RREGULLIMI I POZICIONIT TE
BASHKEPUNETOREVE FAMILIARE (COLF)
SQIPTARI
DHE
SANATORIA PER PUNONJESIT QE PUNOJNE NE SEKTORE TE TJERE
Me te ashtuquajturen “Sanatoria”do te jete e mundur te rregullohet
pozicioni juridik i punetoreve qe jane prezent ne Itali dhe qe punojne pa
rregulla. Do te jene dy tipe sanatorie:
1-Sanatoria per personat qe kryejne aktivitete shtepiake neper
familjet, e cila permbahet ne art.33 te ligjit “Bossi-Fini”.
2-Sanatoria per te gjithe personat qe jane ne marredhenie pune ne sektoret
e ndryshem te prodhimit, e cila do te permbahet ne nje dekret te posacem te
ligjit dhe do te hyje ne fuqi njekohesisht me sanatorian per colf dhe badanti.
Koha qe duhet per te hyre ne
fuqi ky ligj.
Sanatoria parashikohet te hyje ne fuqi reth dates 9 Shtator, pra 15
dite pas publikimit te ligjit “Bossi –Fini” ne Gazzetta Ufficiale qe duhet te
behet brenda muajit Gusht. Nga data e hyrjes ne fuqi te ligjit do te keni 2
muaj kohe per te demostruar raportin e punes (per colf e badanti) dhe vetem 1
muaj kohe per punonjesit e sektoreve te tjere.
Sanatoria perfshin te gjithe te huajt qe jane ne maredhenie pune qe ka
filluar para hyrjes ne fuqi te ketij ligji, dhe per te cilet kane nje banese.
Qytetari i huaj duhet te kete pasaporten e vlefshme ose nje dokument te
vlefshem per hyrje-dalje.
Perjashtohen nga sanatoria te huajt qe ne te kaluaren kane marre flete
perjashtimi (espulsione) per motiv te ndryshem nga mungesa e rinovimit te
permesso di soggiorno (eshte e mundur qe kjo pike te modifikohet nga ky dekret
ligji mbi sanatorian qe do te dale ne Shtator).
Perjashtohen nga sanatoria te huajt qe rezultojne te denoncuar per
njerin nga reatet e indikuar ne artikujt 380 dhe 381 te kodit te procedures
penale.
Nje familje nuk mund te mbaje ne rregulla me shume se nje person
(colf). Ndersa per badantet nuk ka limite (perballe certifikates se mjekut qe
ateston patologjine e personit te asistuar) dhe per punonjesit e tjere.
Instruksione per venien ne
rregulla te punonjesve te huaj
Procedurat per venien ne rregulla te colf e badanti dhe per punonjesit
e tjere jane identike (ndryshon vetem fakti qe per punonjesit e sektoreve te
tjere koha eshte vetem nje muaj ndersa per colf e badanti eshte 2 muaj).
Eshte punedhenesi (datore di lavoro) qe duhet te beje kerkesen per
venien ne rregulla te punonjesit te huaj nepermjet nje deklarimi – daljeje nga
puna jo e rregullt. Duhet te mbushi nje modular te gatshem te prestampuar nga
Ministria, duhet te paguaje nje shume forfetare per kontributet e kaluara dhe
tja nise me poste (raccomandata-assicurata) PREFEKTURES se vendit ku ushtron
aktivitetin e tij. Ne nje moment te dyte punedhenesi (datore di lavoro) dhe
punonjesi do te thirren nga Prefektura per te firmuar contraten e soggiornos
dhe per te marre lejeqendrimin (Permesso di Soggiorno). Lejeqendrimi (Permesso
di Soggiorno) do te kete afatin per nje vit dhe do te rinovohet vetem ne
prezencen e nje kontrate pune.
Ministria e Brendeshme do te shperndaje 2 paketa (kit), njerin per colf
e badanti dhe nje tjeter per punonjesit e tjere.
Keto paketa permbajne:
- modular per prezantimin e deklarates per daljen nga gjendja e punes
jo te rregullt;
- nje bolletino c/c postale per derdhjen e kontributeve;
- cedolino per raccomandata –assicurata;
- udhezimet e nevojshme per mbushjken e ketyre modulareve;
- nje zarf (busta) te shtypur ne te cilin duhet te specifikohet
provinca e PREFEKTURES te ciles duhet te cohet kjo kerkese.
Keto modulare mund ti gjeni ne POSTE .
1-Mbushja e modularit per
prezantimin e deklarates per daljen nga puna jashte rregullave ne te cilin
duhet specifikuar vendi ku do te banoje punonjesi.
2-Mbushja e bollettino di c/c
postale per derdhjen e kontributeve dhe mbushja e cedola dell’assicurata.
3- Beni 2 fotokopie per
secilin nga modularet e mbushur.
4-Paguani ne poste kontributet
e duhura (me bolletino c/c postale): 290 Euro per colf e badanti, 700 Euro per
punonjesit e kategorive te tjera.
5-Specificoni ne zarf provincen
e PREFEKTURES te ciles i cohet kerkesa
6-Brenda ne zarf duhet te vini
ricevuten e derdhjes se kontributeve modularin e mbushur fotokopien e nje
dokumenti te identitetit te punedhenesit(dattore di lavoro), fotokopien e
pasaportes te punonjesit te huaj dhe nqse duhet dhe nje certifikate mjeku qe
ateston gjendjen shendetesore te personit qe do te asistohet nga ndihmeset
(BADANTI)
7-Dergoni me poste zarfin me
cedola-assicurata te plotesuar;
8-Paguani spezat e
raccomandata –assicurata (40 Euro per colf e badanti dhe 100 Euro per punetoret
e tjere);
9-Terhiqni ricevuten e pageses
postale per te demostruar qe keni prezantuar kerkesen.
N.B.
Cdo modular i referohet vetem nje punonjesi.
Modulari duhet te firmosete nga punonjesi dhe nga punedhenesi (datore di
lavoro).
Eshte e mundur qe punedhenesit te jene me teper se nje dhe mund te
rregullojne pozicionin e nje punonjesi te huaj duke perdorur vetem nje zarf ne
te cilin mund te jene me teper se nje modulare.
Nuk eshte obligatore qe ne poste te shkoje punedhenesi;derdhja e
kontributeve dhe dergimi i raccomandata-assicurata mund te behen nga cdokush.
Cedola e raccomandata –assicurata qe merret ne poste sherben si prove
qe i huaji eshte ne pritje te venies ne rregulla me dokumenta dhe ne kete rast
nuk mund te marre espulsion.
Punedhenesit (datori di lavoro) nuk jane te denushem per shkeljen e
normave ne lidhje me qedrimin, punen dhe anen financiare, te bera para hyrjes
ne fuqi te ketij ligji, sepse kane paraqitur kerkesen per rregullimin e
pozicionit te ketyre punonjesve.
Punedhenesit (dattore di lavoro) dhe punonjesit i arrin nga PREFEKTURA
nje flete-thirrje per tu prezantuar ne nje dite te caktuar, dhe ne nje ore te
caktuar ne sportelin shumefunksional (SPORTELLO POLIFUNZIONALE) qe do te jete
posacerisht per Sanatoria.
Ne kete sportel;
-do ti jepet kodici fiscal punetorit (CODICE FISCALE);
-do te ekzaminohet kerkesa e peraqitur ne menyre definitive dhe do te
plotesohen pjeset qe mungojne;
-do te firmoset kontrata e soggiornos nga punedhenesi dhe nga punetori;
-do ti jepet PERMESSO DI SOGGIORNO punetorit.
NOTA FINALE
E gjithe kjo procedure eshte ilustruar ne baze te qarkulloreve te dala
deri tani dhe mund te kete akoma ndryshinme.
Per informacine definitive duhet te presim qarkulloret e fundit te
Ministrse se Brendeshme dhe Ministrise se Punes.
[Testo a cura di
Linda Caka e Francesco Bernabini]