dhe do ta bejme historine e kaluar me "sikur". Ēdo te kishte ndodhur sikur "tradhetari Enver Hoxha", te mos kishte luftuar bashke me shoket e tij per ēlirimin e Shqiperise, po te degjonte "patriotet e floririt"? Me kete llogjike, Shqiperia ne prag te luftes se dyte boterore, do te rreshtohej ne anen e te humburve. Ne konferencen e paqes qe u mbajt ne Paris ne 1946-en ajo do te gjykohej si bashkepuntore e fashisteve. Fqinjet e saj qe ishin ne anen e fitimtareve, do te ringjallnin me force enderrat e tyre te vjetra qe quhen "Krahina autonome e vorio-Epirit" dhe "Shkodra kryeqytet i vjeter i Malit te Zi". Perseri me llogjiken e politikaneve te "sikureve". Evropa antifashiste, por gjithsesi indiferente ndaj kombit shqiptar, perballe "Shqiperise kuislinge", do te nxirrte nga sirtari nje plan qe i mbeti pa zbatuar qysh me 1919-en, ne konferencen e Versajes. Planin e hartuar dhe te konsultuar me Esat Pashe Toptanin. Pėr ata qė nuk e dinė historinė, apo e kanė harruar atė, ky plan pėrmbante: Dhenien e Veriut tė Shqipėrisė, serbeve, tė jugut tė Shqipėrisė, grekerve dhe krijimin e principatės shqiptare ne rajonin e Shqipėrisė sė mesme, nė krye tė sė cilės do tė ishte Esat Pashė Toptani. Me llogjikėn e politikanėve tė "sikurit", nėqoftėse nė Kosovė nuk do tė kishte gjetur mbėshtetje lufta antifashiste , atėhere ajo qė sot quhet tragjedi e Kosovės, do tė ishte 100-fish mė e madhe. Kjo nuk ėshtė shpikje e jona. kjo ėshtė llogjika e dokumenteve tė luftės sė Dytė Botėrore. Konferenca e Potsdamit 1945, mori vendimet pėrfundimtare pėr rregullimin e hartės sė Evropės. Figurat ishin po ato tė Konferencės sė jaltės; Ēurēill, Stalin dhe nė vėnd tė Ruzveltit qė kishte vdekur, mori pjesė Trumani. Njė ndėr vendimet e Kėsaj Konference, ishte e drejta qė u jepej shteteve fituese tė Evropės Lindore dhe Qėndrore, pėr deportimin e pakicave kombėtare, qė kishin marrė pjesė aktivisht nė anėn e bllokut fashist. Henri Bogdani, na e jep tė plotė kėtė tabllo. Ja se ēfarė thotė ai: "Nė konferencėn e Potsdamit, u diskutua, pėr mundėsinė e shpėrnguljes sė popullsisė sė njė race tjetėr...Viktimat e kėtyre transferimeve tė popullsisė, u bėnė kryesisht, gjermanėt, hungarezėt dhe polonezėt. Gjermanėt e Prusisė Lindore dhe rajonet e kaluara nėn sovranitetin e Polonisė, u shpėrngulėn nė mėnyrė brutale gjatė dimrit tė 1845-1946, drejt Gjermanisė. Qeveria ēekosllovake, pėrdori mundėsinė qė asaj i ishte ofruar nga Aleatėtdhe qė ndėrkaq ishte konform me programin e Kosicės. Nga muaji maj deri nė gusht 1845, rreth 800-mijė gjermanė, u shpėrngulėn drejt Austrisė, pastaj pas Konferencės sė Potsdamit, 2-milion e gjysėm gjermanė, u erdhi radha pėr shpenguljen e tyre nė kushte tepėr tė vėshtira. U autorizuan tė qėndronin rreth 155-mijė gjermanė antinazistė, ose tė konsideruar tė tillė. Shtetet e tjera danubiane, shpėrngulėn gjithashtu, gjermanėt qė jetonin prej shekujsh nė teritoret e tyre........Sa pėr gjermanėt e Jugosllavisė, fati i tyre ishte sigurisht mė tragjik; nga 450-mijė qė ishin akoma nė Jugosllavi nė 1945, rreth 140 deri nė 260-mijė sipas burimeve u masakruan gjatė transferimit, tė tjerėt, me shumė vėshtirėsi arritėn nė Austri....

.........Tė vetmet minoritete nacionale, qė nuk u prekėn nga transferimet  masive tė popullsisė, ishin shqiptarėt dhe bullgaro-maqedonėt e Jugosllavisė.(Henri Bogdan. Histoire des Pays de l'Est, faqe 391-392).

Ne ndihme te aresyetimit tone, jane dhe mjaft dokumente te anglo-amerikaneve te luftes se dyte boterore.  Gjate luftes se dyte boterore, ekziston dhe nje dokument i hartuar nga nje amerikan, i cili u be objekt studimi dhe shqyrtimi nga zyrat angleze dhe amerikane. Ja ē`thuhet midis te tjerash ne leterkembimin e funksionarit te Forin Ofisit, Boksholl, me kolegun e tij Laskei:(Forin Ofisi ėshtė Ministria e puneve tė jashtme tė Anglisė- shenimi ynė)

"Megjithese rekomandimet e bera nga autori i ketij raporti, nuk jane teresisht paralel, me politiken e percaktuar nga F.O., mendoj se ju do te jeni dakord me shumicen e gjerave, qe thuhen se jane ne nje vije me rekomandimet tona......Qellimi i amerikaneve -nenvizon Boksholli-eshte te ndaje tosket me geget, dhe evntualisht te organizohet nje plebishit, nen mbikqyrjen aleate" (A.I.H. Dokumente angleze. Leter e Bokshollit derguar Laskeit 15-tetor 1944. F.O. 371/43554.P.R.O). Pra as me shume e as me pak, aleatet qysh ne kohe te luftes, benin plane, jo qysh tja bashkonin Kosoven me Shqiperine, po si te ndanin dhe vete Shqiperine. Pėr saktėsinė dhe ekzistencėn e kėtij plani bėn fjalė dhe autori anglez Jon Halliday, nė librin e tij "Shqiptari Dinak". Nė kėtė libėr pėr problemin e mėsipėrm, autori thotė: ".....Akoma mė ogurzezė, ėshtė pėrkrahja e hapur e anglezėve, ndaj njė plani, tė pėrpiluar nga SH.B.A-tė, nė muajin Gusht 1944, pėr ta ndarė Shqipėrinė mė dysh dhe pėr tė pushtuar njė pjesė tė saj.......Plani i amerikanėve thotė: Sazani tė merret nenjėherė, nga Aleatėt dhe sa mė shpejt tė dėrgohen nė Tiranė dhe Durrės, 5000 forca amerikane.....(Jon Halliday. Shqiptari Dinak, faqe 114-115).

        P.K.SH-ja dhe levizja Nacional-ēlirimtare,  nuk e lejuan nje plan te tille. Ata e kuptuan situatėn dhe e rreshtuan Shqipėrinė nė radhėt e koalicionit antifashist. Prandaj me tė drejtė analisti dhe historiani francez, Henri Bogdan thekson se "Ēlirimi i Shqipėrisė, kishte qėnė vetėm vepėr e partizanėve shqiptarė, qė shpesh kishin pėrfituar nga livrimet e armėve dhe materialet e furnizuara nga anglo-amerikanėt....Ishte kjo njė situatė krejtėsisht origjinale nė Evropėn Lindore dhe pasojat do tė ishin tė rėndėsishme pėr evolucionin politik tė mėtejshėm....(Henry Bogdan. Histoire des Pays de l'Est. faqe 403).

      Per te sqaruar me mire njerezit e mashtruar nga propaganda e "patrioteve" te pluralizmit, le te qendrojme me gjate ne nje problem tjeter, qe verteton me shume se ēdo gje tjeter, menēurine dhe atdhetarizmin e drejtuesve tė Luftės Nacional-Ēlirimtare. Siē dihet gjate dhe ne prag te mbarimit te Luftes se Dyte Boterore, nga tre fuqite e medha qe perbenin boshtin antifashist Amerike, Angli dhe Bashkim Sovjetik, u zhvilluan nje sere konferencash per regullimin e Evropes pas perfundimit te luftes. Ne histori keto konferenca njihen me emra te

tille si : Konferenca e Teheranit, Konferenca e Jaltes dhe Konferenca e Potsdamit. Ne keto konferenca, fatet e mjaft shteteve dhe popujve, ishin vetem gure shahu. Ja disa episode nga prapaskena e ketyre konferencave: Qysh ne konferencen e Teheranit, Anglia kerkonte qe Greqia te mbetej ne influencen angleze. Ne 5-Maj 1944, ministri i Jashtem i Anglise Antoni Iden ne takimin qe pati me ambasadorin sovjetik ne Londer Gusev i thote midis te tjerash se  "Na lini dore te lire ne Greqi, qe ne tju leme te lire ne Rumani" (Historia e Luftes se Ftohet. Andre Fonten faqe 244). Pazari u perfundua. Anglise ju la dore e lire ne Greqi. Pasoje e kesaj nuk eshte vetem deshtimi dhe shkaterrimi i levizjes partizane greke te quajtur ELLAS, por rruga qe u ndoq per kete.Ja nje shembull. Ne 3-dhjetor 1944, e majta greke organizoi nje manifestim ne qender te Athines, qe ne histori njihet me emrin "E diela e pergjakeshme". Policia mbreterore e perkrahur nga forcat angleze te komanduara nga gjeneral Skobie, qelloi mbi demostruesit. Gjate 33-diteve u zhvillua nje lufte e pergjakeshme, midis forcave te ELLAS-it dhe forcave mbreterore. Ne fund fituan forcat mbreterore te ndihmuara nga anglezet. Kush kerkon ta perjetoje artistikisht kete masaker, le te lexoje librin "Mehallat e botes" te poetit te madh grek Janis Ricos. Ja dhe origjinali i kesaj prapaskene. Kujtimet e Vinston Ēurēillit. Ne keto kujtime midis te tjerash thuhet per seancat e konferences se Jaltes:

"Regullojme ēeshtjet tona me Ballkanin. Ushtrite tuaja ndodhen ne Rumani dhe ne Bullgari. Ne kemi interesa, misione dhe agjente ne keto vende. Evitojme ndeshjen mes nesh per ēeshtje qe nuk ja vlejne: Persa i perket Britanise se madhe dhe Rusise, ēfare do te thoshit ju per nje dominim 90% ne Greqi per ne dhe 10% per ju dhe per nje barazim 50% me 50% ne Jugosllavi? Gjate perkthimit te fjaleve te mija, une shkruaja mbi nje gjysem flete leter: Rumania: Rusia 90%, te tjeret 10%. Greqia: Britania e madhe ne akord me Ameriken 90%, Rusia 10%. Jugosllavia 50% me 50%. Hungaria: 50% me 50%. Bullgaria: 75% per Rusine dhe 25% per te tjeret. Une e shtyva letren para Stalinit, nderkaq qe perkthimi ishte bere. Pati nje ndalese te vogel. Pastaj mori kalemin e tij blu dhe hoqi nje vije te trashe ne shenje aprovimi. ......(Ēurēill Kujtime Vellimi i pare faqe 235).

Tablloja e mesipėrme, natyrisht ėshtė e shkurtėr. Megjithatė, ajo flet qartė. Ajo tregon se sa largepames dhe tė  matur, u treguan udhėheqėsit e Luftės Nc-Ēlirimtare gjate Luftes se dyte boterore. Perballe ketyre prapaskenave te konferencave te te medhenjeve, te cilat, ne ate kohe ata nuk i dinin dhe nuk mund ti dinin, me zgjuaresi dhe menēuri politikani dhe trimeri atdhetari, ata ndoqen rrugen me te sakte dhe me te drejte. Vetem me forcen e armeve dhe te luftes, vetem me forcen e fitimtarit, mund  ti siguronin Shqiperise lirine dhe pavarsine, e cila ne planet e te huajve ishte lene si plaēke tregu.

       Te gjitha ato qe thuhen per tradhetine e Partisė Komuniste Shqiptare dhe tė Enver Hoxhes, kane tjeter qellim. Nuk eshte fjala thjesht tek Enver Hoxha dhe Lufta NC-ĒL. Problemi eshte me kompleks dhe me tragjik. Sot kombi shqiptar ndodhet ne nje pozite dramatike. Atij i duhet te zgjedhe rrugen per te fituar te drejtat kombetare. Qeveritaret dhe partiaket qe ka sot, jane te pazote te ndjekin rrugen e vetme te shpetimit nga coptimi; rezistencen aktive. Prandaj duhet etiketuar si tradhetar Enver Hoxha, qe bashke me te te hidhet poshte dhe vija e tij e fitores mbi pushtuesin. Jo rastesisht ata qe etiketojne tradhetarin nuk ngurojne te botojne dhe te ribotojne dekalogun e Ballit Kombetar, nuk eshte rastesi qe ata sot kane zgjedhur si rruge te zgjidhjes se ēeshtjes kombetare, rrugen e Ballit kombetar. Vete te rrine dhe te tjeret tua sjellin lirine ne pjate. Balli kombetar deshtoi ne rrugen qe ndoqi 50-vjet me pare. Deshtimi i tij e shpetoi Shqiperine nga fshirja ne harten e botes. Po sot? Nuk dihet. Deri tani vija e kafeneve dhe monedhave te floririt i jep tonin jetes politike te kombit shqiptar.

 

NACIONALISTI I VESHUR ME KOSTUMIN E KOMUNISTIT

 

Ku je nisur dhe do vesh             Po ti car dhe mbretėr spyete

Kėtė vjeshtė, shoku Enver         Spyete, pėr topat hatą

Rruga pėr Moskė ėshtė e keqe  Shtyve portėn e mesjetės

Bie shi, ngrica tė ther                Hyre brėnda nė kala

 

                                                                                                        Kenge popullore

 

 

       Hoxha ishte para se gjithash nje nacionalist shqiptar

                                                                             Jon Halliday

 

 

     Shqipėria ėshtė i vetmi vėnd i Evropės Lindore ku ndjenja nacionale ėshte shprehur nėpėrmjet stalinizmit

                                                                                   Zhan Bertolino

 

 

      Se treti:    Sipas "analisteve te sotem", ai ja shiti pavarsine e vendit, komunizmit. Kjo eshte llogjika e tyre. Po argumentet e tyre cilat jane? Ata nuk japin argumente. Ata jane te bindur se keshtu eshte. Si shembull global te marrin Shqiperine e sotme te shkaterruar dhe te thone :"Ja Shqiperia e Enver Hoxhes". Shqiperia e sotme, lypese dhe e shkaterruar, nuk eshte Shqiperia e tij. Kush e beri te tille me nje skenar te perpunuar, do flasim me gjate ne nje kapitull tjeter. Tani do te mjaftohemi te themi se Shqiperia e Enver Hoxhes, i ngjante ne menyre figurative nje njeriu qe vertet nuk ka shume pasuri, qe vertete nuk ka shume rroba, por ato qe i ka, i ka te pastra dhe eshte shume dinjitoz ne karakterin e tij. Ndersa per ēeshtjen qe po trajtojme do te perdorim vetem argumentet. Eshte e vertete se Enver Hoxha besonte ne komunizem, eshte e vertete se ai luftoi per ta mbrojtur komunizmin si doktrine. Megjithate kjo nuk ishte ndonje herezi dhe nuk eshte baraz me tradheti. "Patrioteve", tane do tu kujtojme se dhe Romen Rolani, Bertold Brehti, Anatol Fransi, Frederik Zholio Kyri, Iv Montani, Federiko Garcia Lorka, Pablo Neruda, Pol Elyari etj etj figura te shquara te artit dhe kultures boterore, kane besuar ne komunizem. Eshte e vertete se ai kete doktrine dhe ideologji e zbatoi ne praktiken e Shqiperise. Eshte perseri e vertete, se pas viteve 1965-ne zbatimin e kesaj teorie u vune re gabime te medha qe renduan nivelin e jeteses se popullit shqiptar. Eshte perseri e vertete se ne zbatimin ne praktike, ndaj mjaft njerezve, u vune re shkelje te medha te lirive dhe te drejtave te njeriut. Eshte perseri e vertete se ketu pergjegjesine e ka dhe e mban me shume Enver Hoxha se ai ishte udheheqesi kryesor i Shqiperise. Dhe eshte nje gje normale qe vepren e Enver Hoxhes ne keto ēeshtje tja nenshtrosh kritikes per te bere me shume se ai. Por eshte anormale, qe duke u nisur nga gabimet qe u vune re ne zbatimin e Socializmit ne Shqiperi, apriori te nxjerresh konkluzione se Enver Hoxha gjate kohes qe ishte ne pushtet, nuk punoi per te mbrojtur interesat e popullit dhe te vendit qe udhehiqte. Me kete, pohim, tregon ose naivitetin per te mos kuptuar Enverizmin si komunizem dhe Enverizmin si shqiptarizem, ose thjesht urrejtje. Le ti referohemi historise.

  Enver Hoxha  besonte ne komunizem. Por komunizmi i Enver Hoxhes ishte komunizem deri sa atij nuk i kercenohej liria dhe pavarsia e vendit. Perballe ketij rreziku, ai pushonte se qeni komunist. Vendin e tij e zinte nacionalisti dhe atdhetari. Ja disa fakte.

             Ne vitin 1947-jugosllavet duke pandehur se me ane te Koēi Xoxes dhe te tjereve e kishin ne dore Shqiperine, bene propozimin per te sjelle ne Shqiperi, dy divizione jugosllave. Propozimin e solli gjenerali Kupreshanin.  Nen pretekstin e gjoja nje kercenimi te Shqiperise nga Jugu, nga monarkofashistet greke, te pushtohej Shqiperia dhe ushtarakisht nga Jugosllavet. Duan apo nuk duan sot nje pjese e shqiptareve, vetem trimeria, shkathtesia dhe zgjuarsia e Enver Hoxhes e shpetoi vendin nga nje tragjedi shume e madhe. Kjo ngjarje dhe ky qėndrim, kanė gjetur vėnd dhe nė literaturėn perėndimore. "Disa udhėheqės shqiptarė, ishin tė bindur se Titoja, donte ta bėnte Shqipėrinė republikė tė 7-tė tė Jugosllavisė. Udhėheqja e Partisė Komuniste shqiptare, vazhdoi mardhėniet e ngushta me Jugosllavinė gjer nė momentin kur nė fillim tė vitit 1948, Titoja, deshi tė vendoste nėn komandėn jugosllave, forcat e armatosura shqiptare dhe tė staciononte nė Shqipėri trupat e tij, pėr ta mbrojtur atė nga kėrcėnimet e monarko-fashistėve grekė. Enver Hoxha megjithė egzistencėn nė gjirin e Partisė tė njė fraksioni tė rėndėsishėm projugosllav, vendosi tė reagojė". (Histoire des Pays de l'Est, faqe 433). Njė nga udheheqėsit mė tė lartė tė Jugosllavisė se pasluftės. Millovan Gjilasi, pas 50 vjetėsh deklaron hapur se "Unė edhe sot mendoj se potezi jugosllav, pėr dėrgimin e divizioneve nė Shqipėri ishte gabim i madh, i cili ka mundur tė nxitė dyshimin tek shqiptarėt nė qėllimet e Jugosllavisė. Nė instancė tė fundit qėllime tė tilla kanė ekzistuar, qė Shqipėria t'i bashkohet Jugosllavisė, por me kushtet qė ne t'i diktonim. Eshtė me rėndėsi tė themi, se Shqipėria nuk u dorėzua, as para se tė ndėrhynin sovjetikėt.." (Millovan Gjilas, intervistė dhėnė "Zėrit", 9-10 Shkurt 1991).

           Ne vitin 1960-te, nga shumica e shqiptareve dihet mire se Shqipėria, u prish me superfuqine e atehereshme te botes, Bashkimin Sovjetik. Sot kur flasin per kete ēeshtje "analistet" shqiptare, e trajtojne ate ne kuadrin e manise se Enver Hoxhes per te mbrojtur komunizmin, pra thjesht si lufte ideologjike.  A kishte ne kete polemike dhe prishje, elemente te komunizmit. Padiskutim. Por ato nuk ishin shkaku kryesor. Ato ishin fasada. Historia dhe faktet, tregojne qarte se vetem per hir te devijimit nga komunizmi, Enver Hoxha, nuk kishte per tu prishur me ruset. Ne vazhdimin e miqesise me Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxha kishte filluar te shikonte nje rrezik te madh per lirine dhe pavarsine e Shqiperise. Jane dy fakte qe na japin te drejte ta bejme nje pohim te tille. Ne vitin 1955-Nikita Hrushovi filloi rehabilitimin e klikes se Titos dhe titizmit, duke shkuar vete ne Jugosllavi dhe duke i kerkuar falje atij per gabimet qe ishin bere ndaj tij. Njekohesisht, ai kerkoi dhe nga te gjithe vendet e tjera te Kampit te atehershem socialist, te benin nje gje te tille, duke e shoqeruar kete me rehabilitimin e te gjithe atyre personave qe deri me perpara ishin denuar si agjentura te Titos. Ne kete veprim te Hrushovit, Enver Hoxha nuk pa rrezikun per veten e tij, por rrezikun per Shqiperine. Ai e dinte mire se ēfare planesh per gllaberimin e Shqiperise kishte ndermare titizmi. "Enver Hoxha-pohon Henri Bogdani- nuk kishte harruar synimet imperialiste tė Titos mbi Shqipėrinė" (Histoire des Pays de l'Est faqe 454).  Ndėrsa Zhan Bertolino thekson se "P.P.Sh-ja, refuzonte tė rehabilitonte Titon. Kjo do tė kishte si pasojė dėshirėn e shprehur nga Moska: rehabilitimin e Koēi Xoxes. Kjo do tė thoshte gjithashtu se lufta kundėr ndėrhyrjes jugosllave si dhe lufta e zhvilluar pėr afirmimin e sovranitetit nacional tė Shqipėrisė kishin qėnė gabime politike" (Jean Bertolino. Albanie: La sentinelle de Staline, faqe 230). Ne kohen e luftes Nacional-ēlirimtare, duke besuar me sinqeritet dhe naivitet ne parimet e komunizmit, ai i dha besen, "vellezerve", jugosllave, sepse dhe ata i premtuan se nuk ishin si te paret, po te mire dhe do ta zgjidhnin pas luftes njehere e mire ēeshtjen kombetare. Koha provoi se ata u treguan te pabese. Jo vetem qe nuk paten ndermend te bashkonin Kosoven me Shqiperine, por donin te gllaberonin dhe Shqiperine. Ne keto kushte, tek Enver Hoxha si shqiptar qe ishte, veproi institucioni i bese-prerjes. Ata, per ate u shndrruan vetem si armiq dhe shkuar armiqve. Te tille mbeten gjate gjithe jetes se tij. Prandaj ai kurre nuk mund te pranonte te lidhte perseri dashuri me titistet, megjithe predikimet e Hrushovit. Andre Fonteni, nė librin e tij Historia e Luftės sė Ftohtė, vėllimi i dytė, e sqaron mė qartė arėsyet reale tė qėndrimit tė Enver Hoxhės dhe shokėve tė tij. Ai thotė se: "Tito, kurrė nuk e kishte injoruar qė rruga e pajtimit tė plotė tė tij me Hrushovin, kalonte nėpėrmes likuidimit tė kundėrshtarėve tė tij shqiptarė. Kėtė dhuratė(Domethėnė, likuidimin e udhėheqėsve shqiptarė-shėnimi ynė), Nikita Hrushovi, ishte i predispozuar tja bėnte mareshallit jugosllav dhe pėr tė arritur qėllimin e tij kishte vėnė nė pėrdorim duke pritur realizimin e njė puēi ushtarak, mjetet e presionit ekonomik" (Andre Fonten Histoire de la guerre froide vėllimi i dytė faqe 395). Ndėrsa Fransua Fejto thotė: "ata, shqiptarėt, kishin plotėsisht tė drejtė tė trėmbeshin se mos vėndi i tyre, nė kuadrin e

bashkėekzistencės paqėsore, pėrdorej si monedhė shkėmbimi pėr njė afrim tė Bashkimit sovjetik me Jugosllavinė dhe Greqinė" (Fransua Fejto. Historia e vėndeve tė demokracive Popullore faqe 167). Fakti i dyte. Qysh pas krijimit te "Traktatit te Varshaves", ne Shqiperi u krijua baza e fuqishme ushtarako-detare e Vlores, e cila ishte nje baze e perbashket. Ne kushtet e lidhjes se Hrushovit me Titon, per Enver Hoxhen, u be plotesisht e qarte se vazhdimi i metejshem, i miqesise me Bashkimin Sovjetik, do te kishte vetem rreziqe te medha per lirine dhe pavarsine e Shqiperise. Ne keto kushte, per te mbrojtur kete liri dhe pavarsi te fituar me gjak dhe sakrifica te shumta, ai zgjodhi rrugen e shqiptarizmit. Vendosi te prishej me superfuqine nga e cila trembeshin shtete shume te medhenj.

      Mė mirė se "analistėt" shqiptarė, kėtė e thonė tė huajt. "Kurrė ndonjėherė mė pėrpara, udhėheqja sovjetike, nuk ishte sulmuar nė shtėpinė e saj me kaq zhurmė dhe furi....Por e vėrteta, skandali mė i madh ishte kur ai(Enver Hoxha-shėnimi ynė), filloi tė fliste pėr marėdhėniet sovjeto-shqiptare.....qė ruset nuk pranuan ti livronin Shqipėrisė, 10-mijė ton grurė, meqė ajo ishte prekur nga njė thatėsirė e jashtėzakonshme" (Fejto po aty faqe 167).

      Kane kaluar, qysh nga momenti qe po shkruajme, rreth 36-vjet nga mbledhja e 81-Partive komuniste dhe punetore ne Moske. Ne kete mbledhje Enver Hoxha mbajti nje fjalim. Do tu japim lexuesve disa fragmente nga ky fjalim, per te gjykuar vete mbi domethenien e fjaleve. : "Ne i dhame pergjigjen Sofokli Venizellosit, shoku Hrushov me ane te shtypit dhe besoj se ke marre dijeni. Ne nuk jemi ne kundershtim te beni politike me Sofokli Venizellosin, por me kufijte dhe te drejtat tona duhet te mos beni politike, pse as kemi lejuar dhe as do te lejojme.............Shoku Hrushov e di se kufijte e Shqiperise jane te paprekshem dhe te shenjte; kush i prek ata eshte agresor. Populli shqiptar do te derdhe, gjak po tia preke kush kufinjte. Shoku Hrushov gaboi rende kur i tha Venizellosit se ai pa ne Korēe greke dhe Shqiptare qe punonin si vellezer. Ne Korēe nuk ka fije minoriteti grek, por ka lakmi shekullore te grekerve per krahinen e Korēes si per gjithe Shqiperine.

..............Ne komunistet shqiptare nuk do te quheshim te tille, neqoftese nuk do te mbronim me konseguence dhe me vendosmeri, lirine e atdheut te shtrenjte nga komplotet dhe sulmet diversioniste te klikes se Titos te cilat synojne invadimin e Shqiperise.......A mundet dhe a eshte e lejueshme qe ne komunistet shqiptare ta leme vendin tone te behet gjahu i Titos, i amerikaneve, i grekerve apo i italianeve? Jo kurre!!....Jugosllavet na akuzojne se gjoja jemi "shoviniste dhe nderhyjme ne punet e brendeshme dhe kerkojme rektifikimin e kufijve"

....Ajo qe ne kerkojme dhe do te kerkojme vazhdimisht nga titistet dhe per te cilen do ti demaskojme ata deri ne fund, eshte te heqin dore nga krimi i gjenocidit kunder popullsise shqiptare te Kosoves, te heqin dore nga terrori i bardhe kunder shqiptareve te kosoves, te heqin dore nga debimi i shqiptareve nga tokat e tyre dhe dergimi ne mase i tyre ne Turqi, ne kerkojme qe popullsise shqiptare ne Jugosllavi, ti njihen te drejtat ne baze te Kushtetutes se Republikes Popullore te Jugosllavise. Shoviniste eshte kjo kerkese apo marksiste?

.....Ju e konsideroni Shqiperine si plaēke tregu, qe mund te fitohet apo te humbitet nga njeri apo nga tjetri. Ka qene nje kohe qe Shqiperia, konsiderohej si plaēke tregu, kur te tjeret mendonin se varej nga ata nese Shqiperia do te ekzistonte apo jo.

.......Rankoviēi deshiron qe ne ti bejme kufinjte han me dy porta, ku te hyjne dhe te dalin pa vize agjente dhe arme jugosllave, italiane dhe greke, per te na sjelle kulturen e tyre te thikes ne dhembe, per te realizuar Titoja enderren e vjeter qe Shqiperia te behet republike e shtate e Jugosllavise, ose borgjezia reaksionare italiane te vere ne zbatim per here te trete qellimet e saj grabitqare kunder Shqiperise, ose monarkofashistet greke te realizojne enderren e tyre te ēmendur per grabitjen e Shqiperise se jugut. Por ne si kemi lejuar dhe nuk do ti lejojme kurre keta, prandaj jemi "luftenxites". .............Natyrisht ne jemi kunder nje bashkeekzistence te tille, per hir te se ciles ne shqiptaret, duhet ti bejme konēesione teritoriale dhe politike Sofokli Venizellosit. Jo ato kohėra kur tokat e Shqipėrisė bėheshin monedhė tregu, kanė vdekur pėrgjithėmonė.

.............Eshte hapur fjala se shqiptaret jane gjaknxehte. E perse jemi gjaknxehte? Gjaknxehtesi eshte te mbrosh atdheun dhe popullin tend nga revizionistet jugosllave monarkofashistet greke dhe neofashistet italiane qe kane me se 16-vjet qe po na provokojne ne kufi? Nese ne quhemi gjaknxehte pse mbrojme interesat jetike te popullit tone, kete ne nuk e pranojme. Haram qumėshti i nėnės, haram buka qė na ushqen partia dhe populli, nėqoftėse nuk mbrojmė interesat e popullit tonė.......(Nga fjalimi i Enver Hoxhes ne mbledhjen e Moskes ne Nendor 1960. Vellimi Gjithmone vigjilence vellimi i pare faqe 644, 665, 673, 689, 690, 691, 692). Pėr kėto pohime dhe tė tjera si kėto, shumė udhėheqės partish, pjesmarrės nė mbledhje, reaguan me egėrsi. Dolores Ibaruri, e "cilėsoi ndėrhyrjen e Hoxhės si provokacion tė papranueshėm nė gojėn e njė militanti proletar". Ndėrsa Luixhi Longo e cilėsoi atė si "fraza dhe fjalė qė nuk mund ti drejtohen veēse armikut tė klasės" (Histoire des Pays de l'Est, Faqe 396).

          Pohimet e mesiperme te Enver Hoxhes, politikanet dhe analistet e sotem shqiptare te se majtes, se djathtes apo te qendres, i quajne komunizem. Puna e tyre. Por kemi te drejte tu shtrojme atyre nje pyetje? Kush quhet atehere shqiptarizem? Po ate qe nuk pranojne ta thone politikanėt shqiptarė,  e thonė tė huajt antikomunistė. Jon Halliday, ne librin e tij "Shqiptari dinak", midis te tjerash thote: "Ne kete rast, Hoxha me te vertete, arriti, qe t'i bente vend vehtes dhe Shqiperise ne harten e botes. Gazetat e te gjithe botes, shkruajten me germa te medha, per denoncimin qe ai i beri Hrushovit, madje dhe armiqte e tij te eger, e pranojne se Hoxha u tregua burre i zoti dhe trim"(Shqiptari Dinak, faqe 197).

Ja dhe njė dokument tjetėr: Enciklopedia franceze me titull: "Kronikė e shekullit tė njėzetė". Pėr mbledhjen e Moskės, nė kėtė enciklopedi, thuhet: "Lideri shqiptar, Enver Hoxha, del nė mėnyrė spektakulare nga konferenca botėrore e Partive Komuniste" (Chronique du 20-siecle, faqe 918)

Ndėrsa Henri Bogdan pėr kėtė ēėshtje thotė se "Nėqoftėse tė gjitha demokracitė popullore europiane kanė ndjekur orientimet e Moskės, tė nesėrmen e krizės sė 1956-ės, Shqipėria ėshtė treguar qė nė fillim e rezervuar.....Shqipėria rifilloi sulmet e saj ndaj Jugosllavisė.. Gjatė viteve 1960, mardhėniet midis Moskės dhe Tiranės, u ashpėrsuan papritur. Shqiptarėt shumėfishuan atėhere sulmet e tyre kundėr "revizionistėve jugosllavė", po pėrmes tyre dihej mirė qė ata synonin Nikita Hrushovin. Ata shumėfishuan mospajtimet nė emėr tė pavarsisė se tyre nacionale ndaj ideve tė ndarjes ndėrkombėtare tė punės qė kish filluar tė propagandonte Moska" (Histoire des Pays de l'Est faqe 475).

        Ne vitin 1968-forcat e "Traktatit te Varshaves", brenda nates sulmuan dhe pushtuan Ēekosllovakine. Shqiperia ne ate kohe de jure, ishte akoma anetare e ketij traktati. De fakto, ajo kishte dale nga ky traktat qysh ne vitin 1960. Agresioni kunder Ēekosllovakise u justifikua dhe u mbeshtet para opinionit boteror, me ane te teorise se sovranitetit te kufizuar te shpikur nga Brezhnjevi dhe te detyrueshme per tu zbatuar nga ēdo vend anetar i ketij traktati. Ne keto kushte, perballe kercenimit qe i kanosej lirise dhe pavarsise se Shqiperise, udhėheqja shqiptare, mori nje vendim teper te drejte, por dhe shume te guximshem per kohen.  Kuvendi Popullor i Shqiperise e denoncoi kete si nje traktat agresiv duke marre vendim ligjor per daljen e Shqiperise nga ai. Sot shumė politikanė dhe qeveritarė tė Shqipėrisė, duke filluar qė nga Sali Berisha, thonė para politikanėve tė ndryshėm tė Evropės se Shqipėria duhet tė ketė pėrparėsi nė N.A.T.O., sepse ajo ishte e para qė denoncoi Traktatin e Varshavės.  Kjo ėshtė njė e vėrtetė historike. Por nuk thonė se kush ishte ai qė e dha urdhėrin pėr tė dalė nga ky traktat.  Megjithatė, edhe kėtė e thonė tė huajt. Pėrsėri, nė enciklopedinė franceze: "Kronikė e shekullit tė njėzetė" thuhet: "Shqipėria e Enver Hoxhės, merr vendim tė dalė nga Traktati i Varshavės". (Chronique du 20-siecle, faqe 1037). Ndėrsa njė autor tjetėr, Fransua Fejto, pėr kėtė ngjarje nė librin e tij "Historia e demokracive popullore", jep kėtė spiegim: "Ministri i jashtėm Andrei Gromiko, duke mbrojtur kėtė intervencion pėrpara Kombeve tė Bashkuara, e cilėsoi aksionin si masė, vetėmbrojtėse, kundėr synimeve tė imperializimt. Kjo do tė thoshte se Pakti i Varshavės, ishte i barabartė me njė instrument vetėmbrojtės tė Bashkimit Sovjetik, qė vendosej mbi ligjet ndėrkombėtare dhe Kartėn e Kombeve tė Bashkuara. Pozicion arbitrar qė rriste kėrcėnimin ndaj tė gjitha vėndeve fqinje dhe veēanėrisht tė vėndeve socialiste. Prandaj ajo pati si reaksion, veē tė tjerash, tėrheqjen e Shqipėrisė, nga Pakti i Varshavės me anė tė ligjit tė aprovuar nga Kuvėndi Popullor, nė Tiranė, nė 12-Shtator 1968...( Fransua Fejto. Historia e demokracive Popullore faqe 361)

        Kush ishte Traktati i Varshavės nė atė periudhė? Le tu referohemi shifrave. Pas pushtimit tė Ēekosllovakisė, ky traktat agresiv kishte nė gjirin e tij njė forcė nga e cila trėmbej gjithė bota. Nė gjirin e tij ishin gati pėr luftė 202-divizione me 2-milion e 815-mijė ushtarė. 2-mijė e 324-anije luftarake. Si dhe 12-mijė e 850-avionė luftarakė. Pėrballė kėtij grupimi gjigand ushtarak, qėndronte N.A.T.O-ja me 2-milion e 188-mijė ushtarė. Me 1-mijė e 837-anije luftarake. Me 4-mijė e 305-avionė luftarakė. (Times gusht 1969). Megjithatė udhėheqja e Shqipėrisė, me zgjuarsi dhe trimėri, arriti tė manovrojė mes kėtyre dy blloqeve dhe tė ruante pavarsinė dhe dinjtetin e Shqipėrisė.

       Ne vitin 1978-kinezet, nderprene mardheniet ekonomike me Shqiperine si pasoje e sulmeve dhe demaskimit qe u beri  Partia e Punes. Dhe kete ngjarje, sot perpiqen ta trajtojne si megallomani te Enver Hoxhes, per tu shndrruar ne qendren e revolucionit boteror. Perseri, askush nuk kerkon te depertoje, tej fasades. Kontradikta ideologjike midis Partise se Punes dhe Partise Komuniste te Kines, natyrisht qe kishte. Por nuk ishin keto kontradikta qe ēuan ne ate ashpersim te mardhenieve. Perkundrazi ne ashpersimin e mardhenieve, ndikoi dhe pati rolin kryesor, perpjekjet qe bene kinezet ne fillimet e vitit 1975, per te sheshuar mardheniet e Shqiperise me Jugosllavine. Ne interes te qellimeve te tyre, kinezet i propozuan Shqiperise qe gjoja per tu mbrojtur nga nje sulm i mundeshem i sovjetikeve, te nenshkruante nje traktat mbrojtje, miqesie dhe bashkepunimi me Jugosllavine dhe Rumanine. Nje propozim i tille u hodh poshte nga Enver Hoxha, duke u konsideruar me pasoja shume te rreziksheme per pavarsine e Shqiperise dhe per mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve ne ish-Jugosllavi. Ja ēthote ai per kete ēeshtje qysh ne fillim te viteve 70-te. "Ēu-En Lai i perseriti Adilit planin e vete djallezor: "Bashkohuni ngushte me vendet e tjera te Ballkanit, pavarsisht nga mosemareveshjet qe keni". Armik i ndyre, pseudomarksist i poshter!! Ne as gjunjezohemi, as trembemi, as pa buke nuk do te mbetemi, por do te rrojme me nder te lire, te pavarur dhe sovrane si marksiste-leniniste, si komuniste shqiptare, si bij te ketij populli te lavdishem dhe heroik, qe nuk eshte perkulur ne shekuj...(Shenime per Kinen. Vellimi i dyte faqe 125). Analistė tė huaj antikomunistė, kanė vėnė nė dukje, shkakun kryesor tė prishjes sė  Partisė sė Punės nga Kina, megjithėse, nuk janė dakord me vijėn dhe doktrinėn e tij. "Lidhjet e tij tė fundit me Kinėn, u shkėputėn mė 1978-ėn, kur Mao-Ce-Duni, u bė mik me mareshal Titon, me njeriun, pėr tė cilin Hoxha, besonte me tė drejtė, se dėshironte ta shndronte Shqipėrinė nė njė republikė tė shtatė tė Jugosllavisė". (The European 15-Tetor 1994). Drejtesia e ketij qendrimi kombetar , u duk me qarte me rastin e vizites se Hua Kuo Fenit-ish kryetar i Partise Komuniste te Kines, ne Jugosllavi. Ne kete periudhe ne shkrimin e tij me titull "Politika luftenxitese kineze dhe vizita e Hua Kuo Fenit ne Ballkan", botuar ne "Zeri I Popullit", date 3-Shtator 1978, midis te tjerash Enver Hoxha thekson se kinezi " ka ardhur ne Ballkan, me te njejtat qellime, siē kane ardhur  Hrushovi, Brezhnjevi, Niksoni dhe te tjere para tij............Ai nuk mungoi te marre si shembull, politiken e barazise nacionale, qe ndjek Lidhja Komuniste e Jugosllavise. E ēuditeshme kjo llogjike e kinezeve. Mao Ce Duni i gjente te padrejta, regullimet pas luftes se dyte boterore dhe propozonte te rregulloheshin ato, ndersa Hua Kuo Feni, i konsideron si te bazuara, vendimet e padrejta, te konferences se ambasadoreve te fuqive te medha mbi Ballkanin....."

            Arsyeja reale e prishjes me Kinėn, ka gjetur pasqyrim nė literaturėn politike perėndimore, qysh mė herėt. Nė librin e tij historiani francez Henri Bogdan e trajton gjėrėsisht kėtė ngjarje. : "Shqetėsimi u rrit kur nė Shtator 1977, Tito, kundėrshtari i njohur i Partisė

Komuniste Shqiptare, ndėrmori njė turne tė gjatė ...nė Kinė dhe Korenė e Veriut......................................Udhėtimi i Hua Kuo Fenit nė Jugosllavi, nė Gusht 1978, njė muaj pas prishjes sė Kinės me Shqipėrinė, nuk bėri asgjė pėr ta lėvizur Enver Hoxhėn nga pozicionet e tij. Pėr shqiptarėt, kinezėt si dhe sovjetikėt, nuk ishin veēse revizionistė. Po nė kėtė ndeshje, ėshtė pėrsėri Titoja, qė ishte objekt i sulmeve mė tė egra tė shqiptarėve".

    Nė romanin e tij "Koncert nė fund tė dimrit", Kadareja i trajton hollėsisht  kėto ngjarje. Ajo qė evidentohet qartė dhe hapur nė veprėn e tij, nuk ėshtė komunizmi, ideologjia, por dinjiteti dhe krenaria kombėtare e shqiptarėve tė udhehequr nga Enver Hoxha. Ja disa pasazhe nga vepra e Kadaresė, nga monolgu i Mao-Ce-Dunit: "Ky shtet (Eshte fjala pėr Shqipėrinė), jo vetėm s'mė bindet, por kėrkon tė mė imponojė vullnetin e tij. Ky vėnd meriton njė ndėshkim. Dhe unė do t'ja jap........................E dinte qė Shqipėria do tė hidhte shqelma pėr njė kohė tė gjatė, por qė puna tė arrinte saqė ajo t'i jepte urdhėra atij, kjo as mund tė merrej me mėnd.........Pra kishte ndodhur diēka qė po ta merrte vesh populli kinez, do tė rrėzohej pėrdhe nga turpi. Mao-Ce-Duni, e ndjente, se po zėmėrohej mė parė se ēe mendonte. Do tė bėj hatanė tha ai me vehte. Do t'i jap Shqipėrisė njė mėsim, qė tė dridhet njėmijė vjet mė vonė kur ta kujtojė.........Pėr ēdo fabrikė apo uzinė, do tė kėrkoj njė fli. Pėr ēdo oxhak, pėr ēdo turbinė, pėr ēdo kredi. Jepni pėr secilėn prej tyre diēka. Jepni krenarinė tuaj tė padurueshme.....(Ismail Kadare. Koncert nė fund tė dimrit. faqe.....).

  Por Shqipėria qėndroi. Ajo nuk e dha krenarinė e saj, nuk u kinezifikua, por mbeti shqiptare. E varfėr por me dinjitet.

 

 

Stalinizmi i Enver Hoxhės- Fasada dhe realiteti

 

 

        Nė shumė vepra, tė analistėve tė huaj, veēanėrisht atyre perėndimore, kur ėshtė analizuar periudha e drejtimit tė Shqipėrisė nga Enver Hoxha, midis tė tjerash ėshtė vėnė theksi se ai ishte stalinisti i fundit dhe se gjatė tėrė jetės sė tij si e glorifikoi Stalinin dhe stalinizmin. Megjithatė, nė kėto vepra jepen gjykime tė pjesshme dhe pėr arsyet qė e shtynė atė tė kapet pas stalinizmit, apo se ēfarė vėndi nė tė vėrtetė zinte Stalini dhe stalinizmi nė gjithė veprimtarinė e tij dhe tė shtetit qė ai udhėhoqi pėr 40-vjet rrjesht.. Ndėrsa nė literaturėn politike dhe propagandistike shqiptare tė periudhės sė pluralizmit, vihet re njė dukuri tjetėr. Nė kėtė veprimtari politike dhe propagandistike, mungon plotėsisht analiza, qoftė e sipėrfaqshme apo e cunguar. Tonet e kėsaj politike dhe propagande janė plotėsisht tė zeza, prandaj ato nuk kanė nevojė pėr analizė. Megjithatė, bėhet fjalė pėr njė histori 50-vjeēare. Si e tillė ajo ka nevojė pėr analizė, pėr ēdo problem dhe dukuri tė saj. Propaganda dhe politika, nuk e kanė zėvėndėsuar dhe nuk mund ta zėvėndėsojnė dot analizėn shkencore tė spiegimeve tė periudhave tė ndryshme tė historisė. Nė analizėn e stalinizmit tė Enver Hoxhės, ėshtė e nevojshme tė dallojmė fasadėn nga realiteti, kushtet historike tė cilat i bėnė tė mundur dhe tė domosdoshme atij tė kapej pas stalinizmit, ndėrvartėsinė e stalinizmit me nacionalizmin e Enver Hoxhės, ndikimin e stalinizmit nė jetėn sociale dhe politike tė Shqipėrisė etj. Kėto probleme do tė na ndihmojnė tė kuptojmė mė mirė se ēfarė ishte nė tė vėrtetė stalinizmi shqiptar: rrymė ideologjike qė kishte neutralizuar kombin shqiptar, apo rryma ideologjike ishte mbulesa mė e mirė pėr konsolidimin e nacionalizmit shqiptar, pėr ruajtjen e pavarsisė dhe sovranitetit tė Shqipėrisė?

Problemi i parė qė ka nevojė tė shtrohet dhe tė sqarohet ėshtė: Kur Enver Hoxha u kap fort pas stalinizmit, nė cilėn etapė tė zhvillimit tė lėvizjes komuniste ndėrkombėtare dhe tė mardhėnieve midis shteteve socialiste, pėrse e bėri kėtė, pėr tė ruajtur pushtetin e tij apo pėr tė ruajtur pavarsinė e Shqipėrisė ? Analiza dhe sqarimi i kėsaj pyetje, tė cilės i janė shmangur tė gjithė, do tė na ndimojė qė analizėn e stalinizmit tė Enver Hoxhės ta bėjmė sa mė objektive dhe sa mė tė spiegueshme historikisht . Le tė bėjmė njė kronologji tė shkurtėr pėr tu kthyer historikisht nė kohė. Me mėndjen dhe gjykimin e sotėm, nė kushtet e sotme historike tė brėndėshtme dhe ndėrkombėtare, asnjėherė nuk mund tė analizohet e as historia e shkuar dhe as pjesė tė veēanta tė saj. Enver Hoxha u takua pėr herė tė parė me Stalinin nė vitin 1947, kur mardhėniet e Shqipėrisė me Jugosllavinė e Titos ishin tė acaruara, si pasojė e synimeve ekspansioniste tė kėsaj tė fundit pėr ta bėrė Shqipėrinė republikėn e shtatė tė saj. Millovan Gjilasi njėri ndėr ish udhėheqsit kryesorė jugosllavė nė atė periudhė dėshmon pohimin tonė tė mėsipėrm. Ja dėshmia e tij: "..Unė dhe sot mendoj se potezi i tllė jugosllav pėr dėrgimin e divizionit nė Shqipėri ishte njė gabim i madh, gabim i cili ka mundur tė nxisė dyshimin e shqiptarėve ndaj Jugosllavisė. Madje mendoj se nė instanØcė tė fundit qėllime tė tilla kanė ekzistuar, pra qė Shqipėria t'i bashkohet Jugosllavisė, por me kushtet tė cilat ne pastaj do t'i diktonim....

..Divizionet nuk u nisėn pėr arsye se sovjetėt intervenuan madje me kėrcėnim kategorik se nėse ndodh njė intervenim i tillė, kėta publiksht do ta kundėrshtojnė........Mund tė jetė pikėrisht ky potez i Stalinit arsyeja pse Shqipėria deri para sa kohe ja mbajti pėrmendoren Stalinit. Shqiptarėt vazhdimisht nė propagandėn e tyre kanė propaganduar se Stalini i ka shpėtuar prej fashizmit dhe imperializmit jugosllav." (Gjilas, intervistė ė Zėri, Prishtinė, Shkurt 1991.)

Pas demaskimit qė ju bė Jugosllavisė nga Informbyroja dhe Stalini, u takua dhe 4 herė tė tjera. Pas vdekjes sė Stalinit dhe deri nė vitin 1955, nė qėndrimin e udhėheqjes shqiptare ndaj stalinizmit nuk kishte ndonjė gjė tė veēante nga ato tė vėndeve tė tjera tė kampit Øtė atėhershėm socialist. Pėr mė tepėr, deri nė kėtė periudhė, Bashkimi Sovjetik dhe vėndet e tjera socialiste qėndronin shumė mė pėrpara Shqipėrisė nė glorifikimin ndaj Stalinit. Mbas vitit 1955, situata ndryshoi. Udhėheqja sovjetike me Hrushovin nė krye, bėri rehabilitimin e Titos duke riparė tė gjitha konkluzionet e Informbyrosė tė udhėhequr nga Stalini, ndėrsa nė vitin 1956, dėnoi dhe publikisht stalinizmin nė kongresin e 20-tė tė saj. Nė Kongresin e tretė tė Partisė sė Punės, Enver Hoxha, ndonėse mė butė se tė tjerėt, formalisht bėri njė sulm kundėr stalinizmit dhe Stalinit. Ndėrsa njė vit mė pas, nė pleniumin e Partisė tė Shkurtit tė vitit 1957, ai del nė mbrojtje tė tij dhe nė mėnyrė tė maskuar sulmon udhėheqjen sovjetike.  Pikėrisht pas kėsaj periudhe nė veprimtarinė e udhėheqjes shqiptare dhe veēanėrisht tė Enver Hoxhės, del mė nė pah mbėshtetja tek Stalini dhe stalinizmi e cila u kurorėzua me festimin e 100-vjetorit tė lindjes sė tij. Analiza e kėtij momenti historik, e mardhėnieve ndėrkombėtare tė asaj kohe brėnda kampit socialist dhe jashtė tij, mungon nė veprat e analistėve tė huaj. Prandaj pėr kėtė ēėshtje, analiza e tyre del e mangėt.  Arsyeja kryesore qė u realizua kjo mbėshtetje nuk ishte siē trumbeton  propaganda e sotme shqiptare, njė trill i Enver Hoxhes, njė mjet qė ju desh atij pėr tė qėndruar nė pushtet, por shumė mė madhore. Ajo kishte tė bėnte me ruajtjen dhe konsolidimin e pavarsisė dhe sovranitetit tė Shqipėrisė. Le tė qėndrojmė mė shumė nė argumentimin e kėsaj teze, jo pėr ta justifikuar kėtė pjesė tė historisė, por pėr ta spieguar atė. Atėherė njerėzit do tė dinė tė gjykojnė mė drejt dhe mė saktė. Do ta nisim analizėn tonė nė formėn e njė pyetjeje: Cilat do tė ishin reperkusionet e pajtimit tė Hrushovit me Titon, nė raport dhe mardhėnie me Shqipėrinė? Kjo pyetje e madhe kapitale, nuk ėshtė frut i fantazisė dhe verbėrisė ndaj sė kaluarės. Nė tė kundėrtėn, ajo doli nė atė periudhe para udhėheqjes shqiptare me tėrė gjerėsinė dhe kompleksitetin e saj. Pajtimi i Hrushovit me Titon, donte tė thoshte rrezikim i pavarsisė sė Shqipėrisė.Ky ėshtė pohimi i historisė.Bindjet e ndryshme politike dhe propaganda, kanė vlerė deri nė kufirin e pavarsisė sė vėndit. Jashtė kėtij kufiri, ato shndrohen nė mjetė tė meskinitetiti dhe filisteizmit. Nėqoftėse udhėheqja shqiptare do tė pranonte rishikimin dhe hedhjen poshte tė rezolucionit tė Informbyrosė, kjo do tė thoshte se duhej tė pranonte dhe tė hidhte poshtė tė gjitha ato qė kishte thėne pėr Jugosllavinė e Titos dhe synimet e saj, tė pranonte qė kėrkesa jugosllave pėr ta bėrė Shqipėrinė republikė tė shtatė tė Jugosllavisė, ishte plotėsisht e drejtė,  tė rehabilitonte Grupin e Koēi Xoxes qė ishte dėnuar si agjenturė e jugosllavėve dhe qė siē thotė me tė drejtė Shraiberi,"ishte me afėr titistėve dhe komunikon rregullisht me Rankoviēin, patronin e policisė politike tė Titos" (Tomas Shraiber Enver Hoxha, faqe 93). Synimet e Jugosllavisė sė Titos, pas 50-vjetėsh, i vė nė nė dukje dhe njė nga shokėt e tij mė tė ngushtė, qė mė vonė u bė kundėrshtar i tij, Milovan Gjilasi. Nė intervistėn dhėnė revistės "Zėri" tė Prishtinės, ai midis tė tjerash thotė: "Unė nuk mendoj se politika e udhėheqjes jugosllave ndaj Shqipėrisė, ishte plotėsisht e drejtė dhe korrekte veēanėrisht nė prag tė konfliktit me Stalinin....Unė edhe sot mendoj se potezi jugosllav, pėr dėrgimin e divizioneve nė Shqipėri ishte gabim i madh, i cili ka mundur tė nxitė dyshimin tek shqiptarėt nė qėllimet e Jugosllavisė. Nė instancė tė fundit qėllime tė tilla kanė ekzistuar, qė Shqipėria t'i bashkohet Jugosllavisė, por me kushtet qė ne t'i diktonim. Eshtė me rėndėsi tė themi, se Shqipėia nuk u dorėzua, as para se tė ndėrhynin sovjetikėt.." Millovan Gjilas, intervistė dhėnė "Zėrit", 9-10 Shkurt 1991).  Pra nuk ishte ēėshtja tek frika pėr vehten e tij, siē pėrpiqet ta minimizojė kėtė qėndrim ndonjė personalitet shqiptar, por frika pėr pavarsinė e Shqipėrisė. Nė kėtė situatė tė ndėrlikuar, Enver Hoxha u kap pas stalinizmit dhe Stalinit. Mė kėtė veprim te zgjuar "pragmatik" siē e vė shumė mirė nė dukje gazeta Lė Monde e 13 Prillit 1985, ai realizoi njėkohėsisht disa synime:

E para: Arriti ta shpėtojė pavarsinė e Shqipėrisė nga synimet ekspansioniste tė "vėllezėrve" komunistė tė Lindjes.

E dyta: I vuri njė fasadė komuniste, nacionalizmit tė tij duke arritur qė me mjeshtėri tė ruajė dhe tė forcojė pavarsinė e Shqipėrisė.

E treta: Stalini kishte vdekur, tė tjerėt e kishin hedhur atė poshtė, kėshtu qė atij nuk kishte kush t'i thoshte se e ke zbatuar mirė apo keq.

Bertolino e vė shumė mirė nė dukje, kėtė pragmatizėm dhe mėnēuri tė udhėheqjes shqiptare kur thotė se stalinizmi "do t'i lejonte tė afirmonte nė njė kuadėr nacional ortodoksinė mė tė plotė staliniane duke i dhėne vėndit tė tij mjetet e pavarsisė, prioritetin e industrisė sė rėndė, ekonominė e planifikuar.........Socializmi nė njė vėnd tė vetėm, u bė nė fakt afirmimi i privilegjuar qė kombi shqiptar kishte arritur fazėn e pjekurisė.(Bertolino, Albanie, La sentinelle de Staline, page 230)

Le ta analizojmė mė gjėrėsisht kėtė problem tė madh nė veprimtarinė e Enver Hoxhės.

Sė pari: I fshehur pas stalinizmit, ai arriti ta shpėtojė dhe ta forcojė me tej pavarsinė dhe sovranitetin e Shqipėrisė.

      Thelbi i stalinizmit nė fushėn politike ka qėnė ndėrtimi i socializmit nė njė vėnd tė vetėm, duke u mbėshtetur nė njė industri tė rėndė, nė njė ekonomi tė planifikuar dhe nė kolektivizimin e bujqėsisė. Duke realizuar kėto tre drejtime nė praktikėn e Bashkimit Sovjetik, ai arriti qė atė ta bėjė njė vėnd tė pavarur plotėsisht. Pra ndėrtimi i socializmit nė njė vėnd tė vetėm, ishte plotėsisht i justiikuar dhe nga ana teorike, por dhe nga ana praktike. Kėshtu qė Enver Hoxha ishte plotėsisht i sigurtė  se  tė pohoje dhe tė mbroje stalinizmin, nuk mund tė tė akuzonte kush se po largoheshe nga komunizmi. Megjithatė pėrse Enver Hoxha, u kap pas stalinizmit, kur tė tjerėt e kishin braktisur dhe pėr mė tepėr kur Stalini kishte vdekur? Le tė zbresim ne njė terren akoma mė konkret. Pajtimi Tito-Hrushov ishte rreziku i parė qė ju kanos pavarsisė sė Shqipėrisė, por nuk ishte i vetmi.  Pas viteve 1956, Shqipėrisė, ju paraqit dhe njė rrezik i ri. Ndarja ndėrkombėtare e punės brėnda kampit tė atėhershėm socialist. Historikisht udhėheqja sovjetike, duke e vėnė,vėndin e saj nė rolin e njė perandorie, nėn maskėn e forcimit tė kampit socialist, u pėrpoq me anė tė organizmave tė pėrbashkėta, tė vinte nėn varėsi tė plotė ekonomike dhe politike tė gjitha vėndet ish-socialiste. Prandaj dhe shpiku, formulėn e ndarjes ndėrkombėtare tė punės brėnda kampit socialist.  Nė kėtė ndarje ndėrkombėtare tė punės, sovjetikėt i caktuan Shqipėrisė rolin e njė vėndi qė duhej tė prodhonte vetėm agrume, pambuk, ullinj. Sipas tyre, ajo nuk kishte nevojė pėr industrinė e naftės, pėr industrinė energjitike, pėr industri mekanike, bile as pėr prodhimet e drithrave tė bukės. Baza teorike e kėsaj ndarjeje tė punės, nga ana e sovjetikėve mbėshtetej  gjoja mbi

ekzistencėn e solidaritetit socialist midis vėndeve socialiste dhe mbi internacionalizmin proletar. Pra kjo ishte fasada socialiste qė i vunė planit tė tyre, sovjetikėt e pajtuar me Titon pėr tė eleminuar pavarsinė e Shqipėrisė. Kėto synime bėheshin mė tė qarta po tė vėme nė dukje dhe njė fakt tjetėr tė patheksuar deri mė sot, nga analistėt e ndryshėm. Ky fakt ka tė bėjė me xhelozinė e udhėheqjes sovjetike dhe shovinizmin e tyre.  Kush ishte burimi i kėsaj xhelozie, nga rridhte ajo?  Nga tė gjitha vėndet e Evropės tė pushtuara nga fashizmi, vetėm dy vėnde arritėn tė ēlirohen vetė, pa ndihmėn e tė huajve. Kėto vėnde ishin Bashkimi Sovjetik dhe Shqipėria. Tė gjitha tė tjerat, u ēliruan ose nga ushtria sovjetike ose nga anglo-amerikanet. Njė fakt dhe dukuri e tillė nuk mund tė mos shikohej me xhelozi nga udhėheqja sovjetike. Njė vėnd i vogėl, i panjohur dhe i prapambetur, barazohej me njė superfuqi nga e cila kishte frikė njė botė e tėrė, nė drejtim tė fitimit tė lirisė sė vėndit. Si pasojė e kėtyre rrjedhimeve tė pas luftės sė dytė botėrore, tė gjithė udhėheqsit e vėndeve qė mbetėn nėn influencėn socialiste, hiqeshin dhe viheshin si tė donin sovjetikėt. Nga kėto vėnde, vetėm dy udhėheqės, dolėn drejtėpėrdrejt nga lufta antifashiste, Tito dhe Enver Hoxha. Mė tė parin udhėheqja sovjetike nė pamundėsi ta eleminonte nė kohėn e Stalinit, u pajtua nė kohėn e Hrushovit. Me tė dytin ata ndoqėn rrugėn e nėnshtrimit tė tij, ose nė pamundėsi tė kėsaj tė eleminimit tė tij dhe tė pavarsisė tė "kėtij vėndi tė vogėl" qė nuk ja kishte kujt pėr nder ēlirimin dhe fitimin e pavarsisė veēse gjakut tė njerėzve tė tij. Nė njė mėnyrė tė pėrmbledhur, kjo ishte situata qė ju krijua udhėheqjes shqiptare, nė vitet 1955-1957, nė gjirin e lėvizjes sė atėhershme komuniste.  Brėnda kėsaj situate tė ndėrlikuar, udhėheqjes shqiptare, ju desh tė manovronte me shumė vėshtirėsi dhe mėnēuri. "Vėllezrit" komuniste, synimeve tė tyre pėr tė eleminuar pavarsinė e Shqipėrisė, ju vunė njė fasadė komuniste dhe socialiste. Pra ata asnjėherė, nuk dolėn hapur. Duhej vepruar nė tė njėjtėn mėnyrė pėr tė ruajtur pavarsinė e vėndit. Duhej njė fasadė socialiste. Dhe Enver Hoxha e gjeti kėtė fasadė; stalinizmin. Duke u fshehur pas stalinizmit, ai arriti qė tė shmangė rreziqet qė i kanoseshin Shqipėrisė. Prandaj gjithnjė e mė tepėr sistemi i mėparshėm nė Shqipėri, u zhvillua si njė komunizėm nacional, ku  ndjenja nacionale nė ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė zhvillimit tė vėndit, dilte nė plan tė parė nė raport me ndjenjėn klasore. Kėtė mundėsi, udhėheqjes shqiptare, ja dha pikėrisht stalinizmi.Kėtė tipar tė rėndėsishėm tė jetės politike dhe sociale tė Shqipėrisė, detyrohet ta vėrė nė dukje dhe Gjilasi, i cili midis tė tjerash pohon nė vitin 1991 se "E tėrė politika e Enver Hoxhės ishte njė lloj komunizmi kombėtar nacionalist" (Gjilas, Zėri 9-10 shkurt 1991).  Askush nuk mund tė thoshte se ku po gabonte udhėheqja shqiptare nė aplikimin e stalinizmit, sepse Stalini tashme kishte vdekur, ndėrsa lėvizja komuniste e kishte braktisur stalinizmin si doktrinė. Eshtė kjo arsyeja qė pas fasadės staliniste, siē do ta shikojmė mė poshtė, lulėzonte nacionalizmi, pas gjoja ortodoksizmit komunist, fshiheshin shpeshherė dhe veprime tė djathta.

Lė tė kalojmė nė problemin e dytė madhor: Stalinizmi si fasadė pėr tė mbuluar zhvillimin dhe kultivimin e nacionalizmit nė Shqipėri. Ky problem merr njė rėndėsi parimore, pasi tehu i propagandės sė klasės politike shqiptare tė pluralizmit, e ka vėnė theksin nė atė se udhėheqja e Shqipėrisė sė viteve 1945-1990, ideologjinė gjithmonė e kishte vėnė mbi kombin. Do ta nisim analizėn tonė nga disa elemente tė dukshėm tė raportit midis anės ideologjike dhe anės kombėtare, nė Shqipėri dhe nė vėndet e tjera tė Evropės Lindore dhe Qėndrore. Kėto elemente janė: Flamuri kombėtar, qėndrimi ndaj historisė sė kaluar, dhe kriteri i vlerėsimit tė tė renėve nė luftėn pėr pavarsi dhe nė luftėn antifashiste qė e udhėhoqėn komunistet.

  Lė tė marrim tė parėn : Flamurin kombėtar. Duke studjuar dhe parė flamujt kombėtarė tė shteteve tė ndryshme tė Evropės Lindore dhe Qėndrore dhe tė Shqipėrisė, para luftės sė dytė botėrore, nė periudhėn e sistemit socialist dhe tani nė sistemin e ri kapitalist, kemi njė tablo tė tillė. Shumica e vėndeve ishsocialiste, mė ardhjen nė pushtet tė qeverive komuniste pas viteve 1945,  bėnė ndryshime nė flamujt kombėtarė tė vėndeve tė tyre, qė shkonin nga 50% deri nė 100%. Kėtė ato e justifkuan me ndėrtimin e njė shoqėrie dhe sistemi tė ri qė sipas tyre do tė ishte krejtėsisht i kundėrt dhe i ndryshėm nga i pari dhe qė duhej tė pasqyrohej dhe nė emblemat kryesore kombėtare. Eshtė kjo arsyeja qė pas dėshtimit tė socializmit, parlamentet e kėtyre vėndeve, ju rikthyen flamujve qė kishin patur para luftės sė dytė botėrore. Kėshtu ndodhi me flamujt e shtetit ēekosllovak, polak, bullgar, rumun sovjetik etj, ku ndryshimet aktuale tė flamujve kombėtarė, prekin rreth 65% tė flamujve kombėtare tė pėrdorur nga kėto vėnde nė kohėn e sistemit socialist. Megjithatė, pėr ēudi, Shqipėria, ose siē konsiderohet nė propagandėn e klasės sė sotme politike shqiptare, "vėndi me ortodoksinė mė tė egėr staliniste, qė ēdo gjė ja nėnshtroi komunizmit", nuk u prek nga ky ndryshim kaq i madh. Flamuri aktual kombėtar qė pėrdor sot shteti shqiptar, ka vetėm njė ndryshim fare tė vogėl. Eshtė hequr vetėm ylli, qė zinte 5% tė sipėrfaqes, ndėrsa sipėrfaqja tjetėr e flamurit mbeti po ajo qė ishte nė kohėn e Shqipėrisė komuniste. Pra flamuri shqiptar ndryshoi vetėm 5%, nė krahasim me atė tė mėparshmin. Kėtė detaj tė rėndėsishėm, qė ka tė bėjė me emblemėn themelore tė njė kombi, asnjė politolog dhe analist shqiptar nuk e ka vėnė re. Megjithatė atė para 20-vjetėsh e ka vėnė re njė politolog i huaj antikomunist. Nė librin e tij, "Diktatorėt e shekullit tė 20-tė", Artur Konte midis tė tjerash nėnvizon se "Eshtė ndėrkaq, stema e Skėnderbeut, me tė vetmen shtesė tė njė ylli tė kuq, qė pėrbėn flamurin e Republikės sė shokėve"(Artur Konte, Diktatorėt e shekullit tė 20-tė, faqe 271). Natyrshėm shtrohet njė pyetje: Si spiegohet njė dukuri e tillė?

E dyta:Kriteri i pėrdorur pėr vlerėsimin e tė rėnėve pėr lirinė e kombit.

Nė kėtė ēėshtje do tė marrim tė analizojmė njė element konkret. Kriteret e pėrdorur nė vėndet ish.socialiste dhe nė Shqipėri nė vlerėsimin e tė rėnėve nė etapa tė ndryshme tė historisė.  Nė tė gjitha vėndet ish-socialiste, dekorata mė e lartė qė shprehte vlerėsimin maksimal, ka qėnė dekorata: "Hero i Popullit". Pėrsėri nė kėtė ēėshtje do tė marrim dhe tė krahasojmė qėndrimin e qeverive komuniste liberale tė Evropės Lindore dhe Qėndrore dhe qėndrimin e qėverisė staliniste tė Shqipėrisė. Sipas statistikave tė botuara me kėtė dekoratė nė vėndet ish-socialiste, janė dekoruar 95% e tė rėnėve nė luftėn antifashiste 1939-1945 dhe 80% prej tyre kanė qėnė komuniste. Ndėrsa pėrsa i pėrket Shqipėrisė staliniste, kemi kėtė tabllo: Me titullin e lartė "Hero i Popullit", pėr 45-vjet janė dekoruar 132 veta tė rėnė nė tė gjitha luftrat. Nga kjo shifėr, 60 prej tyre kanė qėnė komunistė ndėrsa 72 tė tjerėt nuk kanė qėnė tė tillė. Akoma mė tej. Nga kjo shifėr, 62, kanė qėnė pjesmarrės nė luftėn antifashiste, 31 kanė rėnė nė luftė pėr mbrojtjen e teritorit tė Shqipėrisė pas ēlirimit, ndėrsa 39 kanė qėnė pjesmarrės tė luftrave qė ka zhvilluar populli shqiptar qė nga koha e Lidhjes sė Prizrenit Nė dhėnien e dekoratės "Hero i Popullit", nuk ėshtė marrė parasysh kufiri administrativ i Shqipėrisė, por ėshtė ndjekur kriteri i kombit. Kėshtu nga qeveria e Shqipėrisė janė bėrė Heronj Populli, 16, vetė qė kanė punuar dhe janė vrarė nė trojet shqiptare jashtė kufirit administrativ tė Shqipėrisė. Ndėrsa mė interesant ėshtė fakti tjetėr sė nga shifra e mėsipėrmė, 23 prej tyre kanė qėnė pjestarė tė familjeve tė pasura tė Shqipėrisė, pra kanė qėnė agallarė dhe bejlerė, bajraktarė etj. Dhe prandaj nė atė qė quhet altari i tė rėnėve pėr liri, rrinė bashkė, nga njėra anė Hero i Popullit, komunisti i vendosur Qemal Stafa, ndėrsa nga ana tjetėr heroi i Popullit, Bajram Beg Curri, nga njėra anė komunisti i vendosur Kastriot Muēo, ndėrsa nga ana tjetėr Ismail Bej Qemali, nga njėra anė komunisti i vėndosur Ndoc Mazi, ndėrsa nga ana tjetėr bajraktari i Hotit Dedė Gjo Luli, nga njėra anė komunisti i vendosur Emin Duraku, ndėrsa nga ana tjetėr Isa Beg Boletini, nga njėra anė komunisti i vendosur Asim Vokshi, ndėrsa nga ana tjetėr Sulejman Agė Vokshi, nga njėra anė komunisti Meleq Gosnishti, nga ana tjetėr Abdyl Bej Frashėri, nga njėra anė komunisti Manush Alimani, nga ana tjetėr antkomunisti Luigj Gurakuqi, nga njėra anė komunisti Hajdar Dushi, nga ana tjetėr prijėsja e komitėve Qerime Shotė Galica, nga njėra anė Komunisti Asim Zeneli, nga ana tjetėr prijėsi i komitėve Ēerēiz Topulli, nga njėra anė komunisti Dino Kalenja ndėrsa nga ana tjetėr prijėsi i komitėve Rrapo Hekali. Mund ta vazhdonim akoma listėn me emra, por dhe kaq mjaftojnė pėr konkluzionin qė mund tė nxjerrim. Kėtė dukuri e gjejmė vetėm nė Shqipėri, nė vėndin siē thonė me stalinizmin mė tė egėr dhe ku sipas propagandės sė sotme, ideologjia komuniste ja kishte zėnė frymėn nacionalizmit. Pikėrisht nė kėtė vėnd, dekoratėn "Hero i Popullit", e mbajnė si komunisti ashtu dhe agai, beu, bajraktari, apo komiti.Si spiegohet njė dukuri e tillė? Pėr mė tepėr si spiegohet kjo nė njė vėnd ku Stalini ishte i pranishėm, kur tė gjithė tė tjerėt e kishin hedhur poshtė?  Pėrpara se tė pėrpiqemi t'i pØrgjigjemi kėtyre pyetjeve, le tė vėmė nė dukje dhe njė dukuri tjetėr. Me tė drejtė nga disa personalitete tė njohur shqiptarė, ėshtė nėnvizuar dhe vazhdon tė nėnvizohet se glorifikimi i Stalinit dhe leninit nė Shqipėri, ėshtė bėrė aq i madh sa ka lėnė plotėsisht nė hije, figurat e ndryshme kombėtare. Personalitete tė tillė kur flasin pėr glorifikimin e Stalinit apo Leninit, kanė tė drejtė. Por kur bėjnė krahasimet me figurat kombėtare, gabojnė. E bėjnė kėtė nga padija, apo se nuk i lė sedra tė pranojnė realitetin qė shpesh herė ėshtė i kundėrt me mendimet e tyre, kjo ėshtė njė ēėshtje qė i takon ndėrgjegjes sė tyre profesionale dhe qytetare. Le t'i referohemi relitetit. Eshtė e vėrtetė se nė bulevardin Deshmorėt e Kombit nė Tiranė, ishin tė vendosur monumentet e Leninit dhe Stalinit. Por 50-metra me tutje nė sheshin mė tė madh tė kryeqytetit, ishte monumenti i Skėnderbeut. Nėqoftėse do tė nisemi nga pėrmasat e kėtyre monumenteve qė janė treguesi kryesor i rėndėsise qė u kushtohet atėherė na del njė dukuri e tillė; Nga pėrmasat e lartėsisė, monumenti i Leninit dhe Stalinit tė marrė sė bashku nuk arrijnė veē deri tek koka e kalit tė Skėnderbeut. Eshtė interesante pėrsėri se kėtė dukuri nė vėnd ta vinin re dhe ta pohonin politikanėt, analistėt dhe personalitet shiptare, e ka vėnė re dhe pohuar njė i huaj. Artur Konte pohon se "Statuja e Skėnderbeut, eklipson statujat qė janė afėr , tė leninit dhe Stalinit"(Konte, Diktatorėt e shekullit tė XX-tė, faqe 271). Eshtė pėrsėri e vėrtetė se nė Vlorė monumenti i Pavarsisė, ku sintetizohen luftrat dhe pėrpjekjet e popullit shqiptar pėr liri dhe pavarsi, ėshtė unikal nė Shqipėri, si pėr nga pėrmasat, ashtu dhe pėr nga pjestarėt qė bėjnė pjesė nė tė. Propagandistė tė ndryshėm, pėr tė bėrė tė argumentuar thėniet e tyre nėnvizojnė dhe thonė se njė qytet i tėrė mori emrin e Stalinit. Kjo ėshtė e vėrtetė. Kuēova u quajt qyteti Stalin. Por nuk ėshtė vetėm kjo, historia kėrkon realizėm. Njė qytet tjetėr nė veri, ndryshoi emrin. Por tashmė nuk mori ndonjė emėr komunisti, por pėr ēudi emrin e njė beu qė terė jetėn kishte qėnė komit. Qyteti i Tropojės u quajt Bajram Curri.

Tabllo e pjesshme e disa prej heronjve tė popullit tė dekoruar nga pushteti "komunist"

1-Isa beg Boletini, antikomunist nga Boletini i Kosovės

2-Syl agė Vokshi , antikomunist nga Gjakova

3-Abdyl bej Frashėri, antikomunist nga Pėrmeti

4-Dedė Gjo luli, antikomunist nga Hoti

5-Ismail bej Qemali, antikomunist nga Vlora

6-Bajram Beg Curri, antikomunist nga Tropoja

7-Ymer Prizreni, antikomunist nga Prizreni

8-Qerime Shote Galica, antikomuniste nga Drenica

9-Selam Musai antikomunist nga Tepelena

10-Rrapo Hekali antikomunist nga Mallakastra

11-Themistokli Gėrmenji antikomunist nga Korēa

12-Sali Butka, antikomunist nga Kolonja

13-Sado Koshena, antikomuniste nga Vlora

14-Zigur lelo, antikomunist nga Vlora

15-Kanan Maze, antikomunist nga Vlora

16-Spiro Bellkameni, antikomunist nga Korēa

17-Luigj Gurakuqi, antikomunist nga Shkodra

18-Hibe Palikuqi antifashiste nga peshkopia

19-Ēelo Sinani antifashist nga Gjirokastra

20-Nimete progonati, antifashiste nga tepelena

21-Shahin Toēi antifashist nga Burreli

22-Mujo Ulqinaku, antifashist nga Durrėsi

23-Vasil Laēi antifashist nga Saranda

24-Ylbere Bylybashi antifashiste nga Libohova

25-Hajdar Beg Dushi, komunist dhe bej

26-Persefoni Kokėdhima antifashiste nga Himara

27-Pashko Vasa, antikomunist nga Shkodra

28-Baba Faja, antifashist nga martaneshi

29-Nik Pjetėr Ndreka, patriot nga Kelemendi

30-Dila Pjetėr Marku, patriote nga Zadrima

31-Prenda Tarazhi, patriote nga Mirdita

32-Shkurte Cara, patriote nga Mirdita

33-Babė Rexha, patriot nga Kruja

34-Babė Hasani, patriot nga Kuksi

35-Hekuran Zenuni, patriot nga Berati

36-Dyleman Ēela, antikomunist nga Burreli

37-Ēerēiz Topulli, antikomunist nga Gjirokastra

38-Mihal Grameno, antikomunist nga Korēa

39-Idriz Seferi antikomunist nga Kosova

40-Mic Sokoli antikomunist nga Tropoja

   Dhe pėr ta mbyllur kėtė tabllo tė pjesshme: Gjergj kastrioti Skėnderbeu , antikomunist u shpall zyrtarisht nga Qeveria komuniste Hero Kombėtar.

E treta: Qėndrimi dhe kriteret e pėrdorura pėr vlerėsimin e historisė sė kaluar

Njė vėzhgim dhe analizė reale e qėndrimit tė udhėheqjes komuniste shqiptare, ndaj historisė sė lashtė, tė mesme dhe tė re tė popullit shqiptar, nxjerr mė mirė nė pah nacionalizmin e kėsaj udhėheqjeje tė fshehur pas stalinizmit. Megjithse nė pamjen e parė, ajo tė krijon pėrshtypjen e njė ortodoksie komuniste, ndaj historisė sė vėndit tė saj, nuk mban qėndrim klasor, por qėndrim kombėtar. Kriteri i vlerėsimit tė ngjarjeve apo figurave tė ndryshme historike, nuk kanė qėnė parimet ideologjike, por ndikimi i kėtyre ngjarjeve apo personave nė fitimin e lirisė dhe pavarsisė sė vėndit. Njė kalim nė vlerėsimin e ngjarjeve dhe figurave tė ndryshme historike, e vėrteton plotėsisht kėtė konkluzion. Le tė mos harrojmė. Deri nė vitet 1945, historia e Shqipėrisė, tek shqiptarėt mė shumė ka ekzistuar nė folklorin dhe eposin e saj, ndėrsa historia e shkruar mė shumė ka qėnė nė arkivat apo dokumentet e Parisit, Moskės, Londrės, Romės apo Vienės. Pas vitit 1945, filloi tė shkruhej historia nė mėnyrė tė organizuar tek shqiptarėt dhe nė vėndin, institutet, akademitė dhe nga shkencėtarėt e tyre. Sot nė Shqipėri, njerez tė ndryshėm, mund tė kenė , vrejtje,akuza, sugjerime pėr subjektivitet tė pjesėve tė ndryshme tė kėsaj historie, pėr qėndrimin qė ėshtė mbajtur ndaj figurave te ndryshme historike.Kjo ėshtė normale, nė asnjė vėnd tė botės, asnjė histori e shkruar nuk ka qėnė dhė nuk ėshtė e pėrsosur. Ajo gjithmonė ėshtė rishkruar, plotėsuar dhe konsoliduar. Kėtij realiteti duhet t'i nėnshtrohet dhe historia shqiptare.  Por kurrkush  sado pak ta njohė kėtė histori, nuk mund tė thotė se ajo ishte histori komuniste. Nė tė kundėrtėn, komunistėt shqiptarė shkruan nė tėrėsi njė histori kombėtare. Ata qė predikonin ideologjinė klasore, ndaj historisė sė tyre nė pėrgjithėsi, aplikuan ideologjinė kombėtare. Ata pėr ngjarjet historike dhe figurat historike tė sė kaluarės sė tyre, vunė si kriter: Cili ka qėnė qėndrimi ndaj fateve tė Shqipėrisė dhe jo cili ka qėnė qėndrimi ndaj ideologjisė komuniste.  Neritan Ceka, kryetar i partisė sė Aleancės Demokratike e di shumė mirė se Shqipėria ėshtė njė nga vėndet e rralla nė botė qė pėr 45-vjet ka bėrė kėrkime arkeologjike, aq shume sa tė tjerėt i kanė bėrė pėr qindra vjet, duke i kushtuar njė rėndėsi tė veēantė arkeologjisė dhe lashtėsisė ilire tė popullit shqiptar. Nė funksion tė kėsaj ishte organizimi nė fillim tė viteve 70-tė i Kuvėndit Kombėtar tė studimeve ilire me pjesmarrjen jo vetėm tė studiusve shqiptarė por dhe tė huaj. Qėllimi dihej; tė vertetohej dhe shkencėrisht teza mbi lashtėsinė e popullit shqiptar. Kushdo qė i njeh parimet e komunizmit e di mirė se sa larg ėshtė njė qėndrim i tillė nga internacionalizmi proletar. Mund tė kenė dhe kanė sot njerėz tė ndryshėm deri dhe shkencėtarė, vrejtje, sugjerime pėr gjuhėn letrare shqipe, mund tė sjellin ata faktė apo shėmbuj se me gjuhėn letrare shqipe u dėmtua mė shumė gegėrishtja dhe fitoi mė shumė fitoi toskėrishtja. Por askush nuk mund tė thotė se vetė sanksionimi i gjuhės letrare shqipe, ishte njė veprim komunist. Nė tė kundėrtėn ai ishte nje ndėr veprimet me kombėtare tė udhėheqjes sė kaluar shqiptare.

 

 

© Copyright